Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje

Fshati Gryksh i Madh në Peqin që prej ditësh është ‘mbërthyer’ nga dhimbja, ndërsa nesër do t’i jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën tragjikisht në Itali si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit. Mësohet se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në orën 13:00, ndërsa trupat […]

Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Parlamenti Evropian ka miratuar një propozim të Komisionit Evropian për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh, për të financuar shpenzimet ushtarake dhe buxhetore. Anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan kredinë për Ukrainën për periudhën 2026-27 me 458 vota pro, me 140 ligjvënës që votuan kundër dhe 44 abstenime, transmeton Telegrafi. Kredia për Ukrainën […]

Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

Është zbardhur identiteti i shqiptarit 32-vjeçar që humbi jetën katër ditë më parë në një aksident të rëndë rrugor në Itali. Viktima është Leonard Fjora, banues në Marzabotto. Ngjarja ndodhi në autostradën Porrettana, në zonën e Bolonjës, ku makina tip “Volkswagen” që drejtonte u përplas kokë më kokë me një kamion plehrash. Përplasja ishte tepër […]

Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim

Greqia do t’i përgjigjet zyrtarisht brenda pak ditëve të ardhshme një ftese për të marrë pjesë në organizatën e planifikuar të Bordit të Paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, tha qeveria të hënën. Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis tha se Athina ende po e peshon përgjigjen e saj në koordinim me partnerët e Bashkimit […]

Dhuna në protestë: një efektiv në gjendje të rëndë, ja si paraqiten policët e plagosur

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj ka dhënë detaje mbi gjendjen e efektivëve të policisë të lënduar, pas protestës së djeshme të opozitës. Në “Shqipëria Live”, Mullaj tha se një efektiv ndodhet në gjendje të rëndë, me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë si pasojë e bombave molotov të hedhura nga protestuesit. […]

Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i riu në Bulqizë

Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Bulqizës, pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale, mes tyre plagosje e lehtë me dashje, shkatërrim prone dhe vjedhje. Në kuadër të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e […]

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, caktohet data e seancës përgatitore

Gjykata Administrative do të zhvillojë më datë 3 prill seancën përgatitore lidhur me kërkesë padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt për prokurorin e Posaçëm Ols Dado. Kryebashkiaku pretendon se është emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin pasi nuk plotësonte kriteret ligjore. “News 24” mëson se gjyqtari i çështjes do të jetë Hazbi Balliu.

Meta: “Duan ligje me porosi për drejtësinë; le të lexojnë Kushtetutën.”

Ish-presidenti Ilir Meta ka dënuar ndërhyrjet që po përpiqen të bëhen për Reformën në Drejtësi. Në një reagim në Facebook, Meta thekson se po përpiqen që të bëjnë ligje me porosi edhe mbi vetë Reformën në Drejtësi. Reagimi i plotë: 𝐓𝐚𝐧𝐢, 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐢 𝐑𝐞𝐟𝐨𝐫𝐦𝐞̈𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢 Kemi qenë dëshmitarë të ligjeve me […]

Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”

19 efektivë policie, një qytetar dhe deputeti demokrat Beldjon Nallbati mbetën të plagosur gjatë protestës së djeshme të PD në kryeqytet. Por protestën e cila u mbyll me akte dhune, molotovë dhe fishekzjarrë, Sali Berisha e cilësoi sot gjatë konferencës për mediat si një kryengritje paqësore. “Protestuesit meritojnë mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të […]

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi Rama, pas protestave të opozitës së qendrës së djathtë të udhëhequr nga ish-Kryeministri dhe Kreu i Shtetit Sali Berisha. Përfundimi i fjalimit të tij ishte, siç ndodhi dy javë më parë, sinjali për një sulm nga një grup […]

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar sot Spitalin e Traumës pas protestës së opozitës, ku është njoftuar për gjendjen e deputetit të PD, Bledion Nallbati, i cili pësoi një goditje në kokë gjatë përplasjeve me policinë. Berisha deklaroi se mënyra se policët “u sollën si bisha” ndaj Nallbatit, ndërsa kritikoi sjelljen e tyre […]

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar për protestën e sotme të opozitës që sipas tij, e dridhën sot Narkoregjimin e kalbur. “Zëri i tyre është zëri i shpresës, i lirisë dhe i një Shqipërie që nuk dorëzohet. Populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim demokracinë, lirinë, shtetin e […]

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë përpara mediave nga selia e PD-së pas shpërndarjes së protestuesve nga forcat e policisë Ai ka denoncuar ashpër sjelljen e uniformave të policisë, duke i cilësuar si “banditë dhe kriminelë me uniformë” që sulmuan qytetarët, por sipas tij, vetëpërmbajtja dhe guximi i protestuesve paqësorë janë qindra herë […]

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin

Reuters i ka bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës para Kryeministrisë, duke thënë se vazhdimësia e tyre përbëjnë një kërcënim për stabilitetin e pushtetit të kryeministrit Edi Rama, i cili filloi në vitin 2013. Reuters thekson se mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Belinda Ballukut, nën akuzë […]

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

Rreth 6 punonjës policie u dëmtuan mbrëmjen e sotme gjatë protestës së opozitës, e organizuar fillimisht tek sheshi para Kryeministrisë e më pas tek Kuvendi. Sic njofton gazetarja e News24, Xhensila Kodra, drejt policisë u hodhën bomba molotovë dhe fishekzjarre si dhe sende të forta të cilët kanë lënduar rreth 6 punonjës policie.

Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

Pasi i vunë flakën Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur tek godina e Kuvendit të Shqipërisë. Me t’u bashkuar, kanë nisur dhe shtyrjet e para fizike mes protestuesve dhe kordonit të policisë. Dhe pas tyre kanë nisur hedhjet e molotovëve, duke krijuar një situatë të frikshme, ku shpërthimet u shënuan në këmbët dhe trupat e policëve. Ndërkaq […]

Protestuesit përplasen me policinë para Parlamentit, mes tyre edhe deputetë të PD

Protestuesit e Partisë Demokratike janë zhvendosur në numra të konsiderueshëm para godinës së Parlamentit, duke intensifikuar aksionin e tyre. Mes tyre janë edhe deputetë të PD, të cilët janë përfshirë në përplasje me kordonin e sigurisë dhe forcat e rendit të vendosura për ruajtjen e ambientit. Situata para Parlamentit mbetet tensionuar, ndërsa protestuesit kanë tentuar […]
❌