Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Premier League/ Burnley i Brojës ndal United, City bën tjetër hap fals

Manchester United nuk arriti të kthehej te fitorja as në transfertën ndaj Burnleyt, duke u ndalur në një barazim 2-2 që lë shije të hidhur për “Djajtë e Kuq”. Skuadra e drejtuar nga Darren Fletcher, në rolin e trajnerit të përkohshëm deri në emërimin e pasuesit të Amorim, u detyrua të përmbyste rezultatin pasi Burnley kaloi i pari në avantazh. United reagoi mirë dhe për disa minuta dha…

Source

Interi mund Parmën dhe blindon kreun e tabelës

Interi ka shfrytëzuar në maksimum ndalesën e Napolit, duke marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Parmës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit. Nën një mjegull të dendur në “Tardini”, zikaltërit treguan pjekuri dhe konkretësi, duke dalë me tri pikë të arta. Christian Chivu, i rikthyer si kundërshtar në stadiumin ku u formua si futbollist në elitë…

Source

Barcelona mund me manita Bilbaon dhe shkon në finalen e Superkupës

Barcelona e Hansi Flick ka prerë biletën për në finalen e Superkupës së Spanjës, duke dhuruar spektakël 5-0 nsaj Athletic Bilbaos. Një ndeshje pa shumë histori, e mbyllur praktikisht brenda 38 minutave të para, ku katalanasit treguan forcë, ritëm dhe cilësi të lartë loje. Edhe pse Lamine Yamal e nisi takimin nga stoli, Barcelona hyri në fushë “zjarr”. U deshën vetëm 22 minuta që Ferran Torres…

Source

Nga 0-2 në 2-2, Napoli shmang humbjen ndaj Veronës

Java e 19-të e kampionatit sjell një ndalesë të papritur për Napolin, që në transfertë ndaj Veronës shmang humbjen vetëm në minutat e fundit, 2-2. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte rrezikon të përsërisë skenarin e hidhur me të cilin ishte hapur sezoni i kaluar, duke zhvilluar një pjesë të parë për t’u harruar. Të zotët e shtëpisë e nisin fuqishëm dhe në minutën e 16-të kalojnë në avantazh me…

Source

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët Zabaleta dhe Dorival rinovojnë kontratat me FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo), si edhe me dy zëvendëstrajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar. Kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik…

Source

Allegri jep leksione: Në futboll rëndësi në fund ka vetëm rezultati!

Në prag të ndeshjes kundër Genoa, Massimiliano Allegri ka ndarë filozofinë e tij mbi rolin e trajnerit dhe mënyrën se si ndërtohet suksesi në futboll. Tekniku italian theksoi se gjatë fillimeve të karrierës së tij është përpjekur të mësojë nga trajnerët më të mëdhenj, por me kalimin e kohës ka kuptuar se nuk ekziston një recetë universale për të fituar. “Sikur të kishte vetëm një metodë…

Source

“Abissnet Superiore” / Dinamo ekipi me sulmin më të mirë, Egnatia dhe Elbasani kanë pësuar më pak

Java e 18-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2025, ndërsa kampionati do të rikthehet të mërkurën, më 14 janar, me ndeshjet e javës së 19-të. Kampionatin e kryeson Egnatia me 37 pikë, por skuadra me sulmin më të mirë deri në këtë fazë është Dinamo City, e cila ka realizuar 27 gola, tre më shumë se Vllaznia dhe katër më shumë se Egnatia. Dejvi Bregu është golashënuesi më i mirë i…

Source

Skandal në Turqi/ 104 agjentë futbolli pezullohen për baste ilegale

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka njoftuar një masë të paprecedentë në kuadër të hetimeve për bastet ilegale. Përmes një komunikate zyrtare, TFF bëri të ditur se ka dërguar për gjykim pranë Komitetit Disiplinor të Futbollit Profesional (PFDK) plot 104 agjentë futbollistësh, të dyshuar për shkelje të rregullave që lidhen me aktivitetet e basteve. Sipas hetimeve federale…

Source

Van Dijk i shpall “luftë” Arsenalit: Një betejë që do e përballojmë me entuziazëm!

Liverpooli po përgatitet për një nga përballjet më të shumëpritura të sezonit. Mbrëmjen e së nesërmes, “The Reds” do të udhëtojnë drejt Londrës për t’u përballur me Arsenalin, kryesuesin aktual të Premier League, në një ndeshje që për skuadrën e Jurgen Kloppit ka shijen e shansit të fundit për të mbajtur gjallë shpresat për një rikuperim në garën për titull. Kampionët në fuqi janë të vetëdijshëm…

Source

Mbrëmë i shënoi 3 gola, Juventus kërkon portierin e Kombëtares së Kosovës

Arijanet Muric përfundon në orbitën e skuadrës së Juventusit. Portieri i Kombëtares së Kosovës, aktualisht i huazuar te Sassuolo nga Ipsëich, po tërheq vëmendjen e klubit bardhezi falë paraqitjeve të shkëlqyera në Serie A. Muric, 27 vjeç, u transferua te Ipsëich në vitin 2024 nga Burnley për rreth 8 milionë paund, por këtë sezon po luan në Itali, ku ka kontribuar ndjeshëm në ngjitjen e Sassuolos…

Source

Trajneri Rosenior e nis keq aventurën tek Chelsea, gjobitet sapo shkel në Londër

Aventura e Liam Rosenior në Premier League nuk ka filluar ende zyrtarisht, por trajneri i ri i Chelsea-t është përballur që në start me një problem të papritur. Tekniku anglez është dënuar me një gjobë të konsiderueshme për tejkalim të shpejtësisë, një shkelje e kryer verën e kaluar, përpara nisjes së sezonit dhe rikthimit të tij në Angli. Rosenior u ndalua më 7 korrik në zonën e Derbyshire për…

Source

Inter dhe Napoli duel në distancë për kreun, sfidojnë sot Parmën dhe Veronën

Mesjava në Serie A hyn në fazën më të nxehtë, me Napolin dhe Interin që përballen në distancë për vendin e parë në renditje. Skuadra e Antonio Contes pret Veronën në “Maradona” në orën 18:30, me synimin për të marrë tri pikët dhe për të ushtruar presion ndaj Interit, që luan më vonë, në orën 20:45, në transfertë ndaj Parmës. Për Conten, sfida me Veronën ka rëndësi të dyfishtë…

Source

3 ish-legjenda në garë për të marrë drejtimin e United

Manchester United është në kërkim të trajnerit pas largimit të Amorim. Ole Gunnar Solskjaer është sërish një nga emrat më të përfolur për stolin e Djajve. Ish-sulmuesi norvegjez, që drejtoi “Djajtë e Kuq” në periudhën 2018–2021, ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në “Old Trafford”, ndërsa drejtuesit e klubit po e shqyrtojnë seriozisht kandidaturën e tij. Pas largimit të Ruben Amorim…

Source

Guardiola “qetëson” Interin: Nuk e rikthejmë Akanjin në janar

Manchester City do të jetë i detyruar të ndërhyjë në merkato për të përforcuar repartin mbrojtës, por Josep Guardiola ka bërë të qartë se klubi anglez nuk do të ndjekë zgjidhje të lehta apo të parashikueshme. Trajneri katalanas, gjatë një konference për shtyp, ka dhënë sinjale pozitive edhe për Interin. “Nuk do të rikthejmë Akanjin apo Reis nga huazimet e tyre te Interi dhe Girona në janar”…

Source

Nga Neuer te Gnabry, Bayerni duhet të “blindojë” yjet në skandencë kontrate deri në verë

Bayern Munich nuk është i angazhuar vetëm në lëvizjet e merkatos së dimrit, por mbi të gjitha po përballet me një sërë dosjesh të ndjeshme që lidhen me rinovimet e kontratave të disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Drejtuesit e klubit bavarez, tradicionalisht të kujdesshëm për të shmangur situata të pakëndshme, synojnë të mbyllin sa më herët këto çështje, duke mësuar nga precedentët…

Source

Ibrahimovic tregon fëmijërinë dhe ndikimin e shokëve shqiptarë për t’u bërë futbollist

Zlatan Ibrahimović ka rrëfyer një nga historitë më personale të jetës së tij, duke u ndalur te fëmijëria e vështirë në Rosengard të Suedisë dhe te hijet e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, në një intervistë të sinqertë me Slaven Bilić, në emisionin “(Ne)uspjeh prvaka”. Ish-sulmuesi legjendar flet për rritjen në një komunitet shumëetnik, ku bashkëjetesa dhe respekti mes kulturave ishin pjesë e…

Source

Rrëfimi i veçantë i Messit: Antonella më pëlqente që fëmijë, adhuroj të qëndroj vetëm!

Lionel Messi është shfaqur në një version që publiku nuk e sheh shpesh: i çlirët, ironik. Ky është portreti që doli nga intervista ekskluzive e transmetuar të martën në emisionin “Nadie dice nada” në Luzu TV. Biseda, e regjistruar në fund të vitit 2025 në “Chase Stadium” në Miami, hapi sezonin e ri të programit dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut. Larg tonit zyrtar dhe deklaratave të…

Source

Dëshmi të reja nga Arben Ahmetaj në “Çim Peka Live” (VIDEO)

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pritet të sjellë dëshmi të reja në një intervistë ekskluzive me gazetarin Çim Peka, në emisionin “Çim Peka Live”, që do të transmetohet të enjten. Sipas njoftimeve paraprake, Ahmetaj do të flasë për zhvillime të reja dhe çështje të ndjeshme që lidhen me aktualitetin politik dhe hetimet në vazhdim. Emisioni pritet të ngjallë interes të lartë publik…

Source

Juventus rigjen fitoren ndaj Sassuolos, zhbllokohet David

Juventus kundërpërgjigjet Romës dhe fiton bindshëm në Reggio Emilia. Në javën e 19-të të Serie A, bardhezinjtë triumfojnë 3-0 ndaj Sassuolos në “Mapei Stadium”, duke mbyllur giron e parë në zonën Champions. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 16-të, kur një krosim i Kalulu u devijua fatkeqësisht në portën e vet nga Muharemovic, i cili me kokë mposhti portierin e tij. Juventus kontrolloi ritmin e…

Source

Jake Paul pezullohet nga Komisioni Atletik i Floridës pas humbjes me Joshua

Boksieri i njohur i peshave të rënda, Jake Paul, është pezulluar për një kohë të pacaktuar nga Komisioni Atletik i Floridës, pas humbjes së tij përmes KO ndaj ish-kampionit të peshave të rënda, Anthony Joshua. Dueli u zhvillua muajin e kaluar në Majemi dhe përfundoi me një fitore të qartë për britanikun. Pezullimi i Paul nuk është surprizë, duke marrë parasysh dëmtimet e rënda që pësoi në nofull…

Source

❌