Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 January 2026Main stream

Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare –

By: 27
10 January 2026 at 22:48

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi në studion e “Terminal” se kryeministri Edi Rama “rrëzohet vetëm nga ndërkombëtarët”.

“Ky sistem zgjedhor që ne kemi sot, e dëmton të djathtën sepse Rama e ka bërë në mënyrë të qëllimshme. Me një Kod Zgjedhor tjetër, e djathta do ishte e bashkuar. Opozita pret vetëm një goditje ndaj Ramës. Goditje nga ndërkombëtarët ose nga drejtësia, për çështjet që ka”, tha Ndoka.

“Pa diskutim që do të shkojë drejtësia te Rama. Ai ka 7 dosje të hapura. Dhe opozita pret momentin që të bjerë dhe atëherë do të nisë me ngarkesë të plotë. Mund të bashkohet dhe me forca të tjera, por sot nuk është me ngarkesë të plotë sepse pret pikërisht këtë goditje”, shtoi Ndoka.

Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –

By: 27
10 January 2026 at 22:38

Egjipti vazhdon rrugëtimin drejt një titulli të tetë në Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi mposhti Bregun e Fildishtë me rezultatin spektakolar 3-2 në çerekfinalen e zhvilluar në ‘Stade Adrar’. Një ndeshje me ritëm të lartë, emocione dhe përmbysje, ku “Faraonët” treguan pjekuri dhe efikasitet në momentet vendimtare.

Skuadra egjiptiane e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t. Një top i futur në zonë nga Emam Ashour u shfrytëzua nga Omar Marmoush, i cili fitoi një duel dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Pavarësisht golit të hershëm, Bregu i Fildishtë reagoi mirë, duke marrë kontrollin e lojës dhe duke krijuar raste, por pa konkretizim.

Në momentin më të mirë të “Elefantëve”, Egjipti goditi sërish. Në minutën e 31-të, pas një goditjeje këndi të Mohamed Salah, mbrojtësi Ramy Rabia realizoi me kokë një gol të bukur për 2-0. Megjithatë, Bregu i Fildishtë arriti të rihapë ndeshjen pak para pushimit, kur një goditje standarde u devijua në mënyrë fatkeqe nga Ahmed Fatouh, duke përfunduar në rrjetë për 2-1.

Pjesa e dytë nisi sërish me Egjiptin vendimtar. Vetëm pesë minuta pas rifillimit, Salah shënoi golin e tretë pas asistit të Ashour, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të rëndësishëm 3-1. Bregu i Fildishtë nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat me Guela Doué nga një goditje këndi, duke vendosur rezultatin 3-2.

Minutat e fundit ishin të tensionuara, me presion të vazhdueshëm nga afrikano-perëndimorët, por Egjipti u mbrojt me disiplinë dhe ruajti avantazhin. Me këtë fitore, “Faraonët” sigurojnë një vend në gjysmëfinale, ku do të përballen me Senegalin, në një duel që premton spektakël dhe rivalitet të fortë kontinental.

Kupa e Kombeve të Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –

By: 27
10 January 2026 at 22:32

Egjipti vazhdon rrugëtimin drejt një titulli të tetë në Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi mposhti Bregun e Fildishtë me rezultatin spektakolar 3-2 në çerekfinalen e zhvilluar në ‘Stade Adrar’. Një ndeshje me ritëm të lartë, emocione dhe përmbysje, ku “Faraonët” treguan pjekuri dhe efikasitet në momentet vendimtare.

Skuadra egjiptiane e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t. Një top i futur në zonë nga Emam Ashour u shfrytëzua nga Omar Marmoush, i cili fitoi një duel dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Pavarësisht golit të hershëm, Bregu i Fildishtë reagoi mirë, duke marrë kontrollin e lojës dhe duke krijuar raste, por pa konkretizim.

Në momentin më të mirë të “Elefantëve”, Egjipti goditi sërish. Në minutën e 31-të, pas një goditjeje këndi të Mohamed Salah, mbrojtësi Ramy Rabia realizoi me kokë një gol të bukur për 2-0. Megjithatë, Bregu i Fildishtë arriti të rihapë ndeshjen pak para pushimit, kur një goditje standarde u devijua në mënyrë fatkeqe nga Ahmed Fatouh, duke përfunduar në rrjetë për 2-1.

Pjesa e dytë nisi sërish me Egjiptin vendimtar. Vetëm pesë minuta pas rifillimit, Salah shënoi golin e tretë pas asistit të Ashour, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të rëndësishëm 3-1. Bregu i Fildishtë nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat me Guela Doué nga një goditje këndi, duke vendosur rezultatin 3-2.

Minutat e fundit ishin të tensionuara, me presion të vazhdueshëm nga afrikano-perëndimorët, por Egjipti u mbrojt me disiplinë dhe ruajti avantazhin. Me këtë fitore, “Faraonët” sigurojnë një vend në gjysmëfinale, ku do të përballen me Senegalin, në një duel që premton spektakël dhe rivalitet të fortë kontinental.

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

By: 27
10 January 2026 at 22:02

Këngëtari Stine ka vendosur të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.

Në nisje të spektaklit të kësaj të shtune, ai deklaroi se nuk ka më asnjë arsye që të qëndrojë në garë dhe se ka vendosur të largohet.

“E kam thënë disa herë arsyen. Mendoj se nuk kam më arsye që të rri këtu. Atë arsye që kisha kur hyra nuk e kam më. Arsyeja ka qenë që thjesht të luaj, tani më ka ik dëshira e lojës. Jam në vendin e gabuar, kështu që vendosa të dal. U mundova të ambientohem, por është e pamundur. Është e gjitha me veten time, s’ka lidhje me askënd”-tha Stine.

“A ka arsye Stine për të qëndruar brenda, mendoj se po. Disa herë tregoi se nuk ishte i fokusuar te loja dhe te njeri dhe kjo më krijon konfuzion kur thua nuk dua të luaj, mund të jesh njeri”-tha opinionisti Arbër Hajdari.

“Nuk dua ta ekspozoj më shumë se kaq njeriun, kjo është”-u përgjigj Stine.

“A mos ke parë gjë që je I paaftë me banorët e tjerë”-pyeti Arbri.

“Po ndoshta dhe po. Nuk është çudi e madhe. Big Brotheri im është koha që do harxhoj me familjen time, vajzën dhe gruan time”-tha Stine.

The post Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë? appeared first on 27.

SHBA është e gatshme të ndihmojë –

By: 27
10 January 2026 at 21:32

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të shtunën se iranianët “po e shohin lirinë”, ndërsa protestat vazhdojnë të përhapen në të gjithë Iranin, duke shtuar se Uashingtoni është i gatshëm të ofrojë mbështetje.

“Irani po e sheh LIRINË, ndoshta si kurrë më parë,” shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social. “SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë!”

Irani ka përjetuar një valë protestash që nga fundi i dhjetorit, kryesisht për shkak të rënies së ndjeshme të vlerës së rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike. Demonstratat nisën më 28 dhjetor pranë Pazarit të Madh të Teheranit dhe më pas u përhapën në disa qytete të tjera.

Të premten, Trump tha se Irani ishte “në telashe të mëdha” ndërsa trazirat po përshkallëzoheshin, duke theksuar se Uashingtoni po monitoronte nga afër zhvillimet dhe paralajmëronte autoritetet kundër përdorimit të forcës vdekjeprurëse ndaj protestuesve.

Nga ana e tij, Irani ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për nxitjen e trazirave, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se forcat e sigurisë dhe gjyqësori “nuk do të tregojnë asnjë tolerancë ndaj sabotatorëve”.

 

Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura –

By: 27
10 January 2026 at 20:50

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar nga tregu pranë ish-Uzinës “Dinamo”, i njohur si tregu i 5 Majit, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar mbi 100 biznese dhe magazina, duke lënë pa të ardhura dhjetëra familje shqiptare.

Në një deklaratë nga vendngjarja, Tabaku theksoi se dëmi ekonomik është masiv dhe se shumë biznese familjare kanë humbur mallra me vlerë nga qindra mijëra deri në 1 milion euro. Sipas saj, edhe pse kanë kaluar orë nga ngjarja, bizneset e prekura nuk kanë pasur ende asnjë kontakt nga institucionet shtetërore.

“Askush nuk ka ardhur t’i pyesë për vlerën e mallit, për punonjësit apo për atë që do të ndodhë nesër me familjet që sot kanë parë të digjet e ardhmja e tyre,” u shpreh Tabaku.

Deputetja e PD kërkoi masa të menjëhershme nga qeveria, duke nisur nga një bilanc i plotë i dëmeve dhe i punonjësve të prekur, si dhe hartimin urgjent të një pakete mbështetëse për biznesin e vogël. Ajo theksoi se kjo paketë duhet të përfshijë heqjen e taksave dhe detyrimeve doganore për rifurnizimin e mallrave, si dhe mbështetje financiare për rimëkëmbjen.

Reagimi

Akoma nuk janë shuar flakët dhe akoma ndihet era e rëndë e dëmit te bizneset e djegura të tregut pranë ish-Uzinës “Dinamo”.

Bëhet fjalë për mbi 100 biznese dhe magazina që strehonin mallrat e më shumë se 100 bizneseve të tjera, të cilat janë shkrumbuar plotësisht.

Pronarët e këtyre bizneseve janë kryesisht biznese familjare, njerëz që kanë investuar në to jetën, punën, sakrificën dhe gjithçka kanë pasur. Janë familje të tëra që jetonin nga të ardhurat e këtyre bizneseve.

Edhe sot, teksa flasim, ata nuk kanë ende një bilanc të qartë të dëmit. Shumë prej tyre më tregojnë se mallrat e magazinuara kishin vlerë nga 300–400 mijë euro, ndërsa për disa biznese dëmi shkon deri në 1 milion euro.

Deri më tani, asnjë përfaqësues i shtetit nuk ka shkuar për t’i pyetur për vlerën e mallit, për punonjësit apo për atë që do të ndodhë nesër me familjet që sot kanë parë të shkrumbohet e ardhmja e tyre.

Është e domosdoshme që të merren masa të menjëhershme për të krijuar një bilanc të qartë të të gjitha bizneseve të dëmtuara dhe të punonjësve që punonin aty.

Qeveria shqiptare duhet patjetër të paraqesë një paketë masash konkrete: duke nisur nga heqja e të gjitha taksave dhe detyrimeve doganore për bizneset që do të duhet të rifurnizohen me produkte të njëjta, por njëkohësisht edhe masa mbështetëse financiare.

Biznesi i vogël është shtylla e ekonomisë shqiptare. Ashtu siç janë hequr taksa për bizneset e mëdha dhe janë dhënë favore fiskale për klientët e qeverisë, sot është radha që dora e shtetit të shtrihet për biznesin e vogël.

Shumë prej tyre sot janë në kufirin minimal të mbijetesës: dyert janë mbyllur dhe bashkë me to është mbyllur edhe e ardhmja e shumë familjeve që deri dje jetonin nga këto të ardhura.

Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës –

By: 27
10 January 2026 at 20:46

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e radhës. Protesta do të mbahet të shtunën më 17 janar në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Ai nënvizon se kjo protestë është kundër pushtetit të korruptuar, qeverisë kriminale duke theksuar që gjithashtu kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

“Të shtunën, datë 17 Janar, ora 18.00 protestojmë masivisht te Kryeministria!

Kundër hajdutërisë;

Kundër pushtetit që edhe kur përmbytemi nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore;

Kundër largimit nga atdheu;

Për dorëheqjen e Edi Ramës!”– njofton Lapaj.

 

Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet –

By: 27
10 January 2026 at 20:28

Banorët e fshatit Çiflik janë ngritur mbrëmjen e sotme në protestë për shkak të përmbytjeve, që sipas tyre shkaktohen nga bllokimi i kanalit kullues.

Prej me shumë se një muaji kanali është i bllokuar dhe kjo ka çuar në përmbytjen  e tokave dhe banesave të tyre, dy herë brenda këtyre dy muajve.

Banorët pohojnë se që prej ngushtimit të kanalit nga ana e bashkisë, në Çiflik përmbytjet kanë qenë të shpeshta.

“Është bllokuara kanali. Nuk e di sesi ka ardhur uji, u mbyt fshati. Nuk na përgjigjet njeri. Nuk na e shpjegon njeri pse është mbyllur ura. Jemi përmbytur të gjithë si fshat”-thotë një banore.

“Duam të hiqet betoni shtesë dhe të derdhet uji. Nuk duam ndihmë, duam të hapet ura. Ky është kanal kullues, këta vijnë e bllokojnë. Më është mbytur shtëpia dhe serra, ku do t’i çoj kalamajtë”-shprehet banori tjetër.

“70 vjeç, nuk ka bërë vaki kjo. E bllokuan lumin, ku do vejë ai. Djali im u kthye nga Italia për të punuar këtu, tani përfundoi çdo gjë. Na mbyt bashkia me pritat që ka bërë.”-shprehet një tjetër.

“I bie të bëjmë vetëgjyqësi, t’i marrim vendimet me dhunë”.

Banorët i bëjnë thirrje bashkisë të marrë masa të menjëhershme pasi niveli i prurjeve të lumit dhe përrenjve po vijon të rritet.

Temperaturë deri në 39 gradë, dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë –

By: 27
10 January 2026 at 20:24

Temperatura e lartë tek të vegjlit dhe vështirësia për të menaxhuar situaten bënë që prindërit t’i drejtohen menjëherë urgjencës pediatrike.

Mjekët thonë se numri i fëmijëve që paraqiten në urgjencë është mbi 200.

“Mbizotëron temperatura e lartë 39 grade celsius”, tha Albert Lama.

Virusi respirator sinsicial ka rritur numrin e fëmijëve të shtruar në spital. Ndërkohë që nuk mbeten pas viursi A i gripit me dy nëntipet e tij Ah1 n1 dhe Ah2 N3 por edhe virusi B. Fëmijët janë të prekur edhe nga Sars Cov 2. Fluksi më i madhe i fëmijëve që paraqiten në urgjencë janë orët e pasdites së vonë dhe nata.

Mjeket u kërkojnë prindërve mos të paraqiten menjëherë në urgjencë kur konstatojnë temperaturë tek fëmijët pasi deri në tre ditë mund ta menaxhojnë në kushte shtëpi duke u konsultuar me mjekun. Për shkak se bashkëqarkullojnë disa viruse dhe viroza kur paraqitesh në urgjencë pritja në radhë mund të bëjë që fëmijës t’i mbivendoset një tjetër infeksion respirator duke komplikuar më shumë gjendjen  shëndetësore të fëmijës.

Kur unë bëja burg, të tjerët morën tendera dhe bënë para! –

By: 27
10 January 2026 at 20:04

Ervin Salianji ka ironizuar organizimin e protestave dhe takimeve të fundit të PD-së, duke deklaruar se partia sot po mbledh më pak njerëz para Kryeministrisë sesa Shoqata e Gjuetarëve të Korçës mblodhi në vitin 2021.

Duke folur në një takim me demokratët, Salianji solli si shembull një protestë të zhvilluar tre vite më parë, kur ai kërkoi mbështetjen e shoqatës së gjuetisë në Korçë për kundërshtimin e moratoriumit.

“Në 2021 kërkoj takim me shoqatën e gjuetisë Korçë, kishin shqetësim moratoriumin. Thanë nuk duam ndihmë nga ju si parti, por duam të heqim në Parlament moratoriumin dhe do ta shihni sa njerëz do të mbledhim. E vendosi dega Korçë dhe mblodhën 200 veta për të protestuar. Ndërkohië, PD sot nuk e kupton pse e ka problem që mbledh tre herë më pak se shoqata e gjuetisë para Kryeministrisë ndërkohë që i gjithë populli opozitar, qytetarët shqiptarë janë të pakënaqur nga qeveria e Edi Ramës.

Ne nuk mnund të mbledhim më pak se sa ka mbledhur në 2021 shoqata e gjuetarëve të Korçës, kur PD ka 500 mijë mbështetës që e kanë votuar, ndërsa sot janë mijëra të tjerë që janë kundër qeverisë së Edi Ramës. Thonë që kanë frikë nga regjimi demokratët… Demokratët s’kanë patur frikë nga regjimi tjetër që të vriste. Ja si është mbushur salla këtu, siç e keni parë në cdo qytet të Shqipërisë.”- tha Salianji.

Salianji ka sulmuar ashpër drejtimin aktual të PD-së duke theksuar se ai personalisht ka paguar kosto të rënda në përballjen me qeverinë e Edi Ramës.

Salianji deklaroi se, ndryshe nga shumë figura të tjera politike, ai ka përfunduar në burg si pasojë e betejës së tij me qeverinë, ndërsa të tjerë, sipas tij, kanë përfituar leje, tendera dhe pasuri.

“Kam mbajtur kosto nga kjo qeveri. Kur unë kam bërë burg, shumë të tjerë kanë marrë leje, kanë marrë tendera dhe kanë bërë para. Si mund të thuhet që qenka problem për PD unë dhe ju që e kemi mundur Edi Ramën dhe jo këta që i dërrmon Edi Rama në çdo palë zgjedhje prej 2013.

Unë mendoj që PD e ka ende forcën brenda vetes për të bërë ndryshimin, për të bashkuar çdo demokrat që është i pakënaqur dhe për të shkuar drejt hapjes. Prania juaj sot më emocionon sepse tregon se ka ende shqiptarë që nuk janë dorëzuar, se ka demokratë që nuk dorëzohen dhe nuk e pranojnë këtë poshtërim.”– tha Salianji.

Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 mln dollarët e Smart City –

By: 27
10 January 2026 at 19:54

Kompania arabe Presight AI Ltd themeloi në Shqipëri degën, që do të zbatojë projektin kontrovers Smart City. Presight Al Ltd Albania Branch u regjistrua në Qendrën kombëtare të Biznesit tre javë më parë me objektivin e vetëm për të realizuar kontratën e majme, e cila ngarkon qytetarët shqiptarë me një barrë 140 milionë dollarë.

“Fushëveprimi i aktivitetit të Degës do të përfshijë të gjitha aktivitetet e nevojshme për zbatimin e projektit të qytetit inteligjent në Republikën e Shqipërisë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: furnizimin me pajisje dhe programe kompjuterike harduer dhe softuer, shërbimet e instalimit dhe zbatimit, dhe shërbimet e mbështetjes dhe mirëmbajtjes,” thuhet në ekstraktin e kompanisë.

Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 mln

Projekti Smart City ka një kosto prej 140 milionë dollarësh dhe parashikon ngritjen e një sistemi monitorimi përmes instalimit të rreth 5 mijë kamerave në qytetet më të mëdha të vendit. Paralelisht pjesë e kontratës janë dhe furnizimi i 3 mijë kamerave trupore për punonjësit e policisë së shtetit.

Vetëofrohet Xhemali

Në mars të vitit të kaluar, qeveria shqiptare dërgoi për miratim në Parlament projektligjin për ratifikimin e një kredie prej 118 milionë dollarësh, që Shqipëria do të marrë nga Fondi i Abu Dhabit. Borxhi ka një afat shlyerje 15 vjet dhe interes 4 për qind në vit. Por paratë do të fluturojnë sërish në Abu Dhabi sepse me to do të paguhet kompania Presight për kontratën Smart City.

Pasi Parlamenti miratoi marrëveshjen e huasë, nënshkrimi i kontratës pa tender për realizimin e Smart City-t iu la ministrisë së Brendshme. Qeveria krijoi një grup të posaçëm pune me dy bashkëkryetar për të negociuar kontratën. Njëriu prej tyre ishte zëvendësministri Julian Hodaj, ndërsa bashkëkryetari tjetër ishte shefi i IT-së në policinë e shtetit.

Por këta hezitonin të firmosnin pataten e nxehtë pa tender dhe me kosto marramendëse. Në muajin nëntor, Edi Rama u shfaq i acaruar rrugëve të Romës teksa i bërtiste në telefon Hodajt se pse po e zvarriste mbylljen e kontratës.

Menjëherë pas kthimit të kryeministrit në Shqipëri, Hodaj fluturoi nga posti i zëvendësministrit dhe u zëvendësua me Xhemal Qefalian. Emërimi i Qefaliajt duket se e zhbllokoi ngërçin, teksa në 19 dhjetor ai së bashku me Ilir Prodën vunë firmën mbi kontratën me kompaninë Presight.

“E mori, e hoqi zëvendësministrin, e dhunoi, se kështu i përdor dhe mirë ja i bën. Emëruan Xhemal Qefalian që e firmosi menjëherë. Se nuk pranoi Albana. Se sigurisht që me këtë shkon në burg nesër,” deklaroi Arben Ahmetaj në intervistën e para pak ditëve me gazetarin Cim Peka në Syri tv.

140 milionë dollarë për çfarë?

Por çfarë është Smart City? Projekti përfshin sigurimin dhe instalimin e platformave të inteligjencës artificiale për menaxhimin e qytetit dhe trafikut, përveç një qendre të avancuar kontrolli.

Kompania do të instalojë 2239 kamera ANPR, që bëjnë njohje automatike të targave si dhe 2602 kamera PTZ për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkeljeve. Paralelisht do të vendosen 3 816 kamera trupi për policinë, siç i pati vendosur dikur Sajmir Tahiri, të cilat do të lidhen me një sistem të centralizuar për mbikëqyrje dhe reagim të shpejtë.

“Për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe autostrada do të instalohen 100 radarë inteligjentë dhe 100 sensorë zhurme për të monitoruar shpejtësinë dhe sigurinë e trafikut. Ky projekt do të mundësojë monitorimin dhe identifikimin në kohë reale të automjeteve që qarkullojnë në akset rrugore, të cilësuara me interes prioritar për Policinë e Shtetit, si dhe në të gjitha pikat e kontrollit kufitar,” thuhet në relacionin e ligjit për kredinë.

Paralelisht kompania do të ofrojë dhe shërbimet profesionale dhe të mirëmbajtjes për katër vjet.

Sa frëngu pulën

Por si do të shpenzohen në detaje 140 milionë dollarët për realizimin e këtij projekti? Në marrëveshjen e borxhit, qeveria ka listuar dhe komponentët e kostos. Plot 31 milionë dollarë do të paguhen për liçencat e softëare-ve të programeve që do të përdoren. Pajisjet hardëare dhe infrastruktura do të kushtojnë 62 milionë e 400 mijë dollarë.

Tetë milionë dollarë do të shkojnë për shërbime profesionale dhe pjesa e mbetur prej 17.1 milionë dollarësh është mirëmbajtja për katër vjet. Këto janë të gjitha pa TVSH. Nëse u shtohen dhe tatimi mbi vlerën e shtuar, kosto totale shkon 140 milionë dollarë.

Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 mln

Komponentet e kostos se Smart City

Ky është një projekt me inflacion kostosh të jashtëzakonshme. Tetë milionë dollarë vetëm shërbime profesionale dhe 62.5 milionë dollarë për të blerë 8 mijë kamera ANPR dhe PTZ. Këto të fundit gjenden lehtësisht në treg me çmime që variojnë nga 500 deri në 1500 dollarë copa.

Por sa herë që nuk ka garë kostot e inflatuara janë të pritshme. Dhe skema është gjithmonë e njëjta. Sulltani jep urdhrin, ndërsa Xhemalkamikazët poshtë firmosin./Kapital.al

 

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia, Vllaznia dhe Teuta sigurojnë çerekfinalet –

By: 27
10 January 2026 at 19:46

Rrethin e fundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë e shënuan kualifikimet e Egnatias, Vllaznisë dhe Teutës, që do të vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut.

Egnatia siguroi vendin në çerekfinale pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj Apolonisë në “Arena Egnatia”. Gol i vetëm i sfidës u shënua nga Buriç në minutën e 19-të, me një goditje të saktë me kokë, që u dha kampionëve biletën për turin tjetër. Egnatia do të jetë pjesë e vazos së parë në shortin e çerekfinaleve.

Vllaznia gjithashtu vazhdon në çerekfinale, pas fitores në ndeshjen kundër Pogradecit, që u luajt në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë kërkonin vetëm fitoren në shtëpi dhe arritën objektivin nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, i cili së bashku me Emiljano Çelën publikuan formacionet zyrtare dhe mbyllën çdo dilemë para sfidës. Sulmuesi Gjini shënoi golin vendimtar pas disa rasteve të humbura, duke vulosur kalimin e skuadrës së tij në turin tjetër.

Teuta nuk pati vështirësi përballë Vorës, duke fituar 2-0. Goli i parë u shënua nga Jurgens në minutën e 16-të, ndërsa Toli vulosi rezultatin përfundimtar në minutën e 52-të, duke i dhënë ekipit të Durrësit një kualifikim të qetë dhe pa shumë tension.

Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Berat, humb jetën 55-vjeçari (Emri) –

By: 27
10 January 2026 at 19:38

Një aksident me vdekje është shënuar në fshatin Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnje Berat.

Një makinë tip ‘Benz’ me targa AB 929 MT ka përplasur një 55 vjeçar këmbësor.

Edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes 55-vjeçari nuk ka mundur të jetojë nga plagët.

Viktima është identifikuar si Enver Pepa 59 vjeç, i cili ka tentuar të kalojë rrugën automobilistike teksa është përplasur për vdekje nga mjeti tip Benz me drejtues Orgest Kasa, 35 vjeç. Të dy ishin banorë të fshatit Fier-Shegan.

Policia e qarkullimit në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen. Është ndaluar drejtuesi i mjetit një 35 vjeçar.

Kupa e Shqipërisë, Elbasani siguron “biletën” për çerekfinale me një supergol në minutë e 114 –

By: 27
10 January 2026 at 19:36

Një gol spektakolar i Donart Ibraimit në minutën e 114 të ndeshjes (shtesa), i ka siguruar Elbasanit një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Elbasanasit kanë siguruar kualifikimin pas fitores 2-1 përballë Flamurtarit.

Ndeshja ka qenë dramatike dhe me emocione të shumta, teksa vlonjatët u gjunjëzuan në frymën e fundit, kur gjithçka po shkonte te penalltitë.

Ibraimi në vijimin e një goditje këndi, pret topin në kufijtë e zonës dhe me të majtën lëshon një predhë që nuk i lë kohë Kaloshit të reagojë.

Elbasani i bashkohet Dinamos, Tiranës, Bylisit, partizanit dhe Vllaznisë në fazën tjetër të përballjeve, ku do presin dhe shortin.

Goli i Ibrahimit (VIDEO)

Punëtori shqiptar shtypet për vdekje nga makineria në punë (Emri) –

By: 27
10 January 2026 at 18:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një punëtor shqiptar ka humbur jetën teksa po punonte. Viktima është identifikuar si Zevxhet Halili, 59-vjeç, shtetas shqiptar, i cili jetonte në zonën e Sant’Elena, në provincën e Padovës.

Ngjarja tragjike është shënuar pasditen e sotme, rreth orës 16:30, në rrugën “Via Comuna” në Ospedaletto Euganeo, brenda ambienteve të kompanisë SESA, Società Estense Servizi Ambientali, ku 59-vjeçari ishte i punësuar.

Sipas hetimeve paraprake nga karabinierët e stacionit të Este dhe teknikët e SPISAL (Shërbimi për Parandalimin dhe Sigurinë në Vendin e Punës), Halili po kryente disa punime mirëmbajtjeje, kur në rrethana ende të paqarta, ka mbetur i shtypur brenda një makinerie, raportojnë mediat italiane.

Ngjarja ka ndodhur para syve të disa kolegëve, të cilët kanë dhënë menjëherë alarmin. Në vendngjarje kanë mbërritur brenda pak minutash ekipet e SUEM 118, por pavarësisht përpjekjeve për reanimim, 59-vjeçari ka ndërruar jetë pothuajse në vend.

Për rastin është vënë në dijeni Prokuroria e Rovigos, ndërsa zona ku ndodhi aksidenti është sekuestruar për hetime të mëtejshme. Trupi i pajetë i viktimës është transportuar në institutin e mjekësisë ligjore, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Autoritetet po hetojnë për të sqaruar nëse ngjarja ka ardhur si pasojë e një defekti teknik, një pakujdesie, apo një problemi shëndetësor të papritur.

Kjo është vdekja e dytë në punë në provincën e Padovës që nga fillimi i vitit. Më 5 janar, një tjetër punëtor, Fabrizio Braghetto, 65-vjeç, humbi jetën në Borgoricco, duke rritur edhe më shumë shqetësimin për sigurinë në vendet e punës.

Hapni krahun se ja ku janë demokratët dhe ta marrin përpara Qeverinë –

By: 27
10 January 2026 at 18:20

Ervin Salianji kritikoi lidershipin e PD nga Korça, duke u vënë në dukje dobësitë në sjelljen e tyre politike

Ish-deputeti tha se prej 15 vitesh PD vetëm humbet përballë Ramës dhe mazhorancës, ndaj duhet të bëhet ndryshimi dhe të afrohet gjaku i ri, të ringrihet partia dhe të riformohet.

Në takimin e zhvilluar me demokratët, Ervin Salianji ritheksoi se PD duhet të bashkohet, duhet të hapet dhe të ripërtërihet, Ai nënvizoi se është me rëndësi që të lihet pas e shkuara.

“Ne duhet t’i gjejmë gjithsecilit pozicionin në PD dhe nëse qajnë se nuk ka njerëz në salla, hapni krahun miq se ja ku janë demokratët dhe ta marrin përpara Qeverinë.

Po kur na thonë dhe i keni dëgjuar se ne demokratët mijëra në të gjithë Shqipërinë nuk jemi në kohën e duhur. Po, jemi të vonuar. Se janë 13 vjet që vetëm humbim dhe nuk reagojmë por demokratët nuk e mbajnë kokën ulur, nuk janë mësuar ta mbajnë kokën ulur, demokratët duhet ta mbajnë kokën lart. Kemi 500 mijë mbështes, por sot kanë shkuar më shumë. Disa thonë se kanë frikë nga regjimi, por demokratët nuk kanë frikë. Sallat mbushen plotë. S’ka interes më të madh për mua se rrëzimi i Ramës.

Jam rritur në këtë parti. S’ka interes më të madh se rrëzimi i Ramës dhe unë jua di të gjitha problemet. Po si mundet të thuhet që qenka problem për PD, unë dhe ju që e kemi mundur Ramën dhe jo këta që i dërrmon Rama në çdo palë zgjedhje. Mendoj se PD e ka ende forcën për të fituar zgjedhje. Ne kemi gjetur mekanizmin se si ta rrëzojmë një orë e më parë Edi Ramën. Duhet të ndërtojmë një retorikë tjetër. Askush nuk frymëzohet dhe si duhet politika nëse nuk i shërben njerëzve. Prania juaj më emocionon se ka ende shqiptarë, dhe demokratë që nuk dorëzohen. Ka demokratë që nuk e pranojnë këtë degradim.

Falë SPAK, qeveria po i humb pjesët e saj një e nga një. Të dashur miq, drejtësia ngre vetëm akuza, politika i propozon dhe i jep zgjidhje dhe ne duhet t’i japim zgjidhjet. Zgjidhjet në Shqipëri si kudo në botë kalojnë ose nëpërmjet shesheve dhe në fund nëpërmjet kutive të vtimit prandaj ne duher të frymëzojmë dhe bashkojëm njerzit.

Prandaj e sotma është një mesazh për ne dhe PD se njerëzit presin më shumë, të dëgjojnë më shumë dhe padiskutime ta dimë që demokratët janë më shumë se anëtarësia e PD, Se shqiptarët janë më shumë se demokratët, dhe se PD është bërë fitueuise vetëm kur ka respektuar vullenrin demokratëve dhe është bërë zëri i shqiparëve.

PD duhet të bashkohet, hapet dhe ripërtërihet. Ta lëmë pas të shkuarën dhe të frymëzojmë shqiptarët për t’u bashkuar drejt të ardhmes. Vetëm një PD e ripërtërirë mund ta nxjerrë vendin nga kjo krizë”, tha ai.

Kush I ka fajet që i kemi sheshet bosh, nuk rrëzohet Rama me turizëm protestash –

By: 27
10 January 2026 at 18:08

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji mbushi sot sallën me mbështetësit e tij në qytetin e Korçës, për të vijuar takim9in e radhës me lëvizjen brenda PD-së, për reformim të strukturave dhe përballje me qeverinë nëpërmjet protestave agresive.

Fjalën e tij e nisi me falënderimin për pjesëmarrësit dhe ogurin e ndryshimit.

“Mirembrëma Korça e zemrës time, qyteti i demokratëve dhe faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme që ngroh shpirtin e çdo demokrati në Shqipëri dhe tregon se demokratët janë në këmbë. Shpresa për PD dhe opozitën dhe në këtë natë të ftohtë janari është plotë. Vendosëm që këtë takim të parë nga 2026 ta nisim nga qyteti i Korçës, me ogur të mbarë dhe me ndryshim dhe mesa duket Korça po e tregon veten”, tha Salianji mes të tjerash në fjalën e tij.

Ai tha se kishte marrë mesazhe të shumta, me mbështetje apo me këshillime, por shtoi se nuk do e ndalte misionin dhe rrugën e tij drejt qëllimit për ta bërë PD fituese dhe për ta reformuar.

“Kam marrë mijëra mesazhe inkurajimi nga qytetarë, drejtues të PD dhe përfaqësues të ndryshëm. Nuk kam pasur dhe nuk kam plan për të ndaluar, do vazhdoj drrugën për ringritjen e PD dhe reformimin e saj”, tha ai.

Më tej Salianji u shpreh se pjesëmarrja e madhe në sallë dhe mbështetja i japin frymë dhe energji për të realizuar rrotacionin politik dhe për të sjellë PD në pushtet.

“Kjo pjesëmarrje na jep më shumë energji, më shumë forcë për të ecur para, na jep frym për të vazhduar para dhe të sjellim atë që shqiptarët duan, të sjellim rrotacionin dhe ta bëjmë PD fituese, fituese, fituese”, vijoi ish-deputeti demokrat.

“Jo vetëm që lidhet me krimet të faktuara i kanë personazhet e tjerë në qeveri që i kam denoncuar me emër e mbiemër. Jo vetëm në parti, por këtë takim s’e ka organizuar krimi, por partia e organizuar që i përgjigjet çorganizimit të lidershipit të partisë qendrore.

Të gjithë demokratët janë të bashkuar për një qëllim, për të bërë PD fituese dhe larguar Ramën. E nisa nga kjo dhe do të dua ta vazhdoj me disa elemente që kanë të bëjnë me organizimin tonë të brendshëm. Me këta njerëz arritëm në 2021, në zonën elektorale timen arritëm të mundim Ramën këtu.

Po tani me të njëjtat kushte represioni dhe që Rama ka përdorur në cdo zgjedhje, të përdorimit të administratës, Peleshit e shokëve të tij të PD ne dhe ju i kemi marrë para. A është vetëm faji i atyre që na vodhën apo ka përgjegjësi edhe lidershipi i PD që në dy vite diferenca shkoi 22 mijë vota.

Janë shumë duke marrë parasysh edhe largimin e popullsisë në këtë trevë që bëri të kishim një depuet më pak në 2021. A ka përgjegjësi dikush. Po sheshet kush na i vjedh që t’i kemi bosh. Dakord që Rama i vjedh zgjedhjet. Ka një diferencë të madhe mes njerëzve që duan të fitojnë dhe atyre që duan të ruanë privilegjet. Nuk mund të jetë peng i rrogtarëve që duan ta mbajnë PD peng të përgjumur dhe të nëpërkëmbur, interesi i qytetarëve është të fitojnë zgjedhjet i rrogtarëve privilegjet personale.”, tha Salianji.

Salianji ka treguar se di të fitojë, koha të rimëkëmbim PD-në –

By: 27
10 January 2026 at 17:54

Ervin Saliaji ka nisur takimin në Korçë, ku është pritur me brohorima nga mbështetësit demokratë.

Anëtar i forumit Rinor të PD në Korçë, Anxhelo Pela gjatë fjalës së tij tha se rinia ka pasur një zhgënjim nga klasa politike 35 vjeçare.

Sot është kthyer në betejë ekzistenciale për popullit shqiptar. Ervin Salianji pavarësisht makinacionit dhe regjimit ka treguar se di të fitojë. PD është një figurë që gjithmonë ka prodhuar ide dhe figura të reja. Duhet të ofrojmë model të besueshëm dhe me intelekt dhe jo me sharje. A mund të rimëkëmbet PD , vetëm nga të vjetrit?

Edhe unë mendoj që jo. A mund të rimëkëmbet PD vetëm nga të rinj? Unë mendoj që PD do të rimëkëmbët kur eksperienca e të vjetërve të përqafojë të renë. Nëse një demokrat përjashtohet se ka mendim ndryshe, unë ndjehem dyfish më i përjashtuar se ai. Ndaj nëse dikush pretendon se sigla e PD po përdoret për qëllime personale i ftoj të shohin këtë sallë të mbushur plot”, tha ai

Ervin Salianji nis takimin në Korçë, pritet me brohorima nga demokratët –

By: 27
10 January 2026 at 17:36

Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji ka nisur takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Korçë.

“Edi Rama o hajdut”, ka qenë thirrjet e qytetarëve në këtë takim. Salianji është pritur me brohorima nga mbështetësit demokratë, të cilët sikurse në të gjitha takimet e zhvilluara nga Salianji, kanë mbushur edhe  sallën në qytetin e  Korçës.

 

Rreziku nga përmbytjet nuk ka ikur, priten përsëri reshje në vend –

By: 27
10 January 2026 at 16:58

Rreziku nga përmbytjet nuk ka ikur, pavarësisht se ka një reduktim të intensitetit të reshjeve. Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dheut. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet të lartë, jo vetëm këtë të shtunë por edhe të dielën, pritet një rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë. Rrezik të shtuar për përmbytje lokale, në vazhdim të ditës së shtunë dhe të diel, do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen, Mat dhe lumi Vjosa. Në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës.

Sipas IGJEO-s, pasditën e së shtunës dhe të dielën, më 11 janar, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 600 m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.

Zonat malore do të jenë në vlera negative, 0 deri -2°C, ndërsa vlerat maksimale do të shënohen në bregdet, duke u ngjitur deri në 10 gradë Celsius. Temperaturat e ulta pritet të sjellin probleme nga ngricat dhe të krijojnë vështirësi në transportin rrugor.

❌
❌