Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Main stream

Gazi lotsjellës kishte skaduar/ Policia gjen zgjidhjen, e hedh mbi protestuesit e opozitës –

By: 27
24 January 2026 at 20:50

Gjatë protestës së sotme të opozitës, gazetarët kanë vënë në dukje se, gazi lotsjellës i hedhur nga policia drejt protestuesve kishte skaduar prej më shumë se 2 vitesh.

Policia përdori në masë të madhe hedhjen e gazit lotsjellës drejt protestuesve si te Kryeministria ashtu edhe para ambienteve të Kuvendit, për të shpërndarë qytetarët.

Nga ana tjetër protestuesit u përgjigjën me sende të forta, përfshirë edhe gurët e trotuareve dhe hedhja e molotovit ndaj efektivëve të policisë.

33eaf9db Cb17 4373 Bed9 Ab09642c7a07

Nuk do të ndalemi deri në rrëzimin e Ramës, tani as vrimën e miut nuk do ta gjesh më –

By: 27
24 January 2026 at 20:40

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve, të cilët iu bashkuan protestës së opozitës dhe sipas tij, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke folur për mediat para selisë blu, Berisha tha se Edi Rama as në zyrë nuk qëndroi përkundër asaj që i kërkoi më herët.

“Së pari, mirënjohje të pakufishme guximtarëve, demokrateve e demokratëve, protestuesve, qytetarëve që sot në protestën më të fuqishme, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lebetitën narkodiktatorin.
Është kryekriminel.

Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës. Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Ia thashë dje, në rast se je burrë, qëndro në zyrë. Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur.

Tani, përkundrejt qëndrimit qytetar, guximtar të protestuesve, narkopolicia përdori në agresivitet absolut, mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaze helmuese, me topa uji dhe me mjete të tjera. Domethënë, Edi Rama kërkonte përleshjen e policisë, e demonstruesve me policinë. E garantoj që demonstruesit do të përleshen me Edi Ramën. Dhe i them këtu, mos ndërse policinë kundër protestuesve. U bëj thirrje policëve, mos u bëni ushtarë, shërbëtorë të një njerui që nuk ka ligj as moral.

Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur. Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. Sot duhet të ndjeheni krenarë për aktin tuaj. Duhet të betohemi se me këtë betejë, kilometri ynë i fundit do jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve të tjera. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute me të gjithë dokumentacionin, nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje me urdhër të Edi Ramës.

U kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë, të mos zbatojnë asnjë urdhër që vjen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Nuk mundet kurrë një popull me asgjë. Ju e patë vetë, ju ishit vetë aty. Ju e patë gatishmërinë e atyre njerëzve që ishin të gatshëm t’i jepnin Edi Ramës për 30 minuta atë që meritonte. Absolutisht kjo gatishmëri do vazhdojë. Ne këtë betejë do e vazhdojmë.

Ne kemi një mision dhe vetëm një mision, përmbysjen e këtij regjimi kriminal, e këtij narkoregjimi, e këtij armiku të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Asgjë nuk e shpëton më këtë. Asgjë nuk e shpëton. Fatin e Enver Hoxhës do ketë,” tha Berisha.

Protestuesi shkëputet nga turma dhe e ndjek me çadër në dorë, efektivi i policisë largohet me vrap (Video) –

By: 27
24 January 2026 at 20:16

Një moment i veçantë në protestë ishte dhe ai i një qytetari që shkëputet nga turma e protestuesve dhe me çadër në dorë ndjek një nga efektivët e policisë, që ndodhej para Kuvendit.

Siç shihet në këto pamje, protestuesit ndjek me çafër në dorë punonjësin e rendit, ndërsa ky i fundit ia mbath me vrap.

Qytetari ndjek disa metra policin, por një polic tjetër e ndalon duke tentuar ta godasë.

Me shami në fytyrë për të bllokuar gazin lotsjellës, Shkëlzen Berisha shfaqet në protestë –

By: 27
24 January 2026 at 20:14

Gjatë protestës së opozitës para Parlamentit, Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministrit Sali Berisha, u shfaq mes protestuesve me një shami mbi hundë dhe gojë, për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës që përdori policia për të shpërndarë turmën.

Shkëlzen Berisha u pa ndër qytetarët, duke mbështetur qëndrimin e tyre dhe duke marrë pjesë në aktivitetin e protestës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu theksoi se ndaj protestuesve, që aktualisht ndodhen para parlamentit, po hidhet gaz lotsjellës jashtë çdo limiti të lejueshëm.

Ai denoncon se efektivët po bëjnë dhunë shtetërore ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se një zonje e kanë dëmtuar në kokë, ndërsa një fëmijë e kanë tërhequr zvarrë.

“Është hedhur gaz jashtë çdo limiti të lejueshëm. A thua se jemi në luftë. Të gjithë këta këtu janë me urdhër të Ergys Agasit për të ndaluar qytetarët për protestë.

Kjo është dhunë shtetërore. Nuk është parë e dëgjuar të hedhësh gaz në këtë mënyrë. Një zonje ia kanë çarë kokën, 300 policë të çajnë kokën e një zonje nga dhuna, një fëmijë e kanë marrë zvarrë. “, tha ai.

 

Me shami në hunds për të bllokuar gazin lotsjellës, Shkëlzen Berisha shfaqet në protestë –

By: 27
24 January 2026 at 20:06

Gjatë protestës së opozitës para Parlamentit, Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministrit Sali Berisha, u shfaq mes protestuesve me një shami mbi hundë dhe gojë, për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës që përdori policia për të shpërndarë turmën.

Shkëlzen Berisha u pa ndër qytetarët, duke mbështetur qëndrimin e tyre dhe duke marrë pjesë në aktivitetin e protestës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu theksoi se ndaj protestuesve, që aktualisht ndodhen para parlamentit, po hidhet gaz lotsjellës jashtë çdo limiti të lejueshëm.

Ai denoncon se efektivët po bëjnë dhunë shtetërore ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se një zonje e kanë dëmtuar në kokë, ndërsa një fëmijë e kanë tërhequr zvarrë.

“Është hedhur gaz jashtë çdo limiti të lejueshëm. A thua se jemi në luftë. Të gjithë këta këtu janë me urdhër të Ergys Agasit për të ndaluar qytetarët për protestë.

Kjo është dhunë shtetërore. Nuk është parë e dëgjuar të hedhësh gaz në këtë mënyrë. Një zonje ia kanë çarë kokën, 300 policë të çajnë kokën e një zonje nga dhuna, një fëmijë e kanë marrë zvarrë. “, tha ai.

 

Deputeti Luçiano Boçi përplaset me policinë, hidhet gazlotsjellës dhe ujë me piper ndaj protestuesve –

By: 27
24 January 2026 at 19:48

Protesta e opozitës u zhvendos nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit. Përplasjet nuk kanë munguar me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda në godinë.

Gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë.

Situata para Parlamentit u tensionua edhe më shumë kur deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u përplas me forcat e rendit.

“Policia duhet të bëjë detyrën jo të godasë qytetarët dhe të hedhë gaz lotësjellës. Sjellja e tyre në disporpocion, dhe shtoi tensionin që u reflektua para Kuvendit. Do të vijojmë të qëndrojmë këtu”, tha Boçi teksa komentoi përplasjen qe ai pati me uniformat blu.

Pas kësaj, forcat e rendit hodhën sasi të madhe gazi lotsjellës dhe ujë me piper për të shpërndarë protestuesit.

luciano boci policia (2)

luciano boci policia (1)

Protestuesit tentojnë të futen brenda Kuvendit, policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me piper –

By: 27
24 January 2026 at 19:42

Protesta e opozitës u zhvendos nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit. Përplasjet nuk kanë munguar me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda në godinë.

Gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë.

Situata para Parlamentit u tensionua edhe më shumë kur deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u përplas me forcat e rendit.

Pas kësaj, forcat e rendit hodhën sasi të madhe gazi lotsjellës dhe ujë me piper për të shpërndarë protestuesit.

luciano boci policia (2)

luciano boci policia (1)

“Plehra!” Deputeti demokrat përplaset me efektivët civilë: Mos i prekni çunat…

By: 27
24 January 2026 at 19:22

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, në drejtim të kryeministrisë u hodhën bomba molotov, ndërsa policia shpërndau turmën me ujë dhe gaz lotsjellës.

Ndërkohë një incident është shoqëruar mes deputetit të PD, Besat Xhaferri dhe forcave të rendit, ku raportohet se janë shoqëruar tre të rinj.

Deputeti Xhaferri  degjohet duke i thenë efektivëve të policisë që të “mos i prekë çunat”.

“Mos i prek çunat, o plehra. Mos më preku mua. Ca të qetësohem o plehra, jeni cuna të rinj, por jeni plehra. Këta ta dini. Plehra”, dëgjohet të thotë deputeti i PD, Besart Xhaferri.

The post “Plehra!” Deputeti demokrat përplaset me efektivët civilë: Mos i prekni çunat… appeared first on 27.

Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar me çdo lloj force –

By: 27
24 January 2026 at 19:12

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar sot gjatë protestës para Kryeministrisë se do të jetë gjithmonë me protestuesit. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se është e nevojshme revolta kundër qeverisë, teksa shtoi se kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar në çfarë do lloj force.  I pyetur për takimet e tij me demokratët, që Berisha e ka cilësuar si axhendë personale, Salianji theksoi se janë në të mirë të PD-së dhe shoqëria kërkon që PD të jetë parti fituese.

Salianji: Kam qenë në çdo protestë opozitare. I jam bashkuar PD dhe opozitës, kam qenë denoncues i çdo afere korruptive të qeverisë. Nga lidhjet me krimin te aferat korruptive te denoncimet për keqqeverisjen. Sot është një ditë ku të gjithë qytetarët duhet të dalin për larguar qeverinë e Edi Ramës për shkak të korrupsionit dhe të rrënimit ekonomik dhe shkretimit të Shqipërisë.

Ekspozimi që i ka bërë SPAK dhe dy dosjet e fundit, të zëvendës kryeministres dhe AKSHI, ku janë ekspozuar lidhjet e krimit me pushtetin dhe përdorimi i pushtetit politik për të fuqizuar dhe pasuruar njerëzit e lidhur me qeverinë, tregon se kjo qeveri nuk ka legjitimitet moral për të qeverisur. Kjo është arsyeja. Qytetarët kërkojnë të njëjtën gjë pavarësisht se shumë prej tyre nuk dalin në shesh pavarësisht nga shqetësimet e tyre të përditshme dhe besojnë te demokratët që kanë dalë në shesh.

Sot dua të respektoj protestën, por duhet të jemi në revoltë. Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar në çfarëdo lloj force. Janë vjedhur miliona euro. Kemi parë se çfarë po ndodh edhe në rrugë, që janë kthyer si Qukës-Qafë Plloça apo tuneli i Llogarasë, dhe elementë të tjerë që e bëjnë të domosdoshme revoltën. E rëndësishme është se qytetarët po protestojë dhe është në formë reagimi për të mos pranuar gjendjen e keqe që e ka zhytur Shqipërinë kjo qeverisje.

Axhenda ime është axhendë publike, në të mirë të shoqërisë dhe PD. Shoqëria kërkon që PD të jetë parti fituese. Padiskutim që ripërtërija e PD i shërben vetëm opozitarëve dhe shoqërisë. Do të jemi në komunikim për t’u përgjigjur të gjithë elementëve. Nëse personalisht ndërmarr një nismë për ta bërë PD fituese më nderon pavarësisht se janë mijëra demokratë në çdo sallë qytetesh ku kanë qenë plot, Kjo tregon diçka.

Berisha mbaron fjalën, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadane në drejtim të Kryeministrisë –

By: 27
24 January 2026 at 18:56

Menjëherë sapo mbaroi fjala e Sali Berishës, protestuesit hodhën bomba molotov dhe flakadanë drejt kryeministrisë, në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Më pas protestuesit janë drejtuar drejt ndërtesës së parlamëntit shqiptar.

U ngritëm si feniksi dhe plagosëm për vdekje bishën narko-diktaturë –

By: 27
24 January 2026 at 18:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur para mijëra shqiptarëve në protestën madhështore në Bulevard, është shprehur se, demokratët, opozitarët sot janë në kilometrin e fundit dhe asgjë nuk i ndal drejt fitores.

Berisha theksoi se, mediat e kapura nga pushteti, këtë javë tentuan që ta fshehin këtë mesazh, por ai kumbon në çdo shtëpi të shqiptarëve.

Pjesë nga fjala:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, opozitarë dhe opozitare, të pranishëm në këtë shesh dhe kudo që jeni sonte. Të dashur shqiptare dhe shqiptarë kudo që ndodheni sonte. Përshëndetjet e mia më të përzemërta për ju, misionare dhe misionarë të pamposhtur dhe guximtarë të kombit shqiptar, të pranishëm sonte në këtë shesh beteje dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Të nderuar drejtues të PD, partive aleate, të nderuar deputetë të pranishëm në këtë protestë.
Vëllezër dhe motra. Do ta nis këtë fjalë me një mesazh që këtë javë, të tmerruar nga protesta jonë e kaluar, mediat e qeverisë bënë gjithçka ta vendosin në harresë. Mesazhi im është ky, sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë drejt fitores tonë.

Sot ne jemi para triumfit të madh, shumëkujt triumfi mund t’i duket ende larg kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria. Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë së bashku vitet e fundit ka qenë pa dyshim maratonë jo e lehtë. Thuaj një kalvar maratonë e mbushur me dhunën e narkoshtetit, presione dhe izolime oruelliane ndaj nesh, por edhe një qëndresë stoike, sakrifica të dhimbshme nga ne.

Ishin vitet e një përballje të egër me regjimin e narko-diktatorit Ramaduro, biri i një xhelati që firmoste varjen e kundërshtarëve politikë dhe që përdori të gjitha mënyrat për realizimin e projektit të tij, Shqipëria pa opozitë.
Ai bëri gjithçka, përdori burgjet, manipulimet, lobimet e korruptuara, por ja ku jemi sot, më të fortë se kurrë.
Në udhëtimin tonë, që në kilometrat e parë, ne u dëshmuan shqiptarëve dhe botës, se projekti i Shqipërisë pa opozitë apo kallp opozitë, ishte turpi i tyre, ishte turpi i historisë, që ne kurrë nuk do ta pranonim kurrë, të gatshëm

Në këtë udhëtim ne u ngritëm si Feniksi nga hiri dhe nga izolimi më i thellë arritëm në kilometrin e fundit si forca politike më e mbështetur nga shqiptarët dhe partitë simotra në mbarë botën. Arritëm në kilometrin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narkodiktaturë dhe u dëshmuam shpresa e vetme e shqiptarëve.
Zoti u bekoftë!

 

Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë –

By: 27
24 January 2026 at 18:34

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke folur në protestën Kombëtare të Partisë Demokratike, theksoi se liria fitohet me guxim dhe kurajë. Blushi u shpreh se guximin e protestuesve nuk e ndal dot një regjim sipas tij i kalbur, teksa shtoi se zgjedhja para qytetarëve është e qartë, dinjitet përballë skllavërisë. Blushi tha ndër të tjera para mbështetësve opozitarë, se opozita duhet ti prijë sakrificës së çdo qytetari.

“Mirëmbrëma, motra dhe vëllezër! Të dashur qytetarë! Liria na thërret, vdekja nuk na tund! Regjimet bien vetëm kur vendosim të paguajmë çdo çmim për lirinë! Kur e ndajmë mendjen të veprojmë dhe të mos pranojmë kurrën e kurrës vjedhjen, dhunën dhe gënjeshtrën, si normalitet. Liria fitohet vetëm me guxim, me kurajë dhe përballje.
Guximin dhe zemërimin tuaj nuk ka fuqi në botë që e ndal dhe jo më një regjim kalbësirë si ky i Ramaduros.
Bashkimi ynë sot po trondit në themel çdo mur që Narkoregjimi ka ngritur përballë jush.

Po trondit çdo narkopolic, çdo patronazhist, çdo strukturë kriminale, që Edi Rama ka krijuar për t’u mbrojtur nga revolta dhe zemërimi juaj. Ky regjim i mbaruar nuk ka më asnjë shpresë t’i mbijetojë ortekut të popullit që ka vendosur të jetojë i lirë. Sot, vendimi ynë është i qartë dhe i padiskutueshëm. Mirëqenie dhe jo varfëri! Dinjitet dhe jo skllavëri! Komb dhe jo shkombëtarizim! A vdekje, a liri! Ky është misioni ynë. Kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin dhe lirinë e Shqipërisë. Loti i çdo nëne, që Edi Rama me axhendën antikombëtare të shpopullimit ia dëboi djalin dhe vajzën në emigrim, është borxhi ynë.

Sakrifica e përditshme e çdo prindi që lufton çdo ditë për bukën e gojës së familjes është detyrimi ynë. Vuajta e çdo të sëmuri me tumor në Onkologjik, që lufton me jetën për mungesën e ilaçeve, është thirrje për drejtësi. Poshtërimi i çdo pensionisti, prindi dhe gjyshi tonë, që nuk shtyn dot muajin me pensionin mizerabël, na detyron të reagojmë. Mundi dhe djersa e çdo fermeri që hedh produktet e veta në kanal dhe që sheh se si Edi Rama i vjedh edhe ndihmat e BE, na detyron një reagim. Prodhuesit “Made in Albania” që nuk gjejnë treg për prodhimet e tyre sepse importuesit klientelistë e kanë shkatërruar tregun, u detyrohemi një përgjigje për pyetjen edhe sa duhet t’i durojmë këta banditë?

Të rinjtë që bëjnë dy-tre punë dhe nuk blejnë dot shtëpi, por që shohin Belinda Ballukun me 300 apartamente, meritojnë një rrugëzgjidhje. Tirana, Vlora, por edhe gjithë qytetet dhe fshatrat që ende thahen për ujë të pijshëm ndërkohë që Kreu i Organizatës lag gurmazin me verë 33 mijë euro shishja, i kanë sytë nga ne. Kurrë nuk mund të pranojmë që nevoja e Edi Ramës për të pirë mall të helmojë nga droga edhe fëmijët tanë. Ky regjim që ruan Edi Ramën dhe çetën e tij të kusarëve me qindra badigardë, por që nuk cakton një polic për të ruajtur sigurinë e fëmijëve në shkolla, që theren me thika e humbin jetën, nuk do të lejojmë më asnjë minutë më shumë të qëndrojë në pushtet.

Durrësi, Lezha, Gjirokastra dhe çdo zonë e përmbytur nga korrupsioni në javët e fundit duhet ta dinë se dallga gjigande e këtij reagimi popullor do ta përmbysë përgjithmonë këtë regjim. Se nga flakët që Edi Rama ndezi për të djegur pasuritë e biznesmenëve të ndershëm te 5 Majit për të ndërtuar kulla krimi dhe droge, do të përvëlohet vetë. Shqipëria jonë nuk mund të jetë kurrë më Narkoshtet, as pronë e krimit të organizuar, as plaçkë e një grushti oligarkësh dhe as e mafias ndërkombëtare. Kurrë nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet në një Soros-land dhe as të pranojmë që toka e shqiponjave të kthehet në fermë për internacionalen e surogacisë. Ne nuk kërkojmë hakmarrje.

Ne kërkojmë liri, demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Ky regjim, që mbron interesat mafioze të pakicës dhe i harron, i braktis dhe i dhunon qytetarët, nuk mund të përfaqësojë më Republikën e Shqipërisë. Ne do t’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve! Republika e Shqipërisë duhet të jetë e sovranit dhe e ligjit, kurrë e një Kryebanditi dhe një grupi të strukturuar kriminal qeveritar, që vjedh shtetin, taksat dhe grabit të ardhmen tonë. Sakrificat dhe vuajtjet tuaja këto 13 vite kërkojnë shpagim. Por “Drejtësia e Re” u kthye në armën dhe patericën e Ramaduros për ta mbrojtur atë nga ndëshkimi ligjor për korrupsionin dhe krimet e tij duke ndëshkuar qytetarët e thjeshtë dhe duke ua vështirësuar më shumë jetën atyre.

Shumë prokurorë e gjyqtarë janë kthyer sot në kamikazë të Edi Ramës. Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë, që rrëmbeu në mënyrë mafioze Ilir Metën dhe e mban sot padrejtësisht në burg, që izoloi për 333 ditë Sali Berishën, që rrëmben jo vetëm drejtues të opozitës, por edhe qytetarë dhe biznesmenë të ndershëm, siç faktoi afera familjare e AKSHIT-t e Edi Ramës. Fuqia jonë nuk qëndron te dhuna, por te vendimi ynë për të jetuar të lirë, të sigurt dhe me dinjitet në Atdheun tonë. Unë përulem me mirënjohje për sakrificat dhe qëndresën e gjithësecilit prej jush. Por kjo nuk mjafton.

Ne, opozita, duhet t’i prijmë me çdo sakrificë guximit tuaj! Ta kthejmë lirinë në misionin tonë kombëtar. Të shembim këtë mur të hajdutërisë dhe krimit të organizuar të shkrirë njësh me shtetin. Të shembim ligjin antifamilje, të lartësojmë figurën e nënës dhe babait, dhe të mbrojmë vatrat tona nga ky sekt mafioz pa fe dhe pa Atdhe! T’i kthejmë popullit çdo qindarkë dhe pasuri të grabitur nga organizata kriminale dhe kryetari i saj. Të rikthejmë votën e lirë dhe të mbrojmë si sytë e ballit demokracinë, në themelet e së cilës është gjaku dhe sakrificat sublime të shqiptarëve që dhanë jetën në përballje me diktaturën.

Të shkërmoqim dhe ta shkulim nga rrënjët këtë regjim të kalbur narko-mafioz! Ne do të ndërtojmë një Shqipëri të drejtë dhe të dhembshur, që mendon, kujdeset dhe që u shërben të gjithëve, ku drejtësia dhe mundësitë janë të barabarta për çdo shqiptar. Ky është shteti dhe Republika që meritoni ju. Republika e shqiptarëve të ndershëm që jetojnë me djersën e ballit. Nuk do të lejojmë që ajo të bëhet NarkoRepublika e Edi Ramës. Për lirinë ja vlen çdo sakrificë! A vdekje, a Liri! Fitore!” tha Blushi.

“Vllazën, demokracia në rrezik”, protestuesi tërheq vëmendjen me veshjen e pazakontë –

By: 27
24 January 2026 at 18:16

Një formë e pazakontë proteste ka tërhequr vëmendjen mbrëmjen e sotme ku një qytetar është shfaqur i veshur tërësisht me të bardha, duke përcjellë mesazhe të forta politike përmes mbishkrimeve në veshje.

Në pjesën e pasme të bluzës së tij lexohej thirrja: “Vllazën, demokracia në rrezik. Ta shpëtojmë”, ndërsa në pantallona ishte shkruar “Poshtë diktatura”.

Protestuesi mbante në kokë një plis, simbol tradicional shqiptar, të kombinuar me një shall të zi, elemente që i shtonin peshë simbolike paraqitjes së tij.

Ervin Salianji i bashkohet protestës para kryeministrisë, e shoqëron edhe Ilir Vrenozi –

By: 27
24 January 2026 at 18:02

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Demokrati është i shoqëruar nga disa mbështetës të tij. Pranë Salianjit qëndrojnë Valbona Mëhilli, Ilir Vrenozi, por edhe persona të tjerë që mbështesin kauzën e tij.

Kujtojmë se prej disa muajsh mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës ka një krisje të marrëdhënieve të tyre.

Salianji organizon herë pas here takime me demokratët, ku kritikon lidershipin e PD. Kreu i PD, Sali Berisha thotë se Salianji është vetëpërjashtuar nga partia.

Surprizë e madhe në Bundesligë, Bayerni pëson në shtëpi humbjen e parë të sezonit –

By: 27
24 January 2026 at 18:00

Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon të Bundesligës, duke u mposhtur 2-1 në shtëpi nga Augsburgu në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit gjerman.

Te skuadra e Augsburgut u aktivizua edhe mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, i cili zhvilloi një paraqitje solide dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 75-të.

Bavarezët hynë në këtë përballje me një seri mbresëlënëse prej 16 fitoresh dhe dy barazimesh, por këtë herë nuk arritën të ruanin ritmin dominues.

Hiroki Ito zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, duke i dhënë epërsinë Bayern.

Megjithatë, Augsburgu reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Arthur Chaves barazoi shifrat në minutën e 75-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, mesfushori francez Han-Noah Massengo shënoi golin vendimtar, duke kompletuar përmbysjen e madhe.

Pavarësisht kësaj disfate, Bayern Munich mbetet në krye të renditjes me 50 pikë.

Ndërkohë, kjo fitore rezulton jetike për Augsburgun, i cili ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe largohet nga zona e rrezikut, duke marrë një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës në elitën e futbollit gjerman.

Kjo nuk është kryeministria e shtetit, por kuplaraja e pushtetit dhe ne duhet ta shembim –

By: 27
24 January 2026 at 17:56

Në një fjalim para protestuesve të mbledhur, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi lëshoi akuza të rënda ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si “kllounin modern” dhe “hajdutin e 14 miliardë eurove”.

Sipas Boçit, protesta nuk ishte një “spektakël politik”, por një thirrje e ardhur nga “dinjiteti, rezistenca, ndërgjegja qytetare dhe etja për të vërtetën”. Duke iu drejtuar turmës me godinën e kryeministrisë në sfond, ai deklaroi se ajo nuk ishte selia e shtetit, por “kuplaraja e pushtetit” dhe “vendi i hajnisë”.

“Sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik, as për t’u ngopur ndërvedi me fjalime mbresëlënëse. Nuk jemi mbledhur as për t’u numëruar nga dronët e mediave vampire të Edi Ramës, të cilat i kemi pasur sipër kokës dhe i kemi sipër kokës, dhe të cilat i kanë shpallur luftë të hapur opozitës dhe të vërtetës. Nuk jemi mbledhur sot as për t’u parë me urrejtje nga perdet e dritareve të frikës, pushtetit dhe as për të shpërndarë urrejtje për krimba të krimbur në pasuri dhe para pushtetit. Të dashur miq, ne jemi këtu sepse ne vlerësojmë jetën.

Ne jemi këtu se na ka thirrur dashuria e familjes. Ne jemi këtu se na ka thirrur adhurimi për zotin dhe kombin. Ne jemi këtu se na ka thirrur dinjiteti ynë. Ne jemi këtu se na ka thirrur rezistenca, shpirti dhe zemra opozitare, ndërgjegja qytetare, etja për të vërtetën. Ne jemi thirrur këtu nga guximi dhe detyra jonë për të luftuar deri në fund për të arritur qëllimin tonë. Ne jemi këtu sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin të drejtohet nga një njeri i cili e ka kthyer shtetin në pronë private dhe pronë të bandave të krimit të organizuar, që e ka kthyer qeverinë në klub të mbyllur qejfi dhe ahengu, dhe që tallet çdo ditë me fatet e shqiptarëve. Të dashur protestues, kjo ndërtesa që kemi në krah nuk është Kryeministria e shtetit. Jo, kjo është kuplaraja e pushtetit dhe pas atyre blindave që duhet t’i shembim me çdo kusht, nuk është pushteti, aty është mbërthyer frika e pushtetit. Dhe ne duhet ta shembim këtë pushtet.

Dhe aty nuk është vendi i qeverisë, jo, është vendi i hajnisë, i qenërisë, që kafshon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve dhe shembja e tyre është detyrë para historisë, është detyrë para vendit, është detyrë para të gjithë qytetarëve dhe para të gjithë shqiptarëve. Prandaj jemi sot këtu me një numër kaq të madh protestuesish për të shprehur këtë revoltë dhe këtë zemërim. Dhe ta dini mirë, të dashur qytetarë, që këtu në Shqipëri aferat janë marramendëse, që këtu vjedhja ka emër dhe ka shifra. Dhe fillojnë me inceneratorët 430 milionë, vazhdojnë me laboratorët, me koncesionet 500 milionë dhe marrin rrugën e rrugëve, rrugën e tuneleve, të unazave, të aeroporteve, të parasë pisët, dhe këtu vërtiten miliarda. Dhe po ka emër, fillon me Beqajn, me Bllakon, vazhdon me Veliajn dhe Benetin dhe rrokulliset me Ballukun, Agasin dhe tërmetin. Dhe nuk mbaron as me Akshin dhe as me Smart City-n. Por ama në të gjithë këtë përmbledhje, ka një emër që i bashkon në unitetin parti-shtet.

Është ai, klouni ynë modern i shtetit tonë arkaik. Është ai hajduti i 14 miliardë eurove. Është Edi Rama, i cili pak për neglizhencën tonë politike, pak për humorin me të cilën merren batutat e tij që në fakt shpërndajnë vetëm urrejtje, pak nga verbëria me dashje e ndërkombëtarëve, më së shumti nga krimi i organizuar dhe nga grabitja e zgjedhjeve, e ktheu ditë pas dite Republikën e Shqipërisë në Republikën e korrupsionit. Dhe çdo ditë i zhvati, i zhveshi pasuri, toka, det, njerëz, familje kësaj republike. Dhe ky njeri i ka helmuar jetën, i ka helmuar tokën, i ka helmuar fatin njerëzve më vitalë të planetit dhe në fund kërkon që ata ose të rrinë në heshtje, ose të largohen nga ky vend.

Ka 13 vite që i ka marrë peng. Ka marrë peng rininë e këtij vendi, të cilën e detyron që të mallkojë ditën që ka lindur në Shqipëri dhe të largohet nga sytë këmbët. Ka marrë peng fermerët, të cilët me sytë nga qielli mallkojnë punën dhe produktin e tyre. Ka marrë peng bizneset, ka marrë peng pensionistët, ka marrë peng mjekët, arsimtarët, ka marrë peng qytetarët dhe ta dini mirë, të dashur miq, kur përmendet emri i këtij njeriu, edhe alfabeti ynë i shenjtë bëhet pis me këtë emër. Sepse ky njeri vazhdon të ndërtojë kate fasadash, kate luksi dhe pasurie, ndërsa shqiptarët ndërtojnë kate borxhi, kate mjerimi dhe kate varfërie.

Sepse ky njeri dhe eskorta e tij, ndërsa numërojnë milionat dhe qindrat e apartamenteve dhe të pasurisë, shqiptarët e shkretë u mbahet fryma tek numërojnë qindarkat e fundit në xhepin e tyre. Ndërsa ky tallet dhe gajaset me fatin e tyre, shqiptarët ofshajnë për fatin e fëmijëve dhe të afërmve të tyre që janë larguar. Por, ky është Edi Rama, ky është armiku i shqiptarëve. Megjithatë, të dashur protestues, këtu në këtë shesh ka një dilemë shumë të madhe, dilemë që ju e keni brenda, dilemë që e kanë shqiptarët. A ka një alternativë? A ka një shpresë që është ndryshe si një besim i ri? Dhe përgjigja e Sali Berishës, përgjigja ime, përgjigja e Partisë Demokratike është po, ka një shpresë, një alternativë, sepse ne duam, ne duam një Shqipëri ku pushteti e ka frikë qytetarin dhe jo qytetari pushtetin”, u shpreh ai.

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë, Berisha del nga selia dhe zbret në shesh –

By: 27
24 January 2026 at 17:34

Mijëra qytetarë po i bashkohen protestës që ka thirrur opozita sot pasdite para kryeministrisë.

Grupe të organizuara kanë ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë për tu bashkuar në protestën e opozitës që kërkon largimin e qeverisë Rama, dorëheqjen e kryeministrit dhe të zv/vendëses së saj,  Belinda Balluku.

Një qytetar i ardhur nga Kamza për të protestuar para kryeministrisë tha: Duhet larguar kjo qeveri hajdute, kriminale.

“Përderisa protestojnë njerëzit qëllimi arrihet’ tha ai.

Një tjetër qytetar i ardhur nga Vora thotë se populli është me të drejtën e vet dhe qeveria e Ramës duket larguar

“Poshtë hajdutit dhe maskarenjtë. Duhet një shtet ligjor’

Një qytetar nga Kavaja bëri thirrje për të dalë në protestë të gjithë shqiptarët si mjet për të rrëzuar qeverinë Rama.

“Po protestojmë kundër hajdutëve” tha ai.

Ka njëmijë e një arsye për të dalë në protestë, tha një qytetar nga Durrësi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shoqëruar edhe nga drejtuesit më të lartë të PD-së, ka dalë nga seli për të ju bashkuar protestës kombëtare tek kryeministria.

Ai është shoqëruar edhe nga qindra demokratë që janë mbledhur në selinë e PD që do t’i bashkohen protestës në bulevard.

Policia e Tiranës ndërkohë ka marre masa, duke nxjerrë në terren mbi 1300 forca policore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë politike. Kryeministria nga ana tjetër ka fortifikuar dyert dhe është e rrethuar.

 

Bulqizë/ Ambulanca përplaset me një automjet, pacienti dërgohet drejt Tiranës –

By: 27
24 January 2026 at 17:18

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës, ku një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar shqetësim për gjendjen e personave të përfshirë.

Sipas informacioneve paraprake, ambulanca ishte në shërbim dhe vinte nga Peshkopia. Si pasojë e përplasjes, një person që ndodhej në mjetin e urgjencës është transportuar fillimisht në Spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore dhe pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e personave të lënduar nga aksidenti, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Njeriu që u betua se do të luftonte krimin, Altin Dumani shfaqet duke ngritur dolli me të dënuar penalë –

By: 27
24 January 2026 at 16:46

Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili gjastë qëndrimit në ketë detyrë u përbetonte se do të luftonte krimin në Shqiqëri, duket se ka harruar ‘luftën’ vetëm pak ditë pasi e ka lëshuar këtë detyrë. Madje tani që nuk është kreu i institucionit më të rëndësishëm kundër krimit të organizuar, atij ndoshta i lejohet të takojë dhe pse jo edhe të pijë, të ngrejë dolli dhe të këndojë me njerëz të cilët janë me precedent penalë.

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka hapur debat të fortë publik, pasi shfaq ish-drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në një ambient privat, larg çdo kuadri institucional. Në pamje, ai shihet i ulur në një tavolinë, duke konsumuar alkool dhe duke kënduar këngë popullore, në shoqëri personash që, sipas burimit që e ka publikuar videon, kanë precedent pe

Videoja është shpërndarë nga faqja në Facebook “Traktet”, e cila thekson se mes personave të pranishëm ndodhet edhe Andon Pago, i dënuar për mashtrim. Sipas përshkrimit të faqes, shoqëria në tavolinë nuk përbëhet nga qytetarë të zakonshëm, por nga individë të njohur në zonë për të kaluarën e tyre kriminale.

Pamjet tregojnë Altin Dumanin pa masa sigurie, pa badigard dhe pa eskortë, në një situatë tërësisht informale, duke pirë birrë dhe pije të tjera alkoolike. Atmosfera e krijuar në video bie në kontrast të fortë me profilin publik të një figure që deri pak kohë më parë drejtonte institucionin kyç të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

Kjo dalje publike merr një peshë tjetër për shkak të momentit kur ndodh. Në të njëjtën periudhë, nga ish-kreu i SPAK pritej një qëndrim institucional dhe veprime konkrete, përfshirë edhe në lidhje me çështjen e gjyqtares së dënuar Irena Gjoka. Në vend të një reagimi apo distance publike, videoja e publikuar tregon një zgjedhje tjetër: shoqëri private, festë dhe relaks.

Faqja rikujton gjithashtu një deklaratë të mëparshme të Altin Dumanit, ku ai shprehej se dëshironte të jetonte si një njeri i thjeshtë. Sipas interpretimit të “Traktet”, pamjet e publikuara tregojnë se kjo dëshirë është realizuar, por në një formë që ka ngritur pikëpyetje të forta publike: një jetë e thjeshtë, por e ndarë në tavolinë me persona me rekorde penale, jo me qytetarë që presin drejtësi dhe barazi para ligjit.

Video nuk lë shumë vend për interpretime alternative. Ajo dokumenton një fakt konkret: ish-drejtuesi i SPAK shfaqet në një ambient privat, duke konsumuar alkool dhe duke kënduar, në shoqëri të personave me precedent penal, përfshirë edhe një të dënuar për mashtrim.

Thelbi i debatit publik, nuk lidhet me jetën personale apo të drejtën për privatësi, por me zgjedhjen e shoqërisë dhe kontekstin kohor të kësaj daljeje. Në një moment kur pritej seriozitet institucional dhe distancë nga individë me të kaluar kriminale, pamjet tregojnë një realitet tjetër. Kontrasti mes pritshmërive publike dhe asaj që shfaqet në video është i fortë dhe flet vetë.

Janë shtuar psikozat tek të rinjtë –

By: 27
24 January 2026 at 16:24

Një studim i fundit nga Gjermania ngre shqetësime serioze mbi ndikimin e legalizimit të kanabisit në shëndetin mendor, veçanërisht tek të rinjtë.

Sipas një artikulli të botuar në revistën mjekësore “Deutsches Ärzteblatt”, pas hyrjes në fuqi të legalizimit të kanabisit është vëne re një rritje e ndjeshme e psikozave të shkaktuara nga përdorimi i tij. Të dhënat tregojnë se numri i rasteve të shtrimit në spital për psikoza të lidhura me kanabisin është pothuajse dyfishuar pas legalizimit.

Kjo ka forcuar shqetësimet e shoqatave mjekësore, të cilat prej kohësh paralajmërojnë për rreziqet që sjell konsumi i kanabisit, sidomos tek të rinjtë, truri i të cilëve nuk është plotësisht i zhvilluar deri rreth moshës 25 vjeç. Për këtë arsye, disa prej tyre kanë kërkuar që përdorimi i ligjshëm të lejohet vetëm pas moshës 21 vjeç.

Psikozat janë çrregullime të rënda mendore që shoqërohen me halucinacione, paranojë dhe iluzione. Në disa raste, simptomat mund të zhduken pas disa javësh, por në raste të tjera ato mund të përsëriten ose të zgjasin për gjithë jetën. Legalizimi i kanabisit në Gjermani hyri në fuqi më 1 prill 2024. Hulumtuesit analizuan shtrimet në spitalet e rajonit Schëaben, në jug të vendit, gjatë periudhës nga prilli 2022 deri në mars 2025. Studimi përfshiu persona mbi 18 vjeç të diagnostikuar me psikoza të shkaktuara nga kanabisi, çrregullime nga përdorimi i tij ose çrregullime psikotike të spektrit të skizofrenisë.

Rezultatet treguan se pas legalizimit kishte një rritje të fortë të rasteve të psikozave të lidhura drejtpërdrejt me kanabisin, krahasuar me periudhën para tij. Studime të tjera, përfshirë një nga Danimarka, tregojnë se meshkujt e rinj janë më të rrezikuar nga skizofrenia e shkaktuar nga kanabisi sesa femrat. Megjithatë, mjeket theksojnë se këto rezultate lidhen kryesisht me raste të konsumit të lartë dhe problematik.

❌
❌