Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 February 2026Main stream

Çfarë ndodhi pas Prime-t Seli-Gimbo, “A të vjen turp”?

By: melisa
8 February 2026 at 10:54

Pas përfundimit të Prime-t, Gimbo dhe Selin u ulën në dhomën e ndenjes për të diskutuar më tej atë që kishte ndodhur. Gjatë bisedës, një banor iu drejtua Selin me fjalët: “A të vjen turp?”. Në bisedë, Gimbo shprehu se nuk po e gënjente Selin dhe kërkoi sinqeritet, ndërsa Selin tha se përgjigjet ironike i jepte vetëm sipas ndjenjave të saj. Gimbo përmendi se kishte ndjenja të veçanta për Selin…

Source

Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike

By: melisa
8 February 2026 at 10:26

Moti i keq, i shoqëruar me erë të fortë dhe reshje shiu, ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës dhe zonat përreth, duke lënë disa fshatra pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar. Pa furnizim me rrymë kanë mbetur zona si Balldreni, Torovica, Malecaj, si dhe disa fshatra të tjerë të qarkut, çka po vështirëson aktivitetet e përditshme të banorëve. Deri më tani nuk ka pasur një njoftim…

Source

Rama: TikTok në Shqipëri sërish aktiv, përdoruesit janë në qendër të sigurisë

By: melisa
8 February 2026 at 09:56

Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin e tij “Flasim” për rihapjen e platformës TikTok në Shqipëri, pas një bllokimi që zgjati rreth një vit. Ai theksoi se ky vendim ishte paralajmëruar më herët dhe erdhi si rezultat i një procesi serioz rishikimi dhe bashkëpunimi me kompaninë. Sipas kryeministrit, pas vendimit për bllokimin e TikTok, platforma ka treguar gatishmëri për dialog dhe…

Source

Rama: E ftova Papën Leon XIV të vijë në Shqipëri gjatë vizitës në Vatikan

By: melisa
8 February 2026 at 09:50

Në podcastin e tij “Flasim”, si çdo fundjavë, kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet më të rëndësishme të javës politike dhe aktivitetet e tij ndërkombëtare. Ai u ndal tek vizita e tij në Vatikan, të cilën e cilësoi si një takim të veçantë dhe prezantim me Papa Leonin XIV. Rama e përshkroi Papën si “një njeri me dritë dhe me një mirësi të thellë”, duke shtuar se diskutimet përfshinë…

Source

Rruga Matogjin-Bashaj në Vlorë rikthehet në qarkullim pas disa ditësh izolimi

By: melisa
8 February 2026 at 09:43

Ka përfunduar rikthimi në qarkullim i rrugës që lidh fshatrat Matogjin dhe Bashaj, e cila ishte bllokuar për disa ditë pas rrëshqitjes së dherave si pasojë e motit të keq. Për shkak të shembjes së masivit të dheut, fshati Bashaj ishte izoluar, pa mundësi lëvizjeje për banorët. Prej më shumë se dy javësh, forcat xheniere të ushtrisë kanë punuar intensivisht për hapjen e një aksi alternativ…

Source

Esposito: Nevojë për alternativa ndaj paraburgimit në Shqipëri

By: melisa
8 February 2026 at 08:42

Shqipëria vijon të përballet me problematika serioze në fushën e paraburgimit, si për nga numri i lartë i personave të vendosur në këtë masë, ashtu edhe për nga kohëzgjatja e saj. Kështu vlerëson Gianluca Esposito, drejtor i përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Evropës. Sipas tij, situata aktuale përbën arsye të forta shqetësimi, duke iu referuar raportit më…

Source

Vranësira dhe reshje të herëpashershme, ja si pritet të jetë moti këtë të diel

By: melisa
8 February 2026 at 08:11

Të dielën, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Parashikohen vranësira të herëpashershme deri të dendura, por me intervale kthjellimesh, kryesisht përgjatë bregdetit dhe lokalisht në zonat jugore gjatë pasdites. Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të shfaqen në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të dobët dhe vende…

Source

Intuita udhëheq zgjedhjet e ditës, horoskopi për sot 8 Shkurt 2026

By: melisa
8 February 2026 at 08:06

Dashi Sot do të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin, ndërsa për beqarët mund të shfaqet një person interesant që do të zgjojë kureshtjen tuaj. Dialogu i hapur është thelbësor në marrëdhënie, ndaj shprehni lirshëm ndjenjat. Në sferën profesionale mund të hasni disa vështirësi të vogla, por këmbëngulja dhe qetësia do t’ju ndihmojnë t’i kaloni. Kujdesuni më shumë për shëndetin…

Source

Before yesterdayMain stream

Kanadaja dhe Franca forcojnë praninë diplomatike në Groenlandë

By: melisa
6 February 2026 at 13:51

Kanadaja dhe Franca pritet të hapin sot zyrtarisht konsullata diplomatike në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, një zhvillim që shihet si shenjë mbështetjeje për Danimarkën, aleate e NATO-s, si dhe për vetë ishullin arktik. Ky hap vjen në një moment të ndjeshëm gjeopolitik, pas interesit të shprehur më herët nga Shtetet e Bashkuara për të rritur ndikimin dhe kontrollin mbi territorin gjysmë autonom…

Source

Rrjoll, banorët kundër policisë: “Tokën nuk e lëshojmë”

By: melisa
6 February 2026 at 13:28

Situata e tensionuar në zonën e Rrjollit, në Lezhë, është rikthyer sërish, pasi banorët e zonës kanë ndërprerë punimet që po zhvillohen për ndërtimin e një resorti turistik. Të vendosur për të mos lejuar vijimin e punimeve, banorët kanë ndërhyrë drejtpërdrejt në kantier, duke detyruar punonjësit të zbresin nga mjetet e rënda dhe të ndërpresin aktivitetin. Ndërhyrja e tyre ka sjellë përplasje me…

Source

Reshjet e shiut ngrenë ujërat në Durrës, qarkullimi bllokohet në Currila

By: melisa
6 February 2026 at 13:22

Reshjet e shiut të rëna gjatë ditës së premte kanë shkaktuar problematika në disa zona urbane të vendit, ku më e prekura ka qenë qyteti i Durrësit. Edhe pse bëhet fjalë për një rrebesh shiu të shoqëruar me reshje me intensitet të ulët dhe mesatar, sasia e ujit ka qenë e mjaftueshme për të krijuar përmbytje në disa nga rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit bregdetar…

Source

Tepelenë, humb gjurmët një bari 65-vjeçar pranë lumit Vjosë

By: melisa
4 February 2026 at 13:09

Një burrë 65-vjeçar nga fshati Mezhgoran në Tepelenë rezulton i zhdukur dhe autoritetet policore janë vënë në kërkim të tij. Ylli Dine është denoncuar nga familjarët e tij si i humbur tre ditë më parë, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Pas denoncimit, policia ka nisur menjëherë operacionin për gjetjen e tij. Aktualisht, aksioni i kërkim-shpëtimit përqendrohet kryesisht në lumin Vjosë.

Source

Pas përmbytjeve, aksion për pastrimin e kanaleve kulluese në Lushnjë

By: melisa
4 February 2026 at 12:31

Përmbytjet e ndodhura gjatë muajit janar nxorën në pah gjendjen problematike të kanaleve kulluese në zonën e Myzeqesë, të cilat rezultuan të papastruara dhe jashtë funksionit. Mungesa e mirëmbajtjes ndër vite ndikoi drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatës, duke bërë që sasi të mëdha uji të mbeteshin në tokat bujqësore dhe të shkaktonin dëme të konsiderueshme. Aktualisht ka nisur ndërhyrja për…

Source

Eurostat: Tkurrje e popullsisë së re në Shqipëri me mbi 18 mijë persona

By: melisa
4 February 2026 at 10:17

Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi popullsinë e moshës 15–29 vjeç në Europë nxjerrin në pah një situatë veçanërisht problematike për Shqipërinë, e cila kryeson renditjen për rënien më të madhe demografike të kësaj grup-moshe. Krahasuar me vendet e tjera europiane, vendi ynë po përjeton një tkurrje të përshpejtuar të numrit të të rinjve, që tejkalon ndjeshëm mesataret rajonale dhe kontinentale.

Source

Greqi: 15 viktima pas përplasjes mes anijes së Rojës Bregdetare dhe një varke me emigrantë

By: melisa
4 February 2026 at 10:08

Të paktën 15 persona humbën jetën si pasojë e një përplasjeje detare mes një anijeje të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë pa dokumente, pranë ishullit grek të Kiosit. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:00, në zonën detare të Mersinidit, në Vrontados, në pjesën lindore të ishullit. Sipas autoriteteve, nga deti u nxorën 14 trupa të pajetë…

Source

244 shoferë gjobiten në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimit

By: melisa
3 February 2026 at 14:56

Policia Rrugore e Tiranës njoftoi se gjatë 72 orëve të fundit, si pasojë e kontrolleve të intensifikuara dhe përdorimit të pajisjeve moderne teknologjike, janë konstatuar disa shkelje të Kodit Rrugor, për të cilat janë shqiptuar masa administrative. Nga raporti i policisë rezulton se për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit janë vendosur 101 gjoba, për mosvendosjen e rripit të…

Source

Toni Gogu: Kontroll më rigoroz mbi substancat që mund të keqpërdoren

By: melisa
3 February 2026 at 12:46

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, u ndal gjatë seancës plenare në Kuvend te diskutimi i projektligjit “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope”. Ai theksoi se nismat ligjore të paraqitura nga qeveria, ndonëse duken teknike në pamje të parë, kanë një rëndësi të veçantë për mbylljen e hapësirave që favorizojnë…

Source

Pesë profesionistë të rinj shëndetësorë nisin punën në Spitalin Universitar të Traumës

By: melisa
3 February 2026 at 11:49

Spitalet publike dhe ato rajonale në vend po përforcohen gradualisht me mjekë dhe infermierë të rinj, të cilët po sjellin një frymë të re dhe energji pozitive, në ndërthurje me përvojën profesionale të stafeve aktuale. Angazhimi i profesionistëve të rinj të shëndetësisë përfaqëson një fazë të rëndësishme praktike, që u mundëson atyre të përballen drejtpërdrejt me sfidat dhe nevojat e pacientëve.

Source

Diplomaci apo përballje? Takimi Mitsotakis–Erdogan dhe frika e një “fronti” të ri rajonal

By: melisa
3 February 2026 at 10:50

Ankaraja po i rivlerëson marrëdhëniet me Greqinë brenda një kornize më të gjerë gjeopolitike, në një periudhë kur synon të përmirësojë raportet me Shtetet e Bashkuara dhe të konsolidojë pozicionin e saj si aktor kyç rajonal. Në këtë optikë, Turqia e percepton konsolidimin e bashkëpunimeve në Mesdheun Lindor si krijimin e një blloku që synon kufizimin e manovrës së saj strategjike dhe frenimin e…

Source

❌
❌