Shtëpia jonë është pasqyra e shijes, stilit dhe mënyrës se si ne zgjedhim të jetojmë.
Në epokën e sotme, pajisjet e sallonit nuk janë më thjesht mjete funksionale; ato janë kthyer në elemente qendrore të dekorit që duhet të rrezatojnë elegancë. Kur bëhet fjalë për të zgjedhur qendrën e vëmendjes së hapësirës suaj, ju meritoni vetëm më të mirën e mundshme. Për këtë, bota ka folur qartë: për plot 20 vite radhazi, përdoruesit në mbarë globin e kanë renditur Samsung si markën numër 1 për televizorët. Kjo trashëgimi e jashtëzakonshme e përsosmërisë kulmon tani me gjeneratën e re Neo QLED.
Një kanavacë digjitale që të lë pa rymë
Dizajni i një ambienti tërheq vëmendjen, por është drita ajo që i jep atij jetë dhe emocion. Me teknologjinë e avancuar Quantum Matrix dhe dritat e saj revolucionare Mini LED, Neo QLED funksionon fjalë për fjalë si një furçë piktori që kontrollon çdo burim drite me saktësi absolute. Ngjyrat vijnë të thella, të gjalla dhe pafundësisht të pasura, duke e bërë çdo skenë të duket si një pikturë klasike në lëvizje. Falë dizajnit mahnitës Infinity One, kornizat e televizorit zhduken pothuajse plotësisht në sytë tuaj.
Qetësi mendore për kryeveprën tuaj
Një investim i tillë në estetikë dhe teknologji të lartë meriton padyshim mbrojtjen më të mirë të mundshme. Për këtë arsye, lideri global prej dy dekadash e shoqëron këtë luks me një siguri absolute që nuk ka çmim. Përmes ofertës së jashtëzakonshme promocionale, ju përfitoni plot 5 vite garanci në total. Kjo paketë mirëbesimi përfshin 2 vitet e garancisë së rregullt, të pasuara automatikisht nga 3 vite garanci shtesë tregtare. Ju mbetet vetëm të relaksoheni në divanin tuaj dhe të shijoni spektaklin, duke e ditur me bindje të plotë që ekrani juaj gjigant është i mbrojtur në çdo hap për vitet në vazhdim.
Përvoja maksimale me ekran të madh
Zgjidhni një OLED, Neo QLED, QLED, Micro RGB ose Crystal UHD deri në 98’’ dhe transformoni dhomën tuaj në një kinema personale. Me transport dhe instalim falas, pajisje, çdo ekran i madh bëhet një qendër argëtimi e thjeshtë për t’u përdorur. Përjetoni çdo film, ndeshje apo dokumentar si një ngjarje ekskluzive, duke shijuar komoditetin dhe shërbimin e plotë që nis që nga kliku i parë deri kur ekrani ndizet në shtëpinë tuaj.
Përfitoni nga kjo mundësi fantastike dhe sillni magjinë e teknologjisë Neo QLED në shtëpinë tuaj. Promocioni për garancinë e zgjatur 5-vjeçare është i vlefshëm për modelet e përzgjedhura të kësaj serie.
Për të zbuluar gamën e plotë të ekraneve Big Inch dhe për t'unjohur me të gjitha detajet e ofertës e pajisjeve, vizitoni partnerët e autorizuar ose faqen zyrtare të Samsung: https://www.samsung.com/al/.
Më 24 mars 2026 është themeluar zyrtarisht Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS), një organizatë e re që synon të bashkojë profesionistë dhe kompani të dëshmuara nga Kosova dhe diaspora, në një kohë kur strukturat e mëparshme janë përballur me akuza serioze për keqmenaxhim dhe shkelje ligjore.
Që në ditët e para, KGS ka shënuar një mobilizim të shpejtë: brenda katër ditësh ka arritur të mbledhë 45 anëtarë, ndërsa në Kuvendin themelues kanë marrë pjesë 30 prej tyre. Strukturat drejtuese janë zgjedhur me votim unanim, duke reflektuar një konsensus të plotë mes themeluesve.
Shkëlzen Jusaj (Petrol Company) - President i organizatës dhe Kryetar i Bordit
Shpend Luzha - Anëtar i Bordit (Banka Ekonomike)
Emine Daci-Zejnullahi - Anëtare e Bordit (Bio 365 Kosova)
Florin Lata - Anëtar i Bordit (Zyra e Avokaturës Vokshi & Lata)
Armend Malazogu - Anëtar i Bordit (Cacttus dhe sektori i agrobiznesit)
Krijimi i kësaj organizate erdhi si rezultat i dështimit të strukturave të mëparshme të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Gjermani, duke pasur ndikim edhe në zhvillimin e aktiviteteve të degës në Kosovë. Ky dështim është reflektuar në keqpërdorimin e buxhetit të anëtarëve në Gjermani, uzurpimin e llogarive bankare të degës në Kosovë, si dhe menaxhimin e papërgjegjshëm të mjeteve financiare.
Gjithashtu, strukturat drejtuese në Gjermani kanë ushtruar funksionet në mënyrë ilegale për më shumë se dy vite e gjysmë me mandate të skaduara, duke marrë vendime të kundërligjshme dhe në kundërshtim me interesat e anëtarëve. Shpenzimet e larta për menaxhim dhe përdorimi i burimeve të organizatës për qëllime personale kanë dëmtuar rëndë besimin dhe funksionimin e organizaës së mëparshëm.
Në anën tjetër, dega e Unionit të Bizneseve Shqiptaro- Gjermane në Kosovë ka dëshmuar efikasitet të lartë, duke realizuar aktivitete dhe donacione brenda një muaji që tejkalojnë ndjeshëm performancën shumëvjeçare të strukturave qendrore.
Prandaj, me kërkesë të anëtarëve në Kosovë dhe Gjermani, është parë e domosdoshme themelimi i një organizate të re, transparente dhe profesionale - Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS), i cili së shpejti do të zgjerohet me degë në Gjermani dhe Zvicër.
Njëkohësisht, njoftojmë të gjithë anëtarët dhe ish-anëtarët e organizatave të mëparshme se Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS ),do të vazhdojë të ofrojë shërbime pa pagesë deri në përfundimin e procesit të anëtarësimit, duke garantuar vazhdimësi me të njëjtin staf dhe rrjet kontaktesh.
Ftojmë të gjithë bizneset dhe profesionistët që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij rrugëtimi dhe sukseseve të përbashkëta, që të bashkohen me ne.
Gjithashtu, së shpejti do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi me rrjetin global të bizneseve dhe të tjera, duke siguruar qasje në kontakte dhe komunikim me bizneset e diasporës në mbarë botën.
Misioni dhe Vizioni i Organizatës Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS)
Presidenti prezantoi këto parime themelore:
Organizata është dhe do të mbetet jopolitike, duke përfaqësuar interesat e anëtarëve në mënyrë të drejtë dhe profesionale.
Respektimi i plotë i përkatësive politike, fetare dhe personale të çdo anëtari.
Ndërlidhja dhe organizimi i takimeve ndërmjet bizneseve në Kosovë dhe diasporë.
Mbështetje dhe këshillim profesional për të gjithë anëtarët.
Hartimi i propozimeve për: o zhvillimin profesional të kuadrove sipas kërkesave të tregut; o rregullimin e tregut dhe standardizimin e hapjes së bizneseve sipas standardeve evropiane; o përmirësimin e ligjit për investime strategjike dhe politikave fiskale për investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.
Përshpejtimi i zhvillimit të zonave ekonomike dhe industriale.
Aktivizimi i potencialeve strategjike, si Trepça, për rritje të punësimit dhe të ardhurave shtetërore.
Ulja ose heqja e akcizës së naftës për sektorët kyç, si bujqësia, industria dhe transporti i rëndë, me mekanizma të rreptë kontrolli.
Reforma fiskale për TVSH-në dhe trajtimin e borxheve të këqija, duke lehtësuar likuiditetin e bizneseve.
Njohja e humbjeve në mallra sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
Rishikimi i politikave kufizuese bankare për rritjen e kreditimit dhe uljen e kostos financiare për bizneset.
Organizimi i aktiviteteve B2B, seminareve dhe panaireve në Kosovë dhe diasporë.
Informimi dhe trajnimi i anëtarëve për përfitimin nga fondet dhe programet ndërkombëtare.
Ndërmarrja FUTURE ENERGY TRADING AND EXCHANGE DYNAMICS SH.P.K. me adresë Rr. Tirana, Objekti Prime Group C4/3, Llamella D, Kati II, Nr.4, 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës, në pajtim me Nenin 6 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë (Rregulla ZRRE/Nr 07/2017), nëpërmjet kësaj njofton palët e interesit se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji për licencim të aktivitetit të Furnizimitme Shumicë (Tregtimit) të energjisë elektrike në Kosovë.
Aplikacioni për licencim të këtij aktiviteti me të gjitha dokumentet relevante, është shqyrtuar nga punonjës të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe konsiderohet në fazën fiinale për vendimmarrje.
Licencimi i furnizimit me shumicë (tregtimit) të energjisë elektrike i ndërmarrjes Future Energy Trading and Exchange Dynamics përveç tjerash do të përmbajë:
- Territori i mbuluar nga Licenca është Republika e Kosovës.
-I licencuari ka të drejtë të blejë kapacitete dhe energji elektrike nga prodhuesit me çmime të parregulluara
- blejë dhe shes kapacitete dhe energji elektrike nga furnizuesit tjerë me çmime të parregulluara;
- shes kapacitete dhe energji elektrike furnizuesve tjerë me çmime të pa-rregulluara; dhe
- transitojë, importojë dhe eksportojë kapacitete dhe energji elektrike.
I licencuari mund të kryej aktivitetin e furnizimit me shumicë (tregtimit) të energjisë elektrike në pajtim medispozitat e Licencës së lëshuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji, Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë dhe legjislacionit tjetër në fuqi.Të gjithë palët e interesuara mund të kundërshtojnë dhënien e kësaj licence brenda tetë (8) ditësh kalendarike, nga data e shpalljes së këtij njoftimi në gazetë.
Kundërshtimi/ankesa mund të bëhet në adresën:
Zyra e Rregullatorit për Energji, Rr. ”Bekim Fehmiu”, (ish Ndërtesa e Fazitës), Kati II, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,
Me rastin e Ditës Botërore të Ujit 2026, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Zvicrës, përmes Programit IWRM-K, shënuan këtë ditë të rëndësishme duke mbledhur përfaqësuese institucionale, gra fermere dhe OJQ, në një dialog dinamik dhe frymëzues nën temën globale: “Aty ku rrjedh uji, rritet barazia.”
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të temës globale të OKB-së për vitin 2026, e cila vendosi gratë dhe vajzat në qendër të diskutimit global mbi menaxhimin e qëndrueshëm të ujit, duke i dhënë zë sfidave konkrete me të cilat përballen çdo ditë gratë fermere në Kosovë.
Ngjarja mblodhi përfaqësuese nga institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, akademia dhe gratë fermere nga e gjithë Kosova, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në sigurimin e qasjes së barabartë në resurset ujore.
Në fjalën hyrëse, Znj. Fitore Pacolli Dalipi, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,nënvizoi se qasja e drejtë dhe e barabartë në ujë nuk është vetëm nevojë njerëzore, por edhe çështje drejtësie sociale dhe zhvillimi të qëndrueshëm. Ajo theksoi se se kur gratë dhe vajzat përfshihen në vendimmarrje dhe në praktikat e përditshme të menaxhimit të ujit, ato jo vetëm ruajnë resurset natyrore, por kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të familjeve dhe komuniteteve. Ministrja rikujtoi angazhimin e Kosovës ndaj Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm 6: siguria e ujit dhe trajtimi i ujërave të ndotura për të gjithë deri në vitin 2030, dhe bëri thirrje për politika dhe praktika që fuqizojnë gratë si aktorë kyç në menaxhimin e ujit.
Nga perspektiva ndërkombëtare dhe njëkohësisht donator i Programit IWRM-K, znj. Beate K. Elsasser, Shefe e Bashkëpunimit në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë, riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme për iniciativa që lidhin menaxhimin e qëndrueshëm të ujit me barazinë gjinore dhe zhvillimin rural. “Uji nuk është vetëm burimi më i çmueshëm natyror – qasja në ujë është e drejtë themelore njerëzore dhe shtylla kyçe e zhvillimit të qëndrueshëm. Zvicra ka qenë partner i përkushtuar në këtë rrugëtim, me angazhim afatgjatë në mbështetjen e menaxhimit të ujit dhe forcimin e institucioneve që ofrojnë shërbime cilësore” – potencoi znj. Elsasser.
Diskutimi solli në qendër përvojat reale të grave fermere dhe aktoreve të sektorit, duke reflektuar mbi lidhjen ndërmjet planifikimit, mbrojtjes së resurseve ujore dhe barazisë gjinore si dhe rëndësinë e koordinimit institucional për një menaxhim më të drejtë dhe të qëndrueshëm.
Panelistet ndanë shembuj praktikë nga terreni, duke theksuar se mungesa e qasjes së qëndrueshme në ujë mbetet një nga pengesat kryesore për zhvillimin e fermave të drejtuara nga gratë, ndërsa bashkëpunimi, trajnimi dhe shkëmbimi i njohurive janë kyç për përmirësimin e situatës. Nga diskutimi u potencua se për t’u prodhuar një litër qumësht, duhen 3 deri në 4 litra ujë, kurse Kosova përpunon rreth 100.000 tonë qumësht në vit në të gjithë zinxhirin e vlerës. Në fokus të diskutimit ishin sfidat në qasjen në ujë dhe infrastrukturën e ujitjes në zonat rurale, roli i shoqërisë civile në fuqizimin e komuniteteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit, si dhe praktikat konkrete në bujqësi dhe bletari, që tregojnë se menaxhimi i qëndrueshëm i ujit ndikon drejtpërdrejt në prodhim, biodiversitet dhe mirëqenie ekonomike.
“Aty ku rrjedh uji, rritet barazia” nuk është vetëm një mesazh simbolik, por një qasje konkrete për zhvillim të qëndrueshëm, fuqizim të grave dhe përmirësim të jetës në komunitetet rurale.
Ngjarja përfundoi me një ekspozitë të fotografit ambientalist Arian Mavriqi si dhe diskutim të hapur dhe rrjetëzim mes pjesëmarrëseve, duke synuar forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, donatorëve dhe komuniteteve për politika dhe praktika më gjithëpërfshirëse në sektorin e ujit.
Rreth IWRM-K
Programi për Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K) është një iniciativë transformuese 12-vjeçare e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Kosovës i cili synon forcimin e qeverisjes së ujit, përmirësimin e qasjes në shërbime ujore dhe nxitjen e barazisë gjinore në menaxhimin e resurseve natyrore në Kosovë.
Programi implementohet nga SKAT Zvicër dhe Agjencia Austriake e Mjedisit.
Nën temën e sivjetshme “Ndërtimi i besimit në tregjet financiare të Ballkanit Perëndimor”, Kosova Finance Forum 2026 do të mbledhë në Prishtinë me 27 dhe 28 prill përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, politikëbërës, investitorë dhe ekspertë të ekonomisë për të diskutuar zhvillimin e tregjeve financiare dhe mundësitë e mobilizimit të kapitalit në Ballkanin Perëndimor.
Pas edicionit të parë,forumi po zgjerohet përtej dimensionit rajonal duke përfshirë gjithnjë e më shumë akterë globalë të financave dhe mediave ekonomike.
Në mesin e folësve kryesorë të këtij viti do të jenë Marcelo Castellanos, udhëheqës i lartë për Evropën Juglindore nga IFC dhe Charlotte Ruhe nga European Bank for Reconstruction and Development. Ndërkohë, paneli mbi mobilizimin e kapitalit për rritje të qëndrueshme do të përfshijë ekspertë si Kristina Kanapinskaite udhëheqëse e divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Sebastian Sosa nga International Monetary Fund, të cilët do të diskutojnë rolin e institucioneve financiare ndërkombëtare në zhvillimin e rajonit.
Në forum do të marrin pjesë edhe gazetarë ekonomikë me renome botërore, duke sjellë perspektivën e mediave ndërkombëtare mbi zhvillimet ekonomike në Evropë dhënë tregjet në zhvillim. Me pjesëmarrjen e institucioneve dhe ekspertëve nga skena globale financiare, Kosova Finance Forum po konsolidohet si një platformë që lidh diskutimet rajonale me agjendën më të gjerë ndërkombëtare të financave dhe investimeve.
Projekti shumë i rëndësishëm për Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale, i implementuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka filluar në 24 zona kadastrale.
Ky projekt ka për qëllim adresimin e mospërputhjeve ndërmjet gjendjes faktike në terren dhe të dhënave të evidentuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronat e Paluajtshme.
Në kuadër të tij do të realizohen procese të rëndësishme si: zyrtarizimi i transaksioneve joformale, regjistrimi i trashëgimive, matja e gjendjes faktike të parcelave dhe ndërtesave, si dhe regjistrimi i të gjitha këtyre ndryshimeve në regjistrin kadastral.
Zbatimi i këtij projekti do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e sistemit kadastral, saktësimin e të dhënave pronësore dhe forcimin e sigurisë juridike për qytetarët.
"Duke pasur parasysh që kemi shumë prona që janë ende në emër të gjyshërve apo prindërve tanë tani më të ndjerë, shumë prona të tjera për të cilat para shumë viteve janë realizuar shitblerje pa ndonjë transaksion zyrtar por vetëm me “shtrëngim duarsh”, ndryshime në kufi të parcelave të cilat janë realizuar në terren e që nuk janë evidentuar në kadastër etj, është shumë që banorët e këtyre tre zonave kadastrale ti përgjigjen masivisht këtij projekti shtuar kësaj benefitin që i gjithë procesi realizohet pa pagesë për qytetarët."
Për t’u njohur më nga afër me projektin dhe përfitimet që ofron, ftojmë qytetarët që të marrin pjesë në takimet e informimit publik, të cilat do të mbahen si vijon:
24.03.2026 - E Martë - Han i Elezit - Pustenik dhe Rezhanc takim i përbashkët Ora 17:00
25.03.2026 - E Mërkurë Kaçanik - Stagovë ora 17:00 Kaçanik - Vataj/Dubravë Ora 19:00
26.03.2026 - E Enjte Ranillug - Domoroc ora 17:00 Ranillug - Kërmjan i Poshtëm Ora 19:00
27.03.2026 - E Premte Kllokot - Kllokot ora 17:00 Kllokot - Mogillë Ora 19:00
30.03.2026 - E Hënë Partesh - Budrikë e Poshtme ora 17:00 Partesh - Pasjan Ora 19:00
31.03.2026 - E Martë Viti - Radivojcë ora 17:00 Viti - Sadovinë e Çerkezëve Ora 19:00
01.04.2026 - E Mërkurë Viti - Tërpezë ora 17:00 Gjilan - Livoç i Epërm Ora 19:00
02.04.2026 - E Enjte Kamenicë - Moçar ora 17:00 Kamenicë - Hogosht Ora 19:00
03.04.2026 - E Premte Kamenicë - Karaçevë e Epërme + e Poshtme (takim i përbashkët) Ora 17:00
06.04.2026 - E Hënë Kamenicë - Petroc ora 17:00 Gjilan - Dobërçan Ora 19:00
07.04.2026 - E Martë Gjilan - Bresalc ora 17:00 Gjilan - Shillovë Ora 19:00
08.04.2026 Mërkurë Gjilan 1+2 (takim i përbashkët) ora 17:00
Në një atmosferë solidariteti dhe përkushtimi ndaj komunitetit, qendra e padelit Padel Zone Prishtina ka ndërmarrë një iniciativë gjatë muajit të Ramazanit, ku të gjitha mjetet e mbledhura nga terminet e natës po dedikohen për bamirësi, me fokus në mbështetjen e fëmijëve të prekur nga kanceri përmes shoqatës Care for Kosovo Kids.
Në kuadër të kësaj nisme,Padel Zone ka zgjatur orarin e punës deri në orët e vona të natës, nga ora 23:30 deri në 02:30, duke krijuar mundësi për komunitetin e padelit që të luajë edhe gjatë natës.
Kjo nismë nuk është vetëm një aktivitet sportiv, por një shembull i fuqishëm i ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë sociale që po ndërtohet rreth padelit në Kosovë. Padelistët që rezervojnë këto termine nuk janë vetëm duke luajtur, ata po kontribuojnë drejtpërdrejt në një kauzë humane dhe jetike.
Padel Zone Prishtina ka dëshmuar vazhdimisht angazhimin e saj në aktivitete bamirësie. Në të kaluarën, qendra ka mbështetur Shoqatën Jeta Vita gjatë muajit tetor 2025, duke kontribuar në ndërgjegjësimin për luftën kundër kancerit të gjirit.
Po ashtu, përmes një turneu të organizuar gjatë festave të fundvitit, ka përkrahur edhe Shoqatën Down Syndrome Kosova, duke sjellë sportin më afër komuniteteve që kanë nevojë për mbështetje.
Këto iniciativa tregojnë se Padel Zone Prishtina shkon përtej rolit të një hapësire sportive, duke shërbyer si një vend që afron njerëzit rreth qëllimeve me vlerë më të gjerë.
Përmes sportit, po ndërtohet një komunitet që jo vetëm garon, por edhe kujdeset, ndihmon dhe kontribuon.
Padelistët e Prishtinës po dëshmojnë se, kur bashkohen për një kauzë, loja merr një kuptim edhe më të madh.
Më 17 dhe 18 prill 2026, në Prishtinë do të mbahet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit KOSOVA 2026, një organizim nga Unioni i Turizmit, që synon të sjellë në një hapësirë të vetme akterë të rëndësishëm të industrisë nga rajoni dhe më gjerë.
Ngjarja do të zhvillohet në Prishtina Mall dhe pritet të mbledhë kompani, përfaqësues biznesesh dhe vizitorë të interesuar për tregun e udhëtimeve dhe shërbimeve turistike.
Ky panair vjen në një moment kur interesimi për udhëtim dhe bashkëpunime ndërkombëtare në sektorin e turizmit është në rritje, duke krijuar një platformë ku ofertat, shërbimet dhe destinacionet prezantohen drejtpërdrejt për publikun dhe partnerët potencial.
Sipas Unionit të turizmit, mbi 400 kompani nga vende të ndryshme do të jenë pjesë e këtij edicioni, duke përfshirë hotele, agjenci turistike, kompani transporti dhe destinacione turistike. Për bizneset, panairi shërben si një mundësi konkrete për prezantim të drejtpërdrejtë, krijim kontaktesh dhe zhvillim bashkëpunimesh përmes takimeve B2B.
Në anën tjetër, vizitorët do të kenë mundësi të njihen me destinacione të reja, të krahasojnë oferta dhe të përfitojnë nga prezantimet dhe paketat që kompanitë do të sjellin gjatë dy ditëve të panairit. Pjesë e aktivitetit pritet të jenë edhe oferta promocionale dhe shpërblime nga kompani të ndryshme të sektorit.
Nëse jeni biznes që vepron në turizëm, kjo është një mundësi për të prezantuar ofertën tuaj para një audience të gjerë dhe për të krijuar lidhje të reja profesionale. Ndërsa për vizitorët, panairi sjell një pasqyrë të gjerë të mundësive për udhëtim në një vend të vetëm.
Rezervoni hapësirën tuaj si ekspozues ose planifikoni vizitën tuaj më 17–18 prill në Prishtina Mall dhe bëhuni pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha të turizmit në vend.
Ushqimi i mirë është gjithmonë i vështirë për t’i rezistuar, sidomos gjatë periudhave festive kur tryezat mbushen me ushqimet tona të preferuara dhe takimet me familjen e miqtë janë më të shpeshta.
Pas këtyre ditëve, shumë njerëz shpesh ndihen në faj për teprimin me ushqim dhe ndryshimet në peshë. Konsumimi i tepërt i ushqimeve dhe pijeve të tilla krijon një ngarkesë të madhe për mëlçinë dhe sistemin tretës, gjë që tek shumë njerëz shkakton fryrje, kapsllëk dhe ndjesi pa rehatie.
Edhe pse është e natyrshme të shijojmë më shumë ushqim gjatë festave, ekzistojnë mënyra të thjeshta për të kontrolluar marrjen e kalorive dhe për të ruajtur një tretje më të lehtë - jo vetëm në periudha festive, por çdo ditë.
Pra, lajmi i mirë është se balanca është e mundur. Ndihma e parë në rast të teprimit me ushqim është uji Donat i cili vepron si një laksativ natyral osmotik, falë kripërave sulfate që përmban.
Si të shmangim të ngrënit e tepërt gjatë festave dhe në përgjithësi?
Është shumë e rëndësishme të përfshihen ushqime të pasura me fibra në vakte, të cilat na japin ndjenjën e ngopjes për më gjatë, dhe të pimë shumë ujë ose pije pa sheqer. Këshillohet të hani më shumë vakte më të vogla për të mos rënduar sistemin tretës. Për të njëjtën arsye është e dobishme të kufizohet marrja e sheqernave dhe ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyre.
Gjithashtu, është e rëndësishme të përtypni ngadalë për përthithjen optimale të lëndëve ushqyese dhe për t'i dhënë trurit tuaj kohë për të regjistruar ngopjen. Në këtë mënyrë ne gjithashtu zvogëlojmë marrjen totale të ushqimit.
Shëtitjet e shkurta pas ngrënies janë një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar tretjen dhe për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak. Problemet e tretjes, të tilla si fryrja, urthi dhe kapsllëku mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës.
Përfshirja e zgjidhjeve natyrale në rutinën e përditshme dhe pirja e rregullt e ujit Donat mund të përmirësojnë ndjeshëm tretjen dhe shëndetin e përgjithshëm. Një sistem tretës i shëndetshëm është një nga gurët themelorë të shëndetit. Ne kemi nevojë për lëndë ushqyese për të ruajtur një gjendje normale ushqimore, që përfshin funksionimin e duhur të metabolizmit dhe të sistemit imunitar.
Si mund të ndihmojë uji Donat në parandalimin e sëmundjeve dhe përshtatjen e zakoneve të shëndetshme?
Falë përbërjes së tij unike minerale, Donat është një ujë mineral 100% natyral që ka efekte të dobishme tretëse dhe është vërtetuar klinikisht se është efektiv. Të kujdesesh për tretjen do të thotë të kujdesesh për shëndetin tënd të përgjithshëm. Kujdesi për shëndetin është më i rëndësishëm se kurrë dhe të gjithë e dimë se një mënyrë jetese e shëndetshme luan një rol jetik në parandalimin e shumë sëmundjeve dhe problemeve të jetës moderne.
Duke pirë rreth gjysmë litri Donat në ditë, ju mund të përmirësoni tretjen në mënyrë natyrale dhe kështu t'i mundësoni trupit të thithë më mirë lëndët ushqyese të nevojshme që merren përmes një diete të shëndetshme dhe që janë të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar.
Si të konsumoni ujin Donat për rezultatet më të mira?
Duke ditur se si funksionon Donat dhe cilët përbërës e bëjnë atë kaq efektiv kundër problemeve të tretjes, ekspertët kanë përcaktuar sasinë dhe kohën më të përshtatshme për ta konsumuar atë për të mbështetur tretjen.
Për mbështetjen e përditshme të tretjes suaj, rekomandohet:
0,2 - 0,3 litra Donat në mëngjes në stomak bosh
0,1 litra para drekës
0,1-0,2 litra para darkës
Idealisht, Donat duhet të jetë në temperaturën e dhomës dhe të pihet ngadalë.
Konsumimi i përditshëm i ujit Donat stimulon funksionimin e zorrëve në një mënyrë krejtësisht natyrale, dhe efikasiteti dhe siguria e tij janë vërtetuar gjithashtu klinikisht.
Magnezi është kyç në shumë procese biokimike në trup dhe një i rritur ka nevojë për rreth 400 mg në ditë. Donati është një burim i pasur natyror i magnezit. Për një sistem kardiovaskular të shëndetshëm, magnezi është elementi kyç për funksionimin e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe për menaxhimin e presionit të gjakut. Uji Donat gjithashtu ndihmon në rregullimin e metabolizmit, neutralizon aciditetin, mbështet lëvizjet e rregullta të zorrëve dhe ndihmon në menaxhimin e stresit të përditshëm.
Kujdesi për tretjen është kujdesi për shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përditshme. Me një zgjidhje natyrale si Donat, ju mund të mbështesni funksionimin e rregullt të sistemit tretës në mënyrë të thjeshtë dhe të shëndetshme.
Zgjidhni natyrën, zgjidhni balancën - sepse kur tretja funksionon mirë, edhe ju ndiheni më mirë.
Qindra nxënës dhe prindër nga e gjithë Kosova morën pjesë në aktivitetet Open Day të organizuara nga UBT International Smart Schools në kampusin e Lipjanit dhe në Gjimnazin TIK në Prizren, duke treguar interesim të jashtëzakonshëm për edukimin modern dhe inovativ.
Vizitorët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet bashkëkohore të mësimit, të njihen me drejtimet arsimore dhe metodologjitë që ndërthurin teknologjinë dhe zhvillimin e aftësive praktike. Në të njëjtën kohë, u njoftua se regjistrimet e hershme tashmë janë hapur, duke i ofruar nxënësve mundësinë të sigurojnë vendin e tyre në drejtimet më inovative dhe të kërkuara.
Interesim i veçantë u shfaq edhe për metodologjinë moderne të mësimdhënies, e cila ndërthur njohuritë akademike me përdorimin e teknologjisë dhe aftësitë praktike të nevojshme për të ardhmen.
Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin informacione rreth bursave që janë përfituar përmes Testit Provues të Arritshmërisë, si dhe për mundësitë e shumta që ofron ky institucion për zhvillimin personal dhe profesional të nxënësve.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e UBT International Smart Schools, përmes platformës së aplikimit online: Linku i Aplikimit Online
Në kuadër të misionit për zgjerim të kompanisë dhe sjelljes së risive në tregun medial kosovar, Telegrafi hap konkurs për 2 pozita për Sales Manager të cilët do të angazhohen për t’i përmbushur nevojat e kompanisë.
Aftësitë dhe Kualifikimet:
Minimumi (1) vit përvojë në shitje.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
Njohuri bazike për shërbime online dhe platformat dixhitale.
Aftësi analitike për të kuptuar tregun dhe për të identifikuar mundësi të reja;
Aftësi në menaxhimin e kohës dhe organizimi.
Të ketë patent shofer kategoria B.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Analizon tregun dhe identifikon klientët potencialë, promovon produktet e kompanisë, realizon shitje dhe përpilon oferta sipas kërkesave të klientëve.
Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kërkesat e tyre.
Përfaqëson denjësisht kompaninë dhe vlerat e saj.
Kontribuon në rritjen dhe zhvillimin e portofolit të klientëve.
Benefitet:
Hapësirë moderne e punës e karakterizuar me teknologji të lartë.
Anëtarësim falas në palestër.
Ambient dinamik dhe mbështetës që inkurajon zhvillimin dhe rritjen profesionale.
Voucher falas për analiza dhe diagnostikime shëndetësore dhe seanca fizioterapeutike.
Zbritje speciale në librarinë Dukagjini.
Mbulim të shpenzimeve telefonike (minuta, SMS e internet), etj.
Asistencë edukimi dhe trajnime shtesë.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në në e-mail adresën hr@telegrafi.com [me subjektin APLIKIM PËR PUNË PËR POZITËN SALES MANAGER ] deri me datë: 20.03.2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.
Autor: Liridon SALIHI - Grupi për Studime Juridike dhe Politike
E drejta në pronë është garanci kushtetuese që duhet ta gëzojnë të gjithë qytetarët pa asnjë pengesë shoqërore, institucionale ose diskriminuese.
Ndonëse në aspektin legjislativ, vendi ynë ka krijuar një kornizë të duhur ligjore dhe mekanizma që sigurojnë që secili të gëzojë me pronën, praktika tregon që patriarkalizmi dhe vonesat e gjyqësorit shpesh bëhen pengesë që kjo e drejtë të gëzohet nga gratë.Një shembull i gruas që u bëri ballë të dy këtyre fenomeneve është Shyhrete Berisha, e cila për dy dekada radhazi nuk ndaloi së kërkuari drejtësi për pronën e saj, të cilën në janar 2026, ia njohu edheGjykata e Apelit e Kosovës.
Zonja Berisha, përveç dhimbjes nga humbja e burrit dhe fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit nëKosovë, u përball edhe me pengimin nga ana e familjarëve të burrit të saj për qasje në pronën për të cilën kishte kontribuar edhe ajo. Sikur kjo të mos mjaftonte, u përball edhe me një sistem të drejtësisë që iu deshën rreth dy dekada për ta njohur të drejtën e saj në gjysmën e shtëpisë. Por, ajo në gjithë këtë rrugë të gjatë e me shumë pengesa arriti të gëzojë një të drejtë kushtetuese, e cila në një shoqëri demokratike dhe në shtetin e së drejtës do të duhej të gëzohej pa kaluar në këto vështirësi.
Ky rast nuk është vetëm historia e një gruaje të vetme, ai reflekton një realitet për gratë në Kosovë, ku të drejtën e tyre në pronë e pengojnë njëkohësisht norma sociale patriarkale, procedura të stërzgjatura gjyqësore dhe mungesa e barazisë reale midis burrave dhe grave në trashëgimi dhe në pronë të krijuar në regjim martesor.
Për sfidat e grave në realizimin e të drejtave pronësore, Projekti PIAKOS në shtator të vitit 2025, publikoi një raport monitorimi që përfshin mbi 60 raste pronësore dhe 172 seancave gjyqësore në të cilat si palë kanë qenë gratë. Ky raport evidentoi se rreth 45% e grave që nisin proceset e trashëgimisë heqin dorë nga e drejta e tyre, shpesh nën presion familjar, për shkak të mungesës së mbështetjes juridike ose për shkak të bindjes se procesi do të jetë i gjatë, i kushtueshëm dhe me ngarkesë emocionale dhe psikologjike për to.
Se rasti i Shyhrete Berishës nuk është përjashtim sa i përket vonesave gjyqësore, e vërteton edhe gjetja tjetër e këtij raporti që gjykatave i duhen mesatarisht 4 vite vetëm për të filluar trajtimin e një padie me element pronësor ku palë janë gratë. Në anën tjetër, duke pasur parasysh kompleksitetin e rasteve pronësore dhe pavarësisht nëse palë ndërgjyqëse janë burrat ose gratë, gjyqësorit i duhenmesatarisht 5 vite për marrë vendim meritor në këto konteste.
Dështimit të gjyqësorit në zbatimin e parimit të gjykimit të drejtë dhe brenda një kohe të arsyeshme,i përcaktuar në të Nenit 31 të Kushtetutës së Kosovës dhe Nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut vazhdojnë t’i kontribuojnë disa faktorë. Në këtë pikë, raporti tregon se sfidat për realizimin e të drejtës në pronë në sistemin gjyqësor, sidomos për gratë, janë numri i madh i çështjeve që presin vendim gjyqësor, mungesa e kapaciteteve profesionale dhe e stafit në gjykata dhe përfaqësimi juridik joefektiv.
Prandaj mbetet obligim i shtetit dhe shoqërisë që të ndërmerren hapa konkret me qëllim që secila grua të gëzojë të drejtën në pronë me kohë. Këta hapa përfshijnë por nuk kufizohen vetëm në rritjen e resurseve profesionale në gjyqësor, efikasitetin procedural, prioritetizimin e rasteve dhe rritjen e cilësisë së përfaqësimit ligjor në çështjet pronësore ku palë janë gratë.
Në këtë drejtim, Projekti PIAKOS i implementuar nga shoqëria civile, ka punuar në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi të drejtën në pronë dhe regjistrimin e saj për efekte të sigurisë dhepavarësisë ekonomike të grave dhe fuqizimin shoqëror. Kampanja “Bëje tënden, regjistroje pronën!”, po kontribuon në rritjen e numrit të pronave të regjistruara në emër të grave ose si bashkëpronësi me bashkëshortët ose partnerët e tyre.
Prandaj, tani është koha për reflektim nga institucionet shtetërore, gjyqësore si dhe vetë shoqëria që të garantohet e drejta në pronë dhe të shmangen elementet patriarkale për të gjitha gratë që vazhdojnë të përballen me mohimin e kësaj të drejte, dhe që kjo e drejtë e garantuar të gëzohet pa presion shoqëror. Shteti dhe shoqëria do të jenë shembull i respektimit të barazisë së qytetarëve dhe sundimit të ligjit vetëm atëherë kur gratë do të gëzojnë të drejtat në pronë siç u garanton legjislacioni në fuqi.
Ky shkrim është publikuar nga GLPS, në kuadër të projektit “Nisma për të drejtën e Pronës (PIAKOS)” të mbështetur nga Qendra për Trajnim dhe Burime për Avokim (ATRC), Banka Botërore dhe Fondi Shumëdonatorpër Shtetndërtim dhe Paqe (SPF).
Përmbajtja dhe opinionet e shprehura në këtë artikull janë përgjegjësi e vetme e autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e GLPS, ATRC, të Bankës Botërore apo të Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtim.
Apple ka zyrtarizuar përditësimin e radhës të ekosistemit të saj, duke prezantuar një gamë tëgjerë që integrojnë arkitekturën më të fundit të procesorëve dhe standardet e reja të transferimittë të dhënave.
Të gjitha produktet janë të disponueshme për paraporosi menjëherë, ndërsadërgesat e para dhe disponueshmëria e plotë fillojnë më 13 mars.
MacBook Neo: Një kategori e re portative
Produkti më i ri në familjen Mac është MacBook Neo, i krijuar për përdoruesit që kërkojnëefikasitet maksimal në një format kompakt.
Arkitektura: Fuqizohet nga çipi A18 Pro, i cili optimizon konsumin e energjisë duke mundësuar një jetëgjatësi baterie deri në 16 orë.
Dizajni: Pajisja funksionon pa sistem ftohjeje me ventilator, duke ofruar një operim plotësisht të heshtur. Vjen në katër opsione ngjyrash: Blush, Indigo, Silver dhe Citrus.
MacBook Air M5 dhe MacBook Pro
Përditësimi i linjës kryesore të laptopëve fokusohet te performanca e llogaritjeve neurale dheshpejtësia e procesimit.
MacBook Air M5: Modeli i ri vjen me çipin M5, i ndërtuar për të përballuar kërkesat e larta të inteligjencës artificiale (Apple Intelligence). Një ndryshim i rëndësishëm është memoria bazë, e cila tani fillon nga 512GB.
MacBook Pro: Modelet e reja 14 dhe 16 inç përdorin çipat M5 Pro dhe M5 Max.Karakteristika kryesore teknike është integrimi i portave Thunderbolt 5, që mundëson shpejtësi transferimi deri në 120Gbps.
iPhone 17e: Ekuilibri mes performancës dhe vlerës
iPhone 17e pozicionohet si një opsion racional për ata që duan teknologjinë e fundit në njëformat tradicional.
Procesori: Vjen me çipin A19, duke siguruar që pajisja të jetë e përshtatshme për aplikacionet e gjeneratës së ardhshme.
Sistemi i kamerës: Sensor 48MP Fusion me aftësi për zoom optik 2x përmes "crop" të sensorit, duke ofruar kualitet të lartë pa pasur nevojë për thjerrëza shtesë.
Studio Display dhe Studio Display XDR
Linja e monitorëve ka pësuar ndryshime rrënjësore në aspektin e vizualizimit dhe konektivitetit.
Studio Display XDR: Ky model i ri përdor teknologjinë mini-LED me mbi 2,000 zona ndriçimi dhe rifreskim 120Hz (ProMotion). Me një ndriçim maksimal prej 2,000 nits, ky monitor vendos standarde të reja për saktësinë e ngjyrave në HDR.
Studio Display (2026): Përfshin kamerën 12MP me teknologjinë Center Stage dhe mbështetje për Thunderbolt 5.
iPad Air M4
iPad Air i ri tani është i pajisur me çipin M4, i cili ofron një rritje të ndjeshme të performancës grafike.
Me 12GB RAM dhe mbështetje për Wi-Fi 7, ky tablet është i optimizuar për multitasking dhe punë profesionale kreative.
Informacionet mbi blerjen
Për të gjithë ata që duan të sigurojnë pajisjet në ditën e parë të lansimit, sistemi i para porosive është i hapur.
Data zyrtare e daljes në treg është 13 mars 2026. Mundësi pagese deri në 24 këste ose 36 këste, duke ju lejuar të investoni në pajisjen tuaj të re pa ngarkesë tëmenjëhershme financiare.
Për herë të parë në historinë e saj, Prishtina bëhet pjesë e eksperiencës globale X nga Adriatique.
Pas organizimeve të suksesshme në rajon dhe eventeve që kanë vendosur standard të ri për produksionin dhe përmasën e skenës elektronike, Sono ka konfirmuar zyrtarisht eventin e radhës. Pas mbrëmjeve që lanë gjurmë në Shqipëri me artistë ndërkombëtarë si Keinemusik, Bedouin, WhoMadeWho, Shimza etj këtë verë po vijne edhe në Prishtinë, me një nga konceptet më të kërkuara aktualisht në skenën globale.
Eventi do të mbahet në Prishtina Mall, nga ora 18:00 deri në 06:00, në një format 12 orësh me produksion të plotë ndërkombëtar.
Xështë projekti i krijuar nga dyshja e njohur globalisht Adriatique që është prezantuar në disa nga qytetet dhe skenat më të mëdha në botë. I njohur për standardin e lartë të zërit, strukturën e ndërtuar me kujdes të mbrëmjes dhe identitetin e qartë vizual, ky koncept ka krijuar pritshmëri të larta në çdo destinacion ku ka qene. Tashmë, për herë të parë, kjo eksperiencë prezantohet në Kosovë.
Në lineup do të jetë Adriatique, së bashku me 5 artistë të tjerë të cilët do të shpallen së shpejti, të përzgjedhur për të kompletuar udhëtimin muzikor të natës.
11 Korriku pritet të shënojë një moment të rëndësishëm për skenën elektronike në rajon.
I moved back to Albania a year ago with a strange mix of certainty and doubt.
Certainty that the Western Balkans has builders who can compete anywhere. Doubt that we would ever build the kind of cross-border muscle that makes investing and scaling feel normal, because this region trains you to expect friction.
On February 18 in Belgrade, at ICT Hub, I watched that doubt loosen its grip–not as a feeling, but as a fact. KFSEE brought together around 90+ ecosystem players in one room, including 30 investors, 20 startups/founders, and 40 ecosystem builders, media and operators who are usually scattered across borders and calendars. The Albanian Ambassador also joined the event, adding to the cross-border institutional presence in the room.
That kind of room doesn’t happen by accident.
Not because everything went smoothly. It didn’t. Nothing here ever does. But because something important happened: the right people showed up with intent, and they behaved like the next step mattered.
Last October in Tirana, at the Western Balkans Convergence Forum, we did the unglamorous work of telling the truth. We talked about fragmentation, policy volatility, and how grant dependency can quietly replace ownership. We talked about diaspora capital that wants to help but doesn’t know where to go. We talked about talent leaving, not because people don’t love home, but because “home” doesn’t always reward builders.
That day ended with a commitment: stop diagnosing the problem like we’re writing another report, and start building mechanisms that work in the real world.
Belgrade was the next test of that commitment.
Bringing nearly 30 investors into one room in the Western Balkans is not accidental. It takes relationship capital built over years, repeated follow up, and the willingness to insist on standards when shortcuts would be easier. Cross-border angel investing here is logistics and discipline: different jurisdictions, different risk appetites, and zero room for sloppy follow up.
Ravik Mima, Executive Director of Keiretsu Forum Southeast Europe, opened the afternoon by setting expectations: KFSEE is here to evaluate substance and then follow through. Their job is to bring the right people into one process–and make sure the next step happens–without pretending investment is automatic or guaranteed.
Immediately after, Miodrag Milosavljević from OSF Western Balkans reinforced something that landed because it was practical: rooms like this only work if everyone does their part. Founders get clearer and execute. Investors engage seriously. Ecosystem builders don’t just attend, they connect people, mentor founders, and build pathways that keep young founders in the game.
This is also why OSF-WB backed it through Youth Connect Western Balkans: to make cross-border pathways real for young and first time founders, not theoretical.
Nir’s keynote was impactful: build cultures that learn fast, treat failure as information, and don’t wait for permission.
Then the pitches began.
Five startups took the stage, selected through KFSEE’s screening and preparation process. Startups were evaluated by KFSEE and external operators in advance against practical criteria: clarity of business model, evidence of traction or validation, scalability potential, team execution capacity, and readiness for angel capital (including the ability to articulate a coherent ask tied to milestones), as well as their connection to the Western Balkans. The format was equally deliberate: a short pitch, followed by enough investor led Q&A.
The lineup reflected what the region is building, and what investors are watching:
EasyPass (Serbia, EdTech): an education and training platform connecting learners and tutors, with a growing network and B2B learning use cases.
GuideLites (Serbia, Enterprise / visitor management): digital reception software to modernize visitor flows, security, and compliance for workplaces.
LoRaSi (Montenegro, Energy / deep tech): grid monitoring hardware + software aimed at increasing reliability and early anomaly detection for high voltage infrastructure.
Cybee (Kosovo, Cybersecurity): a security and compliance platform designed to make resilience accessible to SMEs that can’t afford complexity.
OsirisAI (Serbia, AI / SaaS): workflow and business automation positioned around making AI operational for real business processes.
Several founders were pitching to a room like this for the first time. You could see nerves, but also willingness to take feedback publicly. Investors asked the questions that separate a story from a business:
What’s the sales motion?
What traction is real versus implied?
What’s the wedge, and what happens after the wedge?
What does the ask unlock, and what milestones will you hit with it?
Why this team?
There were strong moments and weak moments. That’s normal. Early-stage is messy. Founders are building the plane while flying it. What was different was the room’s posture. The questions were tough because the room treated the pitches as the start of a process.
After the final pitch, the room moved from Observing to Deciding.
Investors moved into Mind Sharing, a closed working session where interest is recorded, a follow up lead is assigned, and the next action is agreed. Interest is captured formally, and next steps are defined and recorded inside Dealum so nothing gets lost in scattered email threads. Where there is genuine fit, KFSEE coordinates introductions and follow up conversations typically within 7-10 days, and the diligence path begins–structured, documented, and respectful of everyone’s time. Each investor decides independently whether to invest; KFSEE structures the process and coordination.
Outside the Mind Sharing room, networking continued, and it reflected the seriousness of the day. People weren’t collecting contacts for the sake of it. They were booking calls, offering introductions, and comparing notes across borders. One founder who didn’t pitch still walked out with a product demo scheduled with an investor in another country.
Earlier that morning, KFSEE hosted focused workshops designed specifically for youth and first time founders. They were sprint based, paper and pair, built around rapid iteration and peer feedback. Founders used the OPSA structure (Opening hook, Problem, Solution, Ask) to tighten their investor narrative, and learned that the “ask” is not always money; sometimes it’s a pilot, an introduction, or strategic guidance. They also mapped a simple six step customer journey from first awareness to payment to pressure test how customers actually find them, convert, and buy.
The friction is still real. Cross-border investment still runs into uneven tax treatment, banking rails that don’t cooperate cleanly, KYC that resets at borders, and legal complexity that makes small checks feel heavier than they should. This isn’t complaining, but rather the operating environment founders and investors deal with every week.
Belgrade proved something worth building on: when you design for follow through, you get follow through. When you treat young and first time founders as people who need preparation–not performance–you create confidence without false promises. When you bring founders, investors, and ecosystem builders into one room with clear roles, regional cooperation stops being a nice phrase and starts looking like calendars filling up with real next steps.
Now comes the part that will matter most, the follow ups: calls, diligence, and staying consistent when the excitement fades.
If you are a founder reading this, don’t wait to feel ready. Show up and get sharper. Learn to ask clearly. Learn to sell clearly. Follow up like your future depends on it, because it does.
If you are an investor, pipeline doesn’t appear on its own. You help create it by showing up early, giving honest feedback, collaborating with other angels when there is fit, and respecting founders enough to be direct.
If you are an ecosystem builder, your job isn’t to host another panel. Your job is to be connective tissue–to turn talent into opportunity by building bridges that hold.
KFSEE is not finished. They are moving.
And that movement-disciplined curation, structured Mind Sharing, coordinated diligence, and the early formation of regional syndication discipline-is the real signal. If it continues at this level of rigor, cross-border co-investment stops being an exception in the Western Balkans and starts becoming a repeatable outcome.
Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) ka nisur muajin e informimit për transformimin digjital të sistemit kadastral, duke prezantuar edhe kampanjën e re informuese “KADASTRI DIGIT-ALL”, e cila do të shpalosë rrugëtimin e digjitalizimit të plotë të shërbimeve kadastrale në vend.
Pas pesë vitesh pune dhe përkushtimi të vazhdueshëm institucional, AKK bëhet institucioni i parë shtetëror në Kosovë me sistem 100% online, duke vendosur një standard të ri për shërbimet publike dhe administratën moderne.
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, tha se transformimi i sistemit kadastral shënon një moment të rëndësishëm për institucionet dhe për qytetarët e vendit.
“Shërbimet kadastrale kanë hyrë në një epokë të re, epokën e digjitalizimit të plotë. Digjitalizimi i Kadastrit nuk ka qenë thjesht një projekt teknologjik, por një reformë e thellë shtetërore, rezultat i një pune disavjeçare që sot na sjell më afër qytetarëve,” tha Ahmeti.
Në këtë kuadër është prezantuar edhe e-Kadastri, platforma digjitale që mundëson realizimin e të gjitha procedurave kadastrale në mënyrë elektronike.
Përmes sistemit e-Kadastri:
regjistrimi i të dhënave bëhet drejtpërdrejt nga noterët, përmbaruesit privatë, ndërmjetësuesit dhe gjeodetët e licencuar;
të dhënat dërgohen automatikisht në Regjistrin e të Drejtave Pronësore;
qytetarët nuk kanë më nevojë të lëvizin nga një zyrë në tjetrën;
eliminohen pritjet e gjata dhe reduktohet burokracia;
rritet transparenca dhe forcohet siguria juridike mbi pronën.
Sipas Ahmetit, ky transformim ka ndikuar drejtpërdrejt në forcimin e besimit në institucion dhe në përmirësimin e klimës për zhvillim ekonomik dhe investime.
“Me këto shërbime kemi forcuar besimin në institucion, kemi rritur sigurinë në pronë dhe kemi krijuar një bazë më të fortë për zhvillim ekonomik dhe investime. Ky është një hap i madh për çdo biznes që kërkon procedura të shpejta dhe të qarta, si dhe për çdo qytetar që meriton shërbim dinjitoz, transparent dhe efikas,” theksoi ai.
Sot nis zyrtarisht kapitulli i ri për Sunny Hill Festival 2026.
Me daljen në shitje të biletave Believers, festivali hap fazën e parë për edicionin e vitit 2026, duke ftuar fansat më besnikë të bëhen të parët që sigurojnë vendin e tyre në një nga festivalet më të përfolura të Evropës për tre vjet rresht.
Believers janë tradicionalisht grupi i parë i biletave dhe ofrojnë çmimin më të ulët për gjithë edicionin e festivalit me qasje në të gjitha skenat, duke shpërblyer ata që besojnë në përvojën e Sunny Hill përpara se të zbulohet lineup-i i artistëve. Programi i plotë i këtij edicioni do të publikohet pasi të përfundojë kjo fazë e biletave - një moment që çdo vit shndërrohet në një nga zbulimet më të shumëpritura të verës dhe festivaleve në gjithë Evropën Juglindore dhe përtej.
Pas një edicioni rekord vitin e kaluar, Sunny Hill Festival hyn në vitin 2026 me plane edhe më të mëdha. Në vitin 2025 festivali mirëpriti pjesëmarrës nga mbi 60 vende të botës, duke gjeneruar rreth 22 milionë euro ndikim direkt ekonomik për Kosovën dhe duke çuar kapacitetet e akomodimit në vend në gati 99% të rezervuara gjatë ditëve të festivalit.
Rritja e festivalit ka qenë e qëndrueshme çdo vit, me një zgjerim që në disa edicione ka arritur deri në 30%, duke e kthyer Sunny Hill në një nga ngjarjet kulturore dhe muzikore me ndikimin më të madh në rajon.
Ky sukses është reflektuar edhe në vlerësimet ndërkombëtare: për tre vite radhazi, Sunny Hill Festival është renditur ndër Top 10 festivalet më të mira në Evropë (kategorinë mid-size), sipas Shoqatës Evropiane të Festivaleve të Muzikës me seli në Holandë.
Edicioni i vitit 2026 pritet të jetë edhe më i madh i Sunny Hill Festival. Organizatorët paralajmërojnë një festival më të madh se kurrë më parë, me më shumë artistë ndërkombëtarë, më shumë skena, një program edhe më të zgjeruar dhe një audiencë globale që vazhdon të rritet çdo vit.
Për disa ditë çdo verë, Prishtina shndërrohet në destinacionin më interesant evropian të muzikës, kulturës dhe energjisë rinore. Qindra gazetarë dhe media prestigjioze ndërkombëtare - përfshirë The New York Times, BBC, The Guardian, Vogue, Elle dhe shumë të tjera – kanë raportuar ndër vite nga Sunny Hill, duke e prezantuar Kosovën para qindra miliona njerëzve në mbarë botën.
Me nisjen e shitjes së biletave “Believers”, fillon zyrtarisht numërimi mbrapsht për një tjetër verë që pritet ta vendosë Prishtinën në qendër të hartës globale të festivaleve.
Sunny Hill Festival 2026 po vjen - dhe fansat e parë që i marrin biletat e tyre shpejtë do të bëhen pjesë e përvojës së paharrueshme të këtij edicioni.
Sezoni i ri i MotoGP nisi me zhvillime të forta në Grand Prix të Tajlandës, ku Aprilia mori kontrollin e garës dhe la pas një fundjavë zhgënjyese për motoristin Ducati.
Gara prodhoi një ndryshim të menjëhershëm të balancave në kampionat dhe sinjalizoi një fillim sezoni me dinamikë të re në elitën e motociklizmit botëror.
Marco Bezzecchi realizoi një paraqitje të qëndrueshme nga nisja deri në vijën e finishit, duke e shndërruar pozicionin e poleve në fitore dhe duke reaguar në mënyrën më të mirë pas incidentit në garën sprint të një dite më parë. Italiani menaxhoi ritmin dhe degradimin e gomave me efikasitet, duke krijuar diferencë të qartë ndaj ndjekësve dhe duke e mbyllur garën me 5.5 sekonda avantazh.
Në anën tjetër, për motoristin Ducati fundjava mori drejtim negativ.
Marc Marquez, që startoi nga pozita e dytë, humbi terren që në xhiron e parë dhe më pas u përball me një problem teknik në gomën e pasme, i cili e nxori përfundimisht nga gara. Ishte një zhvillim që ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin final dhe i dha fund një serie të gjatë prezencash në podium për ekipin italian.
Gara solli duel të drejtpërdrejtë mes motoristëve Pedro Acosta dhe Raul Fernandezpër pozitat e podiumit, me të cilën Acosta arriti të sigurojë vendin e dytë pas një menaxhimi më të mirë të ritmit në fazën përfundimtare, Fernandez e mbylli i treti.
Ndërsa renditja përfundimtare theksoi dominimin e Aprilia-s në këtë garë hyrëse, me katër motoristë të saj brenda pesëshes së parë.
Fabio Di Giannantonio ishte motoristi më i renditur i Ducati, në pozitën e gjashtë, me diferencë të konsiderueshme nga kreu. Pas tij u renditën Brad Binder dhe Franco Morbidelli, ky i fundit me rikuperim të dukshëm pas një starti jo optimal.
Zhvillime pati edhe në kampet e tjera. Joan Mir nuk arriti ta përfundojë garën, ndërsa Yamaha vazhdoi të përballet me sfida në konfigurimin e ri teknik, me Fabio Quartararo jashtë ritmit të grupit të parë dhe Toprak Razgatlioglu në pjesën e poshtme të renditjes.
Pas kësaj gare, motoristi Acosta merr kryesimin e kampionatit me avantazh minimal pikësh, ndërsa Aprilia dërgon sinjal të qartë për objektivat e sezonit. Për Ducati, rezultati në Tajlandë hap nevojën për rishikim të qasjes teknike dhe menaxhimit të garës në vijim.
Me një start të tillë, sezoni i ri i MotoGP paralajmëron rivalitet të hapur dhe garë të ngushtë në javët që vijnë.
Sezoni 2026 i Formula 1 shënon fillimin e një epoke të re teknologjike, strategjike dhe kulturore që pritet të ndryshojë mënyrën si garohet, si ndërtohen makinat dhe si pozicionohet ky sport në skenën globale.
Për tifozët, ky është momenti i shumëpritur, ku adrenalina e këtij transformimi ndihet në çdo publikim online, në çdo prezantim për mediat dhe në intervistat publike që skuderitë kanë realizuar gjatë javëve të fundit.
Transformimi më i ndjeshëm vjen nga rregullorja e re teknike. Nga ky sezon, fuqia e makinave ndahet në mënyrë të barabartë mes motorit me djegie të brendshme dhe sistemit elektrik – një hap më tej drejt teknologjisë dhe larg varësisë tradicionale nga djegia. Kjo do të thotë se menaxhimi i energjisë bëhet po aq vendimtar sa aftësia për të sulmuar në frenim apo për të mbrojtur vijën ideale në kthesë. Aerodinamika aktive zëvendëson sistemin tradicional DRS, ndërsa përdorimi i karburanteve të qëndrueshme e orienton sportin drejt një modeli më modern dhe më të përgjegjshëm. Makinat janë më të lehta, më efikase dhe më komplekse, duke e kthyer çdo garë në një duel mes inxhinierisë dhe instinktit të pilotit.
Në këtë sfond transformimi, vëmendja rikthehet natyrshëm te emrat historikë. Scuderia Ferrari hyn në sezonin 2026 me ambicie të qarta për t’u rikthyer në majë me makinën e re, e cila sapo është prezantuar zyrtarisht. Prezantimi i saj u shoqërua me theks të veçantë te aerodinamika ere dhe filozofia e përshtatur me rregulloren 2026, duke nënvizuar fokusin te efikasiteti dhe menaxhimi i energjisë.
Por përtej aspektit sportiv, ky vit shënon edhe një partneritet strategjik me Philip Morris International, ku marka ZYN do të jetë pjesë e paraqitjeve të Scuderia Ferrari HP në disa gara të përzgjedhura gjatë sezonit. Sipas deklaratave zyrtare, ky bashkëpunim thekson ambicien për inovacion të të dy markave. Nga ana tjetër, Ferrari e ka përkufizuar marrëveshjen si vazhdimësitë e një bashkëpunimi mbi pesëdhjetëvjeçar, të ndërtuar mbi zhvillimin shkencor, përgjegjësinë dhe një vizion afatgjatë të orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm.
Ndërkohë, rivalitetet në pistë premtojnë një sezon sfidues. McLaren hyn me besimin e një skuadre që ka gjetur ritmin e saj në vitet e fundit dhe synon vazhdimësi në epokën e re teknike. Mercedes-AMG Petronas nis një kapitull të ri me fokus te brezi i ri dhe përshtatja merregulloren e re, duke kërkuar rikthimin në luftën për titull. Red Bull Racing, që ka dominuar sezonet e fundit, përballet me sfidën e ruajtjes së avantazhit në një terren krejtësisht të ri teknik. Ndërsa Aston Martin vazhdon investimet për t’u pozicionuar si pretendente serioze. Hyrja e Audi dhe Cadillac sinjalizon fuqinë e kësaj platforme globale për të bashkuar më të mirët e industrisë automobilistike.
Megjithatë, Formula 1 sot nuk është vetëm sport. Është kulturë, dizajn, teknologji dhe eksperiencë. Nga paddock-u te eventet ekskluzive, nga bashkëpunimet me marka ndërkombëtare te aktivizimet në qytetet pritëse të garave, F1 është më pranë publikut se kurrë më parë. Sezoni 2026 pritet ta thellojë këtë dimension: më shumë histori për t’u treguar, më shumë inovacion vizual dhe një integrim edhe më të madh mes performancës sportive dhe identitetit global të markave që e mbështesin.
Ndërsa dritat e startit do të fiken për herë të parë këtë fillim marsi, ajo që pritet është një sezon më teknologjik, më inteligjent dhe potencialisht më i paparashikueshëm. Një sezon ku shpejtësia nuk matet vetëm me kilometra në orë, por me aftësinë për t’u përshtatur dhe për të evoluar.
Kjo e bën fillimin e këtij viti në Formula 1 kaq të rëndësishëm: është një rikthim në pistë, por edhe një hap i madh drejt së ardhmes.
Telegrafi dhe kompania më e madhe e pasurive të paluajtshme Pro Real Estate kanë nënshkruar një marrëveshje partneriteti ekskluziv, përmes së cilës është lansuar rubrika e dedikuar për prezantimin e pronave në gjithë ekosistemin dhe produktet mediale në Telegrafi.com.
Ky zhvillim vjen në një periudhë kur interesi për investime në pasuri të paluajtshme mbetet i lartë. Platforma funksionon si kanal i strukturuar, ku miliona lexues aktiv nga të gjitha trevat shqiptare, rajoni dhe diaspora mund të shfletojnë prona të përzgjedhura, të marrin informacione për karakteristikat e tyre dhe të krijojnë një pasqyrë më të qartë mbi mundësitë e investimit.
Marrëveshja është nënshkruar nga CEO i Telegrafi.com, Gentian Lluka si dhe CEO-së së Pro Real Estate, Krenar Batusha, e që përfaqëson një bashkëpunim që lidh drejtpërdrejt një nga platformat më të ndjekura mediatike në vend me një portofol të specializuar pronash.
Sipas përfaqësuesve të të dyja palëve, qëllimi i këtij partneriteti është të krijojë një hapsirë të besueshme komunikimi mes ofertës dhe kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme.
Përmes këtij integrimi, ofertat e Pro Real Estate do të publikohen në një hapësirë të dedikuar brenda portalit, duke u bërë më të aksesueshme për audiencën e gjerë të lexueseve, përfshirë investitorët potencialë.
Ky model synon të përmirësojë mënyrën e prezantimit të pronave, duke e zhvendosur fokusin nga listimet e zakonshme drejt një prezantimi më të precizuar dhe të orientuar drejt përmbajtjes informative.
Përtej kësaj, Telegrafi në bashkëpunim me ekipin e Pro Real Estate, do të sjellë informacione, opinione dhe analiza të detajuara mbi trendet dhe zhvillimet në sektorin e patundshmërive në trevat shqiptare.
Shfletoni ofertat më të fundit tani! Çdo ditë do t’ju sjellim prona të përzgjedhura me kujdes nga Pro Real Estate.
Pro Real Estate është kompania më e madhe dhe me pozicionin më të fuqishëm në tregun e patundshmërive në Kosovë. E specializuar në shitjen, blerjen dhe dhënien me qira të pronave rezidenciale dhe komerciale, kompania ka ndërtuar reputacion të konsoliduar falë përvojës, profesionalizmit dhe besimit të klientëve. Me ndikim të gjerë në tregun vendor dhe prezencë në rajon, Pro Real Estate ofron zgjidhje të sigurta, transparente dhe efikase për çdo transaksion pronësor.
Rreth Telegrafi
Telegrafi është media digjitale më e lexuar dhe më inovative në trevat shqiptare. Në prag të dekadës së dytë të zhvillimit dhe lidershipit, ka ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm që përfshin lajme, video, podkaste dhe projekte tjera mediatike. Falë audiencës së gjerë në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë, Telegrafi mbetet një platformë e besueshme për informim të drejtë, përmbajtje cilësore dhe zgjidhje efektive për partnerët strategjikë.