Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Nuk e prisja”/ Xhodi reagon pas largimit nga Big Brother VIP

Eliminimi i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania ka sjellë reagime dhe diskutime të shumta, pasi gara u mbyll shumë shpejt për Xhodin. Pas një nominimi të fortë përballë Angelos, Senos dhe Lornës, ajo nuk arriti të sigurojë votat e publikut, duke u bërë banorja e parë që la shtëpinë.

Pas daljes, Xhodi ishte e ftuar në Fan Club, ku ndau për herë të parë emocionet dhe ndjesitë e saj pas eliminimit. Ajo pranoi se nuk e kishte pritur një përfundim kaq të shpejtë të rrugëtimit dhe se momenti i largimit e kishte mërzitur.

“Nuk e prisja si eliminim, por mbesa më ktheu tek emocionet, sepse në fund të ditës është familja”, u shpreh ajo, duke treguar se lidhja me të afërmit ishte ajo që e preku më shumë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E pyetur nga Kiara Tito se si e kishte përjetuar gjyshja eliminimin e saj duke qenë se kishte qenë shumë e entuziazmuar për hyrjen e mbesës në “Big Brother VIP”, Xhodi tregoi se edhe ajo e kishte pritur në shtëpi, por ishte mërzitur nga mënyra se si ndodhi eliminimi.

“Edhe ajo po më priste në shtëpi. U mërzit shumë. Më erdhi nga një person që e njihte, është rritur te ne, nga Laçi. Por gjithsesi, është lojë. Një lojë e dobët dhe e papritur,” tha Xhodi, duke iu referuar nominimit të bërë nga Lorna, e cila e futi në televotim së bashku me veten, Senon dhe Angelon.

Ish-banorja tregoi gjithashtu se familjarët e saj e kishin parë paksa të tërhequr gjatë qëndrimit në shtëpi dhe ishin shqetësuar se mos ajo po përjetonte ndonjë problem.

“Isha koshiente se ku isha, nuk isha e përhumbur,” theksoi Xhodi.

The post “Nuk e prisja”/ Xhodi reagon pas largimit nga Big Brother VIP appeared first on iconstyle.al.

Babai i Mal bën deklaratën e fortë: Unë e kam bërë yll Violetën, ti kthehen realitetit

Situata familjare e banorit Mal Retkoceri ka marrë një tjetër kthesë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pas një deklarate të fortë publike nga babai i tij, i cili ka vendosur të flasë hapur për raportin e prishur me djalin dhe ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Violetë Kukaj.

Në deklaratën e tij, babai i Malit shprehet se marrëdhëniet mes tyre janë ndërprerë prej vitesh dhe se, sipas tij, arsyeja kryesore lidhet me ndikimin e nënës së fëmijëve. Ai thekson se ka tentuar vazhdimisht të vendosë komunikim, jo vetëm drejtpërdrejt, por edhe përmes personave të njohur dhe personaliteteve nga Shqipëria dhe Kosova.

“Kam tentuar të komunikoj me ta përmes disa personave të njohur, personaliteteve të Shqipërisë dhe Kosovës. Me Violetën fillimisht, sepse ajo nuk donte as të më fliste në telefon dhe as të më takonte,” shprehet ai.

Sipas tij, nëna ka pasur një ndikim të madh në formimin e fëmijëve dhe në distancimin e tyre nga ai.

Ai nuk ka kursyer as deklarata të forta për raportin e tij me Violetë Kukajn, duke pretenduar se ka qenë një figurë kyçe në ngritjen e saj artistike. Sipas tij, në momentin kur janë bashkuar, këngëtarja kishte vetëm një këngë të incizuar, ndërsa ai pohon se i ka mundësuar realizimin e rreth 300 këngëve me emra të njohur të estradës shqiptare.

“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë,” deklaron ai, duke shtuar se Violetën e ka trajtuar gjithmonë “si mbretëreshë” në familjen e tij.

Në deklaratën e tij, ai shprehet gjithashtu se dëshira e vetme është ribashkimi i familjes dhe rikthimi i komunikimit me fëmijët, duke u shprehur i gatshëm për dialog në çdo moment.

“Mësuesin nuk e ka të mirë, nanën e vet. Kam tentuar të komunikoj me ta përmes disa personave të njohur, personaliteteve nga Shqipëria dhe Kosova. Fillimisht me Violetën, pasi ajo nuk donte as të më fliste në telefon dhe as të më takonte. Nana ka ndikuar shumë te fëmijët.

Ai është djalë i mirë, shumë i talentuar, i ka ngjarë babës. Edhe Violetën e kam bërë unë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar; unë ia kam incizuar rreth 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Unë asaj i them: kthehu jetës së mbarë, kthehu realitetit, rehatllëkut. Ajo është trajtuar në familjen tonë si mbretëreshë. Ka ardhur nga një familje shumë e dobët, unë e kam ngritur dhe e kam bërë krahas yjeve të estradës shqiptare. Unë dua që familja të bashkohet dhe jam i gatshëm në çdo kohë.”

Mali ka shfaqur publikisht dhimbjen e distancës shumëvjeçare nga i ati, duke refuzuar një përballje publike dhe duke theksuar se preferon ta ruajë këtë çështje larg kamerave.

The post Babai i Mal bën deklaratën e fortë: Unë e kam bërë yll Violetën, ti kthehen realitetit appeared first on iconstyle.al.

Shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot, ikonës së filmit që ndërroi jetë

Brigitte Bardot, një simbol i kinemasë së viteve 1960 dhe aktiviste e njohur për të drejtat e kafshëve, ka vdekur në moshën 91 vjeç. Lajmi shënon fundin e një jete që kombinoi shkëlqimin ndërkombëtar dhe angazhimin shoqëror, duke lënë një trashëgimi që tejkalon ekranin.

Aktorja, e cila mbahet mend për praninë e saj ikonike në filma të tillë si “Dhe Zoti Krijoi Gruan”, i kaloi muajt e fundit nën kujdesin mjekësor. Në tetor 2025, Bardot u shtrua shkurtimisht në spital në Toulon për një ndërhyrje të vogël kirurgjikale duke u kthyer më vonë në banesën e saj në Saint-Tropez, ku vazhdoi të shërohej. Sipas burimeve të afërta, ajo po “pushonte dhe po shërohej ngadalë” para vdekjes së saj.

Në nëntor aktorja u shtrua përsëri në spital, megjithëse detajet e këtij shtrimi të dytë në spital nuk u zbuluan. Gjatë gjithë jetës së saj, Bardot e kombinoi karrierën e saj në film me një angazhim të fortë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve , duke themeluar Fondacionin Brigitte Bardot në vitin 1986 për të mbrojtur speciet e rrezikuara dhe për të promovuar ndërgjegjësimin për mirëqenien e kafshëve.

Bardot jo vetëm që la gjurmë si figurë në kinemanë evropiane, por edhe si lidere në aktivizmin social, duke u marrë me kauza që shpesh gjeneronin polemika. Trashëgimia e saj në industrinë e filmit dhe në mbrojtjen e kafshëve është theksuar nga kolegët dhe organizatat ndërkombëtare.

Vdekja e saj ka ngjallur reagime në të gjithë botën, me mesazhe homazh nga yje filmi, aktivistë dhe media ndërkombëtare. Për shumë njerëz, Bardot simbolizonte lirinë, fuqizimin e femrave dhe luftën për të drejtat e kafshëve, duke kombinuar famën e saj me një pasion që e mbajti aktive deri në vitet e fundit të jetës.

The post Shkaku i vdekjes së Brigitte Bardot, ikonës së filmit që ndërroi jetë appeared first on iconstyle.al.

Lëvizja e Harry Styles që nxiti spekulime për rikthimin e tij në muzikë

Një veprim i Harry Styles ka ngjallur spekulime se ai po rikthehet në muzikë, pasi artisti ka qenë larg skenës muzikore për dy vjet e gjysmë pas përfundimit të turneut të tij “Love On Tour”.

Një surprizë i priste fansat e tij, ndërsa Styles postoi një video të re në kanalin e tij zyrtar në YouTube të shtunën, më 27 dhjetor , duke ringjallur spekulimet rreth rikthimit të tij të afërt. Këngëtari, një ish-anëtar i One Direction, postoi videon gati nëntë minutëshe me titullin e thjeshtë “Forever, Forever”, i cili, megjithatë, nuk kishte përshkrim.

Pamjet fillojnë me pamje të fansave të mbledhur në koncertin e tij, duke folur për entuziazmin e tyre për atë që do të vinte, përpara se ai të shfaqet në piano duke luajtur një baladë që e kishte performuar në koncertin e fundit të turneut të tij në Itali.

Performanca u zhvillua në RCF Arena Campovolo në Reggio Emilia, ku përfundoi “Love On Tour” në vitin 2023. Videoja përfundon me frazën “ne i përkasim njëri-tjetrit”, gjë që i shtyu shumë fansa ta interpretojnë postimin si një mesazh të rikthimit të tij në diskografi, pas një periudhe abstinence gjatë së cilës, sipas raportimeve, ai ishte përqendruar në vrapimin dhe largimin nga “dritat” e publicitetit.

Vitin e kaluar, Harry Styles ishte rikthyer në studio për të regjistruar një album të ri, sekret, i cili përshkruhet si më “emocionali” i karrierës së tij.

The post Lëvizja e Harry Styles që nxiti spekulime për rikthimin e tij në muzikë appeared first on iconstyle.al.

Armiri merr letrën emocionuese, nuk i mban dot lotët gjatë leximit të saj

Emocione të forta ne shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Gjatë spektaklit, Armiri mori një letër shumë të veçantë nga vajza e tij e vogël, Aura, një mesazh që preku jo vetëm banorin, por edhe publikun që e ndiqte nga shtëpia. Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, ai lexoi fjalët e vajzës së tij, duke e pasur të vështirë të mbante emocionet.

Në letrën e saj, Aura i rrëfente të atit se sa shumë i mungon që prej momentit kur ai hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo shkruante se ditët pa të nuk janë më njësoj dhe se dhoma e saj i duket bosh pa praninë e babait. Një nga detajet më prekëse ishte pritja e përditshme e saj te dera e shkollës, me shpresën se do ta shihte Armirin për ta marrë dhe për ta çuar te lodrat, ashtu siç bënin më parë.

Teksa lexonte letrën, Armiri nuk arriti t’i përmbante lotët, duke treguar sa e fortë është lidhja e tij me vajzën.

Letra e Aurës:

“Babi im i dashur, po të shkruaj me zërin tim të vogël, se më mungon shumë që kur ike. Ditën nuk jam më njësoj, pyes mamin edhe se ditë kanë ngelur. Çdo ditë te dera e shkollës pres që të shoh ty, që të më marrësh dhe të më dërgosh lodrat. Dhoma më duket bosh pa ty. Isha shumë e mërzitur pa ty, po kur të shoh në televizor, i them të gjithëve që ky është babi im.”

The post Armiri merr letrën emocionuese, nuk i mban dot lotët gjatë leximit të saj appeared first on iconstyle.al.

Vendimi i Malit për mos të takuar të atin, vjen reagimi i nënës dhe motrës së tij

Mbrëmja e kaluar në Big Brother VIP Albania u shndërrua në një nga momentet më të ndjera dhe më të diskutuara të këtij edicioni, ku në qendër të vëmendjes ishte banori Mal Retkoceri.

Gjatë spektaklit, Mali, djali i këngëtares së njohur Violetë Kukaj u përball me një vendim tepër personal dhe emocional: refuzimin për të takuar babanë e tij, me të cilin prej shtatë vitesh nuk ka asnjë lloj komunikimi. Edhe pse produksioni i ofroi mundësinë për një përballje pas gati një dekade, Mali u shpreh hapur se nuk ndihej ende gati për një takim të tillë, sidomos nën presionin e kamerave dhe vëmendjes publike.

Banori theksoi se kjo nuk ishte një “jo” përfundimtare, por një zgjedhje e ndërgjegjshme për ta ruajtur këtë moment për një kohë dhe rrethanë më të përshtatshme. Ai premtoi se një ditë do ta takojë të atin, por larg syrit të publikut, duke respektuar veten dhe historinë e tij personale.

Vendimi i Malit u prit me shumë emocione edhe jashtë shtëpisë, ku familja e tij reagoi menjëherë duke i qëndruar pranë. Nëna e tij, Violetë Kukaj, reagoi përmes rrjeteve sociale me një mesazh të shkurtër, por shumë domethënës, ku shprehu hapur krenarinë për të birin:

“Lum nana për ty, Zoti të rujtë”, shkroi ajo.

Screenshot

Krahas mesazhit, motra e Mal publikoi edhe një fotografi të Malit, ku ai shihet me një kurorë mbi kokë një simbolikë që u interpretua nga ndjekësit si një shenjë mbështetjeje të plotë dhe një mesazh i qartë se familja është në një mendje me vendimin e tij për të ruajtur distancën nga i ati.

Screenshot

The post Vendimi i Malit për mos të takuar të atin, vjen reagimi i nënës dhe motrës së tij appeared first on iconstyle.al.

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Në shtëpinë e BBVA erdhi mbremjen e kaluar babai i Malit i cili kishte 7 vite pa pasur komunikim më të, pasi ai me ish-bashkëshorten e tij u divorcuan. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, babai i Malit erdhi në BBV për të takuar djalin e tij. Ai gjithashtu ka treguar se në fillim kanë pasur komunikim me fëmijët, por një ditë ata vendosën të ndërprisnin marrëdhëniet me të.

Ndërkohë, Mali ka refuzuar ta takojë para kamerave, ku është shprehur se do të vijë një ditë që ta takojë, por jo para kamerave.

Mali: Jam pak shpirt i lirë dhe s’e kam pritur që do adaptohem kaq shpejt, edhe pse rri me pak njerëz, kam surprizuar veten. Nuk jam futur me strategji, jam futur të tregoj karakterin tim, kjo është e rëndësishme për mua.

Për nënën e përshëndes shumë, jemi si shokë. Nëna më ka dhënë jetën dhe i kam shumë borxhe dhe ishalla ia kthej një ditë. Më kanë përkrahur, sidomos nëna, për të gjitha gjërat që kam bërë dhe më ka thënë që je për atë format dhe ishalla e kam bërë krenare atë.

Me vëllain i kemi mendimet të ndryshme, por e dua shumë, po me të dy i kam marrëdhëniet e ndryshme që i shijojmë. Shpresoj që t’i kem bërë krenarë dhe i kam qëndruar vetes ashtu si duhet.

Për mua kjo është më e rëndësishmja: të mos bëj gabime dhe të mos ul dikë pa nevojë. Rri vetvetja dhe deri tani ashtu kam qëndruar.

Babi i Malit: Ma i bukuri, ma i miri, llokum. Kemi 7 vite e tre muaj që nuk jemi parë e takuar. Ka qenë periudhë shumë e vështirë. Unë me bashkëshorten time jemi ndarë dhe fëmijët kanë qenë të prekur. Ka pasur ditë që më takonin, më flisnin, por një ditë nuk erdhën as të më takonin e as të më flisnin.

Mali nuk ka asnjë arsye që mua të mos më takojë; e kam mbajtur si pëllumbin, edhe unë edhe gjyshja. Qajmë për të natë e ditë. Ai e ka hallin e nënës së vet.

Violeta ka shtatë vëllezër dhe unë kam raporte shumë të mira me ta, edhe nëna m’i marrin në telefon. Edhe me Njomzën edhe me Anisin, edhe ajo jeton në Gjermani dhe u uroj jetë të gjatë Njomzës dhe djalit të saj që bën një vjeç

Mali: Nuk është e vështirë, po zgjedh mos të përmend, jo se kemi hequr përpara unë, nëna, motra dhe vëllai.

Shumë pata qejf prej nënës ose motrës, shans të dytë i jepet njerëzve që gabojnë dhe mësojnë nga gabimet, jo atyre që vetëm gabojnë dhe nuk të lënë të ecësh përpara. Unë i uroj të gjitha të mirat në jetë, por kur të vijë dita do e takojë ku nuk ka kamera.

The post Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin appeared first on iconstyle.al.

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Xhodi Skura ka përfunduar zyrtarisht rrugëtimin e saj në edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania, duke u bërë banorja e parë që largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri këtë sezon.

Eliminimi i saj erdhi pas një nominimi të fortë, ku Xhodi u përball në televotim me Angelon, Senon dhe Lornën. Pavarësisht mbështetjes që kishte brenda shtëpisë, ajo nuk arriti të grumbullojë votat e mjaftueshme nga publiku për të vijuar garën.

Pas shpalljes së rezultatit, Xhodi pati edhe një shans të fundit përmes “biletës së fatit”, të cilën e hapi në studio. Megjithatë, fati nuk ishte në anën e saj dhe bileta nuk rezultoi pozitive, duke vulosur përfundimisht largimin e saj nga loja.

E ftuar të shprehej pas eliminimit, Xhodi u tregua e qetë dhe sportive, duke ndarë edhe mendimin e saj për fituesin e mundshëm të këtij edicioni.
“Është shumë herët për ta thënë. Unë dua që ta fitojë Selinë”, u shpreh ajo, duke treguar hapur preferencën e saj.

Ndërkohë, produksioni ka njoftuar se këtë herë eliminimi i radhës do të ndjekë një format ndryshe. Të 17 banorët aktualë të shtëpisë do të jenë në nominim të hapur, ndërsa publiku do të votojë për të preferuarin e tij. Banori që do të marrë më pak vota nga ky grup do të detyrohet të lërë shtëpinë të martën, duke shtuar edhe më shumë tension dhe surpriza në lojë.

Gara në “Big Brother VIP 5” sapo ka nisur dhe pritet të sjellë përplasje, aleanca dhe eliminime gjithnjë e më të papritura.

The post Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP” appeared first on iconstyle.al.

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, banori i parë i verbër që ka marrë pjesë ndonjëherë në historinë e “BBV”, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka shqetësuar këtë të fundit.

Ai ka rrëfyer në “Big Brother VIP” se nuk i lejon as të afërmit ose shoqëria e ngushtë.

Megjithëse sjellja e Brikenës iu është dukur e shtirur banorëve, kjo e fundit ka deklaruar se e bën të njëjtën gjë edhe për banorët e tjerë.

Brikena: Unë jam një person që jam një person i tillë, i kujdesshëm. E kanë parë edhe ata që janë këtu. Është një gjë që e bëj me të gjithë banorët. Jam tip që kam qejf të ndihmoj çdokënd.

Stenaldo: Është kënaqësi të kesh nëj vajzë si Brikena. Bukuria e Brikenës, është shumë e këndshme në të gjithë dimensionin e saj, por të hysh në BBV është të marrësh përsipër një sfidë. Ju më keni parë gjatë qëndrimit në shtëpi është e vështirë ta lë veten time kaq vulnerabël. Mendoj që është faktike, që asnjëri nuk i ka përjetuar. Këtë lloj përkujdesje nuk e pranoj as nga miqtë e mi më të ngushtë, as nga prindërit e mi, jo më në këto rrethana që jemi./BBVA

The post Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje? appeared first on iconstyle.al.

Nominimet e reja në “Big Brother Albania”: Lorna dhe Seno tërheqin dy banorë për televotim të dytë

Banori i parë që i shpëtoi nominimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte Kristi, i cili ka fituar mbështetje nga publiku dhe ka siguruar vazhdimin e qëndrimit në shtëpi. Pas tij, Selin arriti të vijojë qëndrimin, duke u shpëtuar gjithashtu nga televotimi. Por emocionet nuk kanë mbaruar këtu, pasi dy banorët më pak të votuar do të tërhiqnin dy të tjerë në një televotim të dytë.

Lorna dhe Seno, të cilët ishin më pak të votuarit nga publiku, kishin të drejtën për të tërhequr dy banorë që mund të ishin në rrezik. Të dy kanë bërë zgjedhjet e tyre duke u mbështetur në marrëdhëniet dhe debatet që kanë pasur me banorët e tjerë gjatë kohës që kanë qëndruar në shtëpi.

Lorna ka theksuar se “është pak e vështirë, se se dija që do të nominoja”, por gjithsesi ajo ka vendosur të nominojë Xhodin, për shkak se e konsideron më pak aktive dhe ka pasur më pak raporte me të. Ajo shprehet: “Unë zgjedh Xhodin, është më pak aktive. Kam më pak raporte me të.”

Nga ana tjetër, Seno ka shprehur se “do të doja të nominoja Xhodin”, por pasi ajo u zgjodh, ka vendosur të nominojë Angelon, me të cilin ka pasur debate të shumta. Seno thekson: “Nuk ka diçka për t’i pëlqyer. Është shumë antipatik.”

Tani, të gjithë sytë janë drejtuar te televotimi i dytë, i cili do të vendosë fatin e dy banorëve të tjerë. Kjo ka sjellë tensione të reja dhe emocionet janë të larta mes banorëve që shpresojnë të sigurojnë mbështetje nga publiku.

The post Nominimet e reja në “Big Brother Albania”: Lorna dhe Seno tërheqin dy banorë për televotim të dytë appeared first on iconstyle.al.

Shkurta-Xhenetës: O silikon, s’ka pasur faj Gjesti që s’të ka dashur!

Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, Shkurta ka komentuar situatën brenda shtëpisë në emisionin Big Talk, duke theksuar se largimi i saj ishte dëshiruar nga shumica e banorëve, ndaj nuk pati mundësinë t’i përshëndeste ata.

“Përderisa ata kanë dëshiruar që unë të dal, shumica nuk kanë lënë hapësirë as për t’i përshëndetur. Ndoshta është dashur të më lihej një hapësirë për të shprehur kërkesën time. Nuk e kam parë të arsyeshme që të merrem me dikë që kënaqet me fatkeqësinë time”, ka thënë Shkurta, duke lënë të kuptohet se largimi i saj ishte një mundësi për të mos pasur më konflikte me disa banorë.

Debati mes Shkurtës dhe Xhenetës shpërtheu më pas, duke e bërë atmosferën shumë të tensionuar. Gjatë përplasjes, Shkurta përdori një gjuhë të ashpër, duke iu drejtuar Xhenetës me fjalë ofenduese. “Oj silikone, oj botokse, nuk marr këshilla nga fallci”, ka thënë ajo.

Për më tepër, Shkurta nuk u ndal dhe vazhdoi të sulmonte Xhenetën, duke e akuzuar për sjellje të dyfishta: “S’ka pasur faj që s’të ka dashur Gjesti, se ti ke fituar në kurriz të tij”. Përgjigja e Xhenetës nuk vonoi, e cila iu kundërpërgjigj Shkurtës me një koment të drejtpërdrejtë: “Jemi duke folur për bigun tënd”.

Ky moment tensioni nuk u mbyll pa lënë pas pyetje të shumta për marrëdhëniet mes banorëve dhe rivalitetet që po zhvillohen brenda shtëpisë. Pas kësaj përplasjeje, shumë ndjekës të programit mbetën të hutuar, duke u pyetur nëse kjo është vetëm fillimi i përballjeve mes banorëve të tjerë.

The post Shkurta-Xhenetës: O silikon, s’ka pasur faj Gjesti që s’të ka dashur! appeared first on iconstyle.al.

Elijona hap zemrën për jetën me familjen gjermane: “Kisha rënë në depresion”

Elijona ka vazhduar rrëfimin e saj prekës, duke ndalur te periudha e vështirë që ka kaluar gjatë fëmijërisë, kur jetonte larg familjes biologjike.

Ajo tregoi se kjo kohë e ka ndikuar thellë emocionalisht dhe ka lënë pasoja të forta në gjendjen e saj shpirtërore.

Duke folur për dallimin mes rritjes me familjen e vet dhe asaj të huaj, Elijona u shpreh:

“Ndryshe e këqyr fëmijën tënd, ndryshe fëmijën e huaj”, duke lënë të kuptohet për boshllëkun emocional që ndjente gjatë kohës që jetonte me familjen gjermane.

Ajo zbuloi se në atë periudhë kishte rënë në depresion të thellë dhe shpesh ishte përballur me mendime shumë të rënda: “Në atë kohë kam pasur rënë në depresion shumë dhe thosha: ‘O Zot, s’dua të jem në këtë jetë. Pse është kjo jetë kështu e poshtër? Nëse kjo është jeta ime, unë s’di ta kem këtë jetë’”.

Megjithatë, Elijona tregoi se takimet me prindërit e saj biologjikë i jepnin forcë për të vazhduar përpara: “Mua më jepnin forcë takimet që i kam pasur me mamin dhe me babin”.

Në fund ajo tha: “Jam shumë krenare që jam kthyer në shtëpi dhe e kam mësuar gjuhën. Ai ishte viti im më i bukur”.

Ky rrëfim i sinqertë dhe i dhimbshëm i Elijonës solli emocione të forta, duke treguar se pas historive të forta qëndron një forcë e madhe për të mbijetuar dhe për të rindërtuar veten. /Telegrafi

The post Elijona hap zemrën për jetën me familjen gjermane: “Kisha rënë në depresion” appeared first on iconstyle.al.

Elijona ndan dhimbjen e saj më të madhe: “S’më la Zoti të shijoj dashurinë e nënës”

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Elijona, ka ndarë me shokët e shtëpisë një nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj, duke folur hapur për humbjen e nënës dhe motrës, si dhe për fëmijërinë e vështirë larg familjes.

Gjatë një bisede emocionale me Sasën, Elijona tregoi se gjëja që i dhemb më shumë është fakti që nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për të shijuar praninë dhe dashurinë e nënës së saj. “Fakti që më mërzit është që nuk kam pasur shumë kohë me mamin. Unë kur i kam pasur 13 vjet jam kthyer në shtëpi, që kam ikur prej familjes gjermane”, i tha Elijona Sasës.

Sasa e pyeti se sa vjeçe kishte qenë kur kishte jetuar me familjen gjermane, ndërsa Elijona u përgjigj: “I kam pasur 6-7 vjet kur kam shkuar, e 13 jam kthyer”.

Për më tepër, Sasa e pyeti nëse gjatë gjithë atyre viteve kishte qenë pa nënën, dhe Elijona konfirmoi me një “po”. Rrëfimi i saj u bë edhe më prekës kur ajo tregoi zhgënjimin dhe dhimbjen që ndjeu në momentin e kthimit në shtëpi: “Erdha dhe më është dukur aq bukur, jam lutur s’di sa vite për ta pasur atë moment dhe s’më la Zoti të kënaqem, ta shijoj, ta kem dashurinë e nënës, të mbushem me dashuri të nënës”.

Ky rrëfim i sinqertë nxori në pah dhimbjen e thellë dhe boshllëkun emocional që Elijona mban ende brenda vetes, duke prekur jo vetëm Sasën, por edhe publikun, që ndjeu afërsinë dhe dhimbjen e saj të pathëna.

The post Elijona ndan dhimbjen e saj më të madhe: “S’më la Zoti të shijoj dashurinë e nënës” appeared first on iconstyle.al.

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Banorja e Big Brother Vip Kosova 4, Alba, ka hapur zemrën me shokët e shtëpisë për jetën që bënte gjatë martesës. Ajo tregoi se të ardhurat i kontrollonte një person në familje, pasi kishte katër kurora në shtëpi.

“Pesë vite të zgjohesh në orën 6 të mëngjesit sepse bija në gjumë në 12 të natës. Dhe prap isha top studente. Tradita familjare po, zonjë shtëpie po, punë shtëpie po, hyrja –dalje pritje, po. Shoqëria e ngushtë e tij kur më shohin, më shohin me lot në sy. Kur e kam bërë daljen e parë televizive, shumë më kanë shkruar që iu mungoj kushërirët e tij. Më dhimbset vetja”, tha Alba.

Ajo shtoi më tej se, pavarësisht kushteve materiale, mungesa e rehatisë në shtëpi është një pengesë e madhe për lumturinë: “Lagjja ku isha unë ishte lagja më në top formë, dhe kushtet ishin. Por t’i kesh të gjithë lekët e botës, po s’pate rehati në shtëpi s’vlen gjë”.

Ndërkohë, banori tjetër, Toney, komentoi për mënyrën se si krijohen kushtet: “Kushtet bëhen”.

Biseda ndërmjet Albës dhe Toneyt vijoi duke trajtuar edhe marrëdhëniet mes gjinisë dhe financave. Sipas tyre, femrat shpesh financohen nga meshkujt duke ua plotësuar preferencat seksuale, një temë që ka nxitur diskutime të shumta në shtëpinë e BBV Kosova.

Alba ka zgjuar debat mes banorëve duke reflektuar mbi realitetin e brendshëm të familjeve me pamje të jashtme perfekte, por me mungesë të ngrohtësisë dhe rehatisë në jetën e përditshme.

The post Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie! appeared first on iconstyle.al.

A do ta shohim Shkurte Haxhiun në Big Brother VIP Albania?

Eliminimi i Shkurte Haxhiut nga Big Brother VIP Kosova ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka hapur një kapitull të ri diskutimesh në rrjetet sociale. Dalja e saj nga shtëpia nuk kaloi pa zhurmë, pasi ish-banorja u shfaq dukshëm e irrituar gjatë Prime-it, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si, sipas saj, ishte trajtuar gjatë qëndrimit në lojë. Ajo hodhi akuza se nuk kishte pasur hapësirën e duhur për të shprehur veten dhe se ndaj saj ishte ushtruar padrejtësi.

Megjithatë, ajo që mori vëmendjen më të madhe nuk ishin vetëm deklaratat e forta, por një dëshirë e shprehur publikisht për të qenë pjesë e një tjetër edicioni të Big Brother. Shkurta, në mënyrë të drejtpërdrejtë, tha se do të donte të ishte konkurrente në Big Brother VIP Albania, një deklaratë që surprizoi publikun dhe ndezi diskutime të reja.

Kjo ide nuk mbeti vetëm në studio. Ditën e sotme, Shkurta iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në Instagram, ku konfirmoi se ende nuk ka pasur asnjë kontakt nga produksioni i Big Brother VIP Albania, por shprehu shpresën se një ftesë mund të vijë në të ardhmen. “Nuk më kanë thirrur, por shpresoj të më thërrasin”, ishte përgjigjja e saj e drejtpërdrejtë.

Aktualisht, duket se gjithçka mbetet në kuadër të dëshirës personale të Shkurtes, pa ndonjë sinjal konkret nga ana e produksionit. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë do të ndikojë në vendimet e ardhshme dhe nëse Shkurta do të ketë një tjetër mundësi për t’u rikthyer në një format Big Brother.

The post A do ta shohim Shkurte Haxhiun në Big Brother VIP Albania? appeared first on iconstyle.al.

Leonora Jakupi reagon pas kritikave për analizat në Big Brother VIP Kosova

Këngëtarja dhe opinionistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi, ka reaguar pas kritikave të shumta nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo u përfol se po mbështet një nga banoret më të komentuara, Elijonën, duke u akuzuar për njëanshmëri gjatë analizave të saj në spektakël.

Përmes një “story” në Instagram, Leonora sqaroi pozicionin e saj dhe shprehu habinë ndaj perceptimit të publikut: “E çuditshme si mund të mendoni ju që unë jam avokate e ‘djallit’ ose Elijonës siç e thoni ju”, tha ajo. Jakupi theksoi se vlerësimi i saj bazohet vetëm në mënyrën si ka luajtur banorja deri tani.

Leonora shtoi se mbështetja e saj vjen nga qëndrimi korrekt i Elijonës brenda rregullave të lojës: “Unë jam duke gjykuar një lojë të saj, e cila për mua ka qenë shumë korrekte brenda kornizave të asaj loje”. Ajo paralajmëroi se nëse banorja vepron në mënyrë të pahijshme, do të jetë e para që do ta gjykojë: “Nëse nesër ajo bën diçka të pahijshme, unë do të jem e para që do ta gjykoj”.

Përveç sqarimeve për Elijonën, Leonora ndau edhe ndjesinë e saj për eliminimin e fundit në BBVK. Ajo pranoi se i ka ardhur keq për largimin e Shkurtës, duke treguar se, përtej rolit kritik në emision, ka gjithmonë një anë njerëzore dhe të ndjeshme ndaj banorëve që largohen nga gara.

Reagimi i Leonorës ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka ringjallur diskutimet mbi rolin e opinionistëve dhe mënyrën se si ata vlerësojnë banorët brenda lojës.

The post Leonora Jakupi reagon pas kritikave për analizat në Big Brother VIP Kosova appeared first on iconstyle.al.

A është Genta Ismajli gati për një rikthim surprizë në muzikë?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka ngjallur interes dhe emocion te publiku me deklaratat e saj të fundit, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në muzikë pas një periudhe mungese nga skena.

Gjatë një prononcimi për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, artistja ka folur hapur për situatën e saj aktuale, duke theksuar se muzika mbetet një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së saj. Ajo u shpreh se ka dëshirë të madhe që t’i rikthehet projekteve të reja muzikore, sapo gjendja e saj shëndetësore të stabilizohet plotësisht.

Ismajli pranoi se kohët e fundit nuk ka qenë në formën më të mirë shëndetësore, gjë që e ka detyruar të tërhiqet përkohësisht nga angazhimet artistike. Megjithatë, ajo bëri të ditur se është nën kujdes mjekësor dhe po ndjek trajtimet e nevojshme, duke ruajtur një qasje pozitive dhe shpresëplotë për të ardhmen.

Këngëtarja theksoi se mbështetja e publikut dhe dashuria e fansave kanë qenë një motivim i madh për të, edhe në këtë periudhë më të qetë të karrierës së saj. Sipas saj, rikthimi në skenë nuk do të jetë i nxituar, por i menduar mirë, në momentin kur ajo të ndihet plotësisht e gatshme, si fizikisht ashtu edhe artistikisht.

Genta Ismajli mbetet një nga emrat më të spikatur të muzikës shqiptare, dhe çdo lajm rreth rikthimit të saj pritet me interes të madh nga adhuruesit, të cilët shpresojnë ta shohin sërish shumë shpejt me projekte të reja dhe energjinë që e ka karakterizuar gjithmonë.

The post A është Genta Ismajli gati për një rikthim surprizë në muzikë? appeared first on iconstyle.al.

Ndërpritet sinjali nga shtëpia e Big Brother VIP, reagon produksioni

Sinjali i drejtpërdrejtë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania është ndërprerë përkohësisht për shkak të disa problemeve teknike, duke shkaktuar shqetësim dhe reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit në rrjetet sociale.

Në një njoftim zyrtar të publikuar nga produksioni ne rrjetin social Instagram, bëhet e ditur se ndërprerja nuk lidhet me ndonjë situatë të pazakontë brenda shtëpisë, por me çështje teknike që kanë ndikuar në transmetim. Ekipi teknik, sipas organizatorëve, po punon intensivisht për rikthimin sa më të shpejtë të sinjalit dhe normalizimin e transmetimit live.

Produksioni ka siguruar gjithashtu publikun se, pavarësisht ndërprerjes së sinjalit për shikuesit, banorët e shtëpisë vazhdojnë të jenë nën monitorim të plotë dhe të pandërprerë nga kamerat, duke garantuar kështu transparencën dhe sigurinë e formatit.

“Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë. Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit. Vëllai i Madh ju njofton se banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin zyrtar të Big Brother VIP.

Ndërkohë, pritet që transmetimi të rikthehet brenda një kohe të shkurtër, ndërsa publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të reja dhe rikthimit të spektaklit në normalitetin e tij të përditshëm.

The post Ndërpritet sinjali nga shtëpia e Big Brother VIP, reagon produksioni appeared first on iconstyle.al.

Ditë festive, Diddy-n e viziton në burg ky familjar

Diddy pati një vizitë nga djali i tij gjatë Krishtlindjeve, ndërsa reperi po vuan dënimin me burg në New Jersey.

Justin Combs, 31 vjeç, vizitoi të atin në Qendrën Korrektuese Fort Dix në New Jersey të enjten, më 25 dhjetor. Përfaqësuesi i Combs, Judah Engelmeier, e konfirmoi lajmin për People.

“Justin e vizitoi dje ,” tha Engelmayer, duke shtuar, “Ata folën dhe ndanë lajme rreth jetës së tyre. Ata diskutuan se si po përballonin kohë të vështira, shikuan prapa në të kaluarën, çfarë mësuan prej saj dhe si mund të bënin më mirë në të ardhmen.” Vizita zgjati rreth 90 minuta, tha ai. ” Ishte shumë e rëndësishme për Diddy-n, veçanërisht në Ditën e Krishtlindjeve, që të kishte familjen e tij pranë,” shtoi Engelmayer.

Diddy u dënua në korrik për dy akuza për transportimin e grave për qëllime prostitucioni dhe u dënua me 50 muaj burg në tetor. Justin, të cilin reperi e ka me stilisten Mischa Hilton, i kishte kërkuar gjykatës t’i jepte babait të tij “një shans të dytë”, sipas CNN. “Një shans i dytë në jetë, një shans i dytë për të ndrequr gabimet e tij, një shans i dytë për të qenë burri që është vërtet “, i tha ai gjykatësit , duke e përshkruar atë si një ” superhero ” i cili “ka ndryshuar për mirë”. Ai tha gjithashtu për Diddy-n: “Unë besoj se babai im ka ende shumë për t’i ofruar botës dhe veçanërisht fëmijëve të tij”.

Në nëntor, dolën raportime se Cobbs kishte shkelur rregullat e burgut, të cilat përfaqësuesit e tij i kanë mohuar. Më 7 nëntor, TMZ raportoi se ai dyshohet se ishte parë duke pirë alkool që e kishte bërë vetë.

The post Ditë festive, Diddy-n e viziton në burg ky familjar appeared first on iconstyle.al.

Tom Cruise dhe sekreti i tij për të qëndruar në formë në moshën 63 vjeç

Për Tom Cruise, koha nuk ndalet. Në moshën 63 vjeç, ai duket në formë. Por përveçse është në formë të mirë dhe me muskuj të jashtëzakonshëm për moshën e tij, ai kujdeset shumë për dietën e tij, edhe nëse ajo që ha mund të tërheqë vëmendjen.

“Unë ha shumë dhe mirë”, është një nga deklaratat që ka bërë artisti. Në fakt, Cruise shpjegoi pak më shumë dhe shpjegoi se në çfarë bazohet dieta e tij. Kjo ka shkaktuar tronditje. “Për mëngjes ha salçiçe, pothuajse një duzinë vezësh, proshutë, bukë të thekur, kafe dhe shumë lëngje për të më mbajtur të hidratuar gjatë gjithë ditës”. Do të ishte një mëngjes me shumë kalori, por i nevojshëm për të xhiruar kaq shumë skena aksioni.

Cruise zgjohet para orës gjashtë të mëngjesit dhe stërvitet pesë ditë në javë, duke ndjekur trendet dhe teknologjitë më të fundit të fitnesit. Trajneri i tij, Nick Lower, shpjegoi procesin që ai kalon çdo ditë. “Ai është në formën më të mirë gjatë gjithë kohës. Tom stërvitet me përkushtim dhe ndjek një regjim të mirë ushqimor. Ai është gjithmonë i përkushtuar dhe i ndershëm me atë që bën.”

Filmi “Mission: Impossible – Dead Reckoning Part Two” u shfaq në kinema në maj të vitit 2025. Në fakt, ekziston një anekdotë për aktorin 60-vjeçar. Në njërën nga sekuencat e kësaj sage filmike, dhe për t’u siguruar që xhami që fluturonte nuk do të lëndonte askënd dhe që ylli i filmit të mos mbytej, De Palma e testoi skenën me një dublant. Por nuk ishte bindëse dhe pikërisht atëherë regjisori nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i kërkonte ndihmë vetë Cruise, pavarësisht mundësisë shumë reale për t’u mbytur.

The post Tom Cruise dhe sekreti i tij për të qëndruar në formë në moshën 63 vjeç appeared first on iconstyle.al.

❌