Prokuroria e Parisit njoftoi se zyrat e platformës sociale X, në pronësi të Elon Musk, po bastisen sot si pjesë e një hetimi që nisi në janar 2025. Bastisja po kryhet nga njësia për krime kibernetike e prokurorisë, ndërsa në hetim po merr pjesë edhe Europol. Autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi arsyet e hetimit. Ky aksion vjen ndërsa platforma X ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për çështje ligjore dhe përmbajtjeje online./Reuters Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, po udhëton drejt Uashingtonit për një vizitë me peshë të lartë politike, ku pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump. Kjo do të jetë takimi i parë ballë për ballë mes dy liderëve, pas muajsh tensionesh në rritje dhe deklaratash të ashpra publike. Në axhendën e takimit në Shtëpinë e Bardhë, që do të zhvillohet të martën, pritet të dominojnë çështje të ndjeshme si situata në Venezuelë, trafiku i drogës, nafta, siguria rajonale dhe sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge. Edhe pse dy presidentët patën një bisedë telefonike relativisht korrekte pas operacionit ushtarak amerikan të 3 janarit për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, Petro ka deklaruar më pas se beson se ekziston një “kërcënim real” për ndërhyrje ushtarake kundër Kolumbisë. Nga ana e tij, Donald Trump ka deklaruar më herët se një operacion ushtarak në Kolumbi “tingëllon si një ide e mirë”. Takimi i së martës vjen pas disa muajsh përplasjesh verbale mes dy liderëve. Petro ka kritikuar vazhdimisht sulmet e përsëritura amerikane ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe dhe Paqësor, si edhe politikat e Shtëpisë së Bardhë për emigracionin. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë përpara Kongresit të Shteteve të Bashkuara në kuadër të hetimit lidhur skandalin Jeffrey Epstein, raporton BBC. Vendimi vjen vetëm pak ditë përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili synonte të përcaktonte nëse çifti Clinton do të mbahej penalisht përgjegjës për shpërfillje të Kongresit, pasi për muaj me radhë kishin refuzuar të paraqiteshin përpara Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
34-vjeçari Laert Hasalla, i cili kishte porositur një vrasje që mbeti në tentativë, është dënuar me 25 vite burg. Hasalla ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Dyshohej se ai kishte porositur vrasjen e Marius Hasallës në vitin 2023 për gjakmarrje. Nga hetimet e kryera, rezultoi se Laert Hasalla kishte paguar 31 vjeçarin Mariglen Matjani, aktualisht i dënuar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës. Nga të shtënat mbeti e plagosur Bajame Sejena, halla e Marius Hasallës, e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me të. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Muaji Janar i vitit 2025 ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, duke vijuar me një seri temperaturash ekstreme globale pavarësisht një ndryshimi drejt modelit të motit ftohës të La Nina-s. Alarmin për keto fakte e kanë thënë shkencëtarët e Bashkimit Evropian. Janari zgjati me një seri të nxehtësisë së jashtëzakonshme, në të cilën 18 nga 19 muajt e fundit panë një temperaturë mesatare globale prej më shumë se 1.5 gradë Celsius mbi kohët para-industriale, tha Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Kopernikus i BE-së në një buletin mujor. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Gjykata Kushtetuese pritet të dalë këtë të martë me një vendimmarrje për çështjen “Balluku”. Tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen në Dhomë Këshillimi, në një seancë që do të drejtohet nga kryetarja Fiona Papajorgji. Kjo është hera e dytë që trupa e gjyqtarëve mblidhet në dhomë këshillimi për këtë çështje. Në mbledhjen e parë, të martën e kaluar, gjyqtarët nuk arritën në një vendim përfundimtar, duke kërkuar më shumë kohë për shqyrtim. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Komisioni Europian vendosi që të shtyjë zbatimin e plotë të Sistemit të ri të Hyrjes/Daljes në BE për shkak të shqetësimeve në rritje për kaosin e udhëtimeve verore. Zgjerimi i teknologjisë biometrike nëpër pikat kufitare të zonës Shengen ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme për pasagjerët e linjave ajrore, trageteve dhe Eurotunelit. Kontrollet e reja kufitare në hyrje-daljet e zonës Shengen, të cilat aplikohen edhe për shtetasit shqiptarë, filluan në muajin tetor të vitit 2025. Këto rregulla, që përfshijnë fotografimin e fytyrës, lënien e shenjave të gishtave, si dhe të dhëna mbi pagesën e akomodimit për ditët e qëndrimit në zonën Shengen, po zbatohen gradualisht në aeroportet dhe portet e Evropës së Bashkuar. Zgjerimi i teknologjisë biometrike ka përjetuar tashmë probleme fillestare, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për pasagjerët e linjave ajrore, trageteve dhe Eurotunelit. Sistemi duhej të bëhej plotësisht funksional në kufijtë e BE-së në muajin pranverë, por kjo tani është shtyrë për në shtator 2026. Në aeroportet ku ky sistem është funksional, udhëtarët e përjashtuar nga viza Shengen nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të dhe vendet e tjera jo-anëtare të BE-së duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre biometrike në kioska të dedikuara. Në disa raste, vonesat kanë rezultuar në humbjen e fluturimeve të pasagjerëve. Për udhëtarët, kjo do të thotë që pasaporta e tyre do të mund të vuloset manualisht në kufij gjatë muajve të ardhshëm. Ky sistem u bë shkaku edhe i grevës disa ditore të kamionistëve në shtetet ballkanike, që bllokuan pikat kufitare dhe transportin e mallrave në hyrje-daljet e zonës Shengen, ku ata janë gjobitur për shkelje të afateve të qëndrimit, që aktualisht është 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore. Ky, për shqiptarët dhe shtetasit e tjerë të rajonit, është konsideruar liberalizim i vizave afatshkurtër, por në shumë raste afatet e qëndrimit në zonën Shengen janë shkelur në mënyrë abuzive. Mijëra udhëtarë nuk janë lejuar të hyjnë në zonën Shengen nga shtetet e treta gjatë kësaj periudhe, që sistemi i ri elektronik ka nisur zbatimin, duke llogaritur në kohë reale ditët e qëndrimit dhe tejkalimin e afatit 90-ditor. #voxnews #media #news
Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim katër persona në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e 1 shkurtit 2026 në fshatin Rrilë të Njësisë Administrative Shënkoll, ku mbeti i plagosur me armë zjarri pronari i berberhane, 30-vjeçari Sokol Daci. Personat e shpallur në kërkim janë; Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka, të tre nga fisi Ndoka. Ndërsa personi tjetër i shpallur në kërkim është Merando Nikulaj, i cili ishte brenda në berberhane. Policia bën me dije se për shkak të hetimeve në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera, ndërsa puna vijon për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Grupi i Posaçëm Hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në vijim të veprimeve u ekzekutua urdhri i ndalimit, i lëshuar nga Prokurori, për shtetasin B. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim. Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Për shkak të hetimeve, nuk jepen të dhëna të tjera”, njoftoi policia. Shënjestra e atentatit të ndodhur të dielën në mbrëmje në Rrilë të Lezhës, sipas policisë, ka qenë 21-vjeçari Merando Nikulaj. Por plumbat nuk arritën objektivin, por të zotin e berbberhanes. Si pasojë u plagos rëndë pronari i biznesit, 30-vjeçari Sokol Daci, ndërsa dyshohet se një plumb mund të ketë lënduar edhe vetë Nikulajn. Ndërhyrja e një efektivi policie që ndodhej rastësisht në ambient ka parandaluar një tragjedi më të madhe. Ngjarja dyshohet të ketë motive hakmarrjeje. #voxnews #media #news
Në muajin korrik të vitit të kaluar, pajisja e akseleratorëve në Spitalin Onkologjik në QSUT, pësoi dëmtime. Ngjarja u denoncua, por reagimi ishte tepër i ngadaltë. Dhe, e gjithë situata erdhi pas një dosjeje voluminoze të Prokurorisë së Tiranës, ku përgjimet nxorën një skemë të mirëfilltë sesi mjekët detyronin dhe pacientët që të shkonin në spitalet private. Madje duke prishur gjithçka në Onkologjik, si aparaturat jetësore. Mosfunksionimi i tyre do të thotë pasoja fatale për pacientët, të cilët nuk marrin mjekimet në kohën e duhur. Gjithashtu, në këto kohëra, ka pasur vazhdimisht mungesa të medikamenteve, sërish ato jetësore, teksa askujt nuk i ka bërë përshtypje, pasi në këtë mënyrë pacientët kanalizoheshin sërish në spitalet private. Por, kriminale në këtë rast është edhe mos reagimi në kohë i drejtorisë së QSUT-së, e cila gjatë kësaj kohe vëmendjen duket se e ka pasur te godinat dhe fasadat e jo te pacientët. Madje, kjo drejtori autorizoi edhe FSHZH-në që të bënte një hotel apo parkim në ambientet e spitalit, kur fare mirë mund të detyronte këtë institucion, ose qeverinë, që të plotësonte me pajisje dhe medikamente pavijonet e spitaleve, të cilat vijojnë të lëngojnë. Kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga prishja e aparaturave në Onkologjik, më në fund shteti është kujtuar që të bëjë një tender. VoxNews ka mësuar se Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur procedurën e prokurimit “zëvendësimi i disa pjesëve përbërëse të akseleratorëve linear në PAI-n Onkologjik”. Mësohet se fondi limit i kësaj procedure është 47,563,000 lekë, teksa bëhet fjalë për shërbimet e lidhura me softëaret, instalimi hardware, shërbime instalimi të pajisjeve të radioterapisë, paketa mjekësore apo edhe paketa për industri specifike. Por, përse kaq vonë? Çfarë i pengoi drejtuesit e QSUT-së t’i kërkonin qeverisë shtesë fondi? Apo edhe një fond të posaçëm për këto pajisje jetësore? Mediat kanë raportuar në verën e vitit të kaluar se pajisja e rrezatimit, akseleratori linear, ndodhej jashtë funksioni. Në atë kohë, QSUT-ja e pranoi se akseleratori ka pësuar defekt më 27 qershor. Shpeshherë kjo pajisje nuk punon, por edhe kur vihet në punë, sërish ka probleme të vazhdueshme. Mësohet se në Onkologjik ka dy akseleratorë. Në të njëjtën kohë me hapjen e procedurës për të blerë pajisje, Operatori i Blerjeve të Përqendruara do të hapë së shpejti tenderin me objekt “blerje barna për mbulimin e nevojave të shtuara për disa barna në shërbimin Onkologjik, Hematologji etj, pranë QSUNT, me afat 24 muaj”. Mësohet se vlera është 92,757,572 lekë, ose nëse do e konvertojmë në euro rreth 960 mijë euro. Kërkohen artikuj dhe produkte farmaceutike. Janë ato barna që kanë qenë në mungesë të vazhdueshme, ato të cilat rekomandoheshin nga mjekët e Onkologjikut, por nuk ishin në farmacinë e QSUT-së, por ndodheshin në farmacitë private rreth e qark spitalit. Megjithatë, dy procedurat e vonuara tashmë janë shpallur në regjistrin e parashikimeve, ku sërish nuk dihet se kur do të bëhen, sa afat do të ketë apo dhe detaje të tjera. Këto vonesa janë tejet kriminale, pasi pacientët e atij spitali nuk mund të presin për javë apo muaj për pajisje dhe medikamente, por ato duhet të ishin bërë me kohë! #voxnews #media #news
Një qytetar nga Vlora ka denoncuar në emisionin investigativ Fiks Fare një rast të rëndë abuzimi dhe neglizhence institucionale, ku dy fëmijët e tij biologjikë janë regjistruar në gjendjen civile me atësi të pasaktë. Sipas denoncuesit, ish-bashkëjetuesja e tij ka regjistruar njërin fëmijë me atësi të ish-burrit të saj, ndërsa fëmijën tjetër e ka lënë pa baba, pavarësisht se ai ka qenë dhe mbetet babai biologjik i të dyve. Ai thekson se prej më shumë se 5 vitesh i mban vetë fëmijët, i dërgon në shkollë dhe kujdeset për ta në çdo aspekt. “Fëmijët janë të mitë. Në aktet e lindjes fillimisht ishin regjistruar në emrin tim, por pas 7 vitesh ajo shkoi dhe i ndryshoi të dhënat, duke i regjistruar ndryshe”, shprehet denoncuesi, i cili kërkon vetëm një gjë, që fëmijët të regjistrohen ligjërisht në emrin e tij. Nga ana tjetër, Fiks Fare ka kontaktuar ish-bashkëjetuesen, e cila refuzoi takimin, por në një komunikim telefonik pranoi se fëmijët janë të denoncuesit. Ajo justifikohet se në momentin e regjistrimit ishte e ndarë prej tij dhe për këtë arsye i regjistroi fëmijët ashtu siç janë sot në gjendjen civile. E pyetur pse nuk ka bërë asnjë kallëzim për rrëmbim të fëmijëve, ajo u shpreh se nuk dëshiron t’i shqetësojë ata. Ndërkohë, Fiks Fare ka siguruar edhe një vendim gjykate, ku denoncuesi nuk është ligjëruar si baba i fëmijëve. Arsyeja kryesore lidhet me faktin se fëmija i parë ka lindur në një kohë kur nëna ishte ende e martuar me një person tjetër, ndërsa për fëmijën e dytë nuk është vendosur atësi, duke u lënë pa baba në dokumente. Në këtë proces, sipas dokumenteve, gjykata nuk ka kërkuar asnjë analizë ADN-je për të përcaktuar babain biologjik, duke i lënë fëmijët në një situatë absurde. Njëri me një baba që nuk është i tij dhe tjetri pa baba. Një tjetër problematikë lidhet edhe me veprimet e gjendjes civile, e cila nuk ka kryer verifikimet e nevojshme ligjore për të dy fëmijët. Denoncuesi kërkon ndërhyrjen e institucioneve dhe drejtësisë, për t’i dhënë fund kësaj situate që, sipas tij, po dëmton drejtpërdrejt interesin më të lartë të fëmijëve. #voxnews #media #news
Publikimi i gati 3 milionë faqeve të reja të lidhura me Jeffrey Epstein nuk solli zbulimin spektakolar që ishte imagjinuar në sferën publike për vite me radhë. Nuk doli asnjë “listë klientësh” e vetme, asnjë dokument që do të çonte automatikisht në ndjekje penale të individëve të fuqishëm. Përkundrazi, dosjet e reja tregojnë diçka më shqetësuese: një pamje të detajuar të një rrjeti pushteti që nuk u shemb as pas dënimit të Epstein në vitin 2008 dhe as pas arrestimit të tij në vitin 2019. Ajo që zbulohet nuk është një qark sekret që vepronte në errësirë, por një ekosistem i grupeve shoqërore dhe ekonomike, brenda të cilit Epstein mbeti funksional, i dobishëm dhe i toleruar për më shumë se një dekadë dhe më e rëndësishmja, pa u fshehur ose duke u lënë mënjanë për shkak të aktivitetit të tij jashtëzakonisht kriminal. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Sokol Daci i cili është plagosur mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Gjendja e tij paraqitet stabël, ndërsa mbrëmjen e djeshme është transportuar drejt Traumës për një ndihmë më të specializuar. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjyqtarët kërkuan tinëz rritjen e pagave të tyre, që do t'u kushtonte buxhetit të shtetit 37 milionë euro, para nga taksat e shqiptarëve. Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ballafaqimi i gjykatësve në seancën në Gjykatën Kushtetuese, linte për të dëshiruar, me argumentet që ata kishin përdorur. Rama shtoi se me pagat aktuale, gjyqtarët në Shqipëri paguhen njësoj sa në Greqi, vend i BE, dhe marrin dyfishin e gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Dokumente të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Jeffrey Epstein hedhin dritë mbi mënyrën se si funksiononte rrjeti i kontakteve dhe rekrutimit të vajzave të reja, mes të cilave përmendet edhe një vajzë shqiptare që jetonte në Nju Jork. Në një email të datës 29 mars 2017, i arkivuar me titullin “kandidatët kryesorë”, një person me identitet të censuruar i sugjeron Epstein-it disa vajza për punësim. Mes tyre, vëmendje të veçantë merr një vajzë shqiptare, për të cilën thuhet se ndodhet në Nju Jork dhe është e disponueshme për të kryer “të gjitha llojet e punës”, por që paraqet vështirësi për shkak të statusit të dokumenteve. Sipas përmbajtjes së email-it, Epstein-it i është dërguar edhe një video e vajzës, ndërsa kërkohet konfirmim nëse ai dëshiron të komunikojë apo ta takojë personalisht. “Vajzat e tjera janë interesante, por nuk jetojnë në Nju Jork”, thuhet në dokument, duke e veçuar shqiptaren si rast të veçantë. Në të njëjtën dosje përfshihet edhe rasti i një vajze tjetër shqiptare, e identifikuar me inicialet E.T., e cila në vitin 2017 kishte aplikuar për një pozicion si asistente personale përmes një ndërmjetësi. Në një email drejtuar Epstein-it, ai informohet se vajza ishte rreth 21–22 vjeçe dhe pyetet nëse duhet të ftohej për intervistë. Dokumentet tregojnë se vajza kishte dorëzuar CV-në, fotografi personale dhe një video prezantuese. Ndërkohë, informacioni mbi vendbanimin e saj paraqitet kontradiktor: në CV ajo deklaronte se jetonte në Tiranë, ndërsa në një komunikim tjetër thuhej se ndodhej në Paris. Në një email drejtuar vetë Epstein-it, e reja pyeste nëse fakti që nuk ishte me bazë në SHBA përbënte pengesë për punësimin. Përmendja e Shqipërisë shfaqet edhe në disa email-e të tjera të përfshira në dosje, që datojnë nga vitet 2010 dhe 2013, ku referencat ndaj shqiptarëve bëhen në kontekste personale dhe joformale. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Këtë të diel është raportuar për disa të shtëna me armë zjarri në qytetin e Lezhës. I plagosur ka mbetur 30-vjeçari, Sokol Daci, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ishte pronari i një biznesi berberhaneje dhe ndodhej aty në momentin kur u sulmua. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Në datën 16 janar 2026, Belinda Balluku i ka bërë nderin e dytë të madh të jetës biznesmenit Bashkim Ulaj. Nderi i parë ishte firmosja e koncesionit të rrugës Thumanë – Kashar. Ndërkohë, në kulmin e procedurave ligjire në Kuvend dhe në Gjykatën Kushtetuese për imunitetin, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka firmosur pas një kalvari 13 mujor lejen e ndërtimit të resortit turistik “Blue Borgo”, i ndodhur në fshatin Baks Rrjoll, në Bashkinë Shkodër. Ministrja me disa akuza mbi shpinë, ka sfiduar hapur çdokënd, nga banorët e zonës në Baks, të cilët u ngritën në protesta, prokurorët, deputetët apo edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Me një të rënë të lapsit, Balluku i dha biznesmenit Ulaj, plot 146 hektarë në zonën ranore në afërsi të Velipojës, teksa koha dhe mënyra e firmosjes së kësaj leje është tepër e dyshimtë. VoxNews ka mësuar se, krerët e shtetit kanë ngurruar për muaj me radhë për të firmosur këtë leje gjigande, duke qenë se banorët e Baks Rrjoll kanë bërë padi në gjykatë dhe kallëzime në Prokurorinë e Posaçme për tjetërsime pronash. Por, në këto kohë, ministrja Balluku nuk ka asgjë për të humbur, duke parë këmbënguljen e Prokurorisë së Posaçme për t’a vënë nën akuzë apo për t’i vendosur një masë shtrënguese sigurie. Redaksia e VoxNews ka zbardhur ekskluzivisht këtë leje ndërtimi, e cila qendrontenë zyrat e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit. Ministrat e linjës, sidomos ata të Mjedisit dhe Turizmit, kanë ngurruar për të vendosur firmën e tyre, nga frika e një hetimi të mundshëm të SPAK-ut. Por, ja ku vjen sërish ministrja Balluku, e cila në një kohë shumë të trazuar, vendos emrin, vulën dhe firmën e saj. Pas kësaj firme, Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur me shpejtësi këtë leje ndërtimit, për objektin “resort turistik blue borgo me 33 struktura akomoduese dhe shërbimi me 3 dhe 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, 1 strukturë akomoduese tip hotel me 1 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, 3 struktura social kulturore me 1 dhe 3 kate mbi tokë”, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues “Aba Blue Borgo”. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar së fundmi mbi tre milionë dokumente nga dosja e Jeffrey Epstein, financierit të ndjerë amerikan të akuzuar për krime seksuale, duke hedhur dritë mbi kontaktet e tij me figura të njohura politike dhe publike. Mes emrave të përmendur në dokumentet e publikuara është edhe ai i Miroslav Lajçak, politikan sllovak dhe ish-i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi. Sipas mediave që kanë analizuar materialet, përfshirë gazetën sllovake Dnevnik N, mesazhet e vitit 2018 sugjerojnë një marrëdhënie më të afërt mes Lajçakut dhe Epstein sesa ishte deklaruar më herët. Dokumentet tregojnë se komunikimi mes tyre nuk kufizohej vetëm në tema politike apo diplomatike, por përfshinte edhe biseda me tone personale dhe shaka, përfshirë referenca për gra dhe udhëtime në qytete si Kievi dhe Moska. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al