Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Main stream

Një pikë për secilën, Vora dhe Tirana barazojnë pas një fundi dramatik –

By: 27
19 January 2026 at 16:29

Sfida e javës së 20-të në Kategorinë Superiore mes Vorës dhe Tiranës është mbyllur pa fitues.

Përballja në stadiumin e Vorës përfundoi 1-1, me të gjitha emocionet e grumbulluara në pjesën e dytë.

Tirana arriti të kalojë e para në avantazh falë golit të Ndong, i cili shënoi në minutën e 50-të dhe vuri bardheblutë në rrugën e duhur. Por ndryshimet e bëra nga pankina e Vorës sollën efekt.

Adeloje, i aktivizuar në pjesën e dytë, ndëshkoi miqtë duke rikthyer baraspeshën në minutën e 80-të.

Skuadra e Nuhijut mund të kishte marrë më shumë nga kjo ndeshje, por fati nuk ishte në anën e saj. Në dy minuta para fundit të kohës së rregullt, Tirana u ndal nga shtylla dhe traversa, duke humbur mundësi të artë për tre pikë.

Pas këtij rezultati, bardheblutë mbeten në një pozitë delikate – tashmë katër pikë larg zonës së “play out”. Ndërkohë, Vora dhe Partizani, që gjenden në zonën e sigurisë, janë nëntë pikë përpara ekipit kryeqytetas.

gijotina.com/

Apeli lë në burg Xhino Agon, si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla –

By: 27
19 January 2026 at 16:21

Gjykata e Apelit në Tiranë la në ‘arrest në burg’ Xhino Agon duke lënë në fuqi vendimin e 05.12.2025 te Gjykatës së Shkallës Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Sipas burimeve, Apeli ka ndryshuar vetëm një pikë të vendimit, konkretisht vlerësimin e arrestimit në flagrancë. Gjykata e ka shpallur të paligjshëm arrestimin në flagrancë të Xhino Agos, me argumentin se ai nuk është prangosur në kushtet e flagrancës.

Pavarësisht këtij vlerësimi, trupa gjykuese ka çmuar se kushtet për mbajtjen në fuqi të masës “arrest në burg” vijojnë të ekzistojnë, duke e lënë Agon në qeli.

Xhino Ago dyshohet nga organet e drejtësisë si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Dëshmia e Xhino Agos

“Rreth orës 9 të mëngjesit kam dalë nga shtëpia ime dhe me automjetin e markës Hyundai me traga AB 516, automjeti është në emër të kompanisë së një shoku tim, i cili quhet Nazif Bajrami.Rruga që kam ndjekur është në drejtim të qytetit te Elbasanit dhe kam shkuar tek zyrat e taksive, pasi unë jam administratore i “** Taksi”, zyrat e të cilave i kam tek karburanti ‘’Xh*** OIL””

“Më pas kemi dalë në këmbë dhe kemi lëvizur për qark karburantit ku ndodhet magazina dhe kemi ndenjur deri në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe unë kam qenë vetëm me Mondin. Më pas unë me mjetin e përshkruar më lart jam larguar në të njëjtën rrugë për në banesën time, ndërsa Mondi mori “Range”-in dhe më tha se do të iki për Kavajë për drekë me të shtëpisë.

Mondi më tha se tani do te kthehem nga Kavaja dhe për 20 minuta rreth orës 15:45 jam në Elbasan. Pas kësaj bisede kemi folur me video në WhatsApp ku i thash Mondit a do të vish me mua në Tiranë, që të çojmë Fatlinda Istrefin në Tiranë, që e njihte dhe Mondi, dhe Mondi më tha Ok do të ikim bashkë dhe do të takohem tek karburanti, pasi unë do i dërgoja dhe kunatin tim Urim Topuzin, i cili do t’i vendoste disa llamba tek magazina e tij, pasi Urimi ishte në shtëpinë e tij”.

gijotina.com/

 

Qeveria prezanton reformën për Policinë Bashkiake, çfarë parashikon ligji i ri –

By: 27
19 January 2026 at 16:11

Përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e sigurisë publike janë në qendër të projektligjit të ri “Për Policinë Bashkiake”, i cili synon forcimin e rolit të strukturave vendore dhe rritjen e efikasitetit të tyre në shërbim të qytetarëve. Nisma, pas konsultimit publik pritet të diskutohet në Këshillin Konsultativ me pushtetin vendor.

Projektligji parashikon një organizim të ri të Policisë Bashkiake në dy nivele, në nivel qendror dhe nivel vendor, duke vendosur standarde të njëjta profesionale dhe funksionale në të gjitha bashkitë e vendit.

Niveli qendror do të ketë përgjegjësinë për përcaktimin e standardeve kombëtare, koordinimin e punës së drejtorive vendore dhe garantimin e bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional. Ky nivel do të ushtrojë një rol mbështetës dhe koordinues, pa cenuar autoritetin e njësive të vetëqeverisjes vendore.

Ndërkohë, niveli vendor do të vijojë të ketë autoritet të plotë në terren, me kompetenca të shtuara, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më cilësore, më të shpejta dhe më efektive për komunitetin.

“Përmes këtij vizioni të ri, synohet ndërtimi i një Policie Bashkiake më profesionale, më të besueshme dhe më pranë qytetarëve, si një komponent i rëndësishëm në arkitekturën e sigurisë publike dhe mirëqeverisjes vendore”, thekson ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në një postim në rrjetet sociale.

“5 herë brenda pak kohësh në spital”/ Zbardhet dosja e arratisjes së Altin Ndocit –

By: 27
19 January 2026 at 15:45

Altin Ndoci i cili u arratis një javë më parë nga spitali i Durrësit, rezulton se nga tetori i vitit 2025, deri në janar të këtij viti, është shoqëruar pesë herë për në spital.

Në dosjen hetimore të publikuar nga TCH, thuhet se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është konstatuar ndërveprim i dyshimtë midis kryeinfermierit Aulon Çuku dhe drejtorit Indrit Cerloj, të cilët kanë abuzuar me detyrën.

Nga informacionet e përftuara Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, rezulton se shpeshtësia e shoqërimit për në spital të të burgosurve që kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe gjendje të mirë ekonomike dyshohet se kryhet për t’u mundësuar favore të ndryshme (kryesisht takime speciale) këtyre të burgosurve, kundrejt dhënies së ryshfetit drejtuesve të institucioneve dhe personelit përkatës.

Edhe në rastin e planifikimit për vizita në Spitalin Rajonal Durrës të të paraburgosurit Altin Ndoci, duke marrë në konsideratë rritjen e frekuencës së daljeve në një periudhë relativisht të shkurtër dhe duke e krahasuar me historikun e mëparshëm të daljeve të tij për në spital, thuhet në dosje, ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto planifikime për vizita mjekësore për në spital përkojnë me periudhën tetor 2025 – janar 2026 dhe janë fiktive.

Nga ana jonë kemi këqyrur kamerat e sigurisë së institucionit dhe gjatë këqyrjes kemi konstatuar një ndërveprim të dyshimtë midis kryeinfermierit Aulon Çuku dhe drejtorit Indrit Cerloj, si dhe veprime të vërejtura një neglizhencë të theksuar të drejtuesit të IEVP-së Durrës, në lidhje me arsyeshmërinë që shtetasi Indrit Cerloj mund të ketë abuzuar me detyrën, pasi edhe nga këqyrja e pamjeve filmike konstatojmë se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe të dyshimtë me infermierin Aulon Çuku.

Për periudhën kohore 2020–2024 është shoqëruar 4 (katër) herë për problematika të ndryshme.

Për periudhën kohore 08.10.2025 – 13.01.2026 është shoqëruar 5 (pesë) herë, në të cilat institucioni drejtohej përkatësisht: në datë 08.10.2025 – Drejtor Institucioni Ervis Dedej, në datë 24.10.2025 – Drejtor Institucioni Edmond Llabani (i komanduar), në datë 26.11.2025 – Drejtor Institucioni Indrit Cerloj, në datë 18.12.2025 – Drejtor Institucioni Indrit Cerloj, në datë 13.01.2026 – Drejtor Institucioni Indrit Cerloj.

Nga informacionet e përftuara në kohë nga SHKBP rezulton se shpeshtësia e shoqërimit për në spital të të burgosurve që kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe gjendje të mirë ekonomike dyshohet se kryhet për t’u mundësuar favore të ndryshme (kryesisht takime speciale) këtyre të burgosurve, kundrejt dhënies së ryshfetit drejtuesve të institucioneve dhe personelit përkatës.

Edhe në rastin e planifikimit për vizita në Spitalin Rajonal Durrës të të paraburgosurit Altin Ndoci, duke marrë në konsideratë rritjen e frekuencës së daljeve në një periudhë relativisht të shkurtër dhe duke e krahasuar me historikun e mëparshëm të daljeve të tij për në spital, ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto planifikime për vizita mjekësore për në spital përkojnë me periudhën tetor 2025 – janar 2026 dhe janë fiktive. Vlen për t’u përmendur se për mundësimin e vizitave në spitalet rajonale duhet të jetë dakordësia e gjithë personelit të angazhuar në këtë proces, duke përfshirë stafin e sektorit të shëndetësisë, sektorit të policisë dhe Drejtorin e institucionit.

Gjithashtu, nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se për daljet nga IEVP të të burgosurit Altin Ndoci që përkojnë me periudhën tetor 2025 – janar 2026, në asnjë rast nuk është pasqyruar në komunikatën e aktivitetit ditor të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe në asnjë rast nuk është informuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve”-thuhet ndër të tjera në dosje./TCH

Auditimi i KLSH zbulon 24 milionë euro probleme në buxhetin e shtetit –

By: 27
19 January 2026 at 15:31

Të paktën 2.4 miliardë lekë apo rreth 24 milionë euro ishte dëmi ekonomik dhe menaxhimi jo efektiv i parave publike që Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi gjatë auditimeve në 8 muajt të vitit të shkuar.

Publikimi i fundit i KLSH që përfshin periudhën janar-gusht vlerëson se gjatë periudhës Janar – Gusht 2025, janë dhënë 148 rekomandime mbi “gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 2.4 miliardë mijë lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 112.2 milionë lekë, menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 2.29 miliardë lekë”.

Sipas KLSH vlera e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik(1.2 mln euro) në buxhetin e shtetit, është konstatuar 57% në fushën e shpenzimeve dhe 43% në fushën e të ardhurave.

“Në fushën e shpenzimeve, peshën më të madhe (90%) e zënë shkeljet e konstatuara përgjatë procedurave të prokurimit dhe zbatimit të punimeve/kontratave në vlerën 57.4 milionë lekë (likuidime për punime të pakryera, mos llogaritje e kostove përfundimtare të shërbimit të projektimit, punime jo në përputhje me specifikimet teknike, etj).

Ndërsa në fushën e të ardhurave, peshën me të madhe (rreth 96% e totalit të të ardhurave) e zënë të ardhurat nga aktiviteti doganor, si pasojë e mos arkëtimit të detyrimeve doganore; pagesa detyrimesh doganore në import për të cilat nuk është vepruar në përputhje me kuadrin ligjor, vlerësime të gabuara të importeve dhe deklarimeve të artikujve, përjashtim i padrejtë nga pagimi i TVSH-së dhe trajtim i gabuar i shkeljeve doganore.

Gjithashtu problematika janë evidentuar në të ardhurat e munguara nga administrimi i pasurisë shtetërore dhe marrëdhëniet kontraktuale me palët e treta, në shumën prej 1.47 milionë lekë”, nënvizon KLSH.

Ndërkohë gjatë periudhës Janar – Gusht 2025,insitucioni suprem i auditit në vend ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 2.3 miliardë lekë nga të cilat: 1,76 mld lekë në fushën e të ardhurave (ose rreth 77% e totalit) kryesisht në të ardhurat e qeverisjes lokale për çështje që lidhen me detyrime për taksat dhe tarifat vendore (ose rreth 31% e totalit të të ardhurave), mos tarifimit/përllogaritjes së gabuar/mos aplikim të kamat vonesave për përdorimin e pronave të bashkisë nga subjektet private (ose rreth 32% e totalit të të ardhurave); dhe detyrime të pa arkëtuara për zjarre apo veprimtari të kundërligjshme si: prerje drurësh, gurë dekorativë etj., rreth 35% e totalit të të ardhurave. 523.5 milionë mijë lekë në fushën e shpenzimeve (ose rreth 23% e totalit) si rezultat i shkeljeve të konstatuara përgjatë procedurave të prokurimit dhe zbatimit të punimeve/kontratave në vlerën 253.9 milionë lekë, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve në vlerën 123 milionë lekë./Monitor

Avokati i Safet Bajrit tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO) –

By: 27
19 January 2026 at 15:15

Avokati i Safet Bajrit është shfaqur me karrocë marketi në ambientet e SPAK ditën e sotme dhe brenda saj ka vendosur fashikujt hetimorë në kuti.

Safet Bajri, sëbashku me Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon akuzohen nga SPAK për vrasjen e Fatbardh Licit, xhaxhai i Ibrahim Licit.

Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi.

Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit. Kurse Eria Ago akuzohej se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje.

Po transportonte ilegalisht 6 emigrantë nga Egjipti drejt vendeve të BE, arrestohet 31-vjeçari/ VIDEO –

By: 27
19 January 2026 at 15:09

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte emigrantë të huaj kundrejt pagesës, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtetet e Bashkimit Evropian.

31-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën e vjetër të Rinasit, duke transportuar me automjetin e tij 6 emigrantë nga Egjipti.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të një shtetasi që dyshohej se transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal, fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtete të BE-së, finalizuan fazën e tretë të operacionit “Relay”.

Gjatë operacionit u kap autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi K. G., 31 vjeç, banues në Kukës. Në automjetin që drejtonte ky shtetas, në rrugën e vjetër të Rinasit, ishin 6 emigrantë nga Egjipti. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Inteligjenca Artificiale, Ministria e Arsimit: Do të jetë pjesë e kurrikulës në shkolla

By: 27
19 January 2026 at 14:59

Për aq kohë sa përdorimi i inteligjencës artificiale nga të rinjtë është i pashmangshëm, sfida nuk është më ndalimi i saj, por edukimi për ta përdorur në mënyrën e duhur.

Ruajtja e etikës, zhvillimi i mendimit kritik dhe përdorimi i përgjegjshëm janë thelbësore për ta arritur këtë, dhe për këtë arsye Ministria e Arsimit ka vendosur të ndërhyjë përmes ndryshimit të kurrikulave shkollore.

Përmes planit të veprimit të Agjendës Digjitale për Arsimin 2025-2030, synohet nxitja e përdorimit të AI në institucionet arsimore për mësim të personalizuar.

Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa”, të cilët po ndjekin një projekt pilot për inteligjencën artificiale pas orarit zyrtar të mësimit, tregojnë se ky program u ka sjellë përfitime konkrete.

” Atëherë unë inteligjencën artificiale e përdor kryesisht për qëllime studimore. Ushtrimet zakonisht për shembull i bëj vetë edhe mund të përdor një inteligjencë artificiale për t’i korrigjuar, për të shikuar ku i kam bërë gabimin, jo t’i marrë të gatshme direkt.” tha Denis Prendi, nxënës i klasës 12.

“Pjesa e klubit inteligjencës artificiale më ka ndihmuar sepse na ka bërë që të njihemi më shumë me problemet, të zhvillojmë atë pjesën e zhvillimit të mendimit tonë, sepse normalisht të kodosh e programosh nuk është vetëm që të shkruash disa linja kodi, por është edhe të mendosh dhe të ndjekësh një algoritëm të caktuar” u shpreh Suar Lile, nxënës i klasës 10.

Disa prej nxënësve kanë arritur të krijojnë programe të ndryshme që mund t’u shërbejnë edhe bashkëmoshatarëve të tyre, si chatbote për lëndë shkollore apo aplikacione edukative.

“Në pjesëmarrje të shumta që unë kam pasur në aktivitete dhe në konkurse të ndryshme, unë kam krijuar disa platforma pra që më janë dhënë disa situata reale dhe ne kemi gjetur një zgjidhje. Nëpërmjet këtyre platformave ne synojmë që të sjellim një inovacion”, u shpreh Israjla Kërkuti, nxënëse e klasës 11.

Edhe për mësuesit, integrimi i teknologjisë së avancuar në kurrikula është i domosdoshëm.

“Ajo që është më e rëndësishme në këtë projekt është se gjatë gjithë kohës flitet për etikën, rolin që ka etika në çfarëdo lloj projekti ose në çfarëdolloj drejtimi që ne zgjedhim që të punojmë. Kështu që kjo është shumë e rëndësishme sepse i bën nxënësit të ndërgjegjësohen për të qenë korrekt me çdo gjë ose me çdo informim që ato marrin dhe që duan të zhvillojnë. Ashtu si kundër ka bërë dhe inteligjenca që ka dhënë zgjidhje, por çdo zgjidhje që ajo ka ofruar ka shfaqur problematika të cilat këtu mundohemi që t’i detajojmë në mënyrë të tillë që nxënësit të mos merren gjatë gjithë kohës duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale, por të jenë ata që e shfrytëzojnë inteligjencën artificiale”, tha Elena Sulo mësuese.

Në Planin e Veprimit e ministritë së arsimit parashikohet zhvillimi dhe zbatimi i udhëzimeve dhe rasteve praktike për përdorimin e AI së gjeneruese (GenAI),  ndërsa brenda pesë viteve lënda e TIK-ut të ndërthurë edhe njohuri mbi inteligjencën. Plani përfshin edhe trajnime të detyrueshme për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar në fushën e pedagogjisë digjitale./report.tv

The post Inteligjenca Artificiale, Ministria e Arsimit: Do të jetë pjesë e kurrikulës në shkolla appeared first on 27.

Në kërkim për vrasje, kapen në Gjirokastër dy vëllezërit Krusa –

By: 27
19 January 2026 at 14:45

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohen si të përfshirë në një vrasje me armë zjarri, të ndodhur në vitin 2018 në Dibër.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë Kelmend Krusa dhe Klodian Krusa, të cilët strehoheshin në Gjirokastër, aty ku u bë edhe arrestimi i tyre.

Gjatë kontrollit të banesave të tyre në Gjirokastër, policia sekuestroi:

  • 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pushkë),
  • 1 armë e ftohtë (thikë),
  • 3 krehëra dhe municion luftarak,
  • 1 maskë dhe 3 aparate celularë.
Armët e gjetura

Armët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur në vrasjen e vitit 2018 apo në ngjarje të tjera kriminale.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Nënkryetarja e Kuvendit ngre alarmin për dezinformimin në media, duhet përgjegjësi penale –

By: 27
19 January 2026 at 14:31

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, në fjalën e saj gjatë Konferencës së Kryetarëve, u ndal te shqetësimet që lidhen me përhapjen e dezinformimit dhe lajmeve të rreme në hapësirën publike.

Ajo theksoi se gjatë fundjavës është përhapur një lajm plotësisht i pavërtetë dhe i pambështetur në asnjë fakt, i cili ka vënë në shënjestër familjarë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Sipas Spahiut, pavarësisht se mediat që e publikuan këtë lajm u vunë në dijeni të së vërtetës, ato vijuan të përhapin shpifjet e hedhura nga Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

“Është e papranueshme ajo që ndodhi. Duhet të gjenden mekanizmat që raste të tilla të mos mbeten pa përgjegjësi dhe personat që orkestrojnë lajme të rreme të mbajnë përgjegjësi, qoftë edhe penale”, u shpreh Spahiu.

Ajo theksoi se lufta kundër dezinformimit është e domosdoshme për të mbrojtur integritetin e debatit publik dhe për të garantuar respektimin e standardeve etike në media dhe politikë.

Kjo situatë, theksoi ajo, është e papranueshme, ndaj është e rëndësishme që të ndërmerren mekanizma kundër këtij fenomeni.

“Në fundjavë ishim dëshmitarë të një lajmi plotësisht të pavërtetë dhe pa asnjë fakt te cilat vendosen në shënjestër familjare të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS. Mediat të cilat i servirën këto lajme edhe pse u vunë në dijeni të së vërtetës, vazhduan të përhapin shpifjet e hedhura nga Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

Është e paparanueshme ajo që ndodhi. Duhen gjetur mekanizmat që raste të tilla si ky të marrin përgjegjësitë qoftë edhe penale personat që orkestrojnë lajme të rreme të tilla”

Kosovë/ Kërkohet rinumërimi i plotë i votave pas ndryshimeve për kandidatët –

By: 27
19 January 2026 at 14:15

Koalicioni i organizatave që monitoron procesin zgjedhor në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) dhe shumica e partive të mëdha shqiptare në Kosovë kanë kërkuar rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pasi gjatë rinumërimit u konfirmuan dallime në votat për kandidatë për deputetë.

Pas evidentimit të mospërputhjeve të votave, më 19 janar Prokuroria e Shtetit është vënë në lëvizje, duke urdhëruar grumbullimin e provave për manipulime të mundshme zgjedhore.

DnV tha më 19 janar se pas konfirmimit të devijimeve masive në numërimin e votave për kandidatë në disa komuna, “shmangia nga vendimi për një rinumërim të plotë në nivel vendi po e thellon krizën e besimit në integritetin e procesit zgjedhor”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 13 janar nisi rinumërimin e 914 vendvotimeve, pasi një raport për verifikimin e votave të kandidatëve për 2 për qind të vendvotimeve, gjeti raste të mospërputhjeve të votave. KQZ-ja mblidhet pasditen e sotme dhe pritet të diskutojë për çështjen e rinumërimit.

DnV tha se devijimet që janë evidentuar në komunat ku është bërë rinumërimi i plotë, por edhe në komunat ku janë rinumëruar vetëm 10 për qind, tregon se “fenomeni nuk është i izoluar dhe se përmasa reale e shtrembërimit të votës së kandidatëve nuk mund të vlerësohet me siguri përmes rinumërimeve selektive”

“Në këtë kontekst, rinumërimi i pjesshëm, sado i zgjeruar, nuk garanton besueshmërinë e rezultatit përfundimtar. Vetëm një rinumërim i plotë i votave preferenciale në të gjitha komunat mund të sigurojë se vullneti i votuesve është reflektuar saktë dhe se nuk ka vendvotime të mbetura jashtë verifikimit, të cilat mund të ndikojnë në renditjen dhe mandatin e kandidatëve”, tha DnV-ja.

Për shkak të mospërputhjeve të votave, Prokuroria Themelore në Prizren një ditë më parë e autorizoi Policinë e Kosovës që të identifikojë fajtorët për mospërputhje gjatë procesit të numërimit të votave për kandidatë për deputetë.

Një ditë më vonë, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, u ka kërkuar kryeprokurorëve në të gjitha prokuroritë themelore, që në të gjitha komunat ku ka përfunduar procesi i rinumërimit “të fillojnë grumbullimin e informatave të nevojshme dhe të sigurojnë prova relevante, që vërtetojnë kryerjen e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin zgjedhor”.

DnV tha se gjetjet e deritanishme krijojnë bazë të mjafteushme që organet e drejtësisë të hetojnë për këtë çështje në nivel vendi, duke kërkuar që hetimi të mos përfshijë vetëm komisionerët.

“Edhe kandidatët që rezultojnë përfitues nga këto mospërputhje dhe manipulime duhet të jenë pjesë e hetimeve, në mënyrë që të sqarohet nëse ka pasur nxitje, koordinim apo përfshirje direkte apo indirekte në manipulimin e votës”, tha DnV.

Partitë kërkojnë rinumërim të plotë

Rinumërim të plotë të votave kanë kërkuar edhe partitë parlamentare. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i cilësoi “tepër shqetësuese” mospërputhjet e zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave.

“Në këto rrethana të krijuara, si kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë”, shkroi ai në Facebook, duke shtuar se institucionet përgjegjëse duhet të veprojnë për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.

Kërkesë të ngjashme ka pasur edhe udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Për të hequr çdo dyshim, KQZ duhet të sigurojë rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet. Le të inkurajohen ata që kanë vlerësuar mirë, të zbulohen ata që kanë vjedhë. Vota nuk tjetërsohet. Vota mbrohet”, është shprehur ai.

Ndërkaq, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se rinumërimi i pjesshëm nxori në pah një “skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit”.

“Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve”, është shprehur ai.

Ndryshim të votave te kandidatët për deputetë nuk ka pasur vetëm te partitë shqiptare, por edhe te ajo joshumicë.

KQZ-ja përfundoi numërimin e të gjitha votave, përfshirë ato nga diaspora, më 9 janar.

Gjatë procesit të numërimit, në qendrat komunale të numërimit, çdo fletëvotim kalon përmes disa kontrolleve: lexohet me zë të lartë nga një numërues, shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i tretë e verifikon fletën.

Megjithatë, manipulimi thuhet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Kur një fletëvotim i takon një partie, ai përmban edhe vota për disa kandidatë. Numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër.

Kështu, sistemi regjistron votë për kandidatin e gabuar, edhe pse fletëvotimi real tregon diçka tjetër. Numri i votave për parti nuk ndryshon, vetëm ndryshon numri i votave për kandidatë brenda të njëjtës parti.

Manipulimi i votave në Kosovë është vepër penale. Megjithatë, së voni organizata joqeveritare ÇOHU publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90 për qind e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba./REL

Vjehrra rreh dhëndrin, arrestohet nga policia 52-vjeçarja –

By: 27
19 January 2026 at 13:59

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lushnjë ku një 52-vjeçare me banim në Tiranë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj dhëndrit të saj.

Në pranga ka rënë 52-vjeçarja L.SH., banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës pas një konflikti.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen L. Sh., 52 vjeçe, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj.

Sipas Policisë, 52-vjeçarja është konfliktuar  dhe më pas ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortit të vajzës, duke shkaktuar shqetësim dhe rrezik për sigurinë e tij. Veprimi i saj u ndërpre nga punonjësit e Policisë, të cilët ndërhynë për të parandaluar përkeqësimin e situatës.”– njofton policia.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Shiste kanabis në Fier dhe Patos, arrestohet 49-vjeçari –

By: 27
19 January 2026 at 13:45

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas Policisë, 49-vjeçari, H. M., është kapur brenda një lokali në Patos, me doza kanabisi gati për shitje.

“U vu në pranga shtetasi H. M., 49 vjeç, banues në Patos, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi, në një lokal në Patos. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis që ai e posedonte me qëllim shitjen në doza. Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Smart City është projekt korruptiv me çmime deri 30 herë më të larta –

By: 27
19 January 2026 at 13:31

Nga selia blu, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se “Smart City” është projekt korruptiv me çmime deri 30 herë më të larta.

Por ky projekt, i cili është i tëri vendosje e Shqipërisë, qytetarëve të saj në kontroll total, është njëkohësisht një projekt fund e krye korruptiv.

Çmimet e ofruara për realizimin e këtij projekti janë nga 10 gjer në 30-fishin e çmimeve për këto aparatura në treg.

Kështu, në qoftë se kamera e trupit të policit kushton në këtë projekt 15.700 euro, ajo blihet kudo me 1000- 1500 euro.

Në rast se kamera e rrugës kushton 52 mijë euro, kjo kamerë blihet lirshëm me 2 mijë euro. Pra është 25 herë më e shtrenjtë se sa gjendet në treg.

Kostot e projektit në tërësi rezultojnë, krahasuar me zbatimin e tyre në vendet e tjera, në proporcion të paktën 10-12 herë më të larta.

Kështu në Bengalore të Indisë ky projekt ka kushtuar 67 milionë dollarë për një popullsi 8 milionë banorë, mbi katërfishin e popullsisë së Shqipërisë.

Pra, i bie rreth 15 herë më shtrenjtë projekti në Shsqipëri, po të kemi parasysh se këtu as 2 milionë banorë nuk janë dhe projekti kushton 157 milionë euro.

Edhe këtu dora e zezë e kunatit famëzi me prestanome është e sigurt.

Imagjinoni pra vjedhjet 15-fishi i kostos të një qyteti të famshëm në Indi.

Dënoj me forcën më të madhe një projekt të tillë si një vjedhje të përmasave të papërmbajtura, si një dhunim dhe cenim i madh i sigurisë kombëtare të shqiptarëve, i privacisë së tyre.

Ata tani nuk mund të shkojnë më tek njëri-tjetrit pa syrin e Ciklopit mbrapa dhe ky është Edi Rama.

Sigurisht që PD do e ngrejë më forcën më të madhe këtë çështje edhe në institucionet ndërkombëtare pasi përbën një shkelje fondamentale të të drejtave të njeriut.

Erjon Veliaj mbetet në burg, shtyhet sërish seanca ndaj tij –

By: 27
19 January 2026 at 13:15

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokates kryesisht të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Valentina Teodoresku, e cila ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet ndaj tij.

Po ashtu, GjKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e Teodoreskut për t’u takuar me Veliajn në burgun e Durrësit, ku ai qëndron në ambientet e paraburgimit që prej shkurtit të vitit të kaluar.

bëhet me dije se në seancën e sotme paraprake në GjKKO, ka qenë i pranishëm edhe vetë Veliaj.

Opozita nuk mund të bllokojë reformat, ne do të vijojmë edhe pa ju –

By: 27
19 January 2026 at 12:59

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj opozitës gjatë Konferencës së Kryetarëve, duke i bërë thirrje që të ndalë retorikën e revolucioneve dhe të mos përgatisë alibi për humbje të radhës.“Mos humbisni kohë kot me thirrje dhe përbetime revolucionesh që nuk kanë për të ndodhur. Mos humbisni kohë as me shtrimin e tapetit të alibisë për humbjen e radhës”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për një Kod të ri Zgjedhor, një ndarje administrative-territoriale funksionale dhe reforma të tjera të nevojshme, por paralajmëroi se procesi nuk mund të bllokohet.“Ju nuk mund të bllokoni reformat. Kemi bërë një marrëveshje për ngritjen e komisioneve dhe nëse sot tërhiqeni, kjo është shkelje e njëanshme e marrëveshjes. Ne do të detyrohemi të vazhdojmë punën edhe pa ju”, deklaroi ai.

Balla nënvizoi se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODIHR, duke vënë theks të veçantë te depolitizimi i administratës zgjedhore.

“Duhet të marrë fund kjo qasje e papranueshme për një vend anëtar të BE-së: partitë votohen, partitë numërojnë”, tha Balla.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për përshpejtimin e nxjerrjes së rezultatit zgjedhor, duke ngritur si alternativë edhe numërimin e votave në qendrat e votimit, për t’i dhënë fund netëve të gjata të numërimit në palestra dhe pallate sporti.

Sipas Ballës, koha nuk pret më as për zgjedhjet vendore të vitit 2027, ndaj ndryshimet në administrimin zgjedhor janë të domosdoshme.

Ministri kujtoi se reforma në Kodin Zgjedhor kërkon të paktën 84 vota në Kuvend, por shtoi se mazhoranca ka ambicien për një reformë edhe më të thellë. “Ne kemi bërë publike ambicien për të zvogëluar numrin e deputetëve në të paktën 100 ose 101 deputetë”, u shpreh ai.

Duke iu përgjigjur pretendimeve të opozitës për mungesë të së drejtës së fjalës, Balla solli në vëmendje të dhëna nga sesioni i kaluar parlamentar.“Opozita ka pasur 48 orë diskutime, ndërsa shumica bashkë me Qeverinë vetëm 40 orë në seancë plenare”, theksoi Balla, duke e cilësuar këtë si një indikator domethënës të hapësirës së dhënë për debat.

Deklaratat e Ballës vijnë në një moment tensioni politik, ndërsa reforma zgjedhore dhe funksionimi i komisioneve parlamentare mbeten në qendër të debatit mes mazhorancës dhe opozitës.

40 të huaj me precedentë penalë rikthehen nga Shqipëria në Itali si “pako me defekt” –

By: 27
19 January 2026 at 12:45

Është një shuplakë në fytyrë për mbarë Italinë. Dyzet të huaj, të përzgjedhur për t’u transferuar në qendrën e ndalimit në Shqipëri, janë “kthyer mbrapsht” si pako me defekt. Pse? E thjeshtë.

Sepse në Itali vepron një kombinim i fuqishëm i tre faktorëve: prirja e shumë magjistratëve për të politizuar vendimet e tyre, ngërçi normativ dhe procedural, si dhe presioni i një pjese politike (e majta) që e trajton emigracionin e paligjshëm në kundërshtim të hapur me interesin kombëtar.

Sot kjo gazetë jua rrëfen këtë histori. Dhe jua rrëfen hap pas hapi se çfarë lloj “zotërinjsh” na bie të mbajmë në shtëpinë tonë. Ata vijnë nga CPR-të e Torinos (2), Romës (4), Milanos (6), Gorizias (3), Caltanissetta-s (4), Palazzo San Gervasio (6), Barit (9) dhe Brindisit (6). Kombësitë? Një identikit alarmi të kuq: 13 marokenë, 8 pakistanezë, 6 algjerianë, 6 bengalezë, 4 tunizianë, plus një nigerian, një moldav dhe një gjeorgjian.

Nisim nga Torino, ku CPR-ja ka “rikthyer” dy bomba me sahat. I pari është M.A., algjerian: recidivist sipas manualit. Vjedhje, grabitje, mbajtje e paligjshme armësh, plagosje. Dhe nuk mbaron me kaq: arrestime të shumta dhe identitete të rreme, sikur ndërrimi i emrit të ishte lojë. Krahas tij, M.H., pakistanez: krime të dhunshme njëra pas tjetrës, keqtrajtime dhe plagosje ndaj ish-partneres, kërcënime me vdekje, rrahje, drogë. Një përbindësh shtëpiak që e kthen jetën e të tjerëve në makth.

Kalojmë në Milano, ku rastet janë gjashtë. M.J., pakistanez, është një makth i gjallë: i dënuar për posedim materiali pornografik, pornografi me të mitur, joshje të të miturve, dhunë seksuale të rënduar dhe pornografi virtuale. Kjo nuk është “mikrokriminalitet”: është një kërcënim për fëmijët tanë, një bombë shoqërore që duhet çaktivizuar menjëherë. Pastaj është M.A., bengalez i vitit 2004: i ri, por tashmë i kalbur. Mbajtje armësh ose sendesh të rrezikshme, akte të turpshme pranë të miturve, vjedhje e rënduar, dhunë seksuale. Një grabitqar në formim që ndot rrugët. Dhe S.B., tunizian: kërcënime, përndjekje, grabitje e papërshtatshme, armë.

Nga Caltanissetta vjen S.A., bengalez: dhunë në familje, plagosje të rënda, arratisje. Një i arratisur që rreh në shtëpinë e vet dhe ne e mbajmë këtu? Turp. Bari, me nëntë raste, është një katalog tmerri. H.S., tunizian: dënime për plagosje, shkelje vulash, armë; precedentë për grabitje, pranime mallrash të vjedhura, drogë; madje nën hetim për tentativë vrasjeje ndaj vëllait. Pastaj M.T., maroken: drogë me shumicë, plus akuza shumë të rënda – plagosje, dhunë seksuale, rrëmbim personi, dhunë private, kërcënime. Dhe J.I., pakistanez nga Brindisi: vjedhje, grabitje, tentativë zhvatjeje.

Brindisi ka gjashtë nga këto “dhurata të helmuara”, mes tyre B.A., maroken: dhunë seksuale brenda familjes ndaj bashkëshortes, përndjekje (stalking), shkelje e urdhrit të largimit, vjedhje, grabitje. Jo “brishtësi njerëzore”: grabitje e pastër që shkatërron jetë.

Në Palazzo San Gervasio, edhe gjashtë raste të tjera rrëqethëse. H.A., maroken: plagosje të rënda, hyrje e paligjshme, rrahje, dëmtim prone, vjedhje. F.K., algjerian: trafik i përsëritur droge, plagosje, mbajtje armësh, rezistencë, kërcënime. Një trafikant i armatosur që sfidon shtetin. Lista vazhdon me trafik narkotikësh, grabitje banesash, pranime mallrash të vjedhura, rezistencë ndaj forcave të rendit, dokumente false, shkelje të urdhrit të Prefektit të Policisë.

Roma, nga CPR-ja e Ponte Galeria-s, nuk mbetet pas me katër profile makthi. I.A., pakistanez: i denoncuar për dhunë seksuale dhe akte të turpshme pranë të miturve, plus fyerje dhe shkelje të rregullave të emigracionit. Një pervers që kërcënon fëmijërinë. W.Y., algjerian: dënime të shumta për trafik droge. V.S., moldav: drogë, përndjekje, dokumente false. Gorizia kontribuon me tre raste, mes tyre L.R., algjerian: mbi 20 dënime, krime kundër pasurisë, rrezikshmëri shoqërore e certifikuar. Jo “për t’u shoqëruar”: për t’u dëbuar menjëherë. Dhe nga pjesa tjetër e listës, T.M., nigerian nga Bari: pastrim parash, drogë, mashtrim, plagosje, pranime mallrash të vjedhura, dëmtim prone.

Sigurisht, disa kanë “vetëm” precedentë më të lehtë: qëndrim i parregullt, shkelje burokratike. Por tabloja e përgjithshme është tronditëse: një lumë krimesh të dhunshme, seksuale, grabitqare. Armë, grabitje, përdhunime, pornografi me të mitur, përndjekje, dhunë në familje, drogë.

Mjaft hipokrizi, mjaft justifikime. Nxjerrja jashtë Italisë e kësaj llumi është gjë e drejtë dhe e domosdoshme. Kundërshtimi i përdorimit të plotë të qendrave në Shqipëri do të thotë t’i duash të keqen Italisë./ IL TEMPO

Nis sot Forumi Ekonomik Botëror, elita politike mblidhet në Davos –

By: 27
19 January 2026 at 12:31

Elita politike dhe ekonomike e botës do të mblidhet sot në resortin e sporteve dimërore zvicerane të Davos për Forumin vjetor Ekonomik Botëror.

Takimi i 56-të i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) do të mbahet nga sot deri më 23 janar në Davos nën sloganin “Fryma e dialogut” dhe do të bashkojë liderë botërorë nga politika, biznesi, shoqëria civile dhe komuniteti akademik, me qëllim që t’u përgjigjet sfidave kryesore globale përmes dialogut dhe të përcaktojë prioritetet për periudhën e ardhshme.

Midis 3,000 pjesëmarrësve nga 130 vende që priten në resortin alpin këtë vit, do të ketë pothuajse 400 zyrtarë të lartë politikë, përfshirë rreth 65 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe 850 drejtorë ekzekutivë dhe presidentë të kompanive kryesore në botë. Megjithatë të gjithë sytë do të jenë tek një i ftuar: Presidenti amerikan Donald Trump , i cili thuhet se do të marrë pjesë me një delegacion të madh, përfshirë Sekretarin e Thesarit Scott Bessent dhe Steve Ëitkoff, të dërguarin special në Lindjen e Mesme.

Në Davos, sesionet mbi gjeopolitikën dhe rritjen ekonomike do të shqyrtojnë se si mund të ripërtërihet bashkëpunimi global mes normave të kontestuara, aleancave të tensionuara dhe besimit në rënie. Diskutimet do të eksplorojnë modele të reja bashkëpunimi, ndërsa supozimet e vjetra rreth sigurisë, sovranitetit dhe integrimit global po sfidohen gjithnjë e më shumë.

Udhëheqësit do të përqendrohen në qasje praktike, të orientuara drejt zgjidhjeve, për menaxhimin e rrezikut gjeopolitik dhe pasigurisë ekonomike, forcimin e qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë, si dhe mundësimin e rritjes gjithëpërfshirëse. Një përparësi kyçe do të jetë miratimi i përgjegjshëm i teknologjive transformuese, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale gjeneruese.

Dimensioni njerëzor i ndryshimit do të jetë gjithashtu në qendër të axhendës. Ndërsa teknologjia riformëson industritë dhe punën, bisedat do të nxjerrin në pah investimet në njerëz, nga ndërtimi i fuqisë punëtore elastike dhe mbështetja e tranzicionit të aftësive deri te përmirësimi i mirëqenies së përgjithshme. Krahas kësaj, udhëheqësit do të vlerësojnë rrugët drejt rritjes brenda kufijve planetarë, duke avancuar energjinë, natyrën dhe sistemet ujore të sigurta dhe të qëndrueshme.

Seanca ndaj Leonard Dukës, SPAK kërkon 32 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos. Nëna kërkon dënim me vdekje –

By: 27
19 January 2026 at 12:25

Në Gjykatën e Posaçme u mbajt këtë të hënë seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës për të cilin SPAK ka kërkuar dënimin me 32 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos.

Për të dhënë dëshmi u paraqit e ëma e viktimës , e cila kërkoi dënimin maksimal për autorin.

Ndërsa avokatja e Dukës, Melina Gjeta u shpreh se konkluzionet e SPAK-ut nuk janë të bazuara në provë dhe ligj.

Ndwrkaq u vendos qw mw 21 janar, ora 11:45 do jepet dhe vendimi nga GJKKO-ja.

DEBATET NË SALLËN E GJYQIT

E ëma e Santiago Malkos: Të dënohet me vdekje!

Avojatja Melina Gjeta: Konkluzionet e SPAK nuk janë të bazuara në provë dhe ligj. S’ka asnjë provë, por vetëm deduksione të krijuara nga një proces hetimor jo i plotë dhe i paragjykuar, më shumë të bazuara në histori të raportuara në media. Dëshmitari Blendi Teta, ka deklaruar para gjykatës që është kërcënuar dhe vënë në presion nga Polici e Shtetit dhe Ervis Martini dhe këto janë shkelje të rënda të ligjit. Dëshmia nuk i shërben me të vërtetës, por fabrikim të provës. Dëshmia e Tetës i cili pretendon në Gjykatë se e ka dhënë në presion nga Ervis Martini, nuk mund të përdoret nga Prokurori në konkluzione përfundimtare. Dëshmia e Blendi Tetës konfirmohet edhe nga ajo e Ilir Selmanit, të bashkëpandehurit tjetër. Duke i bërë ato të besueshme. Edhe Selmani ka thënë para kësaj gjykate se janë dhënë 500 mijë euro për të fundosur vëllezërit Duka. Prokuroria thotë se shkak për vrasjen është bërë hakmarrja për dy plagosje që dyshohet se ka kryer viktima Santiago Malko, por ato ngjarje janë ende pa autor dhe hetuesit i kanë pezulluar procedimet pasi nuk kanë gjetur autorët. Si mundet prokurori të përcaktoj autorin e atyre ngjarjeve, ndërkohë që personat kompetent qe i kanë hetuar nuk i kanë identifikuar. Transkriptet e Sky nuk janë prova të ligjshme dhe rezultatet e nxjerra nga to janë të paligjshme sipas legjislacionit shqiptar. Ato hyjnë në cenimin e lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës. Përgjimi i autoriteteve franceze përbën përgjim masiv, s’ka qenë i orientuar. Identifikimi i bërë nga opgj të kodeve, ka qenë amator dhe jo i besueshëm, pasi nuk është ndjekur procedura standarde. Vetë Leonard Duka ka deklaruar para gjykatës se ai nuk ka pasur në përdorim aplikacionin Sky.

Leonard Duka: Deklaroj që jam i pafajshëm dhe Prokurori nuk ka asnjë fakt kundër meje. Kjo është e montuar nga policia që të më dëmtojnë mua. Kam besim te drejtësia.

E ëma e Santiago Malkos: Leonard Duka më ka vrarë djalin. Më solli Erlis Dukën dhe Ilir Selmanin dhe me tha që skam gjë me Santin, por doli e më vrau djalin në mes të rrugës. Unë nuk dua dënim të përjetshëm, dua dënim me vdekje për këtë.

Aksident në aksin Vlorë-Orikum, plagoset shoferja dhe një 16-vjeçar –

By: 27
19 January 2026 at 12:15

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë–Orikum. Drejtuesja e automjetit tip Benz, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë shoferja dhe pasagjeri, rreth 16 vjeç.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

❌
❌