Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Protestuesit hedhin poshtë dokumentin “Besa”: Nuk tërhiqemi nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës

Sonte u mbajt protesta 56-të dhe përballë Kryeministrisë, organizatorët dhe pjesëmarrësit iu përgjigjën dokumentit strategjik “Besa”, të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Rama, i cili do të ketë si test të parë pikërisht projektin e Zvërnecit. Brenda 90 ditësh synohet të zhvillohen dëgjesa, përfshirë dhe grupet që protestuan si dhe të bëhen publike dokumente apo të realizohet një…

Source

56 ditë protestë, i moshuari: Kjo qeveri ka humbur besimin, nuk mbron të drejtat e qytetarëve

Sot po mbahet dita 56-të e protestës kundër qeverisë ”Rama 4”. Nga sheshi ”Skëndërbej”, një qytetar i moshuar u shpreh se qeveria nuk ka bërë asgjë për shqiptarët dhe se nuk ka zbatuar asnjë të drejtë themelore të njeriut. ”Nga kjo qeveri nuk është bërë asgjë. Nuk ka zbatuar të drejtat e njeriut. E kanë shkelur që me tokat. Në pushtetin lokal kërkon të drejtë nuk zbatohet, çfarë dreq qeverie është…

Source

FOTO/ Pankartat në protestë, ironi me ”Besën” që kërkon Rama

Në protestën e 55-të të zhvilluar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, qytetarët kanë zgjedhur t’i përgjigjen me ironi dokumentit të ri të prezantuar nga kreu i qeverisë përpara grupit parlamentar socialist. Rama e ka quajtur dokumentin “Besa”, duke e përshkruar si një angazhim për një qeverisje më të afërt me qytetarët dhe me synimin që vendimet e ekzekutivit të mos shihen më si…

Source

55 ditë protestë, i riu: Rama është besprerë, të mbajë përgjegjësi për dështimin

55 ditë protestë dhe nga sheshi ”Skëndërbej”, një i ri tha se kryeministri Edi Rama e di shumë mirë që qytetarët nuk i besojnë më dhe se është treguar “besëprerë”. “Nëse Edi Rama donte të na dëgjonte nuk do priste 55 ditë, nuk do na kishte sharë. Por kërkon të manipulojë. Edhe zonjën e moshuar u përpoq që ta përdorte. Në vend që të mbajë përgjegjësi për dështimin e qeverisë, ai vazhdon të bëjë…

Source

Fjala e Ramës: Po ndaj reflektimet e mia për protestën. U mbyll një epokë dhe u hap një tjetër

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për protestën, gjatë mbledhje së Grupit të PS dhe kabinetit. Në fjalën e tij, Rama ka ndarë reflektimet mbi protestën e që po zhvillohet në bulevard, duke u shprehur se mësimi kryesor është se pas këtij tubimi, faktet nuk janë më të mjaftueshme, por duhet të qeveriset në harmoni me nevojat e përditshme të qytetarëve. “Mësimi i parë nga ajo protestë është se…

Source

54 ditë protestë, protestuesit përballë Kryeministrisë

Pas grumbullimit të qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në ditën e 54-tër të protestës, qytetarët iu drejtuan Bulevardit me marshim drejt Kryeministrisë. Atyre iu bashkua edhe një masë e madhe qytetarësh të tjerë, teksa hodhën thirrje për largimin e klasës politike dhe qeverisë: “Ju erdhi fundi”. “Shqipëria kërkon, revolucion”, “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, “Shqipëri e re”…

Source

Bilanci nga protesta para Kuvendit, 11 qytetarë dhe 6 policë të lënduar. Mbi 20 persona të shoqëruar

Protesta e kësaj të enjte para Parlamentit është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë. 11 protestues kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. 6 punonjës policie janë trajtuar gjithashtu për lëndime në spital. Kurse më shumë se 20 protestues janë shoqëruar deri tani nga Policia. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për mënyrën e…

Source

Protesta para Kuvendit/ 17 të lënduar në spitale, Ministria e Shëndetësisë: 6 policë dhe 11 protestues

Protesta e sotme përballë Kuvendit ka vënë edhe pasoja. 17 qytetarë mes tyre, mes tyre 6 policë dhe 11 protestues iu drejtuan në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalit Universitar të Traumës për ndihmë mjekësore, pas tensioneve në protestën e cila vijon ende para Kuvendit. Në një njoftim Ministria e Shëndetësisë thotë se të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Source

I riu në protestë: Nesër në Parlament ata do diskutojnë Paketën e Maleve, duan të copëtojnë Shqipërinë

Në ditën e 53-të të protestës përballë Kryeministrisë, një i ri bëri thirrje për pjesëmarrje masive, në protestën e nesërme që do të mbahet me seancën parlamentare. ”Jam këtu për t’u rikujtuar protestën nesër që nis në orën 8:30. Bashkimi tek Sheshi Skënderbej dhe më pas marshim drejt Parlamentit. Kuvendi po e ndjen të keqen dhe me ato ligje, po nxitojnë që të copëtojnë Shqipërinë.

Source

Protestuesi nga Diaspora: Rama të largohet dhe t’i konfiskohet pasuria

Sot është dita e 53-të e protestës kundër qeverisë. Një person nga diaspora u shpreh se sheshi duhet të fitojë, pasi nuk mund të vazhdohet kështu. ”Ju përshëndes, vij nga Italia. Unë jam mirë, po kur shikoj vendin tonë që është marrë nga oligarkët, më vjen keq. As në Bangladesh nuk është kështu. Kam ardhur për arsye familjare, kam një nënë 90 vjeçe. Ka punuar 42 vite dhe i jep 110 mijë lek të…

Source

”Shqipëria pa ilaçe dhe me rrugë të shkatërruara”, protestuesja: Rama na quan korba e sorra, e turpshme

53 ditë protestë dhe një protestuese është shprehur se qytetarët duhet të protestojnë deri në largimin ekësaj qeverie, duke thënë se parlamenti nuk përfaqëson shqiptarët. ”Protestojmë të heqim këtë qeveri nga ai Parlament. Mendojnë se kur e kanë pronë private dhe na referohen me korba, sorra miza, me atë fjalor të pisët. Dhe të mendojmë që ata njerëz kemi në Parlament e turpshme.

Source

Pas fjalimeve, protestuesit në marshim: Parlament analfabet

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, nën thirrjet “Arresto Ballukun”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament analfabet” dhe “PD-PS këlyshë komunistësh”. Protesta e sotme vjen pas 52 ditësh rezistencë qytetare, ku pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes, duke kërkuar luftë kundër korrupsionit…

Source

I riu nga protesta: Diaspora të kthehet për të ndryshuar Shqipërinë

Një i ri u shpreh para protestuesve se Diaspora ka një arsye më shumë për të ardhur në protestë. “Jam prej 51 ditësh në këtë protestë. Kam qenë në protesta anembanë botës. Kam protestuar në Londër pastaj jam bashkuar këtu në Tiranë. Dua të bëj një thirrje për diasporën. Këtë verë keni një arsye më shumë për të vizituar Shqipërinë. Këtë verë do bëni pushime dhe do keni mundësinë që të largoni ata…

Source

51 ditë protestë, aktivisti thirrje qytetarëve për deputetët: Më 23 korrik t’u japim përshëndetjen e fundit

Aktivisti Edison Lika u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për më 23 korrik para Kuvendit, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për reagimin qytetar. Lika tha se protesta është pjesë e një revolte që sipas tij ka hyrë në ditën e 51-të dhe ka ndryshuar raportin e qytetarëve me demokracinë në vend. Ai kritikoi deputetët, duke pretenduar se ata shmangin…

Source

Përplasje në Kuvendin e Protestës, qytetarët kundërshtojnë organizimin

Pas 48 ditësh protestash, këtë të shtunë u mbajt për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës, një takim që u shoqërua me debate dhe momente tensioni mes pjesëmarrësve. Që në nisje të mbledhjes, disa qytetarë shprehën pakënaqësi për mënyrën e organizimit dhe përbërjen e të pranishmëve. Sipas tyre, pjesëmarrja nuk përfaqësonte protestuesit që kanë qenë të angazhuar në marshimet e deritanishme…

Source

Qytetarët nisin marshimin: Jo negociata, Rama të japë dorëheqjen

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike ka vijuar edhe këtë të premte në Tiranë, me qytetarë që u mblodhën në sheshin ”Skënderbej” dhe marshuan drejt Kryeministrisë. Organizatorët deklarojnë se kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se lëvizja nuk do të hyjë në negociata dhe do të vazhdojë çdo ditë. Gjatë tubimit u përcollën mesazhe kundër qeverisë…

Source

48 ditë protestë, qytetarët thirrje Ramës: Dil në Bulevard

Sot është dita e 48-të e protestës përballë Kryeministrisë, me thirrjet ”Rama dil në Bulevard”. Protestuesit janë nisur në këmbë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi i radhës. Pjesëmarrësit në këto protesta kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe situatës politike në vend. Gjatë marshimit, qytetarët kanë hedhur thirrje…

Source

❌