Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh se nuk ka autorizuar përdorimin e emrit të tij për promovime dietash për fëmijë dhe paralajmëroi për kujdes ndaj dezinformimit. Përmes një sërë postimesh në InstaStory, Eliona thekson se është e tronditur nga mënyra se si po trajtohet […]

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

Gjatë spektaklit Alba dhe Limi u përballën në “Prime” të Big Brother VIP Kosova, duke rikthyer në qendër të vëmendjes historinë e tyre të ndërlikuar dhe të mbushur me emocione. Produksioni transmetoi një video përmbledhëse me momentet e fundit mes tyre brenda shtëpisë, e cila shërbeu si pikënisje për një deklaratë të papritur nga Limi. […]

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që u vra. Ndërkohë, zëdhënës i shërbimit zjarrfikës për AFP tha se dy persona janë plagosur […]

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Të gjithë duan rrëzimin e Edi Ramës, por betejën kanë vendosur ta bëjnë të ndarë. Adriatik Lapaj protestën ditore pret ta shndërrojë në masive të shtunën. Shënjestra e Arlind Qorit është Parlamenti që hap dyert të hënën. Fundi i janarit është rezervuar nga demokratët. Qëllimi i njëjtë, por kalendari i protestave opozitare nuk ka pikë […]

Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë tarifa për vendet që nuk mbështesin planet e tij për aneksimin e Groenlandës, duke rritur presionin mbi aleatët evropianë. Pas një jave tensioni, në të cilën aleatët e NATO-s vendosën trupa në Groenlandë, që është pjesë e Danimarkws, Trump njoftoi se mund të ndëshkojë çdo vend […]

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

Reagimi i Ministrisë së Jashtme Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon opinionin publik se shtetasi shqiptar z. Jozef Ndoci, i cili mbahej i burgosur në Venezuelë për më shumë se një vit (tetor 2024 – janar 2026), është liruar dhe ndodhet tashmë në gjendje të sigurt. Z. Ndoci mbahej në burgun e sigurisë […]

Aksident i rëndë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të rrugës së Tërpces. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë, ku po marrin ndihmën mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije […]

Urgjenca e pashpjegueshme e burgut! Mjeku nuk e vizitoi Ndocin, ishte në operacion kur e sollën

për arratisjen tre ditë më parë të Altin Ndocit, nga spitali i Durrësit, shtojnë pikëpyetjet rreth ngjarjes, dhe rolit të autoriteteve të burgut, ku mbahej Altin Ndoci, i dyshuar për lidhje me organizatën e Copjave në Elbasan. Deklarata e Drejtorisë së Burgjeve, sipas së cilës Ndoci kishte marrë mjekim dhe ishte në pritje të një […]

Kushtetuesja i caktoi kufijtë SPAK,Onejda Ymeraj kërkon në GJKKO kthimin e celularit, shtyhet seanca

Gjykata Kushtetuese vendosi që asnjë aparat celular të mos hapet pa një vendim gjykate, as në kushtet e flagrancës apo urgjencës dhe asnjë e dhënë që nuk ka lidhje me çështjen hetimore, të mos përpunohet. Kushtetuesja pranoi pjesërisht vendimin e Onejda Ymerajt, të cilët telefoni i ishte sekuestruar në kuadër të çështjes hetimore në ngarkim […]

U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

Një grup të burgosurish shqiptarë, irlandezë, çekë, rumunë dhe gjermanë, të akuzuar për një komplot për vrasjen e ish-Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro janë liruar nga burgu. Lajmin e bën të ditur media çeke, e cila njofton edhe lirimin e Jan Darmovzal, për të cilin diplomacia e Pragës kishte kërkuar ndihmë edhe nga SHBA për […]

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll

Procedohen penalisht dy punonjëse të postës në Vishocicë të Devollit, pasi vodhën në bashkëpunim 22 mln lekë të rinj. Është konstatuar falsifikim kompjuterik dhe dokumentash nga punonjëset e identifikuar me iniciale P.Sh., 29 vjeçe dhe E.Ç., 27 vjeçe. 29-vjeçarja ishte në detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë dhe 27-vjeçarja ishte në detyrë arkëtare-llogaritare, në degën […]

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Detare, ja kush e zëvendëson

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur këtë të enjte disa dekrete që lidhen me ndryshime dhe emërime të rëndësishme në strukturat drejtuese të Forcave të Armatosura. Me Dekretin nr. 25, datë 16 janar 2026, Kreu i Shtetit ka dekretuar lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare. Ndërkohë, me […]

“Ukraina ka nevojë për garanci”/ Zelensky: Nëse arrihet një marrëveshje, jemi gati

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur gatishmërinë e Kievit për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, në deklaratat e bëra të premten. Sipas tij, dokumentet për një marrëveshje mes Ukrainës dhe SHBA-së mund të nënshkruhen që javën e ardhshme, nëse arrihet konsensusi përkatës deri atëherë. Zelensky theksoi se një […]
❌