❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FMN: Emigrimi i lartë, mungesë besimi te perspektiva ekonomike

Nëse integrimi në BE do të ndodhë pa rritur cilësinë e ekonomisë dhe të vlerës së punës në Shqipëri, emigrimi do të përforcohet më shumë lajmëroi Fondi Monetar e Ndërkombëtar në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë.

Fondi vuri në dukje se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të individëve në Rajon që deklarojnë se kanë gjasa të emigrojnë në dekadën e ardhshme ose që synojnë të largohen brenda 12 muajve.

“Ky nivel i lartĂ« i gatishmĂ«risĂ« pĂ«r emigrim, krahasuar me vendet e tjera tĂ« EuropĂ«s Qendrore dhe Lindore, sugjeron njĂ« mungesĂ« besimi nĂ« perspektivat ekonomike dhe sociale nĂ« vend, si dhe dobĂ«si tĂ« tregut tĂ« punĂ«s pĂ«r tĂ« ofruar mundĂ«si cilĂ«sore dhe tĂ« qĂ«ndrueshme” referoi FMN.

Në të kundërt duke rritur vlerën e punës, integrimi i vendit tonë në BE do të sillte rritje të fortë të prodhimit për frymë dhe ulje të papunësisë, e për rrjedhojë do të zbuste valën e emigrimit, sugjeron Fondi.

Të ardhurat për frymë në Shqipëri janë sa 34% e mesatares së BE-së, një hendek shumë i thellë. Sipas Fondit Shqipëria përveç hendekut në të ardhura shfaq një prapambetje strukturore, që nuk lidhet vetëm me nivelin e investimeve, por edhe me efikasitetin e përdorimit të punës dhe kapitalit.  Kjo tregon se rritja ekonomike ka qenë më tepër e bazuar në faktorë sasiorë sesa në përmirësim real të produktivitetit.

Sipas FMN zhvillimet demografike në vend me emigrim të fortë te të rinjve dhe rënien të forcës së punës janë duke ndikuar negativisht perspektiven ekonomike të vendit.

Shqipëria ka përjetuar një rënie të ndjeshme të popullsisë në moshë pune, çka reflekton tkurrjen demografike dhe emigracionin masiv. Në krahasim me disa vende të tjera të rajonit, rënia popullsisë në Shqipëri është më e theksuar, duke sinjalizuar presion të vazhdueshëm mbi ofertën e punës dhe potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike.

Shqipëria ka prodhim për orë pune dukshëm më të ulët se mesatarja e BE-së dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që informaliteti mbetet i lartë. Edhe pse normat e punësimit dhe pjesëmarrjes në forcën e punës janë përmirësuar në vitet e fundit, ato nuk përkthehen në produktivitet të lartë, ndërsa përqindja e të rinjve as në punë dhe as në shkollë mbetet problematike. Kjo tregon se ekonomia po krijon vende pune, por jo vende pune me vlerë të shtuar të lartë.

Pagat më të larta në vendet e BE-së përbëjnë një faktor të fortë tërheqës, duke qenë se Shqipëria renditet  me nivelin më të ulët të pagave ndër vendet Europiane. Hendeku më i madh i pagave vërehet te punonjësit me arsim të lartë, ku pagat janë mbi trefish më të larta në ekonomitë e avancuara të BE-së dhe bëhen shkak për rritje të emigrimit. Anketat tregojnë se mangësitë në qeverisje dhe në sundimin e ligjit janë gjithashtu ndër nxitësit kryesorë të emigrimit, veçanërisht te punonjësit e kualifikuar.

Analizat e stafit e stafit të FMN tregojnë se një paketë gjithëpërfshirëse reformash që rrit produktivitetin është kyçe për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe zbutjen e efekteve negative të migracionit. Ndërsa përpjekjet e qeverisë për rritjen e pagave përmes rritjeve të përsëritura të pagës minimale mund të ofrojnë lehtësim afatshkurtër, ato nuk janë të qëndrueshme pa rritje përkatëse të produktivitetit./B.Hoxha

The post FMN: Emigrimi i lartë, mungesë besimi te perspektiva ekonomike appeared first on Revista Monitor.

Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit

Anëtarësimi në SEPA pritet të kursejë më shumë se 71 milionë euro në vit në transfertat ndërkombëtare të kryera nga Shqipëria dhe drejt Shqipërisë.

Sipas një studimi nga ekspertë të German Economic Team, GET (ent konsulence i financuar nga Ministria Gjermane për Ekonominë dhe Energjinë), reduktimi i kostove të transfertave ndërkombëtare do të arrijë në 62 milionë euro për pagesat e lidhura me tregtinë e jashtme dhe më shumë se 9 milionë euro për remitancat.

Studimi i ekspertëve të GET llogarit kursimin në kostot dypalëshe të transfertave, pra, jo vetëm ato të dërguesve ose marrësve në Shqipëri, por edhe të palës tjetër, jashtë Shqipërisë.

Studimi ka treguar se për vitin 2024 volumi i të gjitha transaksioneve të tregtisë së jashtme të Shqipërisë me vendet e zonës SEPA (duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, që priten të anëtarësohen së bashku me Shqipërinë), arritën në 15.2 miliardë euro. Kosto e vlerësuar e komisioneve të transfertave ishte sa 0.44% e totalit të tyre, ose 67.1 milionë euro.

Me hyrjen në zonën SEPA, kjo kosto pritet të ulet në 0.03% e volumit të transaksioneve ose rreth 5 milionë euro.

Sipas vlerësimit të GET, nga diferenca potenciale prej 62.1 milionë eurosh, kursimi i palës shqiptare në transaksion është 29.2 milionë euro, ndërsa kursimi i palës jashtë Shqipërisë vlerësohet në 32.9 milionë euro.

Në segmentin e remitancave, studimi vlerëson se volumi i dërgesave nga vendet e zonës SEPA në vitin 2024 ishte 574.4 milionë euro. Kosto e vlerësuar e transaksionit ishte rreth 2.27% e volumit të tyre ose 13 milionë euro. Në skenarin e hyrjes në SEPA, pritet që kostoja e remitancave të ulet në 3.8 milionë euro. Kursimi i pritshëm i vlerësuar nga studimi është rreth 9.2 milionë euro.

Studimi është i mbështetur në vlerësimin e shifrave të vitit 2024, pa marrë parasysh rritjen e pritshme në volumet e tregtisë së jashtme apo të remitancave, që i bën kursimet potenciale nga SEPA edhe më të mëdha.

Përveç efektit direkt, studimi vë në dukje se implikimet e plota ekonomike afatgjata të përfshirjes së SEPA-s ka të ngjarë të shkojnë përtej një uljeje të kostove të pagesave ndërkufitare.

Bashkimi me SEPA-n do të ndikojë pozitivisht në marrjen e fondeve nga Plani i ri i Rritjes së BE-së në afat të mesëm, si edhe do të ndikojë pozitivisht në procesin e pranimit të Shqipërisë në BE në afat të gjatë.

Bashkimi me SEPA-n mund të çojë në rritjen e konkurrencës në tregun vendas të pagesave, duke ulur edhe kostot e transfertave bankare vendase. Një ulje e kostove të transfertave bankare vendase mund të çojë në rritjen e pranimit të metodave të pagesave jo-cash, të cilat nga ana tjetër do të ulnin ndjeshëm kostot për pagesat me vlerë të vogël.

Një rritje e përdorimit ta pagesave në kanalet bankare, sidomos ato dixhitale, do të çonte në më shumë transparencë dhe një ulje të ekonomisë informale.

Gjithashtu, ulja e kostove të dërgimit të remitancave nëpërmjet kanaleve bankare do të çonte në një rritje të përdorimit të kanaleve formale./ E.Shehu

 

The post Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit appeared first on Revista Monitor.

Birra mbeti stok gjatĂ« gjatĂ« sezonit turistik, bie me 11% prodhimi pĂ«r shtator – nĂ«ntor

Prodhuesit vendas ende nuk po arrijnë të ulin stokun e birrës të grumbulluar gjatë stinës së verës, për shkak të pritshmërive për rritje konsumi nga turizmi.

Stoqet e grumbulluar ndikuan nĂ« rĂ«nien e prodhimit pĂ«r muajt shtator – nĂ«ntor 2025. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Doganave pĂ«r kĂ«tĂ« periudhĂ« prodhimi ra me 11% krahasuar me muajt shtator-nĂ«ntor 2024.

Ndërsa për 11-mujorin 2025 sipas të dhënave të Doganave u prodhua një sasi prej  37,7 mln litra birrë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, prodhimi është rritur me 8%,  duke qëndruar në nivelet më të larta pas periudhës së pandemisë së Covid-19.

Për shkak të pritshmërive për shtim të kërkesës gjatë sezonit turistik gjatë muajve të verës operatorët kryesorë pohuan se rritën gati 10% prodhimin, për shkak të parashikimeve optimiste për shtim konsumi nga turizmi.

Rritja më e lartë e prodhimit rezulton se ka qenë në muajin korrik 2025. Sipas të dhënave të Doganave për muajin korrik u prodhuan 6,1 mln litra birra apo 35% më shumë se muaji korrik 2024.

Megjithëse disa nga fabrikat më të mëdha rritën prodhimin në muajt e verës, pas përfundimit të sezonit turistik operatorët raportuan se pjesa më e madhe e birrës u magazinua, pasi rritja e pritshme e konsumit nga turizmi nuk është realizuar.

Operatorët pohuan se për sezonin turistik dominuan turistët low cost , që më tepër konsumonin në ambientet me qira sesa në bare dhe restorante.

Sipas prodhuesve janĂ« edhe disa faktorĂ« tĂ« tjerĂ« ndikojnĂ« nĂ« pengimin e rritjes sĂ« konsumit tĂ« birrĂ«s vendase, qĂ« nga Akciza e aplikuar pĂ«r prodhimin vendas qĂ« prej 2023 Ă«shtĂ« e barabartĂ« me akcizĂ«n e shoqĂ«rive importuese; Çmime konkurruese nga birrat e importit, si pasojĂ« presion konkurrues mbi çmimet; Ulja e konsumit tĂ« pijeve alkoolike nĂ« tĂ«rĂ«si nĂ« ambientet familjare dhe konsumi i tyre kryesisht nĂ« bare dhe restorante, ku çmimet e ofruara janĂ« tĂ« larta (çmimi mesatar pĂ«r shishe 0.33 l ose kanaçe 0.5 l nĂ« dyqan Ă«shtĂ« 80–120 lekĂ«, ndĂ«rsa nĂ« bare dhe restorante 200–350 lekĂ«).

Ndërsa importet e birrës vijojnë të jenë me rënie, e cila nisi që në muajin korrik 2025 sipas të dhënave të Doganave.

Për periudhën janar-nëntor është importuar një sasi prej 51,6 mln litra birrë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s importet kanë rënë 4.3%.

Drejtues të një prej kompanive importuese të birrës në vend pohuan më herët se gjatë muajve të verës hasën rënie të konsumit, e ndikuar nga disa faktorë përfshirë numrin më të ulët të turistëve për sezonin 2025 në raport me sezonin e kaluar, abuzimi me çmimet e shitjes së birrës së importit në zonat bregdetare përgjatë stinës së verës, si dhe me aksionet e nisura nga qeveria në muajt e verës për lirimin e hapësirave publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave që nisi në muajt e verës u shoqërua me heqjen e tendave të shumë bare dhe restoranteve në vend.

Por pavarësisht rënies së tyre dhe shtimit të prodhimit të ndikuara nga tendencat e konsumit, importet vijuan të zënë peshën kryesore të tregut në vend. Për janar -nëntor 2025 pesha e tyre arriti 58% kundrejt peshës prej 42% që zuri prodhimi vendas./ D.Azo

Burimi: Doganat

Burimi: Doganat

The post Birra mbeti stok gjatĂ« gjatĂ« sezonit turistik, bie me 11% prodhimi pĂ«r shtator – nĂ«ntor appeared first on Revista Monitor.

Materialet e ndërtimit u importuan 8.3% më lirë këtë vit

Importet e materialeve të ndërtimit në vlerë pësuan ulje këtë vit, por në sasi ato u rriten për shkak se çmimet e tyre në tregjet ndërkombëtare ishin më të ulëta.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT sasia e materialeve të importuara është rritur lehtë në rreth 1.26 milionë tonë në 11-mujor ose rreth 1.3% më shumë . Kjo tregon se volumi fizik i materialeve ka qenë disi më i lartë.

Në të kundërt, vlera totale ka shënuar rënie të ndjeshme. Ajo ka zbritur nga rreth 111.2 miliardë lekë më 11 mujorin 2024 në 103.3 miliardë lekë këtë vit, me një tkurrje prej afro 7.9 miliardë lekësh, ose 7.1%.

Për rrjedhojë ecuria e çmimit për kilogram, ka pësuar ulje me 8 për qind për periudhën në krahasim. Një kg materiale ndërtimi nga importi në 80.96 lekë këtë 11 mujor nga 88.3 lekë për kilogram që ishte çmimi në 2024.

Ulja prej rreth 7.3 lekësh për njësi, ose 8.3%, tregon një presion të fortë rënës mbi çmimet e materialeve të ndërtimit në tregjet ndërkombëtare.

Kjo ulje e çmimeve të importit nuk u reflektua në tregun e brendshëm pasi të dhënat mbi kostot e ndërtimit tregun se në tremujorin e tretë çmimet e materialeve të ndërtimit në pikat e pakicës ishin ulur vetëm 0.1%.

Çmimet nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« lĂ«ndĂ«ve tĂ« para janĂ« normalizuar pas rritjeve tĂ« forta tĂ« viteve 2021–2023. Materiale si çeliku, çimentoja, alumini apo produktet e tjera bazĂ« tĂ« ndĂ«rtimit kanĂ« pĂ«suar ulje çmimesh nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare, duke u reflektuar drejtpĂ«rdrejt edhe nĂ« çmimet e importit nĂ« ShqipĂ«ri. Kjo ka bĂ«rĂ« qĂ«, edhe me volume mĂ« tĂ« larta, vlera totale tĂ« jetĂ« mĂ« e ulĂ«t.

Nga anën tjetër duket se ka ndryshuar edhe struktura e kërkesës, e cila është zhvendosur drejt materialeve më bazike dhe më pak të kushtueshme. Operatorët e tregut pohojnë se ka rritje të importit të hekurit nga kina, që më parë nuk ishte burim kryesor furnizimi.

Forcimi i lekut ndaj euros gjatë vitit 2025 ka ndikuar në uljen e vlerës në lekë të importeve, edhe kur çmimet në valutë ose sasitë nuk kanë ndryshuar ndjeshëm. Ky efekt i kursit të këmbimit reflektohet drejtpërdrejt në statistikat e tregtisë së jashtme.

Gjithashtu vërehet një ngadalësim i rritjes së kërkesës për materiale për shkak të ritmit më të moderuar të projekteve të reja.

Burimi: INSTAT

The post Materialet e ndërtimit u importuan 8.3% më lirë këtë vit appeared first on Revista Monitor.

Lëndët e para kritike minerare, Shqipëria po harton strategji të dedikuar

Shqipëria po harton një Roarmap (strategji zhvillimi) për lëndët e para kritike në një tentativë për të identifikuar dhe analizuar burimet kombëtare të tyre.

Në strategjinë për zhvillimin e sektorit minerar qeveria nënvizon se procesi për hartimin e këtij dokumenti po udhëhiqet nga Qendra Rajonale e Inovacionit të EIT RawMaterials në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Shërbimin Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) dhe përbën një nga nismat më të rëndësishme strategjike të dekadës.

“Dokumenti synon identifikimin, analizimin dhe vlerĂ«simin e burimeve kombĂ«tare tĂ« CRM-ve, pĂ«rfshirĂ« metalet bazĂ«, ferrometalet dhe mineralet e rralla qĂ« kanĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r teknologjitĂ« e tranzicionit tĂ« gjelbĂ«r, energjinĂ« e rinovueshme, mbrojtjen dhe industrinĂ« digjitale.

“Roadmap”-i shĂ«rben si 17 instrument planifikimi afatgjatĂ« pĂ«r zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« zinxhirit kombĂ«tar tĂ« vlerĂ«s, nga eksplorimi dhe nxjerrja, deri te pĂ«rpunimi, riciklimi dhe integrimi industrial, duke garantuar pĂ«rafrimin me objektivat e Aktit Evropian pĂ«r LĂ«ndĂ«t e Para Kritike (Regullorja (BE) 2024/1252)” thuhet nĂ« strategji.

Më herët një studim i Fondacionit Europian të Trajnimeve, pjesë e Bashkimit Europian mori në analizë kapacitetet e vendeve sa i takon lëndëve të para si një formë koordinimi dhe garancie për Europën dhe zhvillimin e industrisë. Lidhur me Shqipërinë studimi sillte ë vëmendje se Shqipëria ka prodhim të disa prej lënëve të para kritike ku së pari, kobalti, që gjendet në zonat minerare të Pogradecit.

Ky material merr rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r bateritĂ« me litium qĂ« janĂ« pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e makinave elektrike dhe telefonave “smart”. SĂ« dyti, Ă«shtĂ« bakri, me rezerva nĂ« zonĂ«n e LezhĂ«s dhe KukĂ«sit. Bakri ka rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r njĂ« seri sektorĂ«sh nga energjia tek ndĂ«rtimi.

I treti Ă«shtĂ« feldspati qĂ« nĂ« ShqipĂ«ri gjendet nĂ« zonĂ«n e ShkodrĂ«s dhe merr rĂ«ndĂ«si pĂ«r sektorin e qeramikĂ«s, porcelanit, bojĂ«rave. NjĂ« tjetĂ«r material Ă«shtĂ« Nikeli qĂ« nĂ« ShqipĂ«ri gjendet nĂ« KukĂ«s, Devoll, ÇervenakĂ«, PĂ«rrenjas dhe Librazhd si depozita tĂ« klasit C dhe njĂ« depozitĂ« tĂ« klasit B nĂ« Devoll./ N.Maho

 

 

The post Lëndët e para kritike minerare, Shqipëria po harton strategji të dedikuar appeared first on Revista Monitor.

Rritet fuqia e pasaportës së Kosovës, qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 81 vende

Kosova ka shënuar një përparim të dukshëm në Indeksin e Pasaportave Henley, një renditje ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave dhe mundësitë e lëvizshmërisë globale për qytetarët.

Sipas të dhënave të fundit, pasaporta kosovare renditet tani në vendin e 62-të globalisht, duke lejuar qytetarët të udhëtojnë pa vizë në 81 vende të botës.

Ky është një përmirësim krahasuar me vitin 2024, kur pasaporta kosovare ishte në vendin e 68-të.

Matjet e fundit janë kryer më 10 dhjetor 2025, duke reflektuar rezultatet e përpjekjeve diplomatike të Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilat kanë mundësuar lehtësimin e lëvizshmërisë së qytetarëve për qëllime biznesi, arsim dhe turizëm.

Për qytetarët, kjo do të thotë jo vetëm udhëtime më të lehta, por edhe mundësi më të mëdha për investime, shkëmbime studentore dhe promovim të turizmit.

NĂ« kontekst rajonal, Kroacia mbetet lider me njĂ« pasaportĂ« tĂ« fuqishme, duke zĂ«nĂ« vendin e 7-tĂ« globalisht dhe lejuar udhĂ«time pa vizĂ« nĂ« 184 vende, nĂ« tĂ« njĂ«jtin nivel me MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, AustralinĂ« dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo tregon se edhe vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor po bĂ«jnĂ« hapa pĂ«r t’u integruar mĂ« shumĂ« nĂ« skenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare.

Në nivel global, Singapori vazhdon të kryesojë listën me 193 vende të aksesueshme pa vizë, duke ruajtur pozitën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë, falë lidhjeve të forta diplomatike, fuqisë ekonomike dhe politikave të qëndrueshme të jashtme.

Ky përparim i pasaportës së Kosovës konsiderohet një lajm i mirë për qytetarët, duke i mundësuar udhëtime më të lehta dhe zhvillim të mundësive të reja për biznes, arsim dhe turizëm.

 

The post Rritet fuqia e pasaportës së Kosovës, qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 81 vende appeared first on Revista Monitor.

Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

Ndërtimet që janë zhvilluar jashtë lejeve të dhëna por janë të papërfunduara do të duhet që të përfundojnë dhe ndërtuesi do të ketë detyrim për një pjesë të investimit.

Draft “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin 66/2023 “PĂ«r administrimin e objekteve tĂ« konfiskuara si ndĂ«rtime pa lejĂ« me qĂ«llim pĂ«rdorimin e tyre pĂ«r interes publik apo strehim social si dhe zbutjen e pasojave sociale tĂ« shkaktuara” parashikon se nĂ«pĂ«rmjet ekspertit tĂ« kontraktuar, grupi i punĂ«s i dedikuar pĂ«r kĂ«tĂ« proces kryen vlerĂ«simin e pĂ«rshtatjes sĂ« objektit dhe pĂ«rcakton nevojat teknike, urbane, financiare e procedurale tĂ« realizimit tĂ« pĂ«rshtatjes.

Po kështu ky grup propozon formën e zhvillimit më të përshtatshëm në rastin konkret, si dhe harton masat përkatëse për zhvillim, të cilat i propozohet për miratim titullarit të institucionit, i cili më pas ia paraqet ministrit përgjegjës për administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi në rast shitjeje.

“PĂ«r zhvillimin e objekteve me investim tĂ« papĂ«rfunduar, nĂ«pĂ«rmjet ekspertit tĂ« licencuar, Agjencia vlerĂ«son kostot pĂ«r pĂ«rfundimin e punimeve pĂ«r: a) kryerjen e punimeve totale pĂ«r pĂ«rfundimin e objektit, me qĂ«llim vĂ«nien e tij nĂ« funksion; b) kryerjen e punimeve pĂ«r pĂ«rfundimin e tyre nĂ« lidhje me ambientet e pĂ«rbashkĂ«ta; c) kryerjen e punimeve pĂ«r pĂ«rfundimin e ambienteve tĂ« cilat i pĂ«rkasin pronĂ«sisĂ« Shtet” thuhet nĂ« pikĂ«n 2 tĂ« nenit 19/1.

Sipas të njëjtit për çdo objekt, rast pas rasti, duhet të merret parasysh që:

– nĂ« varĂ«si tĂ« objektit tĂ« konfiskuar nga 2-10%, shpenzimet pĂ«r pĂ«rfundimin e punimeve tĂ« pakryera nĂ« objekt kryhen nga subjekti zhvillues/zbatues/mbikĂ«qyrĂ«s/kolaudues, sipas angazhimit tĂ« marrĂ« prej tij nĂ« fazĂ«n fillestare tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« objektit. NĂ«se ai nuk i kryen ato, atĂ«herĂ« procedohet me bllokimin e llogarive bankare dhe pasuritĂ« e tij pĂ«r tĂ« mbuluar shpenzimet.

–  nĂ« rastin kur objekti i konfiskuar nĂ« tejkalim tĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit mbi 10% tĂ« punimeve tĂ« kryera pa leje, nga ana e ekspertit tĂ« licencuar, tĂ« kontraktuar nga AAPSK, pĂ«rcaktohet vlera e nevojshme pĂ«r kryerje e punimeve pĂ«rsa i pĂ«rket ambienteve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta qĂ« duhen realizuar pĂ«r pĂ«rfundimin e objektit.

-c) vlera e nxjerrë nga eksperti i njoftohen subjektit zhvillues/zbatues/mbikëqyrës/kolaudues për kryerje pagese. Në rast mos kryerje të pagesës nga ana e tij, merren masa për bllokimin e llogarive bankare apo aseteve të subjektit zhvillues/zbatues/mbikëqyrës/kolaudues, me qëllim mbulimin e shpenzimeve për kryerjen e punimeve.

“Me marrjen e objektit dhe administrimin e tij nga AAPSK-ja, kjo e fundit merr masat pĂ«r regjistrimin pĂ«rkatĂ«s pranĂ« ASHK-sĂ«. 5. NĂ« rastet e objekteve tĂ« cilat kalojnĂ« nĂ« pronĂ«si/pĂ«rdorim apo pĂ«rgjegjĂ«si administrimi, institucioni pĂ«rfitues realizon procedurat pĂ«r investimin pĂ«rkatĂ«s” thuhet nĂ« fund tĂ« kĂ«tij neni./ N.Maho

 

The post Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish appeared first on Revista Monitor.

Tregu i sigurimeve drejt një viti në rritje dyshifrore

Tregu i sigurimeve është i projektuar drejt një viti në rritje dyshifrore.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto për 11-mujorin janar-nëntor 2025 arritën vlerën e 25.2 miliardë lekëve, në rritje me 10.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e tregut është përmirësuar në krahasim me nivelin prej 7.3% që shënohej në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e çmimit mestar për sigurimin e detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta ka pasur një rol mjaft të rëndësishëm në rritjen më të madhe të tregut.

Statistikat e AMF-së tregojnë se primet e shkruara bruto nga ky produkt u zgjeruan me 13.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pesha e këtij produkti ka arritur në 57.6% të tregut (nga 55.8% një vit më parë), ndërsa sigurimet e detyrueshme motorike në tërësi (duke përfshirë kartonin jeshil dhe policën kufitare) sollën 68.2% të primeve të shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës.

Nisja e aplikimit të sistemit të ri për përcaktimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve ka sjellë një rritje të çmimeve për përdoruesit, në terma mesatarë.

Rregullorja “PĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit” hyri nĂ« fuqi nĂ« fillim tĂ« vitit 2025 dhe parashikon se nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit tĂ« sigurimit, kompanitĂ« duhet tĂ« zbatojnĂ« disa faktorĂ« kryesorĂ« risku, si historiku i dĂ«meve, pĂ«rfshirĂ« edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk Ă«shtĂ« i shĂ«nuar nĂ« policĂ«n e sigurimit; fuqia motorike e mjetit; mosha e tĂ« siguruarit; eksperienca nĂ« drejtimin e mjetit motorik; pĂ«rdorimi i mjetit nga njĂ« subjekt apo nga njĂ« individ; qarku i regjistrimit tĂ« mjetit; vjetĂ«rsia e mjetit.

Klasat e tjera të sigurimit po shfaqin përgjithësisht ecuri të dobët, me përjashtim të sigurimit Kasko të mjeteve tokësore, që është në rritje vjetore me 10.5%.

Ndërkohë, produkti kryesor i sigurimit vullnetar, sigurimi nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore vazhdon të shfaqë një rritje anemike, me 4.3% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimit të Jetës ngelet i vogël në përmasa, por në rritje më të lartë krahasuar me tregun e Jo-Jetës. Shifrat tregojnë një rritje me 13.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregu i sigurimeve të Jetës vazhdon të mbështetet gjerësisht te sigurimi i jetës së debitorit. Ky produkt sjell pothuajse 83% të volumit total të primeve të shkruara bruto. Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare.

Shumica e bankave kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë afatgjatë. Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme dhe janë kusht i detyrueshëm për marrjen e kredisë. / E.Shehu

Burimi: AMF

The post Tregu i sigurimeve drejt një viti në rritje dyshifrore appeared first on Revista Monitor.

FMN: Tregu i pasurive të paluajtshme po mbinxehet, bankat të bëjnë kujdes

Rritja e përshpejtuar e kreditimit nga bankat shqiptare sinjalizon një fazë zgjerimi të ciklit financiar që kërkon vigjilencë, vuri në dukje Fondi Monetar Ndërkombëtare në dokumentin e fundit mbi rishikimin e marrëveshjes me Shqipërinë.

Normat e rritjes së kreditimit ishin dyshifrore në vitet 2023 dhe 2024, me rritje veçanërisht të shpejta në huadhënien për pasuri të paluajtshme. Ndërsa këto prirje mbështesin aktivitetin ekonomik afatshkurtër, ato gjithashtu ngrenë shqetësime për rrezik sistemik ciklik dhe mbinxehje të tregut të pasurive të paluajtshme, njoftoi institucioni financiar ndërkombëtar.

Analiza tregon se sektori bankar shqiptar ka shfaqur përfitueshmëri dhe qëndrueshmëri të fortë. Kthimi mbi aktivet (RoA) dhe kthimi mbi kapitalin (RoE) i bankave shqiptare u pozicionua mbi mesataret e tyre historike në vitet 2023 dhe 2024. Mjaftueshmëria e kapitalit në nivel sistemi mbetet e fortë, me raportin total të kapitalit mbi 19 për qind, dukshëm mbi kërkesën mesatare të përgjithshme për kapital.

FMN vë në dukje se fitimet e larta dhe kapaciteti i mirë i gjenerimit të kapitalit tregojnë se sektori bankar është i aftë të përballojë një rritje modeste të normës bazë të rezervës kundërciklike  pa shkaktuar shtrëngim të tepruar të kreditimit apo rritje të kostove të huadhënies.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se mënyra se si Banka e Shqipërisë vendos sot për shtesën kundërciklike të kapitalit për bankat është tepër e ngurtë dhe reagon me vonesë ndaj problemeve financiare. Sipas FMN-së, metodologjia aktuale është e ndërtuar kryesisht mbi humbjet e realizuara dhe jo mbi sinjale të hershme të stresit financiar që po krijohet në sistem.

Sipas rregullave në fuqi, Banka e Shqipërisë merr vendim për lirimin e shtesës kundërciklike vetëm pasi shfaqen shenja të forta të krizës, si rritja e kredive me probleme, humbje të bankave, gërryerje e kapitalit apo kufizime të kreditimit për shkak të mungesës së kapitalit. FMN thekson se këta tregues shfaqen zakonisht disa muaj pas nisjes së një episodi stresi financiar, çka do të thotë se mbështetja për sektorin bankar vjen relativisht vonë.

Në këtë kontekst, FMN rekomandon që Banka e Shqipërisë të rishikojë metodologjinë dhe ta bëjë atë më fleksibile, në mënyrë që të reagojë më herët kur shfaqen tensione në sistemin financiar.

Shqipëria ka ndërmarrë hapat e parë drejt kësaj mase në vitin 2025, duke vendosur për herë të parë një kërkesë kundërciklike pozitive për kapitalin e bankave, 0.25% nga qershori 2025 dhe 0.5% nga dhjetori 2025.

Dokumenti paralajmëron se rritja e shpejtë e kreditimit, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme, po sinjalizon hyrjen e ekonomisë në një fazë zgjerimi të ciklit financiar. Kredia është rritur me ritme dyshifrore në vitet e fundit, e nxitur nga ndërtimi dhe turizmi.

Në këtë kontekst, FMN vlerëson se një masë kundërciklike e ndërtuar paraprakisht do të shërbente si mekanizëm mbrojtës jo vetëm ndaj rreziqeve të brendshme, por edhe ndaj goditjeve të jashtme, përfshirë luhatjet e kursit të këmbimit dhe përkeqësimin e kushteve financiare ndërkombëtare.

Bazuar nĂ« analiza historike, teste stresi dhe vlerĂ«sim ekspertĂ«sh, FMN sugjeron se njĂ« rezervĂ« sigurie nĂ« intervalin 1–2% tĂ« kapitalit./ B.Hoxha

The post FMN: Tregu i pasurive të paluajtshme po mbinxehet, bankat të bëjnë kujdes appeared first on Revista Monitor.

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe të menduara jo vetëm për dhurata, por për një ndërrim vitesh që kërkon largim nga rutina.

PĂ«r shqiptarĂ«t, modelet e zgjedhjes kĂ«tĂ« vit tregojnĂ« njĂ« kombinim tĂ« qartĂ« midis relaksit tĂ« shpejtĂ«, vizita nĂ« kryeqytete evropiane dhe njĂ« lĂ«vizjeje tĂ« qĂ«llimshme drejt destinacioneve mĂ« tĂ« largĂ«ta dhe luksoze, nga Dubai e deri te Kroacia dhe Mali i Zi, ku oferta e paketave bĂ«het aleati kryesor i familjeve dhe grupeve qĂ« duan njĂ« paketĂ« “tĂ« mbyllur” pa surpriza logjistike.

Shifra të publikuara në faqet e agjencive që punojnë me tregun shqiptar tregojnë se kërkesa për Viti të Ri dhe Krishtlindje mbetet e lidhur ngushtë me paketat e organizuara: udhëtime 3-4 ditore drejt kryeqyteteve të Evropës lindore dhe Perëndimore, që vijnë me çmime nga rreth 345 euro deri në 550 euro për personi dhe oferta më luksoze drejt Lindjes së Mesme që kapin 900 euro për person kur përfshihet edhe fluturimi dhe akomodimi në hotele 4-5 yje. Kjo panoramë e paketave, nga Vjena dhe Barcelona te Parisi dhe Dubai, është e dukshme në katalogët e agjencive shqiptare për fundvitin.

Nga ana e destinacioneve, trendi nuk Ă«shtĂ« njĂ« rikthim i vetĂ«m nĂ« vendet tradicionale. NdĂ«rsa Vjena, Parisi dhe qytetet e mĂ«dha tĂ« EvropĂ«s PerĂ«ndimore mbeten tĂ« preferuara pĂ«r ato qĂ« kĂ«rkojnĂ« tregje tĂ« ndriçuara me tregje tĂ« Krishtlindjeve dhe festa publike tĂ« organizuara, njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e udhĂ«tarĂ«ve shqiptarĂ« po zgjedhin qytete mĂ« tĂ« afĂ«rta por tĂ« ndryshme nĂ« atmosferĂ«: Stambolli mbetet njĂ« destinacion “i dyfishtĂ«â€ i aksesueshĂ«m pĂ«r nga koha e fluturimit dhe i pasur nĂ« ofertĂ« kulturore, ndĂ«rsa destinacionet bregdetare tĂ« Ballkanit si Budva, Kotor apo Dubrovnik po pozicionohen si alternativa tĂ« arsyeshme pĂ«r ata qĂ« duan njĂ« fundvit me mĂ« pak udhĂ«time ajrore dhe mĂ« shumĂ« natyrĂ«, darka tradicionale dhe evente lokale, sipas komunikimeve me agjencitĂ« nĂ« vend.

Tendenca këtë vit

Tendenca e fundit tregon se shqiptarĂ«t po kalojnĂ« nga udhĂ«time relativisht standarde festive drejt pĂ«rvojave unike dimĂ«rore, me njĂ« pjesĂ« nĂ« rritje qĂ« synon jo vetĂ«m shĂ«titjet nĂ« qytete tĂ« bukura, por edhe vendet ku ndjenja e festĂ«s duket tĂ« jetĂ« pjesĂ« e natyrĂ«s sĂ« saj mĂ« autentike, njĂ« trend qĂ« pritet tĂ« forcohet edhe pĂ«r sezonet e ardhshme tĂ« festave. Çmimet pĂ«r paketat drejt Lapland nĂ« periudhĂ«n e festave janĂ« dukshĂ«m mĂ« tĂ« larta sesa njĂ« udhĂ«tim tradicional nĂ« EvropĂ«.

Paketat që përfshijnë fluturimet, akomodimin për disa netë, eksplorimi i zonës dhe darka festive zakonisht fillojnë nga rreth 1,000 euro për person e lart, dhe për paketat më luksoze apo ato me më shumë aktivitete tematike mund të kapin edhe 2,000 euro për person nëse përfshihen edhe netë shtesë, transferta dhe guidë për shikimin e dritave veriore që njihen si Aurora borealis.

KĂ«to shifra i afrohen kostove tipike tĂ« paketave tĂ« plota nĂ« destinacione luksoze si Dubai apo Oman, Singapor, Maldive, por pĂ«r shumĂ« udhĂ«tarĂ« shqiptarĂ« justifikohen nga pĂ«rvoja “magjike” e dimrit arktik qĂ« nuk e gjen nĂ« vendet tradicionale tĂ« qytetit apo plazhit.

Një tjetër tendencë e këtij viti ishte Kajro, sidomos pas reklamimit masiv për hapjen e Muzeut në këtë qytet, i cili konsiderohet muzeu më i madh në botë për një qytetërim të vetëm. Paketat për Egjipt  nisin nga 650 euro personi për akomodime 4 net.

Kosto

Kostoja mesatare e paketave jep edhe njĂ« tregues tĂ« sjelljes sĂ« konsumatorit: pĂ«r njĂ« city break 3-4 netĂ«sh nĂ« njĂ« qytet evropian me fluturim dhe hotel 3-4 yje, çmimet vijojnĂ« tĂ« luhaten rreth 350–550 euro pĂ«r person, ndĂ«rsa paketa tĂ« shkurtuara jashtĂ« EvropĂ«s apo me akomodim mĂ« tĂ« mirĂ« (4-5 yje dhe evente speciale pĂ«r ndĂ«rrim vitesh) mund tĂ« kapin 800–900 euro pĂ«r person.

ShĂ«rbimet “all inclusive” apo paketat drejt destinacioneve si Dubai, qĂ« kĂ«rkojnĂ« edhe fluturim mĂ« tĂ« gjatĂ« dhe shĂ«rbime ekskluzive pĂ«r ndĂ«rrim vitesh, shpjegojnĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« gamĂ«s sĂ« çmimeve.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, oferta mĂ« ekonomike pĂ«r udhĂ«time rajonale, pĂ«r shembull paketa 2-3 ditore nĂ« bregdetin e Malit tĂ« Zi ose njĂ« itinerar Dubrovnik–Budva me autobus dhe hotel me çmime prej rreth 100–200 euro, vijnĂ« si alternativa pĂ«r familjet me buxhete mĂ« tĂ« kufizuara. KĂ«to nivele çmimesh reflektojnĂ« jo vetĂ«m koston e fluturimeve dhe akomodimit, por edhe presionin ndaj shĂ«rbimeve gjatĂ« periudhave tĂ« pikut tĂ« sezonit.

NjĂ« ndryshim i ndjeshĂ«m krahasuar me vitet e para tĂ« paspandemisĂ« shfaqet nĂ« modalitetin e prenotimit: konsumatorĂ«t shqiptarĂ« po kĂ«rkojnĂ« mĂ« shumĂ« paketĂ« “tĂ« mbyllur” me asistencĂ« lokale, guida nĂ« shqip dhe transferime tĂ« sigurta, ndĂ«rsa njĂ« pjesĂ« e udhĂ«timeve tĂ« fundit bĂ«hen me fluturime low-cost tĂ« kombinuara me akomodim tĂ« rezervuar vetĂ« dhe guidĂ« me ndihmĂ« nga Chatgpt-ja.

Oferta të vazhdueshme promocionale nga linjat low-cost dhe shitjet sezonale si Black Friday   kanë ulur koston e fluturimeve për periudha të caktuara, por për periudhën pikë (rreth 24 dhjetorit deri në 2 janar) disponueshmëria e ulët dhe shtesat për bagazhe/transferime shpesh shndërrojnë një biletë të lirë në një shpenzim më të lartë në total.

Efekti Ă«shtĂ« i dyfishtĂ«: disa udhĂ«tarĂ« qĂ« duan tĂ« kursejnĂ« priren tĂ« rezervojnĂ« distanca mĂ« tĂ« afĂ«rta dhe paketa me autobus, ndĂ«rsa ata qĂ« kĂ«rkojnĂ« pĂ«rvojĂ« “festive” me aktivitete tĂ« organizuara zgjedhin paketat mĂ« tĂ« shtrenjta qĂ« pĂ«rfshijnĂ« darkĂ« gala dhe aktivitete speciale.

Luks në rritje

Si pasojë e kombinimit të këtyre faktorëve, agjencitë në kryeqytet tregojnë se pritet që edhe për festa të rritet peshorja e udhëtimeve rajonale dhe e arratisjeve të organizuara për datat 25-26-27-28, pasi raportohet që dita e premte është marrë si leje masivisht, për të përfituar një pushim prej 4 ditësh.

Agjencitë turistike shqiptare po përshkruajnë një sezon ku diversiteti i kërkesës (nga familjarët që duan paketa të sigurta te çiftet që kërkojnë arratisje romantike) do të përcaktojë ofertën: më shumë paketa me guida në shqip, oferta për grupe dhe paketim eventesh të tjera (koncerte, darka speciale).

Lidhur me impaktin ekonomik, rritja e kërkesës sidomos për paketat që përfshijnë fluturim dhe akomodim do të sjellë fluks parash drejt operatorëve turistikë lokalë dhe shërbimeve të lidhura, por do të rrisë edhe presionin mbi disponueshmërinë dhe çmimet gjatë periudhave të pikut.

Për natën e ndërrimit të viteve operatorët raportojnë që shumica e kërkesave janë brenda vendit, ndërsa arratisjet preferohen nga data 1 e në vijim, ku sipas tyre diversiteti i kërkesave nis nga ski në rajon për 250 euro personi, deri në plazh në Maldive apo Dubai për paketa mbi 1300 euro personi./ Deada Hyka

The post Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit? appeared first on Revista Monitor.

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

Kursi i këmbimit Euro-Lek po shfaq tendenca të mëtejshme në rënie gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 96.46 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, në ditët e fundit në treg ka ofertë të shtuar të valutës së huaj, çka përfaqëson një tendencë pak a shumë të zakonshme sezonale. Në veçanti, kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit sjell flukse më të larta të monedhës europiane.

Rënia vjetore e kursit ngelet në nivele më të ulëta krahasuar me vitet e mëparshme. Kundrejt të njëjtës datë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek rezulton në rënie me 2.1%.

Megjithatë, ecuria më e stabilizuar e kursit gjatë këtij viti i detyrohet më shumë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë sesa forcave të tregut.

Nga informacionet e deritanishme, Banka Qendrore ka kryer blerje të mëdha të valutës edhe gjatë vitit 2025. Deri në fund të 9-mujorit, këto blerje kishin vlerën e rreth 800 milionë eurove, ndërsa për vitin 2024 kishte blerë 933 milionë euro të tjera. Në mungesë të ndërhyrjeve të bankës së Shqipërisë kursi i këmbimit të monedhës europiane me siguri do të kishte arritur nivele edhe më të ulëta në raport me Lekun.

NdĂ«rkohĂ«, Banka e ShqipĂ«risĂ« do tĂ« rrisĂ« mĂ« tej blerjet e planifikuara tĂ« valutĂ«s nĂ« tregun e brendshĂ«m pĂ«r vitin 2026. Sipas informacioneve nga Banka Qendrore, ajo synon tĂ« blejĂ« pĂ«rmes ankandeve 330 – 450 milionĂ« euro, me objektiv rritjen e rezervĂ«s valutore. Objektivi i blerjeve Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m krahasuar me projeksionet nĂ« intervalin 270-350 milionĂ« euro tĂ« parashikuar pĂ«r vitin 2025.

Shumat e mësipërme nuk përfshijnë blerjet e mundshme për qëllime të ndërhyrjes në tregun valutor, në funksion të stabilizimit të tregut apo objektivave të politikës monetare.

MegjithatĂ«, Banka e ShqipĂ«risĂ« argumenton se synimi i ndĂ«rhyrjeve tĂ« saj nuk ka Ă«shtĂ« mbrojtja e ndonjĂ« niveli tĂ« caktuar tĂ« kursit tĂ« kĂ«mbimit, por amortizimi i shpejtĂ«sisĂ« sĂ« ndodhjes sĂ« kĂ«tij fenomeni. PĂ«rmbushja e kĂ«tij objektivi u gjykua e dobishme, sepse cektĂ«sia e tregut tĂ« brendshĂ«m valutor ishte premisĂ« pĂ«r njĂ« volatilitet tĂ« shtuar tĂ« kursit dhe – nĂ« raste ekstreme -potencialisht edhe pĂ«r shmangie tĂ« tij nga fondamentet. MegjithatĂ«, sipas BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, kjo ndĂ«rhyrje nuk cenon regjimin valutor tĂ« kursit tĂ« lirĂ« tĂ« aplikuar nĂ« ShqipĂ«ri.

Një ndikim shtesë në forcimin e Lekut edhe këtë vit ka luajtur politika fiskale shtrënguese e qeverisë shqiptare, karakterizuar nga një suficit i gjerë buxhetor. Për 10-mujorin 2025, ky suficit arriti vlerën e pothuajse 49 miliardë lekëve. Siç ka ndodhur rregullisht në vitet e fundit, pritet që deficiti buxhetor të shpenzohet i gjithi në ditët e fundit të dhjetorit. Kjo mund të sjellë një ringritje të përkohshme të kursit të Euros gjatë ditëve në vazhdim.

Burimi: BSH

Burimi: BSH

The post Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit appeared first on Revista Monitor.

Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

Emigracioni është shndërruar në një plagë që sa vjen e thellohet në shoqërinë tonë, por të dhënat e fundit nga Anketa e Posaçme për Emigracionin nga INSTAT tregoi se ka diferenca shumë të forta territoriale, që pasqyrojnë historinë e migracionit.

Në disa qarqe, migracioni shfaqet si një fenomen pothuajse strukturor i jetës familjare.

Berati është më i prekuri me rreth 70% të familjeve që kanë përjetuar emigracionin në një formë ose tjetër, duke qenë qarku me peshën më të lartë në nivel kombëtar. Në këtë zonë, një pjesë e konsiderueshme e familjeve kanë emigrantë të kthyer, çka sugjeron një cikël të plotë migrimi, ku largimi dhe rikthimi janë bërë pjesë e strategjive familjare për mbijetesë dhe përmirësim ekonomik.

Edhe Lezha dhe Vlora paraqesin nivele shumë të larta, me rreth gjysmën e familjeve të prekura nga migracioni, ku në Lezhë spikat veçanërisht prania e emigrantëve aktualë jashtë vendit.

NĂ« qarqe tĂ« tjera si Elbasani, Fieri, DurrĂ«si dhe Korça, migracioni mbetet gjithashtu i pĂ«rhapur, me rreth 35–40% tĂ« familjeve tĂ« pĂ«rfshira. NĂ« kĂ«to zona, raporti mes emigrantĂ«ve jashtĂ« dhe atyre tĂ« kthyer Ă«shtĂ« mĂ« i balancuar, duke reflektuar njĂ« kombinim tĂ« migrimit tĂ« vazhdueshĂ«m dhe rikthimeve graduale, shpesh tĂ« lidhura me moshĂ«n, investimet nĂ« banesa apo hapjen e aktiviteteve tĂ« vogla ekonomike.

Në anën tjetër të spektrit qëndrojnë qarqe si Gjirokastra dhe Kukësi, ku përqindja e familjeve me përvojë emigrimi është dukshëm më e ulët krahasuar me zonat e tjera. Në Gjirokastër, migracioni shfaqet në nivele modeste, ndërsa në Kukës vihet re se pesha kryesore mbetet te emigrantët aktualë jashtë vendit, me më pak raste rikthimi, çka sugjeron një migrim më të zgjatur dhe më pak ciklik.

Tirana dhe Shkodra përfaqësojnë një profil disi të ndryshëm. Në Tiranë, megjithëse emigracioni është i pranishëm, përqindja e familjeve të prekura është më e ulët se në shumë qarqe të tjera, gjë që lidhet me rolin e kryeqytetit si qendër ekonomike dhe magnet për migrim të brendshëm. Në Shkodër, ndërkohë, pesha e emigrantëve jashtë vendit mbetet e ndjeshme, duke reflektuar traditën e gjatë të emigrimit ndërkombëtar nga kjo zonë.

Në disa qarqe emigracioni është bërë një komponent i qëndrueshëm i strukturës familjare dhe ekonomike, ndërsa në të tjera mbetet më i kufizuar ose më i orientuar drejt largimit afatgjatë pa rikthim.

Këto dallime territoriale kanë pasoja të drejtpërdrejta për tregun e punës, zhvillimin lokal dhe politikat publike, veçanërisht në lidhje me kthimin e emigrantëve dhe shfrytëzimin e kapitalit njerëzor që ata sjellin me vete./ B.Hoxha

 

The post Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35% appeared first on Revista Monitor.

FMN: “Paqja Fiskale” minon progresin nĂ« administrimin fiskal

MarrĂ«veshja e “Paqes Fiskale”, e cila ofron anulimin e borxhit dhe rivlerĂ«simin preferencial tĂ« pasqyrave financiare, rrezikon tĂ« minojĂ« progresin e mĂ«parshĂ«m nĂ« administrimin dhe pajtueshmĂ«rinĂ« tatimore, vlerĂ«soi Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tare nĂ« deklaratĂ«n pĂ«rmbyllĂ«se  pas konsultimit e marrĂ«veshjes me ShqipĂ«rinĂ«.

Fondi vlerësoi se, reformat e brendshme në kohë janë thelbësore për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe për të mbyllur boshllëqet reformuese me BE-në.

ÇelĂ«si pĂ«r kĂ«tĂ« do tĂ« jetĂ« ruajtja e amortizatorĂ«ve fiskalĂ« pĂ«rmes mobilizimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« tĂ« ardhurave, ruajtja e stabilitetit tĂ« çmimeve dhe atij financiar pĂ«rmes politikĂ«s monetare fleksibile dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« mĂ«tejshĂ«m tĂ« mjeteve prudenciale, si dhe avancimi i reformave gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se nĂ« kapitalin njerĂ«zor, tregjet e punĂ«s dhe qeverisjen.

Rritja e nxitur nga turizmi dhe perspektivat makroekonomike të Shqipërisë pritet të mbeten të forta. Pas një mesatareje prej 4.3 për qind në periudhën pas pandemisë, PBB-ja reale parashikohet të rritet me 3.5 për qind në vitin 2025, kryesisht e nxitur nga konsumi privat, dhe 3.6 për qind në vitin 2026, duke reflektuar një përshpejtim modest të rritjes në partnerët kryesorë tregtarë të zonës së euros.

Rreziqet për perspektivën janë zhvendosur në rënie për shkak të një mjedisi të jashtëm më të paqëndrueshëm. Tensionet gjeopolitike, përshkallëzimi i masave tregtare, paqëndrueshmëria e çmimeve të mallrave dhe pasiguria e zgjatur mund të ndikojnë te partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë dhe të dobësojnë kërkesën e jashtme.

Nëse qeveria shqiptare nuk tregohet e kujdesshme me shpenzimet publike, vendi përballet me sfida fiskale nga ndryshimet demografike, shpenzimet për mbrojtjen dhe shpenzimet që lidhen me klimën, veçanërisht përtej vitit 2030, lajmëroi FMN.

Për të ruajtur amortizatorët fiskalë, stafi rekomandon reforma të të ardhurave që favorizojnë rritjen, duke përmirësuar shpenzimet tatimore, duke modernizuar sistemet e taksës së pronës dhe duke përmirësuar administrimin tatimor. Këto ndërhyrje duhet të shoqërohen me përmirësime në cilësinë e shpenzimeve dhe transparencën fiskale, argumenton Fondi.

Fondi cilësoi se, Banka e Shqipërisë duhet të jetë e gatshme të reagojë shpejt ndaj kushteve në zhvillim të tregut, ndërsa blerjet e valutave duhet të kufizohen në adresimin e luhatjeve jo-themelore.

Me pritjet për inflacionin dhe inflacionin bazë afër objektivit, norma aktuale e politikës monetare prej 2.5 për qind dhe qëndrimi i politikës monetare afër neutralit janë të përshtatshme.

Megjithatë, BSH-ja duhet të përshtasë shpejt qëndrimin e saj monetar, duke përfshirë edhe nëse efektet e raundit të dytë nga rritja e pagave janë më të forta se sa pritej. Meqenëse mbiçmimi i qëndrueshëm i kursit të këmbimit nxitet kryesisht nga themelet, BSH-ja duhet të lejojë fleksibilitet më të madh dhe të mbështetet në normat e interesit për stabilitetin e çmimeve. Objektivat e linjës së kreditit të subvencionuar nga banka qendrore mund të arrihen më mirë përmes politikave fiskale të synuara dhe duke trajtuar çështjet themelore strukturore.

Dobësitë nga ekspozimet ndaj huamarrësve të mëdhenj, ekspozimet ndaj valutave dhe sovranëve, si dhe rritja e shpejtë e kreditimit për pasuri të paluajtshme kërkojnë monitorim vigjilent dhe hartim politikash proaktive dhe prudenciale.

FMN sugjeroi se nevojiten reforma gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se pĂ«r tĂ« ringjallur produktivitetin dhe pĂ«r tĂ« nxitur konvergjencĂ«n e tĂ« ardhurave me BE-nĂ«. Politikat duhet tĂ« pĂ«rqendrohen nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e aftĂ«sive pĂ«rmes mbulimit mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« trajnimeve dhe cilĂ«sisĂ« sĂ« arsimit, krijimin e vendeve tĂ« punĂ«s me cilĂ«si tĂ« lartĂ«, rritjen e produktivitetit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« firmave dhe pĂ«rmirĂ«simin e mjedisit tĂ« biznesit pĂ«rmes reformave tĂ« mĂ«tejshme tĂ« qeverisjes. Legjislacioni mĂ« i fortĂ« parandalues ​​dhe monitorimi i pĂ«rmirĂ«suar i administratĂ«s publike janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r pĂ«rpjekjet kundĂ«r korrupsionit, ndĂ«rsa pavarĂ«sia operacionale dhe burimet e SPAK-ut duhet tĂ« mbrohen.

The post FMN: “Paqja Fiskale” minon progresin nĂ« administrimin fiskal appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia e varur nga importet, Kosova me 469.9 milionë euro deficit tregtar në nëntor

Deficiti tregtar i Kosovës ka arritur në 469,9 milionë euro gjatë muajit nëntor 2025, duke shënuar një rritje prej 4.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e Statistikave të Tregtisë së Jashtme për muajin nëntor 2025, të cilat tregojnë se deficiti tregtar i Kosovës ka mbetur pothuajse i pandryshuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, deficiti tregtar në nëntor 2025 arriti në 469,9 milionë euro, që paraqet një ndryshim minimal prej 0,0% krahasuar me nëntorin e vitit 2024, kur deficiti ishte 470,0 milionë euro.

Në këtë periudhë, eksporti mbuloi importin me 15,7%. Vlera e eksporteve të mallrave në nëntor 2025 ishte 87,7 milionë euro, ndërsa importet arritën në 557,6 milionë euro.

Krahasuar me një vit më parë, eksportet shënuan rënie prej 9,5%, ndërsa importet ranë për 1,6%.

Në strukturën e eksporteve, peshën më të madhe e kishin metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 20,3%, të pasuara nga produktet minerale (15,4%), plastika dhe goma (11,2%), ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani (11,1%), si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (10,2%).

Partnerët tregtarë kryesorë

Eksportet e Kosovës vazhdojnë të orientohen kryesisht drejt vendeve të rajonit dhe BE-së.

Shqipëria zë vendin e parë me 20.4% të eksporteve,

Zvicra me 10.6%,

Gjermania me 8.3%,

Maqedonia e Veriut me 7.9%.

Nga ana tjetër, importet dominohen nga:

Gjermania me 11.7%,

Turqia me 10.9%,

Serbia me 8.4%,

Kina me 7.2%.

Ndërkohë, importet dominoheshin nga makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 13,3%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 13,1%, produktet minerale me 13,0% dhe mjetet e transportit me 12,4%.

Sa i përket tregtisë me Bashkimin Evropian, eksportet e Kosovës drejt vendeve të BE-së arritën në 26,6 milionë euro, ose 30,3% të eksporteve totale, duke shënuar rënie prej 20,9%.

Partnerët kryesorë të eksportit në BE ishin Gjermania, Italia dhe Holanda.

Importet nga BE-ja kapën vlerën 240,3 milionë euro, apo 43,1% të importeve të përgjithshme, me rënie prej 0,9%.

Eksportet me vendet e CEFTA-s arritën në 42,8 milionë euro, ose 48,8% të eksporteve totale, me rënie prej 6,1%.

Partnerët kryesorë në këtë grup ishin Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.

Ndërkaq, importet nga CEFTA shënuan rritje prej 6,2%, duke arritur në 76,5 milionë euro.

Eksportet drejt vendeve të tjera arritën në 18,3 milionë euro, ose 20,9%, ku Zvicra dhe Turqia ishin partnerët kryesorë. Importet nga këto vende kapën vlerën 240,8 milionë euro, me Turqinë dhe Kinën si burimet kryesore të importit.

ÇfarĂ« eksporton dhe importon Kosova mĂ« shumĂ«?

Eksportet përbëhen kryesisht nga:

Metale bazë dhe artikuj prej tyre (20,3%),

Produkte minerale (15,4%),

Plastika dhe goma (11,2%),

Ushqime të përgatitura, pije dhe duhan (11,1%),

Artikuj të ndryshëm të prodhuar (10,2%),

Makineri dhe pajisje elektrike (6,4%).

Importet dominohen nga pajisjet dhe ushqimet

Në anën tjetër, importet kryesore përbëhen nga:

Makineri dhe pajisje elektrike (13,3%),

Ushqime, pije dhe duhan (13,1%),

Produkte minerale (13,0%),

Mjete transporti (12,4%),

Metale bazë dhe artikuj prej tyre (9,1%)..

 

The post Ekonomia e varur nga importet, Kosova me 469.9 milionë euro deficit tregtar në nëntor appeared first on Revista Monitor.

Furnizimi me ujë në Gjirin e Lalëzit, Ujësjellësi i Durrësit tender për zonat me probleme

Ujësjellësi i Durrësit parashikon që, përmes një investimi rreth 650 mijë euro, të ndërhyjë për përmirësimin e furnizimit me ujë në disa zona me boshllëqe të theksuara në pjesën turistike të Gjirit të Lalëzit.

Procedura e çelur kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« nĂ«nvizon se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« projekt “çelĂ«sa nĂ« dorĂ«â€, i cili pĂ«rfshin tĂ« gjitha fazat, nga projekt-ideja deri te zbatimi i plotĂ«.

“Projekti ‘Furnizimi me ujĂ« i zonĂ«s sĂ« Gjirit tĂ« LalĂ«zit’ Ă«shtĂ« bazuar nĂ« nevojĂ«n pĂ«r sigurimin e njĂ« furnizimi tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« vazhdueshĂ«m me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m pĂ«r popullsinĂ« e zonĂ«s, duke pĂ«rfshirĂ« fshatin FushĂ«-Draç dhe zonat turistike, si dhe nĂ« domosdoshmĂ«rinĂ« pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e kapacitetit dhe funksionalitetit tĂ« rrjetit ekzistues tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit.

Ky projekt synon tĂ« adresojĂ« boshllĂ«qet nĂ« linjat kryesore dhe shpĂ«rndarĂ«se, si dhe tĂ« garantojĂ« presion optimal dhe debit tĂ« mjaftueshĂ«m nĂ« tĂ« gjitha nyjet e rrjetit”, thuhet nĂ« dokumentet e procedurĂ«s.

Po ashtu, specifikohet se për realizimin e projekt-idesë dhe projektit të plotë të zbatimit është parashikuar një periudhë 30-ditore nga data e lidhjes së kontratës, ndërsa afati për kryerjen e punimeve të ndërtimit do të jetë 5 muaj nga data e lirimit të sheshit të ndërtimit.

Në dokumentacionin shoqërues, Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës argumenton se kjo ndërhyrje synon sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm për popullsinë dhe zonat turistike, përmes kompletimit dhe rritjes së kapacitetit të rrjetit ekzistues.

Projekti parashikon pĂ«rmirĂ«simin e eficiencĂ«s dhe menaxhimit tĂ« sistemit, reduktimin e humbjeve, garantimin e sigurisĂ« dhe standardeve tĂ« ujit, si dhe rritjen e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« rrjetit pĂ«r t’u pĂ«rballur me nevoja aktuale dhe zhvillime tĂ« ardhshme urbane e turistike.

The post Furnizimi me ujë në Gjirin e Lalëzit, Ujësjellësi i Durrësit tender për zonat me probleme appeared first on Revista Monitor.

“Bllofi” i turistĂ«ve, nuk nxitĂ«n konsumin nĂ« verĂ«, u rrit me vetĂ«m 1.25% nĂ« T III

Me turisttët që sa vijnë e bëhen më koprracë dhe popullsinë vendase që është tkurrur për shkak të emigracionit, bizneset vendase ankohen për konsum të dobët edhe në kulmin e sezonit të verës, çka bëri që shumë mallrat tu mbeteshin stok.

Ky perceptim i tyre tashmë konfirmohet dhe nga të dhënat e INSTAT.

Turizmi “zhgĂ«njen” nĂ« konsum, kompanive u mbeten produktet stok

Sipas INSTAT Konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 1,25 %, në tremujorin e tretë 2025, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në kontrast, konsumi final i qeverisë u rrit me 7,72 %.

Shifrat e INSTAT japin një panoramë krejt të ndryshme nga të dhënat e publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë për shpenzimet e të huajve në Shqipëri, sipas bilancit të pagesave.

Sipas bankës së Shqipërisë në tremujorin e tretë të vitit, të huajt që vijnë në Shqipëri për turizëm, apo qëllime të tjera shpenzuan një rekord prej 2.3 miliardë eurosh, me një rritje prej 21.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për periudhën janar-shtator, shpenzimet e të huajve në Shqipëri kanë arritur rekordin e 4.4 miliardë eurove, duke u rritur me 14.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

Shifrat e rritjes së ndjeshme të publikuara nga Banka e Shqipërisë nuk janë në linjë me deklarimet e operatorëve turistikë, që thonë se turistët që vijnë në Shqipëri po shpenzojnë gjithnjë e më pak, apo me kompanitë e mëdha shpërndarëse dhe prodhuese që thanë se u mbeti malli stok për shkak se prodhuan shumë në pritje të konsumit të lartë nga turizmi, por u zhgënjyen.

Turistë koprracë, vijnë më shumë, por shpenzojnë më pak

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë prodhimi i brendshëm bruto i vendit u rrit me 3.75%, por të dhënat e detajuara tregojnë që ekonomia reale, pra bizneset, ndikuan vetëm në 34% të kësaj performance, ndërsa efekti tjetër erdhi nga administrata publike dhe taksat neto.

Kjo ecuri e dobët e bizneseve shpjegon dhe rritjen minimale të konsumit në një periudhë kur supozohet që ekonomia merr një stimul për shkak të shtimit të lëvizjeve në sezonin e verës dhe të turistëve.

Burimi: Instat

The post “Bllofi” i turistĂ«ve, nuk nxitĂ«n konsumin nĂ« verĂ«, u rrit me vetĂ«m 1.25% nĂ« T III appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia rritet me 3.75% në TIII, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na shpëtojnë pagat në shtet

Ndonëse ekonomia ka përshpejtuar lehtë ritmet e rritjes në tremujorin e tretë të këtij viti, të dhënat e INSTAT tregojnë se sërish, ashtu si në 2024-n përmirësimi ka ardhur nga efekti i administratës publike, përmes rritjes së pagave në shtet dhe nga taksat neto mbi produktet.

Sektorët e tjerë tradicionale që kanë mbështetur rritjen janë tregtia e akomidimi, të lidhur me turizmin, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Bujqësia dhe industria vijojnë të jenë në territor negative.

Sipas njoftimit të INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e tretë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,75 %, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2024.

E matur sipas sektorĂ«ve, ekonomia reale Ă«shtĂ« rritur vetĂ«m me 1.31%, ndĂ«rsa kontributi tjetĂ«r ka ardhur nga “Administrata publike, Arsimi dhe ShĂ«ndetĂ«sia” me +1,68 pikĂ« pĂ«rqindje dhe Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +0,76 pikĂ« pĂ«rqindje. Si rrjedhojĂ«, sipĂ«rmarrja private ka sjellĂ« vetĂ«m 35% tĂ« rritjes ekonomike nĂ« 9 mujorin 2025, duke pasur njĂ« tendencĂ« tĂ« pĂ«rkeqĂ«suar nga 2024-a, kur kontributi ishte 49%.

 

“Rikthim nĂ« socializĂ«m”; Bie biznesi, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« 30 vjet, shteti po mban nĂ« kĂ«mbĂ« ekonominĂ«

 

Sipas INSTAT, Kontributi sipas aktiviteteve ekonomike në tremujorin e tretë 2025 paraqitet si më poshtë:

“Administrata publike, Arsimi dhe ShĂ«ndetĂ«sia” me +1,68 pikĂ« pĂ«rqindje, “Tregti, Transport, Akomodim dhe ShĂ«rbim ushqimor” me +0,62 pikĂ« pĂ«rqindje, “Aktivitete tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme” me +0,50 pikĂ« pĂ«rqindje, “NdĂ«rtimi” me +0,48 pikĂ« pĂ«rqindje, “Aktivitete profesionale dhe ShĂ«rbime administrative” me +0,15 pikĂ« pĂ«rqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me +0,21 pikĂ« pĂ«rqindje, “Arte, argĂ«tim dhe çlodhje; aktivitete tĂ« tjera shĂ«rbimi” me +0,08 pikĂ« pĂ«rqindje, dhe “Aktivitete Financiare dhe tĂ« Sigurimit” me +0,01 pikĂ« pĂ«rqindje.

Aktiviteti “Industri, Energji dhe Uji” kontribuoi me -0,48 pikĂ« pĂ«rqindje dhe “BujqĂ«si, Pyje dhe Peshkim” kontribuoi me -0,26 pikĂ« pĂ«rqindje dhe “Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +0,76 pikĂ« pĂ«rqindje.

Ecuria e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, paraqitet si më poshtë:

“Administratra Publike, Arsimi dhe ShĂ«ndetĂ«sisia” shĂ«noi rritje prej 15,04 %, i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri tĂ«

Paluajtshme” me njĂ« rritje prej 10,55 %. Grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” shĂ«noi rritje prej 10,40 %,

aktiviteti i “NdĂ«rtimit” shĂ«noi njĂ« rritje prej 4,75 %, grupi i aktiviteteve “Arte, argĂ«tim dhe çlodhje dhe aktivitete tĂ« tjera shĂ«rbimi” shĂ«noi rritje prej 4,13 %, grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe ShĂ«rbim ushqimor” shĂ«noi njĂ« rritje prej 2,62 %. Grupi “Aktivitete profesionale dhe ShĂ«rbime administrative” shĂ«noi rritje me 2,11 %, dhe grupi “Aktivitete Financiare dhe tĂ« Sigurimit” shĂ«noi njĂ« rritje prej 0,65 %.

Grupi i aktiviteteve “Industri, Energji dhe UjĂ«â€ shĂ«nuan rĂ«nie prej 4,75 % dhe “BujqĂ«si, Pyje dhe Peshkim” u ul me 1,73 %.

Taksat Neto mbi produktet u rritën me 5,39 %.

Treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht, në tremujorin e tretë 2025, krahasuar me tremujorin paraardhës, vlerësohet me rritje prej 1,09 %.

Me rritje pozitive u vlerĂ«suan: grupi “Arte, argĂ«tim dhe çlodhje, aktivitete tĂ« tjera shĂ«rbimi” me 5,15 %, grupi i “Aktivitetit Financiar dhe i Sigurimit” me 5,13 %, grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” me 4,31 %, “Aktivitete profesionale dhe ShĂ«rbime administrative” me 4,28 %, grupi “Aktiviteti i AdministratĂ«s Publike, Arsimit dhe ShĂ«ndetĂ«sisĂ«â€ me 3,64 %, grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe ShĂ«rbim ushqimor” me 0,87 % dhe grupi “Aktiviteti i Pasurive tĂ« Paluajtshme” me 1,49 %.

NdĂ«rsa, me rĂ«nie u vlerĂ«suan: “Aktiviteti i IndustrisĂ«, EnergjisĂ« dhe Ujit” me 5,11 %, “Aktiviteti i NdĂ«rtimit” me 1,90 %, dhe grupi “BujqĂ«si, Pyjeve dhe Peshkim” me 0,51 %.

“Taksat Neto” mbi produktet shĂ«nuan rritje me 3,26 %.

“Bllofi” i turistĂ«ve, nuk nxitĂ«n konsumin nĂ« verĂ«, u rrit me vetĂ«m 1.25% nĂ« T III

 

The post Ekonomia rritet me 3.75% në TIII, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na shpëtojnë pagat në shtet appeared first on Revista Monitor.

Yield-et e bonove 12-mujore bien përsëri, prekin minimum të ri që nga maji 2022

Yield-i i bonove 12-mujore pësoi një rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve zbriti në 2.44%, nga 2.49% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Nga 6 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, shuma totale e kërkuar nga investitorët në ankand arriti në afërsisht 7 miliardë lekë. Pro rata apo pjesa e pranuar e kërkesave konkurruese të pranuara rezultoi 41.17%.

Yield-i i bonove 12-mujore ka prekur nivelin më të ulët që prej majit të vitit 2022. Madje, në raport me normën normën bazë të interesit, spread-i bonove ka prekur një minimum historik, me 0.06 pikë përqindje poshtë këtij treguesi.

Edhe ankandet e fundit të vitit po konfirmojnë tendencën për yield-e shumë të ulëta të titujve afatshkurtër të qeverisë shqiptare. Yield-et e ulëta mund të shpjegohen me gjendjen e lartë të likuiditetit në treg, uljen e primeve të rrezikut dhe reduktimin e kërkesës së qeverisë për borxh në tregun e brendshëm financiar.

Shuma e programuar pĂ«r t’u financuar nĂ« tregun e brendshĂ«m, (duke pĂ«rfshirĂ« edhe rifinancimet e instrumenteve tĂ« maturuar) nĂ« tremujorin e fundit tĂ« kĂ«tij viti ishte nĂ« ulje me 3.4% krahasuar me tremujorin e tretĂ« dhe me 4.6% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Edhe projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një nivel relativisht të ulët huamarrjeje, ndërsa Banka e Shqipërisë në opinionin e saj për këtë projektbuxhet shprehet se fokusimi i huamarrjes në tregun e brendshëm ndihmon në reduktimin e ekspozimit të buxhetit të shtetit ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, ndërkohë që është i mbështetur edhe me kushtet e mira financiare në tregun vendas.

Vlera e pĂ«rgjithshme e huamarrjes sĂ« re tĂ« parashikuar pĂ«r t’u financuar nĂ« tregun e brendshĂ«m do tĂ« jetĂ« 45 miliardĂ« lekĂ«, vlerĂ« kjo 10% mĂ« e ulĂ«t krahasuar me atĂ« tĂ« parashikuar nĂ« buxhetin e vitit 2025.

Rënia e yield-eve të bonove, sidomos të atyre 12-mujore, ndikon direkt edhe në normat e interesit të kredisë për sektorin privat të ekonomisë. Duke qenë se kreditë afatgjata në monedhën vendase janë të ndërtuara zakonisht mbi ecurinë e bonove 12-mujore, plus një marzh fiks interesi, rënia e yield-eve reflektohet edhe në norma më të ulëta të interesit të kredive.

Kreditimi i ekonomisë ka vijuar me ritme të larta edhe këtë vit, i mbështetur sidomos nga kreditimi i individëve, si për qëllime, konsumi, ashtu edhe për blerjen e pasurive të paluajtshme. Normat relativisht të ulëta të interesit janë një faktor që po mbështesin kreditimin me ritme të shpejta të ekonomisë. / E,Shehu

Burimi: BSH

The post Yield-et e bonove 12-mujore bien përsëri, prekin minimum të ri që nga maji 2022 appeared first on Revista Monitor.

50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për pagën mediane në tremujorin e tretë.

Mediana e pagës është niveli i pagës që ndan punëmarrësit në dy grupe të barabarta, ku 50% e të punësuarve paguhen më pak se kjo vlerë dhe 50% më shumë. Ndryshe nga paga mesatare, e cila llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve, mediana nuk ndikohet nga pagat shumë të larta ose shumë të ulëta.

Paga mediane është më përfaqësuese për pagën tipike që merr shumica e punonjësve, veçanërisht në ekonomi si e jona ku ekzistojnë diferenca të mëdha mes pagave.

Sipas të dhënave të INSTAT ka një diferencë të fortë mes pagës mediane dhe pagës mesatare. Paga mesatare mujore ishte rreth 83,300 lekë në tremujorin e tretë ose 31% më e lartë se paga mediane.

Sipas tabelës, mediana e pagës mujore bruto ka ndjekur një rritje të qëndrueshme për shkak të rritjes së pagës minimale. Në fillim të vitit 2021 ajo arrinte në 40,605 lekë, duke reflektuar rritje graduale të të ardhurave, por edhe efektet e inflacionit dhe ndryshimeve strukturore në tregun e punës.

Nga viti 2021 në 2022, mediana vijon të rritet nga 40,810 lekë në mbi 46,233 lekë, me një stabilizim të përkohshëm gjatë tremujorëve të vitit 2022. Rritja u bë e dukshme në vitin 2023, ku mediana kalon nga 49,600 lekë në tremujorin e parë, në 52,880 lekë në tremujorin e tretë.

NĂ« vitin 2024, mediana rritet mĂ« tej, nga 55,200 lekĂ« nĂ« 58,000 lekĂ«, ndĂ«rsa nĂ« vitin 2025 arrin nĂ« mbi 63,000–63,456 lekĂ«, duke treguar njĂ« pĂ«rshpejtim tĂ« ritmit tĂ« rritjes sĂ« pagave nĂ« segmentin e mesĂ«m dhe sidomos nĂ« administratĂ«n publike.

Nëse paga mesatare rritet për shkak të rritjes së fortë të pagave të një grupi të vogël (p.sh. menaxherë, sektorë të paguar mirë) shumica e punonjësve nuk përfitojnë. Ndërsa rritja e medianës tregon se përfitimet po prekin realisht pjesën qendrore të punonjësve.

Teksa pagat po rriten fuqia blerëse sidomos në qytete është përkeqësuar nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve të qirave dhe të ushqimeve. Për herë të parë në vitin 2024 Shqipëria kishte çmimet mesatare për ushqimet më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post 50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj appeared first on Revista Monitor.

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Turizmi ka vijuar të ketë një ecuri pozitive edhe gjatë muajit nëntor edhe pse me ritëm më të ngadaltë si efekt i kohës.

Kosova mbetet vendi kryesor nga erdhën vizitorët gjatë këtij muaji. Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve treguan se 39 për qind e totalit të hyrjeve ishin shqiptarë të Kosovës.

Në muajin e 11 të vitit hynë në vend 245 mijë shtetas nga Kosova teksa një vit më parë 6.4 për qind më pak. Pas Kosovës, Italia mbajti peshën e dytë më të madhe me mbi 79 mijë vizitorë me një rritje me 7.7 për qind në raport me një vit më parë.

Hyrjet nga Greqia ishin mbi 52 mijë gjatë nëntorit me një rritje prej 5.7 për qind në raport me nëntorin 2024, ndërkohë që grekët zënë një peshë prej 8.3 për qind ndaj totalit. Këtë peshë mbajnë edhe hyrjet nga Maqedonia e Veriut që në nëntor ishin 52 mijë.

Grupe të tjera me rritje janë gjermanët me 9.5 për qind, spanjollët me 38 për qind, Izraeli me gati 5 herë më shumë se një vit më shumë së nëntori i një viti më parë.

Turoperatorët konfirmojë se ka një tendencë në rritje të të huajve për turet kulturore diçka që është nxitur nga linjat me kosto të ulët të fluturimeve por edhe fluturime direkte të dedikuara siç ishte rasti me Izraelin që ishte menduar si një linjë sezonale por u shty përtej verës.

Ecuria e 11 mujorit

Në fund të nëntorit numri i të huajve që hynë në Shqipëri shënoi shifrën 11.7 milionë me një rritje 6.6 për qind në raport me 11 mujorin 2024. Tuoperatorët kishin pritshmërinë për një rritje të moderuar këtë vit ashtu sikurse rezultoi duke nënvizuar se e njëjta tendencë pritet të jetë dhe vitin e ardhshëm.

Ndër grupet që kanë mbajtur peshën kryesore të vizitorëve dominon turizmi patriotik ku hyrjet nga Kosova shënuan 4.4 milionë me një rritje5.2 për qind në raport me 11 mujorin e një viti më parë. Kosova mbajti 37.4 për qind të peshës në totalin e vizitorëve dhe pas saj Italia me 10.1 për qind të këtij totali.

Italianët vijojnë të frekuentojnë Shqipërinë edhe pse më shumë të shpërndarë përgjatë gjithë vitit dhe më pak në sezonin veror ndryshe nga tendenca e dy viteve më parë. Rritja e çmimeve në bregdet i ka bërë që fqinjët të mos ta shohin më si ekonomik pushimin e verës në Shqipëri por të preferojnë kryeqytetin për jetën dinamike të natës dhe qytetet e tjerë për kulinarinë dhe koston e ulët të akomodimit.

Në rritje këtë vit kanë qenë edhe hyrjet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi por edhe ato nga Greqia.

Gjermanët shënuan një rritje me 21 për qind në raport me 11 mujorin 2024 ndërkohë që Franca një rritje me 35 për qind. Të dy këto grupe tashmë po vendosen me kontrata garancie ku të fundit ishin francezët në Golem për vitin e ardhshëm.

Polonia shënoi rënie këtë vit me 8.6 për qind në raport me 11 mujorin 2024 ku sipas turoperatorëve kjo lidhet me shumë me një ulje të vizitorëve që vijnë individualisht teksa kontratat me garanci janë respektuar dhe kanë qenë në nivele më të larta. Në rënie ishin edhe spanjollët me 2.7 për qind.

Çekia e cila gjithashtu vjen me kontrata garancie nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« saj shĂ«noi rritje 6 pĂ«r qind kĂ«tĂ« 11 mujor nĂ« raport me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« 2024./ N.Maho

The post Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët appeared first on Revista Monitor.

❌