Stuhi dimërore në Kolonjë, qarkullimi rrugor i vështirësuar
Për shkak të erës së fortë, në rrugën Ersekë–Rehovë të bashkisë Kolonjë janë krijuar problematika të qarkullimit, pasi disa degë pemësh ranë mbi karrexhatë, duke penguar lëvizjen e mjeteve. Zjarrfikësit e Kolonjës ndërhynë menjëherë për të pastruar rrugën dhe për të siguruar qarkullimin e lirë. Mësohet se tashmë aksesi rrugor është rikthyer normalisht dhe nuk ka pengesa të mëtejshme.