Reading view

Kur koha matet me të qindtat dhe dy sekonda bëjnë diferencën

Hill Climb Championship Albania 2025 ndez Krujën me spektakël dhe adrenalinë!

Krujë, 5-6 Korrik 2025 – Edicioni i 10-të i Hill Climb Championship Albania i organizuar nga ACA (Automobile Club Albania / Klubi i Automobilit Shqiptar), përfundoi me spektakël, adrenalinë, qindra kuaj fuqi dhe emocione të forta, duke u kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme të motosportit në rajon. Me pjesëmarrjen e garuesve nga disa vende të Europës dhe si pjesë zyrtare e kalendarit FIA CEZ (Central European Zone), ky kampionat konfirmon edhe një herë rëndësinë e tij ndërkombëtare.

📍 Kthesat e Krujës sfiduan teknikën, guximin dhe përgatitjen e çdo piloti. Në fund, vetëm 25 garues arritën të kualifikohen për finalen, ku gjithçka u vendos në sekonda.

Trofeu “Skënderbeu” – Fituesit Absolutë të vitit 2025
– Në një garë ku vetëm dy sekonda bënë diferencën mes podiumit dhe pjesëmarrjes, tre pilotë u ngjitën në majën e renditjes, duke emocionuar publikun:

🥉 Uroš Brkić – Vendi i tretë
🥈 Gentian Shaqiri – Vendi i dytë
🥇 László Szász – Fituesi i madh i edicionit 2025

László Szász, me një performancë të jashtëzakonshme, dominoi kthesat e Krujës dhe dëshmoi se përvoja, precizioni dhe pasioni janë çelësi i suksesit në këtë disiplinë.

Kupa e Shqipërisë – Zemra shqiptare në pistë

 

Përveç garës ndërkombëtare, Trofeu “Skënderbeu” vlerësoi edhe pilotët më të mirë shqiptarë, të cilët dhuruan spektakël dhe konkurrencë të fortë në garën për Kupën e Shqipërisë:

🥉 Rezart Çangu – Vendi i tretë
🥈 Ervin Kosova – Vendi i dytë
🥇 Gentian Shaqiri – Fitues i Kupës së Shqipërisë 2025

Shaqiri, i cili spikati edhe në renditjen ndërkombëtare, u konfirmua si një nga pilotët më të talentuar shqiptarë të momentit, duke dhënë një performancë mbresëlënëse në të dyja garat.

Një arenë ndërkombëtare e motosportit
Hill Climb Championship Albania 2025 nuk ishte vetëm një garë kombëtare, por një aktivitet ndërkombëtar i certifikuar, ku morën pjesë garues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Hungaria. Kjo shumëllojshmëri jo vetëm që pasuron garën me talente të reja dhe strategji të ndryshme, por e kthen eventin në një pikë takimi të pasionit për motosportin në Ballkan dhe më gjerë. Gara organizohet sipas standardeve të plota të FIA-s dhe është pjesë zyrtare e kalendarit të saj për zonën CEZ – duke garantuar transparencë, siguri dhe profesionalizëm të nivelit më të lartë.

Pista e garës, me gjatësi 3.8 kilometra, u përshkua nga fituesi në kohën mbresëlënëse prej 2:17.387. Përveç pamjeve spektakolare që ofron, kjo pistë karakterizohet nga pjerrësia e theksuar dhe kthesat e forta, që e bëjnë njëkohësisht sfiduese dhe të rrezikshme për garuesit. Fatmirësisht, gara përfundoi pa asnjë incident apo dëmtim, duke e bërë atë edhe më të suksesshme në sytë e spektatorëve dhe organizatorëve.

10 vite motosport në Shqipëri – Një dekadë sfidash dhe suksesi
Ky edicion shënon një moment historik për motosportin shqiptar – 10 vjet që nga organizimi i parë i Hill Climb në vend. Gjatë kësaj dekade, kampionati është rritur ndjeshëm në cilësi, organizim dhe interes ndërkombëtar. Kruja, me rrugët e saj sfiduese dhe pamjet mahnitëse, ka fituar tashmë një vend të veçantë në kalendarin rajonal të garave me makina.

Përtej garës – Një frymëzim për brezat e rinj
Trofeu “Skënderbeu” nuk është thjesht një garë shpejtësie – është një manifestim i guximit, teknikës dhe zemrës shqiptare në pistë. Me një audiencë të madhe dhe jehonë në rrjetet sociale, gara frymëzon të rinjtë që të ndjekin pasionin për motosportin dhe të ndërtojnë një të ardhme të qëndrueshme për këtë disiplinë në Shqipëri.

Mbështetje që shtyn kufijtë e mundësive
Organizimi i Hill Climb Championship Albania 2025 nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e gjerë të partnerëve institucionalë, sponsorëve dhe përkrahësve lokalë. Ky event mori përkrahje të drejtpërdrejtë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Çështjeve Sociale, Bashkia e Krujës, Policia e Shtetit dhe Policia Rrugore si dhe FASK – Federata e Auto Sporteve të Kosovës të cilat garantuan mbarëvajtjen dhe sigurinë maksimale gjatë gjithë zhvillimit të garës.

Sponsorët dhe mbështetësit që kontribuuan në suksesin e këtij edicioni ishin: Bolv Oil, Union Bank, UnionNet – Western Union, Landeslease SHA, Fiat Albania, Jeep Albania, Alfa Romeo Albania, Mazda Albania, Le Bon Tirana, Spitali Hygeia Tiranë, Union Travel Albania, Albanian Courier, UPS.

Organizimi në standardin më të lartë europian

Hill Climb Championship Albania 2025 u organizua nga Klubi i Automobilit të Shqipërisë (ACA), institucioni zyrtar që përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare të motosportit dhe anëtar i FIA-s. Gjatë këtij edicioni jubilar, përkushtimi i ekipit organizativ ishte kyç për mbarëvajtjen e garës dhe sigurinë maksimale të pjesëmarrësve.

Drejtimin e garës e mbajti sërish Z. Eridon Lameborshi – Sekretari i Përgjithshëm i ACA-s, i cili, me përvojën dhe profesionalizmin e tij, garantoi një kompeticion të strukturuar, të ndjekur me standarde ndërkombëtare dhe me ndikim pozitiv në komunitetin sportiv shqiptar.

📸 Pamjet spektakolare, zhurma e motorëve dhe adrenalina që ndihej në ajër janë dëshmi e një ngjarjeje që çdo vit e ngre më lart nivelin e motorsportit shqiptar.

#HillClimbAlbania #TrofeuSkënderbeu #Kruja2025 #FIA #CEZ #Kampionë #Adrenalinë #MotorsportShqipëri #2SekondaKuajFuqie #ACA

 

The post Kur koha matet me të qindtat dhe dy sekonda bëjnë diferencën appeared first on Revista Monitor.

  •  

Vodafone Business dhe Fortinet, partneritet global për të rritur sigurinë në punët hibride

Vodafone Business dhe Fortinet njoftuan një partneritet të gjerë në rang global, duke shtrirë shërbimet e tyre të konverguara të rrjeteve dhe sigurisë kibernetike në më shumë vende në Evropë dhe Azi, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së bashku, këto dy kompani po ndihmojnë bizneset të përmbushin nevojat e ndërlidhjes për fuqinë punëtore hibride apo edhe të përballen me kërcënimet kibernetike gjithmonë në rritje dhe përherë e më të sofistikuara, duke bashkuar rrjetin dhe sigurinë në një shërbim të vetëm e të pandërprerë.

Ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme në Gjermani apo tregje të tjera evropiane, si edhe bizneset shumëkombëshe të cilat marrin  shërbim përmes Vodafone Business International, tani mund të përfitojnë nga Shërbimet e Rrjetëzimit të Sigurt të Vodafone Business.

Shërbimet që do të rrjedhin nga ky partneritet integrojnë rrjetin me zonë të gjerë të zhvilluar nga softueri (SD-WAN) i Fortinet, lider në industri, si edhe zgjidhjet e sigurisë me bazë në cloud -in e FortiSASE, që t’iu vijnë në ndihmë organizatave për t’i bërë rrjetet e tyre më të sigurta. Ato iu ofrojnë punonjësve akses të sigurt e të besueshëm në aplikacionet e punës, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Vodafone Business ofron shkallën dhe shtrirjen e nevojshme për të mbështetur transformimin digjital të sigurt në rreth 192 vende në mbarë botën

Ky moment i rëndësishëm vjen në një kohë kur po rriten ndjeshëm rastet e incidenteve të sigurisë kibernetike, përfshirë hakerimet, shkeljet e të dhënave dhe inxhinierinë sociale, të cilat u shtuan ndjeshëm në Bashkimin Evropian gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA).

Në kuadër të partneritetit mes Vodafone Business dhe Fortinet, bizneset mund të blejnë shërbime të integruara të përshtatura për nevojat e tyre dhe që gëzojnë asistencë dhe suport nga ekspertët e sigurisë kibernetike dhe shërbimit të menaxhuar të rrjetit të Vodafone Business. Klientët mund të zgjedhin nga katër opsione menaxhimi, duke përfshirë menaxhimin 24/7, rrjetin dhe sigurinë e bashkëmenaxhuar, garanci të ndryshme të nivelit të shërbimit dhe shërbime profesionale që përfshijnë service discovery, dizajnin, zbatimin dhe trajnimin.

Duke kombinuar (bashkuar) shtrirjen e tyre globale dhe ekspertizën e thellë në siguri, Vodafone Business dhe Fortinet fuqizojnë kompanitë të zbulojnë dhe të përgjigjen shpejt ndaj kërcënimeve, duke reduktuar rrezikun ndërkohë që mbrojnë operacionet dhe besimin e klientëve.

Qëllimi i Vodafone është të lidhë për një të ardhme më të mirë, duke përdorur teknologjinë për të përmirësuar jetën, bizneset e për të ndihmuar në përparimin e shoqërive të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Vodafone është i përkushtuar për të reduktuar ndikimin e tij mjedisor dhe për të arritur emetime zero deri në vitin 2040.

The post Vodafone Business dhe Fortinet, partneritet global për të rritur sigurinë në punët hibride appeared first on Revista Monitor.

  •  

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA VLERESOHET SI “BANKA ME E MIRE ESG NE SHQIPERI 2025”

NJOFTIM PER SHTYP

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA
VLERESOHET SI “BANKA ME E MIRE ESG NE SHQIPERI 2025”
NGA REVISTA GLOBAL BANKING & FINANCE REVIEW

Tiranë, 3 prill 2025 – Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është vlerësuar si “Banka më e Mirë ESG në Shqipëri 2025” nga Revista Global Banking & Finance Review. Ky vlerësim thekson angazhimin e Bankës për qëndrueshmërinë dhe ofrimin e vlerës afatgjatë për klientët, bizneset dhe komunitetet në të gjithë Shqipërinë.

Ky sukses i vjen si rrjedhojë e angazhimeve të shumta të Intesa Sanpaolo Bank Albania në fushën e qëndrueshmërisë. Në vitin 2024, Intesa Sanpaolo Bank Albania u nderua me dy çmime të mëdha: Banka më e Mirë për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Shqipëri dhe Banka më e Mirë për Financimin e Energjisë së Rinovueshme në Shqipëri nga Global Banking & Finance. Këto njohje theksojnë lidershipin e bankës në financimin e projekteve të gjelbra dhe promovimin e rritjes ekonomike të qëndrueshme në Shqipëri. Çmimi si Banka më e Mirë ESG në Shqipëri 2025 përforcon më tej rolin e Bankës si një mbështetës kryesor i bankingut të përgjegjshëm në vend.

Si një prej institucioneve financiare kryesore në vend,

Intesa Sanpaolo Bank Albania integron parimet ESG në

strategjinë e saj të biznesit, duke ofruar zgjidhje financiare

të qëndrueshme, duke mbështetur iniciativat shoqërore

dhe duke ruajtur standarde të larta të transparencës

dhe qeverisjes korporative.

Investimet e vazhdueshme të Intesa Sanpaolo Bank Albania në energjinë e rinovueshme dhe programet e përfshirjes financiare, kontribuojnë aktivisht në një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme për vendin.

  1. Alessandro D’Oria, DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania, tha:
    Jemi krenarë për këtë vlerësim të veçantë, i cili pasqyron angazhimin tonë të palëkundur për qëndrueshmërinë dhe rritjen e përgjegjshme. Në Intesa Sanpaolo Bank Albania, ne besojmë se bankingu duhet të jetë një forcë për ndryshim pozitiv, duke mbështetur bizneset dhe individët në kalimin drejt një ekonomie më të qëndrueshme. Ky çmim nga Global Banking & Finance Review e vërteton angazhimin tonë për të ofruar zgjidhje financiare inovative që përputhen me objektivat e qëndrueshmërisë të Grupit Intesa Sanpaolo.

Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vijojë përkushtimin e saj për të forcuar më tej strategjinë e saj ESG duke shfrytëzuar ekspertizën e Grupit dhe praktikat më të mira globale. Banka do të vazhdojë të investojë në financat e qëndrueshme, inovacionin dixhital dhe zhvillimin e komunitetit, duke përforcuar rolin e saj si një lojtare kyç në zhvillimin e qëndrueshëm dhe bankingun e përgjegjshëm në të gjithë Shqipërinë.

Rreth Çmimeve: Që prej vitit 2011, Global Banking & Finance Awards® kanë nderuar kompani që dallohen në fusha të veçanta të ekspertizës në industrinë bankare dhe financiare. Çmimet janë të njohura në të gjithë industritë dhe një nder i rëndësishëm që tregon rritjen dhe suksesin e një organizate. Çmimet njohin inovacionin, ndërmarrjen, metodën, transformimet progresive dhe me ndikim që ndodhin çdo vit brenda komunitetit financiar global.

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Faqja zyrtare e internetit: www.intesasanpaolobank.al

Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo, me mbi €422 miliardë të ofruara në financime dhe €1.4 trilion në asete financiare të klientëve në fund të vitit 2024, është grupi më i madh bankar në Itali, me një prezencë të rëndësishme ndërkombëtare. Grupi është një lider evropian në menaxhimin e pasurisë, me një fokus të lartë në sferën dixhitale dhe fintech. Grupi do të ofrojë €115 miliardë kredi për projekte të qëndrueshme deri në vitin 2025 për të mbështetur komunitetet dhe tranzicionin e gjelbër, së bashku me një program prej €1.5 miliardë (2023-2027) për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Rrjeti i muzeve të Bankës, Gallerie d’Italia, kuron dhe prezanton trashëgiminë e saj artistike dhe projekte kulturore të vlerësuara në kohë.

Lajme: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news

X: @intesasanpaolo

LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo

group.intesasanpaolo.com/en

The post INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA VLERESOHET SI “BANKA ME E MIRE ESG NE SHQIPERI 2025” appeared first on Revista Monitor.

  •  

BKT has been recognized by Global Finance as the “Best Bank in Albania for 2025.”

Banka Kombëtare Tregtare has been recognized for the seventh consecutive year by Global Finance as the “Best Bank in Albania for 2025.”
This recognition is part of Global Finance’s annual awards, which, for the 32nd consecutive year, honor the best banks in Central and Eastern Europe. BKT stood out for its stability, range of services, and technological innovation.

In selecting the winners, Global Finance analyzed objective factors such as asset growth, profitability, geographic reach, strategic relationships, new business development, and product innovation. The evaluation was also supported by the opinions of financial analysts, credit rating agencies, and industry experts.

According to Global Finance’s founder and editorial director, Joseph D. Giarraputo, the banking sector is evolving with flexibility and innovation, leveraging new opportunities. He emphasized that Artificial Intelligence is playing a key role in the rapid transformation of the financial industry.

Commenting on this recognition, BKT’s CEO and Board Member, Mr. Seyhan Pencablıgil, highlighted that the award reflects another exceptional year for the bank. “BKT concluded 2024 with significant growth across all its portfolios. We have transformed our service model, shifting from a product-based approach to a customer-centric one. This transformation, supported by the most advanced technology, aims to simplify processes and provide more personalized, intuitive, and efficient solutions for our clients,” he said.

Mr. Pencablıgil also emphasized BKT’s commitment to expanding its credit and deposit portfolio, financial inclusion, innovation, and sustainable growth. He dedicated the award to BKT’s team for their dedication and professionalism, to the clients for their trust, and to the shareholders for their continuous support. We are proud of a century-long legacy as a symbol of trust and stability.
Founded in 1925, BKT is the largest and oldest commercial bank in Albania. With total assets of €6.6 billion and deposits reaching €5.5 billion, the bank provides services through 62 branches and innovative digital channels. BKT closed the year 2024 with a 20% return on equity, which is an exceptional success.

The post BKT has been recognized by Global Finance as the “Best Bank in Albania for 2025.” appeared first on Revista Monitor.

  •  

BKT është vlerësuar nga Global Finance si “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2025”.

Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar për të shtatin vit radhazi nga Global Finance si “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2025”.

Ky vlerësim vjen si pjesë e çmimeve vjetore të Global Finance, të cilat, për të 32-in vit radhazi, shpërblejnë bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore. Banka Kombëtare Tregtare u dallua për stabilitetin, gamën e shërbimeve dhe inovacionin teknologjik.

Në përzgjedhjen e fituesve, Global Finance analizoi faktorë objektivë si rritja e aseteve, fitimi, shtrirja gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimi i bizneseve të reja dhe inovacioni në produkte. Vlerësimi u mbështet edhe nga opinione të analistëve financiarë, agjencive të kreditimit dhe ekspertëve të industrisë.

Sipas themeluesit dhe drejtorit editorial të Global Finance, Joseph D. Giarraputo, sektori bankar po evoluon me fleksibilitet dhe inovacion, duke përfituar nga mundësitë e reja. Ai theksoi se Inteligjenca Artificiale po luan një rol kyç në transformimin e shpejtë të industrisë financiare.

Duke komentuar mbi këtë vlerësim, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT, Z. Seyhan Pencablıgil, theksoi se çmimi pasqyron një vit tjetër të jashtëzakonshëm për bankën. “BKT e përmbylli 2024-ën me rritje të ndjeshme në të gjitha portofolet e saj. Kemi transformuar modelin tonë të shërbimit, duke kaluar nga një qasje e bazuar te produktet në një qasje të orientuar drejt klientit. Ky ndryshim, i mbështetur nga teknologjia më e avancuar, synon të thjeshtojë proceset dhe të ofrojë zgjidhje më të personalizuara, intuitive dhe efikase për klientët tanë,” tha ai.

  1. Pencablıgil nënvizoi gjithashtu angazhimin e BKT-së për zgjerimin e portofolit të kredive dhe depozitave, përfshirjen financiare, inovacionin dhe rritjen e qëndrueshme. Ai ia dedikoi çmimin ekipit të BKT për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, klientëve për besimin e treguar dhe aksionerëve për mbështetjen e vazhdueshme. Jemi krenar që udhëhiqemi nga një trashëgimi njëqindvjeçare si një simbol besimi dhe stabiliteti.

Themeluar në vitin 1925, BKT është banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. Me një total asete prej 6.6 miliardë euro dhe depozita që arrijnë në 5.5 miliardë euro, banka ofron shërbime përmes 62 degëve dhe kanaleve dixhitale innovative. BKT mbylli vitin 2024 me një normë kthim mbi kapitalin prej 20%, i cili është një sukses i jashtëzakonshëm.

The post BKT është vlerësuar nga Global Finance si “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2025”. appeared first on Revista Monitor.

  •  

Seria Galaxy Z: Çoni produktivitetin tuaj në një nivel tjetër me pajisjet e palosshme

Në epokën digjitale të sotme, pajisje telefonike duhet të jenë të përshtatshme për nevojat tona, të fuqishme dhe të sigurta. Seria Galaxy Z e Samsung, e cila përfshin Galaxy Z Fold dhe Galaxy Z Flip, është krijuar për të ofruar këtë dhe më shumë. Këto telefona të palosshëm bashkojnë teknologjinë më të avancuar me fleksibilitetin, duke mundësuar përdoruesve të rrisin produktivitetin në mënyra që nuk ishin menduar më parë. Pavarësisht nëse jeni një profesionist që jeni gjithmonë në kërkim të efikasitetit apo produktivitetit, ose një mendje krijuese që kërkon teknologjinë më të fundit për të përmirësuar projektet tuaja, seria Galaxy Z premton të ofrojë gjithçka që ju nevojitet.

Një nga veçoritë kryesore që e dallon Serinë Galaxy Z nga telefonat tradicionalë është aftësia e saj për të mbështetur multitasking pa probleme. Me ekranin e gjerë 7.6 inç të Galaxy Z Fold6, përdoruesit mund të përfitojnë nga avantazhet e një ekrani të madh si një tablet, ndërkohë që mund ta mbajnë thjesht në xhep. Ekrani më i madh e bën të mundur hapjen e disa aplikacioneve njëkohësisht, me funksionalitetin e ekranit të ndarë që ju lejon të menaxhoni disa detyra njëkohësisht.Galaxy Z Flip6, megjithatë më kompakt, nuk bën kompromis në multitasking. Ekrani i tij 6.7 inç është perfekt për ata që janë gjithë kohën në lëvizje e sërish duan të bëjnë disa gjëra njëkohësisht.

Siguria e Përmirësuar për Mbrojtjen Profesionale dhe Personale

Kur bëhet fjalë për pajisjet celulare, siguria është një veçori thelbësore—sidomos për ata që përdorin telefonin e tyre për punë dhe menaxhojnë të dhëna të ndjeshme. Samsung e ka ndërtuar Serinë Galaxy Z me masa sigurie të nivelit të lartë për t’i dhënë përdoruesve qetësi mendore gjatë punës ose menaxhimit të informacioneve personale.

Samsung Knox, një platformë sigurie me shtresa shumëfishe, është në zemër të Serisë Galaxy Z. Kjo siguron mbrojtje në kohë reale, duke mbrojtur të dhënat tuaja nga kërcënimet kibernetike. Përveç Knox, pajisjet Galaxy Z gjithashtu përmbajnë autentifikim biometrik të sigurt, duke përfshirë njohjen e fytyrës dhe skanerin e gishtave etj.

Dizajn fleksibël për produktivitetin edhe kur jeni në lëvizje

Dizajni i serisë Galaxy Z luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në aftësinë e këtij modeli për të përmirësuar produktivitetin. Të dy Galaxy Z Fold dhe Z Flip janë ndërtuar duke patur fleksibilitetin në mendje. Ekranet e palosshme lejojnë konfigurime të ndryshme, duke u përshtatur me nevojat e përdoruesit. Për shembull, Galaxy Z Fold mund të hapet për të zbuluar një ekran të madh, nga ana tjetër, dizajni kompakti i Galaxy Z Flip është perfekt për ata që kanë nevojë për një pajisje më të vogël për detyra të shpejta, por ende me një ekran të mjaftueshëm të madh për multitasking kur është e nevojshme.

Seria Galaxy Z e Samsung po revolucionarizon mënyrën se si mendojmë për produktivitetin në celular. Me dizajnin e saj të palosshëm, veçoritë e fuqishme të multitasking-ut, seria Galaxy Z ofron gjithçka që ju nevojitet për të përmirësuar ecurinë e punës, pavarësisht ku ndodheni.

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vitizoni https://www.samsung.com/al/.

The post Seria Galaxy Z: Çoni produktivitetin tuaj në një nivel tjetër me pajisjet e palosshme appeared first on Revista Monitor.

  •  

Asnjë para-tetraplegjik në Shqipëri s’do jetë pa karrige me rrota/ Fondacioni Mane prezanton nismën

Fondacioni Mane, në bashkëpunim me Fondacionin “Fundjava Ndryshe”, ka prezantuar nismën për të pajisur të gjithë personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Shqipëri me karrige me rrota. 260 karrige me rrota u shpërndanë në Tiranë si aksion i parë, për të vijuar me shpërndarjen në total të 1,000 karrigeve në të gjithë vendin.

Prezantimi publik i projektit u zhvillua në ambientet e pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, ku edhe filloi shpërndarja e karrigeve me rrota për rrethin e Tiranës. Ky projekt do të zhvillohet edhe me mbështetjen e Shërbimit Social Shtetëror dhe Shoqatës së “Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë”. Qëllimi i këtij projekti është që asnjë person para dhe tetraplegjik në Shqipëri të mos ndiejë mungesë të një karrigeje me rrota. I nisur në Tiranë, aksioni do të vazhdojë me shpërndarjen e 1,000 karrigeve me rrota në të gjithë Shqipërinë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, themeluesi i Fondacionit Mane, Samir Mane, tha se shpërndarja e karrigeve me rrota për individë me status para dhe tetraplegjikë është një angazhim sa i fondacionit, po aq edhe personal.

“Kemi sjellë 1,000 karrige me rrota që do të shpërndahen duke filluar nga sot, por jam i sigurt që ky është vetëm hapi i parë. Ju premtoj se Fondacioni Mane do të vijojë punën që të gjithë personat para dhe tetraplegjikë në Shqipëri të kenë karrige me rrota dhe të kenë pavarësinë dhe lehtësinë e munguar”, – tha Samir Mane.

Themeluesi i Fondacionit Mane dhe Grupit BALFIN, Samir Mane, shtoi se kjo nismë është vetëm një përpjekje e radhës, për të garantuar në shoqëri një jetesë dinjitoze për të gjithë individët para dhe tetraplegjikë, e kryesisht për ata me vështirësi ekonomike.

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, e përforcoi qëndrimin e Presidentit të Fondacionit Mane.“Ne, nëpërmjet kësaj nisme, së bashku me Fondacionin Mane, do të shkojmë derë më derë, në çdo cep të Shqipërisë, atje ku ka njerëz që vuajnë për një karrige; atje ku na kanë shkruar dhe presin që ne të trokasim në dyert e tyre”, – tha Arbër Hajdari.

Bajram Tirana, Kryetari i Shoqatës “Invalidë Para dhe Tetraplegjikë”, ndërsa ndau eksperiencën e tij personale dhe nevojat e veçanta të individëve që përfaqëson, e cilësoi nismën e Fondacionit Mane dhe organizatës “Fundjavë Ndryshe” si shembullin më të mirë të përpjekjeve të përbashkëta për të ndihmuar dhe mbështetur një shtresë të shoqërisë që ka shumë nevoja.

Të ndodhur në aktivitetin e sotëm, ishin 260 persona para dhe tetraplegjikë që u pajisën me karrige me rrota. Ndërkohë, për pjesën tjetër që nuk e patën të mundur të vinin në prezantimin e projektit, karrigia me rrota do iu dërgohet në shtëpi. Vullnetarët e Fondacionit Mane dhe të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, të mbështetur edhe nga stafi i Shërbimit Social Shtetëror, do të trokasin derë më derë për të dorëzuar karriget me rrota. I njëjti proces do të ndiqet edhe nëpër rrethet e Shqipërisë.

Prej formimit, Fondacioni Mane ka arritur të bëjë një ndryshim të prekshëm në jetën e shumë individëve, duke angazhuar vazhdimisht për çështje të cilat lidhen me edukimin, rininë, ruajtjen e mjedisit, shëndetin dhe mirëqenien e grupeve të caktuara shoqërore në nevojë.

 

 

The post Asnjë para-tetraplegjik në Shqipëri s’do jetë pa karrige me rrota/ Fondacioni Mane prezanton nismën appeared first on Revista Monitor.

  •  

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA, the only one in Albania to receive the “Top Employer” certificate

Tirana, Albania – January 16th, 2025 – Intesa Sanpaolo Bank Albania is proud to announce that it has been officially recognized as a Top Employer in Albania by the globally renowned Top Employers Institute. This certification highlights the bank’s unwavering commitment to promote a corporate culture that fosters a positive and inclusive workplace for its employees.

Intesa Sanpaolo Bank Albania is the only bank in the country to have ever received this prestigious recognition.

“This certification is a testament to our continuous efforts to always put our people at the center of everything we do,” said Mr. Alessandro D’Oria – CEO of Intesa Sanpaolo Bank Albania. “We believe that an engaged and thriving team is the foundation of our success, and we are deeply committed to continue to create opportunities for personal and professional growth while fostering a culture of inclusion and innovation.”

The Top Employer certification is awarded to organizations that demonstrate excellence in people practices and provide an exceptional working environment that encourages growth, well-being, and professional development.

Intesa Sanpaolo Bank Albania has implemented a series of initiatives designed to enhance employee engagement and satisfaction, including tailored development programs, flexible work arrangements, and a commitment to diversity and inclusion. These efforts have earned the bank not only the trust of its employees but also recognition as one of the best places to work in the country.

The Top Employer Certification reinforces Intesa Sanpaolo Bank Albania’s position as a leading employer and reflects its dedication to setting industry standards for employee well-being and organizational excellence.

About the Top Employers Institute
The Top Employers Institute is the global authority on recognizing excellence in people practices. Since its establishment in 1991, the institute has certified over 2,000 organizations in 130 countries and regions. Top Employers are organizations that dedicate themselves to providing the best working environment for their employees through innovative people practices and continuous improvement.

About Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, part of the Intesa Sanpaolo Group, is a leading bank in the country offering quality banking services, financial solutions, innovative products and services to corporate, institutional and high net worth clients, small and medium businesses and individual customers. We encourage a growth style that is attentive to sustainable results and creating a process based on trust that derives from customer and shareholder satisfaction, a sense of belonging on the part of our employees and close monitoring of the needs of local communities. We compete in the market with a sense of fair play and are ready to cooperate with other economic entities, public and private, whenever necessary, strengthening the overall capacity for growth and expansion in the local economy. Intesa Sanpaolo Bank Albania has a network of 35 branches in different cities of the country and will continue to expand strategically following closely the economic development of Albania.

 

 

 

The post INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA, the only one in Albania to receive the “Top Employer” certificate appeared first on Revista Monitor.

  •  

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA, e vetmja në Shqipëri që merr certifikatën prestigjoze “Top Employer”

Tiranë, Shqipëri – 16 janar 2025 – Intesa Sanpaolo Bank Albania ka kënaqësinë të njoftojë se është certifikuar zyrtarisht si një “Top Employer” në Shqipëri nga Instituti i njohur ndërkombëtarisht Top Employer. Ky certifikim nxjerr në pah angazhimin e palëkundur të bankës për të promovuar një kulturë korporative që nxit një vend pune pozitiv dhe gjithpërfshirës për punonjësit e saj.

Intesa Sanpaolo Bank Albania është banka e vetme në vend që ka marrë këtë certifikim prestigjioz.

“Ky certifikim është një dëshmi e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të vënë gjithmonë njerëzit tanë në qendër të gjithçkaje që bëjmë,” tha z. Alessandro D’Oria – DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania. “Ne besojmë se një ekip i angazhuar dhe me arritje të larta është themeli i suksesit tonë dhe ne jemi thellësisht të angazhuar për të vazhduar të krijojmë mundësi për rritje personale dhe profesionale, duke nxitur një kulturë të përfshirjes dhe novacionit.”

Certifikimi “Top Employer” u jepet organizatave që tregojnë përsosmëri në praktikat e burimeve njerëzore dhe ofrojnë një mjedis pune të jashtëzakonshëm që inkurajon rritjen, mirëqenien dhe zhvillimin profesional.

Intesa Sanpaolo Bank Albania ka zbatuar një sërë nismash të krijuara për të rritur angazhimin dhe kënaqësinë e punonjësve, duke përfshirë programe të përshtatura për zhvillimin, punë fleksibël dhe një angazhim për diversitetin dhe përfshirjen. Këto përpjekje i kanë fituar bankës jo vetëm besimin e punonjësve të saj por edhe njohjen si një nga vendet më të mira për të punuar në vend.

Certifikimi i “Top Employer” përforcon pozitën e Intesa Sanpaolo Bank Albania si një punëdhënës lider dhe pasqyron përkushtimin e saj për të vendosur standardet e industrisë për mirëqenien e punonjësve dhe përsosmërinë organizative.

Rreth Top Employers Institute: Instituti i Top Employers është autoriteti global mbi njohjen e përsosmërisë në praktikat e burimeve njerëzore. Që nga themelimi i tij në vitin 1991, instituti ka certifikuar mbi 2,000 organizata në 130 vende dhe rajone. Punëdhënësit kryesorë janë organizata që i përkushtohen ofrimit të mjedisit më të mirë të punës për punonjësit e tyre nëpërmjet praktikave novatore të njerëzve dhe përmirësimit të vazhdueshëm.

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend që ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët e korporatave, institucionale dhe me vlerë neto të lartë, të vegjël dhe të mesëm. bizneset dhe klientët individualë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që rrjedh nga kënaqësia e klientëve dhe aksionarëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi nga afër i nevojave të komuniteteve lokale. Ne konkurrojmë në treg me ndjenjën e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje dhe zgjerim në ekonominë vendase. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet strategjikisht duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo, me mbi €420 miliardë të ofruara në financime dhe €1.3 trilion në asete financiare të klientëve në fund të vitit 2023, është grupi më i madh bankar në Itali, me një prezencë të rëndësishme ndërkombëtare. Ajo është një lider evropian në menaxhimin e pasurisë, me një fokus të lartë në sferën dixhitale dhe fintech. Grupi do të ofrojë €115 miliardë kredi për projekte të qëndrueshme deri në vitin 2025 për të mbështetur komunitetet dhe tranzicionin e gjelbër, së bashku me një program prej €1.5 miliardë (2023-2027) për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Rrjeti i muzeve të Bankës, Gallerie d’Italia, kuron dhe prezanton trashëgiminë e saj artistike dhe projekte kulturore të vlerësuara në kohë.

Lajme: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news

X: @intesasanpaolo

LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo

group.intesasanpaolo.com/en/

 

 

 

The post INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA, e vetmja në Shqipëri që merr certifikatën prestigjoze “Top Employer” appeared first on Revista Monitor.

  •  

Sondazh nga Elite Travel Group

A humbasin bizneset shqiptare para nga keq menaxhimi i udhëtimeve të tyre?

Në botën e sotme të globalizuar, udhëtimet e biznesit janë kthyer në një element thelbësor për suksesin dhe rritjen e kompanive. Një raport i fundit i BCD Travel Research & Intelligence hedh dritë mbi rolin dhe rëndësinë e menaxherëve të udhëtimeve në kompani globale. Sipas këtij raporti, menaxherët e udhëtimeve jo vetëm që ndihmojnë në organizimin e udhëtimeve, por luajnë një rol kyç në optimizimin e kostove, sigurimin e mirëqenies së udhëtarëve dhe përshtatjen me strategjitë e përgjithshme të kompanisë.
Por si krahasohet kjo situatë me Shqipërinë? A janë bizneset shqiptare duke përfituar nga menaxhimi strategjik i udhëtimeve, apo po humbasin lekë të vlefshme për shkak të qasjeve joefikase?

Përse është e rëndësishme menaxhimi i udhëtimeve?

Raporti BCD Travel Research & Intelligence zbulon se menaxherët e udhëtimeve kanë përgjegjësi të rëndësishme, duke përfshirë:
• Menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorët e udhëtimeve (TMC – Travel Management Company, agjenci udhëtimi).
• Strategji për reduktimin e kostove për kompaninë.
• Analizë politikash të linjave ajrore për proceset e rimbursimit (një faktor shumë i rëndësishëm që anashkalohet).
• Sigurimin e kujdesit për udhëtarët e kompanisë dhe përmbushjen e standardeve të sigurisë.

Në shumicën e rasteve, kompanitë globale përdorin teknologji të avancuar dhe ekipe të dedikuara për të siguruar që çdo aspekt i udhëtimit të menaxhohet me efikasitet maksimal. Kjo ndihmon në kursimin e miliona dollarëve çdo vit.

Shqiptarët dhe keqmenaxhimi i udhëtimeve të biznesit

Në Shqipëri, shumica e bizneseve, veçanërisht ato të vogla, të mesme por edhe korporata, nuk kanë departamente të dedikuara për menaxhimin e udhëtimeve.
Për pasojë, organizimi i udhëtimeve shpesh u lihet personave pa ekspertizë, duke çuar në:
• Rezervime të shtrenjta për shkak të mungesës së njohurive mbi tarifat më të ulëta.
• Kohë të humbur në organizimin e udhëtimeve, që mund të shpenzohej për aktivitete produktive.
• Mungesë të strategjive për optimizimin e shpenzimeve, si përdorimi i teknologjive moderne apo negociatat me furnitorët.

Në të kundërt, raporti i BCD thekson se kompanitë që kanë një menaxher të dedikuar për udhëtime arrijnë të kursejnë deri në 30% të buxhetit të tyre të udhëtimit.

Çfarë mund të mësojnë bizneset shqiptare?

  1. Investimi në teknologji për menaxhimin e udhëtimeve: Shumë kompani shqiptare mund të përfitojnë nga platforma të dedikuara për rezervime dhe menaxhim të shpenzimeve, duke ulur kostot dhe rritur transparencën.
  2. Punësimi i ekspertëve ose bashkëpunoni me TMC ose agjenci udhëtimi: Një menaxher i specializuar ose bashkëpunimi me një agjenci të udhëtimeve mund të ndihmojë në negocimin e çmimeve më të mira dhe sigurimin e një eksperience të sigurt për udhëtarët.
  3. Përdorni të dhënat për të marrë vendime: Analiza e shpenzimeve të mëparshme dhe e zakoneve të udhëtimeve mund të ndihmojë bizneset shqiptare të planifikojnë më mirë dhe të kursejnë para.

Elite Travel Group, nëpërmjet Elite Travel Lufthansa City Center, prej vitesh ofron teknologjinë dhe eksperiencën për të menaxhuar të gjitha aspektet e udhëtimeve të biznesit.

Plotësoni formularin më poshtë për të marrë pjesë në sondazhin e udhëtimeve të biznesit nga Elite Travel Group:

Linku: https://etg.al/business-travel-survey/

The post Sondazh nga Elite Travel Group appeared first on Revista Monitor.

  •  

Grupi BALFIN: 2024 një vit tjetër i suksesshëm në gjetjen, zhvillimin dhe mbajtjen e talenteve

Elvin Nosi: “Këtë vit kemi krijuar mbi 600 vende të reja pune, kemi rritur fondin e pagave me mbi 13 milionë euro dhe kemi rritur me 26% fondin e trajnimeve.”

Pavarësisht zhvillimit të shpejtë dhe impaktit që Inteligjenca Artificiale ka në tregun e punës, duket se kapitali njerëzor përbën shtyllën kryesore të kompanive. Për këtë arsye gjithnjë e më shumë po kthehet vëmendja te gjetja, rritja dhe trajtimi i profesionistëve të të gjitha kategorive. Për të kuptuar më mirë se si po përballohet kjo sfidë dhe se çfarë po ndodh brenda kompanive, i jemi drejtuar Grupit BALFIN si një grup ndërkombëtar me zyra qendrore në Shqipëri, që operon në rajonin e Ballkanit dhe dy kontinente.

Drejtori i Burimeve njerëzore i Grupit BALFIN, Elvin Nosi, ka ndarë me ne se cilat janë mekanizmat e Grupit për të përthithur profesionistët më të mirë dhe për të zhvilluar talentet. Ai tha se BALFIN krijon çdo vit vende të reja pune, ndonëse ka mbi 5,300 të punësuar të drejtpërdrejtë dhe mbi 10’000 të tjerë të punësuar nga partnerët e kompanive të grupit. Vetëm gjatë vitit 2024, Grupi BALFIN ka krijuar mbi 600 vende të reja pune, me një rritje fondi pagash me mbi 13 milionë euro. Po gjatë këtij viti, Grupi ka paguar një vlerë për paga dhe shpërblime prej rreth 67 milionë euro.

Z.Nosi përmendi gjithashtu programet e rritjet profesionale të Grupit BALFIN, si Talent Pool apo BALFIN Training Academy, sikurse u ndal edhe te politikat dedikuar ekuilibrit mes jetës profesionale dhe asaj personale.

Është bërë e vështirë të gjesh njerëz të kualifikuar? Çfarë strategjish përdor Grupi BALFIN për të tërhequr dhe mbajtur talentin kryesor, veçanërisht në industri apo tregje konkurruese?

Një ndër prioritetet e strategjisë sonë të Burimeve Njerëzore është të rekrutojmë talentet më të mira dhe sa më shpejt. Vënia në jetë e kësaj strategjie fillon me një njohje sa më të mirë të potencialit të talenteve në tregjet ku operojmë. Për këtë qëllim, në mënyrë proaktive, ekipet e Burimeve Njerëzore të kompanive tona çdo vit kryejnë një proces hartëzimi të talenteve të tregut. Në këtë mënyrë, në rast nevoje rekrutimi, dimë ku të orientohemi në treg dhe procesi i rekrutimit bëhet më efektiv, duke i plotësuar kështu më shpejt nevojat e biznesit.

Natyrisht, vitet e fundit, për disa profile të caktuara pune (sidomos IT,  dhe digjital), duket se është bërë më sfidues procesi i rekrutimit. Megjithatë, një pjesë të mirë të kompanive tona, të cilat udhëheqin tregjet në sektorët ku operojnë, gëzojnë një reputacion si “punëdhënësi më i mirë”, imazh të cilin kujdesen ta ruajnë duke u investuar në mënyrë të vazhdueshme në përmirësimin e vlerës së shtuar që u ofrojmë punonjësve tanë.

Disa nga elementet kryesore që ne u propozojmë punonjësve tanë si vlerë janë: vëmendja e vazhdueshme tek kompensimet dhe përfitimet e punonjësve nëpërmjet pasurimit të tyre dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të qenë konkurrues në treg. Tjetër element është investimi i vazhdueshëm në zhvillimin e tyre duke caktuar fondet e nevojshme që mundësojnë ofrimin e aktiviteteve zhvillimore të larmishme. Mirënjohja e vazhdueshme e arritjeve të punonjësve tanë është një tjetër element i rëndësishëm që zbatojmë dhe që ndikon ndjeshëm në motivimin dhe mbajtjen e tyre në kompani.

Në fillim viti, u bë me dije se Grupi BALFIN kishte parashikuar një rritje të fondit të pagave me 13 milionë euro. Ka ndodhur kjo gjë dhe nëse po, mendoni se vetëm rritja e pagave mjafton për të mbajtur të motivuar punonjësit?

Po, ka ndodhur. Fondi i pagave për vitin 2024 u rrit me mbi 13 milionë euro. Rreth 9 milionë euro rritje erdhi si pasojë e vendeve të reja të punës që u krijuan dhe mbi 4 milionë euro, për rritjen e pagave të punonjësve ekzistues. Rritja e pagave për ne mbetet një praktikë konstante në kuadrin e paketës së kompensimeve dhe përfitimeve në tërësi që iu ofrohet punonjësve tanë. Po për vitin 2024, Grupi ka paguar një vlerë për paga dhe shpërblime prej rreth 67 milionë euro.

Padyshim, paga dhe rritja e saj me kalimin e kohës luan një rol të rëndësishëm në motivimin e punonjësve, megjithatë si një element i vetëm nuk siguron motivimin e punonjësit. Janë shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm që ndikojnë në motivimin e punonjësit, përtej pasjes së një page të drejtë dhe konkurruese në treg apo pranisë së incentivave të ndryshme monetare ose jo monetare. Ndër këta faktorë të rëndësishëm do të veçonim kryesisht, stilin e vendimmarrjes, qartësinë në objektivat e punës, kulturën e brendshme të kompanisë, mundësinë e zhvillimit profesional dhe mirënjohjen për punën e kryer.

Beson Grupi BALFIN te zhvillimi dhe mësimi i përhershëm i punonjësve? Keni politika apo programe të veçanta për këtë?

Në Grupin BALFIN, investimi për zhvillimin e punonjësve tanë e konsiderojmë një faktor suksesi kyç në arritjen e objektivave të biznesit si dhe në motivimin e punonjësve. Ofrimi i programeve të trajnimit, si Balfin Training Academy, Talent Pool apo të tjera programe për udhëheqësit ekzekutivë, të ndërthurura me mundësitë për karrierë brenda Grupit, përbëjnë një avantazh të fortë  konkurrues që Grupi BALFIN ka në tregun e punës për tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve. Punonjësit tanë përfitojnë mbi 100,000 orë trajnimi në vit. Më konkretisht, përsa i përket trajnimeve, gjatë vitit 2024, çdo punonjës ka marrë mesatarisht 21 orë trajnim dhe çdo muaj janë trajnuar mesatarisht 670 punonjës. Viti 2024 pati një rritje të ndjeshme, prej 26% të shpenzimeve për trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve me një fond mbi 650 mijë euro.

A ka Grupi BALFIN një përllogaritje mbi vendet e reja të punës që janë krijuar gjatë këtij viti? Në cilat industri dhe cilat shtete janë krijuar më shumë vende pune të reja?

Bazuar në planet 3-vjeçare të biznesit, çdo vit ne kemi një parashikim të saktë të vendeve të reja të punës që duhet të hapen për t’iu përgjigjur nevojave të rritjes së biznesit. Gjatë vitit 2024 u krijuan drejtpërdrejt mbi 600 vende të reja pune në strukturat e kompanive të Grupit. Gjithashtu, si pasojë e shtimit të volumit të biznesit për partnerët, indirekt u krijuan edhe rreth 2,000 vende të reja pune.

Pjesa më e madhe e vendeve të reja të punës kryesisht janë krijuar në kompanitë që operojnë në sektorin e shitjeve me pakicë, në vendet ku ne operojmë, jo vetëm në Shqipëri. Rritje të vendeve të reja të punës pati gjithashtu në sektorin e ndërtimit dhe kryesisht rritja konsiston në shtimin e numrit të punonjësve të nënkontraktuar.

Si e mbështet Grupi mirëqenien e punonjësve dhe ekuilibrin mes punës dhe jetës private?

Grupi BALFIN e ka në vëmendje te vazhdueshme ndaj mirëqenies së punonjësve, çka në fakt ndikon edhe në ekuilibrin mes punës dhe jetës private. Ne ndërmarrim iniciativa të vazhdueshme që synojnë mirëqenien e punonjësve, qoftë nëpërmjet ofrimit të seancave këshilluese me profesionistë të shëndetit të specialiteteve të ndryshme, organizimit të aktiviteteve sportive apo përfshirjes së aktiviteteve rekreative në mjediset e punës si dhe jashtë saj.

Një tjetër element i rëndësishëm është edhe fleksibiliteti që kemi prezantuar nëpërmjet mundësisë që kanë punonjësit për të punuar në distancë apo adoptimin e një orari ditor pune fleksibel. Gjithashtu monitorojmë me kujdes qasjet më të fundit që ekzistojnë tashmë në tregje më të zhvilluara, persa i përket praktikave më të mira që shtojnë vlerë në mirëqenien e punonjësve, me qëllim që t’i adoptojmë në kohë në Grupin tonë.

Shumë kompani ndërkombëtare, kategori ku bën pjesë edhe Grupi BALFIN, kanë programe për zbulimin e talenteve nëpër universitete. Po ju a i shikoni studentët e sotëm për të zbuluar punonjës të talentuar të se ardhmes? Nëse po, si e bëni?

Vetë Presidenti i Grupit BALFIN, Z. Samir Mane ka një interes të veçantë në mbështetjen dhe zhvillimin e studentëve që kanë talente dhe aftësi. Ne si Grup kemi zgjedhur të ndjekim paralelisht dy rrugë në gjetjen, afrimin dhe mbajtjen e studentëve që tregojnë se kanë potencialin dhe ambicien e duhur për t’ju bashkuar kompanive të Grupit. Vetë Grupi është investitori dhe aksioneri kryesor i një universiteti, Tirana Business University. Duke pas një universitet tonin e kemi shumë më të thjeshtë të përshtatim kurikula të caktuara akademike sipas nevojave dhe prirjeve që ka tregu i punës. Kjo është një ndihmë e madhe edhe për vetë studentët pasi studiojnë për profesione reale dhe jo teori që gjejnë pak zbatim pasi mbarojnë studimet.

Ndërkohë ne kemi edhe një program tonin, B4Students, mbështet startup-et e studentëve, ndërhyn në përmirësimin e infrastrukturës së universiteteve publike, ofron praktika profesionale dhe bursa studimi. B4Students është një program dinamik, tërësisht i përshtatur dhe plotësisht i dedikuar për studentët dhe mbështetet nga Fondacioni Mane.

Mendoj se nëpërmjet Tirana Business University dhe B4Students arrijmë që të evidentojnë studentë e talentuar, sipas shembujve më të mirë ndërkombëtar, por përfitues të programeve tona janë një numër disa herë më i madh studentësh.

 

The post Grupi BALFIN: 2024 një vit tjetër i suksesshëm në gjetjen, zhvillimin dhe mbajtjen e talenteve appeared first on Revista Monitor.

  •  

OTP Bank Albania financon panelet fotovoltaike

OTP Bank Albania financon panelet fotovoltaike; për pavarësinë e energjisë, eficiencë ekonomike dhe mbrojtjen e burimeve natyrore

Në Shqipëri, shtysa drejt energjisë së rinovueshme ka pësuar zhvillim, sidomos në potencialin e lartë për energji diellore, për shkak të klimës mesdhetare.

Ndërsa vendi ynë varet fuqimisht në energjinë hidrike për prodhimin e energjisë, një zgjidhje premtuese janë panelet fotovoltaike, duke u ofruar bizneseve dhe banesave një përfitim të qëndrueshëm ekonomik.

Qeveria shqiptare ka prezantuar politika për nxitjen e investimeve në drejtim të energjisë së rinovueshme, duke përfshirë incentiva financiare dhe subvencione si: subvencion i qeverisë për Konsumatorët Familjarë deri në masën 70% për panelet diellore, apo proceset konkurruese (ankandet) për panelet fotovoltaike, me një kapacitet të instaluar ndërmjet 10 MW dhe 100 MW (përfshirë).

Një interes në rritje për panelet fotovoltaike shfaqet sidomos në sektorët si prodhim dhe agrikulturë, për të reduktuar kostot operacionale dhe ofruar mbrojtje nga luhatjet në tregun e energjisë.

Investimi në teknologjinë fotovoltaike në Shqipëri shihet jo vetëm si një mundësi për të krijuar siguri energjetike për kompanitë, por gjithashtu si një mënyrë për të përmbushur objektivat mjedisorë, një aspekt ndaj të cilit është përkushtuar dhe Banka OTP Albania, ndër bankat lider në treg:

“Banka OTP Albania përkushtohet në mbështetjen e bizneseve drejt zgjidhjeve të energjisë së rinovueshme. Nëpërmjet shërbimeve dhe produkteve të dedikuara për klientët e biznesit, ofrohen zgjidhje të përshtatura financimi për panelet fotovoltaike që nxisin pavarësinë e energjisë dhe kosto më të ulëta.” – shprehet z. Alban Eltari, Menaxher i Departamentit Mid Corporate dhe Leasing-ut, në Divizionin e Biznesit të OTP Bank Albania, i cili ndan përmes një interviste më poshtë, strategjinë që Banka OTP aplikon në financimin dhe mbështetjen e energjisë së rinovueshme.

Cili është qëllimi (koncepti) i paneleve FV dhe mënyrat sesi bizneset mund të përfitojnë prej tyre?

Panelet fotovoltaike kanë për qëllim shndërrimin e rrezatimit diellor, në energji elektrike.

Bizneset mund të përfitojnë përmes kësaj teknologjie me ndërtimin e centraleve fotovoltaike për prodhim energjie (në bazë të një license apo koncesioni), ose nëpërmjet ndërtimit të paneleve fotovoltaike për vetëkonsum: në këto raste, biznesi ndërton një panel në tarracën e godinës së biznesit, apo në një mjedis të afërt (gjithmonë me lejen nga autoritetet). Energjia nga këto panele konsumohet dretpërdrejt nga biznesi, me qëllim reduktimin e kostos.

Kur flasim për këtë teknologji i referohemi emisioneve zero CO2, kostove më të ulëta të energjisë, ku koha e kthimit të investimit (ROI) është 5 – 10 vjet (në varësi të teknologjisë së përdorur dhe vendndodhjes). Vlen të theksohet dhe pavarësia energjitike përmes reduktimit të varësisë nga furnizuesit e jashtëm të energjisë, si dhe rritja e aftësisë për të kontrolluar burimet energjitike. Synimi i Bankës OTP Albania është të mbështesë teknologjinë e gjelbër, duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe avancimin e teknologjive të reja dhe të qëndrueshme.

Avantazhet kyçe në përdorimin e paneleve fotovoltaike janë shumë-dimensionale, duke përfshirë aspektin e gjelbër, si edhe atë reputacional me përkushtim ndaj energjisë së vetë-qëndrueshme. Kështu, një rol të rëndësishëm në vendim marrje për këto financime në OTP Bank Albania, luan edhe Sektori i Politikave të Kreditimit & ESG, në Divizionin e Riskut, ku për këto aspekte shprehet znj. Brunilda Muça.

A mund të përmendni opsionet e financimit për panelet fotovoltaike, duke u fokusuar tek avantazhet që mundëson Banka OTP Albania për bizneset që synojnë drejt zgjidhjeve të gjelbra?

Banka OTP Albania financon investime në panele fotovoltaike përmes kushteve shumë lehtësuese si:

  • Financim për përdorim vetjak, deri në vlerën 500 mijë euro, si p.sh. thjesht bllokimin e paneleve diellore si garanci
  • Gjithashtu, mundësohet 100% financim për bizneset me risk të ulët dhe 90% për ato me risk të lartë

Banka OTP natyrisht orientohet nga fleksibiliteti tepër i lartë dhe nxitja për të financuar, por kjo përcaktohet rast pas rasti.

Si i përshtat OTP Bank zgjidhjet financuese për të përmbushur nevojat unike të çdo klienti biznesi që investon në energjinë e rinovueshme?

Afati dhe strukturimi i kredisë është i personalizuar, në bazë të karakteristikave të projektit dhe të biznesit përkatës. Banka OTP ka një staf të dedikuar i cili ka eksperiencën e duhur për të përshtatur financimin sipas nevojave të klientit, duke respektuar kuadrin rregullativ të politikave të bankës dhe njëkohësisht ta bëjë atë të përballueshëm nga biznesi, pa krijuar shtrëngime në menaxhimin e fluksit të parasë.

Gjithashtu, ekzistojnë disa kritere të përcaktuara, si kushte minimale dhe maksimale (solar power policy requirements), të cilat rishikohen çdo vit për t’u përshtatur me kërkesat e tregut dhe teknologjisë në këtë fushë. Në varësi të kërkesës specifike të klientit, banka ka fleksibilitet dhe mundësi përshtatje, pothuajse në çdo situatë.

Cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë bizneset për financimet deri në 100% të investimit?

Opsioni i financimit 100% ekziston vetëm për panelet fotovolatike për vetë-konsum. Kriteri i vetëm është që të kemi një biznes të besueshëm, funksional me një historik të qëndrueshëm dhe me aftësi të mira paguese. Gjithashtu, për biznesin është e nevojshme që kursimi energjitik që derivon nga instalimi i këtyre paneleve, të justifikojë marrjen e një kredie bankare, 100% të vlerës.

Si e vlerësoni adaptimin e paneleve FV në procesin e biznesit dhe ndikimin e përgjithshëm të tyre në tregun energjitik?

Panelet për vetë-konsum kanë treguar që kanë qenë opsion i mirë, veçanërisht në momente kur ka patur rritje të fortë të çmimit të energjisë, sidomos bizneset që janë intensive nga ana e konsumit të energjisë, si ato të prodhimtarisë të cilat kanë përfitime të mëdha në uljen e kostove dhe përmirësimin e marzheve të fitimit.

Cilat janë trendet që jeni duke shqyrtuar në sektorin bankar, për sa i përket financimit të projekteve të energjisë së rinovueshme:

Strategjia afat-mesme e Bankës OTP Albania përcakton matës konkretë për rritjen e portofolit të gjelbër. Hidrocentralet Fotovoltaike janë tërheqës dhe banka jonë ka prirjen për t’i financuar.  Tendenca është të kemi një portofol të rëndësishëm në këtë fushë, po ashtu dhe në projekte me energjinë e erës.

Banka OTP Albania do të vazhdojë të mbështesë financimet e hidrocentraleve, si shtylla kryesore e sistemit energjitik shqiptar, megjithatë duhet theksuar se ato janë në një fazë pjekurie pasi ka pak, ose aspak projekte të reja.

Mendohet që në 5 vitet e ardhshme do të kemi 3-5 GWp fuqi centralesh fotovoltaike të instaluar.  Kjo do të kërkojë vendosjen e kapitaleve të rëndësishëm nga bankat në këtë sektor.

The post OTP Bank Albania financon panelet fotovoltaike appeared first on Revista Monitor.

  •  

ABI Bank wins prestigious award from International Banker Magazine

The prestigious magazine International Banker, during its annual awards ceremony in London for financial institutions, has named the American Bank of Investments (ABI Bank) as the winner in the category of “Best Bank in Albania for Innovation in Retail” for 2024.

This internationally recognized award highlights the efforts and achievements of leading banks worldwide in the fields of innovation and retail banking.

Commenting on the achievement, Ms. Kathryn Swintek, Chairwoman of the Board of Directors of ABI Bank, stated:
“ABI is a trailblazer, opening new markets in Albania and offering new services for savers, investors and borrowers that allow them to achieve their objectives. We are grateful to “International Banker” for the recognition of our success in innovating. Our clients have given awards to ABI in the form of trusting us with an ever-greater share of their business and high retention rates. It is our goal to win increasing market share through continued innovation and excellent service.”
Accepting the award, Mrs. Brunilda Papa, Chief Retail Officer of ABI Bank, stated:

“We are truly honored to receive this significant award from International Banker. This recognition is the result of our team’s tireless dedication on innovation, as they passionately work to deliver enhanced financial solutions for our customers.
Our goal is to provide exceptional service, offering personalized solutions for even the most complex financial needs, through fast service and a growing network of modern branches. All of this is achieved through a combination of ABI’s boutique culture, efficient products and services, along with technological innovation.”

In its continuous efforts to bring innovative products and services to the market, ABI Bank places a strong emphasis on understanding customer needs. The bank consistently considers feedback and suggestions from its clients through multiple channels, such as online surveys, real-time comments via QR codes, direct interviews with them, and other sustainable communication methods.

Retail banking in Albania and globally is undergoing a profound transformation towards digitalization. Simultaneously, the use of artificial intelligence for data-driven analysis is playing a key role in boosting sales, facilitating transactions and financial analyses, and enhancing customer satisfaction.

ABI Bank is strategically positioned in the market to capitalize on these trends and developments through sustainable investments in digital channels and technological infrastructure. However, what truly sets ABI Bank apart from other banks is its customer focus and unique boutique-banking model, which adds significant value in a market like Albania, where personal relationships and trust are essential.

The bank maintains strong connections with its customers by offering a wide range of savings, investment, and credit products tailored to meet their needs. Its close ties with local communities are also reflected in its numerous corporate social responsibility initiatives.

These achievements strengthen ABI Bank’s unique market position, distinguishing it from larger, more traditional institutions. With assets exceeding $1.5 billion, ABI Bank is one of the most prominent American investors in the country.

The post ABI Bank wins prestigious award from International Banker Magazine appeared first on Revista Monitor.

  •  

ABI Bank fiton cmimin prestigjoz nga revista International Bankers

Revista prestigjoze International Banker në organizimin e përvitshëm të shpërndarjes së çmimeve në Londër për institucionet financiare banka, ka shpallur fitues Bankën Amerikane të Investimeve në kategorinë “Banka më e mirë në Shqipëri për Inovacionin në Retail” për vitin 2024.

Ky çmim i njohur ndërkombëtarisht vlerëson përpjekjet dhe arritjet e bankave më të mira nga e gjithë bota në fushën e Inovacionit dhe Retail.

Duke komentuar mbi këtë arritje, Znj. Kathryn Swintek, Kryetare e Bordit të Drejtorëve të ABI Bank, u shpreh: “ABI është pionier në krijimin e tregjeve të reja në Shqipëri dhe ofrimin e shërbimeve të reja për kursimtarët, investitorët dhe huamarrësit, duke i ndihmuar ata të arrijnë objektivat e tyre. ABI është mirënjohës ndaj International Banker për vlerësimin e suksesit të Bankës në inovacion. Klientët e kanë shpërblyer ABI-n me volume të shtuara biznesi dhe besnikëri ndaj Bankës. Qëllimi i ABI-t është të fitojë një pjesë gjithnjë e më të madhe të tregut përmes inovacionit të vazhdueshëm dhe shërbimit të shkëlqyer.”

Në pranim të çmimit, Zj. Brunilda Papa, Drejtore e Njësisë Retail në ABI Bank, tha: “Vlerësimi që ABI mori nga International Banker vjen si rezultat i përkushtimit të palodhur dhe inovacionit të ekipit të Retail, të cilët punojnë me pasion për të sjellë zgjidhje financiare të përmirësuara dhe me risi për klientët e Bankës. Qëllimi i ynë është të ofrojmë shërbim të shkëlqyer, me zgjidhje të personalizuara për nevojat financiare nga më komplekset, nëpërmjet një shërbimi të shpejtë dhe një rrjeti degësh moderne në rritje. Të gjitha këto ABI i arrin nëpërmjet kombinimit të kulturës butik, efikasitetit të produkteve e shërbimeve dhe inovacionit e risive teknologjike.”

Në punën e vazhdueshme për të sjellë produkte dhe shërbime inovative në treg, ABI Bank fokusohet shumë tek të kuptuarit e nevojave të klientëve. Banka merr në konsideratë në mënyrë të vazhdueshme reagimet dhe sugjerimet e klientëve të saj përmes kanaleve të shumta, si sondazhet online, komentet në kohë reale nëpërmjet kodeve QR, intervistave direkte ose me mjete të qëndrueshme komunikimi.

Bankingu Retail në Shqipëri dhe në mbarë botën po kalon një transformim të thellë drejt dixhitalizimit. Në të njëjtën kohë, përdorimi i Inteligjencës Artificiale për analizën e bazuar në të dhëna po luan një rol kryesor në rritjen e shitjeve, lehtësimin e transaksioneve dhe analizave financiare, si dhe rritjen e kënaqësisë së klientit

ABI Bank është pozicionuar në mënyrë strategjike në treg për të përfituar nga këto tendenca dhe zhvillime përmes investimeve të qëndrueshme në kanalet dixhitale dhe infrastrukturën teknologjike. ABI dallon më së shumti nga bankat e tjera nga fokusi tek klienti dhe modeli unik i bankës butik. Ky model sjell vlerë të shtuar në tregun shqiptar, ku marrëdhëniet personale dhe besimi janë thelbësore.

Në modelin e biznesit, ABI ruan një lidhje të fortë me klientët duke ofruar një gamë të gjerë produktesh kursimi, investimi dhe kreditimi, të personalizuara për të përmbushur nevojat e tyre. Lidhjet e ngushta me komunitetet lokale pasqyrohen gjithashtu në angazhimet e shumta të përgjegjësisë sociale korporative.

Këto arritje forcojnë pozicionin unik të ABI-t në treg, duke e diferencuar nga institucionet më të mëdha dhe tradicionale. Me aktivet e Bankës që kanë kaluar shumën e 1.5 miliardë dollarë, ABI Bank është menaxheri Amerikan më i madh i aktiveve në Shqipëri dhe një nga investitorët Amerikanë më të rëndësishëm në vend.

The post ABI Bank fiton cmimin prestigjoz nga revista International Bankers appeared first on Revista Monitor.

  •  
❌