Reading view

Ahmeti bën thirrje për pjesëmarrje masive në Shkup: Lufta e UÇK-së ishte dhe mbetet e drejtë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se protesta në përkrahje të çlirimtarëve që do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Përmes një reagimi në Facebook, Ahmeti tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e […]
  •  

Hapet hoteli më i lartë në botë

Ciel Tower, tashmë zyrtarisht hoteli më i lartë në botë, ka hapur dyert duke u ngritur 377 metra mbi Dubai Marina, shkruan A2 CNN-i. Godina prej xhami, e ndërtuar nga “The First Group”, nisi fillimisht si një ide për diçka “spektakolare”, siç thotë CEO Rob Burns, por jo medoemos rekord. Gjatë procesit, planet u rishkruan, […]

💾

💾

  •  

Irlanda midis vendeve që bojkotojnë “Eurovisionin” pasi Izraeli u lejua të konkurrojë

Irlanda, Spanja, Holanda dhe Sllovenia do të bojkotojnë festivalin e këngës “Eurovisioni 2026”, pasi u vendos që Izraeli mund të garonte. Ata ishin midis një numri vendesh që kishin bërë thirrje që Izraeli të përjashtohej për shkak të luftës në Gaza dhe akuzave për praktika të padrejta votimi. Por në një takim në Gjenevë ku […]
  •  

Cakolli: Kurti po shkel ligjin që vetë e hartoi dhe miratoi

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e tij për shkelje të Ligjit për Qeverinë, duke mos dorëzuar formalisht dorëheqjen. Sipas Cakollit, ligji e përcakton qartë se një qeveri duhet të shmangë konfliktin e interesit duke u dorëhequr para certifikimit të zgjedhjeve, respektivisht anëtarët qeveritar që janë certifikuar […]
  •  

Nga Presidenca tregojnë se kur do të thirret seanca konstituive e Kuvendit

Sot është bërë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2015, nga KQZ-ja. Me këtë rast, ka nisur rrjedha e afateve ligjore për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të ri të Kosovës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina ka thënë për Indeksonline se seanca konstituive […]
  •  

Bedri Hamza nesër mban konferencë për media

Pas certifikimit të rezultateve për zgjedhjet e 9 shkurtit, kandidat për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka thirrur konferencë për media. Konferenca sipas komunikatës do të mbahet të premten në orën 11:00 në selinë qendrore të PDK-së. Theksojmë se Hamza ka dorëzuar sot kërkesën e tij në KQZ për të hequr dorë nga mandati i […]
  •  

Xhamia “Bedri Kamberi” shtron iftar për personalitete vendore dhe ndërkombëtare

Labinot Maliqi, imam i xhamisë në Prishtinë, ka vazhduar me traditën e shtrimit të iftarëve për personalitete vendore dhe ndërkombëtare. Krahas pjesëmarrjes së ambasadorëve të QUINT-it dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, e pranishme ishte edhe ambasadorja e Izraelit, Tammy Ziv. Xhamia “Bedri Kamberi” që gjendet në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë, ka ofruar edhe këtë vit […]
  •  

Kjo është shpërndarja e ulëseve pas certifikimit të rezultateve

Përbërja e re e kuvendit do të ketë shumë emra të vjetër, por të numërt janë edhe kandidatët që për herë të parë do ta ushtrojnë funksionin e ligjvënësit. Lëvizja Vetëvendosje është certifikuar si fituese e këtyre zgjedhjeve me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. Ky rezultat ia siguron Vetëvendosjes 48 ulëse në Kuvend. […]
  •  

Vengu zbardh detajet e aleancës me Kosovën e Kroacinë: Informuam aleatët dhe partnerët strategjikë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka zbardhur detaje nga marrëveshja trepalëshe për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes që u firmos mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në Tiranë. Pakti që ka ndezur reagime të forta në Beograd, sipas Vengut, është një aleancë e natyrshme midis tre vendeve që përballen me kërcënime […]
  •  

Kurti fton presidentin e Kenias të hapë ambasadë në Prishtinë pas njohjes së Kosovës

Kenia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, duke e bërë këtë një moment historik për vendin tonë, kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin e Kenias, William Ruto. “Pata kënaqësinë të flisja me Presidentin William Ruto pas këtij momenti […]
  •  

AP shkruan për kurthin që i ngritën komedianët rusë Kurtit

Mediat ndërkombëtare po raportojnë sesi kryeministri i Kosovës Albin Kurti ra në një prank të dy komedianëve rusë, duke pretenduar se po ishte presidenti i Letonisë Mediumi “AssociatedPress”, duke cituar zyrën e kryeministrit, transmeton justifikimin e kabinetit të Kurtit që “Kurti ka pasur shumë telefonata në rastin e fitores së zgjedhjeve të 9 shkurtit, sa kanë […]
  •  

Haradinaj uron për njohjen nga Kenia: Për Kosovën punohet nga çdo pozitë sikurse ish-Presidenti Pacolli

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga Kenia, duke e cilësuar si një zhvillim jashtëzakonisht të mirë për vendin. Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj vlerësoi rolin e ish-presidentit Behgjet Pacolli në arritjen e kësaj njohjeje dhe theksoi se puna për avancimin e Kosovës duhet të bëhet […]
  •  

Osmani përkujton 26 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha: Burra, gra e fëmijë u shënjestruan vetëm pse ishin shqiptarë

Sot më 26 mars, janë bërë 26 vjet nga Masakra në familjen Berisha e cila ndodhi në Suharekë në vitin 1999-të. Aty 48 anëtarë të kësaj familje, u vranë mizorisht nga regjimi serb, në mesin e tyre edhe 19 fëmijë. E Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në përkujtim të kësaj ngjarje makabre, tha se burra, […]
  •  

Osmani në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së: Të largohen masat e padrejta ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorët e vendeve të BE-së. Pas takimit, Osmani u shpreh se ka theksuar urgjencën e largimit të masave ndaj Kosovës, që sipas saj po dëmtojnë qytetarët. ”Sot në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së, theksova urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që dëmtojnë […]
  •  
❌