Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 2026Main stream

Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Drejtësisë: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu

By: lindita
6 February 2026 at 13:27

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, njofton se qeveria ka miratuar amnistinë penale. Përmes një deklarate pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Lamallari thotë se 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu dhe 853 të tjerë ulje dënimi. Mes tyre ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj. “Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam Amnistinë Penale, nismën që prezantuam rreth një…

Source

Spiropali në Uashington: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategjik i SHBA

By: lindita
6 February 2026 at 11:43

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u ftua si folëse kryesore në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Johns Hopkins. Ajo, bashkë me ekspertin e njohur Edward Joseph, profesorë, studentë dhe shqiptarë që jetojnë në SHBA, analizuan rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe rolin e ri të…

Source

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

By: lindita
6 February 2026 at 11:22

Shkëlqim Hajdari është emëruar ditën e sotme në postin e prefektit të Tiranës. Hajdari dha dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm disa kohë më parë, ndërsa sot u zbulua se ai do të pasohet në detyrë nga ish-deputeti Dashnor Sula. Ai ka një përvojë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë, pasi disa vite më parë ka ushtruar detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së…

Source

Parandalohet atentati në Sarandë, shoferi pikas eksplozivin gjatë lëvizjes

By: lindita
6 February 2026 at 10:42

Një atentat me lëndë eksplozive është parandaluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vrinë, Konispol. Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi Mirash Gj., 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë se, teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin Shëndëlli–Vrinë, ka dëgjuar zhurma të pazakonta në mjet. Pas ndalimit, ai ka konstatuar praninë e…

Source

Ministri i Mbrojtjes: Rritje pagash deri në 70% për Forcat e Armatosura

By: lindita
6 February 2026 at 09:59

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot se modernizimi i Forcave të Armatosura, përmirësimi i kushteve për personelin dhe rritja e pagave mbeten prioritetet kryesore të qeverisë, me synimin për të arritur mesataren e NATO-s deri në vitin 2029. Ministri Vengu nënvizoi se “forcimi i kapaciteteve njerëzore nuk lidhet vetëm me trajnimin dhe profesionalizimin e vazhdueshëm…

Source

Shkencëtarët koreano-jugorë zbulojnë se qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale

By: lindita
6 February 2026 at 09:26

Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit, duke treguar se qelizat kancerogjene nuk kanë gjithmonë nevojë të shkatërrohen, por në disa raste mund të rikthehen në gjendje normale. Duke përdorur modele dixhitale të quajtura “binjakë digjitalë” të rrjeteve gjenetike, studiuesit simuluan sjelljen e qelizave kancerogjene dhe u fokusuan jo te…

Source

Elita perëndimore me “brekë nëpër këmbë” kërkon shpëtim tek KGB-ja!

By: lindita
6 February 2026 at 09:09

Nga Mentor Kikia Pasi u kap me brekë nëpër këmbë, një pjesë e mirë e elitës politike ekonomike e artistike perëndimore, po kërkon shpëtim tek shërbimi sekret rus. Ekspozimin publik të degradimit dhe degjenerimit të pushtetit politik dhe ekonomik, po kërkon t’ia faturojë të vetmit armik që mund të jetë i besueshëm në këtë kohë. Padyshim, femra dhe seksi kanë qenë me kohë mjete shantazhi dhe…

Source

Reshje shiu dhe bore në zonat malore, parashikimi i motit për ditën e sotme

By: lindita
6 February 2026 at 09:06

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në pjesën e parë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët…

Source

Yesterday — 5 February 2026Main stream

TikTok u hap në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Bllokimi shërbeu për të hapur një dialog me platformën

By: lindita
5 February 2026 at 14:30

Agjencia për Media dhe Informim sqaron median dhe opinion publik në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave datë 03.02.2026 për heqjen e masave të përkohshme për ndalimin e aksesit në platformën online TikTok. Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me…

Source

Berisha për protestën e 10 shkurtit: Betejë, deri në rrëzimin e Ramës

By: lindita
5 February 2026 at 13:24

Kryetari i PD-së, në një dalje për mediat, deklaori se opozita do të vijojë betejën deri në rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. Berisha pohoi se qytetarët kanë shumë motive për të protestuar kundër qeverisë. “Strategjia e PD është betejë gjer në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumë mirënjohës sepse një qytetar që të zemërohet ndaj pushtetit të vendit tij, duhet të ketë motive të…

Source

Travel And Tour World: Shqipëria, mes thesareve të fshehura të Europës për turizëm të qetë

By: lindita
5 February 2026 at 11:45

Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më tërheqëse të Europës për turistët që kërkojnë qetësi, autenticitet dhe përvoja reale, larg kaosit të turizmit masiv. Shumë media ndërkombëtare e kanë përfshirë Shqipërinë në listën e ashtuquajturve “thesare europiane të fshehura”, vende që ofrojnë pushime të qeta, natyrë të paprekur dhe trashëgimi kulturore të pasur.

Source

Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismajli paraqitet në SPAK

By: lindita
5 February 2026 at 10:59

Agim Ismajli, ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve është paraqitur këtë të enjte në SPAK. Agim Ismaili akuzohet për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Source

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore

By: lindita
5 February 2026 at 10:46

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë së Tij, papa Leone XIV. Pritja i paraprin audiencës që kryeministri Rama do të ketë me papa Leonen XIV, në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, djali Zaho dhe delegacioni që e shoqëron, kryeministri Edi Rama ka…

Source

Ministrja Sala në Milano: Diskutime për ngritjen e Institutit të Tumoreve në Shqipëri

By: lindita
5 February 2026 at 09:39

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala, ka zhvilluar një vizitë në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano, ku është takuar me presidentin Gustavo Galmozzi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sala u shpreh se me Galmozzi u diskutua për ngritjen e institutit të Tumoreve në Shqipëri. “Takime frytëdhënëse në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano.

Source

Kriza e blegtorisë, importet e bulmetit u rritën me 62% ndërmjet 2021-2025

By: lindita
5 February 2026 at 09:21

Bilanci tregtar i Shqipërisë për produktet e shportës po dëshmon një varësi gjithnjë e më të theksuar nga importet jashtë vendit. Sipas të dhënave të INSTAT nga tregtia e jashtme, kategoria “Produkte bulmetore, vezët dhe mjalti” ka pësuar një rritje të fortë të vlerës së importit, duke u ngjitur nga 6.8 miliardë lekë në vitin 2024, në rreth 7.7 miliardë lekë në vitin 2025.

Source

Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

By: lindita
5 February 2026 at 09:18

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatar e deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit…

Source

Kryeministri Rama në Vatikan: Ndjesia e veçantë në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë

By: lindita
5 February 2026 at 09:08

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga vizita e tij në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania në Vatikan. “Dhe me ndjesinë e veçantë të vizitës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, e në vigjilje të takimit me Atin e Shenjtë, ju uroj një ditë sa më të paqtë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale. (kliko video)…

Source

Before yesterdayMain stream

Bashkia Elbasan e angazhuar pranë fermerëve për zhvillimin e bujqësisë dhe Skemën Kombëtare 2026

By: lindita
4 February 2026 at 15:27

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, Ministri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural Andis Salla, kryetari i Bashkisë së Peqinit Bukurosh Maçi dhe drejtoresha e AZHBR-së zhvilluan një takim me fermerët e Elbasanit dhe Peqinit, në kuadër të takimeve për Skemën Kombëtare 2026. Ishte një diskutim i hapur dhe shumë i vlefshëm për nevojat reale të bujqësisë në territoret e dy bashkive.

Source

Prokuroria e Durrësit njoftim zyrtar për mbetjet e Kurum: Rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin

By: lindita
4 February 2026 at 14:36

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, informon opinionin publik se, ka kryer dhe vijon të kryejë veprime hetimore në kuadër të procedimit penal Nr.1596 viti 2024, të regjistruar për veprat penale: ‘Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i dokumentave”…

Source

❌
❌