Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Main stream

Arsenali mund Chelsea-n dhe shkon në finalen e Carabao Cup

By: rozalb
3 February 2026 at 23:13

Arsenali pret biletën për në finalen e Kupës së Ligës në Angli, pasi regjistroi një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Chelsea-t në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale, e zhvilluar në “Emirates Stadium”. “Topçinjtë” vinin me avantazh nga përballja e parë në “Stamford Bridge”, ku kishin triumfuar 3-2, duke e mbyllur kështu çiftin me rezultatin e përgjithshëm 4-2 dhe duke siguruar kualifikimin.

Source

Barcelona mund Albaceten dhe shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit

By: rozalb
3 February 2026 at 23:09

Barcelona arriti një fitore 2-1 në transfertë ndaj Albacetes, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Carlos Belmonte”, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 39-të, kur talenti Lamine Yamal realizoi një gol të bukur pas një pasimi perfekt nga Frenkie de Jong, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale për Barcelonën. Në pjesën e dytë…

Source

Ernest Muçi në super formë, shënon tjetër eurogol në Turqi (VIDEO)

By: rozalb
3 February 2026 at 23:02

Ernest Muçi vazhdon momentin e shkëlqyer me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar ishte sërish protagonist në fitoren e thellë 3-0 ndaj Fethiyesporit, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Kupës së Turqisë, Grupi A. Takimi u karakterizua nga ekuilibri në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola, me vendasit që hasën vështirësi për të thyer mbrojtjen kundërshtare.

Source

Yesterday — 3 February 2026Main stream

Milani mund me lehtësi Bolognën dhe blindon vendin e dytë në renditje

By: rozalb
3 February 2026 at 22:49

Java e 23-të e Serie A mbyllet me një fitore bindëse të Milanit 3-0 kundër Bolognës në transfertë. Në minutat e para vendasit shfaqen mjaft energjikë, por pas çerek ore lojë kuqezinjtë marrin gradualisht kontrollin e ndeshjes. Zhbllokimi vjen në minutën e 20-të. Nkunku depërton në zonë pas një krosimi të Athekame, Ravaglia pret goditjen me kokë të francezit, por topi përfundon te Rabiot…

Source

Superiorja dhe Kupa e Shqipërisë, zbardhet kalendari i ndeshjeve

By: rozalb
3 February 2026 at 15:56

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e ardhshme të kampionatit “Abissnet Superiore”, si edhe për ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Java e 23-të e kampionatit do të luhet të premten dhe të shtunën, më 6 dhe 7 shkurt. Ndërkohë, në mesjavë, më 10 dhe 11 shkurt, janë programuar të zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Source

ZYRTARE/ Manaj firmos për Sivasspor deri në vitin 2029

By: rozalb
3 February 2026 at 14:34

Rey Manaj është prezantuar zyrtarisht te Sivasspor. Sulmuesi kuqezi kaloi me sukses testet mjekësore për të hedhur më pas firmën mbi kontratë. Manaj firmosi deri në vitin 2029, duke nënshkruar një kontratë të re 3,5-vjeçare. Në këtë rikthim të dytë në Turqi, Manaj erdhi falas pasi më herët ndërpreu kontratën me Sharjah. Pas prezantimit zyrtar, sulmuesi kuqezi do të vihet menjëherë në dispozicion…

Source

Incidenti me portierin Audero, vjen dënimi i rëndë për tifozët e Interit

By: rozalb
3 February 2026 at 14:18

Qeveria italiane ka marrë masa të ashpra ndaj tifozëve të Interit pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes së fundjavës në transfertë ndaj Cremonese. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka firmosur një vendim që parashikon ndalimin e transfertave për tifozët e Interit deri më 23 mars 2026, si dhe ndalimin e shitjes së biletave për banorët e Lombardisë për të njëjtat takime.

Source

Vlahovic rikthehet në Torino, por ja kur do të zbresë sërish në fushë

By: rozalb
3 February 2026 at 12:39

Dusan Vlahovic sheh më në fund dritë në fund të tunelit pas dëmtimit të rëndë të pësuar ndaj Cagliarit. Lajmi është konfirmuar nga Giorgio Chiellini, i cili ka folur për gjendjen e sulmuesit serb dhe afatet e rikuperimit në një intervistë për DAZN. Sipas drejtorit të strategjisë së futbollit te Juventusi, rikthimi i numrit 9 nuk do të jetë i menjëhershëm, pasi bëhet fjalë për një dëmtim të…

Source

Merkato e janarit u mbyll/ Dominon Premier League në shpenzime, më pas vjen Seria A

By: rozalb
3 February 2026 at 12:24

Mbrëmjen e djeshme u mbyll zyrtarisht në shumicën e vendeve të botës merkatoja dimërore 2026, duke hapur rrugën për bilancet dhe renditjet e kampionateve që shpenzuan më shumë gjatë muajit janar. Siç pritej, edhe këtë vit Premier League konfirmoi statusin si kampionati më i pasur në botë, duke shpenzuar mbi 450 milionë euro në afrime të reja. Klubi që investoi më shumë ishte Manchester City i…

Source

Messi përgatit rikthimin emocionues te Newell’s Old Boys në vitin 2027

By: rozalb
3 February 2026 at 12:11

Rikthimi i Lionel Messit një ditë te Newell’s Old Boys nuk ka qenë kurrë sekret, por tani kjo ide duket se po kalon nga një ëndërr e tifozëve argjentinas në një skenar real. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, presidenti i ri i klubit, Ignacio Boero, ka arritur një parim-marrëveshje me “Pleshtin” për transferimin e tij te skuadra që e zbuloi dhe ku Messi hodhi hapat e parë në futboll.

Source

Mateta nuk kaloi kontrollet mjekësore, Milani hidhet në sulm për Vlahovic

By: rozalb
3 February 2026 at 10:39

Jean-Philippe Mateta nuk arriti të kompletonte transferimin te skuadra e Milanit në ditën e fundit. Sipas raportimeve, sulmuesi francez është vizituar nga tre mjekë të ndryshëm dhe të tre kanë dhënë të njëjtin verdikt. Ai shihej si jo i përshtatshëm, ose të paktën i destinuar për një ndalesë të gjatë. Mateta vuan nga një problem i dukshëm në kërcin e gjurit, çka e bën të pashmangshëm një…

Source

Infantino: Trump e meritoi çmimin, po shqyrtojmë rikthimin e Rusisë në garat ndërkombëtare

By: rozalb
3 February 2026 at 10:26

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dalë hapur në mbrojtje të vendimit për t’i dhënë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, një çmim për paqen, duke e cilësuar atë si një vlerësim të merituar. Kreu i FIFA-s hodhi poshtë gjithashtu thirrjet për bojkot të Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Infantino u kritikua pas ceremonisë së shortit të Botërorit 2026…

Source

Prapaskena/ Jones iu ofrua Interit, por Liverpooli ndryshoi mendje

By: rozalb
3 February 2026 at 10:11

Një efekt domino i papritur ka shoqëruar ditët e fundit të merkatos së Interit. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, zikaltërit kishin një mundësi konkrete për të afruar Curtis Jones, i cili ishte propozuar direkt nga Liverpool me formulën e huazimit. Interi kishte arritur edhe marrëveshjen me lojtarin, por në momentet e fundit gjithçka u bllokua. “The Reds” vendosën të tërhiqen për…

Source

Ka fituar 600 milionë euro deri më tani, Ronaldo bën gati largimin e bujshëm nga Al-Nassr

By: rozalb
3 February 2026 at 09:53

Thonë se paratë nuk blejnë lumturinë dhe Cristiano Ronaldo duket se është dëshmia më e qartë e kësaj te Al-Nassr. Ylli portugez, tashmë 40 vjeç, ka fituar shifra marramendëse që prej transferimit të bujshëm në Arabinë Saudite në fund të vitit 2022, por raportimet e fundit flasin për një klimë tensioni dhe pakënaqësie në kampin e sulmuesit. Sipas mediave angleze, Ronaldo nuk ka luajtur në…

Source

ZYRTARE/ Benzema transferohet te rivalët e Al Hilal

By: rozalb
3 February 2026 at 08:55

Karim Benzema do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi francez ka arritur marrëveshjen me Al Hilal, duke u transferuar nga rivalët e Al Ittihad. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe lojtari ka firmosur një kontratë 18-mujore me klubin kryesues të kampionatit arab. Me këtë lëvizje, Al Hilal përforcon ndjeshëm repartin ofensiv, ndërsa trajneri Simone Inzaghi fiton një armë…

Source

Before yesterdayMain stream

Juventus dhuron spektakël me Spallettin, mposht me “poker” Parmën

By: rozalb
1 February 2026 at 22:51

Në javën e 23-të të Serie A, Juventusi mori një fitore të madhe në transfertë, duke e mundur Parmën 4-1 në stadiumin “Tardini” dhe, në pritje të ndeshjes Udinese-Roma, u ngjit në vendin e katërt në renditje, duke kaluar për momentin verdhekuqtë. Bardhezinjtë e nisën ndeshjen me ritëm të lartë, ku portieri Corvi bëri mrekulli që në minutën e parë ndaj Conceiçaos, i cili më pas në minutën e 5-të…

Source

Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” reagon pas akuzave nga Edlir Tetova

By: rozalb
1 February 2026 at 22:09

Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” ka dalë me një reagim zyrtar pas deklaratave të trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, i cili prej javësh ka kritikuar publikisht arbitrimin, duke pretenduar se skuadra e tij është dëmtuar në disa ndeshje radhazi. REAGIMI hoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklaratat e përsëritura publike të…

Source

SUPERIORE/ Vllaznia e vetme në krye, Tirana i shpëton fundit

By: rozalb
1 February 2026 at 21:47

Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me dy fitore të rëndësishme në transfertë, teksa Vllaznia dhe Tirana dolën triumfuese në sfidat e së dielës. Në stadiumin “Niko Dovana”, Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Teutës, duke vijuar momentin pozitiv dhe duke kryesuar tashmë e vetme renditjen me 42 pikë, tre më shumë se Egnatia dhe AF Elbasani. Shkodranët gjetën rrugën e rrjetës që në pjesën…

Source

Të shtëna me armë në Lezhë, dyshohet për një person të plagosur

By: rozalb
1 February 2026 at 21:23

Të shtëna me armë në Lezhë. Dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur një person i plagosur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e cila njihet si Kryqëzimi i Rrilës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por pritet të zbardhen në vijim. Policia ndodhet në vendngjarje e po punon për zbardhjet e dinamikës.

Source

Klevis Balliu: Qindra milionë euro taksa për infrastrukturën, rrugët rrezik për jetën e qytetarëve

By: rozalb
1 February 2026 at 21:01

Deputeti i PD Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në Kthesat e Dragostunjës, ku për tetë orë aksi Librazhd-Përrenjas është bllokuar pas rrëshqitjes së gurëve dhe shkëmbinjve. Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shkruan se çdo rrugë është kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve, ndërkohë që qindra milionë euro janë shpenzuar për infrastrukturën. Postimi i plotë…

Source

❌
❌