❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Shvercerat” me ultimatum pĂ«r pronarin e FC Shkupit



Pas krizĂ«s sĂ« thellĂ« qĂ« ka pĂ«rfshirĂ« FC Shkupin dhe largimit tĂ« emrave kyç tĂ« klubit, pĂ«rfshirĂ« trajnerin Minas Osmani dhe kapitenin Suhel Muharemi, tĂ« cilĂ«t kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditur se pĂ«r afro gjashtĂ« muaj nuk kanĂ« marrĂ« pagĂ«, situata ka kulmuar me njĂ« reagim tĂ« fortĂ« nga tifo grupi “Shvercerat”, njofton Telegrafi.

PĂ«rmes faqes zyrtare tĂ« klubit nĂ« Facebook, e cila tashmĂ« Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ«n kontroll nga tifozĂ«t, “Shvercerat” i janĂ« drejtuar publikisht pronarit tĂ« klubit, Jasin Konjali, duke e cilĂ«suar gjendjen aktuale si tĂ« papranueshme dhe tĂ« paqĂ«ndrueshme. Sipas tyre, FC Shkupi nuk mund tĂ« vazhdojĂ« mĂ« mes pasigurie, mungese pĂ«rgjegjĂ«sie dhe heshtjeje, duke theksuar se klubi nuk Ă«shtĂ« pronĂ« personale, por njĂ« vlerĂ« e pĂ«rbashkĂ«t e komunitetit sportiv.

KĂ«rkesa e tifozĂ«ve Ă«shtĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ«: dorĂ«zimi i menjĂ«hershĂ«m dhe zyrtar i klubit tek “Shvercerat”, pĂ«rmes tĂ« gjitha procedurave ligjore dhe administrative, pa asnjĂ« zvarritje tĂ« mĂ«tejshme.

Në njoftim shprehet mirënjohje e veçantë për drejtorin, stafin teknik dhe lojtarët vendas, të cilët për më shumë se gjashtë muaj kanë vazhduar të punojnë pa paga dhe pa siguri, duke mos e braktisur klubin në momentet më të vështira.

“Shvercerat” kanĂ« vendosur edhe njĂ« ultimatum pĂ«r pronarin e klubit, duke kĂ«rkuar qĂ« ai tĂ« paraqitet personalisht, tĂ« kryejĂ« transferimin e plotĂ« dhe tĂ« pakthyeshĂ«m tĂ« klubit, ta regjistrojĂ« atĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« tifo grupit dhe mĂ« pas tĂ« largohet pĂ«rfundimisht nga çdo rol apo ndikim nĂ« FC Shkupin.

Sipas tifozëve, ky hap është i domosdoshëm për rikthimin e stabilitetit, besimit dhe shpresës, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një reagim emocional, por për një qëndrim të qartë, të bashkuar dhe përfundimtar. E ardhmja e klubit, thuhet në fund të njoftimit, nuk mund të mbahet peng më. /Telegrafi/

Sedloski prezantoi zyrtarisht stafin e trajnerëve, Erhan Selimi ndihmës



Shtabi i ri profesional i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut po merr formë, Sedloski rrethohet me emra të dëshmuar të futbollit vendor, me synim stabilitetin dhe përparimin afatgjatë të ekipit, njofton Telegrafi.

NĂ« stafin profesional, si asistentĂ« tĂ« Sedlloskit, do tĂ« punojnĂ« Borçe Hristov, shef i shtabit profesional tĂ« KF Tikvesh dhe drejtor i QendrĂ«s pĂ«r Edukim, Erhan Selimi, i cili deri tani ishte pĂ«rzgjedhĂ«s i MaqedonisĂ« U19 si dhe Zoran Boshkovski – Çoko.

Pjesë e shtabit profesional do të jetë edhe ish-mbrojtësi i përfaqësueses Vançe Shikov, i cili ka regjistruar 58 paraqitje për Maqedoninë, ndërsa si trajner i portierëve është emëruar Gogo Jovçev.

Si video-analist i pĂ«rfaqĂ«sueses A Ă«shtĂ« angazhuar Martin Hristov, ndĂ«rsa pĂ«rzgjedhĂ«si Goce Sedlloski do ta bĂ«jĂ« tĂ« ditur mĂ« vonĂ« emrin e trajnerit pĂ«r pĂ«rgatitjes fizike qĂ« do t’i bashkohet shtabit profesional.

Me këtë përbërje, Sedloski po ndërton një ekip të përbërë nga profesionistë të dëshmuar, me qëllim të qartë stabilitetin, vazhdimësinë dhe përparimin e mëtejmë të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

Pas kapitenit, largohet edhe trajneri, Osmani jep dorëheqje nga Shkupi



Trajneri i FC Shkupit, Minas Osmani, ka bërë të ditur se ka përfunduar bashkëpunimin me klubin, duke dhënë dorëheqje pas pesë viteve angazhim në ekipin e parë, njofton Telegrafi

Në njoftimin e tij publik, Osmani thekson se vendimi vjen pas një periudhe të gjatë sakrifice, përkushtimi dhe pune profesionale në kushte të vështira, duke përmendur edhe faktin se për më shumë se një vit nuk janë realizuar obligimet financiare ndaj tij.

Pavarësisht këtyre sfidave, Osmani shprehet se ka dhënë maksimumin për klubin, lojtarët dhe tifozët, duke e përfaqësuar FC Shkupin me korrektësi dhe ndershmëri profesionale.

Ai ka falĂ«nderuar bashkĂ«punĂ«torĂ«t, futbollistĂ«t dhe tifozĂ«t “Shvercerat” pĂ«r mbĂ«shtetjen e vazhdueshme gjatĂ« kĂ«tyre viteve, duke i uruar klubit suksese nĂ« vazhdim.

Kujtojmë se disa ditë më parë largimin nga FC Shkupi e ka bërë të ditur edhe kapiteni i skuadrës, Suhel Muharemi, ndërsa kjo situatë vjen në një periudhë krize të thelluar për ish-kampionin e Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi.

Shkupi sezonin e ka mbyllur me vetĂ«m njĂ« pikĂ« tĂ« fituar nga 16 ndeshje tĂ« luajtura, ndĂ«rsa kryesia e klubit nĂ« asnjĂ« moment nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« “e gjallĂ«â€ pĂ«r tĂ« dalĂ« qoftĂ« edhe me njĂ« njoftim publik lidhur me krizĂ«n e rĂ«ndĂ« qĂ« po kalon ky klub. /Telegrafi/

Goce Sedloski trajneri i ri i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll



Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), në seancën e mbajtur sot, ka marrë vendim për emërimin e trajnerit të ri të ekipit kombëtar. Detyrën e selektorit do ta marrë Goce Sedloski, njofton Telegrafi.

Vendimi është marrë me propozim të Komitetit për Zgjedhjen e Trajnerit, i përbërë nga presidenti i FFM-së, Masar Omeragiq, drejtori i ekipeve kombëtare, Goran Pandev, kryetari i shërbimit të vëzhgimit, Nikolçe Noveski, anëtari i Bordit Drejtues, Agim Ibraimi, si dhe zëvendëspresidenti Marjan Stojkovski.

Goce Sedloski është një nga emrat më të njohur në historinë e futbollit vendor. Ish-kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisës duke regjistruar 100 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola, duke u bërë futbollisti i parë që arrin shifrën e 100 ndeshjeve për përfaqësuesen.

Sedloski ka qenë më herët pjesë e stafit teknik të përfaqësueses. Në gusht të vitit 2012, ai e drejtoi Maqedoninë si ushtrues detyre në ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë në Shkup, e cila u fitua me rezultat 1:0.

Në karrierën e tij si trajner, Sedloski ka ushtruar detyrën e ndihmëstrajnerit dhe trajnerit të përkohshëm të Maqedonisë, ndërsa në nivel klubesh ka drejtuar Horizont Turnovon, Vardarin, Rigën në Letoni, Shiroki Brijegun në Bosnjë e Hercegovinë, ekipin e dytë të Dinamo Zagrebit në Kroaci, Shkupin, si dhe Vllazninë në Shqipëri.

Gjatë karrierës së tij trajneriale, Sedloski ka fituar tre tituj kampioni: dy me Vardarin në sezonet 2015/16 dhe 2016/17, si dhe një me Shkupin në sezonin 2021/22. Në sezonin 2024/25, ai fitoi edhe Kupën me Vardarin.

Si futbollist, Sedloski ka ndërtuar karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit. Duke luajtur me Bratstvo Gorno Konjari dhe Pitu Guli Krushevë, për të vazhduar te Pobeda e Prilepit. Më pas, ai luajti për Hajdukun e Splitit dhe Dinamo Zagrebin. Karrierën e vazhdoi te Sheffield Wednesday në Angli, ndërsa përvojë ndërkombëtare fitoi edhe në Japoni me Vegalta Sendai, në Turqi me Diyarbakirspor dhe në Austri me Mattersburgun.

Promovimi zyrtar i Goce Sedloskit si trajner kryesor i pĂ«rfaqĂ«sueses sĂ« MaqedonisĂ« do tĂ« mbahet nesĂ«r (tĂ« martĂ«n), duke filluar nga ora 11:30, nĂ« hotelin “Hilton” nĂ« Shkup. /Telegrafi/

Fillon spastrimi te Bashkimi i Kumanovës, klubi ndahet me 9 lojtarë



Klubi i Futbollit Bashkimi nga Kumanova po përgatit një skuadër të re me një objektiv të vetëm, mbijetesën në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi.

Klubi nga Kumanova u është falënderuar nëntë futbollistëve që ishin pjesë e ekipit gjatë gjysmësezonës vjeshtore. Ndryshimet më të mëdha pritet të ndodhin në repartin ofensiv, pasi Bashkimi është ndarë nga plot pesë sulmues: Marko Simonovski, Oguzan Ajdogan, Flamur Xhelili, Abdulhadi Jahja dhe Nedim Haxhiq.

Nga mesfusha janë larguar Isa Adenkule dhe Habubulla Askar, ndërsa nga reparti defensiv skuadrën e kanë lënë Faruk Bihorac dhe Samet Rexhepi.


Në klub tashmë po planifikohen hapat e radhës sa i përket afrimit të emrave të rinj, me synimin për ta përforcuar ekipin për pjesën pranverore të kampionatit. Gjysmësezonën vjeshtore Bashkimi e mbylli në pozitën e gjashtë me 22 pikë, katër më shumë se Tikveshi i vendit të tetë. /Telegrafi/

Rivalët e mundshëm të Shkëndijës nga Turqia ose Polonia



Shkëndija ka shkruar histori duke u renditur në vendin e 22-të në fazën e ligës së UEFA LigëneKonferencës, një pozicion që i siguron kampionit të Maqedonisë së Veriut një kualifikim historik në fazën nokaut të kësaj gare evropiane, njofton Telegrafi.

Tashmë vëmendja është kthyer nga shorti i fazës së radhës dhe, sipas rregullave të UEFA-s, tetovarët kanë dy kundërshtarë të mundshëm për këtë raund.

Goli i shënuar në kohën shtesë nga AEK-u në fitoren ndaj Krajovës rezultoi vendimtar për renditjen finale, duke e ngjitur Shkëndijën në vendin e 22-të. Kjo pozitë i lejoi kuqezinjtë të shmangin një përballje shumë të vështirë me ekipin e Premier League, Crystal Palace.

Skuadrat e renditura në vendet 22 dhe 23, Shkëndija dhe KuPS-i finlandez, në fazën e ardhshme do të përballen me Samsunspor-in nga Turqia ose Lech Poznan-in nga Polonia. Shorti do të përcaktojë nëse kampioni ynë do të udhëtojë drejt Turqisë apo Polonisë në vazhdimin e kësaj aventure evropiane.

NĂ« rast se ShkĂ«ndija arrin ta kalojĂ« kĂ«tĂ« pengesĂ« tĂ« parĂ«, atĂ«herĂ« sipas “skemĂ«s” sĂ« UEFA-s, nĂ« raundin pasues e pret njĂ« tjetĂ«r sfidĂ« e madhe, pĂ«rballĂ« njĂ«rĂ«s nga kĂ«to dy skuadra: Rayo Vallecano ose Shakhtar Donetsk.

Një rrugëtim evropian që tashmë ka hyrë në histori, por që për Shkëndijën duket se ende nuk ka përfunduar. /Telegrafi/

Shkëndija shkruan histori në Evropë, edhe humbja në Qipro nuk e ndal rrugëtimin tutje



Edhe pse u mposht minimalisht nĂ« transfertĂ« nga AEK Larnaca me rezultat 1-0, kampioni i MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, ShkĂ«ndija, ka arritur njĂ« sukses historik duke siguruar kualifikimin nĂ« “play-off”-in e UEFA LigĂ«n e KonferencĂ«s, njofton Telegrafi.

FalĂ« rezultateve tĂ« favorshme nĂ« ndeshjet e tjera, tetovarĂ«t “kapĂ«n trenin e fundit” dhe u renditĂ«n mes skuadrave qĂ« do tĂ« vazhdojnĂ« garat evropiane, duke siguruar njĂ« pranverĂ« europiane tĂ« artĂ«.

Takimi nisi me një Shkëndijë më konkrete dhe më të guximshme. Qysh në minutën e 4-të, Ronaldo Webster depërtoi në zonë, dribloi dy kundërshtarë dhe gjuajti diagonalisht, por portieri Alomeroviç reagoi mirë duke e devijuar topin në këndore. AEK Larnaca ishte thuajse i pafuqishëm në fazën ofensive, ndërsa mbrojtja e Shkëndijës funksionoi në mënyrë perfekte. Në 30 minutat e para, vendasit regjistruan vetëm një rast serioz, një goditje me kokë që përfundoi mbi traversë.

Në vazhdimin e pjesës së parë, të shtyrë nga publiku vendas, qipriotët rritën presionin dhe provuan disa herë portën, por pa sukses, pasi çdo gjuajtje u bllokua nga mbrojtësit kuqezi. Para pushimit, pas një aksioni të rrëmujshëm pas një ndërprerjeje, topi përfundoi te koka e serbit Ivanoviç, i cili shënoi, por goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Pjesa e dytë nisi keq për Shkëndijën, që mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Liridon Latifit për ndërhyrje të ashpër. Trajneri Jeton Beqiri reagoi menjëherë me ndryshime, duke hedhur në fushë Alhassan dhe Tamba për të ruajtur freskinë dhe shpejtësinë, ndërsa më pas aktivizoi edhe Mazarin. AEK vazhdoi presionin dhe arriti golin në minutën e 83-të, kur pas një këndoreje të Ledes Gustavo, Angielski shënoi me kokë për 1-0.

Deri në fund të ndeshjes, vendasit ushtruan presion të vazhdueshëm para portës së kampionit maqedonas, por rezultati nuk ndryshoi. Humbja minimale nuk e zbehu suksesin e madh të Shkëndijës, e cila mbylli fazën në pozitat që çojnë drejt sfidave të reja europiane, duke konfirmuar se ky ekip ka shkruar tashmë një faqe të rëndësishme historie në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Formacioni i Shkëndijës ndaj AEK Larnaca nuk ndryshon nga java e kaluar



Shkëndija sonte del përballë një sfide të madhe evropiane, por me besim të plotë në forcat e veta. Kuqezinjtë nga Tetova janë mysafirë të AEK Larnaca-s në Qipro, në një duel që nis në ora 21:00 dhe që mbart peshë të veçantë për ambiciet e ekipit shqiptar në arenën ndërkombëtare, njofton Telegrafi.

Pas paraqitjeve pozitive dhe rritjes së dukshme në lojë, Shkëndija ndaj qipriotëve luan me synimin e qartë për të nxjerrë rezultat pozitiv dhe për ta dëshmuar edhe një herë karakterin e saj konkurrues. Ekipi tetovar është i motivuar maksimalisht, i përgatitur taktikisht dhe i vetëdijshëm se një paraqitje e fortë sonte mund të jetë vendimtare për vazhdimësinë e rrugëtimit evropian.

Trajneri Jeton Beqiri për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në portë me Gaye, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Trumçi, Fetai, Cake dhe Webster.

Në mesfushë luajnë, Zejnullai, Ramadani dhe Qaka.

Sulmi nuk ka pësuar ndryshime dhe përbëhet nga kapiteni Besart Ibraimi, i cili do të ndihmohet nga shokët e krahut, Liridon Latifi dhe Sebastjan Spahiu.

Në anën tjetër, te AEK Larnaca trajneri Imanol Idiakez në sulm ka zgjedhur të luajë në sulm me boshnjakun Bajiç.

KF Shkëndija: Gaye, Trumçi, Fetai, Cake, Webster, Zejnullai, Ramadani, Qaka, Spahiu, Latifi dhe Ibraimi.

AEK Larnaca: Alomeroviç, Godswill, Miliçeviç, Roberge, kapiteni Garcia, Naoum, Ledes, Miramon, Ivanoviç, Waldo Rubio dhe Bajiç.

/Telegrafi/

Beqiri: Me seriozitet maksimal mund të dalim me rezultat pozitiv



Kuqezinjtë sonte zhvilluan seancën e fundit stërvitore para përballjes vendimtare të raundit të gjashtë në UEFA Ligën e Konferencës, ku të enjten në Qipro do të sfidojnë AEK Larnaca-n, me synimin për të marrë rezultat pozitiv dhe për të konfirmuar kualifikimin në fazën e ardhshme të garës, njofton Telegrafi.

Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, trajneri Jeton Beqiri theksoi se ekipi i tij ka treguar se mund të përballet denjësisht edhe me skuadra të forta evropiane.

“Kemi provuar se dimĂ« tĂ« luajmĂ« edhe ndaj ekipeve tĂ« forta nĂ« EuropĂ«. RespektojmĂ« maksimalisht AEK-un, por nuk hyjmĂ« nĂ« ndeshje pĂ«r t’u frikĂ«suar”, deklaroi Beqiri, duke shtuar se vetĂ«m pĂ«rmes punĂ«s dhe seriozitetit maksimal gjatĂ« gjithĂ« ndeshjes mund tĂ« arrihet rezultati i dĂ«shiruar.

Tekniku kuqezi vlerësoi edhe cilësitë e kundërshtarit, duke veçuar organizimin dhe mbrojtjen e fortë të ekipit nga Qipro.

“Ata luajnĂ« si ekip, sulmojnĂ« dhe mbrohen sĂ« bashku, prandaj pĂ«r tĂ« dalĂ« me rezultat pozitiv duhet tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« paraqitje tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«â€, nĂ«nvizoi Beqiri, duke shtuar se ShkĂ«ndija synon ta pĂ«rmbyllĂ« me sukses aventurĂ«n evropiane nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«.

Nga ana tjetër, portieri Baboucarr Gaye theksoi se përgatitjet janë fokusuar në detaje dhe në analizën e kundërshtarit.

“AEK-u Ă«shtĂ« njĂ« ekip i mirĂ« me lojtarĂ« cilĂ«sorĂ« dhe duhet tĂ« jemi shumĂ« tĂ« vĂ«mendshĂ«m, jo vetĂ«m unĂ« si portier, por i gjithĂ« ekipi”, tha Gaye, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e punĂ«s sĂ« stafit teknik nĂ« pĂ«rgatitjen e ndeshjes.

Gaye foli edhe pĂ«r qasjen e tij personale para sfidĂ«s nĂ« Qipro, duke theksuar se fokusi Ă«shtĂ« vetĂ«m te detyrat e tij nĂ« fushĂ«. “PĂ«rpiqem tĂ« qĂ«ndroj i qetĂ« dhe i pĂ«rqendruar, tĂ« mbaj portĂ«n tĂ« sigurt dhe tĂ« mbĂ«shtes ekipin nĂ« çdo moment”, u shpreh portieri kuqezi.

Duke folur për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, Beqiri rikujtoi se kjo është përballja e fundit e fazës për të dyja skuadrat dhe se të dy ekipet janë në garë për kualifikim.

“Deri nĂ« ndeshjen e fundit jemi nĂ« luftĂ« pĂ«r diçka tĂ« madhe dhe shpresojmĂ« qĂ« me njĂ« paraqitje tĂ« mirĂ« tĂ« vazhdojmĂ« rrugĂ«timin evropian edhe nĂ« pranverĂ«â€, deklaroi trajneri i ShkĂ«ndijĂ«s.

NĂ« fund, Gaye nĂ«nvizoi se prioriteti mbetet suksesi i ekipit dhe jo statistikat personale. “Nuk mĂ« intereson kush bĂ«n pritjen apo kush bllokon topin nĂ« vijĂ«, rĂ«ndĂ«si ka qĂ« ekipi tĂ« ketĂ« sukses”, tha ai, duke shtuar se objektivi Ă«shtĂ« qĂ« viti tĂ« mbyllet fuqishĂ«m dhe me rezultat pozitiv nĂ« Qipro. Ndeshja AEK Larnaca – ShkĂ«ndija luhet me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/

Lituanezë do ti gjykojnë Shkëndijës në sfidën vendimtare



FutbollistĂ«t e ShkĂ«ndijĂ«s i pret ndeshja e fundit nĂ« fazĂ«n e grupeve tĂ« UEFA LigĂ«s sĂ« KonferencĂ«s, ku nĂ« kuadĂ«r tĂ« xhiros sĂ« gjashtĂ« do tĂ« jenĂ« mysafirĂ« tĂ« AEK Larnaca nĂ« Qipro. KuqezinjtĂ« vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« garĂ« pĂ«r njĂ« vend nĂ« play-off, ndaj synimi kryesor nĂ« stadiumin “AEK Arena” do tĂ« jetĂ« marrja e tĂ« paktĂ«n njĂ« pikĂ«, por pse jo edhe e tre pikĂ«ve tĂ« plota, njofton Telegrafi.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) tashmë ka deleguar zyrtarët e ndeshjeve për këtë xhiro të garave evropiane. Për duelin në Larnaca janë përzgjedhur gjyqtarë nga Lituania.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Manfredas Lukjançukas, ndërsa ndihmës të tij në vijat anësore do të jenë Mirauskas dhe Steponavas. Gjyqtar i katërt është Paulauskas, ndërsa në dhomën VAR përgjegjësi kryesor do të jetë Simenas. Delegat i ndeshjes nga UEFA është Allojzije Shupraha nga Kroacia. /Telegrafi/

Spahiu optimist para AEK-ut: Kemi ende punë për të bërë në Evropë



Shkëndija e Tetovës ndodhet përballë një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit evropian. Të enjten, kuqezinjtë janë mysafirë të AEK Larnaca në Qipro, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Konferencës, duel që mund të përcaktojë vazhdimësinë e ekipit tetovar në arenën ndërkombëtare edhe gjatë pranverës, njofton Telegrafi.

Në prag të kësaj përballjeje vendimtare, optimizëm shpreh edhe Sebastjan Spahiu, i cili po rikthehet gradualisht në formën e tij më të mirë.
“Ndjehem shumĂ« mirĂ«, jo vetĂ«m pĂ«r golin ndaj Slovan BratislavĂ«s, por kam filluar tĂ« ndjehem mirĂ« e mĂ« mirĂ«, pasi e dinĂ« tĂ« gjithĂ« se nuk kam qenĂ« nĂ« fazĂ« pĂ«rgatitore dhe tani e kam marrĂ« veten mirĂ«â€, u shpreh mesfushori kuqezi.

Spahiu, i cili gjatë verës kishte disa alternativa për të vazhduar karrierën në kampionate të tjera, zgjodhi Shkëndijën për shkak të projektit dhe ambicieve të klubit, si në garat vendore ashtu edhe në debutimin historik në fazën kryesore të UEFA Ligës së Konferencës.
“KĂ«to janĂ« ndeshje qĂ« duhen shijuar. PĂ«r kĂ«tĂ« kam ardhur nĂ« fazĂ«n kryesore tĂ« LigĂ«s sĂ« KonferencĂ«s, por edhe pĂ«r grupin. I falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ« çunat pĂ«r mĂ«nyrĂ«n si mĂ« kanĂ« pritur. Po ndjehem shumĂ« mirĂ« kĂ«tu”, tha 26-vjeçari nga Shkodra.

Ai mbetet optimist edhe për vazhdimin e sezonit, duke theksuar se Shkëndija synon rikthimin në garën për titull në pranverë, por pa e lënë pas dore objektivin evropian.
“Sigurisht qĂ« besojmĂ« se do ta pĂ«rmbysim situatĂ«n nĂ« kampionat. NĂ« Shkup Ă«shtĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« na mundin nĂ« LigĂ«n e KonferencĂ«s dhe si ekip ndjehemi shumĂ« mirĂ«â€, pĂ«rfundoi Spahiu.

Skuadra qipriote hyn në këtë përballje si favorite absolute, duke qenë se ende nuk ka pësuar asnjë humbje, ndërsa Shkëndija kërkon rezultat pozitiv ose, në rastin më të keq, të mbajë gjallë shpresat përmes skenarëve të tjerë. Edhe një humbje në Qipro nuk do ta përjashtonte automatikisht ekipin e Jeton Beqirit nga gara, pasi ekzistojnë disa kombinime që mund ta çojnë Shkëndijën në play-off.

Në rast disfate ndaj AEK-ut, kuqezinjtë do të kenë nevojë që Crystal Palace të mposhtë KuPS-in, Zrinjski të mos fitojë ndaj Rapidit, ndërsa Breidablik të mos triumfojë në fushën e liderit Strasbourg. Nëse këto rezultate përputhen, Shkëndija do ta siguronte vazhdimin e rrugëtimit evropian edhe pas fazës së grupeve. Në të kundërtën, shpresat do të zhvendosen te dështimet eventuale të Sigma Olomouc, Universitatea Craiova dhe Lincoln, skuadra që aktualisht ndodhen në pozitat 22, 23 dhe 24, po ashtu me nga 7 pikë.

Xhiroja e fundit e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës do të zhvillohet më 18 dhjetor, datë që mund të përcaktojë fatin evropian të Shkëndijës për këtë sezon. /Telegrafi/

Trajneri i Shkupit, Osmani i zhgënjyer me gjysmësezonin



FC Shkupi po pĂ«rjeton njĂ« nga sezonet mĂ« tĂ« vĂ«shtira nĂ« futbollin elitar tĂ« MaqrdinisĂ« sĂ« Veriut. Ekipi nga Çairi Ă«shtĂ« i bllokuar nĂ« vendin e fundit nĂ« tabelĂ« me vetĂ«m njĂ« pikĂ« tĂ« fituar pas 16 javĂ« tĂ« luajtura, njofton Telegrafi.

Pas përfundimit të gjysmësezonit ka folur trajneri Minas Osmani, i cili ka shprehur hapur dëshpërimin nga situata në klubin që ka katër tituj kampion.

"Për ne si klub, ky gjysmësezon ka qenë zhgënjyes dhe i vështirë. FC Shkupi dhe tifozët tanë nuk e meritojnë këtë situatë. Megjithatë, shpresojmë të fillojmë me energji të re dhe forcë më të madhe për të rikthyer rezultatet dhe krenarinë që ky klub meriton", tha në fillim Minas Osmani, trajneri aktual i Shkupit.

Trajneri Osmani beson se FC Shkupi do të reagojë në merkaton e janarit dhe do të sjellë lojtarë cilësorë për të dalë nga zona e rrezikut.

"Jemi të përqendruar maksimalisht në hapjen e merkatos. Shpresojmë se do të arrijmë të sjellim disa lojtarë cilësorë që do ta forcojnë ekipin në ato fusha ku kemi më shumë nevojë. Sa i përket lojtarëve që kemi tashmë në ekip, do të zhvillojmë biseda individuale me secilin prej tyre dhe së bashku do të vlerësojmë hapat e mëtejshëm."

Minas Osmani thekson se qëllimi kryesor i Shkupit është mbijetesa në futbollin elitar vendas.

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« FC Shkupi tĂ« hyjĂ« nĂ« gjysmĂ«n e dytĂ« tĂ« sezonit sa mĂ« i kompletuar dhe mĂ« konkurrues”, pĂ«rfundoi trajneri Minas Osmani.

FC Shkupi do ta luajë ndeshjen e parë të sezonit pranveror në transfertë, më 15 shkurt 2026, në stadiumin e Makedonija Gj.P. /Telegrafi/

Ja se si mund ta sigurojë Shkëndija kualifikimin në play-off?



Edhe pse para duelit me Slovan Bratislavën Shkëndija konsiderohej autsajdere, gjithçka u përmbys në fushën e lojës. Kuqezinjtë nga Tetova zhvilluan një paraqitje mbresëlënëse dhe dominuese, duke treguar karakter, disiplinë dhe lojë cilësore, që në fund u shpërblye me një fitore të merituar 2-0 dhe ringritje të madhe në garën për pranverën evropiane, njofton Telegrafi.

Futbollistët e Shkëndijës nuk lejuan një tjetër zhgënjim si ai i dy javëve më parë. Me këtë fitore kuqezinjtë u ngjitën në zonën që siguron pranverën evropiane në UEFA Ligën e Konferencës.

TetovarĂ«t, para xhiros sĂ« fundit tĂ« fazĂ«s sĂ« grupeve, renditen nĂ« pozitĂ«n e 21-tĂ« me 7 pikĂ« dhe janĂ« shumĂ« pranĂ« plasmanit nĂ« play-off (pozitat 9–24). PĂ«r tĂ« shmangur çdo lloj dĂ«shtimi, ShkĂ«ndijĂ«s i nevojitet patjetĂ«r fitore nĂ« ndeshjen e fundit nĂ« udhĂ«tim ndaj AEK LarnakĂ«s, ekip qĂ« deri tani nuk ka pĂ«suar humbje. MegjithatĂ«, ekziston mundĂ«sia e kualifikimit edhe nĂ« rast disfate.

NĂ«se kampioni i MaqedonisĂ« sĂ« Veriut humb nĂ« Qipro, pĂ«r tĂ« kaluar nĂ« play-off do tĂ« duhen disa “kalkulime”: Crystal Palace duhet tĂ« mposhtĂ« KuPS-in, Zrinjski tĂ« mos fitojĂ« ndaj Rapidit, ndĂ«rsa Breidablik tĂ« mos triumfojĂ« nĂ« fushĂ«n e liderit Strasbourg.

NĂ«se kĂ«to skenarĂ« realizohen, ShkĂ«ndijĂ«n do ta shohim edhe nĂ« pranverĂ« nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare. Por nĂ«se “plani” nuk shkon si duhet, kuqezinjtĂ« do tĂ« shpresojnĂ« nĂ« gabimet e Sigma Olomouc, Universitatea Craiova dhe Lincolnit, qĂ« ndodhen nĂ« pozitat 22, 23 dhe 24 – gjithashtu me nga 7 pikĂ«.

Xhiroja e fundit e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës do të zhvillohet me 18 dhjetor. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Beqiri: Jam i kënaqur me lojën dhe fitoren, por kërkojmë më shumë



Pas një fitoreje historike që ndezi shpresat e tifozëve, Shkëndija vazhdon rrugëtimin e saj në UEFA Ligën e Konferencës me një paraqitje të jashtëzakonshme në Shkup, njofton Telegrafi.

Pas triumfit të madh ndaj Slovan Bratislavës me rezultat 2:0, në konferencën për shtyp ka folur trajneri Jeton Beqiri, i cili ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës dhe ka dhënë pritshmëritë për kualifikimin në raundin tjetër të garës.

“Ishte njĂ« paraqitje shumĂ« e mirĂ« e skuadrĂ«s sonĂ«. FutbollistĂ«t punuan me shumĂ« seriozitet dhe ndoqĂ«n çdo detyrĂ« qĂ« kishim planifikuar para ndeshjes, pasi kishim bĂ«rĂ« analizĂ« tĂ« stilit tĂ« lojĂ«s sĂ« Slovanit. Jam i kĂ«naqur me lojĂ«n dhe fitoren, por do tĂ« kisha dashur tĂ« shĂ«nonim edhe mĂ« shumĂ« gola, pasi krijuam raste tĂ« pastra,” tha Beqiri.

Trajneri gjithashtu theksoi se Ă«ndrra evropiane nuk Ă«shtĂ« siguruar ende: “Ne ende nuk kemi siguruar pranverĂ«n evropiane, pasi na pret edhe njĂ« ndeshje dhe gjithçka varet nga rezultatet e tjera. Por kam shpresĂ« dhe besoj se skuadra do tĂ« japĂ« maksimumin edhe nĂ« ndeshjen e fundit.”

Ndeshja e fundit e fazĂ«s sĂ« grupeve do tĂ« luhet tĂ« enjten e ardhshme, mĂ« 19 dhjetor, kur ShkĂ«ndija udhĂ«ton nĂ« Qipro pĂ«r t’u pĂ«rballur me AEK LarnakĂ«n, e cila mban pozicionin e tretĂ« nĂ« grup.

Fitorja ndaj Slovan Bratislavës jo vetëm që ngjiti Shkëndijën në zonën e play-off-it, por gjithashtu forcoi pozitat e klubit në UEFA dhe i sjell 400 mijë euro bonus. /Terlegrafi/

Super Shkëndija, triumf i pastër ndaj kampionit të Sllovakisë



Shkëndija ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në UEFA Ligën e Konferencës, duke mposhtur në Shkup gjigantin sllovak Slovan Bratislava me rezultat 2:0. Një skuadër me shumë renome në arenën evropiane dhe me vlerë merkatoje disa fish më të madhe se kuqezinjtë, por që u detyrua të përkulet para kampionit të Maqedonisë. Me këtë triumf, Shkëndija ngjitet në zonën e play-off-it dhe mban gjallë shanset reale për kalimin në fazën tjetër të garës, njofton Telegrafi.

KuqezinjtĂ« e TetovĂ«s zhvilluan njĂ« ndeshje tĂ« fuqishme ndaj njĂ« rivali qĂ« erdhi nĂ« Shkup me shumĂ« mungesa, ndĂ«rsa vetĂ« ShkĂ«ndija e mbyll grupin pa asnjĂ« humbje nĂ« shtĂ«pi: dy fitore dhe njĂ« barazim para publikut tĂ« vet. NĂ« xhiron e fundit, kampionĂ«t udhĂ«tojnĂ« nĂ« Qipro pĂ«r t’u pĂ«rballur me AEK LarnakĂ«n.

Sa i përket lojës, Shkëndija e nisi në mënyrë dominuese duke ushtruar presion të vazhdueshëm, dhe shpërblimi erdhi në pjesën e parë me dy gola. Fillimisht, në minutën e 33-të, pas një goditje nga këndi, Bajriç devijoi topin në rrjetën e vet duke ndezur tribunat. Vetëm pak para pushimit, Ronaldo Webster shpërtheu në kundërsulm, asistoi mrekullisht dhe Sebastian Spahiun, i cili e dërgoi topin në rrjetë për 2:0.


Pjesa e dytë ishte shembullore faktikisht, Shkëndija e menaxhoi ndeshjen në mënyrë perfekte, pa i dhënë asnjë mundësi Slovanit. Skuadra sllovake nuk regjistroi asnjë goditje në portën e Gajës, të gjitha shtatë tentimet shkuan jashtë kornizës.

Raste të njëpasnjëshme kishin Latifi, Krasniqi e Ademi, ku ky i fundit goditi transversalen, që ishte aleat për Slovanin që të mos turpërohet më shumë në Shkup.

Fitorja jo vetëm që forcon pozitat e Shkëndijës në Evropë, por i sjell klubit edhe 400 mijë euro bonus nga UEFA, duke ndikuar njëkohësisht pozitivisht në koeficientin e Maqedonisë në listën evropiane. Një mbrëmje e madhe për kuqezinjtë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Formacioni i Shkëndijës për sfidën vendimtare evropiane ndaj Slovanit



ShkĂ«ndija e TetovĂ«s sonte do tĂ« pĂ«rballet me sllovakĂ«t e Slovan Bratislava nĂ« kuadĂ«r tĂ« javĂ«s sĂ« pestĂ« tĂ« LigĂ«s sĂ« KonferencĂ«s. Ndeshja luhet nĂ« stadiumin Arena “Todor Proeksi me fillim nĂ« ora 18:45, njofton Telegrafi.

Shkëndija mbetet me një fitore, atë ndaj Shelbournit, ndërsa në javën e katërt u mund nga Drita e Gjilanit. Barazim ka marrë vetëm ndaj Polakëve të Jaglielonia që i ka lënë kuqezinjtë me vetëm katër pikë në pozitën e 25.

Takimin do ta drejtojë ekipi i gjyqtarëve nga Islanda. Kryesor do të jetë Ivar Ori Kristjansson, ndërsa asistentë Birker Sigurdarson dhe Gylfi Mar Sigurdsson. Gjyqtari i katërt është Vilhjalmur Torarinsson. Në dhomën e VAR-it do të jenë skocezët Kevin Clancy dhe Grant Irvin.Trajneri Jeton Beqiri për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në portë me Gaye, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Trumci, Fetai, Cake dhe Webster.

Në mesfushë luajnë, Zejnullai, Rmadani dhe Qaka.

Sulmi nuk ka pësuar ndryshime dhe përbëhet nga kapiteni Besart Ibraimi, i cili do të ndihmohet nga shokët e krahut, Liridon Latifi dhe Sebastjan Spahiu.

Në anën tjetër, te Slovan Bratislava trajneri Vladimir Weiss në sulm ka zgjedhur të luajë me lojtarin më në formë i cili është Nino Marcelli.

KF Shkëndija: Gaye, Trumçi, Fetai, Cake, Webster, Zejnullai, Ramadani, Qaka, Spahiu, Latifi dhe Ibraimi.

Slovan Bratislava: Takac, Wimmer, Kashia, Bajric, Sando Cruz, Pokorny, Ibraim, Blackman, Wiess, Mak dhe Marcelli.

/Telegrafi/

Shkëndija në provimin e madh evropian ndaj Slovan Bratislavës



Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e ndeshjes, Shkëndija po hyn në një duel vendimtar për vazhdimin e aventurës në UEFA Ligës së Konferencës. Edhe pse shanset u zvogëluan pas humbjes ndaj Dritës, ato ende ekzistojnë dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën evropiane, kuqezinjtë duhet të kalojnë sfidën e madhe të mbrëmjes, kampionin e Sllovakisë, Slovan Bratislava që nis sonte në ora 18:45, njofton Telegrafi.

Ndonëse në Gjilan Shkëndija dominoi statistikat, një moment pakujdesie i kushtoi ekipit të Jeton Beqirit. Tani në Shkup vjen Slovan Bratislava, një skuadër që së fundmi mposhti edhe Rayo Vallecano dhe ka lojtarë me shumë përvojë. Mes tyre edhe kapiteni 36-vjeçar Vladimir Weiss. Sllovakët megjithatë kanë mungesë të rëndësishme, Tigran Barseghyan që është i dëmtuar, kështu që barra bie mbi krahun e majtë, talentin Nino Marçeli, lojtari më i vlerësuar i ekipit.

Slovani kĂ«tĂ« edicion ka pĂ«suar humbje nga Strasburgu, AZ Alkmari dhe KUPS-i, por ka shĂ«nuar nĂ« shumicĂ«n e ndeshjeve evropiane. ShkĂ«ndija ndĂ«rkohĂ« mbĂ«shtetet te forca tifozĂ«ve, ku fitoi ndaj Shelbourne dhe barazoi me Jagiellonian. Me njĂ« fitore, kuqezinjtĂ« do t’i afroheshin realisht fazĂ«s me eliminim direkt, por edhe barazimi i mban nĂ« garĂ«, por me mĂ« shumĂ« llogari para sfidĂ«s sĂ« fundit nĂ« Qipro.

Sipas parashikimeve statistikore, Shkëndija ka rreth 33% gjasa për të kaluar grupin. Pritet një qasje ofensive që nga fillimi, ndërsa golashënuesi më i mirë evropian i klubit, Besart Ibraimi, me shumë gjasë do të nisë sërish nga banka për shkak të ritmit të lartë të ndeshjeve. /Telegrafi/

Beqiri dhe Ibraimi unanim: ËshtĂ« momenti ta çojmĂ« ShkĂ«ndijĂ«n mĂ« tej nĂ« EvropĂ«



ShkĂ«ndija po i mbyll nĂ« ritĂ«m pĂ«rgatitjet pĂ«r sfidĂ«n e nesĂ«rme ndaj Slovan Bratislavas, ndeshje qĂ« zhvillohet nĂ« kuadĂ«r tĂ« xhiros sĂ« pestĂ« tĂ« UEFA LigĂ«s sĂ« KonferencĂ«s. KuqezinjtĂ« zhvilluan seancĂ«n e fundit stĂ«rvitore, ndĂ«rsa dueli do tĂ« luhet tĂ« enjten nĂ« arenĂ«n “Todor Proeski” me fillim nga ora 18:45, njofton Telegrafi.

Trajneri Jeton Beqiri u shpreh optimist para përballjes, duke theksuar se Shkëndija ka ende gjasa reale për të synuar kualifikimin.
“Mendoj se kjo Ă«shtĂ« mundĂ«sia e parafundit pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar nĂ« garĂ« pĂ«r mesin e 24 skuadrave qĂ« vazhdojnĂ« mĂ« tej. KundĂ«rshtari Ă«shtĂ« shumĂ« cilĂ«sor, vitin e kaluar luajti edhe nĂ« grupet e LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve, por nĂ« Shkup gjithmonĂ« kemi paraqitje pozitive. Shpresoj qĂ« tĂ« shprehemi nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« dhe besoj se kemi tĂ« gjitha mundĂ«sitĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« njĂ« rezultat qĂ« na mban nĂ« lojĂ« deri nĂ« ndeshjen e fundit.”

Beqiri shtoi se pavarësisht mungesës së fatit në dy ndeshjet e fundit, ekipi mbetet plotësisht brenda objektivave.
“Skuadra ka dhĂ«nĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r sesa ka marrĂ«. Por rĂ«ndĂ«si ka qĂ« jemi ende nĂ« garĂ« dhe qĂ« ShkĂ«ndija, nĂ« mes tĂ« dhjetorit, vazhdon tĂ« luajĂ« nĂ« EvropĂ«. Do tĂ« bĂ«jmĂ« maksimumin qĂ« tĂ« sigurojmĂ« rezultate pozitive nĂ« kĂ«to dy ndeshje tĂ« mbetura.”

Edhe kapiteni Besart Ibraimi ndau tĂ« njĂ«jtin entuziazĂ«m para sfidĂ«s.“Kemi shkruar histori kĂ«tĂ« vit dhe tĂ« gjithĂ« jemi tĂ« kĂ«naqur, por nuk duhet tĂ« ndalemi kĂ«tu. NesĂ«r duhet tĂ« japim maksimumin pĂ«r ta fituar ndeshjen dhe pse jo, pĂ«r t’u kualifikuar mĂ« tej. Fakti qĂ« tĂ« gjitha ekipet janĂ« nĂ« pushim, ndĂ«rsa ne luajmĂ« nĂ« EuropĂ«, ndikon, por na jep edhe mĂ« shumĂ« motiv. NĂ« dy ndeshjet e fundit fati nuk ishte me ne, por besoj se me pak mĂ« shumĂ« fat nesĂ«r mund ta marrim rezultatin qĂ« duam.”

Shkëndija synon triumfin e madh për të mbajtur gjallë ëndrrën evropiane në një sezon historik për klubin. /Telegrafi/

Sezon i zi për Shkupin, mbyll sezonin vjeshtor me vetëm një pikë



FC Shkupi po përjeton sezonin më të dobët në historinë e vet, një edicion i errët për klubin emblemë shqiptar që numëron katër tituj kampion, por sot ndodhet në krizën më të thellë që ka përjetuar ndonjëherë, njofton Telegrafi.

Me vetĂ«m njĂ« pikĂ« tĂ« grumbulluar dhe njĂ« formĂ« tĂ« rrĂ«nuar, skuadra nga Çairi u mposht sĂ«rish, kĂ«saj radhe nga Brera Strumica me rezultat 1-3, duke e lĂ«nĂ« ekipin praktikisht me njĂ« kĂ«mbĂ« nĂ« LigĂ«n e DytĂ«.

Ndeshja u luajt në terren neutral në Strugë, aty ku Brera i dha fund serisë negative dhe mori tre pikë të arta. Në pesë ndeshjet e fundit, skuadra nga Strumica kishte katër humbje dhe një barazim, ndaj ky sukses vjen si frymëmarrje për ta para pauzës dimërore.

Brera e siguroi fitoren me dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën. Emrah Makiq shënoi në minutën e 7-të, Zoran Ivanovski në të 17-tën, ndërsa Mile Todorov vulosi rezultatin 0-3 në minutën e 51-të pas një kundërsulmi. Shkupi shënoi golin e vetëm në fund të takimit me kapitenin Erion Shuku, por pa ndikim në fatin e ndeshjes.

Ndërkohë, sot u zhvillua edhe një ndeshje tjetër në Shkup. Sileksi e mbylli vitin me fitore bindëse, duke triumfuar 0-3 në udhëtim te Rabotniçki dhe duke e justifikuar plotësisht rolin e favoritit. Me këto tre pikë, ekipi nga Kratova e mbyllin gjysmësezonin në vendin e katërt me 31 pikë, ndërsa Rabotniçki futet në pauzën dimërore në gjendje alarmante, menjëherë pas Shkupit, me vetëm 7 pikë në tabelë. Kampionati i Maqedonisë do të vazhdojë në muajin shkurt. /Telegrafi/

Shkëndija e fiton derbin shqiptar ndaj Bashkimit



Skuadra e Shkëndija mbylli pjesën e parë të sezonit me fitore dhe hyn e qetë në pauzën dimërore. Në kuadër të javës së 16-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, kampionët në fuqi triumfuan bindshëm si mysafr ndaj Bashkimi në Kumanovë me rezultatin 1:3, duke regjistruar fitoren e 11-të të këtij edicioni. Me këtë sukses, tetovarët e mbyllën sezonin vjeshtor në vendin e tretë me 36 pikë, gjashtë më pak se lideri Vardari. Ndërkohë Bashkimi shënoi humbjen e gjashtë dhe pritet ta përfundojë gjysmën e sezonit në vendin e pestë, njofton Telegrafi.

Ndeshja në Kumanovë nisi furishëm, me dy gola brenda shtatë minutave të para. Mysafirët kaluan të parët në epërsi pas autogolit të Armend Alimit. Por reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, vetëm tri minuta më vonë, Panovski depërtoi bukur në krahun e djathtë dhe asistoi për Aleksovskin, që nga afër e dërgoi topin në rrjetë për 1:1.

Shkëndija kërkoi të rikthente epërsinë dhe dominoi pas golit të pësuar. Rastet u shtuan para portës së Bashkimit, ndërsa Tamba pati mundësinë më të mirë, por goditi jashtë kuadratit. Senegalezi nuk gaboi herën e dytë:,në minutën e 34-t, pas një rasti të shpëtuar në vijën e portës nga Fisnik Zuka ndaj gjuajtjes së Ibraimit, Tamba përfitoi dhe shënoi në portën e boshatisur, duke i çuar miqtë në epërsi 1:2, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.


Edhe në pjesën e dytë, ndonëse pritej reagim më i fortë nga Bashkimi, ishte Shkëndija ajo që mbante kontrollin dhe kërkonte golin e tretë. Momenti kyç erdhi pas zëvendësimeve të trajnerit Beqiri, kur në lojë hyri Fiton Ademi, i cili menjëherë goditi traversën. Por pak minuta më vonë, pas një krosimi të saktë të Liridon Latifit, ishte pikërisht Ademi që u gjend i pari te topi i ardhur në zonë dhe vulosi fitoren e tetovarëve 1:3.

Shkëndija e nis pjesën pranverore më 15 shkurt me duelin kundër Tikveshit, ndërsa Bashkimi në shtëpi do të presë Pelisterin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

❌