Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Universitetet, 10mijë vende bosh,Raporti i QSHA: Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin private

Raporti më i fundit i Qendrës së Shërbimeve Arsimore ka analizuar universitetet për vitin akademik 2024–2025. Në nivel kombëtar, rezulton se studentët e regjistruar në universitete private kanë mesatare më të lartë se studentët e regjistruar në IAL publike. Ndërsa vetëm 66.92% e totalit të kuotave janë plotësuar me regjistrime, çka tregon se nga 32 […]

Diddy kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu

Sean “Diddy” Combs ka paraqitur një apel të ri ligjor, përmes të cilit kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu, duke sfiduar drejtpërdrejt dënimin e tij federal. Avokatët e artistit argumentojnë se gjyqtari ka tejkaluar kompetencat e tij, duke marrë në konsideratë akuza për të cilat Combs ishte shpallur i pafajshëm nga juria. Sipas dokumenteve të […]

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, zjarrfikëset në vendngjarje

Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Plazhit të Vjetër. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Bëhet me dije se menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolomin e flakëve. Ndërkohë shkaqet e rënies së […]

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

Adettin Saran, president i klubit të futbollit të Stambollit, Fenerbahçe dhe një biznesmen i shquar, u morën në paraburgim këtë të mërkurë, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për drogë në Stamboll. Në një deklaratë, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit tha se Saran u ndalua nga ekipet e Komandës së Xhandarmërisë Provinciale të […]

Shpërthimi i një bombe u merr jetën dy oficerëve rusë

Dy oficerë të policisë rrugore ruse kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombe gjatë një operacioni policor. Sipas autoriteteve hetuese, bomba shpërtheu në momentin kur oficerët po përpiqeshin të arrestonin një person të dyshuar në një automjet. Ngjarja ka ndodhur jo shumë larg vendit ku, dy ditë më parë, një shpërthim vrau gjeneralin rus […]

Radhë kilometrike për shkak të fluksit të lartë, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

Një numër i madh mjetesh ka mbetur i bllokuar në të dyja anët e qarkullimit, ndërsa Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit dhe po menaxhon situatën. Prej më shumë se dy orësh, autostrada Tiranë–Elbasan vijon të jetë e bllokuar nga trafiku i rënduar, duke krijuar një radhë automjetesh prej më shumë se […]

Dalin PAMJET e bandës shqiptare të “skifterëve” në Itali! Përdornin çarçaf si litar!

Pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve” shqiptarë janë publikuar. Shqiptarët e moshës 25–28 vjeç, kryenin grabitje të banesave në Verona dhe rajone të tjera, duke u kthyer në terror për qytetarët vendas. Gjatë aksionit u arretuan katër prej grupit dhe u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash cash të vjedhura, bizhuteri […]

Intervista e Albin Kurtit për AFP: Normalizimi i raporteve me Serbinë, shumë i vështirë

Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnë” raportet mes vete, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për AFP-në, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë, ai tha se ky proces është i vështirë. Kurti është në pushtet që nga viti 2021 dhe dy vjet pasi mori pushtetin, arriti […]

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh urimi të gjithë besimtarëve të krishterë. “Në vigjilje të kësaj Feste të Shenjtë, uroj paqe në shpirt, dashuri në zemër, begati dhe harmoni në çdo familje shqiptare.”, shprehet Meta. Urimi i ish-presidentit Meta: GËZUAR KRISHTLINDJEN të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar! Lindja e Krishtit është […]

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

Këtë të mërkurë Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Tiranë ka bllokuar 5 ton djathë Gouda dhe 944 kg fileto pule. Kjo masë ka ardhur për mos pajisje me kundra etikete në gjuhën shqipe. Gjithashtu mësohet se është penalizuar subjekti me masë administrative gjobë për veprime në kundërshtim me kërkesat e etiketimit dhe të […]

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

Sali Berisha daljen e tij përpara mediave e nisi me një urim për festën e Krishtlindjeve. “Uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin. T’i festojmë në liri, në dinjitet, në shpresë dhe besim tek e ardhmja”. Pas urimit, ai lëshoi një mal […]

“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e ‘bluzave të bardha’ duke u shprehur se mjekësia mbetet profesioni më i ndershëm por edhe më i vështirë. Rama theksoi se paga për mjekët dhe infermierët do të vazhdojnë të rriten. “Ka marrë 50 mln euro më shumë se sa këtë vit dhe nuk janë pak për buxhetin […]

Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në qendrën spitalore “Nënë Tereza”. Rama ka ndjekur nga afër situatën në shërbimin Onkologjik, ndërsa ka vlerësuar punën e mjekëve të infermierëve si edhe ekipeve të emergjencës. “Përtej vështirësive dhe problemeve ka diçka që nuk mund të harrohet për asnjë moment dhe u duhet kujtuar edhe të tjerëve […]

Aksident i shumëfishtë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen disa persona

Një aksident automobilistik ka ndodhurditen e sotme ne rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të fshatit Dovellan. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete, ndërsa raportohet se ka edhe persona të lënduar. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mjegulla e dendur dhe lagështira në rrugë, të cilat kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve. […]

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke operon vetëm me dy sportele

Radhë deri në 7 kilometra janë krijuar në PKK Kakavijë nga emigrantët që po kthehen në atdhe për festat e fundvitit. Shkak për situatën e krijuar është fluksi i lartë i udhëtarëve, ndërsa pala greke po operon vetëm me dy sportele si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke ngadalësuar ndjeshëm përpunimin, raporton korrespondentja e […]

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri kanë ndarë një mesazh të përbashkët për festën e Krishtlindjes. Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit, Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës dhe Imzot Otavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës ndanë në mediat sociale një videomesazh të përbashkët ku iu uruan besimtarëve […]

Mbështetje për gratë kryefamiljare dhe familjet me asistencë në qarkun e Elbasanit

Fëmijët nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe nëna kryefamiljare në qarkun e Elbasanit së bashku festat e fundvitit. Aktiviteti, i organizuar me rastin e festave të fundvitit, nuk ishte vetëm një moment gëzimi për fëmijët, por edhe një hapësirë dialogu dhe informimi për gratë kryefamiljare. E pranishme në këtë takim, deputetja e […]

Tiranë ,aksion antidrogë, shkatërrohet grupi kriminal, zbulohet skema e shpërndarjes së ‘mallit’

Finalizohet pas 4 javësh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti 2”. Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike. Identifikohen 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, […]

Themelohet Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë

Pas një procesi të gjatë konsultimi mes prokurorëve nga të gjithë zyrat e prokurorive në vend, është themeluar së fundmi Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Kjo shoqatë është ngritur në respektim të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe do të funksionojë si një organizatë profesionale, […]
❌