Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, kur rreth orës 19:00, është gjetur i vetëvarur shtetasi D. Muçenji, 31 vjeç, në fshatin Skutaraq, Njësia Administrative Petran. Të afërmit e viktimës e kanë gjetur atë të vetëvarur në shkallët e shtëpisë. Ndërkaq, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet e para hetimore. Mbeten mister […]

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve. Kjo u bë e ditur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila theksoi se pas njohjes së Kosovës nga Bahamasi dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor, ky ishte hapi i […]

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Serbia më mirë se kurrë më herët e ka kuptuar se Kosova është shtet, edhe pse vazhdon ta refuzojë njohjen. Ai, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, akuzoi edhe partitë opozitare se për shkak të mungesës së bashkëpunimit të tyre, vendi shkoi dy herë në […]

Trump: “Në një vit si president, kemi bërë më shumë se çdo administratë për të përfunduar luftërat”

Presidenti amerikan Donald Trump po mban një konferencë për mediat. Trump është paraqitur me dosje në dorë në podium që siç tha ai janë arritjet që janë janë realizuar nga administrate e tij. Nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se administrata e tij ka bërë më shumë se çdo administratë tjetër. “Ne kemi bërë më […]

Zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e PD-së: Përditësoni listat e anëtarësisë

Partia Demokratike bëhet gati për zgjedhjet e brendshme. Sipas një mesazhi të dërguar drejt kryetarëve të degëve, bazuar në udhëzimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, kërkohet përditësimi i listave të anëtarësisë. Sipas udhëzimit, listat e anëtarësisë së përfunduara do të dorëzohen në selinë blu në bazë të afateve të përcaktuara. Mesazhi Ne […]

OSBE mbështet SPAK, takim Terran–Braho për luftën kundër korrupsionit

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me Klodjan Braho, pas zgjedhjes të tij si drejtues i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ambasadori Tarran e përgëzoi Brahon për zgjedhjen në detyrë dhe i uroi suksese në marrjen e këtij roli të rëndësishëm dhe sfidues. […]

Digjet banesa në Elbasan, 4 persona mbeten pa strehë, dyshohet shkëndijë elektrike

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër, njësia Administrative Tregan, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht. Banesa i përket shtetasit Arif Paeshti. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë. Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur […]

Ndahet nga jeta në moshë të hershme mjekja psikiatre, kolegët e Traumës mesazh prekës

Është ndarë nga jeta në mënyrë parakohe mjekja psikiatre Arlinda Tomcini. Lajmin e trishtë e ka dhënë spitali i Traumës, duke shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të saj. “Spitali Universitar i Traumës shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekes psikiatre Kapitene Dr. Arlinda Tomçini, e cila u nda nga jeta […]

Konfirmohen bisedimet, delegacioni i SHBA-ve do të takohet me të dërguarin e Putinit në Davos

I dërguari special i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, do të takohet me delegacionin amerikan në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Dmitriev shkroi në X të martën se kishte mbërritur në Davos. Ai nuk e zbuloi qëllimin e vizitës së tij në qytetin zviceran, por […]

Presidenti Duka merr pjesë në Mbrëmjen Gala të 125-vjetorit të Federatës Hungareze të Futbollit

Federata Hungareze e Futbollit (MLSZ) festoi mbrëmjen e së hënës 125-vjetorin e themelimit. Në Mbrëmjen Gala, të organizuar nga MLSZ, mori pjesë edhe Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka. Mes personaliteteve të shumta të futbollit europian dhe botëror, të pranishëm ishin gjithashtu Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, dhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Presidenti […]

Rialokimi i buxhetit të 2025-ës, Malaj: Ishte domosdoshmëri! Bonus për kategoritë në nevojë…

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ku u diskutua për Aktin Normativ që bën disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025, ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se ky akt ka ardhur si “domosdoshmëri” për shkak të nevojave dhe urgjencave. Malaj theksoi se ky akt bën rishpërndarjen e rreth […]

Shehaj kërkon interpelancë me ministren Koçiu: Operacioni u dekonspirua nga policia

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka thirrur në një interpelancë në Kuvend ministren e Brendshme, Albana Koçiu pas zbulimit të një aktiviteti të paligjshëm ku mashtroheshin shtetas të vendeve Europiane për investime në kriptomonedha të ndryshme. Në një video në rrjetet sociale, Shehaj thotë se do të kërkojë shpjegime nga ministrja Koçiu se si […]

Lavrov nxjerr bllof Trumpin: Rusia nuk ka lidhje me Groenlandën!

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ka larguar pak vëmendjen nga Forumi Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos këtë të martë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me çështjen e Groenlandës. Ai tha se nuk ka “asnjë dyshim” që Uashingtoni e di se Rusia “nuk ka asnjë lidhje” me Groenlandën. Ministri rus […]
❌