Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë: Ambasadori shpirtëror i shqiptarisë në botë

By: nilda
28 January 2026 at 12:38

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot ceremoni përkujtuese me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Gjatë fjalës së saj për kolosin e letërsisë shqiptare, ministrja për Europën dhe Punët e jashtme, Elisa Spiropali e përshkroi shkrimtarin si luftëtarin e paepur të Shqipërisë europiane. “U bë pasaporta e Shqipërisë kur Shqipëria ishte në kafazin e…

Source

Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

By: nilda
28 January 2026 at 12:05

Ambasadori shqiptar në Pekin, Riza Poda, priti drejtuesit e kompanisë shtetërore kineze “Heze Urban Construction Engineering Development Group” (HUCG), të kryesuar nga CEO, z. Jin Weibing. “Heze Group” është një ndër kompanitë më të mëdha kineze, me mbi 1500 specialistë dhe mbi 96 patenta. Gjatë takimit u diskutua gatishmëria e kompanisë për të zgjeruar aktivitetin në Shqipëri…

Source

Benet Beci: Shkolla “Kolë Idromeno” drejt përfundimit, investim për të ardhmen e Shkodrës

By: nilda
28 January 2026 at 09:08

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar se punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Kolë Idromeno” po shkojnë drejt përfundimit, duke e kthyer këtë institucion nga një gjendje mjerimi në një model modern të arsimit. Ky investim transformues po krijon kushte dinjitoze për rreth 400 nxënës dhe mësuesit e tyre, ku ambientet e brendshme, ato të jashtme dhe laboratorët e…

Source

Yesterday — 27 January 2026Main stream

U përdor gjuhë fyese ndaj Malit, Violetë Kukaj me reagim të ashpër ndaj produksionit

By: nilda
27 January 2026 at 21:57

Këngëtarja e njohur Violetë Kukaj ka reaguar publikisht pas një episodi të ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku banori Rogert Sterkaj ka bërë deklarata të rënda dhe fyese ndaj djalit të saj, Malit. Sipas reagimit të saj, fjalët e përdorura nga Rogerti kanë shkelur çdo kufi të normalitetit dhe respektit brenda lojës dhe debatit, duke prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë identitetin dhe…

Source

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

By: nilda
27 January 2026 at 21:34

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Malit dhe Rogertit këto ditë në shtëpi. Gjatë sfidës së rezistencës, Rogerti iu drejtua me disa komente ofenduese Malit, si “Ti nuk ke gjak shqiptari” dhe “Kush ta ka bërë traumë jetën ty, mami apo babi?”, duke u munduar të përdorë historinë e disa javëve më parë, kur Mal refuzoi të takonte babanë e tij. Në Prime-n e së martës, ky debat u përcoll kështu…

Source

“Debat pa frikë ndëshkimi”, ish-anëtarja e PS vlerëson drejtimin e Benet Becit

By: nilda
27 January 2026 at 21:18

Një reagim i fortë ka ardhur nga Blediana Nika Osja, ish-anëtare e Këshillit Bashkiak të Partisë Socialiste në Shkodër, e cila përmes një postimi publik ka komentuar mënyrën e re të të bërit politikë në qytet. Sipas saj, për herë të parë brenda Partisë Socialiste dhe në radhët e mbështetësve të saj, ekziston hapësira për debat të lirë, pa frikë ndëshkimi apo përjashtimi për mendim ndryshe.

Source

Historia e pazakontë e futbollistit kolumbian: Vetëm 12 vite diferencë me vajzën e tij të madhe

By: nilda
27 January 2026 at 21:04

Edwin Cardona, futbollisti i njohur kolumbian me 45 paraqitje me përfaqësuesen e Kolumbisë, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për një histori familjare të pazakontë që ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale dhe media. 33-vjeçari aktualisht aktivizohet me Atletico Nacional, klubi më i madh në Kolumbi dhe pikërisht aty ku nisi edhe karrierën e tij profesioniste. Gjatë viteve…

Source

Zbulohet një plantacion kanabisi me vlerë 1.4 milionë euro në Gjermani, arrestohet një shqiptar

By: nilda
27 January 2026 at 20:38

Policia gjermane ka arrestuar një shtetas shqiptar 24-vjeçar pas zbulimit të një plantacioni të madh kanabisi në zonën e Tastungen, në landin e Turingisë. Gjatë kontrollit në një stallë të braktisur, autoritetet sekuestruan rreth 140 kilogramë kanabis, me vlerë tregu rreth 1.4 milionë euro. Sipas policisë, droga ishte përgatitur për t’u shitur në treg. Hetimet nisën pas dyshimeve për vjedhje…

Source

Aksidenti tragjik në Rumani, mes viktimave edhe dy shqiptarë

By: nilda
27 January 2026 at 19:33

S dhe V.P janë 2 viktimat e aksidentit tragjik në Rumani ku humbën jetën 7 persona dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Video që po bën xhiron e mediave tregon momentin kur një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut ,të cilët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lionit në Europa League, përfshihet në një përplasje fatale në autostradën pranë qytetit Lugoj.

Source

Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, vihen në pranga dy të rinj

By: nilda
27 January 2026 at 19:28

Dy persona janë arrestuar nga autoritetet belge si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e taksistit shqiptar Marko Beka, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Larum, një zonë rurale e qytetit Geel, në rajonin e Kempenit. Sipas mediave vendase dhe njoftimit zyrtar të prokurorisë, të arrestuarit janë dy të rinj, përkatësisht 20 dhe 24 vjeç, banues në Merksem dhe Geel. Ata janë ndaluar pas…

Source

Ish-banorja e “BBVA” flet për herë të parë për konfliktin me prindërit: Më kanë ndërhyrë në martesë

By: nilda
27 January 2026 at 19:01

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Alexandra, ka bërë një rrëfime në një intervistë të fundit, ku ka folur hapur për jetën personale, martesën dhe raportin e vështirë me prindërit e saj. Ajo ka treguar se marrëdhënia me ta është e ftohtë dhe se prej kohësh mungon komunikimi, për shkak të ndërhyrjeve që ata kanë pasur në problemet e saj martesore. Alexandra u shpreh se këto ndërhyrje kanë sjellë…

Source

Biden reagon për ngjarjet në Minneapolis: Dhuna dhe terrorizmi nuk kanë vend në SHBA

By: nilda
27 January 2026 at 18:38

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka reaguar ndaj ngjarjeve të javëve të fundit në Minneapolis, ku dy qytetarë amerikanë humbën jetën nga të shtënat e agjentëve federalë gjatë protestave kundër pranisë së autoriteteve të emigracionit. Në një deklaratë publike, Biden dënoi ashpër dhunën dhe e cilësoi situatën si shkelje të vlerave themelore amerikane. “Dhuna dhe terrorizmi nuk…

Source

Incident gjatë ceremonisë në Ankara, presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë pritjes nga Erdogan

By: nilda
27 January 2026 at 17:46

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, ka pësuar një incident gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku po zhvillon një vizitë shtetërore në Turqi me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan. Ngjarja ka ndodhur në momentet e ceremonisë së mirëseardhjes, teksa kreu i shtetit nigerian po përshëndeste trupat e Gardës së Nderit. Sipas pamjeve të publikuara nga…

Source

💾

Balla përplaset me Shehajn: Je dënuar me vendim gjykate! Vodhe të dhënat e anëtarëve dhe listat e PD-së

By: nilda
27 January 2026 at 17:31

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla është përplasur me deputetin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla deklaroi se Shehaj i ka vjedhur PD-së të dhënat dhe listat e anëtarëve. Në lidhje me këtë, Balla tha se ka edhe një vendim gjykate ku Shehaj rezulton i dënuar. Në fund ai i tha Shehajt se u bë deputet “qyl” nga PD, por në fund i vodhi.

Source

Braçe “shuplakë” ministrit Vengu: Tha se paratë kaluan, por s’janë kërkund!

By: nilda
27 January 2026 at 17:20

Debati për buxhetin ka nxjerrë në pah një përplasje të hapur brenda radhëve të mazhorancës. Deputeti Erion Braçe ka vënë në shënjestër Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, duke e akuzuar për mungesë fondesh reale për dëmshpërblimet e bujqësisë, pavarësisht deklaratave zyrtare se paratë janë lëvruar. “Ministri i Mbrojtjes tha se paratë janë kaluar për të shlyer këto dëme, por në buxhet nuk i gjej…

Source

Beci inspekton Bahçallëkun: Më shumë shpejtësi, hyrja e Shkodrës po kthehet në portë dinjitoze

By: nilda
27 January 2026 at 17:18

Kryebashkiaku Benet Beci, së bashku me drejtorin e ARRSH-së, Ami Kozeli, inspektuan punimet në kantierin e Bahçallëkut, ku kërkuan rritje të menjëhershme të ritmit. Fokusimi mbetet segmenti nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bunës, me synim sistemimin e shpejtë të rrugës dhe rritjen e sigurisë për qytetarët. Beci theksoi se puna do të vijojë me intensitet maksimal për ta kthyer këtë aks kyç në…

Source

“Frymë e re” për shkollat e Shkodrës, Beci: Po investojmë në dinjitetin e nxënësve dhe mësuesve

By: nilda
27 January 2026 at 17:14

Bashkia e Shkodrës ka nisur një valë të gjerë ndërhyrjesh në infrastrukturën arsimore të qytetit, duke synuar përmirësimin e kushteve nga shkollat 9-vjeçare e deri te fakultetet. Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Benet Beci ka theksuar se këto investime po i japin ambienteve mësimore vëmendjen që u ka munguar prej vitesh. Sipas Becit, ndërhyrjet nuk po kryhen vetëm për…

Source

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve

By: nilda
27 January 2026 at 17:03

Një valë e ashpër dimërore ka shkaktuar të paktën 34 viktima në Shtetet e Bashkuara, duke shtrirë ndikimin e saj nga jugu deri në verilindje të vendit dhe duke paralizuar infrastrukturën energjetike dhe transportin ajror. Autoritetet federale dhe shtetërore kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa zona, ndërsa temperaturat e ndjera nga era kanë zbritur në nivele ekstreme, duke e bërë të…

Source

❌
❌