Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Macron me syze të errëta dhe Rama me atlete të bardha, The Guardian publikon fotot e veçanta nga Samiti i NATO-s

Dita e dytë e samitit në Ankara nisi me ceremoninë zyrtare të pritjes së krerëve të shteteve anëtare të Aleancës, të cilët realizuan edhe foton tradicionale së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe Presidentin e Turqisë. The Guardian ka publikuar disa nga momentet më interesante të kësaj ceremonie. Media britanike i kushtoi vëmendje edhe veshjes së kryeministrit Edi Rama…

Source

Franca i trembet arbitrit argjentinas Tello, është rekordmen për kartonë të kuq

Arbitri argjentinas Facundo Tello do të vendosë drejtësi në çerekfinalen e parë të Kupës së Botës 2026 mes Francës dhe Marokut, e cila do të luhet të premten në orën 22:00. Caktimi i tij ka tërhequr vëmendje, pasi Franca konsiderohet një nga favoritët për të arritur në finale, ku mund të përballet pikërisht me Argjentinën në një përsëritje të finales së Botërorit 2022. Vendosja e Tellos vjen…

Source

Trajneri i Kroacisë sulmon FIFA-n: Nuk duan që ne të arrijmë sërish në fazat finale të Botërorit

Trajneri i kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalić, ka lëshuar akuza të forta ndaj FIFA-s pas eliminimit të skuadrës së tij nga Kupa e Botës 2026, duke pretenduar se institucioni më i lartë i futbollit botëror nuk dëshiron që kroatët të arrijnë sërish në fazat vendimtare të turneut. Në një intervistë për televizionin publik kroat HRT, Dalić u ndal te humbja e diskutueshme ndaj Portugalisë në fazën…

Source

Atletet e Ramës tërheqin vëmendjen e Mark Rutte, ja si reagon Donald Trump (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë foton familjare në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara. Kreu i qeverisë shqiptare shfaqet krah presidentit turk Erdogan, ndërsa aty ndodhen edhe liderët e tjerë botëror si Rutte dhe Trump. Në videon e ndarë nga vetë Rama në rrjetet sociale, shfaqet një moment kur atletet e veshura nga Kryeministri tërheqin vëmendjen e Mark Ruttes, me këtë të fundit që ia…

Source

Drejt standardeve të BE-së, Elbasani krijon Shoqatën e Bashkëpunimit Bujqësor “Agro Shkumbini”

Bashkia e Elbasanit krijon Shoqatën e parë të Bashkëpunimit Bujqësor në territorin e saj, duke hapur një model të ri organizimi dhe bashkëpunimi në sektorin bujqësor. Me nënshkrimin e aktit të themelimit të SHBB “Agro Shkumbini”, Bashkia e Elbasanit, përmes shoqërisë aksionare “ERE”, bëhet pjesë e një modeli të ri bashkëpunimi mes institucioneve dhe fermerëve, me synimin për të forcuar…

Source

Astrit Kalaja “Dëshmor i Atdheut”, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Statusi të njihet nga të gjitha institucionet e tjera

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Qarkut Shkodër për t’i dhënë statusin “Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 tetor 2025 gjatë ushtrimit të detyrës. Në një deklaratë zyrtare, Shoqata e Gjyqtarëve e ka cilësuar vendimin një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të procesit administrativ për njohjen e këtij…

Source

Shakira ngushëllon Kolumbinë pas eliminimit nga Botërori: Lotët e Luis Diaz janë lotët e të gjithë neve

Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira, ka reaguar pas eliminimit të Kolumbisë nga Kupa e Botës 2026, duke i kushtuar një mesazh emocionues kombëtares së vendit të saj pas humbjes me penallti ndaj Zvicrës në fazën e 1/8-ave. Përmes një postimi në Instagram, artistja, autore e këngës zyrtare “Dai Dai” të Botërorit 2026, vlerësoi përkushtimin e futbollistëve kolumbianë gjatë gjithë turneut.

Source

Media franceze: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik, bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë

Media franceze “SciencePost.fr” i ka kushtuar një reportazh të zgjeruar historisë së bunkerëve shqiptarë, një prej simboleve më të dukshme, të periudhës së regjimit komunist. Artikulli sjell në vëmendje një prej projekteve më të mëdha të fortifikimit në Evropë, të nisur nga Enver Hoxha, ku qindra mijëra struktura betoni, u shpërndanë në të gjithë territorin shqiptar, për t’u përballur me një…

Source

E BUJSHME/ FIFA tjetër vendim befasues, arbitra të gjithë argjentinas për sfidën Francë-Marok

FIFA ka zyrtarizuar emërimin e një trupe arbitrash tërësisht argjentinase për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës 2026 mes Francës dhe Marokut. Takimi do të drejtohet nga arbitri kryesor Facundo Tello, i cili do të ketë në krah bashkëkombësit e tij në ekipin e arbitrimit. 44-vjeçari Facundo Tello është një nga arbitrat më me përvojë të Amerikës së Jugut, me mbi 430 ndeshje zyrtare të…

Source

Pas sulmeve, Trump deklaron: Irani është i pabesë, të çmendur!

Presidenti Trump deklaroi se armëpushimi me Iranin “ka mbaruar”, duke e cilësuar Republikën Islamike si “plehra” dhe “të çmendur”. Këto komente erdhën pasi Uashingtoni kreu sulme ajrore gjatë natës dhe Garda Revolucionare iraniane njoftoi se kishte shënjestruar baza amerikane në Gjirin Persik. Pas deklaratave të Trump, çmimet e naftës u rritën me pesë për qind. Në një samit të NATO-s në…

Source

Berisha: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një intervistë për TruthTimes, ku u ndal te protestat e zhvilluara në Tiranë, që nisën për projektin në Zvërnec. Berisha i ka përshkruar protestat e udhëhequra nga të rinjtë në Shqipëri si “lëvizjen më të rëndësishme të 35 viteve të fundit”, duke i renditur ato krahas kryengritjes që rrëzoi diktaturën komuniste në vitet 1990.

Source

Egjipti paraqet ankesë zyrtare në FIFA pas humbjes ndaj Argjentinës: Ndeshja u ndikua nga arbitrimi!

Federata Egjiptiane e Futbollit (EFA) ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA pas humbjes 3-2 ndaj Argjentinës në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, një sfidë që u shoqërua me polemika të shumta për arbitrimin. Presidenti i EFA-s, Hany Abo Rida, i cilësoi vendimet e arbitrit francez François Letexier si “skandaloze”, duke e akuzuar atë për përdorimin e “standardeve të dyfishta” në…

Source

Kryeministrja daneze: Groenlanda nuk është në shitje, aleatët duhet të respektojnë sovranitetin

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, deklaroi se pret që aleatët në NATO të respektojnë sovranitetin e vendit të saj dhe theksoi se Groenlanda nuk është në shitje. Duke folur nga Ankara, ku po merr pjesë në samitin e NATO-s, Frederiksen reagoi ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili përsëriti dëshirën e tij që Groenlanda të vihej nën kontrollin e Shteteve të…

Source

Trajneri i Egjiptit shpërthen pas eliminimit: Po e mbajnë Messin në Botëror për marketing

Eliminimi dramatik i Egjiptit nga Argjentina në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026 ka shkaktuar zemërim të madh në kampin afrikan. Pas humbjes me përmbysje, trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, hodhi akuza të forta ndaj arbitrimit, duke lënë të kuptohet se vendimet në fushë favorizuan qëllimisht kampionët në fuqi. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku egjiptian deklaroi se skuadra e…

Source

Rruga Elbasan–Rrogozhinë 87% e përfunduar, vijojnë punimet në segmentin e Korridorit VIII

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, po vijojnë me ritme të mira, ndërsa realizimi fizik i projektit ka arritur në 87%. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se në gjashtë fazat e para të zbatimit janë drejt përfundimit të gjitha veprat e artit. Ndërkohë, në segmentin Papër–Ura e Grykshit, Faza II…

Source

20 vjet pa Pjetër Arbnorin, njeriun që nuk e mposhti dot burgu as diktatura, por nuk e tjetërsoi as tranzicioni

Nga Albert Vataj Sot, më 8 korrik 2026, mbushen plot njëzet vjet nga ndarja nga jeta e Pjetër Arbnorit, “Mandelës së Ballkanit”, simbolit të qëndresës antitotalitare, martirit të lirisë, politikanit të urtë e të përkorë dhe shkrimtarit mendjendritur, i cili e shndërroi vuajtjen në forcë morale dhe burgun në një laborator të lirisë shpirtërore. Përvjetori i tij nuk është thjesht një datë…

Source

Mbyllet tabloja e çerekfinaleve të Botërorit 2026, Evropa dominon me 6 përfaqësuese

Pas fitores me përmbysje të Argjentinës dhe triumfit të Zvicrës pas goditjeve të penalltive, është kompletuar zyrtarisht tabloja e çerekfinaleve të Kupës së Botës 2026. Evropa ka rikthyer dominimin e saj tradicional në skenën botërore, duke siguruar plot gjashtë përfaqësuese mes tetë skuadrave më të mira të kampionatit që po zhvillohet në Amerikën e Veriut. Amerika e Jugut përfaqësohet nga…

Source

Prof. Rozmari Jorganxhi Leka, dirigjentja e parë grua në Shqipëri, kujtohet në 90-vjetorin e lindjes

Nga Prof. Zef Çoba Sot, në 90 vjetorin e lindjes kujtoj me respekt të veçantë e mirënjohje Prof. Rozmari Jorganxhi Leka, e cila lindi në Korçë në një familje me tradita muzikore dhe patriotike. Mësimet e para i mori në qytetin e saj të lindjes, e në vitin 1951, vazhdoi studimet për kanto në Liceun Artistik “Jordan Misja” të Tiranës, nën drejtimin e pedagoges së mirënjohur Marie Kraja.

Source

Rama mbërrin në Samitin e NATO-s në Ankara, takohet me Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ankara ku po mbahet Samiti i NATO-s. Pas mbërritjes, kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Rama pritet të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ankara ku po mbahet Samiti i NATO-s.

Source

Trafikuan 8 ton drogë nga Amerika Latine në Europë, SPAK çon për gjykim 15 persona

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr. 184/3 të vitit 2024, në ngarkim të 15 të pandehurve, të akuzuar si më poshtë vijon: Artur Hoxhosmani, për kryerjen e veprave penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë…

Source

❌