BUNDESLIGA/ Dortmundi fiton ndaj Wolfsburgut, Guirassy është heroi i verdhezinjve
Borussia Dortmund mori një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Wolfsburgut, në ndeshjen e zhvilluar në “Volkswagen Arena”, e vlefshme për javën e 21-të të Bundesligës gjermane. Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 38-të, kur Julian Brandt shfrytëzoi një rast të mirë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke mbyllur pjesën e parë me epërsinë minimale për Dortmundin.