Reading view

Skandali Ranucci, modeli i profetit të rremë që shkëlqen dhe në Shqipëri

Nga Ylli Pata

Sigfrido Ranucci, është kthyer në ditët e fundit në Itali në një debat mediatik por edhe politik. Për shumë arsye, ngaqë ishte deri pak javësh një “certefikatë” e besueshme e gazetarisë investigative, e që u kthye në një farë mënyre edhe në një “deftesë lavdërimi” nga ato që marrin shumë kohët e fundit, duke u cilësuar si “gjigandë të antikrimit dhe korrupsionit”.

Aq shumë u fry ky model sa siç ndodh zakonisht po hapeshin vende e krijoheshin kolltuqe politike për një post kryebashkiaku apo karrike deputeti për një nga luftëtarët e mëdhenj kundër së keqes.

Një hetim i fundit, që në Itali po bën namin në publikimin mediatik, ka nxjerrë që doktor Ranucci ishte më së paku selektor, apo përzgjedhës në ato që duhet të sulmonte, e kjo ndoshte për arsye dhe për axhenda të caktuara politike por edhe më tej.

Hetimi, ka nxjerrë se funksiononte një rrjet partneriteti me disa persona marifetçinj që përzgjidhnin viktimat, e kryenin sulme me objektiva të caktuara. Ku si lëndë e parë përdoreshin dosjet gjyqësore, lëndët e prokurorive, e mbi të gjitha përgjime audio e video, të cilat natyrisht kishin subjektivitetin e tyre në lëminë e verifikimit të fakteve.

Mënyrë apo subjektivitet, që ka pasur thuajse të gjithë herët kontestimin nga të akuzuarit, apo dyshimin nga palët e treta se nuk jemi thjesht në investigimin faktik, por de fakto në një prokurori televizive, në kanalin zyrtar të televizionit public Italian.

Me një fjalë, nëse sulmohesh nga ky gjigand, ose duhet të kesh një ushtri të madhe avokatësh që kërkojnë shumë para, ose do të kërkosh një short cut për t’i hequr qafe. Në Shqipëri, ky fenomen është i njohur dhe ka marrë emrin: gjobvënës.

Meqë ra fjalë për Shqipërinë, skandali Ranucci e shef veten shumë kollaj në pasqyrë në mjedisin tonë, e nga ana tjerër, Emisioni report është shumë i njohur për mjedisin tonë mediatik, ngase për një kohë të gjatë u kthye në një armë politike në vend. Një armë politike, e cila u furnizua me municion nga Sali Berisha, si dhe televizioni i familjes së tij.

Ndaj u bë shumë popullor për një periudhë kohe si Report si Ranucci, ashtu edhe predikimet përkatëse të rrethit të “shkrimtarëve” antikrim që pas takimeve te rruga e Salës shkruan librat për Aruban e manifesteve që lexohen si të jenë dispencat e anti-Duringut në revolucionin e flamingove. E shumë të tjera, gjoja kamerat e fshehta me spaghetti-t në hotelet zvicerane me një lattitante Albanese që ka qenë bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës etj etj.

E bukura e këtij hetimi hapi edhe sepetet e vjetra të para 2013-s, përkatësisht me partnerin dhe mikun e ngushtë të Ranuccit, Valter Lavittola-n, një “Veçhia conoschienza” të politikës shqiptare, të cilën po të mos e kishte partner e të njohur, doktori më i famshëm në Shqipëri do t’i kishte gjetur në konferencë shtypi një nofkë mafiozi, siç ka bërë me shumë të tjerë.

Lavittola, një sekser i shkathët që u bë i famshëm në një përgjim telefonik me Ilir Metën pas shpërthimit të skandalit Meta-Prifti në 2011-n, ka pasur kontakt me shumë VIP-a në Shqipëri. Me të cilët ka bërë deal-e pa fund PR-i, lidhje politike, madje edhe krijime të fushatave të fake news-eve për të krijuar trazira në vend, më shumë se një herë.

Gjithsesi, në fund të fundit, kjo nuk është gjë e re. Ka kudo broker që bëhen ndërmjetësa duke gjetur budallenj që paguajnë para pa fund jashtë vendit, për “gazetarë” e marifetçinj, ndërkohë që duke përdorur mediat vendase e fuqinë e fjalës mund të bindin shqiptarët për ato fakte që kanë dhe për të shpalosur mendimet e tyre.

Hallall Ranucci-t, qoftë Lavitolas që kanë gjetur viktima e i kanë matur kokën me spango, duke shfrytëzuar natyrisht inteligjencën e tyre, e parë që viktimat e kanë dollapin plot me skelete të tmerrshme. Shumë madje, të panjohura fare. E Kështu rrisnin faturën. Hallall. A jemi në kapitalizëm?

Çështja këtu, nisur nga ku rast apo skandal siç e quajnë italianët, është pikërisht fenomeni që shkëlqen fort në Shqipëri. Fenomeni i miteve apo i heronjve të rremë që u kthyen në fytyrat e mbrëmjes.

Sigfrido Ranucci dhe Report-i i tij u bë bujë sepse në një nga anekset e emisioneve të tij përdorën termin “Narkoshtet” për Shqipërinë. Term që përdor Sali Berisha për vendin e vet, sapo ka lënë pushtetin. E kur në ato ditë, pra kur linte pushtetin Sali Berisha, Guardia di Finanza, bëri të ditur se vlera e hashashit të Lazaratit në atë kohë kapte shifrën e 4 miliardë euro-ve njëjtë me buxhetin e atëhershëm të shtetit shqiptar.

Termi narkoshtet, është një etiketë e rëndë, e cila nuk përdoret nga politikanët, as nga gazetarët, e as nga hetuesit e prokurorët. Rasti i vetëm që është përdorur ky term ka qenë për Panamanë e gjeneralit Manuel Noriega. i cili u arrestua nga DEA dhe u ekstradua në SHBA pasi banka kryesore në vend mbante paratë e karteleve të kokainës, ndër ta të megabosit Pablo Escobar.

Pas vrasjes së Escobar, Meksika është vendi që kryente eksportin direkt të kokainës, mariuanës e drogave sintetike, ndërmjet të tjerave dhe fentanilin e tmerrshëm, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por t’ja thuash presidentes meksikane, Claudia Sheinbaum, se drejton një narkoshtet, çdo politikan apo gazetar që artikulon do të marrë përgjigjen furtunë, siç e ka provuar shpesh edhe i frikshmi Donald Trump në polemikat e shumta që bëjnë me njëri tjetrin.

Siç nuk ndodh me Komumbinë e shumë mallkuar këtu, por që është krejt e ndryshme si shoqëri, politikë, shtet, e madje edhe media.

Ku kanë heronj të vërtetë e jo të rremë në luftën ndaj narkotrafikut, qoftë nga politika, shoqëria, gazetarët dhe kanë shënuar emrin e tyre në historinë e vendit.

Roberto Saviano është sot një shkrimtar, gazetar, publicist e ikonë televizive që e ka krijuar karrierën si pasojë e luftës ndaj Camorra-s napoletane. E sot është një nga format më ekselente dhe njohësit më të mirë të narkotrafikut Italian, botëror, e mbi të gjitha shqiptar. Ai nuk e ka thënë asnjëherë përcaktimin narkoshtet, ngase e di mirë se një nga organizatat më të mëdha në Itali, siç e ka thënë edhe ai vetë, e ka xhiron vjetore më të madhe se Facebook i Mark Zuckerberg-ut.

Rasti i Sigrido Ranuç-it, natyrisht është një çështje ende në hetim, me dritët e hijet e veta, megjithatë rasti flet për një fenomen që u kthye në pasqyrë sidomos në Shqipëri. Fenomeni i profetëve të rremë që tregojnë certefikatat e moralit në emisionet e darkës, ndërkohë që një gazetar rrëfen historinë, atë që di, e ku raporton me ftohtësi. Është publiku që i vë vulën, jo profetët që na mbinë në bark nga OJF-të revolucionarë që ju sulën të gjithëve që nuk mendonin si ata, duke e ndarë e polarizuar shoqërinë.

  •  

Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

Nga Ylli Pata

Sot një gjykatë e Sirisë ka dënuar me vdekje ish-Presidentin e vendit Bashar Al Asad, për krime kundër njerëzimit ndaj popullit të tij.

Prova më brutale e krimit është përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë, ndaj zonave të banuara, ku ishte instaluar edhe pjesa e rezistencës apo e opozitës kryengritëse ndaj tij.

Si pasojë e këtyre sulmeve, nuk dihet sa anëtarë të grupeve kryengritëse humbën jetën, por dihet që shumë fëmijë, të moshuar, gra e njerëz që nuk ishin të përfshirë në ushtrinë kundër Asad u ekzekutuan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e konsideruan arsenalin e armëve kimike të Bashar Al Asadit në atë kohë një municion që ka shkelur traktatet ndërkombëtare dhe u vendos shkatërrimi. Ku Shqipëria, si një vend aleat i NATO-s por me popullsi muslimane u zgjodh që të shkatërronte arsenalin e municioneve kimike të Asadit.

Në atë kohë, Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe aktorë të tjerë politikë në Tiranë e kundërshtuan fort planin amerikan. Ndërkohë në Tiranë shpërthyen protestat anti-armëve kimike, që u fshehën si protesta mjedisore, ku aktivistë promjedisit u kthyen në revolucionarë anti-SHBA. Madje mbajtën edhe demonstratën e parë të zhvilluar në ambasadën e SHBA në Shqipëri pas zhvillimit të komunizmit.

Sazan Guri është më i famshmi nga herojntë e atij revolucioni, të tjerët ishin të lidhur me PD-në, por kryesisht nga elementë të njohur si pro Erdoganit. Të cilët njiheshin në parti si “djem namazli”, në fakt ishin djem OJF-së. Ku spikatën edhe disa të tjerë ambjentalistë sorositë, që më pas i pamë edhe në revolucionin e flamingove.

Ku sërish kemi të njëjtën linjë, të njëjtët aktorë “amblentalistë”, të cilët shpërthyen vetëm në kohë revolucionesh të mëdha, ku vendimarrës ishin jo ata por politika e madhe.

Qoftë në protestat e armëve kimike, qoftë në revoluucionin e flamingove, ka pasur natyrisht mjaft aktorë në lojë, ka pasur shumë linja politike nga jashtë, ka pasur lobime e lëvizje, por aktorët vendas, revolucionarët e vërtetë mbeten anonimë, sepse nuk ishin ata protagonistët. Thjesht ishin procy. Fotoja e parë e protestave për të ndaluar dënimin e Asadit ka në krye disa nga drejtuesit e Revolucionit të sotëm te Flamingove. Atëherë ishin më të rinj…

  •  

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Nga Ylli Pata

Një nga protestuesit më të zëshëm të Flamingo Revolution të Tiranës, stoik në aktivitetin e tij në shesh, aktiv në rrjete sociale dhe goxha edhe në media prej vitesh, dje e pati mllefin e tij me Volodomir Zelenskin, presidentin e Ukrainës, që tha se nuk e njeh Kosovën, gjatë vizitës së tij në Beograd.

Kjo ngjarje, në realitet ishte një fenomen i metamorfozës së revolucionit shqiptar të flamingove, i cili ishte një zhvillim që trazoi jo vetëm Shqipërinë, politikën, shoqërinë e saj, por edhe opinionin mediatik botëror.

Një ngjarje, një zhvillim që do ta donte ëdo shoqëri, do ta donte ëdo grupim politik, për ta përdorur si një trampolinë politike, e ta kthente në kauzë kombëtare.

Por në të vërtetë, kauza bazike e kësaj turbulence që e bëri Shqipërinë në krye të lajmeve botërore u hodh poshtë si e pavlerë nga të gjithë protestuesit vendor kundër Edi Ramës.

Të cilët, që në ditët e para e zgërlaqën Zvërnecin, duke thënë se ajo ishte vetëm shkrepsja që ndezi revolucionin. E thënë në kulmin e sezonit të zjarreve duket si një “cassus ignis”, pasi kështu kanë nisur shumica e zjarreve që kanë shkrimbuar pyje apo zona të tëra. Madje jo vetëm në Shqipëri.

Fakt është që teza bazike e Flamingo Revolution, e cila shërbeu si një skenë globale të një beteje globale me set xhirim “Dëshmorët e Kombit” ishte një patate e nxehtë për aktorët shqiptarë të këtij revolucioni.

Të cilët nuk e kapitalizuan thuajse asnjë ditë, por e kthyen protestën në një adresë apo në shumë adresa të njohura edhe të reja për të kontestuar qeverinë dhe mazhorancën e Edi Ramës.

Ndërtimi i një kompleksi të madh turistik në Zvërnec, mund të bëhej apo të bëhet krejt normal një ëështje e debatit kombëtar, madje në radhë të parë nga politika. E cila ka mekanizmat e saj, që nga Parlamenti, këshillat bashkiakë, apo edhe ushtrinë e militantëve të saj për ta përforcuar zërin publik të një kauze.

Ngritja e të cilës, në një shtrat debati, diskutimi, apo edhe llogaridhënie është një zhvillim politik normal. Këtë debat, pra kauzën e Flamingo Revolution, pjesa shqiptare e protestës e refuzoi, e hodhi poshtë, duke e quajtur si një shkrepse. A thua se CNN, Reuters e të gjithë mediat e mëdha liberale botërore ishin si ai plaku 73 vjeëar në malin e Sari Salltikut, i cili nxori një kunj nga kutia e vjetër e shprepses, e fërkoi mbi anën abrasive fosforeshente dhe i vuri flakën ca barërave të këqia, me shpres se do të pastronte kopshtin nga Grami. Por për pak sa nuk dogji Krujën, qytetin mitik të shqiptarëve.

Jemi realisht në një situatë, që mund të quhet edhe kulmi i demelllëkut; kur të vjen peshku në grep, e pret ta zënë të tjerët.

Natyrisht parë në aspektin sipërfaqësor, pasi politikisht, të marrësh në dorë të udhëheqësh një luftë globale, është rrezik.

Megjithatë, nuk është hera e parë kur Shqipëria apo tokat e saj janë bërë terren i luftrave të mëdha botërore. Ku nga më epiket është beteja e Luftës Civile të Romës, ku Ëezari u përplas me Pompeun e Madh në territoret tona. Sipas të gjitha gjasave ata luftën e kanë bërë me njerëz lokalë që i kanë ndihmuar, orientuar, ushqyer e furnizuar.

Të cilët e dinin se ëfarë rreziku marrin përsipër, por morën një vendim. Gjasat janë që përkrahësit e Pompeut u masakruan masivisht, e miqtë e Ëezarit fituan së paku deri në vrasjen e tij, për tu persekutuar pas nga Bruti e Casiusi që erdhën këndej për tu fshehur nga Oktaviani e Mark Antoni. E sërish për të përfituar pas betejës së Filipit.

Por aktorët tanë politikë, nuk janë luftëtarë të kohës antike, e as krerë tribush, të gatshëm për plaëkë e fitore. Janë politikanë lokalë, që në vend të ushtave e mburojave kanë smartfonë, e në vend të fushëbetejave kanë reel-sa.

Epopeja e Flamingove, është një ngjarje komplekse ku më shumë demonstroi shoqëria shqiptare e pakënaqur natyrisht, por kryesisht grupime të lidhura me axhenda të përcktuara veëanërisht.

Që nga Amerika e largët, e deri tek Lindja e Mesme, sipër Gjirit të Hormuzit. Ku si apostrof e “Shqipërisë së Re” shikonim sië pamë më shumë inaëinj me Zelenskin e Ukrainës apo me Netanyahun e Izraelit sesa me qeverinë e Shqipërisë e Edi Ramën.

I cili, në thelb të revolucionit të flamingove u akuzua si i lidhur me SHBA dhe Izraelin. Kjo është realisht kauza e protestës. E cila nuk u kthye në një debat, por u shmang, duke u konsideruar si shkrepse e një pakënaqësie të mbledhur për shkaqe të tjera. Mbi këtë tezë mund të ketë shumë variacione mbi temën, por gjasat janë se askush nuk pranoi ta përqafonte kauzën e Flamingove. Madje kemi rastin e Sali Berishës që në fillim e refuzoi, por e përqafoi vetëm si shkrepse. Po mund të jetë Flamingo një shkrepse?!

  •  

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Nga Ylli Pata

Sali Berisha, ka dalë në një konferencë shtypi duke mbrojtur publikisht dhe glorifikuar personazhet e shpallura Non Grata nga ministri i Brendshëm, Besford Lamallari.

Një akt politik i qartë, jo vetëm në mbajtjen e debatit politik në lidhje me aktin e qeverisë shqiptare, por edhe një hapje apo partneriteti ndaj asaj pjese të politikës në Maqedoninë e Veriut, e cila ka qenë aktive në protestat e Tiranës.

Në disa të cilat, ditëve të para të qershorit pati një vërshim të madh të njerëzve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Këto dërgata nuk ishin thjesht ardhje militantësh të vetëorganizuar, por ekskursione në udhëhequra nga krerë politik, qoftë dhe të Vetëvendosjes, qoftë militantëve të Vlen-it në Maqedoninë e Veriut.

Në faqet zyrtare të eksponentëve të lartë të Bilall Kasamit, kreut të komunës Tetovë, muajin e shkuar ka pasur disa postime nga Tiranë, si një shenjë e pranisë së tij në revolucionin e flamingove.

Ndërkohë, eksponentë të partive aleate në qeverinë e Kristian Mickovskit, zhvilluan gjithashtu një protestë para ambasadës shqiptare në Shkup, duke sulmuar me parulla të forta edhe familjen e presidentit Donald Trump.

Partitë e Vlen-it ndërkohë, përpara se të shpërthenin protestat në Tiranë, krijuan incidente të rënda në Shkup ndaj ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Ku përveç sulmeve të rënda verbale dhe agresioneve fyese e linçuese, pati edhe një incident fizik, ku u dhunia edhe banesa e diplomatit shqiptar atje. Një incident, i cili natyrisht u krye nga grupe të lidhura me këto forca politike, që arritën të realizojnë një precedent të rëndë që nuk ka ndodhur kurrë në të shkuarën.

Kjo ndodhi pikërisht, pasi ambasadori Meidani mbrojti hapur protestat e studentëve shqiptar për të mbrojtur përdorimin e gjuhës shqipe në provimet universitare.

Saranda Imeri, një deputete e Vlen-it e sulmoi rëndë ambasadorin shqiptar atje, duke e cilësuar “qenush”.

Pas kësaj përplasjeje të rëndë dhe shkelje në nivel skandaloz të së drejtës ndërkombëtare dhe dhunimit të shtetit shqiptar, Tirana zyrtare qëndroi e qetë pa kryer asnjë veprim.

Nuk vonoi, që më pas të ndodhte agresioni i dytë; ku personazhe të lidhura me detashmentin politik të partive shqiptare në qeveri, të nisnin sulmin e dytë.

Një eksponent i lartë i Vlen-it, akuzoi shërbimin shqiptar se ka përgatitur një incident në një xhami në Kodrën e Diellit në Tetovë, duke krijuar kështu një situatë edhe më të rëndë.

Partia Besa dhe Alternativa Shqiptare, dy prej tre partive që marrin pjesë te Vlen, së bashku me disa ikanakë nga BDI-ja e Ali Ahmetit që formuan një parti të tyre.

Në Maqedoninë e veriut, ka historikisht një linjë të fortë të islamit politik, që ka nisur që në format arkaike si kërkesë për rikthimin në Perandorinë Osmane gjatë shpalljes së pavarësisë, e më pas në kohën e Jugosllavisë, me ngritjen e fesë si shtyllë para kombit.

Nuk është aspak çudi që personazhe të njohura të epokës jugosllave janë ngritur sot si referime intelektuale dhe ideologjike. Njëri është Xhevdet Hajredini, një ish-zyrtar jugosllav, që ka shërbyer edhe ministër Financash në epokën e Gligorovit, që sot është anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtaret ë Presidentes së Maqedonisë së Veriut. Ky është Xhevdet Hajredini, ish-ekonomist dhe gazetar në shtypin jugosllav, i cili në mediat maqedonase sulmon sistematikisht SHBA dhe Izraelin.

Tjetri është tashmë i pandashmi nga mediat berishjane, Kim Mehmeti, i cili përveçse kundërshtar i Edi Ramës, njihet edhe si përkrahës i Sali Berishës dhe Albin Kurtit.

Ndërkaq, duhet thënë se drejtuesit politik të Vlen, nuk kanë fare fuqi, ata janë më shumë zëdhënësa, ngaqë peshën e vërtetë e ka një organizim kapilar i islamit politik, i cili financohet gjerësisht e shumë nga jashtë. Që nga Turqia, Irani por edhe vendet përkahëse të Islamit politik të Gjirit Persik.

Këta kontrollojnë media, shtëpi botuese të fuqishme, si dhe zotërojnë një kontroll e financim të rrjeteve sociale, që shtyhen nga inteligjenca artificiale.

Personazhe të këtyre grupimeve janë zotërues të qendrave digjitale të luftës hibrite, njëjtë si qendra e famshme e vetëvendosjes, ku linçohen kundërshtarët dhe krijohet një narrativë virtuale që shtyn objektivat politike.

Koencidencat e kësaj lufte hibride, gjatë revolucionit të flamingove, bënë xing me algoritmet iraniane. Edhe pse nëse shikohen me sy të lirë, kauza e Zvërnecit nuk lidhte asgjë dy personazhet që u shpallën dje Non Grata. Njëri që thotë gjithashtu si një nga drejtuesit e protestës se ka luftuar me të gjitha UÇK-të, por që urren Ali Ahmetin, porn ga ana tjetër armiqtë më të fortë të tij publikë, të paktën siç i trumbeton në rrjetet sociale janë SHBA dhe Izraeli, e mbron tezën se Irani është në rrugën e drejtë.

  •  

Gazi i Bardhit për flamingot socialiste të Poliçanit

Nga Ylli Pata

Gazmend Bardhi, në një postim të tijin silurues ndaj Edi Ramës, shkruante sot se edhe socialistët e bashkive të shkrira, duke ju referuar aktit demonstrative të Poliçanit u bënë flamingo, duke e parë këtë ngjarje me ngazëllim politik.

Ku me arsye një actor politik shikon me shpresë se një zhvillim problematic tek kundërshtarët mund të sjellë një reaksion që të gërryejë koherencën politike të elektoratit karshi qeverisë e Partisë Socialiste.

Krejt në rregull, nëse shikohet nga aspekti i një vëzhguesi, që i ulur në ballkonin e tij, ndjek me kërshëri sherrin në nahinë përballë e gëzohet në përleshjet e tyre.

Por në rrafshin politik, ka shumë gjasa që të kemi të bëjmë me një boomerang të pastër politik. Nuk ka asnjë dyshim që revolta e nisur dhe që do të marrë ca kohë e bashkive të hequra nga ky status, është një process politik. Një proces, madje i fortë, ku aktorët politikë që drejtojnë bashkitë e hequra nga lista, së bashku me grupet që i përkrahin po e udhëheqin me një dinamizëm të fortë.

Siç ndodhi sot, këtij procesi i janë afruar edhe deputetë të mazhorancës, duke u bashkëngjitur me votuesit e tyre, apo aktivistët e PS-së në këto qendra urbane që kanë nisur protestën.

Ky është një proces politik, që do të ketë dinamikën e tij; debat, negocim, ndoshta kompromis apo përplasje. Ka shumë gjasa që të ketë edhe thyrje të forta. Që do të thotë, se mund të ikin nga PS-ja e Edi Ramës, e do të kërkojnë përfaqësim diku tjetër; ose tek komuniteti aktual i opozitës, ose diku tjetër.

I gjithë ky proces është krejt dialektik, pasi kemi të bëjmë me interesa, të cilat diku do të kërkojnë të përfaqësohen e të trajtohen.

“Flamingot socialiste”, siç shprehet Gaz Bardhi, nuk dolën si papandehur në Poliçan, ata i kishim edhe në revolucionin e madh që shpërtheu në qershor.

Flamingot, në shumicën e tyre, politikisht nuk janë nga nahija politike e Partisë Demokratike, pasi edhe qendrat nevralgjike që përgatitën, mbështetën dhe financuan revolucionin synonin pikërisht zënien mat të mbretit, nëpërmjet lëvizjeve kaotike të oficerëve e torrave të pakënaqura.

Por ndërsa Edi Rama, ka bërë politikë që në ditën e parë të flamingove, madje mund të konsiderohet një betejë reale me të gjitha komponentët e saj, opozita e Gaz Bardhit dhe e Sali Berishës, ka qenë krejt jashtë lojë. Deri në ditën, kur flamingot kur thotë Edi Rama, fluturuan, e në revolucion zbritën “demokratët e Bushatit dhe Mamurrësit”.

PS e ka lëshuar kartën e vet për reformën territoriale, duke e ditur se çfarë do të sjellë. Por duket se mazhoranca e ka marrë përsipër rriskun por edhe qarin, kur draftin do ta çojë në Kuvend për të marrë 84 votat e duhura.

Ndërkohë PD-ja, ende nuk del në fushë me variantin e vet real të një kundërpropozimi mbi bashkitë e reja, një studim me peshë dhe i menduar nga ekspertët e saj, të cilin, ta hedhë në debatin publik, t’ja përplasë në fytyrë mazhorancës, si dhe ta adresojë tek ndërkombëtarët.

Që deri në ditën kur të nisë debate parlamentar për ta miratuar apo jo variantin e PS-së, opinion të dijë ekzaktësisht se çfarë mendon Partia Demokratike dhe cilat janë argumentet e saj.

Me një fjalë, opozita të bëjë politikë reale, e jo siç bën vazhdimisht duke nxjerrë përditë nga një “kauzë” nga tituj bombastik që përdoren si bombë tymuese. Të cilat mund të trazojnë ekuilibrin politik të mazhorancës, por kjo ka shumë pak rëndësi.

Ajo që njerëzit kanë më shumë interes të dijnë, është se kush është ekipi i partive të opozitës që do të kandidojë për kryetarë bashkish në vitin e ardhshëm. Duke nisur së pari nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri, Korça, Elbasani, etj etj.

Pastaj, do të vijmë sërish që pak ditë para zgjedhjesh të dalin kandidatët nga sqetullat e doktorit, që zhurmë e tym mund të sjellë goxha, por jo politikë, e ajo që është më e rëndësishmja as shpresë se po gatuhet një grup njerëzish që të përballen me mazhorancën e Edi Ramës. Duke bërë politikë…

  •  

Kungulleshka politike me numrin e bashkive

Nga Ylli Pata

-Jo 61 bashki po 45. Pse 45? Po sa? 100! Pse 100, po sa? Kungulleshka e një prej kolonave bazike të ndërtimit shtetëror të Republikës, po vijon sërish, ashtu siç edhe pritej.

Komisioni i përbashkët ndërmjet mazhorancës dhe opozitës në Parlament nuk ka arritur në një consensus politik, e palët kanë dalë me variantet e tyre, duke e kthyer debatin për numrin e bashkive dhe diskutimin për ta në një odise virale në rrjetet sociale. Ku rikthehen shpesh elementë që i mëshojnë karakteristikave të veçanta të krahinave të ndryshme, a thua se kemi të bëjmë me një hartë etnografike të vendbanimeve shqiptare.

Ndarja territoriale nuk është një akt qarkullues administrative që shkrihet e ribëhet sa ndryshojnë drejtorët në një ndërmarrje pyjore.

Ajo përbën një prej shtyllave bazë të një shteti, e cila, përveç faktorëve historikë e gjeografikë, ka një sërë arsyesh të tjera që bashkojnë vendbanimet në një njësi administrative bazike.

Shqipëria, pas shpalljes shtet, reformën e parë e bëri në vitin 1913, kur u ndaj me 8 Prefektura. Të cilat ishin: Berati, Dibra, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Vlora.

Në vitin 1927 Shqipëria kishte 10 prefektura, 39 nënprefektura, dhe 69 krahina me 2351 fshatra.

Në vitin 1934 kishte 10 prefektura, 30 nënprefektura, 160 komuna me 2351 fshatra, ndërsa në vitin 1940 kishte 10 prefektura, 30 nënprefektura, 23 bashki, 136 komuna dhë 2551 fshatra.

Pas çlirimit, gjatë regjimit komunist pati disa ndryshime të ndarje territoriale të ndryshme, por më e rëndësishmja ishte ajo e vitit 1958, kur vendi u nda me 26 rrethe.

Rrethi ishte organizimi administrative i menaxhimit të territoreve që përfshinte atë. Administrata e Rrethit, që kishte edhe këshillin e tij ishte pushteti vendor real. Ndërkohë këshillat e bashkuar në fshatra apo lagjet në qytete ishin kryesisht organizime ndihmëse dhe jo me kompetenca ekzekutive.

Shteti komunist nuk kishte taksa, e as buxhete të pavarura të rretheve, pasi çdo qelizë e shtetit, ekonomisë dhe sektorë ndihmëse financohej nga shteti.

Me rrëzimin e komunizmit në vitin 1990, organizimi territorial i vendit, si shumica e gjërave u bë “fshatçe”. Siç u nda toka fshatçe me 7501-shin e cooperative, ligjin e ndarjes së tokave më të mira të fermave, trojet shtetërore, apo pronat urbane që duheshin shpërndarë tek zotëruesit e vjetër e zaptuesit e rinj.

“Demokracia” jonë postkomuniste rriti numrin e rretheve nga 26 te 36, duke yshtur në fillim trillet tribale dhe etnologjike të bajraqeve e feudeve të vjetra. Më pas u krijuan 44 bashki, të cilat administronin vetëm vijat e verdha të qyteteve dhe 313 komuna, të cilat qeverisnin territoret e ish-këshillave të bashkuar të komunizmit, domethënë një grumbull fshatrash.

Ndërkaq, pas disa ndryshimeve që u bënë ndër vite, në vitin 2015, Shqipëria kishte 12 qarqe, 65 bashki dhe 308 komuna.

Një pushtet lokal me tre nivele, kompetenca të kryqëzuara, njerëz që merrnin rrogën, por thuajse të gjitha njësitë ishin të pamundur që të funksiononin në mënyrë autonome financiarisht pa paratë e qeverisë.

Edi Rama, kur fitoi zgjedhjet në vitin 2013, shpalli idenë e një reforme territoriale të thellë, me një projekt konkret në kokë. Partia Socialiste nuk i kishte votat e vetme për ta miratuar reformën, madje nuk kishte as shumicën qeverisëse në Kuvend, pasi zotëronte vetëm 65 deputetë. Partia Demokratike e Lulzim Bashës nën hijen liderit de fakto Sali Berisha bojkotoi reformën. PS-ja, së bashku me LSI-në e Ilir Metës, PDIU-në e Shpëtim Idrizit dhe PBDNJ-në e Vangjel Dules, miratuan në Kuvend 2/3-at ndarjen administrative aktuale me 12 qarqe dhe 61 bashkitë. Qarqet nuk kishin kompetenca ekzekutive në territor, por vetëm një administratë monitoruese apo supervizuese. Bashkitë nuk kishin më administrimin e vetëm vijës së verdhë të territoreve urbane, pra qyteteve, por edhe fshatrat e territoreve që ju bashkëngjitën njësisë administrative.

Periudha 16 vjeçare e koalidimit të kësaj ndarjeje ka pasur përvojën e saj me probleme, defekte e në përgjithësi jo një standard uniform eficense.

Kjo edhe sepse Shqipëria e sotme ka ndryshuar totalisht në aspektin demokrafik, por edhe në zhvillimin ekonomik e social. Zhvillimi është një rrugë që shtrohet vit pas viti, e siç është vënë re këto vite, lëmitë e prioriteteve ekonomike që ka sjellë koha dhe situatat në evolucion kanë përcaktuar fuqinë e njësive territoriale të vendit.

Ku një bashki me më pak banorë se Himara, arrin të jetë më efiçente se një bashki me shumë më shumë banorë si Kamza për shembull. Kjo për arsye të industrisë dominuese në vend që po vjen çdo ditë e më shum e kushtëzojë kushtet social-ekonomike por edhe më gjerë të Shqipërisë së sotme. Bëhet fjalë për turizmin dhe sektorët që përfshin kjo industri në ekspansion.

Ndërkaq, disa bashki të vogla, të cilët kanë numër të vogël banorësh dhe aktivitet inekzistent ekonomik, nuk arritën asnjëherë të vetëadministrohen pa oskigjenin e buxhetit të qeverisë.

Megjithatë, palët politike, në konsultim edhe me ndërkombëtarët ranë dakord për të kryer një reform të re territoriale. E cila për mazhorancën e Edi Ramës konsiderohej një korrektim, e për opozitën e Sali Berishës një përmbysje.

PS, përkatësisht vetë Edi Rama, e ka dhënë idenë e saj për reformën që ishte një reduktim i numrit të bashkive. Ndërkohë PD-ja kërkonte një shtim të numrit të bashkive, por pa dhënë një version të saj.

Parlamenti ngriti komisionin me dy bashkëkryetarë, ku opozita kishte të drejtën e vetos. Megjithatë, edhe pse u shty afati i përcaktuar, PD-ja kërkoi tani që të shtyhej sërish afati deri në tetor. PS nuk pranoi dhe shpalli projektin e saj, që siç duket do të shkojë në Kuvend.

Ky projekt përmban 46 bashki, duke bërë një shkrirje të disa bashkive më të vogla me ato më të mëdhatë.

Siç pritej, debate u ndez jo pak, ku së pari shpërtheu zemërimi i bashkive të vogla, i kthyer në një revoltë, së bashku me diskutimin e vjetër të “një fshat, një tabjat”.

Ndërkohë, opozita, që nuk foli asnjëherë se kishte një projekt nxori variantin e saj me 100 bashki. Të gjitha gjasat janë që të jetë një variant pilot i improvizuar me shpejtësi. Megjithatë, bëhet fjalë për bashkitë e para 2015-s dhe ndërtimit të të tjerave që janë marrë nga ish-komunat.

Këtë variant të improvizuar sipas të gjitha gjasave, e ka mbështetur edhe Ilir Meta me një deklaratë të posaçme. i cili në 2015 ka qenë bashkëautor dhe jetik me LSI-në e tij që kjo reform territoriale të marrë miratimin në Parlament.

Kontestimi deri tani i variantit të mazhorancës bëhet me argumente politike. Pasi sipas PD-së, ndarja aktuale administrative nuk është gjë tjetër veçse një hartë elektorale sipas interesit të saj.

Këtu çështja ha shumë debat, pasi nuk është ndarja territorial që i jep avantazh një force politike apo një tjetër.

PD për shembull, qoftë në 2015, e më pak në 2023 ka arritur të fitojë bashki me këtë ndarje administrative, madje edhe në territore që kanë qenë bastione të majta historikisht si Memaliaj, Pogradeci, Selenica etj etj.

Fiksimi i PD-së që rritja e bashkive mund të rigjallërojë faktorizimin e saj në disa territore të veçanta është sipas të gjitha gjasave sipërfaqësor. Pasi është ngritur në konceptin e feudeve të vogla, ku mendohet se ekzistojnë baza më të forta politike. Në realitet Shqipëria ka ndryshuar totalisht në çdo aspekt, jo vetëm në demografi. Zgjedhjet e Shkodrës në 2023-shin janë dëshmia më e rëndësishme për këtë ndryshim që nuk është thjesht politik, por konceptual. Barrierat në territor kanë rënë, së bashku me feudet e vjetra dhe bajraktarët me vulat a babaqemos në xhep.

Nëse ka diçka që opozita duhet të mbronte me forcë është jo vetëm fuqizimi i bashkive, por edhe rritja e legjitimitetit e përfaqësimit të kryetarit të bashkisë.

Në reformën e tmerrshme Islami-Gjana-Liponen, Shqipëria braktisi zgjedhjen alla francize që e përdorin thuajse në të gjithë pushtetin local në Europë.

Ku kryetari zgjidhet me mbi 50% të votave të atyre që kanë marrë pjesë. Nëse nuk arrin kuotën, bëhet një raund i dytë apo balotazh ku garojnë dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota.

Kështu kryetari i bashkisë nuk është më një nëpunës partie që mund të zgjidhet me vetëm votat e elektoratit të vet, por i duhet të kërkojë përtej hambarit politik. Duke sjellë një përfaqësim më të madh, legjitimitet më të madh, e pastaj edhe një afirmim politik më të rëndësishëm.

Në Europë, liderët e rëndësishëm, përgjithësisht vijnë si kryebashkiakë të spikatur. Edi Rama është shembull i hershëm këtu, por më i freskëti është kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ish-kryebashkiak i Mançesterit.

  •  

Rikthehen “lule gjelat”; në sulm ndaj faqeve të SHBA në Tiranë

Nga Ylli Pata

Lufta hibride që u vu re në ditët e Flamingo Revolution me trolle fake mbi “përmbytjen izraelite” në Zvërnec, apo sulmet agresive ndaj familjes Trump, që vinte kryesisht nga faqe iraniane apo të lidhura me aleancat e Teheranit, nuk është fenomeni i tillë i parë në mejdanin virtual digjital shqiptar.

I nisur që në kohën e protestave të armëve kimike, kulmi arriti në gjysmën e dytë të 2016-s e vijoi për disa vite me radhë.

Faqet sociale të ambasadës amerikane në Tiranë, ku publikoheshin njoftime të ndryshme mbi aktivitetet e diplomatëve, apo qëndrime të qeverisë amerikane, përmbyteshin në të gjitha postimet me një seri komentesh negative.

Komente, të cilat u kthyen në një fushatë në kuptimin e vërtetë të fjalës, sidomos pas vendimit të Departamentit të Shtetit për shpalljen Non Grata të Sali Berishës në majin e vitit 2021.

E gjithë kjo odise trollesh mund të shikohet krejt thjesht nëse shfletohet historiku i aktivitetit digjital në faqet zyrtare të rrjeteve sociale të SHBA në Shqipëri.

Aktivitet, i cili është analizuar pa tjetër nga ekspertët e tyre, që jo vetëm nuk mungojnë por janë në avangardë për të zbuluar se nga vijnë, kush janë dhe çfarë përfaqësojnë.

Ky aktivitet digjital, në shumicën e tij nuk përbënte thjesht një mendim ekstrem militantësh të zemëruar, por ishte një aktivitet trollesh të organizuara si batare digjitale. Përkatësisht një luftë hibride e kordinuar në mënyrë të sinkronizuar. Ky fenomen, tashmë është analizuar e dekodifikuar, kur prej vitesh qoftë SHBA, por veçanërisht Bashkimi Europian, i kanë dhënë edhe zë publik betejës ndaj luftës hibride.

Për një analizë krejt të thjesht me sy, mjafton një analogji me aktivitetin e faqeve zyrtare në rrjetet sociale të përfaqësive të tjera diplomatike në Shqipëri. Shumica e të cilave nuk e kanë pasur këtë aggresion digjital.

Ka një fenomen interesant në interaktivitetin social të selive diplomatike në Shqipëri, pasi përgjithësisht, edhe ata të vendeve jo shumë të mëdha apo të pasura, kanë mjaft përfshirje nga publiku shqiptar.

Sa herë kur kjo përfshirje është normale, ku ka shpesh edhe qëndrime kritike apo me vërejtje të ndryshme, diskursi shkon krejt fjollë.

Ndërkaq, edhe në faqe të vendeve të mëdha e me relacione “delikate” me Tiranën, nuk e gjen diskursin toksik apo teknikën e luftës hibride.

Merr për shembull faqet sociale të përfaqësisë diplomatike ruse. Mjaft aktive në gjuhën shqipe, e përditësuar me informacione e njoftime të bollshme, qoftë për aktivitetin e politikës së Jashtme të Moskës, qoftë edhe për aktivitete të zhvilluara në Shqipëri.

Komentet në këtë faqe, gjithë këto vite, por edhe tani janë të shumta, normale dhe shpesh dallon simpati, respekt, apo edhe përfshirje e përkrahje nga publiku shqiptar që komenton.

Një fenomen i njohur, ku përfaqësues të brezave të ndryshëm kanë kimi me rusët, kulturën e saj përgjithësisht, por edhe gjurmët që kanë lënë marrëdhëniet e afërta deri në vitin 60 të shekullit të shkuar.

Sheh aty fjalë të qeta, lavdërime, madje edhe glorifikime ndaj Putinit, i cili si gjithkund ka edhe këtu fansat e tij.

Ndërkaq, në faqet e SHBA, Izraelit, por edhe herë pas here përfaqësisë së BE-së, ka prej vitesh një aktivitet konstant trollesh toksike. Që nuk ndalen vetëm në pakënaqësitë e llojeve politike, por futen në historitë e konspiracionit, të njohura në gjithë arsenalin apo temën e kësaj lufte hibride në Perëndim. Ku kuptohet qartë adresa dhe synimi.

Megjithatë, fakt është se prej dy vitesh tashmë, pas fitores së mandatit të dytë të Donald Trump, e sidomos largimit të Yuri Kim, për të cilën u zhvilluan fushata të pafundme linçimi, lufta hibride pushoi si me buton. Profilet me “fotot” fake me kollare blu e buzëqeshje të ngrirë, apo fytyra të ngrysura u zhdukën si me magji.

Për tu kthyer vetëm ditët e fundit. Ku trollet janë rikthyer sërish, apo thënë me simbolin e luftës hibride në Kosovë “Lule Gjeli” që është bërë një fenomen mediatik.

Është konturi i trolleve të disa viteve më parë, si dhe tema e sulmit ndaj SHBA-së. Me të njëjtën logjikë propagandistike, megjithatë pyetja është pse nisi tani, pikërisht kur dhe ndodhi një thyerje e fortë e një pjesës së politikës shqiptare me SHBA, për marrëveshjen ushtarake?

Përgjigjen ka shumë gjasë ta japë vijimi dhe linja e kësaj lufte hibride që tani duket ka vetëm fillimin…

  •  

Rikthimi i telenenovelës që shënon fundin e protestës

Nga Ylli Pata

Nënkryetari i sapozgjedhur i PD-së, ka inaguruar karrierën e tij të re me profilin e vjetër të tij. Atë të një analisti politik mbi hetimet që zhvillon SPAK.

Telenovela e famshme, apo buka e vjetër që opozita e përdor që prej 13 vjetësh, si një linjë beteje me mazhorancën, linjë e cila është e lidhur direkt me panelet televizive që po aty marrin bukën e përditshme.

Arrestimi në një skenar librash të verdhë e biznesmenit Ermal Beqiri, me gjasë ka shërbyer si një xixë frymëzuese për nënkryetarin e ri që ka zëvendësuar Luçiano Boçin.

Beqiri, një personazh enigmatik, i arrestuar në mungesë nga GJKKO, si pasojë e një hetimi të SPAK për aferën e lidhur me kontratat e AKSH-it, i ka dhënë një ushqim të bollshëm tregut politik të Tiranës, në një terren thatësire pas fikjes së Revolucionit të Flamingove.

Skenari i arrestimit të Beqirit, një biznesmen kontrovers i tregut të softwer-ëve, i përfshirë në një kohë edhe në tregun mediatik dhe shantazhues të Tiranës, i ngjan romaneve të verdhë të George Simenon apo Jan Flaming, ku Brenda përfshihet misteri, aventurat apo edhe spiunazhi.

Beqiri, i hipur në një avion sportive privat, zotërimi i të cilit duket se i përket, sipas njoftimeve të para, u pikas nga avionët e flotës luftarake francize, Brenda perimetrit të sigurisë së një objekti të rëndësisë strategjike, siç është një central bërthamor pranë Lionit.

I arrestuar nga autoritetet franceze, ende të paqarta me dokumentet që e kanë identifikuar, është kryer menjëherë kryqëzimi i kërkimit ndërkombëtar nëpërmjet alertit të Interpol-it.

Në këtë kornizë, Beqiri, është në pritje të procedurave gjyqësore për ekstradim, që përveçse një odise juridike, janë edhe një intermexo ushqyese për intrigat mediatike.

Ermal Beqiri, një biznesmen kontrovers që ka lëvizur në mjediset mediatike dhe politike të Tiranës, për një farë kohë ka qenë pranë LSI-së, ndërkohë që Ervin Saljanji, para pak kohësh akuzoi PD-në se në aferën e AKSH-it nuk e përmend këtë emër, pasi ka lidhje të forta me të.

Këtë tabu që përmendi Saljanji, e theu nënkryetari fringo Këlliçi, e siç ndodh, këto batare do të shoqërohet nga fluturimet e kaçatorëve të paneleve të darkës. Një rutinë krejt e njohur për opinionin, që rrallë apo asnjëherë ka hedhur dritë apo ka qartësuar thelbet e hetimeve penale. Thjesht i ka përdoruur ato, duke rrotulluar historitë si ushqimet e përvëluara në gojë, deri sa bëhen të pranueshme për rrugët e tretjes.

Hetimet e SPAK, e në këtë rast edhe ato të AKSHI-t, përpos materialeve që hidhen apo përdoren politikisht, do të kenë rrugën e tyre de risa të shkojnë në proces. Ku përtej procedurave kohore, që tek ne nuk janë kurrë të shpejta, japin një panoramë më reale të dosjes, hetimit, ashtu edhe ngjarjes siç ka ndodhur.

Edhe pse duhet thënë, kronika mediatike e proceseve penale të bujshme është zhgënjyese dhe nuk ka sjellë për publikun transparencën që kërkon ai.

Edhe pse në nisje të hetimeve përdoret një sasi e madhe tymi, kur vijnë proceset, kronikat e tyre ose janë të varfra, ose pengohen sipas një plani spinësh diabolik. Rasti i procesit të Ilir Metës, i cili kishte sot seancën e tradhës është një tregues uluritës. Ku kronika e këtij procesi primar, tregohet sipas narrativës s ëish-Presidentit, duke munguar thuajse totalisht raportimi i asaj që ndodh me të gjitha palët në proces.

Njëjtë ndodh me Gërdecin, njëjtë me Partizanin, ku përgjithësisht luhet me deklaratat pas daljes, të cilët përveç se subjective janë të mangëta. Asnjë kronikë lineare, korrekte, në formën e saj klasike të ecurisë së hetimit gjyqësor. Pasi yjet e “ letërsisë së verdhë” të stacionit të trenit janë protagonistët e prime-time-s së telenovelës së përnatshme.

Të cilën opozita e ka shtyllën e narrativës së saj politike, duke sjellë të njëjtin diskutim mbi një teatër monoton, ku vetëm politikë nuk bëhet. Megjithatë, një shë mund të vihet re; rihapja e telenovelave duket shënoi fikjen zyrtare të flamingove. Të cilat nëse rinisin në shtator, do të rinisin pa PD-në, Sali Berishën, kolonelët e tij, por edhe një pjesë të opozitës së re…

  •  

Flamingot-pjesa e dytë: Si po konturohet partia e revolucionit

Nga Ylli Pata

Tentativat për krijimin e një partie të majtë të tipit revolucionar kanë nisur që herët, madje brenda gjirit të mazhorancës qeverisëse të Edi Ramës.

Pikërisht kur nisi aksioni i protestave për armët kimike. Ishte LSI-ja e Ilir Metës, e cila së bashku me eksponentë të vjetër e të rinj të PS-së, planifikuan si fillim marrjen e kontrollit të PS-së.

Zgjedhjet e 2017-s, siç dihet tashmë dogjën planin A, por jo projektin e çarjes brenda së majtës, e cila është në të vërtetë ploja bazë për të rrëzuar socialistët nga pushteti.

Monika Kryemadhi, pas zgjedhjeve të 2017-s, kur Edi Rama mori i vetëm qeverinë pa asnjë aleat tjetër, deklaroi se shumë shpejt ata do ta rrëzonin Ramën dhe do të vendosnin një qeveri teknike të drejtuar nga një socialist të vjetër.

Loja ishte përdorimi i Tik Llallës për plojën “Tahiri” dhe zgjatjen e mandatit të tij deri në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë. As ky plan nuk eci, kështu që pati një lloj pushimi aktiv deri në verën e vjeshtën e vitit 2018 kur nisën protestat studentore.

Ishte pikërisht kjo koha e planit strategjik, kur shikoje në fushë forca të reja aktive, të cilët po zbatonin taktikat guerile të Vetëvendosjes.

Shënjestra u caktua ministrja e Arsimit e kohës Lindita Nikolla, e cila ishte viktima e parë e gjuajtjes me lëndë ushqimore.

Drejtuesi i këtyre grupeve ishte Arlind Qori, i cili në atë kohë paraqitej si pedagog dhe mendimtar i pavarur në diskursin publik nëpër media të ndryshme.

Kur shpërthyen protestat studentore, Qori ishte natyrshëm një nga protagonistët më të rëndësishëm, e çdo zhvillim sillte si mundësi krijimin e një partie të re.

Ai ishte momenti i artë për të sjellë në skenën politike shqiptare një forcë të freskët, të re, reactive, që sipas të gjitha gjasave do të kishte efekt të menjëhershëm.

Ka shumë personazhe që kanë qenë pranë këtyre lëvizjeve që flisnin për një krijim të shpejtë të forcës së re.

Gjë që nuk ndodhi, sipas gjasave, të frenuara nga faktorë më të mëdhenj, të cilët ishin pranë në këshilla, financa e mbështetje të ndryshme; që nga logjistika në qarqe ndërkombëtare.

Dy faktorët që e ndaluan këtë zhvillim duket ishin Albin Kurti dhe Ilir Meta, të cilët patën një afrim jo demonstrative duke u afruar zgjedhjet e 2019-s dhe 2021-shit.

Megjithatë kjo kimi shikohej më shumë në temat që hidheshin në panele dhe aktorët mediatikë që përfshiheshin në betejë.

Njerëzit që mbronin më shumë Ilir Metën mediatikisht, u bënë edhe partizanët e rinj të Albin Kurtit. Duke nxjerrë në 2019 temën e famshme të shitjes së territoreve. Ku krejt pa e kalkuluar u fut edhe Ramush Haradinaj, që politikisht mori më pas konseguenca të rënda politike zgjedhje pas zgjedhjesh.

Por duke u kthyer tek protestat e 2018-s; ndryshimi i qeverisë së Edi Ramës, pra ministrat e larguar dhe personazhet e sjellë në kabinet, nëse analizohen mirë, vizatohet qartësisht lufta e vjetër e Albin Kurtit me Edi Ramën.

Fjaskoja e 2021-shit për Albin Kurtin në zgjedhjet parlamentare ishte një goditje e rëndë, ku si pasojë u la në fjetje plani i partisë së revolucionit, për tu riaktivizuar ditët e sotme.

Ku, duke ju referuar shprehjes së Edi Ramës ka një “përputhje yjesh” të disa faktorëve të majtë ndërkombëtarë për ta risjellë në skenë planin e vjetër të Albin Kurtit.

I cili duket qartë që është proxy më i madh i kësaj ploje, së bashku me detashmentin e grupeve të armiqve dhe kundërshtarëve të Edi Ramës.

Këto ditë media të rëndësishme europiane të konsideruara si “liberale” po risjellin Flamingo Revolution në skenë, si një prolog vjeshtor.

Sllovenia, aty ku ndodhet laboratori i filozofëve arqiomarksistë që ka nxjerrë Albin Kurtin si produkt, është kthyer në qendrën mediatike të publikimit të Kapitullitt ë dytë të Revolucionit të Flamingove. Ndërkaq, ky laborator i veshur me emrin e një institute studimor, për të cilin ka pasur zëra se financohet nga donatorë nga Lindja e Mesme, dekoroi Ilir Metën, pikërisht pas publikimit të videos së famshme me Dritan Priftin.

Pikërisht nga Lubjana, ku po gatuhet seria e dytë e filmit me flamingo, ka nisur një promovim mediatik të protagonistëve të revolucionit të Shqipërisë. Ku paraqiten qartësisht personazhe që janë qartësisht të majtë dhe pjesë e rrjetit European, ku bën pjesë dhe Albin Kurti.

Francezja Le Mondë ka promovuar disa personazhe të rinj, që sipas gjasave krijojnë një efekt në opinion, e japin të gjitha indicjet e një lancimi të një forcë të majtë. Mungesa e Arlind Qorit në këto shkrime provokuese tregon sipas gjasave një plan të ri politik nga këto qendra, padyshim sipas indikacioneve që shkojnë nga Prishtina në Lubjanë e më pas në këto qarqe mediatike që po promovojnë të majtën e re.

E cila në shtator pritet të publikojë më në fund fytyrën dhe emrat e saj, ku do të ketë gjithashtu fytyra të njohura, që kohët e fundit kanë dalë herë pas here. Megjithatë protagonistët që më shumë citohen nuk janë të rinjtë, por emra të njohur mediatike amjtistë, ku Fatos Lubonja pritet të jetë një nga udhëheqësit apo ideologët kryesorë. i cili në një intervistë në gazetën më e madhe sllovene, sulmon përfaqësuesen e Sllovenisë në qeverinë e BE-së, komisioneren Marta Kos meqë po përkrah Shqipërinë.

Linjë që tregon pikërisht linjën e flamingove që synon të hyjë fort në revolucionin e tetorit.

  •  

Shkrepësja e revolucionit të tetorit? Pse PD dhe opozita e re bëri potere për paktin ushtarak me SHBA!

Nga Ylli Pata

Marrëveshja e huasë së SHBA për ta përdorur për arsenale ushtarake, prej 302 milionë dollarësh, është një pakt i pastër politik ndërmjet dy vendeve.

Vetë shifra e kësaj marrëveshje përbën më shumë se 1% apo më shumë se gjysmën e kuotës prej 2% të Prodhimit Botëror Bruto, që Shqipëria ka detyrim nga NATO për shpenzimet ushtarake.

600 milionë euro është kuota e caktuar nga NATO si tavan shpenzimesh, ndërkohë që vetëm një marrëveshje me Agjencinë për Sigurinë e Mbrojtjes DSCA, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak, konsiderohet hyrja në një fazë edhe më të avancuar të relacionit ndërmjet Pentagonit dhe Ministrisë Shqiptare të Mbrojtjes.

Shqipëria ka marrë ndër vite ndihma dhe grante prej qeverisë së SHBA-së, në lidhje me ushtrinë, të cilat përgjithësisht kanë qenë pajisje transporti, apo edhe helikopterat e logjistikës së skuadrave operative. Të cilët i përkasin gjeneratave të shkuara, që gjithsesi në standardin e një armate modeste si ajo e jona bëjnë goxha punë.

Ndërkaq, marrëveshja e parë e rëndësishme e karakterit strategjik, është mbulimi i hapësirës ajrore dhe detare me teknologjinë më të lartë. E cila kryhet prej gati 25 vjetësh nga një prej gjigandëve të industrisë ushtarake amerikane si Lockheed Martin. Marrëveshje e nisur kur kryeministër ishte Fatos Nano dhe është rinovuar nga të gjitha qeveritë e tjera. Natyrisht nuk është grant, por një shërbim të cilin e paguan qeveria shqiptare, por fakt është se cilësia e tij dhe rëndësia strategjike është e nivelit më të lartë.

Arsyeja kryesore është se ne, domethënë hapësira jonë bëhet pjesë e një sistemi sigurie të të integruar nga SHBA, që është fuqia kryesore e Perëndimit që menaxhon sigurinë në shumë vende të botës.

Duke nisur nga vende të mëdha si Gjermania, Italia, e për të shkuar më pas në thuajse gjithë rrugët detare më të rëndësishme të botës së bashku me kanale, ngushtica e gjire.

Për ta sjellë si shembull, të gjithë shtetet që përdorin systemin mbrojtës ajror amerikan, që nga lokacioni e deri ai raketor, konsiderohen një rrjet global i integruar sigurie, që hyn në një nivel të lartë partneriteti. Për ta ilustruar mund të tregohen relacionet me vendet arabe të Gjirit, që nga Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara etj, të cilër janë pjesë e boshtit strategjik të sigurisë, si dhe partner të dorës së parë me SHBA. Natyrisht këtu hyjnë në lojë edhe sasia monetare e marrëveshjes. Bëhet fjalë për industritë gjigande ushtarake që prodhojnë arsenalet më të përparuara të botës, të cilët pikërisht prej cilësisë kostot i kanë shumë më të mëdha se konkurenca.

Të cilët luajnë me arsenale të lira që kryejnë funksionë të rëndësishme por me të dhëna më të limituara.

Një sistem raketor nuk është një mall që shitet, por një arsenal që nuk mund të funksionojë pa supervizimin pandërprerë të asistencës amerikane. Fjala më e fundit e teknologjisë së aeroplanëve luftarakë, gjuatësit F35, një nga xhevahiret e Lockheed Martin, i kanë disa ushtri aleate të SHBA. Duke nisur nga Izraeli, aleatët e NATO-s: Kanadaja, Gjermania, Italia, Britania e Madhe. Në kulmin e përplasjes me Trump sapo mori mandatin e dytë, mediat europiane shkruanin se çipi bazë që komandon F35 menaxhohet në një qark të mbyllur nga amerikanët. Kjo nuk është aspak gjë e re, pasi këto arsenale ushtarake strategjike, janë një qark i mbyllur.

Siç janë marrëveshjet për raketat anti-tunk Javelin, apo marrëveshjet për bazën e Kuçovës si dhe portin ushtarak të NATO-s në Durrës. Të cilët janë pjesë e një protokolli shumë më të komplikuar se një shitblerje.

Amerikanët, si aleatët më të rëndësishëm që ndikuan fort për hyrjen e Shqipërisë në NATO, kanë dashur që të përfshihen që herët në marrëveshjet ushtarake.

Pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria kishte si detyrim që ta niste këtë angazhim me modernizimin e një flote ajrore logjistike e luftarake për njësitë e përbashkëta në distanca të shkurtëra. Që do të thotë se i duhej të blinte një flotë të vogël helikopterësh në linjë me standardet e NATO-s për tí përdorur në operacione të përbashkëta të Aleancës.

Në qeveri, ishte Sali Berisha, i cili mori të gjithë përfitimin që i dha qënia në krye kur Shqipëria u anëtarësua në NATO. Mandati i dytë në qeveri ishte direkt frut i atij vendimi.

Kuota e Shqipërisë ishte e vogël, e nuk krahasohet me buxhetet që vende të pasura hedhin në ankandet e rëndësishme të gjigandëve të industrisë ushtarake globale.

Bëhej fjalë për vetëm 78 milionë euro, por duhet thënë se interesimi nuk ishte aspak i vogël. Në Tiranë erdhi një xhiro jo e vogël e lobeve të mëdha të industrive botërore, të interesuara për të hyrë në garën për t’i dhënë anëtarit më të ri të NATO-s katër helikopterë.

Këto “gara” janë të rëndësishme, pasi në lojë përveç detashmentit të industrisë ushtarake hyjnë edhe politikanë të nivelit të lartë e lobistë në negociatat përkatëse.

Në Tiranë erdhën amerikanë, të shoqëruar me senatorë e eksponentë të rëndësishëm, erdhën italianët, që gjithashtu janë në krye të ekselencës së industrisë ushtarake me Augusta-t e famshëm, si dhe francezët me Cougar-ët, pjesë e konsorciumit Airbus, që është një joint venture franko-gjerman, që do të thotë se në lojë ishte edhe lokomotiva ekonomike e europës.

Sali Berisha zgjodhi që inagurimin e investimeve të mëdha ta bënte me Francën. Duke e argumentuar se është një lobim për shpejtimin e integrimit të vendit në BE, pasi në atë kohë Franca kishte Presidencën europiane. Në realitet, ajo marrëveshje nuk ndikoi fare në një shpejtim të procesit.

Siç dhe ndodh shpesh në kësi rastesh, e gjitha ishte pjesë e lobimeve dhe influencës së rëndësishme politike.

U tha atëherë se blerja në Francë ndodhi si pasojë e ndërmjetësimit të një personazhi shumë të fuqishëm në Europë, të cilin Sali Berisha e ka pasur që në fillim të ngjitjes në pushtet, por edhe tani, një nga asat e rëndësishëm të lobimit të tij në qarqet e larta politike.

Bëhet fjalë për Jean-Paul Carteron, themeluesin dhe kreun e Forumitt ë Crans Montana, një personazh zvicerano-francez me lidhje shumë të rëndësishme politike dhe industriale. Me të cilin Berisha ka pasur deal-e që në fillimin e ngjitjes në pushtet, duke nisur nga negocimi i famshëm i borxhit të jashtëm që më pas prodhoi Skandalin “Arsidi”.

Për të ardhur tek marrëveshja e sotme me SHBA. Demonstrimi politik i PD-së dhe opozitës kundër saj, apo për ta obstrukruktuar atë, parë thjesht është një vetëvrasje politike. Pasi shkakton probleme të kota me amerikanët, sidomos në përpjekjet e Berishës për të lobuar zbutjen e sanksioneve.

Kjo marrveshje, në logjikën ekonomike dhe financiare për Pentagonin apo edhe gjigandët e industrisë ushtarake, është një “kruajtëse dhëmbësh” para kontratave qindar miliardash apo edhe trilionësh që firmosen me shtete të mëdha e të pasura si vendet arabe të Lindjes së Mesme.

Sa për shembull, SHBA jep çdo vit 1.3 miliardë USD ndihmë ushtarake për Egjiptin, i cili edhe pse blen vazhdimisht arsenale amerikane, ende nuk e ka zëvendësuar krejt armatimin sovjetik, prej të cilit krijoi një qark të mbyllur nga koha e Naserit e deri pas firmosjes së marrëveshjes së Camp Davit në 1978-n.

Po atëherë përse gjithë ky sulm kaq kamikaze politik i PD-së e partive të vogla të opozitës për paktin ushtarak me SHBA, kur ka shumë materiale e kauza për të bërë betejë politike me Edi Ramën?

Sado ta shikosh, nuk ka asnjë arsye tjetër veçse kërkimi i një “shkrepëse” të re për të ndezur Revolucionin e Tetorit, me një fjalë Flaningo Second Episode.

Një municion politik, sipas të gjitha gjasave për të majtët amerikanë për të sulmuar Donald trump në fushatën e mesmandatit për Kongres.

E në këmbim sjell në Tiranë “bombarduesit strategjikë” CNN, Reuters, Polico etj etj, që të mbushin hapësirën e vjeshtës. Po duket se si gjithnjë, daci njëherë bie në kos…

  •  

Kodi politik i reflektimit të Edi Ramës!

Nga Ylli Pata

Edi Rama ka pranuar sot publikisht se shkaktare për daljen në protestat e qershorit është qeveria dhe mazhoranca që ai drejton.

Ka shumë gjasa që siç ndodh në Shqipëri, “autokritika” merret si një akt thyerje, ndaj do të kërkohet “thellim”, siç ka ndodhur shpesh në historinë politike.

Ku shembulli më i famshëm është “autokritika” e Mehmet Shehut në Byronë Politike, që solli më pas furtunën e sulmit nga Enver Hoxha dhe të tijtë në byronë politike, duke shpallur armik se kishte lënë jashtë autokritikës ngjarje dhe dëshmi që sipas tyre, janë bërë me qëllim. Dihet ç’ndodhi më pas.

Autokritika pra, në politikën shqiptare është një tabu. Një standard që konsiderohet një hap prapa, një sinjal dobësie, një zbythje që vizatohet si fillimi i fundit.

Sali Berisha, për shembull, bëri autokritikë për piramidat e 1997, përpara zgjedhjeve të 2005-s, domethënë pas 8 vjetësh. Ndërsa për vrasjet e 21 janarit, ka gjasa që të bëjë autokritikë pasi prokuroria të mbyllë hetimin apo të shkojë çështja në parashkrim.

Në thelb, kundërshtarët e Edi Ramës nuk kanë për t’ja pranuar reflektimin, e sipas të gjitha gjasave, jo vetëm që do të hapë polemika të forta, por edhe rrisë nivelin e polarizimit.

Por Rama, nuk ka folur me ata që konsiderohen si kundërshtarë të tij, pra ata që nuk e kanë votuar, nuk e votojnë, e kërkojnë të rrëzojnë këtë mazhorancë. Adresa e tij duket se janë “Flamingot”që vijnë nga grupi i votuesve të PS-së apo edhe ata të elektoratit gri.

Të cilëve, u ka paraqitur sot vetëm parathënien verbale, përkatësisht atë që ai e konsideron reflektim, por që praktikisht do të shikohet kur të zbatohet “Besa” me “Aneksin”.

Që në vija të trasha, së paku deri tani pa i parë, konsiderohet një paketë ndryshimesh të mëdha reformash, e natyrisht lëvizje të forta në thuajse gjithë piramidën e pushtetit politik të mazhorancës, që dihet është i zgjeruar.

Por, sipas të gjitha gjasave, asnjë zhvillim politik, qoftë edhe pozitiv dhe i pritur mirë nga opinion nuk mund të shuajë një process politik që ka nisur tashmë.

Procesi i ngjizjes së një alternative politike ndaj Edi Ramës, i cili ndodhet në mandatin e tij të katërt. Ky proces ka nizur vrullshëm, me bujë në fillim, ç’ka fryu mjaft protagonist që nga euphoria ju sulën mbarë e mbrapsh të gjithëve që nuk mendonin si ata, përveç Edi Ramës. Duke ardhur më pas tek rënia në grackën politike të opozitës së vjetër, domethënë Sali Berishës dhe partive të tjera të opozitës, që në realitet janë në një linjë strategjike e taktike me të.

Gjithsesi, procesi politik ka nisur, e për tu pjekur në ngjizjen e një lidershipi dhe grupi përfaqësues kërkon kohën dhe kushtet e saj. Ky proces do të piqet natyrisht në sajë të mënyrës dhe cilësisë së përballjes me pushtetin e Edi Ramës para së gjithave, por edhe krijimit të një fytyre të alteregos alternativ të kryeministrit aktual.

Dy dokumentet që sot ka nominuar Rama, kur të mësohet përmbajtja janë një mundësi e artë për opozitën e flamingove për tu konfrontuar me idetë e qëndrimet e mazhorancës.

Kjo është politika reale që e ndërton një opozitë apo lidership alternativ. Materialet që ka nxjerrë Edi Rama në grupin e Ps-së, së bashku edhe me fjalën që e konsideroi reflektim, janë realisht të bollshme për ta shtyrë edhe nja tre-katër muaj debatin politik. Që kur të vijnë zgjedhjet vendore të jenë gati me njerëzit e duhur e mendjen në vend, pa pasur nevojë të varin e të fusin në burg ndokënd.

  •  

“Flamingot” në pritje të Revolucionit të Tetorit

Nga Ylli Pata

Takimi i lënë për një reagim të ashpër në seancën e parafundit të Kuvendit për sezonin, nuk ishte njësoj si homologia parardhëse ku guerilasit e lidhur me PD-në shkatërruan para kamerave makinën e policisë.

Kur sërish deputetët e PD-së nuk ishin shënjestër e vezëve dhe sharjeve, sië ndodhi me ata të mazhorancës.

Këtu nuk ka asgjë për tu ëuditur, e në fund të fundit kemi të bëjme me një dialektikë politike. Në protestën që ka nisur prej fillimit të qershorit, nuk është askush tjetër veëse opozita e Edi Ramës. Është e vërtetë që në protest ka pasur shumë më shumë njerëz se ata që kanë shkuar në protestat po ashtu periodike të Sali Berishës.

Por e gjitha kjo ka ndodhur, pasi ai që quhet shpesh si “populli opozitar” ka pasur një shpresë më shumë se kësaj radhe mund të arrijnë rezultat për të rrëzuar Edi Ramën, e rrugës të arrijnë të shkartisin situatën brenda opozitës, duke rinovuar a ndryshuar, apo edhe rinovuar lidershipin e saj.

Shumica e grupeve që ka marrë pjesë në protestë, ka pasur një qëllim taktik, sesi të faktorizohen gjatë kësja proteste për të rritur influencën e popullaritetin e tyre gjatë protestës, në gjirin e masës së madhe të atij që quhet popull opozitar.

I vetmi që ka pasur që në fillim një plan strategjik është Sali Berisha. i cili në kulmin e protestave, ku pati jo pak zëra e kundërshti të forta dhe ndaj tij, arriti të konsolidojë pozitat e tij, duke konfirmuar postin e tij dhe të grupit të afërm të tij në kupolën e Partisë Demokratike.

Ndërkohë nga ana tjetër, pas dy javëve të para, furnizuesja kryesore e protestës ka qenë PD-ja dhe strukturat e saj, të cilët ditë pas dite kanë arritur të marrin në kontroll jo vetëm menaxhimin e itinerarit dhe planit të tyre, por edhe programin taktik të funksionimit sipas axhendës politike.

Revolucioni i Flamingove nuk ka një plan tjetër veëse largimin e Edi Ramës nga rruga, për të ngritur një qeveri kujdestare, ku opozita do të ketë fuqinë politike të diktimit të axhendës së saj të funksionimit, reformave, por edhe vendosjes së kohës së zgjedhjeve, mënyrës së zgjedhjeve, apo ëfarë zgjedhje do të bëhen së pari. Me një fjalë, për ta zhbërë rezultatin politik të zgjedhjeve të 2025-s. Shkurt, axhenda politike e Sali Berishës, i cili sot nga Kuvendi kërkoi shpërndarjen e Parlamentit, ngritjen e një qeverie kujdestare, e cila do të ëojë vendin në zgjedhje të reja.

Zgjedhjet ë reja, kërkoi edhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muëi, kur than ë fjalën e tij në Parlament se mazhoranca mund të hedhë në popull konfirmimin e saj të 2025-sës, e po qe ashtu le të fitojë edhe 100 mandate.

Ndërkaq, Partia Demokratike, nuk pranoi që të bëhen konluzionet e Komisionit për Reformën Territoriale, duke kërkuar një shtyrje të tij deri në muajin tetor.

Po pse tetor, jë në shtator, apo dhjetor? Përtej kungulleshkës me numërimin e muajve, fakti real është se ndërsa Partia Socialiste e ka një ide për ribërjen e bashkive, rajoneve e qarqeve, ku ka edhe draftin e saj, Partia Demokratike nuk e ka një plan.

Kjo pasi ideja e vetme që ka Berisha dhe të tijtë është që nga 61 të bëhen dyfish më shumë bashki, në mënyrë që të ndahen zonat sipas hartës së territoret ku ndodhen mbështetësit më të shumtë, në mënyrë që të marrë rezultat pozitiv.

Në një ndarje aktuale apo edhe më të vogël, Sali Berisha dhe grupi pranë tij, ata jo vetëm janë të papërgatitur, por edhe nuk duan të përgatiten.

Pasi problemi më i madh për ta është që kryetarët e bashkive mund të bëhen dhe i kanë të gjitha atributen që të bëhen në liderë politikë potencialë. Shikoni ato bashki të pakta që PD udhëheq. Rezultatet e të cilave kanë ardhur përgjithësisht si rezultat i aftësive të kandidatëve-sot kryetarë në territor.

Asnjëri prej tyre nuk është afruar, promovuar apo lavdëruar nga liderhsipi i PD-së. Kryebashkiaku i Kavajës, konsiderohet si armik, kryetari i Mirëditës, i cili gjithashtu është një politikan i ri e i shkathët mbahet larg, për të vijuar edhe me të tjerët.

Hapen fjalë e historii se Mirdita nuk do të bëhet bashki, po do të shkrihet, apo lojra të tilla, kur prishin punë qeverisjet e PD-së n ëato territore.

Me fjalë të tjera, Sali Berisha nuk ka ndërmend që të përgatitet për zgjedhje lokale, ai do të kërkojë deri në fund një marrëveshje në tavolinë, ku të marrë mos maksimumin, optimumin e asaj copë që kërkon për të mbajtur rolin kryesor në opozitën ndaj Edi Ramës.

Ndaj, sië ka qenë deri tani, teoria e revolucionit permanent, duke nxjerrë herë pas here bomba tymuese për tí përdorur si kauzë për qeveri teknike do të ketë pa u ndalur.

Tani, sië e kërkuan edhe zyrtarisht janë në pritje të Revolucionit të Tetorit, me shpresë se do të vijë prap CNN që të bëjë fushatë kundër Trumpit për zgjedhjet e mesmandatit të nëntorit.

  •  

Enigma e Flamingove: Kush i hartoi “5 pikat” që lexohen çdo ditë?!

Nga Ylli Pata

Tashmë, pas gati dy muaj të protestave që nisën me incidentin e Zvërnecit, janë arritur të kuptohen shumë gjëra të këtij zhvillimi mjaft të madh në Shqipëri.

Dihet(në fakt prej kohësh) që në Shqipëri ka një pakënaqësi apo frustrim politik prej një pjese të madhe të opinionit publik, i cili nuk u zgjidh me zgjedhjet e 11 majit të 2025-s.

Mazhoranca e madhe në Kuvend e socialistëve, përveçse hapi një gropë të madhe në mjedisin opozitar, çoi në krizë edhe partitë e reja që u panë si një valvul shkarkimi që mund të çojë në një proces të ri politik.

Aktorët e rinj, që dërguan në Kuvend tezet e dajat, e më pas u përleshën për postin më të parë, dërrmuan shpresën e një pjese të konsiderueshme të qytetarëve, të cilët as nuk kishin votuar për socialistët, e as nuk i duan ata dhe qeverinë e Edi Ramës.

Ndërkaq, për një vit, si pasojë e një procesi galvanizues të provokuar nga hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të mazhorancës, krijuan një situatë problematike edhe në gjirin e socialistëve. Prej të cilëve dolën më pas edhe personazhe që nisën t’i trajtonin publikisht këto pakënaqësi e frustrime.

Por e gjitha kjo panoramë nuk është tjetër veçse një dialektikë “ovvio” kur thonë italianët. Në mandatin e katërt të një mazhorance të fortë në numra dhe të një opozitë të dobët në narrativë, karakter dhe fytyrë përfaqësuese, ishte e pritshme një periudhë frustruese dhe tranzicionale politikisht.

Megjithatë, koha siç thotë poema e famshme, apo “fati” solli në skenë një mundësi që i gjithë komuniteti i madh anti-Rama në Shqipëri, zor se do ta ketë më një të dytë, në këtë mënyrë.

Disa faktorë të rëndësishëm e madhorë jashtë Shqipërisë investuan fort krijimin e një skene revolucioni në Tiranë.

Flamingo Revolution, një brand që i shtohet revolucioneve me ngjyra e me stinë që i kemi parë shumë që prej dekadave në shumë vende të botës, kryesisht asaj të dytë e të tretë(sipas renditjes së kryetarit Mao-Teoria e tri botëve).

Një revolucion anti-Trump në Shqipëri, ishte një skenë perfekte për opozitën amerikane, përkatësisht fraksionit më majtist të saj, por edhe të majtën europiane, që është pjesë korporative e këtij lobimi politik global.

Ndaj dhe mediat liberale të mëdha amerikane; që nga CNN, Reuters, Politico, New York Times e shumë tituj të tjerë televizionesh, platformave online e shtypi të shkruar i dhanë ballinat e tyre Flamingo Revolution në Tiranë.

Ku pankartat e krijuara me mjaft mjeshtëri kundër Ivanka Trump e Jared Kushner, ishin skenografia e ëmbëlsuar me maskotat e shpendit delikat që rri me një këmbë.

Ndërkaq, një tjetër lob i fuqishëm dhe i rëndësishëm, ai i islamit politik që ka referencën në Turqi, shfrytëzoi rastin ta kthejë Tiranën në skenën e “luftës fatale” me Izraelin e Benjamin Netanyahu-t.

Shto këtu edhe iranianët që përdornin propagandën lego ndaj “satanait” që i urojnë vdekje 24/orë në 7 ditë; revolucioni i Tiranës hynte në lojë me “faktorin e jashtëm” në xhep. I duhej vetëm të përgatisnin kushtet e brendshme që revolucioni të piqej e të farkëtonte në kudhrën e tij bijat e bijtë e tij më të rinj, për t’ja prezantuar popullit që mezi e pret “Shqipërinë e Re”.

E cila u paraqit në fillim si një lëvizje me shije, gjithë elegancë e civilizim, shoqëruar me aksione paralele, që edhe pse faulle politike, ngjitën prej qyetarisë.

Ku fëmijë të protestuesve vizatonin në kartone të mëdhenj me bojna, poshtë zyrës së kryeministrit piktor, që skrivaninë e ka plot me bojna e ku i zografis në fletët A4 e shkresat e shtetit.

Edhe pse një fantazi pak kërcitëse, kreativiteti së bashku me metaforat e gjetura, i dha sërish një shtysë “krijimit të kushteve të brendshme”.

Në ditët e para, në podiumin e ngritur jo pa gjetje; një shkallë shtëpie që përdoret për rregullime, u ngjitën disa vajza simpatike e djem të edukuar. Që sollën deklamimin e revolucionit: Të mos shitet Shqipëria! Domethënë jo oligarkëve që ka thënë Bernie Sanders, socialisti multimilioner amerikan, që prezantoi këtë pranverë në Europë, gjithë bujë librin “Oligarkia”, nga i cili po fiton edhe shumë miliona të tjerë.

Duket se “aktorët” fillestarë vinin nga shtrati aktivist i revolucionarëve që mbruhen në katedrat më të mira të universiteteve europiane. Që është kthyer një totem, thuajse nga fillimi i shekullit XX. Edhe El Comandante Che, nga katedrat universitare doli, shoku (Fadil) Fidel po ashtu, Mandela e gjithë krerët e politikës së majtë europiane ndër vite. Madje, edhe të djathtët.

Shumë nga të cilët, sot konsiderohen si puthadorë të oligarkisë nga të rinjtë e universiteteve. Edhe kjo është një gjë që ndodh e ka ndodhur gjithkund.

Mjafton të kujtojmë tortën e hedhur me dhunë në fytyrën e Joshka Fisherit nga revolucionarët gjermanë në 1999, kur kishte përkrahur bombardimin e NATO-s ndaj Serbisë.

Majtistët filorusë të “Grune Partei” e quajtën shokun Joshka, “shërbëtor i Yanky-ve”, por zv.kancelari gjerman, me fytyrën e përgjakur u përgjigj flakë për flakë se po mbronte të drejtat e një populli që po masakrohet live në tv, e revolucionarët po mbështesnin një tiran-përbindësh si Sllobodan Milosheviqi.

Por “tema e rëndë” e revolucionarëve tanë iku shpejt. Në shkallën e bërë të famshme World Wide, doli një mesoburrë me bishtalec që lexoi 5 pikat drejtuar Edi Ramës.

Ky personazh i kishte mbushur televizionet si ekspert e gjeostrateg me muaj e me muaj(askush s’e di se si e pse), duke sulmuar Amerikën, Izraelin, hebrenjtë e glorifikuar gardistët revulucionarë të Pastaranëve famëkëqinj, që kanë firmosur tmerre në të gjithë botën. Kreu i Gardës Revolucionare Ahmad Vahidi, është i dënuar si organizator i bombës ndaj qendrës hebraike të Buenos Aires-it në 1994, ku vdiqën 85 persona civilë e u plagosën 300 të tjerë. Ndërkohë Hezbullahu konsiderohej një ushtri perfekte, e Hamasi konsiderohej si UÇK-ja. Po përveç këtyre kumbullave, përsëriste nëpër panele se kryeministri aktual hiqet vetëm me plumb.

Nejse, pentalogu i lexuar prej këtij personazhi dihet tashmë; të largohet Edi Rama, të vendoset qeveria teknike, të ndryshohet kushtetuta etj etj.

Dokument, i cili u lexua e vijon të lexohet edhe sot. Po kush e ka hartuar atë dokument? Pasi siç dihet protesta nuk ka kokë, e nuk ka pasur mundësinë, dëshirën, po as vullnetin që të ngrejë një lidership.

Arsyet e shkaqet e kësaj rrumujë më vete janë analizuar, por ende nuk dihet, as nuk është bërë publikę, kush e ka ideuar Letrën me 5 pika? Se në thelb ajo as nuk u miratua nga dikush, apo pranua. Thjesht u lexua, po kush e hartoi, ideja e kujt ishte?

Deri tani nuk e thotë kush, por pikërisht nëse zbulohet kjo enigmë, del në pah edhe misteri i fundit, që shpjegon shumë nga metamorfoza e një revolucioni që ka qëndruar me një këmbë si flamingoja që ditën e parë, edhe pse ka pasur shumë koka.

  •  

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Nga Ylli Pata

Është ndarë nga jeta një nga gazetarët më të njohur të shtypit shqiptar të viteve 90 të shekullit të shkuar, Behlul Jashari.

Lajmin e ka bërë të ditur Dema, i vëllai, i cili jeton prej kohësh jashtë vendit të tij. Më pas kanë shprehur homazh për të kolegë të kohës së tij, por edhe të rinj, si dhe disa organizata të gazetarëve. Dje ka ngushëlluar për ikjen e tij, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim të tij në facebook.

Behlul Jashari i përket asaj plejade të gazetarëve shqiptarë të Kosovës, të cilët e kanë provuar në lëkurën e tyre dhe familjes, dhunën dhe persekutimin e regjimit serb, pikërisht se bënte detyrën e raportimit.

Një përfaqësues i plejadës së talenteve letrarë të viteve 70, kur ishte koha e artë e intelegjencës shqiptare në Kosovë, Luli, siç e thërrisnin miqtë e të njohurit e tij u thirr në gazetën historike më të rëndësishme të shqiptarëve në Kosovë-Rilindja.

Ku punoi për një kohë të gjatë deri në mbylljen e saj pas suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe institucioneve të saj nga Sllobodan Milosheviçi.

Rilindja, me një pjesë të gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të saj u zhvendos në Tiranë për tu botuar në vijëmësi, ndërkohë Behlul Jashari mbeti në Prishtinë. Rihapja e një gazete në gjuhën shqipe pas dhunës së egër të 1989-s ishte një sfidë shumë e vështirë, që sillte pasoja të mëdha për jetën personale e të familjes.

Por Behlul Jashari pranoi të drejtojë të përditshmen „Bujku”, një titull mediatik që vetëm logon e kishte të fshehur nën një organ agrar, pasi ishte një gazetë totalisht informative e politike. Për një kohë të gjatë, Bujku i drejtuar nga Behlul Jashari mbeti media që raportoi të gjithë rezistencën e shqiptarëve të Kosovës në Republikën e parë të Ibrahim Rugovës.

Të cilën, Luli e përcillte ditë për ditë në azhanset e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, të cilat përktheheshin menjëherë në së paku dy gjuhë të huaja: anglisht e frëngjisht, e përcilleshin në të gjithë botën.

Këto kronika që gjenden rëndom në arkivat e internetit, janë një arkiv konvencional e i plotë i historisë së rezistencës së Kosovës, të shkruara në një profesionalizëm perëndimor, ku mungonte çdo ngjyrë emocionale apo mbajtje ane.

Behlul Jashari, ishte gazetari i vetëm që raportoi nga Prishtina, natën e 24 marsit 1999 kur NATO bombardoi caqet ushtarake të makinerisë së Sllobodan Millosheviqit.

Disa nga këto caqe ndodheshin në zemër të Prishtinës: ku më të rëndësishmet ishin selia e Ministrisë së Brendshme të Jugosllavesë, Komanda e Policisë së Republikës së Serbisë, Selia e shërbimit sekret dhe Komanda e Armatës Popullore Jugosllave.

Me një fjalë, në Prishtinë u hodhën një arsenal i madh bombash, që ndryshe nga Beogradi ku njerëzit u tmerruan, në kryeqytetin e Kosovës shpërtheu gëzimi e enuziazmi. Pikërisht këto momente u përcollën me një saktësi e detaje të plota nga Behlul Jashari për ATSH-në.

Raportimi është një odise në vete, pasi i fshehur në një banesë që të mos ndiqet nga shërbimi sekret serb, Behluli dërgon fletën ku kishte shkruar raportimit në Zvicër, me faks tek vëllai i tij. i cili e përcjell në Tiranë, në Agjencinë Telegrafike Shqiptare. i cili në kohë rrufe publikohet nga një prej gazetarëve më të njohur, i ndjeri Maksi Sinemati, i cili gjithashtu e përkthen po në kohë rrufe në anglisht e frëngjisht. Lajmi i Lulit, ka shumë gjasa që të jetë raportimi i parë nga vendngjarja mbi bombardimet e 24 marsit 1999. Duke shënuar kështu një rekord mjaft të rëndësishëm historik qoftë për Kosovën ashtu edhe Shqipërinë.

Behlul Jashari, ishte një personazh i butë, humanist, një hedonist si tip që nuk u ankua për vuajtjet e regjimit dhe të jetës. Ishte një rugovian qoftë si tip qoftë edhe si filozofii. Nuk është rastësi që me Ibrahim Rugovën kishin një kimi qoftë politike qoftë njerëzore.

Pas çlirimit të Kosovës, Rilindja rihapet në Prishtinë, e drejtuar e administruar nga njerëzit afër UÇK-së, të cilët vendosën në krye një gazetar të njohur e burgosur politik. Behlul Jashari vijoi pa ndalim sa Rilindja vijoi, pa pasur asnjë problem me shefat e rinj, duke mos pasur asnjë problem në bashkëpunimin me ta. Vijoi deri në mbylljen e gazetës si pasojë e falimentit, por që prej atëherë askush prem mediave qoftë publikę qoftë private të Kosovës, askush nuk e pa të udhës që të afronte një prej gazetarëve më të mirë e të njohur të vendit.

Pasi kohët e reja nuk kërkonin kronistin korekt e profesional, por gazetarin „mistrec” që i përshtatet polarizimit të ri që hyri Kosova në luftën e ashpër politike, duke imituar për keq Shqipërinë.

ATSH-ja, në të ashtuquajturat reforma që bëri për të zvogëluar stafin e saj, zyrën e parë që shkurtonte ishte Prishtina dhe Behlul Jashari. Edhe pse ishte korespondenti i vetëm jashtë vendit dhe firma më e njohur ndërkombëtarisht.

Tirana e Prishtina zyrtare, dy kancelaritë që Behlul Jashari ju shërbeu dhe rriti reputacionin e tyre në raportimet e tij e harruan dhe e larguan. Por Luli nuk e çau shumë kokën, pasi shkrimet e tij nuk i kishte bërë as me shpërblim as për medalje. Ato raportime me vlerë të madhe janë aty, duke qenë kujtesa e një periudhe të artë për Shqiptarët, që kanë firmën e Behlul Jasharit. i cili, nuk ka për tu harruar kurrë, sepse është kronikani i historisë….

  •  

Beteja e Elisës: Platforma reale, jashtë rreshtave të mocionit

Nga Ylli Pata

Platforma e bërë publikę nga Elisa Spiropali për atë që ajo e quan një Marrëveshje të Re, është qartësisht nisja e një beteje, ku në fakt ajo nuk hyn keq.

Pasi, edhe pse Edi Rama i tha muaj më parë që po fole për herë të tretë do të largohesh, ish-ministres së Jashtme nuk ka ndodhur gjë, edhe pse jo vetëm ka folur por është shprehur si një nga përkrahëset e protestave që nisën në Tiranë për çështjen e Zvërnecit.

Madje, Edi Rama, kur Spiropali shkroi në rrjetet e saj se duhet një marrëveshje të re, tha se po e presim draftin e asaj të „bekuar”marrëveshje.

Përtej dozës së ironisë së Edi Ramës, ajo deklaratë ishte edhe një sfidë e hapur drejtuar Elisës, që: urdhëro hidhu bëje betejën tënde. Spiropali, paralajmëroi se do ta sillte plarformën, për të cilën nuk se priti pak.

E ja ku jemi sot, kur ish-kreu i Kuvendit dhe shefja e diplomacisë ka publikuar në faqen e saj në rrjetet sociale një tekst të gjatë të asaj që kërkon si ndryshim apo marrëveshje të re.

Megjithatë, teksti i Elisës, edhe pse është 2440 fjalë, ai shumë mirë mund të përmblidhej në 350-400 fjalë. Pasi ai është një shpallje parimesh të përgjithshme, të cilat më shumë se ato çfarë shkruhen, ndjellin, sjellin, apo nënkuptojnë gjëra të cilat nuk i sheh në tekst. Kjo, jo thjesht nga dëshira për scoop, apo mendime që vijnë nga klishetë apo realitetet politike brenda mazhorancës, por edhe sepse vetë Spiropali, këtë duket ka synuar.

Nëse do të nisë diskutimi në mbledhjen e Asamblesë të PS-së, normalisht, një oponent i platformës së saj, krejt normalisht mund të thoshte: Partia Socialiste nuk e ka injoruar protestën që në ditën e parë të saj, përkundrazi ka bërë të ditur se do të sjellë reflektimin e saj pasi të qetësohen ujrat, duke mos pranuar ultimatumet e asaj pjese që kanë marrë peng protestën. Mund të thotë gjithashtu se Partia Socialiste nuk ka qëndruar e ngurtë me marrëveshjen e 2008-s. Përkundrazi ndryshimi i Kushtetutës në 2016-n është një fakt për këtë, hapja e listave të kandidatëve për deputetë, votimi i diasporës, ngritja e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territorial, tregon pikërisht vullnetin politik për ta modernizuar vendin e jo për të ruajtur statusquonë.

Mund të thojë gjithashtu se Meritokracia ka qenë rezultate e zgjedhjeve që ka bërë PS-ja në ekipet e saj, duke u nizur edhe nga autorja e këtij mocioni, që ka gëzuar postet më të larta të shtetit shqiptar, si atë të numrit dy të Republikës dhe ministres për Europën dhe Punët e Jashtme,

Mund të shtonte më tej se ne dialogun me vendin, shoqërinë, partinë, apo edhe grupet e interesit, ne e kryejmë vazhdimisht nëpërmjet proceseve që janë publike.

Në lidhje me atë që shtron Spiropali në mënyrë të përgjithshme se duhet konkurrencë në PS, mund të përgjigjet se procesi i zgjedhjeve është permanent në PS me konkurrencë, ndërkohë për atë që thotë marrëveshje me qytetarët, mund të përmendë zgjedhjet e 11 majit 2025, e për të ardhur me radhë te të gjitha objeksionet-ashtu në përgjithësi tek SPAK që duhet lënë i lirë, pa u penguar, gjithashtu- ashtu në përgjithësi, e me radhë e me radhë.

Pasi mocioni si një format politik, një është një ese idesh, por është një paketim çështjesh në mënyrë specifike në kohë dhe hapësirë, formë dhe përmbajtje, bashkë me ngjarjet e përmendura, me detaje.

Mocioni paraqet një road map, një plan pune të detajuar për çështje të caktuara, ku jep edhe propozimet përkatëse.

Në mazhorancën e sotme, ka hapësirë, por edhe pritshmëri publike që të debatohet, madje edhe për tema të ashtuquajtura tabu, që nga idetë e reformës, deri tek çështjet e politikanëve të përballur me akuzat penale, e me radhë deri edhe tek lidershipi i ardhshëm, po në radhë të parë për kandidatët për kryebashkiakë të shqipërisë në zgjedhjet e 2027-s.

Është e qartë se ka një qasje nga Edi Rama, sa erdhi në krye të PS-së, që debate të mos jetë një rikthim në KPD-rat e viteve 2000, apo siç e quan ai telenovelë. Por askush nuk i heq të drejtën gjithkujt që ta diskutojë publikisht çfarëdo çështje që i9 shqetëson. Njerëzit që sot kanë dalë publikisht si kundërshtarë të lidershipit aktual, ku mbizotërojnë ish-ministra e ish-pushtetarë të kohës së Nanos, Metës e Majkos, janë shumë të qartë. Duan një lidership të ri të Partisë Socialiste. Një fakt aspak i ri, se në thelb atë kanë dashur gjithmonë, si pasojë shumë prej tyre janë bërë qoftë votues, qoftë politikanë edhe të partive kundërshtare me PS-në.

Mocion, së paku deri tani, në mënyrën si është hartuar e shtruar, më i qartë në historinë e politikës shqiptare është ai i mocionistëve të Partisë Demokratike në 1992, ku 6 deputetë të saj, kërkonin me pika çfarë dhe kur duhet të ndryshohet. i përjashtuan nga PD, por askush nuk i ndaloi të mos vijonin jetën politike, madje disa duke u rikthyer sërish në parti duke lidhur pakt të ri me “djallin” Berisha që aq shumë e kishin anatemuar.

TemA

  •  

Arsyet e bombardimit të industrisë së turizmit nga flamingot

Nga Ylli Pata

Mali i Zi, vendi ynë fqinj, është i bazuar thuajse totalisht në industrinë e Turizmit. Të cilin e konsideron jo thjesht prioritet, por pjesë strategjike e zhvillimit të vendit.

Prej vitesh tashmë, ky shtet ka arritur një stad të lartë zhvillimor, sa ka arritur të thithë brandet më të njohur botërorë të kësaj industrie që konsiderohet pjesë e sigurisë kombëtare për të. Qoftë në ndërtimin e komplekseve të mëdha hoteliere, qoftë në emrat më prestigjozë botërorë të menaxhimit të resorteve të industrisë së mikpritjes.

Turizmi në Mal të Zi funksionon me një skemë perfekte të gjithë vitin, që mbushet edhe në periudhat jo shumë të përshtatshme për tu vizituar që janë vera e nxehtë dhe dimri me borë.

Vjeshta dhe pranvera kryesisht përdoret nga ekskursionet e fundjavës prej vendeve fqinje, ku klientët nga Shqipëria kanë pjesën e luanit.

Në mënyrë perfekte, strukturat fantastike të industrisë malazeze punojnë me operatorë turistikë nga Shqipëria, ku kanë krijuar një rrjet që merr e jep prej vitesh. Në pranverën e 2020, dy ditë pas heqjes së locdovvn-it të Covid 19-s së frikshëm, në Budva, pranë një structure të madhe me pronësi një gjigand spanjoll, parking i resortit ishte mbushur me makina me tarka shqiptare.

Për të parkuar vetë nuk ja dilje dot, për këtë ishin djemtë e shkathët të logjistikës që me shaka tregonin se “na ka pushtuar Shqipëria”.

Kjo industry në vendin fqinj është kthyer në një mjeshtri që kanë përfituar të gjithë.

Në këto ditë për shembull, në rrjetet sociale të të gjitha partive politike malazeze, transmetohen pamje e mesazhe nga disa envente që këto forca politike i kryejnë në site të ndryshme turistike të vendit. Dikush pranë detit në Budva, dikush në malet e Dormitorit, dikush në Kotor, e shqiptarët natyrisht në Ulqin, apo në liqenin e Shasit.

Ish-presidenti mitik i vendit, Milo Gjukanoviç, së bashku me partinë e tij PDS, forcën kryesore të opozitës, kishin zgjedhur malësinë e Plavës për të zhvilluar samitin veror të partisë.

E gjitha kjo nuk është veçse një ansambël politik që bashkon të gjithë për të treguar se kush arrin të mbrojë apo të promovojë sa më shumë asetet turistike që vendi ka.

Atje nuk ka pasur asnjëherë “lojra”që ne i kemi parë vitet e shkuara, ku në mënyrë virale që shpërndahen masivisht “rastësisht” fatura omëletash 10 euro.

Në kulmin e sezonit, çmimet në rivjerën malazeze, janë më të larta se tek ne, natyrisht për disa arsye, por thelbin e zgjidh tregu, i ashtuquajturi balancim ndërmjet shërbimit që ofron dhe çmimit që paguan.

Megjithatë, atje nuk ka pasur asnjëherë bombardime të tilla, së paku në mediat e vendit, të cilat për çështje politike nuk janë fare të qeta. Debati edhe atje është shumë i ndezur e herë pas here i ashpër.

Ndërkaq, për të ardhur tek ne, këtë vit nuk kemi parë në rrjete faturat e ujit 12 euro apo të vezës 8 euro në rivjerën e Detit Jon në Shqipëri, apo batërdinë e shezlongëve.

Një vit më parë, Sali Berisha, kreu i opozitës, i ndjekur nga shumë përfaqësues të tjerë të saj, publikonin video se Golemi është bosh, Gjiri i Lalëzit Bosh, Saranda, Dhërmiu etj etj janë bosh. Madje edhe Blendi Fenvziu hyri në debat me Edi Ramën për Gjirin e Gramës. Ku njëri thoshte ishte bosh e tjetri të kundërtën.

Pse ndodh e gjithë ky debat absurd? Kush përfiton nga e gjitha kjo ofensivë ndaj industrisë së brishtë dhe ende të konsoliduar të turizmit në Shqipëri?

E cila, megjithë problemet ka mbi dy vite që sjell një fuqi reactive në të ardhura financiare, jo vetëm për arkën e shtetit, por për ekonominë e vendit. E kjo shikohet qartë në shifrat e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto që janë disafishuar.

Vjet për shembull, Greqia ishte një nga përfituesit e mëdhenj të turistëve të Kosovës. Të cilët, falë edhe liberalizimit të vizave me BE-në, kishin arsye reale për të “thyer kufinjtë” e shqiptarisë apo Ballkanit. Megjithatë, ky operacion i cili ishte mjaft masiv, ndodhi prej një organizimi perfekt të industrisë së turizmit grek me operatorët e Kosovës, vend të cilin Athina nuk e njeh si shtet.

Natyrisht Shqipëria nuk mund të konkurrojë një gjigand në këtë fushë si Greqia, por derisa industria e saj Lufton për çdo turist shqiptar, që nuk i thith vetëm në kulmin e sezonit, por edhe në ekskursionet massive pranverore e vjeshtore, tregon se kemi të bëjmë me një strategji të menduar e të mirëstrukturuar. Kompeticioni është një fenomen krejt normal në kapitalizëm.

Ndërkaq, sivjet nuk kemi pasur videot e “qytetarit digjital” nëpër çadrat e plazheve tona, apo me lojën idiote me fatura nga plazhet e bregut.

Ndodhi sulmi digjital në platformat vlerësuese të Google, të operatorëve turistikë nga më të njohurat në vend. Që janë edhe pjesa kryesore e akomodimit të turistëve nga bota.

Shqipëria nuk ka si Mali i Zi e Greqia një infrastruturë masive të strukturave akomoduese të mëdha e të organizuara.

Këto struktura edhe pse janë ndërtuar e po ndërtohen vazhdimisht, ende nuk jemi një vend që të zotërojmë sasi të madhe akomodimi. Sidomos në zonat më potenciale për fitime të mëdha siç është Rivjera e Jonit, apo Malet që ofrojnë gjithnjë e më shumë një tërheqje nga të huajt.

Shkodra sot, nga turizmi malor i studentëve çekë e polakë, është kthyer në një zonë e mbushur me të rinj nga SHBA, Australia, Gjermania, Zvicra, etj, pra nga shtete të zhvilluara, ku mundësia për të marrë më shumë para është edhe më e madhe.

Arsyet e sulmeve massive digjitale ndaj industrisë së turizmit, prej idhtarëve dhe pjestarëve të Revolucionit të Flamingove, mund të jetë thjesht se duan të godasin një prej sektorëve që mbron apo marketon më shumë Edi Rama. E për ta rrëzuar atë, sulmojnë industrinë që i ka sjellë sukses vendit dhe qeverisë.

Pasi qëllimi është i qartë, të ulin drastikisht të ardhurat e kësaj industrie, në mënyrë që të vijojnë pjesën e dytë të revolucionit në vjeshtë, kur bëhen llogaritë.

Por a humb vetëm qeveria në këtë rast? Natyrisht që jo, madje në një përplasje të fortë mund edhe të polarizojë që mbështetësit e saj të rreshtohen. Ndërkaq, industria që i siguron vendit gati 50% të ta ardhurave, turizmi me rrjetet e saj; shërbime dhe bujqësi, mund të bjerë në një gropë ku është e vështirë të ngrihet.

Në Mal të Zi, nëse dikush e bën këtë, qoftë në politike apo media, sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të vijonte më punën kaq kollaj. Mjafton të ndiqen zhvillimet në vendin fqinj, për të parë se edhe pse debati politik është i zjarrtë, e ku ka më shumë se pesë popuj që jetojnë në zona të ndryshme, nuk ndodhin këto sulme të industrisë në vende të ndryshme. Hercegnovin e dominojnë Serbët, në Budva janë thuajse gjysëm për gjysëm, në pjesën tjetër të Bokës së Kotorit, biznesi malazez që shkon deri në Ulqin, ku në shumicë janë shqiptarët që zotërojnë e punojnë me këtë industri. E cila punon me telashet dhe probleme që i dëgjon vazhdimisht, por asnjëherë nuk ndodh kjo batërdi si tek ne.

Madje Ulqini është shumë i prekur nga devijimi i shqiptarëve të Kosovës me shumicë në plazhet e Shqipërisë. Prej vitesh u ka hequr një klientelë, nga e cila kanë përfituar shumë. Asnjëherë nuk ka nga mediat e Ulqinit apo rrjetet sociale sulme apo akuza për industrinë shqiptare të Turizmit. Pasi e dijnë mirë se kjo është një sjellje e rëndë dhe që e kalon vijen e kuqe…

  •  

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Nga Ylli Pata

Lëvizja politike për të rrëzuar Edi Ramën me një lëvizje qytetare solli së paku në fazën e parë, përballjen e protestës me një mazhorancë politike të gatshme për tu përballur nga njëra anë. Përkatësisht, përveç rastit të neomalësores, që ishte një “provë me nëndetësen 105” nuk pati një thyerje të legjionit politik të armatës politike të PS-së.

Por nga ana tjetër, ajo që u vu re nga krahu i protestës, është se kemi një ridimensionim të trupave në betejë. Rënia e dimensionit qytetar masiv, dhe mosorientimi i grupeve të ndryshme që sponsorizuan protestën, nxorën në dritë aktorët e mëdhenj politik, që janë edhe furnizuesit më të mëdhenj të saj. Që nga PD-ja e Sali Berishës, grupet që qëndrojnë pas Ilir Metës, partitë e vogla opozitare, e natyrisht grupet e OJF-ve, të cilat kanë qenë dhe janë aktive, pasi kanë pasur furnizimin e duhur me projektet për ta ndezur revoltën kundër Edi Ramës.

Asnjëri prej këtyre grupeve nuk ka arritur të marrë nismën për të krijuar një fuzion të udhëheqësisë së lëvizjes, sepse askush nuk mundet. Ngaqë dirigjentët e vërtetë që janë dhe lojtarët e mëdhenj nuk e kanë nisur betejën për të bashkuar palët e për të ngritur një lëvizje. Ata e kanë bërë këtë lëvizje për të rrëzuar Edi Ramën, i cili nga ana e tij, nuk e la vetën të marrë goditje, por është hedhur që ditën e parë në kundërgoditje. Duke ngritur dy mure rreth kështjellës së tij. Një mur rreth kështjellës së njerëzve që e sulmojnë nga brenda dhe një mur rreth atyre që e sulmojnë nga jashtë.

Kjo skemë klasike, e përdorur me mjeshtëri nga Jul Çezari në Alesia, është kthyer në një lëvizje e njohur në të gjithë kohrat më pas. Qëllimi në këtë rast është që të mos bashkohen dy palët siç ndodhi në ditët e para, kur fuqia e bombardimit nga Lindja dhe nga Perëndimi, kryesisht me direktet e mediave të mëdha ndërkombëtare, prodhoi efektin masiv, edhe pse në rrjete u teprua me hiperbolizimin.

Me lëvizje të forta diplomatike, duket u arrit që disa copa të mëdha të “armiqve të jashtëm” të ndahen, duke lënë aktivë disa prej tyre.

Lëvizje që nxori në sipërfaqen e ujit mbështetësit e mëdhenj vendor, në krye të të cilit qëndron Sali Berisha me të gjithë superstrukturën dhe infrastrukturën.

Ky detachment, i cili natyrisht e quajnë ende veten “flamingo” pasi me vete kanë dhe grupin e OJF-ve që nga strategët e mëdhenj të rrëzimit të Ramës u janë kthyer sulmeve ndaj gazetarëve që nuk mbështesin protestën, po përdor prej ditësh një gjuhë të egër ndaj të gjithë opinionit që s’e mbështet protestën.

“Burg 1 vit pë rata që shkuan në koncertin e Keny West”, u than ë protest, duke e quajtur edhe si “ligji i sufllaqes”. Një term i stërpërdorur që nga revolucionet me xhel të Lul Bashës me çadrën e 2017, e akoma insistohet edhe pse nuk ka dhënë efekt.

Edhe pse ka irrituar e çuditur mjaft, gjuha e egër, kërcënuese dhe shantazhuese nuk i drejtohet atyre që marrin pjesë në këtë debat public, por me të tjerët që nuk braktisin pozicionin për të mos marrë pjesë në protest.

Logjika e burgut, vrasjeve, bullizimit dhe sharjeve, është kthyer në një model politik tashmë në të gjithë botën. E përdorin prej 2016-ës të gjithë ata që e quanin vetën antiestablishment por që sot janë dekonspiruar si njerëzit më të ngjitur pas establishmentit të vjetër.

Ndërkaq në Shqipëri është një metodë e stërpërdorur nga supermjeshtri i gjuhës së urrejtjes: Sali Berisha, prej 1991. “Komunistët në litar, pensionistët në hanxhar”. “Socialistët do t’I heqim nga puna”. „Do shkatërrojmë gjithçka sepse do na vijë çeku i bardhë” etj etj. Çeqet nuk se kanë munguar, por thjesht për ata që rrëzuan, e jo për të tjerët, ndaj gjasat janë që shoqëria ka krijuar immunitet nga populistët e akshamit, apo „pentastelate di ultimo giorno”. Që kërkojnë të implantojnë në „Flamingo Revolution” manualin që e kanë marrë copy paste nga Movimento 5 Stelle e Beppe Grillo-s e 2010. Por sot Grillo i shkretë është vrarë politikisht pasi ja mori lëvizjen njeriu që bëri kryeministër në 2018-n, Giuseppe Conte.

I cili sot tenton të bëhet lideri i së majtës, duke ngritur në qiell Vladimir Putinin, i cili sipas tij nuk është armiku Perëndimit, por një aleat i tij. Ishte ai që kur ishte kryeministër i futi në mes të Covid-it trupat ushtarake ruse të veshur si mjekë. Ndaj dhe BE u mobilizua për ta larguar.

  •  

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

Nga Ylli Pata

Agresioni kolektiv ndaj operatorëve ekonomik më të fuqishëm në industrinë e turizmit shqiptar, nuk është një akt individual i një klienti. i cili nëse do e bën dhe e ka bërë. Është një gjest politik, i vendosur, i organizuar, madje me detaje se ku, si dhe kur.

Kjo është e lehtë të shikohet në hapësirën e rrjeteve sociale, përpara se të niste ofensiva online e ushtrisë antikapitalizmi.

Këtë ofensivë, përfaqësuesit më të spikatur të së majtës që janë edhe ideologët e një fenomeni të tillë e konsiderojnë thjesht një implementim të asaj që ka ndodhur në Perëndim prej vitesh; e ashtuquajtura Cancel Culture.

E cila nisi me lëvizjen e famshme Me too, e u ndoq me bojkotimin e disa kompanive të mëdha, sulmin e tyre online, sulmin e simboleve të referimit historik e kombëtar, por edhe sulmet e kulturës e trashëgimisë së arteve të bukura. Që u njoh me hyrjen në muzetë e mëdha botërore dhe hedhjen e lëngut të domateve mbi tablotë ikonike të gjigandëve të artit.

Kjo lëvizje, së bashku me më të hershmen Oçupy Wall Street, apo revoltat e dhunshme ndaj mbledhjeve të Organizatës Botëroret ë Tregtisë, nuk ishin aspak nisma sociale e politike spontane. Por lëvizje të organizuara, të mbështetura, e të financuara nga grupę financiare miliardere, të cilat kishin qëllimet e tyre të caktuara ekonomikę, financiare e politike. Për të dëmtuar një pjesë të asaj elite të ekonomisë, financave, elitës kulturore dhe artisitike, për ta zëvendësuar me një elitë të re.

Që siç ndodhi u kthyen në manjatët e rinj të teknologjisë, që me një strategji të tillë, që u cilësua si strategjia e antikrishtit, kontrollonin lëvizjet sociale, politike, edhe elektorale. Për të zëvendësuar rendin e vjetër me një rend të ri trilionerësh, që nëpërmjet teknologjisë, algoritmit dhe inteligjencës artificiale kanë në dorë fatet jo vetëm të një pjese, por të gjithë botës.

Dihet tashmë se kjo botë që jetojmë nuk zëvendësoi djajtë e vjetër me engjëjt e rinj, apo ujqit me qengja, as nuk ka sjellë atë barazi që mund të komandohet me një like.

Përkundrazi, bota është më piramidale, pavarësisht se duket sikur kemi një të ashtuquajtur „demokraci direkte”.

Mirëpo për të ardhur tek ne, e gjithë kjo që po ndodh si një nënseksion i Cancel Culture ka një objektiv edhe më të ngushtë, nëse e vëmë re në një vend të vogël siç jemi ne.

Ku Cancel Culture është një sëmundje e përhapur që në fillimet e lindjes së idesë së Kombit shqiptar. Ku nëse ka pasur një refren të pandalur është Cancel Culture ndaj simboleve më referuese tonat, duke nisur nga Gjergj Kastrioti. E më pas epokë pas epoke, ka pasur objektivat e saj. Nuk është rastësi që nga Ismail Qemali, Fan Noli, Luigj Gurakuqi e me radhë, janë sulmuar me fushata të koordinuara, për të vijuar me referencat artistike, shpirtërore, e me radhë e me radhë kohë pas kohe.

Ja të marrim ata që kanë sulmuar Skënderbeun nga emra të njohur public: të gjithë janë pjesë e bordorove të njohura të qarqeve që vijnë ose nga manjatët e Cancel Culture në Perëndim, ose nga qarqet e vendeve të Lindjes që nuk e duan Shqipërinë si një shtet Perëndimor të Zhvilluar.

Ndërkaq, Gjenerata Z e Cancel Culturës së sotme, shikohet qartë se partner apo ideatorë apo idhuj, kanë pjesë të Gjeneratës Alfa të Cancel Culturës që kanë sulmuar Skënderbeun apo Rilindasit, duke kërkuar revizionimin e historisë në lidhje me otomanët.

Lufta me referencat shpirtërore kombëtare, edhe pse e fortë është totalisht e humbur dhe është parë që nuk ja vlen të investohet.

Ndaj kanë zgjedhur sulmin ndaj referencës zhvillimore të një vendi që për pak vit ka dyfishuar prodhimin e përgjithshëm bruto, duke sjellë një parashikim thuajse konsensual për një kërcim edhe më të madh. Shqipëria, ashtu si një vend i ngjashëm me të, si Mali i Zi për shembull, është vërtetuar se rritja e madhe në turizëm ka sjellë rezultate bombastike. Ndaj përqëndrimi që në fillim me Zvërnecin e për të ardhur tek bombardimi negativ i organizuar i shtyllave të kësaj industrie, nuk është një inat, por një stad i mirëmenduar, i organizuar i një plani strategjik. I cili u fsheh nën puplat e flamingove…

  •  

Flamingos, revolucion apo komplot? Anatomia e një proteste!

Nga Ylli Pata

Pas 40 ditëve po shikohet qartë se Flamingo nuk është një revolucion politik, as një lëvizje sociale e ardhur nga shtresa të shoqërisë shqiptare. Natyrisht ka brenda kontestimit të fortë kundër Edi Ramës, pjesë të atyre që kanë marrë zemër për të hyrë në një betejë që erdhi nga lart e nga larg. Për të rrëzuar Ramën, madje më shumë më kaq për ta zhdukur atë dhe rracën e tij politike.

Teatri i madh i Flamingo Revolution nisi një revolucion shqiptar kundër Donald Trump, që krejt me dalldi u shit nga mediat e rëndësishme liberale mainstream në SHBA dhe Europë. Duke nisur nga CNN, Reuters, e vijuar më pas me Gazeta e portale me emër që nga Guardian, La Repubblica, El Pais e të gjithë mediat e njohura si anti Trump.

Në realitet Flamingo Revolution ishte një komplot i hartuar nga spinët, jo një realitet politik shqiptar, pasi në Shqipëri, ka shumë gjasa që Donald Trump dhe Republikanët amerikanë janë më të dashur ndër të majtët më konservatorë në vend.

Sikur Eduard Zaloshnja të bëjë një sondazh së fundmi, nuk do të jetë Altin Dumani më i dashuri ndër personazhet publik, por sipas gjasave Presidenti Trump ose e bija Ivanka dhe burri i saj Jared. Natyrisht kjo do provën e saj, një hipotezë është në këtë rast.

Megjithatë, lëvizja e nisur në Zvërnec e më pas e sjellë në bulevard, por e përgatitur, financuar me detaje që herët, ka qenë që ditën e parë një lëvizje heterogjene me disa pjesë të saj. Që nisnin në mes të Europës e përfundonin në Qom e Teheran. Lëvizje që ishin krejt të ndryshme; pasi njëra dontë të mbështeste nismat për kontestim, e gjithë pjesa tjetër kërkonte likuidim. Siç ndodhi në 2013 me armët kimike. Kur Edi Rama pranoi humbjen dhe nuk humbi pak, ndërsa sot situata është krejt tjetër, ngase kemi të bëjmë me një betejë politike që në ditën zero. Betejë politike që ka sjellë mjaft kosto, mllefi, urrejtje e ka gjasa që të eci edhe për një farë kohe në një situatë polariteti të lartë.

Në fund të fundit, posti në lojë është një; o likuidim i Edi Ramës, ose forcim edhe më i madh i tij. Një kosto që sot e kanë marrë përdipër jo vetëm rivalët e tij historic në Shqipëri edhe jashtë, por edhe një pjesë e madhe e atyre që rivalitetin nuk e kanë shprehur. Çfarë është e gjitha kjo? Nuk ka qenë asnjë ditë një revulucion, një protest me një dekalog që propozon një ndryshim të madh. Por një rebelim që kërkon likuidim, ku me arkivolin në shesh e dha e do ta japë simbolin e saj, ku sipas të gjitha gjasave nuk ka një plan B. E këtu i referohet një ngjizje të klasës së re politike që të sfidojë dinosaurët, jo planin e nxjerrë nga një militant që propozonte djegien e komisariateve më 4 korrik. Ky është film i parë. Protesta nuk ka një kokë, protesta nuk ka një ide, apo një qëndrim për Shqipërinë. Ka thjesht një mesazh: Te eleminojë Edi Ramën. Mesazh që ja kanë dërguar në inbox.

  •  

Pse mesazhi i arkivolit nuk është largimi i Edi Ramës

Nga Ylli Pata

Arkivoli i nxjerrë para kryeministrisë nuk ishte simbolikë, ishte një mesazh. Që Edi Rama e ka marrë shpesh sa kohë që drejton qeverinë. Se në lojë nuk është posti i tij, por koka e tij. Tashmë nuk ka asnjë dyshim se protesta nuk është një lëvizje, por është një pengmarrje, një sekuestrim i opinionit publik me kërkesa që nuk thuhen.

Edi Ramës nuk i kërkohet thjesht most ë miratojë projektin e Zvërnecin, por më shumë se kaq. Po i kërkohet që Shqipëria të miratojë ato hapa që aktorët që kanë financuar protestën nuk e duan.

Deri tani, protesta nuk ka arritur kohezion social, përkundrazi ka ndarë opinionin publik me thikë. Bullizmi ndaj atyre që kanë kritika për protestat nuk është e rastësishme, siç nuk është i rastësishëm arkivoli i sfiluar më 4 korrik.

Mesazhi drejtuar Edi Ramës në radhë të parë, qeverisë dhe mazhorancës, por edhe atyre që e mbështesin është se nuk po luhet ikja nga pushteti, por ikja e kokës. Daullet e vdekjes nuk janë një metaforë, por një protokoll lufte, që nuk është përcaktuar këtu por nga shefat realë të kësaj proteste, të cilët nuk ndodhen në Tiranë.

E gjithë kjo situatë nuk është gjë tjetër veçse një komunikim lufte, ku aktorët realë nuk janë të ashququajturit organizatorë, por faktorët që financojnë dhe lëvizin gjërat.

Tentativa e protestës ka qenë paralizimi i pushtetit dhe jo krijimi i një fryme politike, e cila nuk ekziston në protestë, madje askush nuk e ka lejuar krijimin e segmenteve që mund ta shndërronin protestën në një lëvizje.

Protesta nuk ka kërkesa, por vetëm një ultimatum. i cili ka shumë gjasa që të marrë një përgjigje dy ditët e ardhshëm në samitin e NATO-s në Ankara.

  •  
❌