Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Main stream

Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, GJKKO pritet të shpallë vendimin nëse…

By: lindita
9 February 2026 at 10:30

Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për kryebashkiakun Veliaj dhe të pandehurit e tjerë, ku pritet të merret vendimi për kalimin ose jo të dosjes për gjykim. Seanca e kaluar paraprake u zhvillua mes debateve, pasi kryebashkiaku Veliaj dhe avokatja e tij kryesisht, Valentina Teodoresku kërkuan shtyrje pasi argumentojnë se ende nuk janë njohur me të gjithë dosjen hetimore. Megjithatë…

Source

Rama në Bruksel, takohet sot me presidentin e Komisionit Evropian Antonio Kosta

By: lindita
9 February 2026 at 09:56

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku do të pritet në takim nga presidenti i Këshillit Evropian Antonio Kosta. Bisedimet do të fokusohen në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Shqipëria ende nuk ka mundur të marrë Raportin e Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit për kapitujt 23 e 24 i quajtur IBAR. Pa miratimin e këtij raporti nga…

Source

Java nis me shi. Ja ç’thotë parashikimi për në vazhdim

By: lindita
9 February 2026 at 09:35

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës. Reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në relievet malore shtrëngata afatshkurtra. Prej orëve të mesditës e pasdite reshjet shiu me…

Source

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së drejt fundit në Hagë, çfarë pritet të ndodhë dy javët e ardhshme

By: lindita
9 February 2026 at 09:19

Sot nis faza përfundimtare e procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 9 shkurt 2026

By: lindita
9 February 2026 at 09:00

Dashi Suksesi dhe fati i mirë mund të të presin sot. Çfarëdo që të jetë, ndoshta do të të bëjë të ndihesh veçanërisht i gëzuar me arritjet e tua. Do të duash t’ua thuash të gjithëve, por kjo mund të jetë frustruese pasi disa nga njerëzit që dëshiron t’ua thuash mund të mos jenë të arritshëm sot. Do të kesh nevojë dhe do të dëshirosh mbështetjen e tyre. Demi Sukseset kanë ardhur vazhdimisht…

Source

Before yesterdayMain stream

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

By: lindita
7 February 2026 at 14:22

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano një takim me një përfaqësi të arbëreshëve që jetojnë dhe punojnë në zonën e Lombardisë. “Kënaqësi të takohesha sot në Milano me një përfaqësi arbëreshësh që jetojnë e punojnë aty. Arbëreshët e Lombardisë, ashtu si ata në Kalabri, Siçili, Molise dhe kudo në Itali, janë gurë të fortë në themelin e urës së miqësisë mes dy vendeve…

Source

Rama: Pyjeve tona i janë shtuar 360 mijë fidanë të rinj

By: lindita
7 February 2026 at 14:17

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të shtunë se pyjeve të vendit tonë i janë shtuar 360 mijë fidanë të rinj. “360,000 fidanë të rinj i janë shtuar pyjeve tona, një rezultat konkret i shpalljes së Vitit të Pyjeve dhe angazhimit që ka vijuar për ripyllëzim të qëndrueshëm, rikuperim të ekosistemeve dhe forcim afatgjatë të pasurisë sonë pyjore”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Source

Ministrja Spiropali takon dy drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë

By: lindita
7 February 2026 at 14:13

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan të Tregtisë me Zëvendëssekretarin për Tregtinë Ndërkombëtare, William P. J. Kimmitt, dhe Zëvendëssekretarin për Industrinë dhe Sigurinë, Jeffrey I. Kessler. “Gjatë vizitës në Uashington zhvillova një takim në Departamentin Amerikan të Tregtisë…

Source

FC Tigres nuk ndalet! Fitore ndaj Alpha Crossfit dhe sytë nga titulli

By: lindita
7 February 2026 at 13:30

FC Tigres vijon ecurinë pozitive në kampionat, duke regjistruar një fitore shumë të rëndësishme 1–0 ndaj Alpha Crossfit. Një ndeshje e luftuar, e vendosur nga një aksion model dhe një finalizim perfekt i Xhesian Konit, i cili i dha tri pikë të arta skuadrës. Goli i vetëm i takimit erdhi pas një ndërtimi të bukur të lojës, ku Tigres tregoi qartësisht pjekuri taktike, qetësi në menaxhimin e…

Source

Kryeministri Rama vizitë në Bruksel, pritet takim me presidentin e Këshillit të Europës

By: lindita
7 February 2026 at 12:49

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të hënën (9 shkurt) një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të takojë presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa. Sipas mediave, në takim pritet të diskutohet lidhur me procesin e negociatave të integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe ecurinë e këtij procesi. Shqipëria ende nuk ka mundur të marrë Raportin e Vlerësimit të Standardeve për…

Source

Berisha komenton vendimin e Kushtetueses për Ballukun: Edhe gjykata ka mëkatin e madh…

By: lindita
7 February 2026 at 12:44

Kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi vendimin e Kushtetueses që la në fuqi vendimin e shfuqizimit nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku. Berisha tha se e vlerëson qëndrimin e gjykatësve, por sipas tij, edhe gjykata ka “mëkatin” që i la Ballukut dy muaj kohë për të falsifikuar provat. “Pas 9 orësh, të ndryrë në një sallë, Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për të pranuar kërkesën…

Source

Shtëpia e Bardhë planifikon të mbledhë Këshillin e Paqes në Gaza më 19 shkurt

By: lindita
7 February 2026 at 12:08

Shtëpia e Bardhë po planifikon të thërrasë takimin e parë të Këshillit të Paqes në Gaza më 19 shkurt. Në mesin e anëtarëve themelues të Bordit të Paqes është edhe Shqipëria Takimi i parë zyrtar i organit të krijuar së fundmi nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, sipas raportimeve nga mediat e huaja ka dy qëllime: së pari, të përshpejtojë zbatimin e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit…

Source

Policia e Shtetit bën bilancin: 107 operacione të finalizuara dhe 498 persona të arrestuar në janar

By: lindita
7 February 2026 at 12:02

Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin janar. Gjatë kësaj periudhe kohore blutë shprehen se kanë realizuar 107 operacione policore, ku kanë arrestuar 498 persona të dyshuar për vepra penale të ndryshme. Njoftimi i policisë: Angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm i strukturave të Policisë në qendër dhe në qarqe për finalizimin e operacioneve dhe goditjeve të njëpasnjëshme të…

Source

E mori rrjedha e ujit pas aksidentit në Klos, gjendet pas një muaji trupi i 30-vjeçarit

By: lindita
7 February 2026 at 11:55

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua, gjendet pas një muaji trupi i 30-vjeçarit. Trupi është gjetur në liqenin e Ulzës, 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti. Makina në të cilën ndodhej Karaj dhe shoku i tij Andi L. u aksidentua dhe përfundoi në përroin në fshatin Darsë të Klosit. Ai dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit të zallit të Darsit në datën 10 Janar.

Source

U arrestua në sallën e gjyqit, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes ndaj avokatit Ulian Bajrami

By: lindita
7 February 2026 at 11:43

Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për avokatin Ulian Bajrami. Hetimi ndaj tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më 17 tetor 2025 në qytetin e Elbasanit. “Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për procedimin penal nr. 7882, të regjistruar për veprat penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’, ‘kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit’ dhe ‘kanosjes së gjyqtarit’ ndaj shtetasit Ulian…

Source

Morën 20 mijë euro për të ndikuar te Ministria e Drejtësisë, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

By: lindita
7 February 2026 at 10:14

Njoftimi nga Prokuroria e Posaçme Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2025,në ngarkim të të pandehurve: Zef Mali, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione…

Source

NASA konfirmon fluturimin e parë për në ISS pas evakuimit mjekësor

By: lindita
7 February 2026 at 10:11

Katër astronautë do të ngrihen javën tjetër për të riorganizuar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), sipas NASA-s, pas evakuimit mjekësor urgjent të ekuipazhit të mëparshëm. Ekuipazhi-12 do të ngrihet në bordin e një rakete SpaceX Falcon 9 më 11 shkurt, tha agjencia hapësinore amerikane, për të rivendosur shpejt ekuipazhin prej shtatë anëtarësh të ISS. Më herët këtë javë…

Source

Tentoi të vidhte zyrën e Postës Shqiptare, policia e gjen në tavanin e shtëpisë në Shkodër

By: lindita
7 February 2026 at 09:50

Tentoi të merrte me dhunë, nën kërcënimin e thikës, shuma parash në filialin e Postës Shqiptare dhe në një subjekt tregtar, Policia identifikon brenda pak orësh dhe vë në pranga autorin e dyshuar. Sekuestrohen 2 biçikleta të vjedhura dhe disa nga rrobat që ka përdorur gjatë kryerjes së kësaj vepre penale. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe ndjekjes pa ndërprerje…

Source

Media franceze: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

By: lindita
7 February 2026 at 09:44

Shqipëria nuk është më një vend i panjohur! Ajo është tashmë nën radarin e turistëve ndërkombëtarë, e lehtë për t’u arritur, dhe ende mund të duket e egër në mënyrë surprizuese, shkruan Vincent Mabire në një artikull të botuar në median franceze të udhëtimeve “Ulysse News”. Sekreti është të ngadalësoni ritmin sa duhet, për t’i dhënë vendit mundësinë të shfaqë anën e tij më të bukur — nga gjiret…

Source

Ministri Gonxhja: Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

By: lindita
7 February 2026 at 09:41

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije se Mbi 20,000 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan sitet kulturore në Shqipëri, gjatë muajit janar 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga Gonxhja, gjatë këtij muaji janë regjistruar 11,315 vizitorë në muzetë kombëtarë, 6,012 vizitorë në parqet arkeologjike, si dhe 2,693 vizitorë në kala dhe monumente kulturore.

Source

❌
❌