Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 February 2026Main stream

Bima juaj po i humb papritur gjethet? Mos u shqetësoni, zgjidhja ekziston

8 February 2026 at 10:09


Nga ndryshimet e temperaturës te ujitja e gabuar, këta janë shkaktarët më të shpeshtë dhe mënyrat si ta shpëtoni bimën

Asgjë nuk i shqetëson më shpejt dashamirët e bimëve të brendshme sesa pamja e një kërcelli të zhveshur, aty ku deri dje kishte gjethe të shëndetshme dhe të gjelbra.

Megjithatë, nëse bima juaj ka nisur papritur të humbasë gjethet, nuk ka vend për panik. Në shumicën e rasteve, shkaku është i zgjidhshëm dhe bima mund të rikuperohet plotësisht. Më poshtë po ju sjellim arsyet më të shpeshta të rënies së papritur të gjetheve, si dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerrni.

1. Ndryshim i papritur i temperaturës ose rryma ajri

Bimët nuk e përballojnë mirë “shokun”. Kalimi nga një ambient i ngrohtë në një më të ftohtë, vendosja pranë dritares së hapur gjatë dimrit apo afër kondicionerit gjatë verës, shpesh shkakton rënie masive të gjetheve.

1.Çfarë duhet të bëni:

  • Vendoseni bimën në një ambient të qëndrueshëm, larg rrymave të ajrit
  • Shmangni ndryshimet e shpeshta të vendit – bimët e duan rutinën
  • Temperatura ideale për shumicën e bimëve të brendshme është 18–24°C

2. Ujitje e tepërt ose e pamjaftueshme

Një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së gjetheve është ujitja e gabuar. Uji i tepërt mund të shkaktojë kalbjen e rrënjëve, ndërsa toka shumë e thatë e dobëson bimën deri në rënie gjetesh.

Si ta kuptoni problemin:

  • Fusni gishtin në tokë: nëse është shumë e lagësht dhe e rëndë, ndaloni përkohësisht ujitjen
  • Nëse toka është plotësisht e thatë dhe ndahet nga anët e vazos, bima ka nevojë urgjente për ujë

Këshillë e rëndësishme: gjithmonë sigurohuni që vazoja të ketë vrima kulluese për daljen e ujit të tepërt, transmeton Telegrafi.

3. Mungesë ose tepricë drite

Në ambiente shumë të errëta, gjethet mund të zverdhen dhe të bien. Nga ana tjetër, ekspozimi direkt ndaj diellit të fortë mund t’i “djegë” ato.

Zgjidhja:

  • Vendoseni bimën pranë dritës natyrale, por jo në rreze direkte
  • Gjethet e zbehta dhe të holla tregojnë mungesë drite
  • Gjethet e thata, me njolla kafe, tregojnë tepricë drite

4. Stres pas ndërrimit të vazos

Edhe pse i domosdoshëm, transplantimi është një burim stresi për bimën. Humbja e disa gjetheve është normale, por rënia masive tregon se bima ka nevojë për kohë.

Çfarë të bëni tani:

  • Mos përdorni pleh për të paktën 4 javë pas shartimit
  • Mbani ujitje të moderuar
  • Jepini bimës qetësi dhe kushte të qëndrueshme

5. Dëmtues ose sëmundje

Njolla të vogla në gjethe, sipërfaqe ngjitëse ose rrjeta të holla janë shenja të pranishmërisë së dëmtuesve.

Si të veproni:

  • Kontrolloni pjesën e poshtme të gjetheve
  • Izolojeni bimën nga të tjerat
  • Përdorni insekticide natyrale ose tretësirë të butë sapuni me ujë

A mund të rikuperohet bima?

Në shumicën e rasteve, po. Nëse kërcelli dhe rrënjët duken të shëndetshme, bima ka shumë gjasa të nisë rritje të re. Durimi, kujdesi i duhur dhe pak vëmendje shpesh bëjnë mrekulli.

Është e rëndësishme të mbani mend se bimët “komunikojnë” përmes ndryshimeve. Humbja e gjetheve është mënyra e tyre për t’ju treguar se diçka nuk shkon. Kur kjo ndodh, njohja e shkakut dhe reagimi në kohë janë çelësi për ta shpëtuar bimën. /Telegrafi/

Pasi flinte me Hitlerin, Eva Braun shpëlahej me uthull dhe ujë

7 February 2026 at 23:51


Para 114 vitesh, lindi e dashura më e famshme e të gjitha kohërave – Eva Braun. Aq e fiksuar ishte pas Hitlerit, 23 vjet më të madh se ajo, sa që dy herë u përpoq të vriste veten

Më 6 shkurt 1912, lindi Eva Braun, gruaja që pothuajse gjithë jetën e kaloi duke pritur. Priti shikimin e tij, ardhjen e tij, mesazhin e tij. Priti që ta pranonte, ta tregonte botës, ta quante të vetën. Në fund, këtë e përjetoi, por vetëm për 36 orë.

Eva Braun ishte e dashura më e njohur në histori, por edhe një nga gratë më të vetmuara që kanë ekzistuar ndonjëherë. Ajo dashuroi një psikopat që donte vetëm veten, pushtetin dhe kontrollin. Për shkak të tij, dy herë i drejtoi armën jetës së saj. Për shkak të tij, pranoi të jetonte si sekret. Për shkak të tij, vdiq.

Hitleri refuzoi sistematikisht ta shfaqte Evën Braun në publik si partnere, sepse përpiqej të ruante imazhin e udhëheqësit të pamartuar, të përkushtuar vetëm ndaj Gjermanisë. Në propagandën naziste, ai duhej të dukej emocionalisht i paarritshëm, një figurë mitike që gratë gjermane mund ta adhuronin nga larg. Eva pranoi këtë fshirje nga jeta publike, duke u bërë gruaja që ekzistonte vetëm pas dyerve të mbyllura.

Eva Braun, në fakt, nuk ishte gruaja e parë në jetën intime të Adolf Hitlerit. Këtë rol e kishte pasur më herët mbesa e tij, Geli Raubal, me të cilën ai zhvilloi një marrëdhënie të errët, obsesive dhe thellësisht problematike. Geli jetonte në të njëjtën shtëpi me Hitlerin, ndërsa e ëma e saj, Angela Raubal, kujdesej për familjen.

Edhe pse nuk ekzistojnë prova përfundimtare për natyrën seksuale të kësaj lidhjeje, historianët bien dakord se ajo ishte emocionalisht e dëmshme dhe e karakterizuar nga kontroll ekstrem dhe xhelozi patologjike. Pikërisht në momentin kur Geli u përpoq të shkëputej dhe të krijonte lidhje të tjera, Hitleri reagoi me presion dhe posesivitet të pamëshirshëm.

Në vitin 1931, kur Geli arriti në përfundimin se Hitleri jo vetëm që nuk do të martohej kurrë me të, por as nuk do ta lejonte të kishte një jetë të pavarur sentimentale, ajo kreu vetëvrasje. Rrethanat u hetuan dhe, megjithëse u ngritën dyshime e teori të ndryshme, asnjëherë nuk u provua ndonjë përfshirje tjetër përveç vetëvrasjes.

Hidhërimi i Hitlerit u konsiderua i sinqertë nga dëshmitarë të afërt: dhoma e Gelit mbeti e paprekur, pothuajse si një faltore, deri në fund të jetës së tij, transmeton Telegrafi.


Kur në shtator të vitit 1929 Adolf Hitler hyri në studion fotografike në Mynih, Eva Braun ishte 17 vjeç e gjysmë. Punonte si asistente, ishte e hollë, e re dhe e gëzuar. Qëndronte mbi shkallë duke rregulluar kuti, kur vuri re se një burrë i panjohur po i shikonte këmbët. I dukej i çuditshëm – mustaqe qesharake, pallto e hapur ngjyrë bezhë, kapele në dorë. Por shikimi i tij nuk ishte aspak qesharak. Ai burrë ishte në ngritje, i uritur për pushtet dhe adhurim. Dhe menjëherë e mbajti mend.

Historiania Angela Lambert, autore e librit “Jeta e humbur e Eva Braunit”, pohon se Hitleri që atëherë tek ajo pa “projeksionin ideal të gruas që dëshironte - të re, të heshtur, pa ambicie”.

Eva u rrit në një familje “të rregullt”. Babai mësues, nëna shtëpiake, edukim katolik, pa skandale. Ishte një vajzë tipike e klasës së mesme: filma, vallëzim, modë, sport. Kur prindërit vlerësuan se ishte tepër e interesuar për djemtë, e dërguan në manastir. Aty u mbyt shpirtërisht. Ishte inteligjente, por refuzonte disiplinën. Në raportet e manastirit përshkruhej si ambicioze, por e painteresuar për rregullat. Manastiri vërtetoi vetëm një gjë: Eva atëherë ishte ende e virgjër.

Dy muaj pas daljes nga manastiri, u njoh me Hitlerin. Ai ishte 40 vjeç dhe tashmë thellë në ngjitjen politike. Gratë e adhuronin, por ai zgjidhte me kujdes. Nuk donte një partnere të fortë e të vetëdijshme. I duhej një grua që nuk bënte pyetje. Historiania Gitta Sereny e përshkruan Hitlerin si njeri me “tërheqje magnetike”, jashtëzakonisht sharmant në ambient privat. Ishte i rregullt, me erë të këndshme, elokuent, e pëlqente shoqërinë e grave, komplimentet dhe vëmendjen. Eva ia dha të gjitha këto dhe nuk kërkoi asgjë në këmbim.

Shtatzënia nuk vinte në konsideratë

Marrëdhënia e tyre për vite me radhë nuk ishte seksuale. Dalje, teatër, dreka, dhurata. Ai e testonte. Ajo shpresonte. Kur më në fund filluan një marrëdhënie intime, Eva bënte gjithçka për të mos mbetur shtatzënë. Në raftin më të lartë të dollapit mbante një irrigator, një pajisje për shpëlarjen e vagjinës me ujë të ngrohtë dhe uthull pas seksit. Ishte një metodë primitive dhe e pasigurt kontracepsioni, por Eva dinte një gjë: Hitleri nuk donte fëmijë.

Historiania Heike B. Goertemaker thekson se Hitleri këmbëngulte të mbetej një “beqar i paprekshëm”, një burrë që sakrifikon lumturinë private për Gjermaninë. Një fëmijë do ta shkatërronte këtë mit. Eva pranoi.

Hitleri shpesh zhdukej. Premtonte dhe nuk shfaqej. Nuk kërkonte falje. Eva vuante në heshtje. Në nëntor të vitit 1932, e qëlloi veten në qafë. Me qëllim. Jo për të vdekur, por për ta detyruar të vinte. Ai erdhi. Ndërpreu fushatën, u shfaq me lule, ishte i butë. Por vetëm pas përpjekjes së dytë për vetëvrasje, me tableta gjumi në vitin 1935, vendosi se “duhej të kujdesej për të”.

I bleu një shtëpi. I dha luks. Dhe një kafaz të artë. Eva kishte gjithçka: fustane të shtrenjta, parfume franceze, kozmetikë, shërbëtore. Por paratë nuk i merrte prej tij, por përmes Martin Bormannit, njeri që ajo e urrente. Bormanni kontrollonte jetën e saj. Paguan­te faturat, i jepte para, i kujtonte se ishte e varur. Kur donte një fustan të ri ose manikyr, duhej t’i lutej atij. Ishte e poshtëruar.

Një paradoks i heshtur shoqëroi jetën e saj: Eva Braun ishte ajo që filmoi dhe fotografoi Hitlerin në momente private, duke qeshur, duke luajtur me qen, duke u shfaqur si njeri i zakonshëm. Këto pamje, të ruajtura në arkiva, ndihmuan në ndërtimin e imazhit të tij “njerëzor”, ndërsa gruaja që qëndronte pas kamerës mbeti pa identitet publik.

Në rrethet naziste, Eva përballej me përbuzje. E konsideronin jo inteligjente, të lehtë, të padenjë. Gratë e urrenin, burrat e nënvlerësonin. E quanin “EB” ose “lopë”. Vetëm pak njerëz, si Albert Speer, panë tek ajo diçka tjetër: një grua besnike, të kujdesshme, të ngrohtë.

“Ishte gruaja e duhur për një burrë”, tha Speer. “E thjeshtë, por e sinqertë.”

Vdekja në bunker

Eva kurrë nuk u pranua zyrtarisht. Emri i saj nuk ekzistonte. Ishte e fshehur, e padukshme, pa identitet. Kjo e shkatërronte. Vallëzonte me pasion, veçanërisht tangon. Në vallëzim shpërthente sensualiteti i saj i shtypur. Hitleri e përqeshte këtë. Megjithatë, ajo qëndroi.

Në bunker, ndërsa Berlini po shembej, Eva refuzoi të largohej. Qëndroi me të. U martuan më 29 prill 1945. Ajo ishte nervoze, por e lumtur. Për herë të parë dhe për herë të fundit ishte “Zonja Hitler”, ajo që kishte dëshiruar gjithmonë.

Një ditë më pas, u përshëndet me të gjithë. Tha: “Përshëndetma Bavarinë”. Ajo piu cianid. /Telegrafi/

Feta viçi në salcë me speca turshi: Shije që të rrëmben

7 February 2026 at 23:33


Provoni këtë recetë për feta viçi në salcë me speca dhe tranguj turshi, një kombinim i balancuar i shijes paksa e thartë me mish të butë dhe të lëngshëm, që të mahnit që në provën e parë

Kjo pjatë e pasur në aromë, është ideale për një drekë familjare ose për një darkë ku dëshironi të lini përshtypje. Specat dhe trangujt turshi i japin salcës freski dhe karakter, ndërsa mishi i përgatitur me kujdes mbetet i butë dhe i shijshëm.

Salca është elementi kryesor i kësaj pjate: perimet e ziera ngadalë, të kombinuara me pana për gatim, krijojnë një teksturë kremoze që përputhet në mënyrë perfekte me viçin, transmeton Telegrafi.

Informacione bazë

Porcione: 4–5
Koha e përgatitjes: 20 minuta
Koha e gatimit: 40 minuta
Koha totale: rreth 1 orë
Vështirësia: mesatare

Përbërësit

▪ 800 g feta viçi
▪ 2 qepë të mesme
▪ 1 karotë e madhe
▪ 1 rrënjë majdanozi
▪ 1 rrënjë selinoje
▪ 600 g speca turshi
▪ 100 g tranguj turshi
▪ 50 g gjalpë
▪ 200 ml pana për gatim
▪ 1 lugë çaji mustardë
▪ kripë, piper i zi
▪ rigon sipas shijes
▪ lëng limoni sipas dëshirës

Përgatitja

1. Përgatitja e perimeve
Në gjalpë kaurdisni qepën e grirë imët derisa të zbutet. Shtoni karotën, rrënjën e majdanozit dhe selinos, të grira imët, dhe vazhdoni gatimin derisa të zbuten lehtë. Gjatë këtij procesi mund të shtoni pak ujë ose pak lëng nga specat turshi për një shije më të thellë.

2. Shtimi i turshive
Shtoni specat dhe trangujt turshi të grirë imët dhe lërini të ziejnë derisa përbërësit të bashkohen. Në fund shtoni panën për gatim dhe mustardën. Rregulloni shijen me kripë, piper, rigon dhe pak lëng limoni. Lëreni salcën të trashet lehtë.

3. Përgatitja e mishit
Pastroni fetat e viçit nga fijet, pritini në trashësi të barabartë dhe skuqini shkurt në pak vaj të nxehur derisa të marrin ngjyrë të artë. Nxirrni mishin dhe ruani yndyrën e skuqjes.

Zëvendësim i mundshëm:
Në vend të viçit mund të përdorni edhe mish derri, të rrahur lehtë para skuqjes.

4. Bashkimi i mishit me salcën
Salcën e përgatitur shtojeni në enën ku është skuqur mishi, lëreni të vlojë pak dhe ktheni fetat e viçit brenda. Gatuani disa minuta që shijet të bashkohen dhe mishi të mbetet i butë.

5. Servimi
Shërbejeni pjatën të ngrohtë, të shoqëruar me pure patatesh, patate të ziera ose bukë shtëpie.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

Dy zgjidhje të thjeshta që largojnë erën e keqe nga këpucët brenda një nate

7 February 2026 at 22:55


Lagështia dhe djersa krijojnë bakteret që shkaktojnë erën e keqe – dy metoda të thjeshta ndihmojnë në eliminimin e tyre brenda pak orësh

Era e keqe në këpucë është një problem i zakonshëm, për të cilin flitet pak, por me të cilin përballen shumë njerëz çdo ditë. Ajo shfaqet veçanërisht te personat fizikisht aktivë, sportistët ose ata që kalojnë shumë orë me këpucë të mbyllura. Kur djersa dhe lagështia mbeten brenda këpucëve, krijohen kushtet perfekte për shumimin e baktereve, shkaktarët kryesorë të aromës së pakëndshme.

Edhe pse shumë njerëz përdorin sprej deodorues ose produkte kimike, ekziston një zgjidhje e thjeshtë, ekonomike dhe befasuese që jep rezultate shumë të mira: rëra për mace. Sado e pazakontë të tingëllojë, ky produkt është një aleat i fuqishëm kundër erës së keqe të këpucëve, transmeton Telegrafi.

Si funksionon rëra për mace?

Rëra për mace prodhohet nga materiale me aftësi të lartë thithëse, si argjila natyrale ose silika-gel. Kur një sasi e vogël vendoset në këpucë, idealisht e futur në një çorape të hollë ose në një qese pëlhure, ajo gjatë natës:

  • thith lagështinë e tepërt
  • redukton shumimin e baktereve
  • neutralizon aromat e pakëndshme

Ky truk përdoret shpesh edhe për këpucë sportive, atlete dhe këpucë futbolli, të cilat janë veçanërisht të prirura ndaj djersitjes.

Një alternativë e thjeshtë: qeskat e çajit

Një metodë tjetër e lehtë është përdorimi i qeskave të çajit të thatë. Vendosini në këpucë për disa orë ose gjatë natës. Çaji ka veti natyrale antibakteriale dhe ndihmon në thithjen e lagështisë, duke parandaluar krijimin e aromave të reja. Çaji i zi dhe ai jeshil janë veçanërisht efektivë.

Këshilla shtesë për këpucë gjithmonë të freskëta

  • Thajini mirë këpucët pas çdo përdorimi – lagështia është armiku kryesor
  • Mos i lini këpucët në ambiente të mbyllura pa ajrosje
  • Ndërroni këpucët gjatë javës, mos përdorni gjithmonë të njëjtin palë
  • Vishni çorape pambuku ose materiale që thithin djersën
  • Nëse është e mundur, hiqni shollat e brendshme dhe lërini të thahen veçmas

Me këto truke të thjeshta, këpucët tuaja mund të rifitojnë freskinë pa përdorur produkte të shtrenjta dhe pa aromë artificiale, vetëm me zgjidhje praktike që funksionojnë vërtet. /Telegrafi/

Merrni Omega-3 në mënyrë parandaluese? Një studim i ri tregon pse kjo ndoshta nuk është ideja më e mirë

7 February 2026 at 22:17


Studimi mbi mbi 400 mijë persona ngre pikëpyetje serioze për përdorimin e omega-3 te njerëzit pa sëmundje të zemrës

Acidet yndyrore omega-3 prej vitesh konsiderohen sinonim i shëndetit. Shumë prej nesh i marrin pothuajse rutinë, në formë vaji peshku apo vaji liri, me bindjen se po bëjnë diçka të mirë për zemrën, trurin dhe shëndetin e përgjithshëm. Megjithatë, një studim i ri dhe i gjerë shkencor sjell të dhëna që kërkojnë kujdes, veçanërisht te personat që nuk kanë probleme kardiake.

Tregu i suplementeve ka njohur rritje të madhe vitet e fundit. Nga hekuri dhe vitamina D, deri te kapsulat omega-3, gjithnjë e më shumë njerëz u drejtohen “pilulave të vogla të shëndetit”. Vlerësimet tregojnë se tregu global i suplementeve do të rritet me më shumë se 6 për qind në vit deri në vitin 2029, ndërsa miliona njerëz marrin çdo ditë të paktën një suplement, shpesh pa u konsultuar më parë me mjekun.

Çfarë janë në të vërtetë omega-3 dhe pse janë të rëndësishme?

Omega-3 janë acide yndyrore esenciale që luajnë rol kyç në ndërtimin e qelizave të trurit, ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe uljen e proceseve inflamatore në organizëm. Trupi ynë nuk i prodhon vetë, prandaj duhet t’i marrim përmes ushqimit ose suplementeve.

Burimet natyrore të omega-3 përfshijnë peshqit e yndyrshëm si salmoni dhe skumbria, por edhe burime bimore si fara e lirit, farat chia dhe arrat. Sipas rekomandimeve të NHS, këshillohet konsumimi i dy racioneve peshk në javë. Megjithatë, suplementet janë lehtësisht të disponueshme dhe shpesh shihen si “rruga më e shkurtër” drejt një marrjeje optimale, transmeton Telegrafi.

Ku qëndron problemi?

Studimi, i realizuar nga shkencëtarë të Sun Yat-sen University dhe i publikuar në revistën prestigjioze mjekësore BMJ, analizoi të dhënat e mbi 400.000 personave nga baza UK Biobank, gjatë një periudhe 12-vjeçare.

Rezultatet treguan se te të rriturit e shëndetshëm që merrnin rregullisht vaj peshku u vu re:

  • 13% rritje e rrezikut për zhvillim të fibrilacionit atrial (çrregullim i ritmit të zemrës)
  • 5% rritje e rrezikut për goditje në tru

Këto gjetje janë veçanërisht të rëndësishme sepse lidhen me persona që nuk kishin sëmundje kardiake të diagnostikuara dhe që i merrnin suplementet në mënyrë parandaluese, me qëllimin për të mbrojtur shëndetin.

Një dallim i rëndësishëm: persona të shëndetshëm dhe pacientë me sëmundje të zemrës

Interesant është fakti se i njëjti studim tregoi efekt të kundërt te personat që tashmë kanë probleme me zemrën. Tek ata, marrja e omega-3 u shoqërua me:

  • 15% ulje të rrezikut që fibrilacioni atrial të kalojë në infarkt
  • 9% ulje të rrezikut të vdekshmërisë te pacientët me insuficiencë kardiake

Me fjalë të tjera, ajo që për disa pacientë është e dobishme, për të tjerë mund të jetë e panevojshme ose të mbartë edhe rreziqe shtesë.

A duhet të ndalojmë marrjen e omega-3?

Lidhur me këtë studim reagoi edhe British Heart Foundation, duke theksuar një aspekt shumë të rëndësishëm: studimi tregon lidhje statistikore, por nuk dëshmon drejtpërdrejt shkak-pasojë. Po ashtu, nuk janë specifikuar llojet e vajit të peshkut, dozat apo frekuenca e marrjes, çka lë hapësirë për kërkime të mëtejshme.

Megjithatë, mesazhi kryesor është i qartë: suplementet nuk janë automatikisht të padëmshme vetëm sepse shiten pa recetë.

Çfarë mund të bëjmë tani?

Nëse jemi të shëndetshëm dhe nuk kemi sëmundje të konfirmuara të zemrës, ndoshta është momenti të pyesim veten nëse suplementi është vërtet i nevojshëm, apo nëse omega-3 mund të merret përmes një ushqimi të balancuar. Nëse tashmë përdorim suplemente, biseda me mjekun ose farmacistin nuk është shenjë pasigurie, por një akt përgjegjësie ndaj shëndetit personal.

Sepse, në përpjekjen për të bërë diçka të mirë për veten, shpesh harrojmë një të vërtetë të thjeshtë: as vitaminat dhe as suplementet nuk mund të zëvendësojnë këshillën individuale të specialistit dhe vendimmarrjen e informuar. /Telegrafi/

Yesterday — 7 February 2026Main stream

Momenti që preku botën: Moda, sporti dhe homazhi për Giorgio Armani

7 February 2026 at 21:52


Lojërat Olimpike Dimërore në Milano dhe Cortina u hapën zyrtarisht dje, ndërsa ceremonia madhështore e hapjes mahniti publikun në mbarë botën, veçanërisht përmes homazhit kushtuar ikonës së modës italiane, Giorgio Armani

Ceremonia u hap me një performancë spektakolare të Mariah Carey, e cila edhe një herë dëshmoi fuqinë e saj artistike – si përmes zërit karakteristik, ashtu edhe përmes një paraqitjeje skenike plot elegancë dhe shkëlqim. Muzika, dritat dhe koreografia krijuan një atmosferë solemne, por njëkohësisht emocionale, në përputhje të plotë me frymën olimpike.

Momenti që preku më shumë audiencën ishte segmenti i titulluar “Timeless Elegance” (Elegancë e përjetshme), i cili iu kushtua trashëgimisë së Giorgio Armanit dhe ndikimit të tij të jashtëzakonshëm në kulturën italiane dhe modën botërore. Përmes një defileje simbolike, vajza të veshura me kostume në ngjyrat e flamurit italian – jeshile, e bardhë dhe e kuqe, krijuan vizualisht vetë flamurin e Italisë, duke ndërthurur identitetin kombëtar me estetikën e modës së lartë.

Kostumet e paraqitura në këtë defile janë dizajnuar personalisht nga Giorgio Armani, duke reflektuar filozofinë e tij të njohur: linja të pastra, prerje të përpikta dhe elegancë që i reziston kohës. Ky homazh nuk ishte vetëm një nderim për një stilist, por për një epokë të tërë të modës italiane që Armani e përfaqësoi për dekada, transmeton Telegrafi.

Milano Cortina 2026 Opening Ceremony Highlights | #MilanoCortina2026

Në Milano dhe në Itali në përgjithësi, moda nuk është thjesht industri, por pjesë thelbësore e identitetit kulturor. Pikërisht për këtë arsye, një defile i tillë në një ngjarje sportive të përmasave globale si Olimpiada, dëshmon se moda dhe sporti mund të flasin të njëjtën gjuhë universale: gjuhën e estetikës, disiplinës dhe emocioneve që bashkojnë botën.

Ky moment i ceremonisë së hapjes konfirmoi edhe një herë se Italia di të nderojë trashëgiminë e saj kulturore me dinjitet, ndjeshmëri dhe stil të pakrahasueshëm.

/Telegrafi/

Helmimi me monoksid karboni – simptomat dhe ndihma urgjente paraspitalore

7 February 2026 at 20:30


Monoksidi i karbonit është një “vrasës i heshtur”, pa erë, pa ngjyrë dhe pa shije, i cili vepron shpejt dhe shpesh pa u vërejtur. Njohja e burimeve të rrezikut, simptomave klinike dhe masave të ndihmës urgjente paraspitalore është thelbësore për parandalimin e pasojave fatale

Prof. ass. dr. Isuf Bajrami
Specialist i mjekësisë urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente – Prishtinë

Monoksidi i karbonit (CO) është gaz pa erë, pa ngjyrë dhe pa shije; prania e tij në hapësira dhe lokale nuk mund të vërehet. Përveç këtyre karakteristikave, ai karakterizohet me depërtueshmëri të lartë, prandaj helmimet me monoksid karboni janë të mundshme edhe në ambientet që ndodhen më lart se burimi i gazit.

Monoksidi i karbonit krijohet nga djegia e materialeve që përmbajnë karbon, pa prezencë të mjaftueshme të oksigjenit, gjegjësisht të rrezeve të dritës.

Në natyrë rrallë haset në gjendje të pastër; zakonisht gjendet si përbërës i gazrave të ndryshëm, p.sh. në gazrat e ndriçimit që përmbajnë 6–10% monoksid karboni, si dhe në tym, i cili përmban 0.1–3% monoksid karboni.

Me djegien e celulozës formohen sasi të mëdha të monoksidit të karbonit (deri 46%), ndërsa në gazrat eksplozivë nga 3–10%, madje deri në 60%.

Në gazrat e djegura nga motorët, monoksidi i karbonit merr pjesë rreth 7%.

Simptomat e helmimit me CO me rritjen e nivelit të karboksihemoglobinës (COHb)

  • 10–20: Kokëdhimbje, dispne, zvogëlim i memories, pengesa, dispne e lehtë
  • 20–30: Ndjeshmëri, kokëdhimbje, ndryshim i funksionit të SNQ, dëmtim i pamjes, çrregullim i aftësisë së gjykimit
  • 30–40: Kokëdhimbje, çrregullim i pamjes, ushtimë në veshë, pengesa
  • 40–50: Pengesa, halucinacione, humbje e vetëdijes, konvulsione, ndryshime në sistemin nervor qendror
  • 50–60: Koma, takikardi, takipne, ngjyrë e mavijosur, puls filiform
  • 60–70: Koma e thellë, ndalim i frymëmarrjes, konvulsione, inkontinencë
  • 80: Vdekje

Helmimet në amvisni ose kushte shtëpiake

Rreziku nga helmimi me monoksid karboni (CO) është prezent pothuajse në çdo hapësirë: furra, shpella, garazhe, shkritore metalesh, ndërtimtari, ambiente të ngushta, të pandriçuara dhe të paajrosura, si dhe në shtëpiza të ndërtuara prej metali ku lirohet CO etj.

Duhet potencuar se monoksidi i karbonit lirohet edhe gjatë shpërthimeve në xeherore dhe shpesh bëhet shkaktar i vdekjes së xehetarëve në fatkeqësi. Rreziqet kërcënojnë edhe në amvisni: nga përdorimi i kaloriferëve në dhoma dhe banjo, gjatë përdorimit të gazrave ndriçues, si dhe gazrave nga bombolat e butanit.

Në amvisni, helmimi me monoksid karboni mund të vijë edhe nga defektet në oxhaqe, si dhe gjatë muajve të dimrit nga përdorimi i shporeteve dhe stufave me qymyr.

Të shpeshta janë helmimet gjatë larjes, kur p.sh. gazi digjet për një kohë të gjatë në ambient të ngushtë; në këtë rast harxhohet oksigjeni dhe më pas vazhdon djegia jo e plotë, gjegjësisht në vend të dyoksidit të karbonit (CO₂) formohet monoksidi i karbonit (CO).

Rreziku shfaqet edhe kur hapësirat e vogla ngrohen me propan-gaz, sepse për shkak të shpenzimit të oksigjenit vjen deri te djegia jo e plotë e propanit dhe krijimi i sasive të mëdha të monoksidit të karbonit.

Është e nevojshme që këto ambiente të ventilohen shpesh, gjegjësisht të ndriçohen me rreze dielli përmes hapjes së dritareve.

Njohja e simptomave dhe pasqyra klinike

Monoksidi i karbonit është gaz inert, pa shije, pa erë dhe pa ngjyrë; prezenca e tij mund të regjistrohet vetëm në përbërjen e gazrave të tjerë që kanë erë dhe përmbajnë edhe CO.


Për fat të keq, në fatkeqësi prezenca e monoksidit të karbonit vërehet vetëm me shfaqjen e simptomave të para të helmimit, të cilat janë:

  • Kokëdhimbje e fortë, errësim bilateral i pamjes, dobësim i përgjithshëm dhe më vonë marramendje me humbje të vetëdijes
  • Nauze
  • Takikardi, aritmi, ndryshime iskemike të zemrës në EKG
  • Edemë pulmonare, hiperpne, hipertermi
  • Acidozë metabolike, asfiksi, kolaps
  • Rritje e SGOT
  • Vdekje në 25% të rasteve
  • Pasoqa neurologjike në rastet e rënda të shpëtuara
  • Bronkopneumoni


Si ndodh helmimi me monoksid karboni

Monoksidi i karbonit lidhet me hemoglobinën dhe ka afinitet 150–300 herë më të madh se oksigjeni. Prandaj, në ambiente ku janë të pranishëm oksigjeni dhe monoksidi i karbonit, CO lidhet shumë më shpejt me hemoglobinën, duke formuar karboksihemoglobinë (COHb). Ky komponim ka ngjyrë të kuqe të theksuar.

Duhet theksuar se monoksidi i karbonit lidhet edhe me mioglobinën, e cila përfaqëson rezervuarin e oksigjenit për qelizat muskulore dhe ka strukturë kimike të ngjashme me hemoglobinën.

Ky fakt shpjegon dobësimin e muskujve te personat e helmuar, të cilët shpesh nuk kanë aftësi të ecin drejt daljes apo të hapin dritaret, edhe kur bëhen të vetëdijshëm se me ta diçka nuk shkon.

Helmimi me monoksid karboni varet nga disa faktorë:

1. Koncentrimi i CO në ajër

  1. 0.02–0.05%: dozë toksike kufitare
  2. 0.1%: vdekje pas frymëmarrjes disaorëshe
  3. 0.2%: vdekje pas rreth një ore
  4. 6%: vdekje pas rreth 15 minutash

2. Kohëzgjatja e ekspozimit
3. Frekuenca e frymëmarrjes
4. Veçoritë individuale (gjendja shëndetësore, mosha, gjinia, anemia)

Ndihma urgjente

1. Thirrni ndihmën e shpejtë mjekësore (194, 112)
2. Largoni viktimën nga burimi dhe evakuojeni në ajër të pastër
3. Ndihmoni viktimën të marrë frymë normalisht dhe monitoroni shenjat vitale

Veprimet e para

- Viktimës duhet t’i jepet 100% oksigjen me rrjedhë të lartë, me maskë me rezervuar, për të përshpejtuar përmirësimin.
- Nëse është e nevojshme, aplikohen masat e avancuara të sigurimit të rrugëve të frymëmarrjes.
- Personat te të cilët dyshohet helmim me monoksid karboni duhet të transportohen sa më shpejt në spital.

Ndihma urgjente dhe trajtimi

  • I helmuari duhet të largohet sa më shpejt nga hapësirat e ndotura; frymëmarrja gojë më gojë e zgjatur ose endotrakeale dhe masazhi kardiak aplikohen duke shkaktuar sa më pak lëvizje gjatë transportit, për të kufizuar konsumin e O₂.

  • Të mbahet i helmuari ngrohtë.
  • Kujdes për funksionet respiratore dhe cirkulatore; në rast arresti kardiak: adrenalinë 0.25 mg i.v., goditje transthorakale, elektrostimulim (defibrilator).
  • Në rastet më të rënda merret në konsideratë ndërrimi i gjakut, hemotransfuzioni në raste pa edemë pulmonare.
  • Në edemë pulmonare: Salas ose glicerol (glycerolum) 2 g/kg në 24 h, glukozë 17% 500 ml. Antibioterapi dhe vitaminoterapi, duke përfshirë vitaminën E (tocopherolum 50 mg i.m.).
  • Mund të fillohet heparinizimi me 5000 njësi, 2–3 herë në ditë, kundër trombozave.
  • Hidrokortizon 100–500 mg në perfuzione; më pas prednizon nga goja.
  • Në format e lehta, mjafton nxjerrja në ajër të pastër dhe frymëmarrja e shkurtër artificiale.
  • Monoksidi i karbonit lirohet në gjendje të pandryshuar nga qarkullimi i gazrave; lidhja e tij me hemoglobinën është labile, prandaj ndihma urgjente energjike shpesh ka efekt pozitiv.

Parandalimi i helmimit me monoksid karboni

  • Ajrosni rregullisht kuzhinat, banjat, dhomat e kaldajave dhe garazhet.
  • Mos e lini makinën të punojë në garazh të mbyllur.
  • Mos e mbyllni banjën gjatë dushit nëse përdoret bojler me gaz.
  • Oxhaku duhet të kontrollohet një herë në vit nga profesionistë të autorizuar.
  • Servisoni rregullisht pajisjet që punojnë me gaz.
  • Rekomandohet instalimi i detektorëve të monoksidit të karbonit.
  • Asnjëherë mos ndizni qymyr në ambiente të mbyllura -vdekja mund të ndodhë brenda pak minutash.

/Telegrafi/

Merkuri retrograd në Peshq: Dy muaj reflektimi dhe pastrimi emocional

7 February 2026 at 18:33


Nga 7 shkurti e deri në mesin e prillit 2026, Merkuri lundron në ujërat transformuese të shenjës së Peshqve. Kjo është një mësim që kozmosi synon të na japë gjatë dy muajve në vijim

Dy muaj? A nuk është kjo një kohë jashtëzakonisht e gjatë për Merkurin zakonisht të shpejtë? Nëse jeni adhurues të astrologjisë dhe tashmë intuitivisht po i ndjeni ndryshimet energjetike, përgjigjja është po. Arsyeja pse Merkuri këtë vit qëndron kaq gjatë në shenjën e Peshqve lidhet me faktin se pikërisht këtu ai planifikon lëvizjen e tij retrograde. Surprizë! Ndoshta nuk e keni dëshiruar rikthimin e tij, por ky fenomen planetar rikthehet sërish në skenë, duke sjellë një dinamikë specifike.

Në agjendën kozmike janë çështjet ekzistenciale, rishqyrtimet e mundshme të identitetit, por edhe një ndryshim thelbësor perspektive. Merkuri në Peshq njihet për prirjen e tij për të mjegulluar racionalen, me qëllim që të zgjojë reflektimin dhe kreativitetin. Kur ky tranzit përputhet me lëvizjen e tij të dukshme mbrapsht, planeti i komunikimit merr rolin e udhërrëfyesit tuaj personal shpirtëror. Me fjalë të tjera, synimi i tij është t’ju ndihmojë të “humbni rrugën”, në mënyrë që ta gjeni veten sërish më të vetëdijshëm dhe më të qartë, transmeton Telegrafi.

Koha për ndryshim

Kur Merkuri herën tjetër të ndryshojë shenjë, moti do të jetë më i ngrohtë dhe natyra në lulëzim të plotë. Edhe pse Merkuri në Peshq vepron më butë se ai në Ujor, kjo nuk është aspak një periudhë për rehati pa bazë. Ky aspekt fton në vetëreflektim të thellë, forcim të intuitës dhe rikthim te heshtja. Ku ishit në këtë periudhë vitin e kaluar? Edhe pse viti kalendarik ka nisur, Peshqit mbyllin rrethin zodiak, që do të thotë se ky tranzit paralajmëron një pastrim të madh energjetik përpara hyrjes në Dashin dinamik. Përpara nesh shtrihet një odise e brendshme përmes ujërave, herë pas here të trazuar, të nënndërgjegjes sonë.

Astrologët theksojnë se kjo është një kohë ideale për artikulimin e ndjenjave më të holla, empatisë dhe imagjinatës. Megjithatë, kjo imagjinatë e pasur mbart edhe një kurth të fshehtë: nevojën për të qëndruar me këmbë në tokë, pasi ky aspekt është gjithashtu sinonim i idealizmit dhe mungesës së strukturës. Prisni valë frymëzimi të madh dhe ndjeshmëri të theksuar, por edhe prirje për shpërdorim energjie, sidomos gjatë fazës retrograde të Mërkurit.

Lëvizja retrograde: sprovë apo bekim?

Nga 26 shkurti deri më 20 mars 2026, Merkuri fillon lëvizjen e tij mbrapsht për herë të parë këtë vit. Kjo dezorientim i përkohshëm ka fuqinë të na rikthejë te ajo që është thelbësisht e rëndësishme: lidhja e vërtetë me të tjerët. Merkuri në Peshq na nxit të rishikojmë mekanizmat e empatisë sonë. Si të ndiejmë me të tjerët pa e humbur veten në përvojën e tyre? Si të ofrojmë mbështetje, duke ruajtur njëkohësisht kufij të shëndetshëm personalë?

Nën ndikimin e Jupiterit në Gaforre, këto reflektime orientohen drejt njerëzve tanë më të afërt. Qoftë familja, bashkëpunëtorët apo miqtë e ngushtë, po përgatitemi për biseda të thella dhe domethënëse me ata që përbëjnë përditshmërinë tonë. Fundi i lëvizjes retrograde, më 20 mars, përkon me ekuinoksin pranveror dhe fillimin e sundimit të Dashit, duke shënuar hyrjen në një epokë të re.

Si ndikon ky tranzit në shenjën tuaj të horoskopit?

Klima kozmike nuk vepron njësoj për të gjithë përfaqësuesit e Zodiakut. Ndikimi ndryshon në varësi të hartës suaj natale, por ja disa udhëzime të përgjithshme për këtë aventurë ujore.

Peshqit, Gaforrja, Akrepi
Ju nuk i shmangeni thellësive dhe as analizës së asaj që fshihet nën sipërfaqe. Për fat, ky tranzit kërkon pikërisht këtë nga ju. Një cikël po shkon drejt përfundimit, ndryshimi është i pashmangshëm dhe ju takon ta dalloni se për çfarë bëhet fjalë.

Demi, Bricjapi, Luani
Çuditërisht, kjo periudhë retrograde vepron qetësuese për ju. Pas një fillimi viti që testoi aftësinë tuaj për t’u përshtatur, tani po hyni në një zonë komoditeti. Demat duhet të kenë kujdes të mos e neglizhojnë jetën shoqërore, pasi nevoja për t’u tërhequr nuk duhet t’i përjashtojë njerëzit e dashur.

Peshorja, Ujori, Dashi
Sfida juaj, pavarësisht nëse e pranoni apo jo, është lëshimi i kontrollit dhe shkëputja e vërtetë. Qoftë nga detyrimet profesionale apo nga bota digjitale, marrja e një “shkurti të lirë” mund të rezultojë një lëvizje strategjike për ruajtjen e ekuilibrit mendor.

Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari
Me gjasë tashmë po e ndjeni peshën e këtij tranziti. Edhe pse zotëroni një aftësi të admirueshme përshtatjeje, Merkuri në Peshq përfaqëson testin tuaj final të durimit. Shigjetarët do të duhet të pranojnë një rol më pasiv dhe t’i dorëzohen rrjedhës, ndërsa Binjakët dhe Virgjëreshat do të duhet t’i japin përparësi ndjesisë së brendshme përpara logjikës që zakonisht i udhëheq. /Telegrafi/

Më i fuqishëm se acidi hialuronik? Ky përbërës ofron deri në 20% më shumë hidratim

7 February 2026 at 18:08


Edhe pse acidi hialuronik konsiderohet standardi i artë, hulumtimet tregojnë se beta-glukani mund të ofrojë deri në 20% më shumë hidratim. Zbulojmë pse ky përbërës qetësues është bërë favoriti i ri i dermatologëve për një lëkurë me shkëlqim dhe për rikuperimin e barrierës mbrojtëse

Edhe pse acidi hialuronik për vite me radhë është konsideruar standard i pakontestueshëm në botën e hidratimit, industria e bukurisë kohët e fundit po flet gjithnjë e më shumë për një përbërës që konkurron seriozisht për titullin e aleatit më të dëshiruar të lëkurës së bukur. Bëhet fjalë për beta-glukanin, një molekulë që po përjeton një rritje të vërtetë falë studimeve të reja që konfirmojnë aftësinë e tij superiore për të rigjeneruar, qetësuar dhe hidratuar thellësisht edhe lëkurën më të ndjeshme.

Beta-glukani është një biopolimer me origjinë natyrore, i cili më së shpeshti përftohet nga tërshëra, kërpudhat, majaja apo edhe nga disa baktere të caktuara. Funksioni i tij bazë është i ngjashëm me atë të acidit hialuronik, pasi vepron si një humektant i fuqishëm që tërheq lagështinë, por ekspertët e formulimeve theksojnë një fakt mbresëlënës: ky përbërës mund të jetë deri në njëzet për qind më efikas në mbajtjen e ujit, transmeton Telegrafi.

Unsplash

Ai krijon një shtresë të padukshme mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës, e cila parandalon tharjen, duke e bërë lëkurën të lëmuar dhe elastike në prekje.

Megjithatë, ajo që e veçon këtë përbërës në sytë e dermatologëve është fuqia e tij shëruese. I frymëzuar nga trajtimet mjekësore për rigjenerimin e indeve, brendet prestigjioze po e inkorporojnë gjithnjë e më shpesh beta-glukanin në linjat e tyre, sepse ai zbut linjat e imëta dhe forcon në mënyrë aktive barrierën e lëkurës. Ndryshe nga acidi hialuronik, i cili shpesh ofron një efekt të menjëhershëm, por sipërfaqësor, beta-glukani vepron në mënyrë progresive dhe afatgjatë. Aftësia e tij për të reduktuar inflamacionin dhe skuqjen e bën atë zgjedhje ideale për personat me lëkurë reaktive, por edhe një element të pazëvendësueshëm në kujdesin pas procedurave estetike.

Ekspertët kryesorë botërorë janë të një mendimi se ky është një nga përbërësit më të mirë në kozmetologjinë moderne, sepse kombinohet në mënyrë perfekte me substanca të tjera aktive. Meqenëse është i tretshëm në ujë, ai përzihet lehtësisht me vitaminën C, niacinamidin apo retinolin, duke ofruar dozën e nevojshme të qetësimit që parandalon irritimet. Qoftë nëse përballeni me tharje sezonale, shenjat e para të plakjes apo thjesht synoni një lëkurë të hidratuar, të lëmuar dhe me shkëlqim natyral, beta-glukani është një investim që shpërblehet shumëfish. /Telegrafi/

Kjo është koha më e mirë e ditës për ajrosjen e shtëpisë – ja sa minuta mjaftojnë

7 February 2026 at 17:18


Të gjithë e dimë se ajrosja e shtëpisë është e dobishme, por sa shpesh dhe sa gjatë duhet bërë që të jetë vërtet efektive, si dhe pse është kaq e rëndësishme, ndoshta nuk i dimë gjithmonë

Kur bëhet fjalë për ajrosjen e ajrit, njerëzit zakonisht mund të ndahen në dy kategori kryesore. Në njërën janë ata që i hapin dritaret me fanatizëm sapo zgjohen në mëngjes, pavarësisht nëse jashtë ka diell, shi apo borë, dhe i lënë dritaret hapur për një kohë të gjatë. Në kategorinë tjetër janë ata që i hapin dritaret me hezitim, vetëm për pak çaste, një apo dy minuta, vetëm herë pas here, kur u kujtohet ose kur kushtet atmosferike duken “të përshtatshme”.

E dimë që ajrosja është thelbësore në jetën e përditshme, por ja pse është kaq e rëndësishme dhe sa kohë është e dëshirueshme të zgjasë.

Ul përqendrimin e mikroorganizmave dhe grimcave të dëmshme

“Është e vërtetë që hapja e dritareve mund të sjellë pluhur, polen dhe substanca ndotëse në shtëpi. Megjithatë, ajrosja e banesës është gjithmonë një zakon i shëndetshëm, sepse ul grumbullimin e dioksidit të karbonit që prodhohet gjatë natës, si dhe të përbërjeve të tjera kimike që mund të jenë të pranishme në ambientin e brendshëm. Gjithashtu ndihmon në kufizimin e dendësisë së mikroorganizmave që shumohen në hapësira të mbyllura, veçanërisht në mjedise të lagështa ose të dezinfektuara dobët”, shpjegon María Dolores Cima Cabal, biologe dhe drejtuese e programit master për menaxhimin e mjedisit dhe energjisë në Universitetin Internacional de la Rioja, transmeton Telegrafi.

Rregullat e ajrosjes së mirë (pa humbur energji termike)

Si Cima Cabal ashtu edhe prof. Nistal pajtohen se ajrosja duhet të zgjasë nga 10 deri në 20 minuta.

“Kjo është kohë e mjaftueshme për të rinovuar ajrin pa humbur në mënyrë të panevojshme energjinë termike që përdoret për ngrohje gjatë dimrit”, thotë Cima Cabal.

Prof. Nistal rekomandon ajrosjen herët në mëngjes, kur përqendrimi i nxehtësisë në ajër është më i ulët. Kështu, pasi dritaret të mbyllen sërish, temperatura fillestare rikthehet brenda pak minutash, duke shmangur humbjen e panevojshme të nxehtësisë.

Si të optimizohet ndërrimi i ajrit

Për ta ajrosur shtëpinë sa më shpejt dhe në mënyrë sa më efikase, është e dobishme të krijohet ventilim i kryqëzuar, duke hapur dritare në anë të kundërta të banesës, për të krijuar rryma ajri që sigurojnë ndërrim të shpejtë të ajrit (në këtë rast mjaftojnë vetëm 5 minuta). Dritaret duhet të hapen plotësisht, jo vetëm në pozicion të pjerrët, sepse kjo gjatë dimrit do të shpërndante shumë nxehtësi dhe nuk do të mundësonte qarkullim të shpejtë të ajrit, duke nxitur humbjen e nxehtësisë dhe ftohjen e mureve. Ky proces i shpejtë mund të kryhet 2–3 herë në ditë (në mëngjes, pasdite dhe në mbrëmje para gjumit).

Çfarë duhet shmangur

Kur niveli i smogut jashtë është i lartë, është mirë që shtëpia të ajroset për pak minuta, rreth 5–10, duke krijuar rryma ajri dhe, mbi të gjitha, duke zgjedhur kohën e duhur. Më e mira është herët në mëngjes, kur ajri është më i pastër, pas rënies së errësirës ose vonë në mbrëmje, kur trafiku është më pak intensiv, duke hapur dritare të kundërta për ndërrim më të shpejtë të ajrit.

Më pak grumbullim i organizmave patogjenë

Edhe pse ajrosja nuk e bën shtëpinë sterile, ndërrimi i ajrit ul mundësinë e grumbullimit të mikroorganizmave patogjenë në hapësira të mbyllura, duke reduktuar rrezikun e infeksioneve për banorët. Virologu Nistal shpjegon se të jetuarit në një mjedis steril nuk është i nevojshëm, pasi sistemi ynë imunitar është i aftë të ndërveprojë me shumicën e mikroorganizmave. Qëllimi i ajrosjes nuk duhet të jetë krijimi i një ambienti steril, por ruajtja e cilësisë së ajrit.

A duhet të ajrosni çdo ditë edhe nëse jetoni vetëm?

“Është e vërtetë që ajrosja ul ndjeshëm rrezikun e përhapjes së sëmundjeve respiratore te njerëzit që ndajnë të njëjtën banesë, por ajo duhet të jetë një praktikë e rregullt edhe nëse jetoni vetëm”, thekson Cima Cabal.

“Edhe pse nuk është një zgjidhje magjike, mbetet një praktikë e shkëlqyer për krijimin e një ambienti të shëndetshëm jetese, pavarësisht nga numri i njerëzve që jetojnë aty”, shton Nistal.

Po nëse nuk ajrosni?

Ndërrimi i ajrit gjatë dimrit është shumë i rëndësishëm, sepse në shtëpi prodhohen substanca të dëmshme dhe potencialisht toksike, si pluhuri, monoksidi i karbonit që çlirohet nga flaka e sobës, dyoksidi i karbonit dhe avulli i ujit që krijohet nga aktivitetet e përditshme si larja, dushi, tharja e rrobave apo thjesht prania e njerëzve.

Të gjitha këto substanca ulin sasinë e oksigjenit të disponueshëm në ambient. Pa një ndërrim të duhur të ajrit, ato grumbullohen, duke krijuar një mjedis të ngopur dhe me cilësi të dobët. I ashtuquajturi “ajër i ndenjur” mund të shkaktojë lotim të syve, dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje dhe përqendrim të dobët. /Telegrafi/

Pamje e bukur pa teprime: 3 nuanca flokësh që i përshtaten pothuajse çdo toni lëkure

7 February 2026 at 16:34


Tri ngjyra flokësh që ndriçojnë fytyrën dhe funksionojnë si për nën-ton të ftohtë, ashtu edhe të ngrohtë

Me dimrin 2026 në kulmin e tij, rezultatet për ngjyrat më të preferuara të flokëve tashmë janë të qarta. Këtë sezon, tendencat po largohen nga nuancat shumë të buta, duke i lënë vendin toneve të pasura, kadifeje të kafesë, të zezës dhe bakrit. Edhe pse mund të mos tingëllojnë si risi, këtë herë ato vijnë me një shkëlqim të ri dhe duken më elegante se kurrë.

Më poshtë, zbuloni tri ngjyra flokësh që janë ideale për dimrin 2026, transmeton Telegrafi.

Cashmere Brunette

Shutterstock Editorial

Cashmere Brunette është një nuancë e ngrohtë kakao, që reflekton lehtë tone bezhë dhe ofron një shkëlqim të jashtëzakonshëm pa e rënduar pamjen. Kjo nuancë e ngrohtë funksionon veçanërisht mirë te tonet e ftohta të lëkurës. Për lëkurat me nën-ton të ngrohtë, ekspertët rekomandojnë që rrënja të mbetet lehtësisht neutrale, në mënyrë që ngjyra të duket më e balancuar.

Espresso Black

Bestimage

E zeza e butë dhe mëndafshe për vitin 2026 është misterioze, sensuale dhe luksoze. Këtë vit, e zeza rikthehet, por në një version më të butë. Është perfekte për ata që priren drejt minimalizmit, por që dëshirojnë pak dramë me mirëmbajtje minimale. Tonet neutrale dhe të buta krijojnë një ngjyrë elegante që thekson fytyrën dhe i përshtatet si nën-toneve të ngrohta, ashtu edhe atyre të ftohta të lëkurës. Në sallon, kërkoni një të zezë më të butë me nën-tone espresso.

Alamy

Clementine Copper

Nuancat e bakrit vazhdojnë të evoluojnë drejt toneve të kuqe më të buta dhe më shkëlqyese. Ekspertët theksojnë se për vitin 2026, bakri anon më shumë nga roza. Është elegant dhe duket i freskët. Këshilla kryesore: më pak zjarr, më shumë shkëlqim. Kjo nuancë është shumë përkëdhelëse për një gamë të gjerë tonesh të lëkurës. Clementine Copper është një kafe e kuqërremtë e butë me ngrohtësi bakri - ideja është të duket natyrale, jo tepër e theksuar. /Telegrafi/

A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë

7 February 2026 at 15:14


Kapaciteti total i lidhjes së hekurit, i njohur si TIBC, është një test laboratorik kyç që ofron një pasqyrë më të thellë të gjendjes së hekurit në trup sesa thjesht matja e nivelit të tij në gjak. Rezultatet mund të tregojnë çrregullime serioze si anemia, por edhe mbingarkesë të rrezikshme me hekur.

Kur ndihemi të lodhur dhe të rraskapitur, shpesh mendojmë për mungesë hekuri, por vetëm matja e nivelit të tij në gjak nuk është gjithmonë e mjaftueshme për të marrë një pamje të plotë. Këtu hyn në skenë TIBC (Kapaciteti total i lidhjes së hekurit), testi që mat sasinë maksimale të hekurit që gjaku mund të transportojë. Proteina transferinë, e prodhuar nga mëlçia, luan një rol kyç në këtë proces.

Transferina vepron si një lloj “autobusi” për hekurin, duke e transportuar atë në mënyrë të sigurt drejt palcës kockore për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut ose drejt depozitimit në mëlçi. TIBC, pra, nuk na tregon sa hekur ka aktualisht në gjak, por potencialin total të transportit, ose sa “vende” janë të lira në këtë autobus, transmeton Telegrafi.

Vlerësimi i metabolizmit të përgjithshëm të hekurit

Kjo vlerë rrallëherë vlerësohet e vetme. Ajo është pjesë kyçe e të ashtuquajturit panel i hekurit, i cili përfshin gjithashtu hekurin serik dhe feritinën, proteinë që pasqyron rezervat e hekurit në trup. Pikërisht analiza e të gjithë këtyre parametrave së bashku u mundëson mjekëve të vendosin një diagnozë të saktë dhe të dallojnë gjendje të ndryshme.

Për shembull, ndihmon të sqarohet nëse bëhet fjalë për anemi klasike nga mungesa e hekurit, ku ka mungesë reale hekuri, apo për anemi të sëmundjes kronike, ku rezervat e hekurit janë të mjaftueshme, por trupi nuk mund ta përdorë atë për shkak të proceseve inflamatore. Për këtë arsye, TIBC është një mjet i pazëvendësueshëm në vlerësimin e metabolizmit të përgjithshëm të hekurit.

Vlerat e rritura të TIBC zakonisht janë shenjë se trupi po përpiqet dëshpërimisht të kompensojë mungesën e hekurit. Në një situatë të tillë, mëlçia rrit prodhimin e transferinës, duke dërguar më shumë “autobusë bosh” në qarkullimin e gjakut me shpresën se do të “kapë” çdo molekulë të disponueshme hekuri.

Shkaku më i shpeshtë i kësaj gjendjeje është anemia nga mungesa e hekurit, e shkaktuar nga marrja e pamjaftueshme e hekurit, përthithja e dobët ose humbja kronike e gjakut. Vlerat e rritura të TIBC mund të shfaqen edhe natyrshëm në fazat e vona të shtatzënisë për shkak të nevojave të shtuara të trupit, si dhe ndonjëherë si pasojë e përdorimit të kontraceptivëve oralë ose hepatitit akut.

Nga ana tjetër, vlerat e ulëta të TIBC sinjalizojnë se kapaciteti transportues për hekurin është i zvogëluar. Kjo ndodh për dy arsye kryesore: ose “autobusi” është tashmë plot me pasagjerë, ose “fabrika” që e prodhon atë, mëlçia, nuk funksionon siç duhet. Prandaj, vlerat e ulëta janë karakteristike për gjendjet e mbingarkesës me hekur, siç është hemokromatoza trashëgimore, një çrregullim gjenetik ku hekuri grumbullohet në mënyrë të tepruar në organe.

TIBC i ulur shfaqet gjithashtu te sëmundjet inflamatore kronike, infeksionet dhe disa sëmundje malinje, ku trupi qëllimisht e “fsheh” hekurin nga patogjenët. Dëmtimi i mëlçisë, si cirroza, ul drejtpërdrejt prodhimin e transferinës, ndërsa kequshqyerja dhe disa sëmundje të veshkave mund të çojnë në humbje proteinash dhe, rrjedhimisht, në ulje të TIBC-së.


Si të përgatiteni dhe çfarë nënkuptojnë vlerat?

• Për të përcaktuar TIBC, duhet të paraqiteni në laborator herët në mëngjes, para mëngjesit, esëll, pas tetë deri në dymbëdhjetë orësh pa ushqim.
• Gjithashtu rekomandohet shmangia e suplementeve të hekurit të paktën disa ditë para testit, për të siguruar që rezultatet të jenë sa më të besueshme.

Vlerat referente për të rriturit zakonisht variojnë nga 49 deri në 75 µmol/L, por është e rëndësishme të theksohet se ato mund të ndryshojnë në varësi të laboratorit dhe metodës së matjes.

Informacioni më i rëndësishëm që merret nga raporti midis hekurit serik dhe TIBC-së është llogaritja e ngopjes së transferinës. Ky përqindje tregon se sa “vende” në transferinë janë të zëna nga hekuri. Normalisht, ngopja duhet të jetë midis 20% dhe 50%.

Vlera nën 15% është një tregues i qartë i mungesës së hekurit, ndërsa ngopja mbi 50% tregon mbingarkesë me hekur. Pikërisht ky raport, dhe jo një vlerë e vetme, është kyç për vendosjen e një diagnoze të saktë dhe përcaktimin e trajtimit të mëtejshëm, i cili gjithmonë duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e mjekut. /Telegrafi/

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

7 February 2026 at 00:59


Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet diagnostikë e thelluar

Dhimbja, ulja e ndjeshmërisë së prekjes, ndjesia e shpimit, dobësia muskulore dhe dobësimi i reflekseve në gjymtyrë janë ndër ankesat më të shpeshta të pacientëve me radikulopati, dëmtim i rrënjës nervore që del nga palca kurrizore. Kur shfaqet dhimbja e shpinës, pacientët shpesh mendojnë për radikulopati dhe përpiqen ta zgjidhin problemin me barna të zakonshme kundër dhimbjes. Mjekët theksojnë se analgjezikët klasikë nuk janë efektivë në radikulopati dhe se dhimbja e shpinës nuk është domosdoshmërisht pasojë e ngjeshjes së nervit. Radikulopatia është gjendje serioze që ndikon ndjeshëm në cilësinë e jetës. Për këtë arsye, pacientët shpesh kërkojnë lehtësim edhe përmes mënyrave alternative, ndonjëherë të rrezikshme, si kiropraktika.

Dhimbje me përbërës të veçantë

Simptomat e pakëndshme të radikulopatisë mund të prekin pjesën e qafës së shtyllës kurrizore, kraharorin ose pjesën e poshtme të shpinës. Specialistët theksojnë se shkaku më i shpeshtë i radikulopatisë është hernia e diskut ndërvertebral.

Radikulopatia, me fjalë të thjeshta, nënkupton dëmtimin e rrënjës së nervit që del nga palca kurrizore. Më shpesh është pasojë e presionit të drejtpërdrejtë, por mund të jetë edhe pjesë e një procesi inflamator. Nga kjo rrjedh se shkaku kryesor në shumicën e rasteve është hernia e diskut ndërvertebral, ndërsa më rrallë edhe procese të tjera, për shembull ndryshime tumorale. Radikulopatia zakonisht shfaqet me dhimbje neuropatike, e cila ka përbërës të veçantë dhe dallon sipas karakteristikave dhe mënyrës së trajtimit nga dhimbjet që vijnë nga dëmtimi i indeve të tjera (lëkurë, muskuj, inde lidhëse ose organe të brendshme jashtë sistemit nervor), transmeton Telegrafi.

Radikulopatia prek edhe personat e rinj

Radikulopatia nuk është gjendje që prek vetëm të moshuarit. Specialistët theksojnë se ajo shfaqet edhe te personat e rinj dhe popullata aktive në punë.

Radikulopatia dhe dhimbja në zonën e shtyllës kurrizore nuk janë sinonime; jo çdo dhimbje shpine ka origjinë radikulopatike. Ekzistojnë faktorë rreziku që mund të çojnë në radikulopati, si punët e rënda fizike, ngritja e peshave, por edhe qëndrimi i zgjatur ulur (te shoferët profesionistë, punonjësit e zyrave) ose qëndrimi i gjatë në këmbë (te punëtorët e fabrikave). Njeriu, gjatë evolucionit, ka qenë kryesisht në lëvizje dhe jo i ulur apo në këmbë për periudha të gjata; trupi ynë nuk është evolutivisht i përshtatur për kërkesat e punës që shtron shoqëria moderne.

Barnat klasike kundër dhimbjes nuk ndihmojnë

Në rreth tre të katërtat e rasteve, radikulopatia prek pjesën kryqore-sakrale (pjesën e poshtme të shpinës). Pjesa tjetër lidhet me dëmtimet e pjesës së qafës së shtyllës kurrizore, ndërsa më rrallë me dëmtimet e pjesës së kraharorit.

Simptoma kryesore është dhimbja neuropatike, e cila shfaqet si ndjesi djegieje, shpimi, mpirje dhe ndryshim i ndjeshmërisë së prekjes në zonën përkatëse. Dhimbja ndjek rrugën e rrënjës nervore të dëmtuar (poshtë këmbës ose krahut). Më rrallë vërehet dobësi e muskujve të caktuar dhe çrregullim i funksionit të urinimit, nëse preken strukturat nervore që e kontrollojnë atë. Dhimbjet zakonisht janë të forta dhe nuk reagojnë ndaj barnave klasike kundër dhimbjes. Theksohet se vetëm një pjesë e pacientëve me sindrome dhimbjeje me origjinë nga shtylla kurrizore kanë edhe dhimbje radikulopatike. Për shembull, mund të ketë dëmtim të nyjeve, muskujve përreth ose ligamenteve, me dhimbje të forta, por pa komponent radikulopatik. Prandaj, diagnostikimi i saktë është thelbësor për përcaktimin e terapisë së duhur. Nëse radikulopatia bëhet kronike, është i domosdoshëm trajtim multidisiplinar, me përfshirjen e mjekësisë fizikale, anesteziologjisë dhe psikiatrisë.

Shpesh nevojiten edhe ekzaminime më komplekse

Pacienti duhet të ekzaminohet në mënyrë të detajuar dhe, pas një anamneze të mirë, sipas nevojës të kryhen edhe teste shtesë diagnostikuese (pyetësorë për dhimbjen neuropatike, ekzaminim klinik, imazheri e zonës së prekur, ekzaminim elektromioneurografik).

Në fillim mjaftojnë të dhënat e marra me kujdes dhe ekzaminimi klinik. Nevoja për diagnostikë shtesë vlerësohet rast pas rasti, por imazheria është e domosdoshme kur konfirmohet radikulopatia. Zakonisht fillohet me radiografi (RTG), por shpesh nevojiten metoda më të avancuara, si skaneri (CT) ose rezonanca magnetike (MR). Në prani të simptomave të tjera përveç dhimbjes, si dobësia ose çrregullimet e urinimit – rekomandohet urgjentisht CT ose MR, për të orientuar terapinë sa më shpejt në drejtimin e duhur.

A mund të shërohet radikulopatia?

Radikulopatia mund të shërohet nëse eliminohet shkaku që dëmton rrënjën nervore, por edhe atëherë ekziston mundësia që një pjesë e dëmtimit të ketë ndodhur tashmë dhe disa simptoma të vazhdojnë edhe pas heqjes së shkakut. Dhimbjet e tipit radikulopatik trajtohen me klasa të caktuara barnash (koanalgjetikë), ku përfshihen disa antidepresivë dhe antikonvulsivë, si dhe preparate të tjera. Analgjezikët e zakonshëm zakonisht nuk janë efektivë. Terapia fizikale dhe suplementimi me vitamina, antioksidantë dhe analgjetikë natyralë janë shumë të rëndësishme dhe studimet tregojnë përfitime nga kjo qasje. Gjithmonë duhet vlerësuar trajtimi i shkakut. Në disa raste nevojitet edhe trajtim kirurgjikal, veçanërisht kur shkaku është ndryshim tumorale, hernie e theksuar e diskut ose mungesë përgjigjeje ndaj terapisë standarde.

Si trajtohet radikulopatia apo nervi i ngjeshur në shtyllën kurrizore

Specialistët theksojnë se trajtim kirurgjikal është i nevojshëm, madje i domosdoshëm, në një numër të vogël rastesh të përcaktuara qartë. Suksesi i tij është i konsiderueshëm, por jo i plotë. Për këtë arsye, disa pacientë kërkojnë edhe metoda alternative të pranuara mjekësore, si kiropraktika, osteopatia dhe akupunktura.

Këto terapi përdoren dhe shpesh aplikohen edhe nga mjekë me arsimim standard mjekësor dhe specializim përkatës. Ato mund të jenë të dobishme vetëm nëse kryhen nga personel i kualifikuar. Pacientët që dëshirojnë t’i provojnë këto metoda inkurajohen ta bëjnë këtë me kujdes të veçantë në përzgjedhjen e praktikuesit, pasi ekziston rreziku i keqpërdorimit të profesionit dhe mundësia e përkeqësimit të simptomave për shkak të manipulimeve që kryhen gjatë kiropraktikës. /Telegrafi/

Kjo ngjyrë e veçantë rikthehet fuqishëm: E vështirë për t’u veshur, e pamundur për t’u injoruar

7 February 2026 at 00:56


Si po e përdorin dizajnerët shartezin në koleksionet e reja dhe pse ajo mbetet provë e identitetit personal në modë

Personi që e vesh pa hezitim ngjyrën shartez dërgon automatikisht një mesazh të fortë, ka vetëbesim dhe një ndjenjë të theksuar identiteti personal. Edhe ata që nuk e kanë këtë nuancë në gardërobën e tyre e njohin reputacionin e saj: jashtëzakonisht elegante, por njëkohësisht kërkuese për t’u veshur. Shartezi është një ngjyrë që nuk toleron pasigurinë dhe pikërisht për këtë arsye lë një përshtypje të parë shumë të fuqishme.

Rikthim i fuqishëm

Koleksionet për pranverë/verë 2026 nuk ishin të mbushura me nuancën shartez. Dizajnerët u orientuan më shpesh drejt toneve limetë dhe jeshiles myshkore, por shartezi megjithatë u shfaq dhe atë me shumë kujdes dhe mendim. Në pasarelat e deritanishme, kjo ngjyrë u pa në pjesë të ndryshme veshjesh: nga dorezat, te thekë dekorativë në fustane dhe funde, e deri te aksesorët, duke mos qenë aspak larg asaj që konsiderohet ngjyrë trend për pranverën dhe verën 2026.

Kjo ngjyrë ishte një nga më të kërkuarat në fillim të viteve 2000 dhe pikërisht kompleksiteti i saj është ajo që nxjerr në pah personin që e njeh mirë modën.

Ndoshta ende nuk e keni në gardërobën tuaj, por nëse zgjidhni copën e duhur në këtë ngjyrë, do të lini përshtypje kudo që shfaqeni, transmeton Telegrafi.

Kombinime interesante

Që nga Java e Modës në Paris, e cila shërbeu si një kujtesë për të gjithë adhuruesit e stilit dhe trendeve, e deri më sot, kjo ngjyrë mbart qartazi një lloj pasurie vizuale. Ajo është unike sidomos për faktin se kurrë nuk mund të përcaktoni me siguri nëse ka më shumë pigment jeshil apo të verdhë dhe pikërisht në këtë mënyrë misterioze, ajo e fiton vëmendjen e shikuesit.

Për disa, kombinimi i saj duket i vështirë; për të tjerë, i thjeshtë. Por një gjë është e sigurt – kjo ngjyrë nuk meriton monotoni. Nëse e vishni në pjesët kryesore të një stili, si xhaketë apo fustan, atëherë është në rregull që aksesorët dhe pjesët e tjera të veshjes të jenë më të buta dhe neutrale. Megjithatë, ashtu siç veprojnë shpesh dizajnerët, mos e bëni këtë ngjyrë të mërzitshme, por nxirrni prej saj potencialin e plotë.

Kjo ngjyrë shumë shpejt do t’ju shpërblejë përmes kombinimeve perfekte me ngjyra të tjera. Sapo t’i hapni derën shartezit, kombinimet do të vijnë vetvetiu. Një plus shtesë është padyshim nëse luani edhe me materiale të ndryshme.

Pse është e vështirë të gjendet nuanca e duhur

Një konfuzion shtesë krijohet edhe nga fakti se tregtarët rrallë e përdorin emërtimin shartez, më shpesh do ta gjeni nën emra si “dardhë e errët”. Mënyra më e lehtë për ta dalluar është një pyetje e thjeshtë: a ju bën ngjyra të mendoni me çfarë do ta kombinonit dhe a keni frikë se do të “përplaset” me pjesën tjetër të gardërobës? Nëse përgjigjja është po, ka shumë gjasa që jeni në drejtimin e duhur.

/Telegrafi/

Marihuana mjekësore nën llupë: A ndihmon vërtet kundër dhimbjes, artritit dhe Parkinsonit?

7 February 2026 at 00:19


Shpresë apo iluzion? Marihuana mjekësore përballë provave shkencore

Barnat me bazë kanabisi po bëhen gjithnjë e më popullore në disa pjesë të botës. Ato përdoren për lehtësimin e dhimbjes, simptomave të sëmundjes së Parkinsonit, artritit, ankthit dhe pagjumësisë. Megjithëse pothuajse 9 nga 10 të rritur amerikanë mbështesin përdorimin e barnave me bazë kanabisi, hulumtimet më të fundit tregojnë se këto barna nuk ofrojnë asgjë më shumë sesa efektin placebo. Njëkohësisht, theksohet se marihuana mjekësore mund të ketë edhe efekte të shumta anësore të padëshiruara.

Disa studime tregojnë se adoleshentët që përdorin kanabis me përqindje të lartë përbërësish aktivë kanë më shpesh simptoma psikotike dhe rrezik më të madh për zhvillimin e çrregullimit të ankthit të përgjithësuar.

Kanabisi dhe dhimbja kronike neuropatike

Një rishikim i përditësuar shkencor tregon se nuk ekzistojnë prova të qarta se barnat me bazë kanabisi mund të lehtësojnë simptomat e dhimbjes kronike neuropatike. Dhimbja kronike neuropatike është pasojë e dëmtimit të nervave.

Kjo dhimbje zakonisht shfaqet në formën e:

  • ndjesisë së shpimit
  • djegies
  • pickimit
  • ndjesisë së ftohtësisë
  • “goditjes elektrike”
  • ose mpirjes së një pjese të trupit

Barnat ekzistuese ndihmojnë vetëm një numër të vogël pacientësh, prandaj është rritur interesimi për terapi alternative, siç janë barnat me bazë kanabisi.

Barnat me bazë kanabisi mund të jenë marihuanë bimore ose përbërës të izoluar të bimës së kanabisit, si tetrahidrokanabinoli (THC). Ato mund të përdoren përmes inhalimit, spërkatësve oralë, tabletave, kremrave dhe flasterëve që vendosen në lëkurë.

Një studim i ri përforcon më tej provat se përfitimet e marihuanës mjekësore për dhimbjen kronike shpesh janë të mbivlerësuara. Edhe pse shumë persona mbështeten te kanabisi për lehtësimin e dhimbjes, studimi thekson se kjo përdorim nuk bazohet në prova të forta shkencore. Gjetjet më të fundit tregojnë se barnat me bazë kanabisi nuk ofrojnë më shumë sesa efekt placebo, transmeton Telegrafi.

Analiza e tri llojeve të produkteve

Një rishikim i 21 studimeve klinike, me pjesëmarrjen e më shumë se 2.100 të rriturve, krahasoi efektin e marihuanës mjekësore dhe placebos në dhimbjen kronike neuropatike.

U analizuan tri lloje produktesh:

  • produkte që përmbajnë THC (përbërësi psikoaktiv i marihuanës)
  • produkte me CBD (përbërës që nuk shkakton efekt psikoaktiv)
  • produkte të kombinuara THC/CBD

U konstatua se asnjë nga këto tri kategori produktesh nuk e uli dhimbjen më shumë sesa placeboja.

Gjithashtu theksohet se marihuana mjekësore mund të ofrojë një farë lehtësimi subjektiv, por rreziqet e produkteve me THC, CBD dhe atyre të kombinuara mund të tejkalojnë përfitimet e mundshme.

Personat që përdorën produkte me THC raportuan më shpesh efekte anësore, si marramendje, përgjumje, për shkak të të cilave disa pacientë u tërhoqën nga studimet.

Prova të dobëta dhe të pamjaftueshme

Ky studim lidhet me një rishikim nga viti 2025, i cili përfshiu më shumë se 2.500 studime dhe arriti në përfundimin se nuk ka prova të mjaftueshme për vetitë e supozuara shëruese universale të marihuanës për shumicën e gjendjeve shëndetësore.

Provat që marihuana mjekësore ndihmon në:

  • pagjumësi
  • ankth
  • çrregullim post-traumatik
  • sëmundjen e Parkinsonit
  • artrit reumatoid

janë vlerësuar si të dobëta, të kufizuara ose të pamjaftueshme.

Te cilët pacientë mund të ndihmojë

Megjithatë, vihet re se kanabisi mund të ofrojë lehtësim real të të përzierave të shkaktuara nga kimioterapia, si dhe të ndihmojë në rritjen e peshës trupore te pacientët me HIV/AIDS që vuajnë nga humbja e oreksit. Specialistët theksojnë se nevojiten studime shtesë për të vlerësuar përdorimin e kanabisit në lehtësimin e dhimbjes.

“Cilësia e studimeve aktuale është përgjithësisht shumë e ulët për të nxjerrë përfundime të forta. Nevojiten studime më të mëdha dhe të dizajnuara mirë, si dhe trajtime që zgjasin të paktën 12 javë. Në studime duhet të përfshihen edhe persona me sëmundje fizike dhe mendore, në mënyrë që të kuptojmë plotësisht përfitimet dhe mangësitë e barnave me bazë kanabisi”, ka deklaruar autori kryesor i rishikimit më të fundit, Winfried Häuser. /Telegrafi/

Kamerierët na “lexojnë” për më pak se 30 sekonda: 8 gjëra që i vërejnë menjëherë dhe që ndikojnë në shërbim deri në fund

6 February 2026 at 23:44


Psikologët shpjegojnë pse përshtypja e parë në restorant nuk është rastësi dhe si sjellja jonë përcakton mënyrën si do të trajtohemi

Mënyra se si na afrohet një kamerier shpesh duket e rastësishme. Ndonjëherë është i ngrohtë dhe i buzëqeshur, herë të tjera i rezervuar dhe formal. Megjithatë, sipas përvojës së njerëzve që kanë punuar me vite në gastronomi, por edhe sipas shpjegimeve të psikologëve, kjo diferencë rrallëherë është e rastësishme.

Përshtypja e parë krijohet brenda pak dhjetëra sekondash. Në këtë kohë shumë të shkurtër, kamerieret vërejnë një sërë sinjalesh të vogla që i ndihmojnë të kuptojnë se çfarë lloj mysafiri kanë përballë. Këto vlerësime ndikojnë në ritmin e shërbimit, shpeshtësinë e afrimeve te tavolina dhe madje edhe në gatishmërinë për të përmbushur kërkesa shtesë.

Ky tekst bazohet në biseda me kamerierë me përvojë dhe specialistë të psikologjisë, të cilët shpjegojnë pse këto vlerësime shpesh rezultojnë çuditërisht të sakta, transmeton Telegrafi.

1. Si reagon mysafiri kur kamerieri afrohet te tavolina

A e ngre shikimin, vendos kontakt me sy dhe e ndërpret bisedën, apo mbetet i përqendruar te telefoni?

Nga këndvështrimi i psikologjisë sociale, kjo është çështje njohjeje bazë. Kur një person ndihet i vënë re dhe i respektuar, rritet gatishmëria për bashkëpunim dhe komunikim të ngrohtë. Kur kamerieri trajtohet si njeri, e jo si funksion, marrëdhënia ndryshon menjëherë.

2. Gjendja e tavolinës pak minuta pas uljes

Kamerierët me përvojë thonë se gjendja e tavolinës tregon shpejt raportin e mysafirëve me hapësirën e përbashkët. Peceta të shpërndara, qese sheqeri të grisura dhe meny të lëna pa kujdes shpesh lidhen me sjellje më kërkuese gjatë qëndrimit.

Psikologët e shpjegojnë këtë si raport ndaj kufijve dhe përgjegjësisë. Mënyra se si sillemi në një hapësirë që nuk është e jona shpesh pasqyron nivelin e respektit për të tjerët.

3. Mënyra si porositet edhe gjëja më e thjeshtë

Edhe porosia e një gote uji dërgon një mesazh të qartë. Dallimi mes lutjes dhe urdhrit vihet re menjëherë.

Në psikologjinë e komunikimit, toni i kërkesës zbulon stilin e personalitetit. Njerëzit që flasin me qetësi dhe mirësjellje perceptohen si më stabilë emocionalisht, gjë që ul tensionin edhe te bashkëbiseduesi.

4. Përdorimi i fjalëve bazë të mirësjelljes

“Ju lutem” dhe “faleminderit” janë bërë aq të rralla, sa sot konsiderohen përjashtim. Pikërisht për këtë arsye, kamerierët i mbajnë mend.

Mirënjohja zgjon tek njerëzit dëshirën për t’u përpjekur më shumë, për të ndihmuar dhe për të bërë një hap shtesë.

5. Si bëhen pyetjet për menynë

Ka dallim të madh mes interesimit të sinqertë dhe ankesës së irrituar. Kamerierët përgjigjen më me dëshirë ndaj pyetjeve konkrete sesa ndaj pakënaqësisë së përgjithshme.

Nga këndvështrimi psikologjik, mënyra e pyetjes përcakton nëse bashkëbiseduesi ndihet partner apo objekt kritike.

6. Reagimi ndaj pritjes

Durimi ose padurimi shfaqen shumë shpejt. Njerëzit me tolerancë të ulët ndaj frustrimit shpesh ia kalojnë fajin personit më të afërt, edhe kur ai nuk ka kontroll mbi situatën.

Kamarierët e lexojnë këtë si sinjal të rëndësishëm për komunikimin e mëtejmë.

7. Gjuha e trupit në tavolinë

Tensioni, rrotullimi i syve dhe psherëtimat flasin po aq sa fjalët. Qëndrimi i relaksuar, buzëqeshjet e lehta dhe biseda e pranishme sinjalizojnë një atmosferë të sigurt dhe të këndshme.

Komunikimi joverbal përbën pjesën më të madhe të mirëkuptimit njerëzor, dhe njerëzit që punojnë me mysafirë zhvillojnë aftësi të jashtëzakonshme për ta lexuar atë.

8. Qëndrimi ndaj anëtarëve më pak të dukshëm të stafit

Mënyra si një mysafir sillet ndaj personit që sjell ujin apo largon pjatat vëzhgohet me kujdes. Në psikologjinë sociale vlen prej kohësh rregulli se karakteri zbulohet më qartë në raport me ata që kanë më pak pushtet.

Mungesa e respektit ndaj stafit ndihmës pothuajse gjithmonë ndikon edhe në sjelljen e kamerierit kryesor ndaj tavolinës.

Pse këto vlerësime shpesh rezultojnë të sakta

Këto vlerësime të shpejta nuk janë paragjykime, por mënyrë funksionale e orientimit në një mjedis dinamik dhe shpesh stresues. Kamerierët gjatë ndërrimit duhet të shpërndajnë energjinë, vëmendjen dhe kapacitetin emocional.

Psikologët theksojnë se përshtypjet e para shpesh janë të sakta sepse bazohen në modele sjelljeje që përsëriten. Sinjalet e vogla janë shpesh më të besueshme se fjalët që thuhen më vonë.

Lajmi i mirë është se shumica e këtyre sinjaleve mund të ndryshohen lehtë. Mirësjellja, durimi dhe respekti bazë nuk kërkojnë përpjekje të mëdha, por pothuajse gjithmonë e bëjnë gjithë përvojën e ngrënies më të këndshme.

Sepse në restorant nuk mbahet mend vetëm çfarë u shërbye, por edhe si u sollën njerëzit përreth tavolinës. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Hunda “pistë skish” po pushton kirurgjinë estetike: Çfarë fshihet pas bukurisë së imponuar?

6 February 2026 at 21:27


Ekspertët paralajmërojnë se prirjet estetike të momentit mund të lënë pasoja të përhershme fizike dhe psikologjike

Cikli i pandërprerë i modave është bërë për shumë njerëz i lodhshëm, madje shterues. Nga mënyra e veshjes dhe ushqyerjes, te bukuria dhe pamja fizike, presioni për të qenë gjithmonë “në hap me kohën” shpesh krijon ndjenjë pamjaftueshmërie dhe pasigurie personale.

Ky presion nuk ka kursyer as kirurgjinë estetike, ku muajt e fundit është vërejtur një rritje e madhe e kërkesave për një pamje shumë të stilizuar të hundës, e përshkruar si hundë në formë piste skish, një hundë e ngushtë, me shpinë të gropëzuar dhe majë të vogël, të ngritur artificialisht.

Çfarë nënkupton kjo formë e hundës?

Bëhet fjalë për një pamje të arritur përmes operacionit estetik të hundës, e karakterizuar nga:

  • shpinë e lëmuar me gropëzim të theksuar,
  • ngushtim i tepërt i strukturës,
  • majë e vogël dhe e ngritur dukshëm.

Qëllimi është krijimi i tipareve të idealizuara të fytyrës, të cilat në hapësirat digjitale paraqiten shpesh si model i imponuar bukurie, ndonëse në realitet kjo formë u përshtatet vetëm një numri shumë të vogël fytyrash, transmeton Telegrafi.

Përvoja personale: pritshmëri të larta, zhgënjim i heshtur

Një grua e re, e cila iu nënshtrua këtij operacioni, ka treguar se kishte ëndërruar për ndryshimin e hundës që në adoleshencë, nën ndikimin e kulturës masive dhe imazheve të idealizuara të bukurisë.

Megjithëse ndërhyrja u krye në kushte mjekësore, rezultati për të ishte tepër i theksuar dhe jo në harmoni me tiparet e saj natyrore.

Ajo pranon se edhe sot, në momente pasigurie emocionale, mendimi për një ndërhyrje tjetër i kalon në mendje, ndonëse është e vetëdijshme se kjo do ta largonte edhe më shumë nga identiteti i saj natyror dhe familjar.

Paralajmërimet e specialistëve

Sipas specialistëve të shëndetit mendor dhe kirurgëve estetikë, ndikuesit në rrjetet sociale që publikojnë fotografi “para dhe pas ndërhyrjes” luajnë një rol të madh në normalizimin e pritshmërive joreale.

Kirurgët raportojnë rritje të dukshme të kërkesave për këtë formë hunda, duke theksuar se, ndryshe nga moda apo stili i flokëve, ndërhyrjet kirurgjikale janë të përhershme.

Ajo që sot paraqitet si bukuri ideale, pas disa vitesh mund të perceptohet si e tepruar ose e panatyrshme.

Rreziqet fizike dhe periudha e rikuperimit

Ekspertët paralajmërojnë se kjo formë hunda:

  • dobëson strukturën mbështetëse të hundës,
  • rrit nevojën për ndërhyrje të përsëritura korrigjuese,
  • shoqërohet me periudhë të vështirë rikuperimi, shpesh me dhimbje dhe parehati të theksuar.

Pacientët e përshkruajnë rikuperimin si një përvojë të rëndë fizike dhe emocionale, që nuk reflektohet në imazhet e bukura të shpërndara në hapësirat digjitale.

Pasojat psikologjike dhe humbja e identitetit

Një aspekt shqetësues i kësaj prirjeje është ndikimi në identitetin personal. Shumë persona pas operacionit shprehen se nuk i ngjajnë më askujt në familjen e tyre dhe ndihen të shkëputur nga tiparet që i kanë përkufizuar ndër breza.

Specialistët theksojnë se presioni për t’u larguar nga tiparet natyrore ka ekzistuar prej kohësh, por sot është përforcuar ndjeshëm nga krahasimet e vazhdueshme në rrjetet sociale.

Si duhet të duket një hundë e harmonizuar?

Nga këndvështrimi mjekësor, një hundë e balancuar:

  • ka shpinë të drejtë ose me kontur shumë të lehtë,
  • kalim të butë drejt majës,
  • ruan raportet natyrore me pjesën tjetër të fytyrës.

Kur gropëzimi i shpinës është i tepruar dhe maja shumë e ngritur, krijohet forma e pistës së skive, e cila shpesh perceptohet si jo harmonike dhe artificiale.

@dr.quatela Barbie nose style 👃🏻 La paziente desiderava un naso più armonioso, naturale e in linea con i suoi tratti. Il risultato? Un profilo perfettamente bilanciato, femminile e definito, realizzato in stile Barbie nose, mantenendo sempre proporzione e coerenza con il viso. ✨ 📍 Milano Per maggiori informazioni: 📞 331 204 7643 / 338 398 6377 📩 studiomedicoquatela@gmail.com #barbienose #nose #surgery #rhinoplasty #rinoplastica #beauty #milano ♬ suono originale - Dr.Quatela

Përfundim

Një prirje që në pamje të parë duket e padëmshme, në realitet mund të ketë pasoja afatgjata estetike, funksionale dhe psikologjike. Për këtë arsye, specialistët bëjnë thirrje për vetëdije, informim dhe respekt ndaj tipareve natyrore.

Bukuria që zgjat nuk është ajo që ndjek verbërisht modën e momentit, por ajo që ruan harmoninë, identitetin dhe shëndetin afatgjatë. /Telegrafi/

Aty ku fillon jeta: Dr. Pranvera Zejnullahu Raci, mes misionit të mjekësisë, përgjegjësisë njerëzore dhe humanizmit

6 February 2026 at 19:54


Një ndërthurje e praktikës klinike, përgjegjësisë etike dhe politikave të shëndetit publik, e ndërtuar mbi trajektoren akademike, klinike dhe institucionale të Dr. Pranvera Zejnullahu Raci, me fokus në shëndetin riprodhues të gruas, sfidat strukturore të sistemit shëndetësor në Kosovë dhe etikën profesionale në formimin e brezave të rinj të mjekësisë

Ka profesione që ndërtohen mbi dije dhe ka profesione që mbajnë peshën e jetës vetë. Mjekësia i përket këtij dimensioni të dytë, aty ku shkenca dhe humanizmi nuk ecin veçmas, por si një trup i vetëm. Në veçanti gjinekologjia, një fushë ku jeta nuk nis si koncept abstrakt, por si realitet konkret, i brishtë dhe i shenjtë, që kërkon mbrojtje, përkushtim dhe vendime të sakta në çdo moment.

Gjinekologu është mjeku i pragut të jetës. Ai është i pranishëm aty ku fillon një histori njerëzore, ku një grua përjeton ndoshta momentin më të rëndësishëm të ekzistencës së saj dhe ku një familje lind bashkë me një fëmijë. Në këtë pikë, profesioni pushon së qeni thjesht zanat dhe shndërrohet në mision.

Në këtë hapësirë të ndjeshme, ku përgjegjësia profesionale dhe ajo morale bashkohen, Dr. Pranvera Zejnullahu Raci ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe të respektuar, duke u profilizuar si një nga figurat që përfaqëson seriozitetin, qetësinë profesionale dhe përkushtimin afatgjatë ndaj shëndetit të gruas në Kosovë.

Me formim bazik në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, specializim në Gjinekologji me Obstetrikë dhe me titullin PhD në Biomedicinë dhe Shkencat Mjekësore nga Universiteti i Zagrebit, ajo ka bashkuar në mënyrë organike praktikën klinike, angazhimin akademik dhe kërkimin shkencor. Që nga viti 2004, ajo është e angazhuar si asistente në Fakultetin e Mjekësisë, duke kontribuar në edukimin praktik të studentëve, ndërsa që nga viti 2012 ushtron profesionin e mjekes specialiste në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK.

Profili i saj profesional shtrihet edhe në fushën e kërkimit shkencor, me publikime në revista ndërkombëtare të indeksuara në Web of Science dhe Scopus, ku trajton tema me rëndësi të veçantë për shëndetin publik, si infeksioni me HPV, vaksinimi dhe lidhja e tij me kancerin e qafës së mitrës në Kosovë. Këto studime e pozicionojnë atë jo vetëm si mjeke klinike, por edhe si zë shkencor në adresimin e problemeve strukturore të shëndetit të gruas. Aktualisht është trajnuar dhe punon në veçanti në fushën e trajtimit të problemeve të infertilitetit dhe menopauzës.

Në vitin 2022, Dr. Pranvera Zejnullahu Raci u emërua Ushtruese e Detyrës së Drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, duke marrë përsipër drejtimin e një prej institucioneve më komplekse në vend. Një përvojë që i dha asaj një këndvështrim të drejtpërdrejtë mbi sfidat e sistemit shëndetësor, përgjegjësinë institucionale dhe raportin mes politikës shëndetësore dhe nevojave reale të qytetarëve.

Në këtë intervistë, ajo ndan reflektime nga përvoja e saj profesionale dhe akademike.

Profesioni, jeta, përgjegjësia dhe njeriu pas mantelit të bardhë

Çfarë ju ka mësuar përvoja shumëvjeçare në gjinekologji për natyrën njerëzore dhe për raportin e gruas me shëndetin e saj?

Pas një përvoje gati 20-vjeçare në profesionin tim, nga koha kur kam filluar specializimin në këtë lëmi, e them shpeshherë edhe me humor se, për dallim nga shumë specializime të tjera, ky yni trajton në veçanti shëndetin e gruas dhe, në veçanti, komponentën riprodhuese të saj. Natyra humane e gruas është shumë komplekse, ku përfshihen komponentë biologjikë, ndërveprimi hormonal që është në tentativë për një ekuilibër të dëshirueshëm, psikologjia e veçantë e gruas dhe ndikimi gjithnjë e më i fortë i faktorëve socialë dhe ambientalë në shëndetin e saj. Ndër vite kam vërejtur se gratë, në përgjithësi, nuk e kanë pasur shëndetin e tyre prioritar në raport me hallet dhe sfidat e fëmijëve dhe familjarëve të tyre. Viteve të fundit, trendi i përkujdesjes për shëndetin e tyre është në rritje. Besoj se në këtë kanë ndikuar shkollimi, pavarësia financiare dhe qasja më e lehtë në informacione përmes platformave digjitale. Uroj që ky trend të vazhdojë për së mbari.

Si ndryshon perceptimi i jetës kur çdo ditë je dëshmitare e fillimit të saj?

Profesioni i obstetër-gjinekologëve konsiderohet ndër më të vështirët dhe më sfiduesit në mjekësi. Por, pavarësisht gjithë sfidave dhe lodhjeve konstante që përjetojmë, jemi me fat që, bashkë me mamitë, të përjetojmë çdo ditë atë që është mrekullia vetë: lindja e një jete të re. Procesi, sado që të jetë fiziologjik si rrjedhë, ka rreziqet dhe sfidat e tij, si për nënën që sjell në jetë bebin, ashtu edhe për stafin mjekësor që ndihmon në lindje. Nuk mund ta imagjinoni atë ndjenjë që përjetojmë ne kur dëgjohet e qara e parë e fëmijës pas lindjes. Bashkë me nënën, e cila është gati në një dimension tjetër të përjetimit emocional të këtij momenti, edhe stafi në sallën e lindjes përjeton momentet e bukura dhe, njëkohësisht, stresin që bartim në rastet me risk të lartë.

E dua këtë profesion sepse çdo ditë mundohem të bëj dikë të ndihet e jashtëzakonshme duke përjetuar lindjen e foshnjës së saj.

Mjekësia mes empatisë njerëzore dhe politikave të shëndetit publik

A mendoni se shoqëria jonë e vlerëson mjaftueshëm rolin e gjinekologut, jo vetëm si mjek, por si figurë kyçe në shëndetin publik?

Gjinekologët, duke qenë të konsideruar edhe si mjekë-kirurgë, shpeshherë anashkalohen plotësisht nga grupet punuese apo nga politikëbërja, e cila shqyrton dhe miraton strategjitë për ruajtjen dhe promovimin e shëndetit publik të popullatës. Një shembull konkret është përjashtimi i konsultave me gjinekologë në rastin e vendosjes për llojin e vaksinës kundër HPV-së dhe programet e skriningut për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Besoj se në të ardhmen inputi i secilit nga specialistët e fushave të ndryshme do të prodhonte dokumente dhe protokolle që, në rend të parë, kanë shëndetin e gruas.

Si ruhet balanca mes profesionalizmit shkencor dhe empatisë njerëzore në një fushë kaq emocionalisht të ngarkuar?

Kjo balancë është esenciale për punë në gjinekologji dhe mjekësi në përgjithësi. Mjeku, në bazë të njohurive të fituara gjatë shkollimit të gjatë, përvojës profesionale ndër vite dhe zbatimit të protokolleve më të mira të bazuara në të dhëna shkencore, duhet t’i trajtojë pacientët. Por duhet pasur parasysh edhe fakti se ndonjëherë suksesi dhe trajtimi i duhur kërkojnë një qasje të tillë me pacientin, ku ai duhet të krijojë besim te mjeku dhe te mënyra e trajtimit. Komunikimi i vazhdueshëm në çdo hap të procesit të trajtimit të pacientit është esencial, konsideroj unë. Mirësjellja dhe përulësia në një profesion që është shumë i vështirë janë thelbësore. Përballimi i situatave të vështira me një buzëqeshje dhe gjetja e kënaqësive në gjëra të vogla na ndihmojnë të tejkalojmë momentet e vështira. Shumica nga ne i bartim me vete jashtë spitalit të gjitha ato emocione dhe kjo, me kohën, na bën të jemi në një gjendje “burnout”. Ky është një prej çmimeve që paguajmë gjithashtu. Asgjë në jetë, e as në profesionin e mjekut, nuk është bardh e zi; gjithçka është kombinim ngjyrash, përvojash dhe emocionesh që na përcjellin në jetë dhe në punën e përditshme.

Sistemi shëndetësor përballërealitetit: reforma, nataliteti dhe përgjegjësia institucionale

Në çfarë mase angazhimi juaj akademik ka ndikuar në mënyrën se si e ushtroni praktikën klinike?

Që nga viti 2004 kam qenë pjesë e stafit të Fakultetit të Mjekësisë, përvojë e jashtëzakonshme puna me studentët. Një pjesë e tyre tanimë janë kolegë të mi. Pjesa akademike dhe ajo profesionale e plotësojnë njëra-tjetrën dhe, normalisht, të bëjnë të ndihesh shumë më komod në vendimmarrje në baza ditore. Përcjellja e risive në fushën në të cilën punojmë është parakusht për të ecur përpara. Mjekësia është një profesion ku shkollimi dhe edukimi nuk përfundojnë asnjëherë. Mbajtja e një mentaliteti të zhvillimit konstant dhe pranimi i faktit se “akoma nuk kemi parë të gjitha” deri në ditën që do të dalim në pension na lejon të mësojmë nga çdo rast.

Më pengon shumë fakti se Fakulteti i Mjekësisë dhe QKUK realisht funksionojnë si dy entitete komplet të ndara në aspektin organizativ dhe funksional, përderisa do të duhej të ishin në simbiozë me njëra-tjetrën. Ky fakt e ka vështirësuar shumë ndër vite punën e stafit akademik nëpër klinika dhe, njëkohësisht, ka krijuar një ndarje artificiale të stafit akademik dhe joakademik, me pasoja për mbarëvajtjen e mësimit dhe qasjen e plotë të studentëve në punë praktike me pacientë. Gjërat duhet të thuhen troç dhe pa hezitim kur nuk ecin mbarë, sepse vetëm kështu mund të përmirësohemi dhe të tentojmë të mbajmë hapin me institucionet relevante simotra, së paku në rajon.

Duke u bazuar në përvojën tuaj shkencore dhe institucionale, sa i informuar është sot komuniteti për parandalimin e sëmundjeve gjinekologjike?

Pavarësisht qasjes shumë më të lehtë në informacione, kemi ende shumë punë për të bërë për të sensibilizuar gratë për mundësinë e parandalimit me kohë të shumë patologjive gjinekologjike. Përfitoj nga rasti të potencoj një patologji që është plotësisht e parandalueshme: kanceri i qafës së mitrës. Çdo grua duhet të informohet dhe t’i ofrohet testimi i rregullt përmes PAP-testit ose testimit për HPV me risk të lartë, me ç’rast do të mund të diagnostikonim displazitë më herët dhe, rrjedhimisht, të parandalonim zhvillimin e kancerit cervikal.

Shpresoj që në Kosovë të jetësohet skriningu i organizuar për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, ku çdo grua, bazuar në protokollet standarde që janë të aprovuara edhe te ne, të testohet rregullisht përmes citologjisë dhe, pas moshës 30-vjeçare, edhe për HPV me rrezik të lartë. Ne ende testimin e kemi në baza vullnetare dhe jo në mënyrë të organizuar.

Kosova përballet me rënie të natalitetit. Cilat do të ishin sugjerimet tuaja profesionale për nxitjen e lindshmërisë, dhe sa e vështirë është të flitet për rritje të natalitetit kur familjet përballen me pasiguri financiare, mungesë mbështetjeje sociale dhe kosto të larta të jetesës?

Keni prekur një temë shumë me interes. Nataliteti në rënie është problematikë që duhet trajtuar tani, për të pasur rezultate shumë, shumë vite më vonë. Kosova aktualisht, përveç rënies së natalitetit, ka edhe një problem të madh me emigrimin e të rinjve në mënyrë shumë të ndjeshme. Migrimi me shifra alarmante për një vend me popullatë shumë të vogël do të kontribuojë dukshëm në problemet e lindshmërisë dhe tentativave për rritjen e natalitetit. Nga Kosova ikin të rinjtë në moshën e riprodhimit, rrjedhimisht do të kemi më pak fëmijë të lindur në vitet në vijim dhe gjithnjë e më shumë popullatë në moshë të shtyer e pa mbështetje, jo vetëm financiare, por edhe emocionale e familjare. Uroj që Kosova të bëhet mirë në aspektin ekonomik dhe të stabilitetit financiar, një vend atraktiv për të rinjtë, ku ata mund të punojnë dhe të krijojnë familjet e tyre këtu; përndryshe, nuk shoh tjetër rrugëdalje.

Si e përjetuat përgjegjësinë e drejtimit të SHSKUK-së dhe çfarë ju mësoi ajo për funksionimin real të sistemit shëndetësor?

Një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur në detaje, për shkak të periudhës shumë të shkurtër të qëndrimit tim në krye të SHSKUK-së. Por, për arsye se unë kam vendosur të jetoj dhe të kontribuoj në Kosovë, e ndiej për obligim ta them se përvoja ime aty më ka mësuar se sistemi aktual shëndetësor duhet reformuar rrënjësisht. Çdo tentativë për të bërë ndryshime të vogla ligjore, nga niveli ministror e deri në AMF më të vogla në nivel fshati, është vetëm një fasadë që nuk e rregullon këtë problematikë. Unë kam identifikuar si faktorë kyç: decentralizimin e një mega-strukture si SHSKUK-ja aktuale; me urgjencë duhet të fillojë aplikimi i Sistemit Informativ Shëndetësor, sigurimet shëndetësore dhe ndryshimi i ligjit për prokurimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Ka qenë e pakapshme për mua komoditeti i një burokracie administrative, e cila të gjitha këto kërkesa urgjente për trajtim i merr me aq qetësi dhe pa vullnet për t’i ndezur motorët, saqë më është krijuar përshtypja se trajtimi adekuat i problematikave shëndetësore mbetet vetëm në nivel të dëshirave për momentin.

Nëse nuk bëjmë ndryshime thelbësore, do të kemi vetëm mungesa dhe ankesa. Në fund, e vuan jo vetëm pacienti, por edhe mjeku që operon në mesnatë, pa gjysmën e barnave dhe pajisjeve në dispozicion.

Asnjë strategji, planifikim apo plan afatgjatë zhvillimor në nivel lokal apo të vendit nuk mund të realizohet kur nuk kemi të dhëna të sakta as për sëmundjet më të thjeshta. Si do ta dimë pas 10 vitesh sa shtretër na duhen për të sëmurët me diabet, kur nuk kemi të dhëna të sakta për sëmundshmërinë në këtë moment? Prandaj, Sistemi Informativ është prerogativë për të ecur përpara. Pa të, nuk mund të funksionalizohen as sigurimet shëndetësore, besoj unë. Prandaj është një zinxhir i tërë që duhet të funksionojë mbarë, e jo secila hallkë të provojë ta minojë njëra-tjetrën.

Sakrifica personale, motivimi dhe mesazhi për brezat e rinj

Sa sakrificë kërkon ky profesion në jetën private dhe familjare, dhe si arrihet ekuilibri mes të dyjave?

Fillimi i sakrificës është fakti se fillon një karrierë tepër të gjatë shkollimi, me mungesa në aspektin personal dhe financiar. Shumica e femrave në profesionin tonë fillojnë krijimin e familjes shumë vonë, problematikë në rritje tani edhe për profesione të tjera, ku femrat e shtyjnë vendimin për krijim të familjes gati në limitet e moshës së tyre riprodhuese.

Kjo tani kërkon edhe një sforcim shtesë nga ne gjinekologët që merremi me problemet e infertilitetit, që të avokojmë për lindje në moshë më të re, ofrimin e shërbimeve për trajtimin e infertilitetit sa më herët dhe, njëkohësisht, mundësimin e ruajtjes së qelizave vezë për gratë që vendosin të krijojnë familje më vonë.

Jam shumë e lumtur që tanimë, në kuadër të Klinikës sonë, është funksionalizuar shërbimi i trajtimit të çifteve me problem të infertilitetit me teknikat e fertilizimit të asistuar. Kjo do të ndihmojë shumë në dhënien e shërbimit, i cili deri tani ka pasur një kosto tepër të lartë jashtë institucioneve publike, shpeshherë duke ua pamundësuar shumë çifteve që të kërkojnë me kohë trajtim të tillë të avancuar.

Çfarë ju motivon të vazhdoni në një profesion që kërkon vigjilencë të përhershme, sakrificë dhe përgjegjësi morale?

Besoj fuqishëm se motivi kryesor për ta ushtruar me nder dhe profesionalizëm profesionin e mjekut është dashuria për punën që bëjmë. Besoj se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të mund të ushtrosh profesionin që e dashuron dhe që ke ëndërruar ta bësh. Jo gjithkush e ka këtë mundësi; prandaj mendoj se secili mjek, në fund të ditës, pavarësisht sakrificave dhe përgjegjësive që bart kjo thirrje, duhet të ndihet i privilegjuar dhe, njëkohësisht, ta mbajë me nder thirrjen që ka.

Çfarë mesazhi do t’u përcillnit vajzave të reja që synojnë një karrierë në mjekësi dhe shkencë?

Personalisht, asnjëherë gjatë jetës sime profesionale nuk jam ndier jo e barabartë sa i përket gjinisë. Sfidat dhe obstruksionet që janë paraqitur gjatë kohës kanë qenë gjithmonë të lidhura me vendime joprofesionale dhe, shpesh, me xhelozi të çoroditura provinciale të eprorëve apo kolegëve. Në shoqërinë tonë, fatkeqësisht, ende nuk pëlqehen karakteret e njerëzve që debatet i bëjnë hapur dhe pa kalkulime, duke mos e përjashtuar këtu edhe komunitetin e mjekëve dhe akademikëve. Mendoj se debatet konstruktive gjithmonë sjellin avancim. Ndryshe, lumi që nuk rrjedh bëhet moçal.

Inkurajoj çdo vajzë të re që ëndërron të bëhet obstetër-gjinekologe që të ndjekë ambicien e saj. Do të jetë plotësisht e barabartë në ushtrimin e profesionit, duke mos u ndier aspak inferiore në aspektin profesional dhe akademik. Mundohem maksimalisht që, gjatë punës me mjekët e rinj, t’u mundësoj krijimin e një lirie në të shprehur, që ata në të ardhmen të mos jenë thjesht ekzekutues të kërkesave të eprorëve, por njerëz që mendojnë me kokën e tyre. Mendimi kritik duhet të jetë parimi mbi të cilin gjeneratat e reja duhet të funksionojnë. /A.M/

/Telegrafi/

Drilon Hajrizi – Përtej fitoreve, mes presionit, dinjitetit dhe qëndrueshmërisë

4 February 2026 at 21:26


Nga debutimi si 16-vjeçar në Mitrovicë, te kalitja shpirtërore në Japoni dhe roli i liderit nën peshën e pritjeve të përhershme, një rrëfim i rrallë për sakrificat e padukshme, karakterin dhe forcën që i dhanë përgjegjësitë përtej parketit në kapitujt më të vështirë të karrierës

Në historinë e basketbollit kosovar të pasluftës, pak emra kanë bartur njëkohësisht kaq shumë dashuri, presion dhe përgjegjësi sa Drilon Hajrizi. I rritur në një qytet ku basketbolli nuk është sport, por identitet, ai debutoi herët, u përball me pritje të pamëshirshme dhe u formësua në arenat e përballjeve më të forta, nga Kosova deri te disiplina e hekurt e Japonisë. I admiruar nga tifozët e vet dhe i kontestuar nga rivalët, Driloni ka jetuar përherë në vijën e hollë mes lavdërimit dhe kritikës.

Në këtë intervistë, ai flet pa filtra për Mitrovicën, kalimet që ndanë opinionin, betejat e heshtura me trupin dhe mendjen, si dhe për pjekurinë që erdhi përmes përvojës dhe kohës. Kjo është historia e një lojtari që nuk u mjaftua kurrë vetëm me fitoret, por zgjodhi të luftojë për kuptimin e tyre.

Drilon, hodhe hapat e parë si 16-vjeçar te Trepça, në një Mitrovicë ku basketbolli është mënyrë jetese. Kur sot kthehesh te ai moment i parë në parket me seniorët, a mendon se aty nisi vetëm karriera jote, apo u formësua edhe identiteti yt si njeri dhe si simbol i një qyteti të tërë?

Debutimi me Trepçën në moshën 16-vjeçare nuk ishte thjesht fillimi i karrierës sime si basketbollist. Aty filloi të formësohej edhe identiteti im si njeri. Mitrovica është një qytet ku basketbolli nuk luhet vetëm në parket, por jetohet çdo ditë, dhe të veshësh fanellën e Trepçës në atë moshë ishte një përgjegjësi e madhe. Ajo përvojë më mësoi çfarë do të thotë të luftosh, të mos dorëzohesh dhe të përfaqësosh diçka më të madhe se vetja. Prandaj sot, kur kthehem pas, e shoh qartë se aty nuk nisi vetëm rruga ime sportive, por u ndërtua edhe lidhja ime e përhershme me qytetin dhe njerëzit e tij.

Trepça dhe Mitrovica janë një kapitull emocional që të ka ndjekur gjithë jetën. Sot, pas gjithë suksesit dhe pjekurisë, a e ndjen veten ende si ai djaloshi i Mitrovicës me top në dorë, apo si basketbollisti që tashmë përfaqëson një epokë të tërë të basketbollit kosovar? Çfarë ka Mitrovica që nuk e ke gjetur askund tjetër?

Edhe sot e ndiej veten si ai djaloshi i Mitrovicës me top në dorë. Sukseset, vitet dhe përvoja ta japin pjekurinë, por rrënjët nuk t’i ndryshojnë. Mitrovica më ka dhënë diçka që nuk e kam gjetur askund tjetër: ndjenjën se nuk luan vetëm për veten, por për një komunitet të tërë që jeton me basketbollin. Këtu çdo ndeshje ka kuptim; çdo gabim dhe çdo fitore ndihen më fort. Ndoshta sot përfaqësoj një epokë të basketbollit kosovar, por brenda vetes jam ende ai djalë që luan me zemër për qytetin e tij.

Shpesh cilësohesh si basketbollisti më i mirë kosovar dhe njëkohësisht si “lojtari që urrehet nga kundërshtarët, por jep gjithçka për ekipin e tij”. A është ky status një privilegj që të shtyn përpara, apo një barrë psikologjike që të ndjek në çdo ndeshje dhe të detyron të jetosh vazhdimisht nën presionin e pritjeve?

Të quhesh më i miri dhe njëkohësisht lojtari që kundërshtarët e urrejnë është edhe privilegj, edhe barrë. Është privilegj sepse do të thotë që ke lënë gjurmë, por është barrë sepse çdo ndeshje nis me pritje të jashtëzakonshme. Kam mësuar ta pranoj këtë presion si pjesë të rolit tim. Nëse do të jesh lider, nuk mund të kërkosh vetëm duartrokitje; duhet të përballesh edhe me kritikat.

Në gjithë këtë rrugëtim mes lavdërimit dhe kritikës, çfarë ka qenë më e vështira për Drilon Hajrizin: ta dëshmojë talentin në parket, apo ta kontrollojë temperamentin dhe karakterin për të mbijetuar në presionin brutal të publikut dhe rivalëve?

Më e vështira nuk ka qenë ta dëshmoj talentin, por ta menaxhoj veten në momentet e presionit ekstrem. Temperamenti im ka qenë shpesh karburant, por në disa raste edhe armik i fshehtë. Me kalimin e viteve kam mësuar se karakteri është po aq i rëndësishëm sa talenti. Sot e di se fiton më shumë kur di ta kontrollosh veten sesa kur reagon me instinkt.

Ke luajtur për klubet më të mëdha dhe rivalët më të ashpër në Kosovë, duke fituar pothuajse gjithçka. Kur sot kthehesh pas, cili ka qenë momenti kur e ke ndier realisht peshën e përgjegjësisë mbi supe, jo si lojtar që duhet të fitojë, por si figurë që çdo vendim i saj lexohej, gjykohej dhe mbahej mend nga publiku?

Ka ardhur një moment në karrierë kur e kam kuptuar se nuk gjykohesha më vetëm si lojtar, por si figurë publike. Çdo vendim, çdo fjalë, çdo lëvizje lexohej dhe mbahej mend. Aty e ndien vërtet peshën e përgjegjësisë, jo vetëm për të fituar, por për të qenë shembull. Ishte momenti kur kuptova se çdo kosh, çdo vendim në parket, kishte peshë dhe ndikim te ata që na shihnin si idhuj. Sot jam i vetëdijshëm se trashëgimia ime e vërtetë nuk matet me shifra në tabelë, por me karakterin dhe vlerat që kam përfaqësuar edhe jashtë vijave të fushës.

Kalimi yt nga Trepça te Peja, më pas te Sigal Prishtina dhe rikthimet që pasuan, mbeten ndër lëvizjet më të diskutuara në historinë e basketbollit kosovar. Sot, me distancën e viteve, a i sheh ato vendime si zgjedhje thjesht profesionale, apo si një rebelim të brendshëm ndaj rrethanave dhe presionit të asaj kohe? A ka ndonjë vendim që do ta bëje ndryshe?

Kalimet nga një klub te tjetri kanë qenë kryesisht vendime profesionale, por nuk mund ta mohoj se në disa raste kanë qenë edhe përshtatje me rrethanat e kohës. Me distancën e viteve, nuk pendohem për rrugën time. Çdo vendim më ka mësuar diçka dhe më ka formuar. Nuk besoj shumë te “sikur”, sepse çdo hap më ka sjellë këtu ku jam sot. E di që ato lëvizje kanë ngjallur emocione të forta, por për mua ishin mbi të gjitha një dëshirë për ta sfiduar veten në mjedise sa më të vështira dhe konkurruese. Në fund të fundit, rivaliteti i ka dhënë shije karrierës sime, ndërsa respekti për çdo qytet ku kam djersitur fanellën mbetet i palëkundur.


Eksperienca jote në Japoni me Kanazawa Samuraiz shpesh përmendet si pikë kthese. Çfarë mësoi Driloni në tokën e Samurajëve për disiplinën, mentalitetin dhe respektin ndaj punës, dhe çfarë nga ajo përvojë mendon se basketbolli kosovar ende nuk e ka?

Japonia ishte pikë kthese. Aty mësova çfarë do të thotë disiplinë absolute, respekt ndaj punës dhe ndaj ekipit. Janë gjëra që në Ballkan shpesh i marrim më lehtë. Basketbollit kosovar ende i mungon ajo kulturë e detajeve dhe e disiplinës së përditshme, jo vetëm talenti. Në Japoni kuptova se suksesi nuk vjen nga shpërthimet e momentit, por nga përpjekja e heshtur dhe sistematike e përditshme. Atje mësova se respekti për kundërshtarin dhe për lojën nis nga disiplina, përkushtimi dhe saktësia deri në detajet më të vogla, një filozofi jete që, po të ishte e rrënjosur edhe në Kosovë, talenti ynë do të mund të prekte majat.

Pas Japonisë, shumëkush priste ta shihte Drilon Hajrizin më gjatë në Evropë, ndoshta edhe përtej saj. Sot, me sinqeritet, pse nuk ndodhi kjo: ishin lëndimet, fati, komoditeti i të qenit “mbret” në shtëpi, apo një zgjedhje e vetëdijshme për të ndërtuar një trashëgimi ndryshe?

Ka pasur shumë faktorë pse nuk vazhdova më gjatë jashtë. Lëndimet, rrethanat, por edhe zgjedhje personale. Sot jam më i fokusuar te trashëgimia që po ndërtoj. Ndonjëherë, pesha e të qenit simbol në vendin tënd vlen më shumë se çdo kontratë jashtë tij. Nuk është çështje komoditeti, por dëshirë për t’u dëshmuar duke luajtur para një publiku që të njeh dhe të do me zemër.

Ke qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës që nga hapat e saj të parë dhe sot konsiderohesh shtyllë e saj. Kur vesh fanellën e “Dardanëve”, çfarë peshon më shumë mbi supe: krenaria për ta përfaqësuar vendin, apo përgjegjësia për ta çuar Kosovën drejt atij “hapi të madh” që duket gjithmonë kaq afër, por ende i paarritur?

Kur vesh fanellën e Kosovës, krenaria dhe përgjegjësia ecin krah për krah. Pengjet janë pjesë e sportit dhe, po, ka momente që ende më ndjekin. Por më shumë se një kosh i humbur, më dhemb fakti që ende nuk kemi arritur atë hap të madh dhe një rezultat të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Sidoqoftë, ajo fanellë nuk është thjesht një veshje sportive; është amaneti i atyre që e duan basketbollin me shpirt. Çdo paraqitje është një detyrim ndaj atyre që na përkrahin dhe besoj fuqishëm se themelet që po vendosim sot do të jenë baza e sukseseve të mëdha që Kosova do t’i korrë nesër.

Në gjithë marrëdhënien tënde me Torcidat dhe Mitrovicën, a ka pasur një moment konkret, një ndeshje, një reagim, një heshtje, ku e kuptove se lidhja mes lojtarit dhe tribunës nuk është më thjesht sportive, por thellësisht njerëzore dhe e dhimbshme?

Ka pasur momente kur kam kuptuar se lidhja me tribunën është thellësisht njerëzore dhe e dhimbshme. Rikthimi në Minatori ishte pajtim me veten dhe me publikun, dhe jam krenar që kemi arritur së bashku me krejt Mitrovicën rezultate mbresëlënëse dhe të paharrueshme për të gjithë ne. Në atë heshtjen e parë pas rikthimit, kuptova se dashuria dhe zemërimi vijnë nga i njëjti burim: pasioni i pafund për qytetin tonë. Sot, kur shoh lotët e gëzimit në tribuna, e di që çdo sakrificë ka pasur kuptim, sepse nuk ka trofe më të madh se të jesh i falur dhe i dashur në shtëpinë tënde.

Ti ke qenë dëshmitar se si dashuria e tribunës mund të kthehet në presion publik. A mendon se basketbollisti kosovar sot është mjaftueshëm i mbrojtur emocionalisht nga klubet dhe federata, apo lihet i vetëm përballë gjykimit të tifozëve?

Mendoj se sportistët kosovarë shpesh lihen të vetëm përballë presionit publik. Klubet dhe federata duhet të bëjnë shumë më tepër për mbështetjen emocionale, sepse talenti pa stabilitet mendor konsumohet shpejt. Shpesh harrojmë se pas fanellës qëndron një njeri që përjeton çdo fyerje dhe çdo brohoritje. Prandaj, klubet duhet t’i mbrojnë dhe t’i zhvillojnë lojtarët si njerëz, sepse shëndeti mendor është çelësi i një karriere të gjatë dhe cilësore.

Në një ambient ku tifozëria është e zjarrtë dhe kujtesa shpesh selektive, a ekziston rreziku që kontributi i një lojtari të matet vetëm me vendimet e fundit dhe jo me rrugëtimin e plotë? A të ka ndodhur ta ndjesh këtë padrejtësi personalisht?

Po, ekziston rreziku që gjithçka të matet me vendimin e fundit. Edhe unë e kam ndier këtë padrejtësi. Por kam mësuar se t’ia lësh kohës është vendimi më i drejtë. Kur gjithçka qetësohet, zhurma e tribunave zbehet, por ajo që mbetet është gjurma që ke lënë në parket ndër vite. Nuk luaj për duartrokitjet e një nate, por për respektin që lind kur njerëzit e kuptojnë se çdo lëvizje e imja ka pasur për qëllim rritjen e lojës që të gjithë e duam.

Nëse sot do ta shihje veten nga tribuna, si tifoz i thjeshtë i Trepçës, a mendon se do ta kuptoje më lehtë Drilon Hajrizin, apo do të ishe po aq i ashpër sa ata që të kanë gjykuar në momentet më të vështira?

Nëse do ta shihja veten nga tribuna, ndoshta do të isha po aq i ashpër, sepse Mitrovica të mëson të mos kënaqesh lehtë. Por do ta kuptoja pse Drilon Hajrizi nuk u dorëzua kurrë. Do të shihja një lojtar që është rritur mes pritjesh të larta dhe kritikash të forta dhe që pikërisht prej tyre ka ndërtuar karakterin. Sepse në Trepçë nuk mbijeton ai që dorëzohet, por ai që mëson të ngrihet çdo herë më i fortë se më parë.

Pas gjithë këtyre viteve mes “luftës” dhe “paqes” me publikun, çfarë mendon se ka mësuar më shumë Driloni: si të fitojë ndeshje të mëdha, apo si të mbijetojë emocionalisht në një ambient ku dashuria dhe kritika shpesh ecin bashkë?

Fitoret janë pjesë e profesionit, por ajo që kam mësuar më shumë është si të qëndroj i fortë emocionalisht, pavarësisht presionit dhe kritikave. Kam kuptuar se triumfi i vërtetë nuk ndodh në tabelën e rezultatit, por brenda vetes, kur arrin t’i shndërrosh fishkëllimat në forcë dhe duartrokitjet në përulësi. Në një ambient si ky i yni, të mbetesh vetvetja dhe të mos humbasësh pasionin për lojën është fitorja më e vështirë dhe më e bukur që mund të korrësh.

Gjatë një rrugëtimi të mbushur me presion konstant dhe pritje të larta, a ka pasur momente kur ke ndier se trupi po të tradhton më herët sesa duhej? Si e fiton një sportist betejën me veten, jo në parket, por në heshtje, larg kamerave dhe publikut?

Ka pasur momente kur trupi ka dhënë sinjale më herët se mendja. Lufta më e vështirë është ajo në heshtje. Atësia ma ka ndryshuar gjithçka; sot fitorja, humbja dhe qetësia personale kanë kuptim tjetër. Kam mësuar ta dëgjoj trupin dhe ta respektoj procesin, pa e ngarkuar veten me atë që nuk varet nga unë. Forca e vërtetë vjen kur arrin ta fitosh betejën me durim, disiplinë dhe pranim të realitetit.

Kosova është e vogël dhe vëmendja publike të ndjek kudo. Si e menaxhon presionin e audiencës, zhurmën e portaleve dhe rrjeteve sociale, dhe sa e ka ndryshuar atësia mënyrën se si sot i sheh fitoren, humbjen dhe qetësinë personale?

Atëherë shihja vetëm majën. Sot e kuptoj sa e vështirë ka qenë rruga. Nuk jam saktësisht ai Drilon që e imagjinoja, por jam një version më i pjekur i tij. Presionin dhe zhurmën përpiqem t’i filtroj, të mos i lejoj të më përcaktojnë, sepse në një vend të vogël çdo hap e zmadhon jehonën. Atësia më ka mësuar ta shoh fitoren me përulje, humbjen me qetësi dhe jetën përtej parketit si prioritetin që të mban i balancuar.

Kur kthehesh te vitet 2010-2012, kur ishe talenti që premtonte gjithçka, a mendon sot se je bërë pikërisht ai Drilon që e kishe imagjinuar atëherë, apo rruga drejt majës ka kërkuar kompromise që të kanë ndryshuar si sportist dhe si njeri?

Momenti më emocional nuk është një trofe, por çdo herë kur kam luajtur i lënduar, i kritikuar dhe sërish kam dalë në parket. Kur një ditë fanella të varet, dua të më kujtojnë si njeri që nuk u dorëzua kurrë. Rruga drejt majës më ka formësuar në një sportist dhe njeri më të fortë. Kompromiset kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi, por asnjëherë në kurriz të karakterit dhe pasionit për lojën.

Në një karrierë kaq të gjatë, cili ka qenë momenti më emocional për ty, ai që nuk hyn në statistika dhe nuk shfaqet në pamjet më të bujshme, por që të ka formuar më shumë se çdo trofe? Dhe kur një ditë fanella të varet për herë të fundit, si dëshiron të të kujtojë publiku? Sot, në një fjali: kush është Drilon Hajrizi?

Jam Drilon Hajrizi, një basketbollist që jetoi mes dashurisë dhe presionit, por zgjodhi gjithmonë të luftojë. Jam ai që kuptoi se loja është pasqyrim i jetës: me ulje, ngritje, padrejtësi dhe triumfe, por ku e vetmja gjë që nuk negociohet është djersa dhe karakteri. Në fund, dua të kujtohem jo vetëm për kupat që kam ngritur, por si dikush që asnjëherë nuk e tradhtoi pasionin e tij, pavarësisht çmimit që u desh të paguante. /Telegrafi/

Dita Ndërkombëtare kundër Kancerit: Informimi shpëton jetë, parandalimi fillon sot

4 February 2026 at 19:01


Një ditë reflektimi për rëndësinë e parandalimit, skriningut dhe mbështetjes njerëzore

Sot, më 4 shkurt, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Kancerit, një ditë reflektimi, ndërgjegjësimi dhe angazhimi përballë një sëmundjeje që prek miliona njerëz çdo vit, por që gjithnjë e më shumë po shihet edhe si sfidë e parandalueshme dhe e menaxhueshme, nëse zbulohet me kohë.

Kanceri nuk është një diagnozë e vetme, por mbi 200 sëmundje të ndryshme, secila me karakteristikat, rrezikun dhe rrugën e vet të trajtimit. Ajo që i bashkon është fakti se zbulimi i hershëm rrit ndjeshëm shanset për shërim, ndërsa vonesa në diagnostikim shpesh e bën betejën më të vështirë.

Çfarë dimë sot për kancerin?

Shkenca mjekësore ka bërë hapa të mëdhenj: sot njihen më mirë faktorët e rrezikut, mekanizmat biologjikë dhe trajtimet e personalizuara. Megjithatë, statistikat tregojnë se një pjesë e madhe e rasteve lidhen me:

  • duhanin dhe alkoolin
  • ushqimin jo të shëndetshëm
  • mungesën e aktivitetit fizik
  • ekspozimin ndaj faktorëve mjedisorë
  • kontrollet e vonuara mjekësore

Kjo do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e rasteve mund të parandalohen, transmeton Telegrafi.

Parandalimi fillon me vetëdijen

Kontrollet e rregullta, analizat bazë, skriningu sipas moshës dhe gjinisë, si dhe vëmendja ndaj sinjaleve që trupi jep, janë hapa të thjeshtë por jetikë. Dhimbjet e pazakonta, humbja e pashpjegueshme në peshë, lodhja e vazhdueshme, gjakderdhjet jonormale apo ndryshimet në lëkurë nuk duhen injoruar.

Po aq e rëndësishme është edhe shëndeti mendor i personave që përballen me këtë diagnozë. Kanceri nuk prek vetëm trupin, por edhe mendjen, familjen dhe rrethin shoqëror. Mbështetja emocionale dhe sociale është pjesë e trajtimit.

Një mesazh për sot

Dita Ndërkombëtare e Kancerit nuk është vetëm për statistika apo fushata simbolike. Është një thirrje për:

  • më shumë informim
  • më pak frikë nga kontrollet
  • më shumë empati për të prekurit
  • dhe më shumë përgjegjësi ndaj shëndetit tonë

Sepse kanceri nuk është gjithmonë fundi i rrugës. Shpesh është fillimi i një beteje që mund të fitohet – me dije, kujdes dhe solidaritet. /Telegrafi/

❌
❌