Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Main stream

Adriatik Lapaj: Rama dhe Berisha e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje të mjeruar

By: njeshi
3 February 2026 at 23:16

Kreu i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, vijon qëndresën e tij para Kryeministrisë, ku prej 57 ditësh po zhvillon protesta kundër qeverisë. “Jemi përballë zyrës së njeriut që drejton qeverinë më të korruptuar të Europës. Prej 57 ditësh qëndrojmë këtu për t’i thënë sa herë që kalon se drejton një bandë hajdutësh. Vendimi i Gjykata Kushtetuese për ta shtyrë çështjen Balluku është i…

Source

Prishtina radhitet si kryeqyteti më i lirë në Evropë

By: njeshi
3 February 2026 at 23:07

Prishtina renditet si kryeqyteti më i lirë në Evropë sa i përket kostos së jetesës, qirave, çmimeve të ushqimeve dhe në restorante. Megjithatë, edhe fuqia blerëse është ndër më të ulëtat, duke lënë prapa vetëm Athinën, Shkupin, Beogradin, Lisbonën, Kievin, Kishinjevin dhe Tiranën. Shifrat tregojnë koston e jetesës në qytete të ndryshme, krahasuar me Nju Jorkun. Kur një indeks ka vlerën 80…

Source

Yesterday — 3 February 2026Main stream

Përplasje tragjike në det: Deri tani 14 të vdekur, shumë të plagosur

By: njeshi
3 February 2026 at 22:55

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në ujërat greke, ku një anije patrulluese e Rojës Bregdetare Greke u përplas me një motoskaf që dyshohet se i përkiste një rrjeti trafikantësh të emigrantëve të parregullt. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në afërsi të Ishulli i Kiosit, duke shkaktuar, sipas bilancit paraprak, 14 viktima dhe 24 të plagosur. Viktimat janë emigrantë…

Source

Manjani: Duhet Kushtetutë e re dhe reformë e re në Drejtësi!

By: njeshi
3 February 2026 at 22:43

Nga Ylli Manjani- Të gjithë ata që vijojnë të më pyesin “pse ke ndryshuar qëndrim?”, u them se qëndrimet e mia njësoj kanë qenë e janë. Unë nuk i shpreh qëndrimet publike sipas interesave apo tifozllëkut të dynjasë, por për qejfin tim dhe mbi bindjen profesionale e qytetare që krijoj. Nuk kam patur as frikë e as pengesë për ato qëndrime në publik as kur kam patur funksion publik…

Source

Një lider nuk konsumohet sepse ka humbur pushtetin, por kur nuk arrin të krijojë besim për t’u rikthyer!

By: njeshi
3 February 2026 at 21:10

Të quash Sali Berishën një figurë të konsumuar politike nuk është as fyerje dhe as qëndrim emocional. Është një vlerësim politik i bazuar në kohë, cikle pushteti dhe efekt real në shoqëri. Konsumimi politik ndodh kur një figurë ka shteruar aftësinë për të prodhuar shpresë, ide të reja dhe energji transformuese, pavarësisht zhurmës që krijon. Berisha ka qenë aktor qendror i politikës shqiptare…

Source

Shoferë, kujdes! “Rrugorja” po ju vëzhgon me kamera e dronë, qindra gjoba në Tiranë për 72 orë

By: njeshi
3 February 2026 at 17:36

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet dhe gjatë 72 orëve ka lëshuar mbi 200 gjoba. Mes tyre, 60 masa ishin për ata shoferë që nuk respektojnë radhën në trafik. Ndërkohë për shkelje të rënda të Kodit Rrugor janë arrestuar dhe proceduar penalisht gjithsej 23 persona ndërsa është detyruar ngritja me karrotrec e 19 automjeteve. Po kështu në raport me numrin e gjobave do t’u hiqet patenta…

Source

Demokrati nga Mirdita: Me 10 shkurt do t’jem me 7 vëllezërit, por po na preu besë Doktori nuk vij ma askun!

By: njeshi
3 February 2026 at 15:50

Berisha ka premtuar se me 10 shkurt do të jeni në sheshin para Kryeministrisë ditë-natë derisa të iki Edi Rama nga kryeministër. Përveç kësaj lideri demokrat ka theksuar se paralel me protestën e zgjatur në Bulevard, do të ketë protesta në çdo rreth si dhe Parlamenti do jetë arenë përplasje me qeverinë. Ndërkohë Flamur Noka, si numri dy në PD, ka filluar organizimin për 10 shkurtin me elementë…

Source

Performancë të shkëlqyer editoriale dhe e audiencës, Euronews i disponueshëm në 430 milionë familje në 166 vende të botës

By: njeshi
3 February 2026 at 12:36

Euronews Group, organizata më e madhe ndërkombëtare e medias së lajmeve në Evropë, ka raportuar performancën më të fortë financiare në historinë e saj, duke shënuar përfundimin me sukses të një kthese trevjeçare. Të ardhurat arritën në 77 milionë euro në vitin 2025, një rekord historik për Grupin, duke u përkthyer në EBITDA rekord dhe rezultatin më të mirë neto që nga krijimi i tij.

Source

Luçiano Boçi: S’kam pasur dyshime për inteligjencën e Taulant Ballës

By: njeshi
3 February 2026 at 12:16

Replika mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputetit të PD-së, Luçiano Boçi. Ky i fundit iu kthehu përgjigje ironisë së Ballës, pasi ky i fundit i sugjeroi demokratë që të përdorin ChatGPT. Boçi ia ktheu: “S’kam pasur dyshime për inteligjencën e personit parafolës, se e ka nën nivelin mesatar meqë përmend ChatGPT. Ju tërheq vëmendjen kujdes me fjalën.

Source

Rakipi-Klosit: Mos e keni bërë baltë fare, që u është lëshuar SPAK-u kaq shumë?!

By: njeshi
3 February 2026 at 07:24

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ndër të tjera u fol edhe për drejtësinë. Klosi tha se është normale që SPAK të hetojë, pasi mazhoranca është ajo që kryen punët dhe veprat publike, të cilat mund të gjykohen, por tha se drejtësia është e pavarur dhe mazhoranca nuk ndërhyn. Ylli Rakipi: SPAK-u është lëshuar…

Source

Before yesterdayMain stream

Klodiana Lala: Ergys Agasi ndodhet në Durrës, policia nuk e arreston!

By: njeshi
2 February 2026 at 22:23

Klodiana Lala, gazetarja e mirënjohur investigative, ka deklaruar sonte në “Opinion” te Blendi Fevziu se i shumëkërkuari i SPAK, Ergys Agasi ndodhet në Durrës, pavarësisht se policia bën sikur e kërkon! Me tej gazetarja e njohur shtoi se nuk ka se si policia ta arrestojë, ndonëse ia di vendndodhjen, sepse 70 përqind e drejtuesve të policisë së Shtetit, janë emëruar nga Ergys Agasi!

Source

Atentati në Rrilë të Lezhës, zbulohen emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

By: njeshi
2 February 2026 at 22:15

Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, të dielën e 1 shkurtit, ku një shtetas mbeti i plagosur me armë zjarri. Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka, janë tre nga fisi Ndoka të shpallur në kërkim. Ndërsa tjetri i shpallur në kërkim është i dyshuari si shënjestër…

Source

Agron Shehaj: Nuk ka asnjë bashkëpunim me Berishën!

By: njeshi
2 February 2026 at 21:16

Në emisionin “Të PaEkspozuarit” diskutohet për temën “A bashkohet opozita me Saliun në krye?”. Ermal Hasimja, ideatori i përbashkimit të opozitës, thekson se duhet kompromis dhe bashkim, duke mos humbur partitë indentitetin. Por deputeti Agron Shehaj, kryetar i partisë Mundësia, tha prerë në studio se nuk ka asnjë bashkëpunim me Berishën. Me tej deputeti shtoi se nuk mund ti fusim partitë e…

Source

Berisha: Polica e ndershme të na bashkohet me ne, me 10 shkurt!

By: njeshi
2 February 2026 at 18:51

Lideri demokrat Berisha në Foltoren e sotme para kryeministrisë u ka bërë thirrje të gjithëve për datën 10 shkurt në protestën e madhe ditë-natë deri në rrëzimin e kryeministrit. Por Berisha theksoi se “Polica e ndershme të na bashkohet me ne me 10 shkurt!”. Ai akuzoi disa efektivë e drejtues policie si të lidhur me krimin, por shtoi se shumica janë të ndershëm.

Source

Çfarë është ky trajtim ç’njerëzor i Ilir Metës në burg?!

By: njeshi
2 February 2026 at 18:36

Nga Daniel Muçaku- Ilir Meta ndodhet prej më shumë se një viti në paraburgim, në qelitë e burgut të Tiranës. Sipas Kushtetutës dhe çdo standardi të drejtësisë moderne, çdo person prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë. Këtë parim e përsërit vetë SPAK sa herë del me njoftime publike. Pra, Ilir Meta nuk është i dënuar. Ai është në proces…

Source

Berisha përsërit thirrjen për protestën e 10 shkurtit

By: njeshi
2 February 2026 at 12:40

Lideri demokrat, Berisha, ka përsëritur sot thirrjen e tij drejtuar demokratëve për protestë me 10 shkurt ora 17.00. Sipas Flamur Nokës, numrit dy në PD, me 10 shkurt fillon ditë-natë në shesh pa ndalesë. Ndërkohë PD po përzgjedh emrat të cilët do të qëndrojnë para sheshit me çadra e stola. Skema e lidershipit mbetet që sheshi të jetë plot, duke zëvëndësuar ata që lodhen në çadra.

Source

Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në kryeministri

By: njeshi
2 February 2026 at 12:29

Ndryshime në stafin për mediat nga kryeministri. Gazetarja, Jonida Shehu është emëruar këshilltare për mediat në Kryeministri. Emërimi i saj u prezantua këtë të hënë në mbledhjen e grupit të PS-së që u zhvillua në kryesinë e Kuvendit. Jonida Shehu njihet si gazetare korrekte dhe profesioniste.

Source

As te berberi s’je më i sigurt! Atentati që tronditi Lezhën

By: njeshi
2 February 2026 at 06:51

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në darkë vonë në rrethin e Lezhës, ku si pasojë e disa të shtënave ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur te berberi i një lagje në Rrilë, pra kanë qëlluar nga rruga direkt të vendi ku njerëzit ishin në berberhane. 30-vjeçari është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Source

❌
❌