Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Interi fiton me lehtësi ndaj Bolognës dhe rimerr kreun e renditjes

Interi bën detyrën ndaj Bolognës duke marrë një sukses 3-1 në sfidën e parë për vitin 2026. Paraqitja shumë bindëse e zikaltërve me Lautaron lider në fushë sollën tre pikë të rëndësishme dhe konfirmimin e vendit të parë në renditje. Pjesa e parë u mbyll vetëm 1-0 pas një goli të shënuar nga Zielinski, falë ndërhyrjeve të jashtëzakonshme të portierit Ravaglia, i cili mbajti Bolognën në lojë me…

Source

Talenti gjerman çmend Bayernin: “Dua të luaj për Realin e Madridit”

Mesfushori gjerman Lennart Karl ka shprehur dëshirën që në të ardhmen e afërt të luajë për Real Madridin Karl po vlerësohet tej mase në Gjermani dhe ka fituar vendin e titullarit te Bayern Munich pavarësisht moshës vetëm 17-vjeçare. Në një intervistë së fundmi për “Sky”, gjermani tha se ka plotësuar ëndrrën duke luajtur për Bayernin, por në të ardhmen shpreson të transferohet tek Reali “FC…

Source

Torino merr fitore të rëndësishme, Ismali shkëlqen me asist, Asllani e shikon nga stoli

Torino ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Veronës, duke triumfuar me rezultatin 3-0 Nga minuta e parë në fushë ishte mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, i cili jo vetëm që luajti deri në fund, por edhe shkëlqeu në minutën e 90+1 Ismajli kuptoi lëvizjen e sulmuesit Alieu Njie dhe nga thellësia “shpiku” një krosim fantastik që përfundoi si asist për golin e…

Source

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi: Kapja e Maduros kërkoi muaj koordinimi

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka deklaruar se operacioni për kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro kërkoi muaj të tërë koordinimi, planifikim të detajuar dhe ekzekutim të pandërprerë në të gjitha komponentët e qeverisë federale “Ky ishte një operacion i ekzekutuar në mënyrë të përsosur me bashkëpunim dhe besim intensiv midis ekipit të Presidentit Trump”…

Source

Kryeministrja daneze i bën thirrje Trumpit: Boll me kërcënime ta pakuptimta

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Presidentit amerikan Donald Trump që të ndalë kërcënimet lidhur me marrjen nën kontroll të Groenlandës, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë të drejtë ta aneksojnë territorin. “Nuk ka absolutisht asnjë kuptim të flitet për nevojën që SHBA të marrë nën kontroll Groenlandën,” deklaroi Frederiksen…

Source

Kolumbia vendos ushtrinë në kufi, shqetësim për regjimin e destabilizuar të Venezuelës

Në zonën kufitare mes Kolumbisë dhe Venezuelës, qeveria kolumbiane ka kthyer shqetësimet për një regjimi të destabilizuar në masa konkrete ushtarake Autoritetet kanë forcuar praninë e trupave, të shqetësuara pjesërisht nga aktiviteti në rritje i grupeve rebele të krahut të majtë, të cilat lëvizin lirshëm përgjatë kufirit Sipas raportimeve të BBC, grupi rebel ELN, i cili tradicionalisht ka…

Source

Ministri i Jashtëm i Venezuelës: Kushdo që sulmon vendin tonë, sulmon Amerikën Latine

Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil, ka reaguar ashpër gjatë samitit të jashtëzakonshëm të Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC), të mbajtur sot me iniciativë të Brazilit, duke e cilësuar situatën në Venezuelë si një kërcënim për gjithë rajonin. Sipas Gil, çdo veprim kundër Venezuelës përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Amerikës Latine.

Source

Maduro si Vedat Muriqi, krahasimi i “Marca”-s bën xhiron e rrjetit

Arrestimi i presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare. Përtej zhvillimeve politike, në rrjetet sociale dhe në media ka tërhequr vëmendje edhe një detaj i pazakontë. Së fundmi ka qarkulluar një fotografi e Maduros pas arrestimit, ku ai shfaqet me veshje sportive të markës “Nike” dhe me një shishe uji në duar.

Source

Tragjedia në Crans-Montana, 24 nga 40 viktimat e zjarrit identifikohen, mes tyre të mitur nga Italia, Zvicra, Franca dhe Turqia

Autoritetet zvicerane kanë identifikuar 24 nga 40 viktimat e zjarrit që shpërtheu në një bar në Crans-Montana natën e Vitit të Ri Sipas raportimeve ndërkombëtare, mes viktimave janë edhe fëmijë të moshës 14 dhe 15 vjeç Viktimat e identifikuara përfshijnë 10 zviceranë, dy italianë, një person italo-emiratase, një rumun, një francez dhe një turk Personi më i ri i identifikuar është një vajzë…

Source

Tension mes Danimarkës dhe SHBA-së pas postimit për Groenlandën nga bashkëshortja e ndihmësit të Trumpit

Danimarka i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të respektojnë “integritetin e saj territorial”, pasi bashkëshortja e një prej ndihmësve kryesorë të Donald Trumpit postoi në X një hartë të Groenlandës me ngjyrat e flamurit amerikan. Katie Miller, e martuar me zëvendësshefin e shtabit të presidentit amerikan, publikoi imazhin e modifikuar të territorit autonom danez të shtunën vonë…

Source

Kush është Cilia Flores, zonja e parë e Venezuelës e kapur nga SHBA-ja?

Kur forcat amerikane kryen një bastisje natën në kryeqytetin venezuelian Karakas, ato nuk tërhoqën vetëm Presidentin Nicolás Maduro nga kompleksi i tij dhe e vendosën në një anije për në Nju Jork – ato morën edhe gruan e tij. Kjo është premisa hipotetike me të cilën nis artikulli për të prezantuar figurën e Cilia Flores, e cila prej kohësh është parë si një figurë e fuqishme…

Source

“Mirupafshim të gjithëve”, Stine mashtron banorët me planin e tij të fshehtë

Një situatë e pazakontë ka ndodhur pasditen e së dielës në shtëpinë e Big Brother VIP, duke tronditur banorët dhe publikun. Në një moment, Stine mori valixhen e tij dhe u tha banorëve se dëshironte të largohej nga loja. “Do të iki, mirupafshim”, u shpreh ai, duke krijuar menjëherë tension dhe konfuzion në shtëpi. Reagimet nuk munguan. Disa nga banorët u përpoqën ta ndalonin dhe ta bindnin të…

Source

Chelsea befason Guardiolën dhe City-in në kohën shtesë, “feston” Arsenali

Manchester City dhe Chelsea nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në supersfidën e javës së 20-të të Premier League, në një takim intensiv dhe të luftuar, ku vendasit krijuan më shumë raste, por pa arritur ta mbyllin ndeshjen në favorin e tyre. “Qytetarët” dominuan pjesën më të madhe të lojës dhe kaluan në avantazh në minutën e 42-të me Tijjani Reijnders, i cili realizoi një gol të bukur me të…

Source

Torino fiton bindshëm me Ismajlin në fushë, Asllani e sheh sfidën nga stoli

Torino ka nisur vitin me një sukses bindës në Serie A, duke triumfuar 3-0 në transfertë ndaj Veronës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit italian. Granatët e zhbllokuan shpejt takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me Giovanni Simeone, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe e dërgoi topin në rrjetë. Pavarësisht një loje të ekuilibruar për pjesën…

Source

Maduro dhe Zonja e Parë përballë drejtësisë amerikane, detajet e seancës së parë

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, do të paraqiten këtë të hënë në Gjykatën Federale të Manhattanit. Sipas informacioneve paraprake të konfirmuara nga një zëdhënës i gjykatës, seanca e parë dëgjimore është planifikuar të zhvillohet rreth orës 12:00 sipas kohës lokale. “Ata do të dalin para gjykatës të hënën. Seanca dëgjimore është caktuar për në orën…

Source

Trump: Nëse edhe zv/presidentja e Venezuelës nuk vepron drejt, do ta pësojë me keq se Maduro

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar zv/presidenten dhe njëherazi presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodríguez, që të mos sfidojë Shtetet e Bashkuara, duke lënë të hapur mundësinë e pasojave të rënda personale dhe politike. Në një intervistë telefonike për The Atlantic, Trump deklaroi se nëse Rodríguez “nuk bën atë që është e drejtë”, ajo do të “paguajë një çmim shumë të…

Source

Tragjedi: Automjeti përplas për vdekje një 60-vjeçar

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në rrugën paralele me Portin. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca…

Source

Drejt përfundimit rruga e re Shkodër–Mal i Zi, hov i ri zhvillimit të turizmit

Punimet në rrugën e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi përmes aksit Shirokë–Zogaj–Kufi po shkojnë drejt përfundimit, duke përfaqësuar një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në veriperëndim të vendit. “Drejt përfundimit rruga e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi përmes aksit Shirokë – Zogaj – Kufi, një investim që do të bashkojë ofertat turistike të dy zonave dhe do t’i japë hov të…

Source

“Mund t’i ndodhë çdo shteti”. Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës thirrje për rikthim në normalitet

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino, u ka bërë thirrje qytetarëve që të rifillojnë aktivitetet e tyre të përditshme dhe t’i kthehen jetës normale. “Çfarë po i ndodh sot Venezuelës mund t’i ndodhë çdo shteti apo çdo qeverie”, deklaroi Padrino, duke theksuar se vendi duhet të vazhdojë funksionimin normal në punë, tregti dhe arsim. Kjo deklaratë vjen pas komenteve të bëra më herët…

Source

Traditë apo…. këngët arvanitase në Kryeministri hapin debat publik

Interpretimi i këngëve tradicionale të Vitit të Ri nga përfaqësues të komunitetit arvanitas në ambientet e Pallatit Maksimos, më 31 dhjetor 2025, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në opinionin publik grek. Në aktivitetin festiv, të organizuar në kuadër të zakoneve të fundvitit, anëtarë të Shoqatës së Liosiotëve të Ilionit të Athinës u pritën nga kryeministri Kyriakos…

Source

❌