I dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, mbërriti në Moskë të enjten në mbrëmje. Witkoff kishte deklaruar një ditë më...
I dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, mbërriti në Moskë të enjten në mbrëmje. Witkoff kishte deklaruar një ditë më parë se ai, së bashku me dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner, do të udhëtonin drejt kryeqytetit të Rusisë me kërkesë të presidentit rus Vladimir Putin, për bisedime që synojnë përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Ata kanë takuar Putin kanë nisur takimin në Kremlin. Ndërkohë, më herët të enjten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me Donald Trump në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Pas këtij takimi, Zelensky deklaroi se garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë finalizuar, duke i përshkruar ato si të përfunduara. Megjithatë, territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia mbeten një nga pikat më problematike të negociatave. Zelensky u shpreh para gazetarëve në Davos se gjithçka lidhet me pjesën lindore të vendit. “Gjithçka lidhet me tokën”, tha ai. Sipas pritshmërive, Witkoff do t’i paraqesë Putinit versionin më të fundit të një plani paqeje të mbështetur nga SHBA-ja, detajet e të cilit u zbuluan për herë të parë në media në nëntor të vitit 2025. Plani fillestar me 28 pika konsiderohej gjerësisht si i favorshëm për interesat e Rusisë në luftë dhe më pas u raportua se zyrtarë të Kremlinit kishin ndihmuar në hartimin e tij, me Witkoff që këshillonte mbi mënyrën e prezantimit të planit të Trump. Sipas mediave shtetërore ruse, në takimin mes Putinit dhe Witkoff janë të pranishëm edhe Yuri Ushakov, këshilltari më i lartë i Putinit për politikën e jashtme, si dhe Kirill Dmitriev, negociatori rus. Të dy këta zyrtarë janë përmendur më herët si figura që kanë marrë këshilla nga Witkoff për të siguruar mbështetjen e presidentit amerikan. Edhe pse detajet e planit të paqes të Trumpit nuk janë bërë ende publike, burime diplomatike bëjnë të ditur se dokumenti ka pësuar ndryshime të rëndësishme, pas konsultimeve me negociatorët ukrainas, si dhe me aleatët evropianë dhe të NATO-s. #voxnews #media #russia #ukraine
734 views