Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Main stream

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive –

By: 27
16 January 2026 at 10:28

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi sot masën e sigurimit “sekuestro preventive” për pasuritë e Argita dhe Jamarbër Malltezit.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive, llogari bankare, apartamente si edhe vilën te Gjiri i Lalazit.

Pasuritë janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për aferën “Partizani”.

Njoftimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13, datë 07.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.M. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 662 akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen e sekuestros preventive”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 662 Akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Jemi të shqetësuar se liria e shprehjes në Evropë po gërryhet –

By: 27
16 January 2026 at 10:16

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjete sociale mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio për Evropën.

Rubio në një nga paraqitjet e tij të fundit ka folur i shqetësuar në lidhje me lirinë e shprehjes në Evropë.

“Jemi të shqetësuar se liria e shprehjes në Evropë po gërryhet. Aleancat tona me partnerët tanë evropian janë të ndërtuara mbi principe dhe vlera të përbashkëta. Një nga këto vlera dhe principe, ne shpresojmë, se është liria dhe liria e shprehjes”, u shpreh Rubio.

Kujtojmë se Shqipëria e drejtuar nga qeveria e Edi Ramës është vendi i fundit në Europë kur bie fjala tek liria e fjalës.

Vendi ynë renditet njësoj si me diktaturat më të këqija në planet sa i përket indekseve të lirisë së shprehjes, fjalës dhe mendimit.

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit –

By: 27
16 January 2026 at 09:40

Katër familje në fshatin Cernalevë të Kukësit prej 11 ditësh janë të izoluara, pas një rrëshqitjeje të madhe të tokës.

Banorëve u është bllokuar jo vetëm rruga që të çon në banesat e tyre, por edhe aksi kryesor që lidh fshatrat Borje, Oreshkë dhe Cernalevë me qytetin e Kukësit.

Sipas banorëve, situata lidhet me tubacionin e një hidrocentrali, ku grumbullimi i ujit në faqen e malit ka sjellë rrëshqitjen e baltës dhe ujit.

Si pasojë e shembjes, janë dëmtuar stalla bagëtish dhe dy banesa, ndërsa rrëshqitja vijon të jetë aktive, duke mbajtur zonën në pasiguri

Reshjet e dendura të shiut dhe borës gjatë muajit janar kanë shkaktuar dëmtime të shumta në rrugë dhe ura në zonat e thella të Kukësit, duke lënë për ditë të tëra banorë të izoluar.

Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

By: 27
16 January 2026 at 09:24

Lefter Maliqi me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka denoncuar gjendjen e lagjeve në Kuçovë, duke i cilësuar kushtet e jetesës të banorëve si të mjerueshme.

Ai akuzon bashkinë për abuzime dhe keqpërdorim të taksave të qytetarëve, ndërsa shprehet se kryetari Kreshnik Hajdari tallet me popullin duke bërë “show” me disa punëtorë dhe mjete pa rezultat konkret.

Maliqi e cilëson stadiumin e Naftëtarit si një turp dhe skandal, duke e lidhur drejtpërdrejt me paaftësinë e kryetarit Hajdari.

Sipas tij, ky i fundit është nën hetim dhe i dënuar për abuzime, ndërsa qyteti vazhdon të mbetet i braktisur dhe i degraduar si në fshat ashtu edhe në qytet.

“Te dashur banore te Kuçovës, jemi në një lagje tjetër mizerabël se si jetojnë këto njerëz se çfarë abuzimi ndodh në bashki.

Shikoni tani më pas keni dhe stadiumin e Naftëtarit, turp dhe skandal ky abuzues Hajdar me taksat e qytetarëve i dënuar nën hetim i paaftë i keqpërdorur tallet me popullin e Kucovës.

Bën show me disa punëtorë me disa mjete kot ndërkohë gjithë Kuçova në fshat dhe qytet janë një skandal i vërtetë.

Nuk ka se ku ta kapë më Hajdari bashkë me të tjerët që kërkojnë ta shpëtojnë nga varka ku është mbytur.

Të majtë dhe të djathtë duke ju parë në sy cdo gjë do të ndryshojë, Kucova do të kthehet në kantier ndërtimi, Kuçova do të jetë e parë në qarkun e Beratit  dhe ndër më të zhvilluarat në shkallë vendi.

Ky stadium që shikoni këtu do ta kthejmë në kategorinë e parë dhe do ta rindërtojmë me kushte e standarte europiane. Gjysma e fondeve nga bashkia dhe gjysma e fondeve nga federata e futbollit.” thotë Maliqi.

The post Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve appeared first on 27.

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –

By: 27
16 January 2026 at 09:14

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 10:00 një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar dhe drejtuesit e komisioneve. Mbledhja do të zhvillohet në një format të plotë vlerësimi të veprimtarisë së grupit në Kuvend dhe të performancës së çdo komisioni sektorial.

Në nisje të mbledhjes, pritet fjala e vetë Kryeministrit Rama, e pasuar nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla. Kjo mbledhje vjen në një moment ku priten sinjale të reja politike nga Rama, veçanërisht mbi qëndrimin e PS-së për procesin e integrimit europian dhe për reformat që duhen përshpejtuar në gjysmën e dytë të mandatit.

Pas fjalimeve hyrëse, mbledhja do të fokusohet në raportet zyrtare të komisioneve parlamentare, me nga 10 minuta për çdo kryetar komisioni dhe diskutime të shkurtuara për çdo folës (jo më shumë se 2 minuta). Emrat kryesorë që do të raportojnë për punën e tyre janë: Milva Ekonomi, Ulsi Manja, Bledar Çuçi, Blendi Klosi, Anila Denaj, Evis Kushi, Eduard Shalsi, Iris Luarasi, Erion Malaj, Igli Hasani, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri dhe Arbjan Mazniku.

Një element kyç i axhendës është raporti mbi pjesëmarrjen e deputetëve në punimet parlamentare, që do të prezantohet nga Sekretari i Grupit. Ky raport pritet të evidentojë mungesat sistematike dhe angazhimin real të deputetëve në seanca, mbledhje dhe komisione.

Rendi i folësve, vijon si më poshtë:

Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

Raporti i Veprimtarisë së Komisioneve Parlamentare

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi (Koha 10’)

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja (Koha 10’)

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Bledar Çuçi (Koha 10’)

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi (Koha 10’)

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj (Koha 10’)

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Evis Kushi (Koha 10’)

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Eduard Shalsi (Koha 10’)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Iris Luarasi (Koha 10’)

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Erion Malaj (Koha 10’)

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani (Koha 10’)

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Fatmir Xhafaj (Koha 10’)

Komisioni Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore – Damian Gjiknuri (Koha 10’)

Komisioni Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale – Arbjan Mazniku (Koha 10’)

Raporti nga Sekretari i Grupit mbi pjesëmarrjen e deputetëve në Seancat Plenare, Komisionet dhe Mbledhjet e Grupit.

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Balla.

Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Rama.

 

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –

By: 27
16 January 2026 at 08:38

Në vitin 2025, Integrated Energy BV SPV, kompania që mban kontratën PPP të inceneratorit të Tiranës rezulton financiarisht aktive me rreth 1,4 miliardë lekë pagesa nga buxheti i shtetit, sipas Open Data, ndërkohë që totali i fondeve publike të transferuara deri më tani ka arritur në 9,1 miliardë lekë rreth 92 milionë euro.

Fondet janë alokuar teksa objekti kryesor i kontratës, ndërtimi dhe funksionimi i inceneratorit, nuk është realizuar.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave i kanë pohuar Monitor më parë se, pagesat kryhen mbi bazën e faktit se kontrata PPP nuk është shpallur e pavlefshme dhe vazhdon të jetë ligjërisht në fuqi. Në këto kushte, ministria argumenton se ka detyrim të zbatojë kontratën dhe të kryejë pagesat e parashikuara, pavarësisht se objekti i saj nuk është realizuar. Pagesat nuk lidhen drejtpërdrejt me ekzistencën e inceneratorit, por me ofrimin e asaj që në kontratë quhet “shërbim i integruar i menaxhimit të mbetjeve”.

Kontrata për ndërtimin e inceneratorit është reduktuar në depozitim të mbetjeve në landfill, pa proces incinerimi, pa rikuperim energjie dhe pa teknologjinë që përbën thelbin e projektit me PPP.

Megjithatë, kontrata është hartuar në mënyrë të tillë që shteti paguan një tarifë fikse vjetore, e cila nuk kushtëzohet nga përfundimi i investimit. Kjo do të thotë se kompania përfiton fonde publike edhe në mungesë të impiantit, mjafton të deklarojë se është në “gatishmëri” për ofrimin e shërbimit.

Në terma të menaxhimit të financave publike, kjo bie ndesh me parimin bazë të eficiencës dhe të pagesës kundrejt rezultatit. Rreziku i projektit, që në një PPP normale duhet të mbahet kryesisht nga privati, është transferuar pothuajse plotësisht te shteti.

Çdo vit që kalon pa ndërprerje ose rinegocim të kontratës, kostoja për taksapaguesit rritet, pa asnjë përmirësim në trajtimin e mbetjeve urbane. Aktualisht kompania e inceneratorit të Tiranë është në sekuestro administrohet nga Agjencia për administrimin e Pasurive të Sekuestruara.

Në këtë fazë Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara nuk është pronare e pasurive që administron. Ajo vepron si kujdestare e përkohshme për pasuri që janë nën sekuestro preventive, pra për pasuri që ende nuk janë konfiskuar me vendim të formës së prerë.

Kjo do të thotë se, ligjërisht, shteti nuk i konsideron këto pasuri si të vetat, por thjesht si asete që duhet të ruhen dhe të mos humbasin vlerë deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Në këtë kuadër aktiviteti ekonomik i Integrated lejohet të vazhdojë dhe të ardhurat që krijohen nuk trajtohen si të ardhura buxhetore. Ato regjistrohen në llogaritë e vetë shoqërisë së sekuestruar dhe përdoren për shpenzime operative, paga, detyrime kontraktore ose mbahen të bllokuara financiarisht në pritje të një vendimi përfundimtar. /Monitor.al

Këmbimi valutor 16 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

By: 27
16 January 2026 at 08:28

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.6 lekë dhe do shitet me 111.6 lekë.

Screenshot_6

 

 

Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja –

By: 27
16 January 2026 at 08:16

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Durrës, te Ura e Dajlanit. Një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga duke rënë nga ura dhe ka përfunduar rreth 30 metra poshtë saj. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 18-vjeçaraja V. G. e cila ishte pasagjere në mjet ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i BMW, 26 vjeçari A,Xh si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç të cilët janë në spital në kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve,” – njofton policia.

Nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes thuhet se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e dy të rinjve që ndodheshin brenda automjetit.

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Janar 2026 –

By: 27
16 January 2026 at 07:54

DASHI

Yjet flasin për veprim, por ato gjithashtu kërkojnë strategji: jo gjithçka duhet të nxitohet. Në dashuri, dëshira për qartësi kthehet; ata që janë në një lidhje duhet të adresojnë një bisedë të kaluar, ndërsa ata që jetojnë vetëm mund të përjetojnë një takim intensiv, por të papritur. Sa i përket punës, ekziston një dëshirë për ndryshim, për të vërtetuar vlerën tuaj.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 16 janar 2026), yjet shpërblejnë durimin dhe konkretësinë. Në dashuri, keni nevojë për siguri: ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme forcojnë lidhjet e tyre, ndërsa ata që kanë dyshime nuk mund t’i injorojnë më ato. Sa i përket punës, ju po mbillni fara: rezultatet nuk janë të menjëhershme, por do të vijnë.

BINJAKËT

Mendja juaj është në garë dhe yjet favorizojnë komunikimin, takimet dhe idetë e reja. Në dashuri, ekziston dëshira për qetësi, por edhe rreziku për të thënë shumë ose shumë pak. Lidhur me punën, mund të merrni një propozim interesant.

GAFORRJA

Po përjetoni një kohë vetëanalize që po ju çon drejt rivlerësimit të marrëdhënieve, zgjedhjeve dhe prioriteteve. Në dashuri, është një kohë e së vërtetës: ajo që është autentike forcohet, ajo që nuk është, dobësohet. Lidhur me punën, mund të ndiheni të nënvlerësuar, por kini kujdes.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 16 janar 2026), pas një periudhe pasigurie, tani po rifitoni vetëbesimin dhe karizmën tuaj. Në dashuri, jeni në qendër të vëmendjes: pasione të forta, sqarime të rëndësishme dhe kthime të mundshme. Sa i përket punës, yjet tregojnë njohje, por vetëm nëse shmangni krenarinë e tepërt.

VIRGJËRESHA

Po pastroni veten, nga brenda dhe nga jashtë. Në dashuri, keni nevojë për stabilitet dhe veprime konkrete në vend të fjalëve. Në punë, jeni të saktë dhe të besueshëm, por mund të ndiheni të mbingarkuar: mësoni të delegoni detyra.

PESHORJA

Në dashuri ju thirret të zgjidhni: të qëndroni në zonën tuaj të rehatisë apo të dëgjoni atë që dëshironi vërtet. Marrëdhëniet janë çelësi, por nuk duhet ta harroni veten. Sa i përket punës, mund të lindin bashkëpunime interesante.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 16 janar 2026), yjet flasin për ndryshime të thella. Në dashuri, asgjë nuk është sipërfaqësore: ose gjithçka ose asgjë. Pasionet janë të forta, por edhe xhelozitë. Sa i përket punës, po përgatitni një lëvizje të madhe.

SHIGJETARI

Yjet ju nxisin të shikoni përpara me entuziazëm, duke lënë pas atë që ju ka rënduar. Në dashuri, dëshira për liri kthehet, por kini kujdes të mos e ngatërroni pavarësinë me distancën. Lidhur me punën, ju presin mundësi të reja, kontakte të huaja ose projekte të ardhshme.

BRICJAPI

Po përballeni me vendime të rëndësishme, veçanërisht në punë, ku puna juaj e palodhur po fillon të japë fryte. Në dashuri, jeni më të menduar se zakonisht: keni nevojë për kohë, për ta ndërtuar ngadalë. Energjia juaj është e qëndrueshme, por mos u sforconi shumë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 16 janar 2026), yjet ju ftojnë të thyeni modelin. Në dashuri, ka nevojë për dialog dhe liri: marrëdhëniet jokonvencionale favorizohen. Sa i përket punës, do të keni ide të shkëlqyera, por do t’ju duhet dikush që t’ju ndihmojë t’i realizoni ato.

PESHQIT

Yjet e përforcojnë ndjeshmërinë tuaj: në dashuri, jeni romantikë, por rrezikoni të idealizoni tepër. Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë. Lidhur me punën, mund të ndiheni të hutuar, por një përgjigje do të vijë nëse dëgjoni intuitën tuaj.

Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

By: 27
16 January 2026 at 07:40

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit, pas orëve të mesditës mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Në veriperëndim- perëndim, pjesërisht në qendër dhe në ekstremin jugor në orët e mëngjesit deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Screenshot_3

Screenshot_4

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen –

By: 27
15 January 2026 at 23:21

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi vlerësimin e shprehur ditët e fundit, sipas të cilit fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nuk ka mbështetjen dhe mjetet për t’u bërë udhëheqësja e re e Venezuelës, pas arrestimit të Nicolás Maduro-s.

Është e mundur që ky qëndrim të ndryshojë pas bisedës së sotme, por Trump ka deklaruar se është shumë i kënaqur me mënyrën se si po ecën puna e tij me presidenten e re Delcy Rodríguez dhe, ndonëse dëshiron që herët a vonë të mbahen zgjedhje në Karakas, nuk ka një afat të caktuar në mendje për tranzicionin drejt demokracisë. Ajo që e intereson është stabiliteti i vendit, fundi i narkotrafikut dhe i emigracionit të paligjshëm, dhe mbi të gjitha qasja në naftë dhe burime të tjera natyrore. Liria e popullsisë dhe demokracia mund të presin, nëse ndërkohë ai arrin të përmbushë prioritetet e tij.

Machado kishte takuar Papa Leonin përpara se të shkonte në Uashington, për të bindur Selinë e Shenjtë se ajo mund ta udhëheqë Venezuelën, edhe për faktin se kandidati i saj kishte fituar zgjedhjet e fundit, pavarësisht se Maduro kishte përdorur një justifikim ligjor për ta penguar atë të kandidonte personalisht. Sipas dokumenteve të publikuara nga Washington Post, pas arrestimit të Nicolás Maduro-s.

Sot, Maria Corina shkoi në Shtëpinë e Bardhë me të njëjtin qëllim: të ndryshojë perceptimin e Trump dhe ta bindë që ta mbështesë si presidenten e ardhshme të Venezuelës. Për momentin, ky ndryshim kursi nuk duket i afërt, edhe pse ajo i dorëzoi Trump-it medaljen e Çmimit Nobel për Paqen gjatë takimit të tyre. Machado nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse Trump e ka pranuar apo jo kërkesën e saj.

Vetëm dy ditë më parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte publikuar këtë mesazh në rrjetin e tij social: «Këtë mëngjes pata një telefonatë shumë interesante me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodríguez. Po bëjmë përparime të mëdha, ndërsa po ndihmojmë vendin të stabilizohet dhe të rimëkëmbet». Më pas ai hyri në detaje praktike: «Diskutuam shumë tema, përfshirë naftën, mineralet, tregtinë dhe, natyrisht, sigurinë kombëtare. Ky partneritet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Venezuelës do të jetë spektakolar për të gjithë. Venezuela së shpejti do të jetë sërish e madhe dhe e begatë, ndoshta më shumë se kurrë!».

Gjatë konferencës për shtyp, gazetarët e pyetën Leavitt nëse ndërkohë Trump e ka ndryshuar mendimin, por përgjigjja mbeti e njëjtë: «Bashkëpunimi po ecën mirë. Qeveria e Karakasit po bën gjithçka që ne prisnim». Ajo ka nisur t’i dorëzojë naftën Uashingtonit dhe po ndjek udhëzimet për narkotrafikun dhe sigurinë. Dje, Roja Bregdetare amerikane sekuestroi në Karaibe cisternën e gjashtë të naftës, Veronica, e cila kishte qenë në pronësi ruse dhe akuzohej se transportonte në mënyrë të paligjshme naftën e Karakasit.

Zgjedhja, pra, mbetet ajo e bashkëpunimit me atë që ka mbetur nga regjimi çavist, duke nisur nga Rodríguez, ministri i Mbrojtjes Padrino dhe ai i Brendshëm Cabello. «Presidenti ende dëshiron tranzicionin drejt demokracisë», siguroi Leavitt, por pa ndonjë urgjencë apo afate të përcaktuara për këtë proces.

gijotina.com/

Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen –

By: 27
15 January 2026 at 23:11

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi vlerësimin e shprehur ditët e fundit, sipas të cilit fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nuk ka mbështetjen dhe mjetet për t’u bërë udhëheqësja e re e Venezuelës, pas arrestimit të Nicolás Maduro-s.

Është e mundur që ky qëndrim të ndryshojë pas bisedës së sotme, por Trump ka deklaruar se është shumë i kënaqur me mënyrën se si po ecën puna e tij me presidenten e re Delcy Rodríguez dhe, ndonëse dëshiron që herët a vonë të mbahen zgjedhje në Karakas, nuk ka një afat të caktuar në mendje për tranzicionin drejt demokracisë. Ajo që e intereson është stabiliteti i vendit, fundi i narkotrafikut dhe i emigracionit të paligjshëm, dhe mbi të gjitha qasja në naftë dhe burime të tjera natyrore. Liria e popullsisë dhe demokracia mund të presin, nëse ndërkohë ai arrin të përmbushë prioritetet e tij.

Machado kishte takuar Papa Leonin përpara se të shkonte në Uashington, për të bindur Selinë e Shenjtë se ajo mund ta udhëheqë Venezuelën, edhe për faktin se kandidati i saj kishte fituar zgjedhjet e fundit, pavarësisht se Maduro kishte përdorur një justifikim ligjor për ta penguar atë të kandidonte personalisht. Sipas dokumenteve të publikuara nga Washington Post, pas arrestimit të Nicolás Maduro-s.

Sot, Maria Corina shkoi në Shtëpinë e Bardhë me të njëjtin qëllim: të ndryshojë perceptimin e Trump dhe ta bindë që ta mbështesë si presidenten e ardhshme të Venezuelës. Për momentin, ky ndryshim kursi nuk duket i afërt, edhe pse ajo i dorëzoi Trump-it medaljen e Çmimit Nobel për Paqen gjatë takimit të tyre. Machado nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse Trump e ka pranuar apo jo kërkesën e saj.

Vetëm dy ditë më parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte publikuar këtë mesazh në rrjetin e tij social: «Këtë mëngjes pata një telefonatë shumë interesante me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodríguez. Po bëjmë përparime të mëdha, ndërsa po ndihmojmë vendin të stabilizohet dhe të rimëkëmbet». Më pas ai hyri në detaje praktike: «Diskutuam shumë tema, përfshirë naftën, mineralet, tregtinë dhe, natyrisht, sigurinë kombëtare. Ky partneritet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Venezuelës do të jetë spektakolar për të gjithë. Venezuela së shpejti do të jetë sërish e madhe dhe e begatë, ndoshta më shumë se kurrë!».

Gjatë konferencës për shtyp, gazetarët e pyetën Leavitt nëse ndërkohë Trump e ka ndryshuar mendimin, por përgjigjja mbeti e njëjtë: «Bashkëpunimi po ecën mirë. Qeveria e Karakasit po bën gjithçka që ne prisnim». Ajo ka nisur t’i dorëzojë naftën Uashingtonit dhe po ndjek udhëzimet për narkotrafikun dhe sigurinë. Dje, Roja Bregdetare amerikane sekuestroi në Karaibe cisternën e gjashtë të naftës, Veronica, e cila kishte qenë në pronësi ruse dhe akuzohej se transportonte në mënyrë të paligjshme naftën e Karakasit.

Zgjedhja, pra, mbetet ajo e bashkëpunimit me atë që ka mbetur nga regjimi çavist, duke nisur nga Rodríguez, ministri i Mbrojtjes Padrino dhe ai i Brendshëm Cabello. «Presidenti ende dëshiron tranzicionin drejt demokracisë», siguroi Leavitt, por pa ndonjë urgjencë apo afate të përcaktuara për këtë proces.

gijotina.com/

Yesterday — 15 January 2026Main stream

Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD –

By: 27
15 January 2026 at 22:47

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka reaguar ndaj deklaratave të lidershipit të PD-së që e kanë cilësuar atë si të “vetëpërjashtuar”, në kohën kur ai ka nisur një lëvizje me demokratët në të gjithë Shqipërinë.

Salianji e cilësoi “vetëpërjashtimin” si një term politik të përdorur nga ata që, sipas tij, janë të frikësuar dhe të konfuzuar përballë një lëvizjeje që rrezikon pozicionet e tyre.

“Vetëpërjashtimi është një term që përdoret kur ke frikë të madhe, konfuzion dhe je trembur nga një lëvizje që të rrezikon pozicionin. Statuti i PD-së, për shkak të problemeve të mëparshme, e ka hequr përjashtimin. Nuk përjashtohesh nga PD nëse nuk ka një akt formal, qoftë edhe nga kryetari. Vetëpërjashtimi është kur ikën vetë nga diçka. Unë as jam vetëpërjashtuar, as më përjashtojnë dot”, u shpreh ai.

Sipas Salianjit, ky është një term i përdorur për të çoroditur demokratët dhe për të shmangur problemet reale brenda partisë.

“Ky është një term për të çoroditur demokratët. Duket sikur është lënë një manual nga ish-kryetari i partisë. Basha përjashtoi Berishën dhe thoshte se takimet e tij i organizonte krimi dhe se i shërbenin qeverisë. I njëjti manual po përdoret sot edhe për mua”, tha ish-deputeti.

Ai theksoi se askush nuk mund të përjashtohet nga PD vetëm pse takon strukturat dhe anëtarët e partisë.

“Si mund të përjashtohesh se takon demokratët? Cili nen i statutit të ndalon të takosh demokratët? Partitë politike kanë si qëllim të takojnë njerëz”, deklaroi Salianji.

Në fund, ai u shpreh se nuk është në këtë lëvizje për interesa personale, por për të ngritur problemet reale të Partisë Demokratike dhe për ta bërë atë fituese.

“Unë e kam treguar se përfaqësoj PD-në sepse kam fituar në zgjedhje kundër qeverisë dhe kam mbajtur kosto personale. Dua që PD të jetë fituese. Edhe pse kisha hapësira në lidership, jam këtu për të ngritur problemet e partisë”, përfundoi Salianji.

Sipas tij, së pari PD dhe lidershipi i saj duhet ta pranojë problemin dhe të hapen veshët e sytë.

“Nëse prevalon rryma që do ta rrëzojmë Edi Ramën me revoltë prapë te vota do të përfundojmë. PD është partia më e madhe në Shqipëri opozitare dhe duhet të konkurrojë për të fituar jo për të marrë pjesë në garë”, tha ish-deputeti Ervin Salianji.

Ervin Salianji: Edi Rama përdor cdo formë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve por PD ka treguar me zgjedhjet e fundit të paktën në 7 bashki dhe 2 qarqe që mundet. Ka fituar në Lezhë, Kukës, në Kavajë, Kurbin, Has.

Së pari duhet të pranojmë problemin. Nëse ne arrijmë që të frymëzojmë dhe të gjejmë përfaqësuesit e duhur tejkalohet deformimi i vullnetit të zgjedhësve nga Rama. Këtu e kam një pyetje. Nëse themi Rama na vjedh zgjedhjet, cfarë do bëjmë, vetë, do të qajmë

Do përpiqemi ta ndryshojmë, Ka 2 rrugë. Ose do të themi se nuk ka zgjedhje hajde të dalim në rrugë të bëjmë revoltë dhe të paralizojmë jetën publike.

Ne së pari duhet ta pranojmë problemin dhe të hapen veshët e sytë. Nëse prevalon rryma që do ta rrëzojmë Edi Ramën me revoltë prapë te vota do të përfundojmë. PD është partia më e madhe në Shqipëri opozitare dhe duhet të konkurrojë për të fituar jo për të marrë pjesë në garë.

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji –

By: 27
15 January 2026 at 21:49

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka komentuar situatën e krijuar brenda PD-së, ndërsa ka nisur një lëvizje me demokratët në mbarë vendin, në një kohë kur lidershipi aktual e ka cilësuar atë si “të vetëpërjashtuar”.

I pyetur nëse do të garojë kundër Sali Berishës në zgjedhjet e brendshme të partisë, Salianji u shpreh se aktualisht nuk ndodhet në një fazë gare personale, por në një proces dëgjimi dhe grumbullimi të shqetësimeve të demokratëve.

“Unë po mbledh shqetësimet e demokratëve. Do të kemi një etapë tjetër kur do të flasim për rrugët e zgjidhjes. Kjo nuk është një fazë ku ka garë apo shprehje ambiciesh personale”, tha Salianji.

Sipas tij, fokusi i lëvizjes që ka nisur nuk është një përballje për poste, por rikthimi i Partisë Demokratike si një forcë fituese.

“Në këtë fazë them vetëm një gjë: dua që PD të jetë fituese. Lëvizja dhe mendimi im është që PD të fitojë dhe të bëjmë gjithçka për këtë. Nuk përjashtoj asgjë nga ajo që do të thonë demokratët”, u shpreh ish-deputeti.

Salianji theksoi se vendimet për të ardhmen e partisë duhet të burojnë nga baza dhe nga idetë më të mira për ringritjen e saj.

“Duhet të gjejmë çdo rrugë, rrugën më të mirë, idetë më të mira dhe ta bëjmë partinë fituese”, përfundoi ai.

Në një kohë kur ai ka nisur një lëvizje me demokratët në të gjithë Shqipërinë, ndërsa lidershipi aktual e ka akuzuar dhe ka deklaruar se është vetëpërjashtuar nga partia.

Duke iu referuar protestave, Salianji hodhi dyshime mbi arsyet pse sheshet e opozitës janë zbrazur, duke theksuar se Shqipëria nuk është një regjim i mbyllur dhe se qytetarët janë të informuar dhe të aftë të reagojnë kur ndjejnë se përfaqësohen.

Deklaratat e Salianjit tregojnë thellimin e përçarjeve brenda PD-së, ndërsa lëvizja e tij po përpiqet të artikulojë një linjë alternative për të ardhmen e opozitës.

Salianji theksoi se elementi më i rëndësishëm i opozitës është epërsia morale ndaj qeverisë, duke e cilësuar mazhorancën si të cenueshme për shkak të korrupsionit dhe përgjegjësisë për vendimet që merr. Sipas tij, opozita në çdo vend duhet të jetë më e pastër dhe të reagojë në mbrojtje të interesit publik.

Ai deklaroi se lëvizja që ka nisur nuk është personale, por pasqyron shqetësimet e shumë demokratëve që kërkojnë ndryshim dhe demokratizim të partive politike. “Nuk mund të thuash për një problem të ngritur në parti ‘ky është vetëpërjashtuar’. Kjo është shmangie e problemit, jo zgjidhje,” u shpreh Salianji.

Salianji kritikoi gjithashtu qëndrimet kontradiktore të lidershipit të PD-së për mënyrën se si mund të rrëzohet qeveria Rama, duke theksuar se herë flitet për mbështetje nga SHBA-të, herë për zgjedhje, e herë për pamundësinë e tyre. “Të paktën të ecim në një drejtim të qartë,” tha ai.

Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur –

By: 27
15 January 2026 at 21:23

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka folur për takimet me demokratët, tur i nisur prej tij prej disa muajsh, duke i cilësuar ato, si shprehje e vullnetit të bazës për ta gjallëruar dhe ringritur PD.

Salianji tha se lidershipi i PD i ka braktisur demokratët prej 8 muajsh, teksa çdo javë u thotë se kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri.

“Kështu nuk kemi gjë në vijë”, tha Salianji.

Ervin Salianji: njerëzit po tregojnë që po mbushin sallat plot. Janë njerëz të cilët, të zhgënjyer nga braktisja dhe neglizhenca e lidershipit të PD, që nuk i takon ka 8 muaj nga data e zgjedhjeve po organizohen për ta mbajtur të gjallë PD.

Demokratët janë aty, nuk kanë frikë, duan nxitje dhe besim, dhe janë të gatshëm për tu përballur me qeverinë. Nëse lidershipi i PD i thotë cdo javë që kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri, atëherë nuk kemi gjë në vijë.

Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën –

By: 27
15 January 2026 at 21:15

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Rama nuk miratoi asnjë lloj akti që t’i përgjigjet situatës së permbytjeve në disa qarqe të vendit. Edi Rama ka premtuar dëmshpërblim, por ky nuk jepet pa vendim qeverie. Edhe vitet e kaluara ka premtuar, por i ka mashtruar qytetarët e dëmtuar. Nuk u pa asnjë akt apo projektligj nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku, ndërkohë që infrastruktura është dëmtuar. As ministri i Bujqësisë nuk u duk me ndonjë vendim apo udhëzim. Dukej sikur qeveria ishte mbledhur vetëm për shkresat e ministrit Blendi Gonxhe: shpronësime, kalime pronash, një projektligj për import dhe eksport armësh dhe një emërim.

Qeverinë e paguajnë taksapaguesit, ndërkohë që axhenda merret me hallet dhe qokat e Kryeministrit Rama. Ishte në hall edhe Drejtoria e Shtypit. U shpërndanë vetëm një emërim drejtoreshe dhe një udhëzim për “tenderin” e kryeinspektorit.

Pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin, disiplinën dhe shkarkimin nga detyra të Inspektorit të Përgjithshëm. Sikur nuk mjaftojnë ligjet dhe vendimet për administratën dhe Nëpunësin Civil!

Vendimi është marrë me propozim të ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit Blendi Gonxhe dhe bazohet në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas vendimit, përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë funksion, procedura e aplikimit dhe e përzgjedhjes, mënyra e vlerësimit të performancës në punë, si dhe hapat që ndiqen në rastet e masave disiplinore, lirimit apo shkarkimit nga detyra. Inspektori i Përgjithshëm do të emërohet dhe shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Vendimi synon të garantojë “transparencë, objektivitet dhe standarde profesionale” në drejtimin e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Po të jetë se kosumohet koha e qeverisjes për vendime të tilla, më mirë të mos kishim qeveri! Në mbledhje u miratua vetëm një projektligj për tregtinë e armëve. Kjo është qeveria më dembele që ka parë historia e Shqipërisë.

gijotina.com/

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

By: 27
15 January 2026 at 20:27

E papritur në merkaton e kuqezinjëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj duke se mbërmjen e djeshme ka luajtur ndeshjen e fundit në kampionatin Saudit ku në një ndeshje përballë Al Bataeh ka tentuar të bëjë diçka për të shpëtuar ekipin e tij nga humbja por pa sukses. Edhe goli që shënoi i cili barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1 u anullua nga arbitri për pozicion të parregullt.

Burime pranë lojtarit konfirmojnë se ai do të transferohet në Kinë dhe pritet të transferohet tek skuadra e Zhejiang Professional FC. Bëhet fjalë për një kontratë 2 vjeçare dhe për një shumë prej 4 mln eurosh që do të përfitojë futbollisti kuqezi.

Gjithësesi pritet që zyrtarizimi të publikohet së shpejti.

gijotina.com/

Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

By: 27
15 January 2026 at 20:11

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Marjeta Përlala në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Më parë, Përlala ka qenë drejtoria e Lejeve Mjedisore dhe VNM.

PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

Znj. Marjeta Përlala emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

By: 27
15 January 2026 at 19:39

Trupi i 35-vjeçares Floresha Prengu, e cila ishte zhdukur që prej 22 tetorit është gjetur 40 kilometra larg shtëpisë së saj në Itali. Trupi u njoh nga familja, e cila deri në momentin e fundit shpresonte për një epilog tjetër. Mediat italiane shkruajnë se  Floresha Prengu, nënë e dy vajzave, u pa për herë të fundit në Trento më 22 tetor. Pastaj humbën të gjitha gjurmët e saj.

Familjarët i ishin drejtuar menjëherë policisë dhe popullsisë, duke u kërkuar atyre të kontaktonin 112 në rast të shikimit të tij. Në ditët menjëherë në vijim, në kryeqytet ishte organizuar një kërkim i gjerë, me përdorimin e ekipeve të lumenjve, zjarrfikësve vullnetarë përgjatë lumit Adige dhe helikopterit për kontrolle nga lart.

Por, ata nuk kishin çuar në rezultate konkrete. Kërkimet vazhduan edhe jashtë kufijve të Trentinos. Të gjitha prefekturat italiane ishin informuar për zhdukjen.

gijotina.com/

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

By: 27
15 January 2026 at 19:27

Partizani mori humbjen e 3-të rresht në kampionat, teksa ditën e sotme u mposht në Vorë nga ekipi i Arian Bellait. “Demat” dalin “kokëulur” pas disfatës 1-0 ndaj Vorës, gjë e cila solli tension pas fundit të sfidës.

Dario Daka gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 90-të, duke vendosur edhe fatet e këtij takimi, por nervat nuk ka mundur t’i mbajë Oltijon Kërnaja pas vërshëllimës së fundit.

Timonieri i të kuqve donte të priste arbitrin e sfidës Albert Dodan, por një stjuard mban Kërnajën, i cili siç duket kishte vendosur t’i kërkonte “llogari” gjyqtarit. Gjithsesi situata u qetësua dhe gjihçka shkoi siç duhet, duke shmangur kështu një përplasje mes palëve.

gijotina.com/

❌
❌