Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Main stream

Kodi i ri Penal u heq statusin e të penduarit atyre që duan të rrëfejnë korrupsionin në tendera –

By: 27
23 January 2026 at 20:46

Shkelja e barazisë në tendera është një nga krimet më të hetuara nga SPAK, e megjithatë, nëse dikush vendos të pendohet dhe të rrëfejë se kush e urdhëroi, ai nuk e merr statusin e të penduarit.

Kjo sepse, me shfuqizimin e një paragrafi në Kodin Penal për bashkëpunëtorët e drejtësisë, me ndryshimet e propozuara kufizohet e drejta e bashkëpunimit me autoritetet për një kategori veprash. Aktualisht, të penduarit rrëfehen për krimet më të rënda, duke nisur nga organizatat kriminale, terroriste, bandat dhe krimet e lidhura me to.

Por janë lënë jashtë lidhjes së marrëveshjes për t’u penduar një seri veprash të tjera që nuk kanë marzh dënimi më të lartë se 7 vite burgim, që do të thotë se mes tyre është edhe shkelja e barazisë në tendera.

Aktualisht janë 13 të penduar që mbahen aty ku ka qenë 41-bissi. Siç bëjnë me dije burimet, dy të tjerë në fushën e trafikut të narkotikëve janë ende nën proces.

Si referencë në këtë janë sjellë standardet ndërkombëtare.

Deri më sot, drejtësia nuk ka penduar asnjë zyrtar të penduar në fushën e korrupsionit, por vetëm për krim të organizuar dhe vrasje.

gijotina.com/

“Isha i detyruar ta vrisja”, flet 28-vjeçari grek që vrau Jani Aliajn në burgun e Korydallos –

By: 27
23 January 2026 at 20:26

Në një dëshmi të dhënë përpara grupit hetimor, 28-vjeçari grek, i dyshuar për vrasjen e Jani Aliaj në burgun e Korydallos, ka pohuar se ka vepruar për të shpëtuar jetën e tij, sepse ishte i bindur se do të vritej nga shqiptari.

“Nëse nuk do e vrisja unë, do të më vriste ai”, mësohet të ketë thënë ai, duke pretenduar se Aliaj ishte paguar për eliminimin e tij, si hakmarrje për një vrasje të ndodhur disa muaj më parë në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë.

Dosja hetimore përshkruan një skenë të rëndë dhune. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Jani Aliaj ka marrë 23 goditje me thikë, kryesisht në fytyrë dhe kraharor, plagë që kanë tronditur edhe vetë ekspertët. Gjatë përplasjes u plagos edhe një tjetër i burgosur, i cili kishte ndërhyrë për t’i ndarë.

gjarja ndodhi në një sektor të burgut ku nuk ka kamera sigurie, në një moment kur institucioni funksiononte me regjim të hapur, duke u lejuar të burgosurve lëvizjen nga një ambient në tjetrin. Sipas autoriteteve greke, as viktima dhe as autori i dyshuar nuk kishin raportuar më herët konflikte apo frikë për jetën e tyre.

28-vjeçari rezulton me precedentë të rëndë penalë dhe është i akuzuar edhe për dy vrasje të tjera. Prej nëntë vitesh, emri i tij ndodhej në listën e kuqe të Interpolit për një vrasje të kryer në Greqi. Pas dhënies së dëshmisë, ai është rikthyer në qeli dhe pritet të përballet me gjykimin, duke rrezikuar burgim të përjetshëm.

Jani Aliaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços, krim i ndodhur më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Autoritetet shqiptare kishin nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku pritej të vuante dënimin e përjetshëm.

gijotina.com/

Foltoret nuk janë të mjaftueshme, nuk mundet kështu Rama –

By: 27
23 January 2026 at 20:02

Kreu i FRPD Durrës, Shyqyri Myrtollari, në fjalën e tij në Foltoren që po mbahet në selinë blu, shprehet se Foltoret nuk janë zgjidhja që çon në mundjen e kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës në pushtet.

Sipas tij një tjetër problematikë është edhe zbardhja e mbledhjeve të PD në media përpara se vendimet e diskutimit t’i bëhen të ditura strukturave të partisë, ndërsa edhe ai njëlloj si Glauk Olldashi ka kërkuar mbledhje me dyer të mbyllura në mënyrë që të flitet më hapur në lidhje me problematikat e PD.

“Kam një kritikë të madhe për lidershipin e PD ku në mbledhje para se gjërat t’i marrë vesh struktura, me sms i marrin vesh mediat. Kjo nuk është normale. Jo më çfarë ka shtëpia i tregon fëmija, sepse nuk janë fëmijë, janë politikanë që na përfaqësojnë ne.

Foltoret nuk mendoj se janë të mjaftueshme përballë propagandës. Çdo drejtues e deputet duhet të dalë në zona dhe të kuptojë problematikat”, tha ai.

gijotina.com/

Ç’po ndodh? Juventus anulon konferencën e shtypit të Spallettit para Napolit –

By: 27
23 January 2026 at 19:56

Askush nuk do të flasë në prag të sfidës mes Juventusit dhe Napolit këtë fundjavë në Serie A. Zgjedhjes së Contes, i bashkohet ajo e Luciano Spallettit; konferenca për shtyp që ishte programuar të mbahej në orën 16:00 në Allianz Stadium u anulua.

Edhe herë të tjera trajneri bardhezi nuk është paraqitur në konferencën për shtyp për shkak të afërsisë në kohë mes impenjimeve, por këtë herë duket se është dicka anomale një heshtje e tillë në prag të një prej supersfidave të javës së 22 të Serie A.

Sfida mes Juventusit dhe Napolit nuk është kurrë banale teksa përballë vihen dy ish-a; Spalletti kundër Contes; trajneri aktual i bardhezinjve ka fituar një titull historik në pankinën e Napolit, ndërsa kolegu i tij në Torino ka qenë në fillim kapiten e më pas trajneri i rilindjes së fundit në dekadën e kaluatìr. Heshtja e të dy trajnerëve në prag të supersfidës, rrit akoma më shumë kurioziteti; skuadrat do të luftojnë fort në Allianz Stadium në sfidën e së dielës duke nisur nga ora 18:00 ku në lojë janë 3 pikë shumë të çmuara.

gijotina.com/

“Distancohuni nga veprimet e kundërligjshme”, policia me plan masash për protestën e PD-së –

By: 27
23 January 2026 at 19:50

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për sigurinë gjatë protestës së nesërme të thirrur nga PD, duke specifikuar dhe akset rrugore që do të bllokohen.

Njoftimi:

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e nesërme, i cili nis në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme dhe të nesërme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 23:45, të ditës së sotme, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”,

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Duke marrë shkas nga disa deklarata publike, i bejmë thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kunderligjshme që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

gijotina.com/

“Folës të dehur që na bëjnë të qeshim”, djali i Sokol Olldashit ia thotë në sy Berishës: Po na prishni imazhin

By: 27
23 January 2026 at 19:32

Kreu i PD Sali Berisha po me të rinjtë e FRPD Foltoren e radhës. Një nga folësit ishte Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashi, i cili theksoi se me Foltore po prishet imazhi i PD përderisa ata që zgjidhen të flasin janë të pa denjë dhe shpesh edhe të dehur.

Ai kishte ide dhe sugjerime se si mund të rregullohet fakti i mungesës së pjesëmarrjes në Foltore të qytetarëve, ku tha se çdo të hënë duhet një foltore specifike me ekspertë.

“PD ka shumë probleme sot. E mirë të bënim një takim pa kamera dhe media, sepse jam me parimin që problemet e shtëpisë fliten brenda saj dhe jo në sytë e botës. Gjithsesi po prek një problem shumë evident e po jap një sugjerim timin. Çdo të hënë bëjmë Foltoret para Kryeministrisë që pjesëmarrja nuk është shumë e lartë. Njerëzit nuk duan të vijnë të hënave, problemi qëndron te Foltorja. Mendimi im është që shumë nga folësit aty nuk janë të denjë të na përfaqësojnë. Nuk di kush i zgjedh, por folësit që dalin aty po bëjnë faj ndaj nesh, flasin kuturu, disa edhe tapë, na dëmton të gjithëve sidomos ne të rinjve. Dëmtimi imazhit të PD na dëmton më shumë ne së ju doktor.

Çdo të hënë të bëjmë një Foltore specifike, një të hënë për arsimin, një për mjekësinë, bujqësinë, naftëtarët. Problemet në Shqipëri janë pa fund. Na duhen ekspertë që kur njerëzit të na ndjekin të hënën të na dëgjojnë me vëmendje e të mos shohin fytyra që na bëjmë të qeshim”, tha ai.

gijotina.com/

The post “Folës të dehur që na bëjnë të qeshim”, djali i Sokol Olldashit ia thotë në sy Berishës: Po na prishni imazhin appeared first on 27.

“Çdo gjë përfundon në këmbët e Belindës”, Berisha karikon të rinjtë e FRPD para protestës: Ngrihuni si në Serbi!

By: 27
23 January 2026 at 19:26

Kreu i PD Sali Berisha po zhvillon një diskutim me të rinjtë e FRPD, ku mes të tjerash ai e ka quajtur ditën e djeshme një nga më të turpshmet në lidhje me atë që ka ndodhur në Gjykatën Kushtetuese mbi vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

“Takimi me të rinjtë është natyrisht më i rëndësishme dhe cilësori, sepse takohemi bashkë në një moment jashtëzakonisht kritik për vendin.
Mos harroni kurrë ditën e djeshme, e pashembullt në historinë e një shteti. Kreu i shtetit, kryeministri dhe kryeparlamentari përballeshin me një prokuror që donte të zbatonte ligjin. Ditë më të turpshme nuk ka. Aty ku ka Belinda, është edhe Rama. Çdo gjë duhet të përfundojë në këmbët e këpucët e saj”, u shpreh ai.

Më tej nënvizoi se AKSHI po ashtu është marrë peng dhe se është kthyer në kopshtin privat të kryeministrit Rama.

“Tek AKSHI, baxhanaku i Ramës, Armand Frangaj, çdo tender duhet ta ftonte ky kur kishte një kapacitet sipërmarrës modest. Nuk mjaftohej me tenderat që fitonte vetë, por merrte presto nome dhe futej vetë i tretë në tender por ishte vetë Frëngu. Nëse dilte një i vërtetë, ai merrej peng. Imagjinoni një sipërmarrje shtetërore, të marrë peng biznesmenë pse guxojnë të futen në tendera sipas ligjit dhe garës. Kjo ndodh në kopshtin privat të Ramës, AKSHI-n.
Pasi dokumentohet gjithçka, para të huajve, sepse një nga personat e marra peng kërkoi mbrojtje jashtë dhe iu dha. Rama mund të thotë se ka respekt të thellë për Mirlindën sepse është Linda”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij me të rinjtë një ditë para protestës kombëtare para Kryeministrisë, ai është shprehur se ashtu siç ka ndodhur në Beograd dhe në Bangladesh, ku gjenerata Z ka përmbysur regjimin, ashtu edhe të rinjtë opozitarë duhet të nisin këtë mision për të rikthyer shpresën, besimin, lirinë, të drejtat dhe të ardhmen e tyre.

“Është gjenerata Z që e përmbysën regjimin në Bangladesh, që përmbysi regjimin në Nepal, Sri Lanka, që po i dridh themelet Beogradit. Aty ra një çati në stacionin e trenit të Novi Sad-it, që humbën jetë njerëzish, 13 qytetarë, por studentët e Beogradit nuk i ndahen dhe do fitojnë.

Lufta kundër diktaturave nuk është një ndeshje futbolli. Ju bëj thirrje ju të ngriheni në lartësinë e këtij misioni. Sot keni shansin e madh të riktheni edhe një herë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

gijotina.com/

The post “Çdo gjë përfundon në këmbët e Belindës”, Berisha karikon të rinjtë e FRPD para protestës: Ngrihuni si në Serbi! appeared first on 27.

“Çdo gjë përfundon në këmbët e saj”, Berisha karikon të rinjtë e FRPD para protestës, sulm GJK për Belinda Ballukun –

By: 27
23 January 2026 at 19:12

Kreu i PD Sali Berisha po zhvillon një diskutim me të rinjtë e FRPD, ku mes të tjerash ai e ka quajtur ditën e djeshme një nga më të turpshmet në lidhje me atë që ka ndodhur në Gjykatën Kushtetuese mbi vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

“Takimi me të rinjtë është natyrisht më i rëndësishme dhe cilësori, sepse takohemi bashkë në një moment jashtëzakonisht kritik për vendin.
Mos harroni kurrë ditën e djeshme, e pashembullt në historinë e një shteti. Kreu i shtetit, kryeministri dhe kryeparlamentari përballeshin me një prokuror që donte të zbatonte ligjin. Ditë më të turpshme nuk ka. Aty ku ka Belinda, është edhe Rama. Çdo gjë duhet të përfundojë në këmbët e këpucët e saj”, u shpreh ai.

Më tej nënvizoi se AKSHI po ashtu është marrë peng dhe se është kthyer në kopshtin privat të kryeministrit Rama.

“Tek AKSHI, baxhanaku i Ramës, Armand Frangaj, çdo tender duhet ta ftonte ky kur kishte një kapacitet sipërmarrës modest. Nuk mjaftohej me tenderat që fitonte vetë, por merrte presto nome dhe futej vetë i tretë në tender por ishte vetë Frëngu. Nëse dilte një i vërtetë, ai merrej peng. Imagjinoni një sipërmarrje shtetërore, të marrë peng biznesmenë pse guxojnë të futen në tendera sipas ligjit dhe garës. Kjo ndodh në kopshtin privat të Ramës, AKSHI-n.
Pasi dokumentohet gjithçka, para të huajve, sepse një nga personat e marra peng kërkoi mbrojtje jashtë dhe iu dha. Rama mund të thotë se ka respekt të thellë për Mirlindën sepse është Linda”, tha ai.

gijotina.com/

Salianji i vetëm përballë Kryesisë dhe Berishës, i ka mbushur sallat plot! –

By: 27
23 January 2026 at 19:00

Të shtunën Partia Demokratike do të organizojë protestë kombëtare në orën 17:00. Në një intervistë në “News24” analisti Edvin Kulluri foli për protestën e paralajmëruar nga kreu i PD Sali Berisha, duke analizuar edhe takimet e Salianjit me qytetarët.

Kulluri shtoi Salianji është i vetëm dhe po e mund Berishën, duke mbushur sallat plot më mbështetës e qytetarë.

“Salianji e ka vënë përpara e ka futur në një cep Sali Berishën. Këta po pretendojnë të rrëzojnë Ramën, kur nuk përballojnë dot Salianjin, i cili realisht me shifra dhe me numra i ka mundur. Duket qartë. Është tek pullë përballë gjithë Kryesisë, Këshillit Kombëtar dhe Sali Berishës dhe e ka sallën të mbushur. Pra për të zgjidhur problemet e Berishës për të mbushur sheshet. Salianji e ka ekspozuar Sali Berishën shumë keq. Po tregohet inteligjent dhe ai ka fituar eksperiencë, por momenti që ka zgjedhur Salianji për të rihapur këtë debat të vjetër është momenti më i mirë”, tha ai.

Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë –

By: 27
23 January 2026 at 18:14

Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka qenë target i sulmeve dhe akuzave nga politika, më konkretisht nga opozita, prej 3 vitesh, duke e lidhur emrin e saj me një dënim nga drejtësia greke që daton 2 dekada më parë. Këtë javë, Prokuroria e Përgjithshme, pas një verifikimi që zgjati 2 vite, arriti në konkluzionin se gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi, për akuzën e falsifikimit të vizës, duke theksuar gjithashtu se “dënimi është i vërtetë dhe autentik”. Në formularin e vetëdeklarimit në vitin 2016, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, gjyqtarja Gjoka nuk e ka deklaruar dënimin. Pyetjes në formular nëse ka qenë e dënuar ndonjëherë me vendim të formës së prerë, Irena Gjoka i është përgjigjur “JO” dhe e njëjta përgjigje rezulton edhe për pyetjen nëse ndaj saj është marrë ndonjëherë ndonjë dënim gjykate, jo i formës së prerë.

Por, nga ana tjetër, cilat janë argumentet mbrojtëse të gjyqtares lidhur dënimin nga drejtësia greke?

BalkanWeb ka siguruar dëshminë e gjyqtares së GJKKO para Këshillit të Lartë Gjyqësor. Deklarimet e Irena Gjokës janë pritur me interes nisur nga fakti i rëndësisë së institucionit që ajo përfaqëson si pjesë e drejtësisë së re dhe misionit për të luftuar pandëshkueshmërinë, por edhe kalimit të procesit të Vettingut me sukses në të tre komponentët e tij. Vettingu mbështetet, ndër të tjera, edhe në vetëdeklarimin e subjektit, si një element thelbësor për vlerësimin e përmbushjes së kritereve të konfirmimit në detyrë nga anëtarët e sistemit të drejtësisë. Dhe pikërisht, vetëdeklarimi i rremë përbën shkelje ligjore dhe sjell pasoja të drejtpërdrejta për anëtarët e sistemit të drejtësisë në kuadër të procesit të Vettingut.

Para Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka rrëfyer në mënyrë të detajuar pikënisjen e “përplasjes” së saj me autoritetet greke, fundvitin e 2002-shit, kur po udhëtonte drejt shtetit fqinj me vizë të marrë pranë konsullatës greke në Shqipëri, por që policia kufitare i kishte ndaluar hyrjen. Vendimi refuzues i autoriteteve greke është përsëritur edhe në datën 13 shkurt 2003. Ndalimi i hyrjes në territorin grek, për gjyqtaren Gjoka ka qenë i padrejtë.

Sa i takon dënimit nga ana e drejtësisë greke, me burgim tre muaj, gjobë 1500 Euro, si dhe me shpenzimet gjyqësore prej 73 Euro, teksa dënimi me burg është konvertuar me pagesë financiare 4.4 euro për çdo dite burg, vendimi i cili nuk u zbatua asnjëherë, Irena Gjoka ka deklaruar para KLGJ se nuk është njoftuar për zhvillimin e proceseve gjyqësore ndaj saj dhe nuk ka patur informacion.

“Personalisht nuk jam njoftuar, as zyrtarisht dhe as faktikisht për procesin gjyqësor administrativ apo ndonjë proces tjetër të zhvilluar ndaj meje, në gjykatat Greke”, ka deklaruar gjyqtarja, duke vijuar: “Pasi në media janë publikuar vendime administrative apo të natyrave të tjera në emrin tim, duke mos qenë në dijeni të asnjë vendimi, kam autorizuar përfaqësues me prokurë të posaçme për të marrë informacion, për çka publikohej”.

Gjithashtu, ajo ka pretenduar se dënimi nuk është regjistruar kurrë në regjistrin penal dhe për rrjedhojë, dënimi konsiderohet sikur të mos ketë ekzistuar kurrë.

“Vendimi i datës 07.06.2005, i Gjykatës së shkallës së parë me tre anëtare për kundravajtje të Janinës nuk më është njoftuar asnjëherë dhe ky vendim nuk ka marrë formë të prerë. Sipas nenit 473 të Kodit të Procedurës Penale Greke afati për paraqitjen e apelit për të pandehurit me vendbanim të panjohur është 30 ditë nga dita e njoftimit të vendimit (vendimi i cili nuk është njoftuar asnjëherë). Përpara se të përfundonte afati i apelimit, më datë 17.06.2005 është miratuar ligji nr.3346/2005 “Përshpejtimi i procedurës para gjykatave civile dhe penale dhe dispozita të tjera”. Sipas edhe interpretimit të kryer nga GJEDNJ , në çështjen Panou kundër Greqisë (nr. 44058/05, 8 janar 2009), vendimi i dënimit i arkivuar sipas këtij ligji konsiderohet i paqenë, me kusht që, për një periudhë 18-mujore nga publikimi i ligjit (17 qershor 2005), të mos kryhet një vepër tjetër vepër penale me dashje, për të cilën do të dënohej përfundimisht me burgim më të gjatë se gjashtë muaj. Sipas edhe interpretimit të GJEDNJ-së edhe pse humbiste e drejta për të ushtruar apelim, efektet e ligjit ishin baras me shfajësim. Ky ishte edhe qëllimi i ligjit, i cili synonte përshpejtimin e drejtësisë penale, ndër të tjera, përmes uljes së numrit të apelimeve për çështje të vogla. Kështu në zbatim të këtij ligji, prokurori ka vendosur arkivimin e vendimit të marrë ndaj meje më datë 07.06.2005”, ka thënë gjyqtarja, Irena Gjoka.

Anëtarja e GJKKO, më tej ka shtuar se “lidhur me vendimin e sipërpërmendur, shpreh rezervat e mia sa i takon ligjshmërisë në thelb të këtij vendimi, por edhe ligjshmërisë së aspekteve procedurale të marrjes së tij”.

Dëshmia e Irena Gjokës para KLGj:

“Më datë 24 dhjetor 2002, unë Irena Gjoka jam paraqitur në pikën e kalimit kufitar Greqi, Kakavijë, ku policia kufitare më ka ndaluar hyrjen në shtetin grek (pas një debati që kam bërë me punonjësin e policisë së kufirit). Kam vlerësuar se autoritetet greke nuk kanë pasur asnjë arsye të ndalojnë hyrjen time në Greqi dhe për këtë arsye jam pajisur me një vize tjetër, pranë konsullatës greke në Shqipëri. Në vijim, më datë 13 shkurt 2003, jam paraqitur sërish në kufi, ku përsëri më është ndaluar hyrja, në mënyrë të padrejtë.

Meqenëse kam qenë e bindur në paligjshmërinë e masës administrative të ndërmarrë ndaj meje, refuzimin e hyrjes në shtetin grek, në kushtet kur nuk kisha të drejtë hyrje në këtë shtet, në datën 31.03.2003, kam autorizuar shtetasin Andon Konomi/Ikonomou (ky shtetas nuk ka pasur cilësinë e avokatit) për të kundërshtuar për llogari timen, masën administrative të marrë në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare nga autoritetet greke, pranë Ministrisë së Rendit Publik Athinë apo çdo institucioni tjetër, për të kryer çdo lloj veprimi që nuk është i ndaluar me ligj, lidhur specifikisht me masën e ndalimit të hyrjes të dhënë ndaj meje.

Pavarësisht këtij fakti, personalisht nuk jam njoftuar, as zyrtarisht dhe as faktikisht për procesin gjyqësor administrativ apo ndonjë proces tjetër të zhvilluar ndaj meje, në gjykatat Greke. Pasi në media janë publikuar vendime administrative apo të natyrave të tjera në emrin tim, duke mos qenë në dijeni të asnjë vendimi, kam autorizuar përfaqësues me prokurë të posaçme për të marrë informacion, për çka publikohej.

Nga aktet që më janë dorëzuar nga përfaqësuesi im si dhe aktet e përcjella nga autoritetet greke me anë të letërporosisë, nëpërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, jam informuar për herë të parë për vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë me nr.1447/2005, datë 07.06.2005, sipas së cilit rezultoj e dënuar në mungesë nga kjo gjykatë në datë 07.06.2005, pa praninë e një mbrojtësi, pa u njoftuar për procesin ndaj meje, si gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjes, për veprën e parashikuar në paragrafin 7 të nenit 54 të ligjit 2910/2001 me titull “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek”, me tre muaj burgim dhe 1500 Euro Gjobë. Dënimi me burgim është konvertuar me gjobë në masën 4,4 Euro në ditë.

Vendimi i datës 07.06.2005, i Gjykatës së shkallës së parë me tre anëtare për kundravajtje të Janinës nuk më është njoftuar asnjëherë dhe ky vendim nuk ka marrë formë të prerë. Sipas nenit 473 të Kodit të Procedurës Penale Greke afati për paraqitjen e apelit për të pandehurit me vendbanim të panjohur është 30 ditë nga dita e njoftimit të vendimit (vendimi i cili nuk është njoftuar asnjëherë). Përpara se të përfundonte afati i apelimit, më datë 17.06.2005 është miratuar ligji nr.3346/2005 “Përshpejtimi i procedurës para gjykatave civile dhe penale dhe dispozita të tjera”. Sipas edhe interpretimit të kryer nga GJEDNJ , në çështjen Panou kundër Greqisë (nr. 44058/05, 8 janar 2009), vendimi i dënimit i arkivuar sipas këtij ligji konsiderohet i paqenë, me kusht që, për një periudhë 18-mujore nga publikimi i ligjit (17 qershor 2005), të mos kryhet një vepër tjetër vepër penale me dashje, për të cilën do të dënohej përfundimisht me burgim më të gjatë se gjashtë muaj. Sipas edhe interpretimit të GJEDNJ-së edhe pse humbiste e drejta për të ushtruar apelim, efektet e ligjit ishin baras me shfajësim. Ky ishte edhe qëllimi i ligjit, i cili synonte përshpejtimin e drejtësisë penale, ndër të tjera, përmes uljes së numrit të apelimeve për çështje të vogla. Kështu në zbatim të këtij ligji, prokurori ka vendosur arkivimin e vendimit të marrë ndaj meje më datë 07.06.2005.

Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara –

By: 27
23 January 2026 at 17:58

Në vitin 2024, presioni fiskal në Itali arriti nivelin më të lartë të dhjetë viteve të fundit, duke u renditur ndër më të lartët – dhe ndër ata që janë rritur më shumë nga viti në vit – në vendet e OECD-së. Kjo është ajo që del nga raporti Revenue Statistics 2025 i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Sipas të dhënave, raporti mesatar midis të ardhurave nga taksat dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vendet e OECD-së arriti në 34,1% në vitin 2024, me një rritje vjetore prej 0,3 pikë përqindjeje, pas dy viteve radhazi në rënie. Megjithatë, niveli i taksave ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin.

Në përgjithësi, shumica e vendeve evropiane – me përjashtim të Irlandës – janë mbi mesataren e OECD-së, ndërsa shumë vende jashtë Evropës janë poshtë saj.

Vendet me barrën më të lartë fiskale janë Danimarka, e ndjekur nga Franca dhe Austria. Italia renditet menjëherë pas tyre, me një raport taksa/PBB prej 42,8%. Në anën tjetër të listës, me një raport nën 30%, renditen Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Irlanda. Më të ulëtin e kanë Kolumbia dhe Meksika, ku raporti është rreth 18%.

Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë –

By: 27
23 January 2026 at 17:42

Një shtetas 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë në zonën e Drenovës, Korçë, nën dyshimin për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kontrollit fizik ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar një pako me rreth 104 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i arrestuari dyshohet se bashkëpunonte me një shtetas tjetër, 37 vjeç, banues në Korçë, i cili është shpallur në kërkim dhe për të vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, në zbatim të planit të masave të hartuar për vitin 2026, me objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në zonën e Korçës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drenova”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 50 vjeç, banues në Drenovë, Korçë.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pako me rreth 104 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga hetimet rezultoi se 50-vjeçari bashkëpunonte me shtetasin K. M., alias A. M., 37 vjeç, banues në Korçë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Irena Gjoka e dënuar me burg, Berisha kërkon KLGJ: “T’i ndërpritet mandati” –

By: 27
23 January 2026 at 17:20

Kryedemokrati, Sali Berisha i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) me një kërkesë zyrtare, përmes së cilës kërkon vendosjen në dispozicion të akteve të dosjes administrative dhe deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Irena Gjoka.

Kërkesa lidhet me procesin e verifikimit të integritetit të magjistrates në kuadër të ligjit të dekriminalizimit dhe statusit të gjyqtarëve.

Sipas Berishës, ekzistojnë prova dhe vendime gjyqësore të formës së prerë nga autoritetet greke, si dënim me burg dhe dëbim nga një shtet i huaj, të cilat pretendohet se nuk janë deklaruar në formularin e vetëdeklarimit, në kundërshtim me detyrimet ligjore.

Në këtë kontekst, Berisha kërkon që Këshilli i Lartë Gjyqësor të shqyrtojë dokumentacionin shoqërues dhe rezultatet përfundimtare të verifikimit të thelluar të kryer nga Prokuroria e Përgjithshme.

“Së pari: Kërkojmë vendosjen në dispozicion të akteve të dosjes administrative. Në vijim të procedurave administrative, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar Kërkuesin për kërkesat që i janë dërguar nga ky institucion Prokurorisë së Përgjithshme, por nuk ka vënë në dispozicion përgjigjet që janë dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme.

Së dyti: Paraqesim prova dhe kërkojmë të merren në shqyrtim së bashku me relacionin e Prokurorisë së Përgjithshme për rezultatin përfundimtar të procesit të verifikimit të thelluar. Ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, neni 3, bashkë me Vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015” ka përcaktuar detyrimin e subjekteve që ushtrojnë funksionin e gjyqtarit në datën e hyrjes ne fuqi të këtyre akteve të plotësojnë formularin e vetdeklarimit të miratuar prej këtyre akteve, ku duhet të pasqyrojnë çdo dënim penal të dhënë ndaj tyre, si dhe çdo masë dëbimi nga shtete të Bashkimit Europian. Në dispozitat e këtij ligji (neni 15/2) parashikohet se një subjekt i detyruar sipas këtij ligji për të plotësuar formularin e vetdeklarimit, në rast se nuk e plotëson saktë, i ndërpritet mandati, përveç se përbën veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal”,- thuhet në kërkesën e Berishës.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka bere te ditur se me 19 maj 2016i  ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor relacionin përfundimtar mbi verifikimin e formularit të dekriminalizimit të gjyqtares Irena Gjoka, ndërsa pritet vendimmarrja e KLGJ-së mbi kërkesën për mbarimin e mandatit të saj.

LEXO EDHE:

SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë –

By: 27
23 January 2026 at 17:00

SHBA-të janë tërhequr zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke e lënë agjencinë e Kombeve të Bashkuara pa një nga kontribuuesit e saj financiarë më të mëdhenj.

Vendimi vjen pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar një vit më parë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili kishte kritikuar OBSH-në për mënyrën se si, sipas tij, menaxhoi pandeminë e Covid-19, duke e akuzuar se ishte tepër e përqendruar te Kina.

Sipas BBC, OBSH-ja, si pjesë e Kombeve të Bashkuara, ka për mision promovimin e shëndetit global, garantimin e sigurisë shëndetësore dhe mbështetjen e grupeve më të prekshme.

Nga ana e saj, Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA-së deklaroi se tërheqja erdhi për shkak të keqmenaxhimit të supozuar të pandemisë, mungesës së reformave brenda organizatës dhe ndikimit politik nga shtetet anëtare.

Të shtëna me armë në Kukës dalin detaje të reja, konflikt mes të afërmve për motive të dobëta –

By: 27
23 January 2026 at 16:40

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e regjistruar kete te premte  në Kukës, ku pas një sherri mes disa perosnave u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit, ku dy shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.

Ky i fundit është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë thuhet se nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të tjerë të lënduar.

“AKSHI” SHKON NË APEL/ Karçanaj dhe të dyshuarit e grupit kriminal kërkojnë lehtësim masash –

By: 27
23 January 2026 at 16:20

Mirlinda Karçanaj, drejtorja e AKSHIT e dyshuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që ndikonte me forma të ndryshme përfshirë dhunën tenderat e Agjencisë shtetërore, nuk pajtohet me akuzat dhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” me të cilën po hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Zyrtarja me funksion të deleguar, i është drejtuar Apelit të Gjykatës së Posacme me një kërkesë për heqjen e masës së sigurisë, së caktuar dhe lënë në fuqi nga Shkalla e Parë.

Të njejtën lëvizje juridike ka bërë edhe zëvendësja e Karçajnt, Hava Delibashi, që po ashtu kërkon nga Apeli lehtësimin e masës së sigurisë caktuar prej 16 dhjetorit.

Ankim, sipas burimeve, kanë ushtruar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, i pezulluar nga detyra.

Lehtësim të masës së sigurisë kanë kërkuar edhe biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, të cilët janë lënë nën masën “detyrim paraqitje”.

Pjesë e kësaj dosjeje korruptive janë edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët, pavarësisht kontrolleve të kryera, nuk janë gjetur në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sipas prokurorëve Bledar Maksuti dhe Altin Dumani, tenderët në AKSHI merreshin nga Agasi dhe Beqiri në kushtet e presionit dhe shantazheve.

Një episod i tillë lidhet me rrëmbimin e Gerond Meces, për të cilin SPAK thotë se u mor peng me qëllim që të hiqte dorë nga tenderët në AKSH.

SPAK po heton 12 procedura tenderuese, të cilat nga hetimet kanë rezultuar të paracaktuara. Bëhet fjalë për tenderë me vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverëve të institucioneve të rëndësishme.

SHKBB do të shtojë kontrollet në të gjitha burgjet –

By: 27
23 January 2026 at 16:00

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në IEVP Elbasan, ku u arrestuan tre persona për futje të lëndëve narkotike në burg. Lamallari shkruan se SHKBB do të intensifikojë kontrollet në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend.

“Siguria në burgje është vijë e kuqe. Kush e kapërcen, merr vetëm një përgjigje: përballje me drejtësinë”, shkruan Lamallari mes të tjerash.

“Përgëzoj operacionin e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në IEVP Elbasan për goditjen e një mekanizmi kriminal të futjes së drogës brenda burgut dhe vënien para drejtësisë të tre të dyshuarve. Sikundër e theksova në takimin e fundit me drejtuesit e këtij shërbimi dhe drejtuesit e IEVP-ve në mbarë vendin, çdo përpjekje për të cënuar sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit do të marrë përgjigjen e merituar me të gjithë forcën e ligjit. Kontrollet nga SHKBB do të intensifikohen, verifikimet do të jenë të vazhdueshme dhe goditjet do të jenë pa tolerancë ndaj çdo shkeljeje të ligjit. Çdo punonjës që tradhton detyrën dhe bëhet pjesë e skemave kriminale do të përfundojë përpara drejtësisë. Siguria në burgje është vijë e kuqe. Kush e kapërcen, merr vetëm një përgjigje: përballje me drejtësinë”, shkruan Ministri i Drejtësisë.

Ushqimet bazë dyfish më të shtrenjta se në Europë, pensionistët në hall –

By: 27
23 January 2026 at 15:40

Deputetja Erisa Xhixho ka reaguar sot lidhur me rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë në Shqipëri, duke krahasuar kostot me ato në Gjermani dhe Itali. Sipas saj, qytetarët shqiptarë paguajnë më shumë për produkte të thjeshta si vezët, vaji, qumështi dhe mielli:

  • Veza: Shqipëri 0.26 € | Gjermani 0.2 € | Itali 0.2 €

  • Vaji: Shqipëri 3.6 € | Gjermani 1.6 € | Itali 1.5 €

  • Qumështi: Shqipëri 1.7 € | Gjermani 1 € | Itali 1 €

  • Mielli: Shqipëri 1.1 € | Gjermani 0.6 € | Itali 0.45 €

  • Sheqeri dhe makaronat gjithashtu janë më të shtrenjta se në vendet europiane

Xhixho thekson se një pensionist shqiptar merr katër herë më pak se një pensionist europian, por shpenzon dyfish për ushqimet bazë. Sot, familjet shqiptare shpenzojnë mbi 40% të të ardhurave për ushqim, ndërsa 72% e qytetarëve e konsiderojnë koston e jetesës të papërballueshme.

Deputetja akuzon qeverinë për mosveprim dhe shpenzime luksoze, duke refuzuar edhe propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 5%. “Kjo nuk është krizë, kjo është padrejtësi,” tha Xhixho. “Paratë janë, por nuk shkojnë për njerëzit.”

7 vite pas tërmetit, qytetarët ende pa zgjidhje për pronat e tyre –

By: 27
23 January 2026 at 15:20

Genta Vangjeli, zëdhënëse e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, denoncon se 7 vite pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019, shumë qytetarë në Shqipëri ende nuk kanë gjetur zgjidhje për pronat e tyre.

Një rast konkret vjen nga një banore e Tiranës, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat. Ajo është pronare legjitime e një apartamenti prej 45 m², në godinën nr. 164, e vërtetuar me certifikatë pronësie të rregullt.

Pas shpalljes së godinës si e pabanueshme nga tërmeti, Bashkia Tiranë e ka njoftuar qytetaren se ishte skualifikuar nga përfitimi i nënprogramit të grantit të rikonstruksionit. Denoncuesja ka paraqitur ankimimin e saj, por Bashkia ka konfirmuar refuzimin, duke argumentuar se ajo nuk përfiton për shkak të “mosplotësimit të kushteve dhe kritereve”, sipas akteve ligjore dhe nënligjore të rindërtimit.

Vangjeli thekson se shumë qytetarë ndjehen të braktisur dhe të mashtruar nga propaganda zyrtare, ndërsa institucione të ndryshme duhet të japin zgjidhje konkrete, jo justifikime burokratike. “Propaganda nuk ndërton shtëpi,” tha ajo, duke kërkuar veprime konkrete për banorët që vazhdojnë të mbeten pa mbështetje.

Sherr mes të afërmve në Kukës përfundon me armë zjarri –

By: 27
23 January 2026 at 15:00

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar mesditën e kësaj të premte, në qytetin e Kukësit.

Sipas raportimeve, disa persona janë konfliktuar me njëri tjetrën në rrugën “Brigada” në dalje të qytetit dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, apo nëse ka persona të plagosur, ndërsa bëhet me dije se personat e përfshirë në sherr janë të afërm me njëri-tjetrin dhe janë shpallur në kërkim.

Policia ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

❌
❌