Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nga kafenetë te berberi, krimi s’ndalet. As te berberi s’je i sigurt!

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në darkë vonë në qytetin e Lezhës, ku si pasojë e disa të shtënave ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur te berberi i një lagje. 30-vjeçari është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ai ka marrë tre plagë nga arma e zjarrit…

Source

Juventus dhuron spektakël me Spallettin, mposht me “poker” Parmën

Në javën e 23-të të Serie A, Juventusi mori një fitore të madhe në transfertë, duke e mundur Parmën 4-1 në stadiumin “Tardini” dhe, në pritje të ndeshjes Udinese-Roma, u ngjit në vendin e katërt në renditje, duke kaluar për momentin verdhekuqtë. Bardhezinjtë e nisën ndeshjen me ritëm të lartë, ku portieri Corvi bëri mrekulli që në minutën e parë ndaj Conceiçaos, i cili më pas në minutën e 5-të…

Source

Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” reagon pas akuzave nga Edlir Tetova

Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” ka dalë me një reagim zyrtar pas deklaratave të trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, i cili prej javësh ka kritikuar publikisht arbitrimin, duke pretenduar se skuadra e tij është dëmtuar në disa ndeshje radhazi. REAGIMI hoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklaratat e përsëritura publike të…

Source

SUPERIORE/ Vllaznia e vetme në krye, Tirana i shpëton fundit

Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me dy fitore të rëndësishme në transfertë, teksa Vllaznia dhe Tirana dolën triumfuese në sfidat e së dielës. Në stadiumin “Niko Dovana”, Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Teutës, duke vijuar momentin pozitiv dhe duke kryesuar tashmë e vetme renditjen me 42 pikë, tre më shumë se Egnatia dhe AF Elbasani. Shkodranët gjetën rrugën e rrjetës që në pjesën…

Source

Shqipëria si apartament me qira për trafikun seksual, vajza të reja vijnë nga Kolumbia dhe Venezuela

Në Shqipëri prostitucioni nuk po zhvillohet më në rrugë, por pas dyerve të mbyllura. Jo më nën dritat e neonit, por nën dritën e ftohtë të ekraneve të telefonave. Vajzat nuk qëndrojnë më në trotuare, por në apartamente me qira, të izoluara, të padukshme për publikun dhe për fqinjët, por shumë të dukshme për klientët. Kjo nuk është thjesht prostitucion. Është tregti njerëzore me forma të reja.

Source

A po e dëmton VAR-i futbollin?!

Kur statistikat e Video Asistent Arbitrit (VAR) të publikohen në fund të sezonit, do të ketë një listë të gjatë ndërhyrjesh korrekte. Megjithatë, vendimet e sakta ndonjëherë vijnë me një kosto të lartë për spektaklin e futbollit. Eksperti i MOTD, Danny Murphy, theksoi se problemi qëndron te ndikimi i VAR-it në lojëra dhe në rrjedhshmërinë e tyre, për shkak të kohës së gjatë që kërkohet për të…

Source

Mehdi Mahmoudian, skenaristi i nominuar për Oscar, arrestohet në Teheran para ceremonisë

Një nga skenaristët e nominuar për Oscar të dramës iraniane “Ishte thjesht një aksident”, Mehdi Mahmoudian, është arrestuar në Teheran vetëm pak javë para ceremonisë së çmimeve Oscar. Përfaqësuesit e filmit njoftuan të dielën se Mahmoudian u arrestua të shtunën, pa dhënë detaje mbi akuzat. Arrestimi i tij vjen pak ditë pasi Mahmoudian dhe 16 të tjerë nënshkruan një deklaratë që dënonte udhëheqësin…

Source

Klevis Balliu: Qindra milionë euro taksa për infrastrukturën, rrugët rrezik për jetën e qytetarëve

Deputeti i PD Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në Kthesat e Dragostunjës, ku për tetë orë aksi Librazhd-Përrenjas është bllokuar pas rrëshqitjes së gurëve dhe shkëmbinjve. Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shkruan se çdo rrugë është kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve, ndërkohë që qindra milionë euro janë shpenzuar për infrastrukturën. Postimi i plotë…

Source

ZYRTARE/ Jeremie Boga është lojtari më i ri i Juventusit

Juventusi ka zyrtarizuar afrimin e Jeremie Boga, i cili tashmë është lojtar i bardhezinjve. Klubi torinez ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me OGC Nice për transferimin e përkohshëm të sulmuesit. Sipas komunikatës së Juventusit, Boga kalon te bardhezinjtë në formë huazimi falas, deri më 30 qershor 2026. Marrëveshja parashikon gjithashtu që Juventusi të ketë të drejtën e blerjes përfundimtare…

Source

Po lëvizte me biçikletë, përplaset nga makina një person në Shkodër

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Shkodër, ku një person është përplasur nga një makinë. Personi i aksidentuar, i cili lëvizte me biçikletë, ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Shkodër/ Informacion paraprak Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.

Source

Hapet pas 8 orë bllokim aksi Librazhd-Prrenjas, ku mbeten të bllokuara qindra makina

Policia e Shtetit njofton se “Në vijim të informacionit të dhënë për bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd – Qafë Thanë”, në vendin e quajtur Dragostunjë, ju njoftojmë se aktualisht rruga është hapur dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht në të dyja kahet e lëvizjes. Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat janë prezente në të gjithë gjatësinë e…

Source

Dortmundi fitore spektakolare me përmbysje ndaj Heidenheim

Borussia Dortmund ka marrë një fitore spektakolare 3-2 ndaj Heidenheim në javën e 20-të të Bundesligës, në ndeshjen e zhvilluar në Signal Iduna Park, ku verdhezinjtë triumfuan pas një përmbysjeje plot dramë. Dortmundi e zhbllokoi rezultatin në minutën 44 me Ëaldemar Anton, por gëzimi zgjati pak pasi Heidenheim barazoi në 45+5 me Julian Niehues. Në startin e pjesës së dytë…

Source

U shemb rruga Librazhd-Prrenjas. Kompania ANK mori 20 milionë euro për zgjerimin e rrugës

Erald Kapri ka reaguar në lidhje me situatën ku u gjendën sot mijëra qytetarë, të cilët për rreth 8 orë u gjendën të bllokuar në aksin Prrenjas-Librazhd, pas rrëshqitjes së gurëve dhe shkëmbinjve nga mali në zonë e njohur si Kthesat e Dragostunjës. Në një postim në rrjetet sociale, Kapri shkruan se Kompania ANK e ish-deputetit Ndue Kola mori 20 milionë euro për zgjerimin e rrugës…

Source

Interi mund me lehtësi Cremonesen dhe arratiset në krye të Seria A

Në javën e 23-të të Serie A, Inter arriti një fitore bindëse 2-0 ndaj Cremoneses dhe mbetet në krye të renditjes, +8 nga Milani. Ndeshja u vendos shpejt, pasi që në minutën 16, Lautaro Martinez shënoi me kokë pas një krosimi nga Dimarco. Më një asist brilant të Luis Henrique, bëri që Zielinski të shënonte me një goditje të largët që surprizoi portierin Audero. Në pjesën e dytë pati një moment…

Source

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi

Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njohur Rezarta Reçi. Gazetarja e nisi rrugëtimin e saj në Radio Tirana prej më shumë se 30 vitesh. Më vonë ka prezantuar emisione të ndryshme dhe ka qenë edhe autore. Reçi ishte autore dhe moderatore e emisioneve të shumta, ndër të cilat spikati “Arratia e Peshkut të Kuq”…

Source

Spektakël mes Tottenham dhe City-it, ndeshjen e fiton … Arsenali

Një ndeshje e jashtëzakonshme u zhvillua në Londër mes Tottenhamit dhe Manchester City, e cila përfundoi 2-2, duke dhuruar emocione të shumta. City nisi furishëm takimin dhe arriti të mbyllte pjesën e parë në avantazh 2-0, me golat e Rayan Cherki, i cili gjeti hapësirat mes linjave dhe finalizoi me qetësi, dhe Antoine Semenyo, i cili po konfirmohet si një lojtar kyç në skemën e Guardiolës.

Source

Zhbllokohet aksi Librazhd-Përrenjas, policia: Qarkullimi i lirë në të dy kahet!

Në vijim të informacionit të dhënë për bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd – Qafë Thanë”, në vendin e quajtur Dragostunjë, ju njoftojmë se aktualisht rruga është hapur dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht në të dyja kahet e lëvizjes. Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat janë prezente në të gjithë gjatësinë e aksit, me qëllim monitorimin e…

Source

SUPERIORE/ Vllaznia arratiset në krye, Tirana fiton ndaj Egnatias

Java e 22-të e Kategorisë Superiore u mbyll me dy ndeshje shumë interesante. Vllaznia fitoi minimalisht ndaj Teutës në Durrës, falë një goli të Esat Malës në minutën e 9-të, duke marrë 3 pikë të arta dhe duke u shkëputur në krye të tabelës me 42 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e gjashtë me 27 pikë. Në sfidën tjetër, Tirana arriti një fitore me 0-1 në transfertë ndaj Egnatias…

Source

Bellingham del mes lotësh nga fusha, rrezikon dhe Kupën e Botës (VIDEO)

Jude Bellingham u shfaq përlotur pasi u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes së La Ligës mes Real Madrid dhe Rayo Vallecanos, për shkak të një dëmtimi në muskulin e pasmë të këmbës. Mesfushori anglez, 22 vjeç, u zëvendësua në pjesën e parë nga Brahim Diaz, ndërsa u pa duke kapur pjesën e pasme të këmbës dhe duke fshirë lotët, teksa dhimbja e detyroi të lëshonte edhe britma.

Source

❌