Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, aeroplani bën ulje emergjente në Barcelonë –

By: 27
15 January 2026 at 13:19

Një alarm u dha në aeroportin El Prat të Barcelonës të enjten në mëngjes (15/1) kur një avion i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente pas një kërcënimi për bombë.

Avioni, një Airbus A321, po operonte fluturimin TK1853 me një mbërritje të planifikuar në Barcelonë në orën 11:00 të mëngjesit, pasi ishte ngritur nga Stambolli në orën 09:00. Pak para uljes, autoritetet u informuan për një kërcënim me bombë, gjë që çoi në aktivizimin e menjëhershëm të protokollit të emergjencës.

Sipas një deklarate të Aena-s, “për shkak të një kërcënimi, u aktivizuan protokollet e kërkuara të sigurisë”, ndërsa u vu re se “Forcat e Sigurisë po vlerësojnë situatën”. Në të njëjtën kohë, u sqarua se kërcënimi i supozuar nuk ndikoi në asnjë mënyrë në funksionimin e aeroportit.

Pas uljes së sigurt, shërbimet e emergjencës vazhduan me zbarkimin e të gjithë pasagjerëve dhe filluan kontrolle të hollësishme brenda avionit.

Sipas mediave spanjolle, dy avionë luftarakë u ngritën dhe shoqëruan fluturimin e Turkish Airlines deri në uljen e tij, si pjesë e masave të sigurisë të parashikuara në incidente të tilla.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa deri më tani nuk është njoftuar nëse janë gjetur objekte të dyshimta në avion.

FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta –

By: 27
15 January 2026 at 13:13

FIFA ka njoftuar se ka marrë më shumë se 500 milion kërkesa për bileta për Kampionatin Botëror të Futbollit 2026, i cili do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Përveç vendeve organizatore, shumica e kërkesave vijnë nga Gjermania, Anglia dhe Brazili.

Pas kritikave për çmimet e larta të biletave, FIFA ka vendosur tarifa prej 60 dollarësh për biletat që do të jenë të disponueshme përmes federatave kombëtare. Ndër ndeshjet më të kërkuara në fazën e fundit të shitjes është Kolumbi-Portugal, e planifikuar të luhet në Miami, më 27 qershor.

FIFA ka njoftuar gjithashtu se parashikon të informojë aplikantët për rezultatet e tyre jo më herët se data 5 shkurt, me një procedurë të rastësishme për ndeshjet me kërkesë të lartë, për të garantuar një shpërndarje të drejtë të biletave.

Ky interes jashtëzakonisht i madh tregon entuziazmin global për Botërorin e parë me tri vende organizatore dhe sfidën e FIFA-s për të menaxhuar kërkesën rekord në një mënyrë të drejtë dhe transparente.

Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –

By: 27
15 January 2026 at 12:45

SPAK ka përfunduar hetimet lidhur me hakerimin e sistemeve të saj informatike dhe ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë tre të pandehur, mes tyre ish-drejtorin e burgjeve Agim Ismaili. Kështu, Arnold Rrokaj, i cili ndodhet nën masën e sigurimit “arrest në burg”, akuzohet për veprat penale “hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ai përballet gjithashtu me akuzat për “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, të parashikuara nga nenet 192/b, 293/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Zambak Gjoni, gjithashtu i arrestuar, akuzohet për “përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike” dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, Agim Ismaili, i hetuar në gjendje të lirë, përballet me të njëjtat akuza për përgjim të paligjshëm dhe bashkëpunim në grup kriminal.

Sipas hetimeve, Arnold Rrokaj ka aksesuar në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Një pjesë e këtyre materialeve u shpërndanë në mënyrë të paligjshme tek Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, të cilët më pas i kaluan tek persona të tretë.

Autoritetet arritën të identifikojnë brenda 24 orësh Rrokajn dhe Gjonin, duke i arrestuar menjëherë. Ky veprim parandaloi shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore, të cilat përbënin rrezik për proceset penale në zhvillim.

Dosja tashmë është dërguar për gjykim, ku tre të pandehurit do të përballen me akuzat e rënda për krime kibernetike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –

By: 27
15 January 2026 at 12:25

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, u shpreh se disa muaj më parë Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tjerë inspektuan investimin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Seman në Fier, duke e prezantuar si një sukses madhor që do të mbante 5000 hektarë tokë bujqësore të mbrojtura nga përmbytjet.

Por sot, reshjet e shumta dhe çarjet në argjinaturë kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona, duke përfshirë tokat bujqësore dhe rreth 20 banesa në fshatin Hasturkas.

“Kjo ngre pyetje të rënda: Kush mban përgjegjësi për dëmët dhe milionat e shpenzuara? A është kjo një mashtrim i qeverisë?

‘Qytetarët përballen me pasojat e një qeverisjeje të paaftë. Është koha që SPAK të nisë hetimet.’-theksoi ajo.

Deklarata e plotë:

Jo më larg se disa muaj më parë, Kryeministri Edi Rama, së bashku me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, inspektuan nga afër investimin për mbrojtjen e tokave bujqësore dhe rehabilitimin e argjinaturës së majtë të lumit Seman, në bashkinë e Fierit. Një investim që u propagandua si i përfunduar brenda 4 muajve të fundit të vitit 2024 dhe që u prezantua si sukses madhor i qeverisë.

Kryeministri Rama deklaroi publikisht se argjinatura e majtë e lumit Seman kishte pësuar një përmirësim të dukshëm në 8 km, duke pretenduar se ishin shpëtuar nga përmbytjet rreth 5000 hektarë tokë bujqësore.

Sipas tij, bëhej fjalë për një ndërhyrje emergjente të realizuar me sukses falë fondeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe punës së bordeve të kullimit dhe kompanive kontraktuese.

U deklarua se në qarkun e Fierit janë rreth 30 km argjinaturë  që janë mbështetur në 5 vitet e fundit me fonde buxhetore dhe me rehabilitim. të padiskutueshëm në të gjithë zonën bujqësore që përfaqëson ky qark me 14 kantiere, 8 të ndjekura nga ministria dhe 6 nga pushteti vendor, dhe një fond prej 6 milionë euro që do ndihmonin një sipërfaqe të ujitshme për gati 20 mijë ha tokë bujqësore, dhe njëkohësisht investime edhe në hidrovor.

Ministrja e Bujqësisë deklaroi se në qarkun e Fierit investimet në sistemet e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet janë rritur gati katërfish krahasuar me vitin 2013, duke arritur në rreth 20 milionë euro në vit.

Por sot, realiteti flet ndryshe….

Reshjet e shumta dhe rritja e prurjeve të lumit Seman kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa zona, pas çarjes së argjinaturës në disa segmente.

Uji ka vërshuar në tokat bujqësore të disa fshatrave përreth, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa gjatë natës lumi Seman ka përmbytur rreth 20 banesa në fshatin Hasturkas, në Libofshë.

Kjo situatë ngre pyetje të rënda dhe të pashmangshme:

Kush mban përgjegjësi për milionat e shpenzuara?

Kush mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara qytetarëve dhe fermerëve?

Propaganda e investimeve rezulton një mashtrim i radhës, ndërsa qytetarët përballen me pasojat dramatike të një qeverisjeje të kalbur, të paaftë dhe grabitqare.

Është koha që institucionet e drejtësisë të veprojnë.

SPAK duhet të hetojë.

Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –

By: 27
15 January 2026 at 12:17

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu lëshoi akuza ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke e lidhur atë me kartelet e drogës dhe duke e cilësuar Shqipërinë si një vend të pasigurt. Skandali i fundit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thotë Balliu,  faktoi ngritjen e një “sistemi narko-terrorist nën udhëheqjen e Edi Ramës.

Si pasojë e kësaj situate, thotë Balliu jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë masa kufizuese por dhe Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë fondet për dixhitalizimin, pasi, sipas ‘është provuar se Shqipëria ka një qeveri që vjedh fondet publike”.

Balliu bëri thirrje për një protestë masive më 24 janar, me qëllim mbrojtjen e të ardhmes së vendit “nga babëzia, korrupsioni dhe mbi të gjitha, kartelet e drogës të qeverisë”.

Deklarata 

Si pasojë e vjedhjes sistematike, korrupsionit të shfrenuar, kapjes së shtetit, mungesës së lirisë dhe, mbi të gjitha, bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të qeverisë me kartelet e drogës, Shqipëria sot është kthyer në një vend të pasigurt. E ardhmja e çdo qytetari është e errët dhe e kërcënuar.

Jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë masa kufizuese, por edhe Bashkimi Europian, si pasojë e skandalit të fundit tek AKSHI, ku u faktua ngritja e një sistemi narko-terrorist nën drejtimin e Edi Ramës. Një sistem ku kartelet kontrollojnë segmente të sigurisë kombëtare dhe marrin peng biznesmenë që nuk pranojnë të tërhiqen nga tenderat publikë. Për këtë arsye, komuniteti europian vendosi të pezullojë fondet për dixhitalizimin, pasi tashmë është e provuar se Shqipëria ka një qeveri që vjedh fondet publike.

Ndërkohë, Edi Rama tallet me shqiptarët duke folur për integrim në Bashkimin Europian, në një kohë kur vetë Bashkimi Europian pezullon fondet për Shqipërinë për shkak të vjedhjeve dhe bashkëpunimit të tij me bandat kriminale.

Sot vendi ndodhet në rrezik serioz, ndërsa e ardhmja e qytetarëve është e kërcënuar, sepse qeveria po negocion interesat kombëtare të Shqipërisë për interesa të ngushta monetare të pushtetit.

Çdo ditë e më shumë po largohemi nga misioni ynë për t’u integruar në botën euro-atlantike, dhe kjo ndodh vetëm për faj të Edi Ramës.

AKSHI është pasqyra më e qartë e sistemit narko-terrorist të ngritur nga Rama, ku trafikantët dhe grupet kriminale kontrollojnë institucionet shtetërore.

Sot, Edi Rama është i vetmi kryeministër në botë që ka ngritur një post të posaçëm për të kontrolluar gjithçka: koordinatorin e krimit të organizuar brenda qeverisë.

Nën qeverisjen e Partisë Demokratike, Shqipëria vizitohej nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara; sot, shqiptarët nuk mund të udhëtojnë lirshëm drejt SHBA-së, sepse udhëhiqen nga një qeveri e karteleve. Nën qeverisjen e Partisë Demokratike, Bashkimi Europian sillte fonde për Shqipërinë, si në bujqësi ashtu edhe në dixhitalizim; sot këto fonde janë bllokuar, sepse BE deklaron qartë se ato vidhen nga qeveria.

Më 24 janar, të bashkohemi për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë nga babëzia, korrupsioni dhe kartelet e qeverisë.

 

Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

By: 27
15 January 2026 at 11:29

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një njoftim për sa i përket pezullimit të vizave për 75 vende përfshirë edhe Shqipërinë.

Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e vizave emigruese për aplikantët që vijnë nga vendet e konsideruara me rrezik të lartë për përdorimin e përfitimeve publike.

Megjithatë, aplikantët nga këto vende mund të dorëzojnë dokumentet dhe të marrin pjesë në intervistat e planifikuara pranë ambasadave amerikane.

Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të caktojë takime, por vizat emigruese nuk do të lëshohen gjatë periudhës së pezullimit. Po ashtu, vizat emigruese të lëshuara më parë mbeten të vlefshme dhe nuk janë revokuar.

Ambasada Amerikane thekson se ky pezullim prek vetëm kategorinë e vizave emigruese dhe jo vizat e tjera, duke theksuar se qytetarët shqiptarë që aplikojnë për vizë turistike apo vizë studentore nuk janë të përfshirë në këtë masë.

Njoftimi i Plotë:

Përditësime mbi Përpunimin e Vizave Emigruese për Shtetasit nga Vendet me Rrezik të Lartë të Përdorimit të Përfitimeve Publike

Presidenti Trump ka bërë të qartë se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë financiare për amerikanët. Departamenti i Shtetit po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihma sociale në Shtetet e Bashkuara dhe të mos konsiderohen barrë publike.

Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të vendeve të mëposhtme:

Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbajxhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje dhe Hercegovinë, Brazil, Birmani, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kubë, Republika Demokratike e Kongos, Dominikë, Egjipt, Eritre, Etiopi, Fixhi, Gambia, Gjeorgji, Ganë, Grenadë, Guatemalë, Guine, Haiti, Iran, Irak, Xhamajkë, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kuvajt, Republika e Kirgistanit, Laos, Liban, Liberi, Libi, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeri, Maqedoni e Veriut, Pakistan, Republika e Kongos, Rusi, Ruandë, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincent dhe Grenadinat, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudani i Jugut, Sudan, Siri, Tanzani, Tajlandë, Togo, Tunizi, Ugandë, Uruguai, Uzbekistan dhe Jemen.

Pyetje të shpeshta

Çfarë ndodh me takimin tim për intervistën e vizës emigruese?

Aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për këta shtetas gjatë kësaj periudhe pezullimi.

A ka ndonjë përjashtim?

Shtetasit me dyshtetësi që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i listuar më sipër janë të përjashtuar nga ky pezullim.

A ndikon kjo në vizën time aktuale të vlefshme?

Asnjë vizë emigrimi nuk është hequr si pjesë e këtij udhëzimi. Për pyetje që lidhen me hyrjen në Shtetet e Bashkuara, ju referojmë te Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara.

A zbatohet kjo për vizat turistike?

Jo, ky pezullim zbatohet vetëm për aplikantët e vizave emigruese. Vizat turistike janë viza jo-emigruese.

The post Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA appeared first on 27.

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

By: 27
15 January 2026 at 11:11

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një njoftim për sa i përket pezullimit të vizave për 75 vende përfshirë edhe Shqipërinë.

Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e vizave emigruese për aplikantët që vijnë nga vendet e konsideruara me rrezik të lartë për përdorimin e përfitimeve publike.

Megjithatë, aplikantët nga këto vende mund të dorëzojnë dokumentet dhe të marrin pjesë në intervistat e planifikuara pranë ambasadave amerikane.

Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të caktojë takime, por vizat emigruese nuk do të lëshohen gjatë periudhës së pezullimit. Po ashtu, vizat emigruese të lëshuara më parë mbeten të vlefshme dhe nuk janë revokuar.

Ambasada Amerikane thekson se ky pezullim prek vetëm kategorinë e vizave emigruese dhe jo vizat e tjera, duke theksuar se qytetarët shqiptarë që aplikojnë për vizë turistike apo vizë studentore nuk janë të përfshirë në këtë masë.

Njoftimi i Plotë:

Përditësime mbi Përpunimin e Vizave Emigruese për Shtetasit nga Vendet me Rrezik të Lartë të Përdorimit të Përfitimeve Publike

Presidenti Trump ka bërë të qartë se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë financiare për amerikanët. Departamenti i Shtetit po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihma sociale në Shtetet e Bashkuara dhe të mos konsiderohen barrë publike.

Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të vendeve të mëposhtme:

Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbajxhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje dhe Hercegovinë, Brazil, Birmani, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kubë, Republika Demokratike e Kongos, Dominikë, Egjipt, Eritre, Etiopi, Fixhi, Gambia, Gjeorgji, Ganë, Grenadë, Guatemalë, Guine, Haiti, Iran, Irak, Xhamajkë, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kuvajt, Republika e Kirgistanit, Laos, Liban, Liberi, Libi, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeri, Maqedoni e Veriut, Pakistan, Republika e Kongos, Rusi, Ruandë, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincent dhe Grenadinat, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudani i Jugut, Sudan, Siri, Tanzani, Tajlandë, Togo, Tunizi, Ugandë, Uruguai, Uzbekistan dhe Jemen.

Pyetje të shpeshta

Çfarë ndodh me takimin tim për intervistën e vizës emigruese?

Aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për këta shtetas gjatë kësaj periudhe pezullimi.

A ka ndonjë përjashtim?

Shtetasit me dyshtetësi që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i listuar më sipër janë të përjashtuar nga ky pezullim.

A ndikon kjo në vizën time aktuale të vlefshme?

Asnjë vizë emigrimi nuk është hequr si pjesë e këtij udhëzimi. Për pyetje që lidhen me hyrjen në Shtetet e Bashkuara, ju referojmë te Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara.

A zbatohet kjo për vizat turistike?

Jo, ky pezullim zbatohet vetëm për aplikantët e vizave emigruese. Vizat turistike janë viza jo-emigruese.

The post Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA appeared first on 27.

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

By: 27
15 January 2026 at 11:01

Një individ, pronar me letra i disa kompanive, është çelësi për të zbërthyer dy nga dosjet që tashmë janë në duart e SPAK-ut, tenderat sekretë të AKSHI-t dhe aferën DURANA. Ai është Gëzim Hoxha, emri i të cilit del në të gjitha dosjet, por deri më tani është amnistuar nga institucionet ligjzbatuese.

Emri i Gëzim Hoxhës dhe i kompanisë kryesore të tij “First” gjendet në shumë faqe dhe fashikuj të dosjes së AKSHI-t, ka bashkëpunuar shumë ngushtë edhe me Ermal Beqirin, duke i dhënë dhe marrë “punë”, me vlera miliona euro. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme detajohen tenderat që ka marrë Hoxha, ku në një rast ai ka deklaruar se ka marrë nga AKSHI plot 60 milionë euro tendera sekretë, teksa më pas ka paguar edhe Beqirin, me një vlerë të konsiderueshme.

Ndërkohë, një tjetër lidhje e Gëzim Hoxhës me Ermal Beqirin dhe të tjerë oligarkë del te afera DURANA, me kompani guaskë dhe fiktive duke i regjistruar në Xhafzotaj, ku pasi merrnin dhjetëra miliona euro nga paratë publike, i xhironin në këto firme dhe nuk paguanin taksa, tatim fitimi apo kishin lehtësi me punëtorët apo edhe me mallrat e importuar.

Një skemë e mirëfilltë zhvatje, ku veprimet e qeveritarëve i hapën rrugë krijimit të një strukture fiktive, pas së cilës qendronin peshkaqenët e parave publike, ndër të cilët të lartpërmendurit, që vepronin si një grup i mirëfilltë kriminal.

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

Faksimile: Në vitin 2023 dhe 2024, megjithëse xhiroi qindra miliona euro, “FIRST” deklaroi një fitim prej 1.6 milionë euro

Të dhënat e analizuara nga redaksia e VoxNews flasin se, Gëzim Hoxha ka ngritur një skemë për pastrimin e parave që merrte nga tenderët, duke i xhiruar në kompani të tjera me të njëjtën fushë, apo së fundmi edhe në kompanitë virtuale të DURANA-s.

Kompania e tij kryesore, me të cilën është futur në tendera kryesisht te AKSHI apo edhe në OST, ka marrë gjatë viteve të fundit shifrën e mbi 100 milionë eurosh. Natyrisht, fitimet duhet të ishin marramendëse për vetë Gëzim Hoxhën, por siç rezulton na bilancet e deklaruara, ai shkruan se në vitin 2024 ka fituar 120 milionë lekë dhe në vitin 2023 ka fituar 36 milionë lekë.

Në total, gjatë këtyre dy viteve ka marrë rreth 1.6 milionë euro fitim dhe ka paguar divident rreth 130 mijë euro.

Megjithatë, po në këto vite, ai rezulton se ka marrë dhjetëra miliona euro tendera sekretë dhe pa garë. Pak para se të bënte bilancin e vitit 2024, Gëzim Hoxha arriti që të paguhe nga Thesari i Shtetit me plot 15 milionë euro. Pagesa është bërë në mujin nëntor 2024, ndërsa paguesi ishte Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Këto pagesa janë bërë për sulmet kibernetike, pavarësisht se të gjitha sistemet shtetërore u sulmuan dhe hakeruan.

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

Faksimile: Emri i Gëzim Hoxhës dhe kompanisë së tij “First” gjendet në dosjen e SPAK-ut për AKSHI-n

VoxNews ka shfletuar dosjen e Prokurorisë së Posaçme për abuzimet e AKSHI-t, ku emri i Gëzim Hoxhës ndodhet në shumë faqe dhe fashikuj. Madje, ai ka një rol aktiv mes Ermal Beqirit dhe biznesmenëve të tjerë, pasi ka bashkëpunuar duke ndarë miliona euro me njëri-tjetrin.

Ka dyshime se, edhe tenderat sekretë dhe gjithçka tjetër, Gëzim Hoxha e ka përfituar për shkak të lidhjeve të tij me zyrtarë të lartë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e drejtuar deri para disa javësh nga Mirlinda Karçanajn, nën akuzë nga SPAK-u dhe e hetuar me masën e sigurisë arrest shtëpie.

Në të njëjtën dosje është edhe një rrëfim i gjatë i Gëzim Hoxhës, i cili deklaron se “AKSHI ka prokuruar një procedurë tjetër, që kishte të bënte me fushën e sigurisë kibernetike me AKSIK, pra menaxhimin e rrezikut të institucioneve shtetërore, procedurë në të cilën ne kemi marrë pjesë dhe jemi shpallur fitues si operator ekonomik i vetëm. Ne kemi pasur si nënkontraktorë  ‘Soft & Solution’, për shkak se ka pasur eksperiencë. Pasi u shpallëm fitues, Beqiri më tha se do të bashkëpunonim me një kompani tjetër” ka pohuar Gëzim Hoxha.

Dyshimet janë se, futja si nënkontraktor i Beqirit, është bërë në formë haraçi, pra “gjobë”.

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

Faksimile: Gëzim Hoxha pronari i “First” ka dëshmuar në dosjen e AKSHI-t se ka fituar një tender sekret me vlerë 60 milionë euro

Në të njëjtën dosje, të siguruar nga VoxNews, detajohet se Gëzim Hoxha, pronar i kompanisë “First” ka deklaruar se ka pasur një tjetër bashkëpunim me shoqërinë “EA Solution”. “Përsa i përket rasteve të tjera të bashkëpunimit me shoqërinë ‘EA Solution’ sh.p.k, shtetasi Gezim Hoxha deklaroi se ‘ .. kemi patur dhe një bashkëpunim tjetër, për shkak se vitin e kaluar, ndoshta në muajin tetor të vitit 2024, ne kemi fituar një procedurë tjetër prokurimi me AKSHI-n dhe AKSIK, me një vlerë të lartë prej rreth 60 milionë euro. Ky tender është sekret dhe aty kemi nënkontraktuar disa shërbime nga shoqëria ‘EA Solution’, të cilat kanë një vlerë prej rreth 60.000.000 lekë të reja” thuhet në dosje.

E shkruar mjaft qartë, që Gëzim Hoxha ka përfituar një tender të majmë sekret nga qeveria me vlerë plot 60 milionë euro. Para se Gëzimi të bashkëpunonte me krerët e AKSHI-t, firma “First” xhironte deri në rreth 2 milionë euro, ndërsa në vitet e fundit, arriti të xhirojë mbi 100 milionë euro.

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

Faksimile: Gëzim Hoxha themeloi virtualisht firmën CyberMind Labs, duke e regjistruar në parkun fiktiv DURANA

Fijet mes Gëzim Hoxhës dhe Ermal Beqirit lidhen sërish, kësaj herë në parkun fiktiv të teknologjisë së informacionit, DURANA. Një park i ngritur nga Elira Kokona e Korporatës së Investimeve Shqiptare, e cila pa ndërtuar asnjë godinë, “zhvendosi” në atë adresë rreth 50 firma, me pronarë emra të njohur, disa prej të cilëve me dosje në SPAK.

S’kishte si të mungonte as Gëzimi, i cili me njohjet apo bashkëpunimet që kishte bërë, hapi kompaninë “CyberMind Labs”. Ai e regjistroi në QKB në muajin nëntor të vitit 2025. Adresa e kompanisë, sipas dokumenteve, është në “Shijak, Durana Tech Park, rruga Ahmet Zogu, Njësia Administrative Xhafzotaj”.

Objekti i kompanisë është krijimi dhe funksionimi i laboratorëve të kërkimit dhe zhvillimit në fushat ICT, AI, ML, IoT, digjitalizim dhe siguri kibernetike.

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60

Faksimile: Gëzim Hoxha hapi te DURANA edhe firmën “Box Artificial Logic”

Në të njëjtën kohë, nëntor 2025, Gëzim Hoxha hapi një tjetër kompani guaskë apo fiktive me adresë në Xhafzotaj, duke e quajtur “Box Artificial Logic”. Shkodrani duket se ka lindur “me këmishë”, pasi me një lëvizje arriti që të regjistrojë dy firma me “bekimin” e Elira Kokonës, e cila në këmbim i falte taksat, dividentin apo lehtësi doganore.

Një skemë e mirëfilltë për të pastruar paratë e marra nga tenderat sekretë, ku ende sot e kësaj dite nuk dihen me saktësi se sa para ka marrë në total Gëzim Hoxha, apo njerëzit që fshihen pas tij./Vox News

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

By: 27
15 January 2026 at 10:31

Pas përmbytjeve të fundit në qytetin e Beratit, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme, inxhinieri Pavlo Shkarpa ka akuzuar drejtpërdrejt autoritetet për keqmenaxhim dhe investime abuzive.

Shkarpa, i cili kishte paralajmëruar më herët për rrezikun, e cilësoi situatën jo një fatkeqësi natyrore, por një “fatkeqësi njerëzore” të shkaktuar nga vendime të gabuara. Në qendër të akuzave të tij qëndron argjinatura e lumit Osum, një investim me vlerë 3.5 milionë euro, e cila sipas tij dështoi të mbronte qytetin. Ai pretendoi se projekti u realizua pa u konsultuar me ekspertë dhe inxhinierë vendas, ndërsa kritikoi ashpër faktin që ndërtimi i një infrastrukture kaq jetike iu besua firmës së Pëllumb Salillarit, duke e quajtur “turp dhe faqe e zezë për çdo qeveri”.

Sipas analizës së tij teknike, investimi i ri ka ngushtuar shtratin e lumit, duke shkaktuar përplasjen e ujit dhe daljen e tij nga shtrati, çka solli përmbytjen e rrugës kryesore hyrëse të qytetit. Shkarpa i bëri thirrje direkte Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që të nisin urgjentisht një hetim për këtë investim.

“SPAK dhe BKH duhet të konfiskojë gjithë dokumentacionin e firmës dhe të Bashkisë së Beratit”, deklaroi ai, duke kërkuar llogaridhënie për fondet publike.

Kam konstatuar që veprimet e tilla që nuk konsultohen me inxhiniera, me djem beratas, që kanë dashuri dhe shpirt për atë qytet, që i investojnë trurin dhe mendjen e tyre, si Gjevairin Gjoçarin, Pavllo Shkarpën, Sazan Gurin, nuk mund t’i anashkalojnë këta njerëz, të cilët kanë pasion dhe dëshirë që ky qytet të bëhet sa më i bukur dhe sa më i fortë në të gjitha ndërtimet që investohen në të. Marrim, argjinaturën e Beratit, dhe unë po i futem segment brenda në qytet. E ka ndërtuar Pëllumb Salillari, që është e dhimbshme që infrastruktura shqiptare ndërtohet nga një njeri që e ka emrin faturino, që e ka emrin shofer, që mblidhte grurë nëpër kooperativa. Ky është turp. Turp dhe faqe e zezë për çdo qeveri që e ka trajtuar infrastrukturën shqiptare që ta ndërtojë Pëllumb Salillari. Është e dhimbshme dhe e turpshme. Edhe anashkalojnë inxhinierët. Nuk pyetet Gjevair Gjoçari që ka një studim të mirëfilltë për sistemimin e lumit Osum. Por mos të ndalemi në këto gjëra se i kemi thënë. Argjinatura në Berat ka harxhuar 3 milionë euro. Investime u paku, më dëgjo, Klodian Bravo, që ka qenë dhe prokuror në qytetin e Beratit, duhet të fillojë urgjencë hetimin e bërjes së kësaj argjinature.

Jemi në një moment, argjinatura është ndërtuar në një segment të lumit Osum, që aty ka një Urë Gorice që ka 500 vjet e ndërtuar nga Kurt Pasha dhe asnjë lloj përmbytje, asnjë lloj reshje nuk e ka dëmtuar këtë urë.

Kemi themelet e pesë pilotave të mëdha të Urës së Varur, nuk i kanë dëmtuar përmbytjet. Atëherë, kemi në mes të këtyre të dyjave kemi argjinaturën, e cila është bërë në mënyrë të kotë. Prandaj dhe njëherë po them, i bëj thirrje Klodian Bravos, ka qenë dhe prokuror në prokurorinë e Beratit, të marri SPAK-un, BKH-në, të konfiskojë gjithë dokumentacionin e firmës Fusha dhe të Pëllumb Salillarit dhe të Bashkisë së Beratit kush ka qenë kryetar, që është bërë një investim që është 3 milionë euro. Është e dhimbshme. Janë taksat e beratasve, janë taksat e njerëzve që po ju them dhe një gjë, në kohë e duhur, jo si profet, por si inxhinier dhe si vëzhgues i drejtë që kam për qytetin tim. Me një përmbytje tjetër, me ardhje tjetër të rreshjeve me intensitet të lartë dhe me ardhje tjetër të lumit Osum, do të shkatërrojë rrugën nga Ura e Goricës deri në qendër të qytetit.

Hyrjen e Beratit. Rrugën që të çon, nga Bylisi që të çon në Berat. Ose nga ura që e ka bërë i famshmi Pëllumb Salillari, deri në Urën e Goricës. Pra, aty është bërë një ngushtim i lumit Osum. Gjithë përplasja kur ujërat vijnë me rëndim dhe vijnë me, me, me qindra metra kub në sekondë, mijëra metra kub në sekondë, atëherë kjo tregon, ato bëjnë përplasje dhe përplasja kryesore e mori gjithë kjo rrugë, ky segment që këta e bënë pedonale ose e quajtën Ballkoni i Goricës. Kjo është turp. Ore, janë 3 milionë euro. Ore ku shkuan këto lekë? Si ikin këto lekë? Si, po kush i jep këto lekë? Me çfarë urdhri e bëjnë? Ama, përgjegjësi kryesore ka dhe Bashkia e Beratit, me kryetar Ervin Demon, që sot na është ministër i Pushtetit Vendor dhe ky njeri duhet marrë, duhet marrë dhe duhet hetuar, se ky ka dhe gjëra të tjera në Berat, si shkollën që e bëri qendër biznesi, jo shkollë, e të tjera e të tjera. Por, por, unë i kam denoncuar të gjitha këto në kohë e duhur.

I kam denoncuar jo kur po vinte lumi, por kur erdhi lumi, ato shkarkuan pasojat e atyre që thashë. Edhe njëherë, nuk e them me mburrje, se janë 3 milionë euro, e madhe. Nuk e them me mburrje. Turp. Por prapë në Berat do të ketë. Po atje u përmbyt parkingu që është bërë 3 milionë e gjysmë euro. Dhe ai u përmbyt. Dhe ata e mbajnë të fshehur të gjitha këto gjëra. Ai u pastrua. Po për sa lekë? U pastrua. Po sa lekë do pastrohet prapë kur të përmbytet prapë?  Investime të tmerrshme, investime pa vlerë. E kuptoj. Prandaj po i them zotit Rama, zoti Rama, të paktën për këtë që unë kam shkruar dhe në Facebook-un tim, po ju them, nuk është fatkeqësi natyrore. Është fatkeqësi njerëzore e atyre që ti ke vënë në menaxhimin e qytetit të Beratit, e atyre firmave që ti i ke për shumë të zemër, që i ke dhënë ato, i ke dhënë ato, ato tendera atje, që të përgjigjen tani përpara drejtësisë dhe të vënë, dhe të vënë, dhe të vënë, të shlyejnë atë lekë, 3 milionë euro, t’ia hedhin buxhetit të shtetit dhe t’ia çojnë taksapaguesve beratas dhe ata njerëz ose atyre që u dëmtuan vërtet nga fatkeqësia natyrore”, u shpreh ai.

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

By: 27
15 January 2026 at 10:05

Një zjarr ka rënë në lagjen nr 13 të qytetit të Korçës, ku si pasojë e tymit një 70-vjeçare ka ndërruar jetë brenda banesës.

Raportohet se e moshuara jetonte e vetme, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.“- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

By: 27
15 January 2026 at 09:51

Një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 15 janarit, ku 15 të burgosur me rrezikshmëri tepër të lartë janë transferuar nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, institucioni që konsiderohet aktualisht si më i sigurti në vend.

Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026 nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, burgut të sigurisë së lartë.

Burime bëjnë me dije se mes të burgosurve që u transferuan janë edhe ata që janë arrestuar gjatë Operacionit  ‘Ura’ dhe Revansh.

Vendimi për zhvendosjen masive të të burgosurve me rrezikshmëri të lartë u mor menjëherë pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që tronditi sistemin e sigurisë së burgjeve dhe nxori në pah nevojën për riorganizim të menjëhershëm.

Në fokus të operacionit ishin personat me rrezikshmëri të lartë që deri tani qëndronin në Burgun e Durrësit, i njohur ndryshe edhe si “burgu i VIP-ave”, për shkak të kushteve dhe profilit të disa prej të dënuarve. Fillimisht ishte paralajmëruar që një pjesë e tyre të transferoheshin drejt burgut të Fierit apo institucioneve të tjera, por më të rrezikshmit u përzgjodhën të sistemohen në Peqin, i cili disponon seksion të posaçëm të sigurisë së lartë dhe kontroll maksimal.

Sipas burimeve jo zyrtare, 206 të dënuar dhe paraburgosur të Burgut të Durrësit janë kaluar në një proces vlerësimi për nivelin e rrezikshmërisë. Një ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, urdhëroi hartimin e një plani të ri kombëtar rishpërndarjeje, duke i ndarë të burgosurit sipas rrezikut shoqëror.

Pika kyçe e këtij urdhri ishte largimi i të gjithë personave me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit dhe sistemimi i tyre në një nga shtatë burgjet e sigurisë së lartë që funksionojnë në Shqipëri.

Deri para këtij vendimi, në një seksion të veçantë të Burgut të Durrësit ndodheshin 27 persona me rrezikshmëri të lartë, pjesë e një totali prej 54 të dënuarish dhe 152 paraburgosurish. Arratisja e Altin Ndocit, i akuzuar për disa krime të rënda, shërbeu si katalizator për vënien në lëvizje të këtij operacioni të gjerë.

Aktualisht, në Shqipëri funksionojnë 20 institucione të vuajtjes së dënimit, prej të cilave 7 kanë seksione të sigurisë së lartë, ku tashmë po përqendrohen elementët më problematikë të botës së krimit.

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

By: 27
15 January 2026 at 09:39

Një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 15 janarit, ku 15 të burgosur me rrezikshmëri tepër të lartë janë transferuar nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, institucioni që konsiderohet aktualisht si më i sigurti në vend.

Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026 nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, burgut të sigurisë së lartë.

Burime bëjnë me dije se mes të burgosurve që u transferuan janë edhe ata që janë arrestuar gjatë Operacionit  ‘Ura’ dhe Revansh.

Vendimi për zhvendosjen masive të të burgosurve me rrezikshmëri të lartë u mor menjëherë pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që tronditi sistemin e sigurisë së burgjeve dhe nxori në pah nevojën për riorganizim të menjëhershëm.

Në fokus të operacionit ishin personat me rrezikshmëri të lartë që deri tani qëndronin në Burgun e Durrësit, i njohur ndryshe edhe si “burgu i VIP-ave”, për shkak të kushteve dhe profilit të disa prej të dënuarve. Fillimisht ishte paralajmëruar që një pjesë e tyre të transferoheshin drejt burgut të Fierit apo institucioneve të tjera, por më të rrezikshmit u përzgjodhën të sistemohen në Peqin, i cili disponon seksion të posaçëm të sigurisë së lartë dhe kontroll maksimal.

Sipas burimeve jo zyrtare, 206 të dënuar dhe paraburgosur të Burgut të Durrësit janë kaluar në një proces vlerësimi për nivelin e rrezikshmërisë. Një ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, urdhëroi hartimin e një plani të ri kombëtar rishpërndarjeje, duke i ndarë të burgosurit sipas rrezikut shoqëror.

Pika kyçe e këtij urdhri ishte largimi i të gjithë personave me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit dhe sistemimi i tyre në një nga shtatë burgjet e sigurisë së lartë që funksionojnë në Shqipëri.

Deri para këtij vendimi, në një seksion të veçantë të Burgut të Durrësit ndodheshin 27 persona me rrezikshmëri të lartë, pjesë e një totali prej 54 të dënuarish dhe 152 paraburgosurish. Arratisja e Altin Ndocit, i akuzuar për disa krime të rënda, shërbeu si katalizator për vënien në lëvizje të këtij operacioni të gjerë.

Aktualisht, në Shqipëri funksionojnë 20 institucione të vuajtjes së dënimit, prej të cilave 7 kanë seksione të sigurisë së lartë, ku tashmë po përqendrohen elementët më problematikë të botës së krimit.

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

By: 27
15 January 2026 at 09:29

Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande që synon të shmangë llogaridhënien publike ndaj aferave korruptive të qeverisë së tij.

Kryeministri Edi Rama përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala në profilin e saj në Facebook për ta sulmuar atë publikisht me një gjuhë fyese dhe intimiduesе.

Ndërsa Lala, duke komentuar qëndrimin e Ramës për përmbytjet, ku fajësonte qytetarët për hedhjen e plehrave rrugëve, pyeste se pse nuk kishte funksionuar inceneratori i Tiranës, një projekt i promovuar nga Rama dhe që është në hetim si aferë korruptive, kryeministri e quajti komentin e saj si “injorancë të ulëritëse”, shpifje dhe dezinformim.

Sulmi i kryeministrit ndaj Lalës nuk shënon një incident të veçuar, por është pjesë e një sjelljeje të vazhdueshme të tij ndaj medias në vend, duke përdorur etiketime denigruese dhe sulme, ndërsa refuzon të përgjigjet për akuzat me të cilat po përballet qeveria e tij.

Ditët e fundit ai po ashtu u përfshi në polemika publike me drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, duke përdorur foto të montuara dhe gjuhë joetike, si kundërpërgjigje ndaj shqetësimit të Fevziut për propagandën qeveritare gjatë përmbytjeve në mungesë të llogaridhënies publike.

Qëndrimet publike të kryeministrit u dënuan njëzëri nga organizatat për lirinë e medias në vend si presion i drejtpërdrejtë ndaj gazetarëve.

“Një gjuhë e tillë nuk kontribuon në sqarimin e opinionit publik, por ushqen polarizimin, banalizon debatin dhe krijon një precedent të rrezikshëm presioni verbal ndaj gazetarëve” – thuhet në deklaratën e AGSH-së, ku i bëhet thirrje kryeministrit dhe zyrtarëve publikë që “të mos e shndërrojnë pushtetin në instrument presioni verbal”, por të përdorin argumentet dhe transparencën për të dhënë llogari publike.

“Demokracia nuk dëmtohet nga pyetjet e gazetarëve, por nga arroganca ndaj tyre” – theksohet në deklaratë.

Edhe Rrjeti për Gazetari të Sigurt e dënoi sjelljen e kryeministrit si një tentativë për të zhvendosur debatin publik nga llogaridhënia te sulmet personale ndaj gazetarëve.

“Kur kryeministri, nga pozita e tij e pushtetit, përgjithëson dhe diskrediton rolin e gazetarisë në vend që të japë llogari, vëmendja zhvendoset nga çështjet reale të interesit publik drejt sulmit ndaj atyre që bëjnë pyetje. Kjo dobëson debatin publik dhe rrezikon të normalizojë presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht ndaj grave në gazetari” – thuhet në deklaratën e organizatës.

Për gazetarët dhe analistët e politikës, sjellja e kryeministrit ndaj mediave përbën shkelje të standardeve demokratike të lirisë së medias dhe një tentativë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik e për të shmangur llogaridhënien ndaj aferave korruptive me të cilat po përballet qeveria e tij.

“Kur heshtja ndaj zullumeve shoqërohet me përplasje me gazetarët dhe drejtësinë që i heton zullumet, problemi nuk është gazetaria. Problemi nuk janë pyetjet, por përgjigjet që mungojnë” – i tha BIRN-it gazetari Lutfi Dervishi.

Pavarësisht problemeve dhe gabimeve që mund të ketë media dhe gazetarët, detyra e një funksionari publik, sipas Dervishit, “nuk është të edukojë median, por të japë llogari”.

Në këtë kontekst, edhe sulmet ndaj Blendi Fevziut dhe Klodiana Lalës, thotë ai, “duken më shumë si përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga skandalet”.

Nga ana tjetër, ai nuk i sheh reagimet e kryeministrit si një “episod nervozizmi”, por pjesë e një modeli komunikimi të vazhdueshëm ku “narrativa kontrollohet përmes propagandës përmbytëse në rrjete sociale, monologëve dhe ‘sulmeve’ personale” dhe shmangies së llogaridhënies dhe pyetjeve të gazetarëve.

“Prej vitesh qeveria është zhdukur nga media tradicionale, nuk përballet me pyetje, nuk diskuton publikisht çështje të nxehta si denoncimet e SPAK-ut, përmbytjet, denoncimet e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj, apo akuzat që prekin drejtpërdrejt institucione kyçe si AKSHI” – thotë Dervishi.

Për Armand Shkullakun, gazetar dhe drejtues i medias Lapsi.al, sjellja e Ramës tregon një tentativë për t’iu ikur përgjigjeve reale që pret publiku për akuzat që janë ngritur ndaj qeverisë së tij, por edhe një gjendje se ku është demokracia sot, ku një njeri i vetëm sulmon mediat dhe drejtësinë sa herë gjendet në vështirësi.

“Kryeministri i një vendi, që pretendon se është në demokraci, merret me gazetarë të caktuar me emër të përveçëm dhe përdor gjuhë bullizuese, gjë që është e papranueshme” – i tha ai BIRN-it.

Ana tjetër e medaljes, sipas Shkullakut, ka të bëjë me “krizën” e Ramës si individ.

“Hyri në politikë si rilindas dhe po e mbyll historinë e tij si varrmihës i ekonomisë, demokracisë dhe nocionit politik, sepse politikën e ktheu në një infrastrukturë për korrupsionin dhe krimin e organizuar” – thotë Shkullaku.

“Rama është i vetmi në llojin e vet që i kanë kapur qeverinë duke vjedhur dhe, më e tmerrshmja, që të dhënat e shqiptarëve ia ka dorëzuar krimit dhe, për të mos hapur këtë debat, merret me fotomontazhe të Blendi Fevziut” – shton ai, duke iu referuar dosjeve të fundit hetimore të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për zv.kryeministren Belinda Balluku, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” me vlerë qindra milionë euro, dhe drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Informacionit, për përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

Analisti Neritan Sejamini mendon se sa më pak t’i bëhet jehonë, qoftë edhe si kritikë, pseudo-debatit që kryeministri përpiqet të krijojë, aq më mirë është.

“Rama po përpiqet të shpërqendrojë opinionin publik nga çështjet e AKSHI-t, Ballukut, përmbytjeve dhe skandaleve të tjera dhe, njëkohësisht, dëshiron të banalizojë kritikat që i bëhen, duke u munduar t’i paraqesë si qesharakë ata që e kritikojnë” – i tha ai BIRN.

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

By: 27
15 January 2026 at 09:21

Kosova shënon sot 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda dhe më tronditëse të kryera gjatë luftës, ku më 15 janar 1999 u vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë të paarmatosur nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, që vepronin nën regjimin e Sllobodan Millosheviçit.

Reçaku mbetet simbol i dhimbjes, sakrificës dhe vuajtjes së një populli që u përball me dhunë çnjerëzore vetëm pse kërkonte të jetonte i lirë në tokën e vet. Me rastin e këtij përvjetori, nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po organizohen aktivitetet përkujtimore tradicionale “Ditët e Reçakut”, në nderim të martirëve dhe për të mos lejuar që e vërteta të harrohet.

Sot, në të gjithë Republikën e Kosovës, ora e parë mësimore do t’i kushtohet Masakrës së Reçakut, si një mësim historie, dhimbjeje dhe ndërgjegjeje kombëtare për brezat e rinj. Në orën 08:30 do të zhvillohen homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut dhe në varrezat e dëshmorëve në Shtime. Krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në orën 10:00, ndërsa në orën 11:00 do të mbahet Akademia përkujtimore.

Mëngjesi i 15 janarit 1999 e gjeti Reçakun të rrethuar. Sipas dëshmive, rreth orës 06:30 fshati u bombardua me artileri të rëndë. Pas kësaj, forcat serbe hynë në fshat, duke kryer bastisje dhe ekzekutime të civilëve të pafajshëm. Pamjet dhe dëshmitë nga Reçaku tronditën botën dhe zbuluan fytyrën e vërtetë të dhunës sistematike që po ushtrohej ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Reçaku nuk është vetëm një fshat. Është një thirrje për drejtësi, një kujtesë se liria e Kosovës është ndërtuar mbi gjakun e civilëve të pafajshëm dhe një obligim moral që e vërteta të mos shtrembërohet kurrë. Populli i Kosovës përkulet me nderim para martirëve dhe vazhdon rrugën e tij me dinjitet, duke mos harruar, por duke kërkuar drejtësi.

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

By: 27
15 January 2026 at 09:05

Një 52 vjeçar u arrestua pasi u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet 60 kg kanabis sativa. Lënda narkotike ishte vendosur në thaës.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në fshatin Luz, Fushë Krujë, automjetin me drejtues shtetasin Afrim Meça, në të cilin kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë, informoi sot policia.

Afrim Meça, banues në Krujë u arrestua në flagrancë për akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga  hetimet dyshohet se lënda narkotike (me vlerë rreth 60 000 euro) do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë, informoi sot policia e Tiranës.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 celular.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Operacioni policor u kodua “Cargo”.

Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

By: 27
15 January 2026 at 08:45

SHBA duket se janë në rrugën e duhur për një sulm ndaj Iranit , pasi disa orë pas fillimit të procesit të largimit të qindra ushtarëve nga baza ajrore Al Udeid në Katar, baza ajrore më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, Pentagoni thuhet se urdhëroi aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln dhe shkatërruesit që e shoqëronin atë (USS Spruance, USS Michael Murphy dhe USS Frank E. Petersen) të largoheshin nga Deti i Kinës Jugore ku ndodhen dhe të drejtoheshin drejt Lindjes së Mesme.

Siç shpjegojnë analistët, Uashingtoni forcon praninë e tij detare në zonën që ka synuar para çdo sulmi. Trump dëshiron një sulm të shpejtë dhe vendimtar. Sipas mediave të huaja, Donald Trump i ka thënë ekipit të tij të sigurisë kombëtare se dëshiron që çdo veprim ushtarak amerikan në Iran t’i japë një goditje të shpejtë dhe vendimtare regjimit dhe të mos provokojë një luftë të zgjatur që do të zgjaste me javë ose muaj.

“Nëse ai bën diçka, ai dëshiron që ajo të jetë përfundimtare”, tha një nga burimet e cituara nga NBC. Megjithatë, këshilltarët e Trump deri më tani nuk kanë arritur të garantojnë se regjimi në Teheran do të shembet shpejt pas një sulmi ushtarak amerikan, sipas një zyrtari amerikan dhe dy personave të njohur me diskutimet në vazhdim. Në të njëjtën kohë, ekziston shqetësimi se SHBA-të mund të mos kenë të gjitha mjetet që do t’u nevojiteshin në rajon për të mbrojtur veten nga përgjigja agresive iraniane që presin zyrtarët e administratës.

Ajo që zyrtarët amerikanë kanë frikë është se një regjim iranian, i dobësuar nga javë protestash mbarëkombëtare dhe që përballet me një shembje të mundshme, mund të jetë shumë më i rrezikshëm në hakmarrje kundër forcave amerikane në rajon dhe aleatëve të tyre, siç është Izraeli. Kjo dinamikë mund ta çojë Trumpin të autorizojë një sulm ushtarak më të kufizuar amerikan ndaj Iranit , të paktën fillimisht, duke ruajtur opsionet për përshkallëzim, nëse vendos të ndërmarrë ndonjë veprim ushtarak, thanë burimet.

Të mërkurën në mbrëmje, Trump u tha gazetarëve se regjimi iranian kishte ndaluar vrasjen e protestuesve dhe kishte pezulluar planet për ekzekutime, të cilat ai tha se mund të provokonin një përgjigje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. “Ne jemi informuar nga burime shumë të larta në anën tjetër dhe ata na kanë thënë se vrasjet kanë ndaluar dhe ekzekutimet nuk do të ndodhin. Shpresoj se kjo është e vërtetë. Kush e di?”, tha Trump.

Kur u pyet nëse kjo do të thoshte se veprimi ushtarak nuk ishte më në tryezë, Trump u përgjigj, “Do të vëzhgojmë dhe do të shohim se si do të zhvillohet situata”. I pyetur në lidhje me udhëzimet e Trump për ndihmësit mbi qëllimet e tij në Iran, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha NBC, “Të gjitha opsionet janë në dispozicion të Presidentit Trump në trajtimin e situatës në Iran”, duke shtuar se operacionet ushtarake amerikane në Iran vitin e kaluar dhe në Venezuelë këtë muaj tregojnë se ai “e mendon me bindje atë që thotë”.

Vendet perëndimore evakuojnë stafin diplomatik dhe qytetarët

Në të njëjtën kohë, Ambasada Amerikane në Jerusalem lëshoi ​​një alarm sigurie , duke vënë në dukje se, “duke pasur parasysh tensionet e vazhdueshme rajonale”, qytetarët amerikanë u kërkohet të ushtrojnë vigjilencë të shtuar dhe të rishqyrtojnë çdo plan udhëtimi në rast trazirash. Deklarata thekson se qytetarët e Shteteve të Bashkuara duhet të rivlerësojnë nevojën për udhëtim, duke marrë parasysh zhvillimet në mjedisin e sigurisë, si dhe ndikimin e mundshëm që situatat e paparashikuara mund të kenë në udhëtimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të marrin vendime të përshtatshme për veten dhe familjet e tyre, duke theksuar nevojën për përgjegjësi personale dhe përgatitje në rast të përkeqësimit të situatës. Në të njëjtën kohë, sipas Politico, Ambasada Britanike në Teheran është mbyllur përkohësisht dhe stafi do të punojë nga distanca për një kohë, siç raportohet nga një zëdhënës i ambasadës.

Italia , Spanja dhe Polonia po u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Irani për shkak të situatës në vend. Polonia i paralajmëroi qytetarët e saj kundër udhëtimit për në dhe përmes Gjirit Persik dhe Lindjes së Mesme. Në Iran ka rreth 600 italianë, shumica e tyre në zonën e Teheranit.

Araghchi i drejtohet Trumpit, “Mos e përsërit të njëjtin gabim Do të kesh të njëjtin rezultat”Nga ana e tij, Teherani i dërgoi një paralajmërim presidentit amerikan nëpërmjet Ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi, i cili gjatë një interviste me Fox News në lidhje me mesazhin që do të donte t’i dërgonte Trump u përgjigj, “Mesazhi im është të mos përsërisni të njëjtin gabim që bëtë në qershor. Nëse provoni përsëri një përvojë të dështuar, do të keni të njëjtin rezultat.

Këmbimi valutor 15 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

By: 27
15 January 2026 at 08:21

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.7 lekë dhe do shitet me 111.7 lekë.

Screenshot_8

 

Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë –

By: 27
15 January 2026 at 08:15

Sektori i bujqësisë dhe ekonomia e vendit do të përballen me humbje që përllogariten deri në 17 miliardë dollarë deri në vitin 2050 nga ndryshimet klimaterike sipas skenarëve që ka zhvilluar Programi i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në kuadër të planit Kombëtar të adoptimin ndaj klimës.

Klima në Shqipëri pritet të ndryshojë ndjeshëm deri në vitin 2050, me rritje të temperaturave, ulje të reshjeve dhe rritje të ngjarjeve ekstreme, sipas projeksioneve kombëtare të klimës. Temperaturat mesatare vjetore do të rriten me rreth 2 gradë, ndërsa temperaturat maksimale me 2.8 gradë.

Reshjet vjetore pritet të ulen me 5.8%, ndërsa niveli i detit do të rritet me 28 cm, ndërsa numri i ditëve me reshje ekstreme do të arrijë 16, ndërsa vendi do të përballet me katër valë të nxehtësisë dhe 16 ditë shumë të ftohta në vit, thuhet në dokumentin e PNUD.

Këto ndryshime pritet të ndikojnë rëndë sektorin e bujqësisë dhe pyjeve, që përbën një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare. Bujqësia, ku përfshihet edhe blegtoria, punëson rreth një të tretën e fuqisë punëtore dhe kontribuon me 15% të PBB-së, ndërsa pyjet mbulojnë 39% të territorit, por kanë humbur 334 mijë hektarë që nga viti 1938 për shkak të prerjeve të paligjshme, zjarreve dhe menaxhimit të dobët.

Për të përballuar këto sfida vetëm për sektorin bujqësor duhen zbatuar 66 masa, me një kosto të përgjithshme prej 9.8 miliardë dollarë, që synojnë në rregullimin e sistemeve të ujitjes dhe përmirësimin e menaxhimit të ujit për bujqësinë.

Në qendër të masave janë restaurimi i tokave dhe ekosistemeve për parandalimin e përmbytjeve dhe erozionit, mbrojtjen e fermerëve përmes sigurimeve dhe fondeve të kompensimit, zbatimin e programeve të pyllëzimit dhe agropylltarisë, forcimin e sistemeve kundër zjarreve dhe promovimin e financimit të qëndrueshëm për pyjet, etj.

Ekspertët paralajmërojnë se pa këto masa, humbjet e mundshme nga ndryshimet klimatike mund të tejkalojnë 17 miliardë dollarë. Ndërhyrjet synojnë të rrisin qëndrueshmërinë e ekosistemeve, të mbështesin rritjen e qëndrueshme dhe të përputhen me objektivat globale për adaptimin ndaj klimës.

Sektori i bujqësisë është kryesisht familjar, me 85% të fermave që kanë mesatarisht vetëm 1.2 hektarë, gjë që kufizon produktivitetin. Bimët janë më të rrezikuara se blegtoria, sidomos drithërat dhe perimet. Tek blegtoria, gjedhi dhe kuajt janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike. Ndërkohë, pyjet përballen me rritje të thatësirave, zjarreve dhe përhapjes së insekteve dhe sëmundjeve, që rrisin vulnerabilitetin e ekosistemeve./Monitor.al

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Janar 2026 –

By: 27
15 January 2026 at 07:39

DASHI

Pas muajsh të tërë që ju është dashur të frenoni impulset dhe iniciativat tuaja, tani ndjeni se diçka po fillon të lëvizë sërish. Yjet flasin për veprim, por ata gjithashtu kërkojnë strategji: jo gjithçka duhet të bëhet me nxitim. Në dashuri, dëshira për qartësi kthehet; ata që janë në një lidhje duhet të adresojnë një bisedë të shtyrë, ndërsa ata që jetojnë vetëm mund të përjetojnë një takim intensiv, por të papritur. Në punë, ekziston një dëshirë për ndryshim, për të provuar vlerën tuaj: por kini kujdes të mos nxitoni gjërat. Energjia fizike po rritet.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 15 janar 2026), yjet shpërblejnë durimin dhe konkretësinë, dy cilësi që zotëroni. Në dashuri, keni nevojë për siguri: ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme forcojnë lidhjet e tyre, ndërsa ata që kanë dyshime nuk mund t’i injorojnë më ato. Në punë, po mbillni fara: rezultatet nuk janë të menjëhershme, por do të vijnë. Kjo është koha e duhur për të investuar në veten tuaj, madje edhe brenda vetes. Kujdes nga stresi i akumuluar: trupi juaj kërkon vëmendje.

BINJAKËT

Mendja juaj është në garë dhe yjet favorizojnë komunikimin, takimet dhe idetë e reja. Në dashuri, ekziston dëshira për qetësi, por edhe rreziku për të thënë shumë ose shumë pak: zgjidhni fjalët me kujdes. Në punë, mund të merrni një propozim interesant ose të rizbuloni një projekt të vjetër në një dritë të re. Ky është një qiell që ju fton të lëvizni, të udhëtoni dhe të eksploroni. Energjia është e mirë, por jo e tepërt.

GAFORRJA

Po përjetoni një kohë vetëanalize që po ju çon drejt rivlerësimit të marrëdhënieve, zgjedhjeve dhe prioriteteve. Në dashuri, është një kohë e së vërtetës: ajo që është autentike forcohet, ajo që nuk është dobësohet. Në punë, mund të ndiheni të nënvlerësuar, por kini kujdes: shpesh jeni ju ai që nuk e njeh vlerën tuaj. Kjo është një kohë e mirë për të shëruar plagët e vjetra. Mbrojeni hapësirën tuaj emocionale.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 15 janar 2026), pas një periudhe pasigurie, tani po rifitoni vetëbesimin dhe karizmën. Në dashuri, jeni në qendër të vëmendjes: pasione të forta, sqarime të rëndësishme dhe kthime të mundshme. Në punë, yjet sugjerojnë njohje, por vetëm nëse shmangni krenarinë e tepërt. Është koha për të udhëhequr, jo për të imponuar. Energjia juaj po rritet dhe jeni të etur të përfshiheni. Vetëm kini kujdes të mos e teproni.

VIRGJËRESHA

Virgjëreshë e dashur, po pastroni veten, nga brenda dhe nga jashtë. Në dashuri, keni nevojë për stabilitet dhe veprime konkrete në vend të fjalëve. Në punë, jeni të saktë dhe të besueshëm, por mund të ndiheni të mbingarkuar: mësoni të delegoni. Yjet ju inkurajojnë të kujdeseni për veten, madje edhe në detajet e vogla dhe të përditshme. Kjo është një kohë e shkëlqyer për vendime praktike dhe afatgjata.

PESHORJA

Në dashuri je i thirrur të zgjedhësh: të qëndrosh në zonën tënde të rehatisë apo të dëgjosh atë që dëshiron vërtet. Marrëdhëniet janë çelësi, por nuk duhet të harrosh veten. Bashkëpunime interesante mund të lindin në punë, por ki kujdes të mos i kënaqësh të gjithë. Kjo është një kohë e favorshme për sqarime dhe marrëveshje të reja. Energjia luhatet, prandaj kujdesu të pushosh.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 15 janar 2026), yjet flasin për ndryshime të thella. Në dashuri, asgjë nuk është sipërfaqësore: ose gjithçka ose asgjë. Pasionet janë të forta, por edhe xhelozitë janë të forta. Në punë, po përgatitni një lëvizje të madhe, edhe nëse është ende e fshehtë. Është koha të dëgjoni intuitën tuaj, e cila është forca juaj e vërtetë. Kujdes nga stresi emocional: mos e mbani gjithçka të fshehur.

SHIGJETARI

Yjet ju nxisin të shikoni përpara me entuziazëm, duke lënë mënjanë atë që ju ka rënduar. Në dashuri, dëshira për liri kthehet, por kini kujdes të mos e ngatërroni pavarësinë me distancën. Në punë, ju presin mundësi të reja, kontakte ndërkombëtare ose projekte të ardhshme. Ky është një qiell që favorizon ëndrrat, por gjithashtu kërkon konkretësi. Energji e mirë, një frymë pozitive.

BRICJAPI

Po përballeni me vendime të rëndësishme, veçanërisht në punë, ku puna juaj e palodhur po fillon të japë fryte. Në dashuri, jeni më të menduar se zakonisht: keni nevojë për kohë, për të ndërtuar ngadalë. Kjo është një kohë e mirë për t’u konsoliduar, jo për të marrë rreziqe. Kini kujdes të mos jeni të ngurtë: lini vend edhe për emocione. Energjia juaj është e qëndrueshme, por mos u sforconi shumë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 15 janar 2026), yjet ju ftojnë të thyeni modelin dhe të mendoni jashtë kornizave, siç dini ju. Në dashuri, ka nevojë për dialog dhe liri: marrëdhëniet jokonvencionale favorizohen. Në punë, do të keni ide të shkëlqyera, por keni nevojë për dikë që t’ju ndihmojë t’i realizoni ato. Është një kohë krijuese, por edhe pak shpërqendruese. Kujdesuni për gjumin dhe sistemin tuaj nervor.

PESHQIT

Yjet rrisin ndjeshmërinë tuaj: në dashuri, jeni romantikë, por rrezikoni të idealizoni tepër. Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë. Në punë, mund të ndiheni të hutuar, por një përgjigje do të vijë nëse dëgjoni intuitën tuaj. Ky është një qiell që flet për shërimin e brendshëm, ëndrrat dhe spiritualitetin. Energjia është e ndryshueshme, prandaj jepini vetes pushim.

 

Parashikimi i motit për sot, 15 Janar 2026 –

By: 27
15 January 2026 at 07:27

Moti për ditën e sotme, parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare.

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes do të ketë mjegull.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë forcës 1-2 ballë.

❌
❌