Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që po udhëtonte drejt Gjermanisë pas pushimeve të fundvitit, u përfshi në një aksident të rëndë. Aksidenti ndodhi në zonën Waldshut-Tiengen, pranë kufirit gjermano-zviceran, një segment rrugor i njohur për qarkullim të dendur dhe kushte të vështira gjatë dimrit. […]

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Strukturat e Policisë së Shtetit janë gatishmëri të shtuar në terren për shkak të motit të keq. Policia njofton se vijojnë patrullimet, monitorimi i zonave urbane dhe rurale për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës dhe qytetarëve në rast nevoje, si dhe për parandalimin e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë rrugore. Rreth 5500 punonjës […]

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e fshatit Miliska të Njësisë Administrative Thumanë, prej 4 ditësh janë nën pushtetin e ujit. Çarja e argjinaturës së lumit Drojë kë sjellë prurjet e mëdha duke përmbytur qindra ha tokë bujqësore dhe banesa. Një pjesë e banorëve kalojnë natën jashtë, të tjerë ndodhen të izoluar në banesa. Situata mbetet e rëndë nga niveli […]

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku mbrëmjen e sotme është gjetur i pajetë një shtetas. Sipas burimeve jozyrtare, viktima është identifikuar si Vasil Gashi. Në vendin e ngjarjes është gjetur me uniformë pune. Policia dhe shërbimet e tjera emergjente u njoftuan menjëherë pas gjetjes së trupit dhe mbërritën në […]

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit

Sipas aktivistëve, 51 demonstrues janë vrarë në gati dy javë protesta mbarëkombëtare në Iran. “Qindra njerëz të tjerë raportohet se janë plagosur në përleshjet me forcat e sigurisë,” thotë organizata Iran Human Rights (IHRNGO), me qendër në Oslo. Organizata po heton gjithashtu raportet për dhjetëra demonstrues të vrarë në qytetet kryesore Teheran, Mashhad dhe Hamadan, […]

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

Që prej orëve të para të mëngjesit, reshjet e borës kanë përfshirë të gjithë Greqinë veriperëndimore, duke bërë që autoritetet rajonale dhe bashkitë lokale të vendosin dhjetëra borëpastruese dhe të lëshojnë udhëzime sigurie për shoferët që udhëtojnë në rrugët malore dhe autostradat kryesore, sipas GreekNewsToday. Bora ka rënë në shumë zona të prefekturës së Janinës […]

Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi

Të paktën 13 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza. Situata vijon të mbetet shqetësuese, me përshkallëzimin e sulmeve në vend. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, mes viktimave raportohet edhe për katër fëmijë. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump, pritet që të njoftojë krijimin e Këshillit të Paqes në Gaza. Ushtria Izraelite më […]

Banorët e Durrësit protestojnë për përmbytjet; Kuçana kërkon hetim SPAK për bashkinë

Ish-kandidatja për deputete në listën e hapur të PD në qarkun e Durrësit, Ilirjana Kuçana, në fjalën e mbajtur gjatë protestës së banorëve të përmbytur në qytetin e Durrësit, lëshoi akuza ndaj drejtuesve të bashkisë, ku akuzoi direkt Emirjana Sakon si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Kuçana tha se SPAK duhet të hetojë përgjegjësit […]

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në tregun e “5 Majit” në Tiranë. Sic shihet nga pamjet, flakët vijojnë të përpijnë cdo gjë, duke e bërë të pashpresë shpëtimin e materialeve që ndodhen brenda magazinave, megjithëse pronarët kanë tentuar të marrin ndonjë gjë në ambientet […]

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Zgjerohet perimetri i sigurisë në tregun e rrobave në Tiranë, i njohur si tregu i ish-uzinës “Dinamo” në rrugën “5 Maji”. Situata vijon të jetë alarmante pasi flakët e zjarrit po përhapen më shumë, duke krijuar vatra të reja. Prej më shumë se një ore, rreth 60 efektivë dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës po […]

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë të dyshekëve në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Gjergj Sokoli”. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka njoftuar se menjëherë njësitet e zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes […]

Pamje të frikshme nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi

Këto janë pamjet nga tregu i rrobave të përdorura në 5 Maji në Tiranë. Flakët kanë përpirë me shpejtësi një pjesë të dyqaneve që ndodhen brenda tregut, ndërsa po përhapet edhe më tej. Dhjetëra forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tyre. Në këtë zonë ku ka rënë zjarri, ndodhen një […]

Bllokohet aksi rrugor “Përmet-Çarçovë”, shkak bëhet çarja e karrexhatës

Si pasojë e çarjes së karrexhatës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, aksi rrugor “Përmet–Çarçovë”, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullim. Në terren ndodhen strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër. Në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar po punojnë intensivisht […]
❌