Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 January 2026Main stream

Detaje nga aksidenti në Klos/ I dehur në timon, ra në përrua dhe iku duke lënë shokun në mëshirë të ujit, policia nis kërkimet –

By: 27
10 January 2026 at 09:46

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Klosit pasi dyshohet se ka rënë me automjetin që drejtonte në përroin e fshatit Dars, është larguar nga vendngjarja dhe nuk i ka dhënë ndihmë pasagjerit që ndodhej në mjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në afërsi të urës së fshatit Dars, njësia administrative Klos, ku një automjet tip “Audi” me targa angleze ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e fshatit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet. Sipas Policisë, ai dyshohet se është larguar pas aksidentit, pa njoftuar autoritetet dhe pa ndihmuar pasagjerin.

Nga hetimet paraprake dyshohet se në automjet ndodhej edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues në Fullqet, i cili mendohet se është marrë nga rrjedha e përroit. Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë nga polumbarët e RENEA-s, Policia dhe shërbimi zjarrfikës.

24-vjeçari i arrestuar iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Përmbytjet në Miliskajë të Krujës, banorët flenë në qiell të hapur prej 4 ditësh –

By: 27
10 January 2026 at 09:36

Reshjet e denduara të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje masive në fshatin Miliskajë të Krujës, ku disa familje kanë mbetur në qiell të hapur prej katër ditësh.

Shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga uji dhe banorët thonë se nuk kanë ku të shkojnë, pasi i kanë të gjitha në fshat, nga bagëtitë te prodhimet bujqësore.

Në terren, banorët tregojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga institucionet lokale apo qendrore dhe se ndihen të braktisur në një situatë të rëndë.

Ato thonë se ndihma e vetme e marrë deri më tani ka qenë dy pako oriz dhe dy pako makarona, të pamjaftueshme për familjet që kanë mbetur jashtë.

Jemi përmbytur, ka 4 ditë. Këtu nuk ka ardhur as shteti, as komuna, as bashkia. I kanë frikësuar njerëzit, unë nuk kam lidhje me askënd. Jemi fermerë, kemi bagëti, jemi në hall dhe nuk ka asnjë ndihmë. Edhe media ka pasur frikë të vijë. Ju faleminderit që erdhët. Është përmbytur edhe gjëja e gjallë”, tha një banor për mediat.

Ja akset që duhet kujdes! –

By: 27
10 January 2026 at 09:24

Situata e akseve rrugore e pasqyruar nga ARRSH: Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në trup të rrugës!

Reshje dëbore ka pasur në zonën veriore, në lartësi mbi 1100 m, konkretisht në akset: Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Krrabë-Elbasan, Qafë Mali-Fierzë!

Akset që kanë pasur probleme:

Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës.

Valare-Erind-Çajup (km 7+600): rrëshqitje aktive, aksi i bllokuar në këtë vend po punohet për hapjen.

Korçë-Dardhë (km 9+00): shkarje anësore e trupit të rrugës, situata po monitorohet.

Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit): shkarje masive aktive, zgjerim i çarjes rreth 10 cm.

Librazhd-Qafë Thanë: rrëshqitje dherash, pastrimi në proces.

Skuraj-Peshkopi: rënie gurësh dhe inertesh, pastrim nga grupet e punës.

Dushaj-Lekbibaj: rënie masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit, qarkullimi vijon me kujdes.

Shkalla e Zezë (Gjirokastër): rrugë njëkalimshme, kërkohet vëmendje e shtuar.

Llogara: ka mjegull të dendur.

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve rrugore.

Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore

Moti i keq në Mirditë/ Fan i Vogël dhe Zmeja dalin nga shtrati –

By: 27
10 January 2026 at 09:22

Reshjet e shumta të shiut të orëve të fundit kanë krijuar situata problematike në disa zona të Bashkisë Mirditë.

Prurjet e larta të lumit Fan i Vogël kanë shkaktuar gërryerje të tokës, duke dëmtuar rreth 1 hektar sipërfaqe bujqësore në fshatin Kodër Rrëshen dhe duke prekur linjën elektrike të zonës.

Shtyllat u zhvendosën dhe energjia elektrike është rivënë në funksion, por rreziku mbetet i lartë pasi rrjedha vazhdon të kërcënojë edhe rrugën kryesore të fshatit.

Probleme të ngjashme janë regjistruar edhe pranë fshatit Tarazh, ku gërryerja e shkaktuar nga lumi Zmeja ka nxjerrë mbi tokë tubacionin kryesor të ujësjellësit, duke vënë në rrezik edhe rrugën nacionale Rrëshen–Burrel.

Ekonomia shqiptare pa motorë rritjeje, Industria bie, bujqësia po tkurret –

By: 27
10 January 2026 at 09:18

“Funksioni i vetëm i parashikimeve ekonomike është ta bëjë astrologjinë të duket më e respektueshme”, thoshte ekonomisti i njohur amerikan John Kenneth Galbraith.

Shqipëria hyri vitet e fundit në një moment relativisht të favorshëm ekonomik, e shtyrë nga bumi i fortë turistik që nxiti rritje të shpejtë, hyrje valutore dhe pritshmëri të larta nga shumë aktorë në treg.

Ky impuls, në vend që të shfrytëzohej për të ndërtuar një zinxhir më të gjerë zhvillimi ekonomik, u konsumua në masë të madhe pa krijuar baza të forta për prodhimin vendas, agroindustrinë dhe rritjen e produktivitetit, teksa eksportet po vuajnë gjithnjë e më shumë humbjen e pritshme të avantazhit të krahut të lirë të fuqisë punëtore.

Një pjesë e madhe e kapitaleve të lira u orientua drejt ndërtimit dhe projekteve imobiliare, veçanërisht kullave dhe zhvillimeve urbane me kthime të shpejta, ndërsa investimet në sektorë me vlerë të shtuar më të lartë mbetën të kufizuara.

Në të njëjtën kohë, zhvillimet e fundit po nxjerrin në pah raste të shpenzimeve joefikase dhe keqpërdorimeve të fondeve publike, duke minuar besimin e biznesit dhe individëve, që ende hasen me probleme infrastrukture, që duhet të ishin zgjidhur me kohë, si mungesa e ujit, trafiku, apo ritmet e ngadalta të përgjigjes së shtetit ndaj nevojave për zhvillim të sipërmarrjeve.

Në këtë klimë, 2026 ka hyrë jo si një vit me pritshmëri optimiste, por si një periudhë që pritet me skepticizëm, nëse ekonomia shqiptare nuk arrin të kalojë nga rritja e nxitur nga ciklet e rastësishme në një model më të qëndrueshëm zhvillimi.

Tkurrja e popullsisë dhe emigracioni i pandalshëm janë kthyer vitet e fundit në një kërcënim real që nuk duket se mund të fillojë të marrë zgjidhje në këtë ambient pesimist.

Përtej shifrave optimiste për një rritje prej rreth 3.5% në vitin 2026, në nivele të ngjashme me 2025-n, edhe institucionet ndërkombëtare paralajmërojnë për domosdoshmërinë e një zhvillimi të qëndrueshëm.

“Rritja ekonomike mbetet e përqendruar në disa sektorë me vlerë të ulët, duke e bërë ekonominë të ndjeshme ndaj goditjeve, ndërkohë që bujqësia dhe degë të industrisë kanë ardhur duke u dobësuar.

Më konkretisht, tkurrja e popullsisë dhe emigracioni po çojnë në shtrëngim të ofertës së fuqisë punëtore, ku popullsia në moshë pune parashikohet të tkurret me rreth 22% midis viteve 2024 dhe 2050, duke e bërë të domosdoshëm zbatimin e reformave që synojnë rritjen e pjesëmarrjes dhe aftësive në tregun e punës, në mënyrë që rritja ekonomike të jetë më rezistente ndaj goditjeve dhe me përfitime të shpërndara në të gjithë ekonominë”, thotë Massimiliano Paolucci, Menaxher i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë.

“Pa reforma vendimtare për të ndërtuar një ekonomi dinamike, produktive dhe të bazuar tek aftësitë, vendi rrezikon të përballet me emigrim të vazhdueshëm, teksa punonjësit e talentuar kërkojnë mundësi më të mira diku tjetër në Europë”, thotë Anke Weber, shefe e misionit të FMN-së.

Ajo shton se “emigrimi, që ka gjasa të përshpejtohet me anëtarësimin në BE, rrezikon të thellojë më tej mungesat në tregun e punës.

Një anketë e fundit tregon se një në dhjetë shqiptarë planifikon të emigrojë në 12 muajt e ardhshëm, ndërsa një në pesë mund ta bëjë këtë gjatë dekadës në vijim”.

“Kufizimet e tregut të punës janë një kërcënim real për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë. Emigrimi i vazhdueshëm dhe mungesa e aftësive mund të kufizojnë produktivitetin dhe potencialin e rritjes afatgjatë”, pohon Alessandro De Concini, përfaqësues i Bankës Europiane të Investimeve (BEI) në Shqipëri, që së fundmi ka hapur zyrë përfaqësimi në Tiranë.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) pret që rritja ekonomike e moderuar të vijojë në afatin e shkurtër, megjithëse rreziqet mbeten të pranishme.

Rritja e PBB-së pritet të arrijë në 3.5% në vitin 2026, me presione në kahun negativ që vijnë nga kërkesa e dobët në Eurozonë dhe nga përkeqësimi i konkurrueshmërisë së jashtme, si pasojë e rritjes së pagave dhe forcimit të Lekut.

“Në afatin e shkurtër, turizmi, ndërtimi dhe konsumi privat pritet të mbeten motorët kryesorë të rritjes. Megjithatë, mbështetja e vazhdueshme në këta sektorë e rrit ekspozimin e ekonomisë ndaj goditjeve të jashtme.

Nëse ky model vazhdon, Shqipëria rrezikon të përballet me brishtësi më të lartë ekonomike dhe me mungesë diversifikimi të burimeve të rritjes”, thotë Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri.

Ashtu siç treguan ditt e fundit, ndryshimet klimaterike po bëhen një tjetër faktor i paparshikueshëm, me efekte negative në ekonomi, të cilave nuk po u kushtohet vëmendja e duhur, pavarësisht paralajmërimeve se Shqipëria është një nga vendet më të prekura, sidomos për përmbytjet. Vetëm së fundmi, Shqipëria ka hartuar një plan për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike për periudhën 2026–2030, me një kosto prej rreth 9.8 miliardë dollarësh, nga të cilat buxheti i shtetit mbulon vetëm rreth 7% dhe pjesa tjetër parashikohet të sigurohet me obligacione të gjelbra. “Rreziku klimatik është i madh: vlerësohet se përmbytjet, zjarret dhe rrëshqitjet e tokës mund të kushtojnë deri në 7% të PBB-së deri në mesin e shekullit”, thotë Alessandro De Concini, përfaqësues i BEI-t në Shqipëri

Nga do të vijë rritja në vitin 2026

Në 2024-n dhe në 9-mujorin 2025, shteti ka qenë realisht shpëtimtari i ekonomisë. Politika për rritjen e pagave në administratën publike ka qenë faktori kryesor që ka nxitur Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa ekonomia reale ka qenë praktikisht në stanjacion.

Nga rreth 3.6% që është rritja mesatare për 9-mujorin, “Administrimi publik, shëndetësia, arsimi” kanë ndikuar në 52% të kësaj ecurie dhe 27% erdhi nga taksat neto (pesha që ka shteti në PBB përmes taksimit të konsumit dhe prodhimit), sipas të dhënave të INSTAT.

Sektorët e ekonomisë reale kontribuuan së bashku me vetëm 21%, niveli më i ulët në historinë e tranzicionit, përveç viteve të krizave të piramidave në 1997-n dhe pandemisë në 2020-n.

Për krahasim, në vitin 2023 sipërmarrja private kontribuoi në 96% të rritjes dhe në 2024, me 49%.

 

Burimi: INSTAT

 

Nga 3.6% që u rrit ekonomia për 9-mujorin, sektorët realë (përjashtuar administratën publike dhe taksat neto) u zgjeruan minimalisht me 0.8%.

Ndërtimi dhe turizmi, dy sektorët që kishin mbajtur gjallë ekonominë vitet e fundit në 2025-n shënuan rritje minimale, ndërsa bujqësia e industria janë në vitin e tretë të recesionit.

Të gjithë aktorët e tregut, të intervistuar nga “Monitor”, nuk presin ndonjë zhvillim domethënës në vitin 2026.

Ndërtimi duket se po arrin maturimin, turizmi parashikohet në të njëjtat nivele, konsumi i brendshëm mbetet i dobët nga emigracioni e rritja e shpejtë e çmimeve, ndërsa rritja e kostove po penalizon si industrinë ashtu dhe bujqësinë.

Në vitin 2026, pritet të përfundojë dhe efekti në ekonomi i rritjes së shpejtë të pagave në administratën publike. Paga mesatare në administratën publike për 9-mujorin 2025 arriti në 99 mijë lekë, me një rritje prej gati 12% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Një zhvillim i tillë ka karakter të përkohshëm, pasi lidhet me korrigjimin e fundit të niveleve të pagave në sektorin publik dhe pritet që ndikimi i tij të zbehet me kalimin e kohës”, thotë znj. Solovova e BERZH.

Ndaj në vitin 2026, fati i ekonomisë do të kthehet sërish në dorë të sektorëve realë. Po si pritet ecuria e tyre?!

 

Burimi: INSTAT

 

“Tregtia, transporti, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” dhe zbehja e shkëlqimit të turizmit

“Tregtia, transporti, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” është tashmë sektori më i madh në ekonomi në 2024, me gati 19% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB) duke ia kaluar dy vitet e fundit bujqësisë, që deri tani dominonte në strukturën ekonomike.

Turizmi dhe rritja e pagave kanë dhënë ndikim pozitiv në këtë sektor vitet e fundit, duke neutralizuar disi efektin negativ që ka pasur në konsum tkurrja e popullsisë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, në 9-mujorin 2025, ritmet e rritjes së këtij sektori u ngadalësuan ndjeshëm, me një zgjerim prej vetëm 2.7%, përkundrejt 6.1% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Operatorët turistikë ankohen që turistët përgjithësisht shpenzojnë pak dhe kjo është normale, pasi Shqipëria u marketua si një vend i lirë dhe ata që vijnë nuk priren të kenë buxhete të larta.

Edhe rritja e vazhdueshme e çmimeve po ndikon në zgjedhjet e konsumatorëve dhe aftësinë blerëse, krahas presionit të emigracionit.

Hyrja e operatorëve me kosto të ulët ka shtuar udhëtimet jashtë vendit, sidomos në fundjava e ditët e zgjatura të pushimit, duke bërë që një pjesë e popullsisë me aftësi paguese të shpenzojë më shumë jashtë vendit e të ulë konsumin e brendshëm.

Shkëlqimi i turizmit, që e ktheu vendin në një destinacion të preferuar vitet e fundit, duket se po zbehet. Krahas rritjes së çmimeve, sidomos në Jug të vendit, duke zhbërë një avantazh të madh konkurrues, turistët e organizuar po shfaqin pakënaqësi për infrastrukturën.

Hyrjet e të huajve për 11-mujorin 2025 u rritën me 6.6%, larg zgjerimit dyshifror që u pa vitet e mëparshme.

Agjencitë e huaja kanë pohuar se vlerësimet e klientëve në sezonin e shkuar nuk kanë qenë aq pozitive. Për turistët është e papranueshme që vendi ka ende probleme elementare si mungesa e ujit në Golem, ndërprerjet e energjisë në disa zona, ndotja dhe djegia e mbetjeve në pikun e sezonit në Vlorë, apo dhe trafiku, ku duhen orë për distanca të shkurtra.

Ankesa të tjera lidhen me cilësinë e shërbimit në raport me çmimin, apo zhurmat e kantieret e hapura, që janë në kontrast me një vend që marketohet në rrjete sociale si “Maldivet e Europës”. Operatorët presin një rritje të moderuar që ndjek trendin e kontratave me garanci të turizmit të organizuar.

 

Zbehja e “shkëlqimit të turizmit”

 

Te turizmi i ka sytë jo vetëm industria e akomodimit e shërbimit ushqimor, por edhe operatorët e tjerë të pakicës.

Julian Mane, Zv.president i Grupit BALFIN për Tregtinë me Pakicë, kompanisë më të madhe në vend për retail, pohon se në Shqipëri, turizmi vazhdon të jetë një nga motorët kryesorë: rritja e flukseve turistike krijon volum më të lartë shitjesh jo vetëm për kategoritë tipike të konsumit ditor, por edhe për veshje (fashion), suvenire, elektronikë të lehtë dhe shërbime të lidhura me argëtimin.

Konsumatori i brendshëm është bërë më i kujdesshëm dhe i orientuar drejt raportit çmim – cilësi. Ai mbetet baza e konsumit, teksa turistët që rrinë mesatarisht dy apo tre net dhe shpesh janë dorështrënguar, nuk arrijnë ta kompensojnë ikjen e popullsisë dhe reduktimet e blerjeve të vendasve.

 

Burimi: INSTAT

 

Bujqësi, pyje dhe peshkim

Pavarësisht rënies, bujqësia vijon të mbetet një sektor i rëndësishëm në ekonomi, me 15.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) duke zënë vendin e dytë pas “Tregtia, transporti, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”.

Prej disa vitesh, ky sektor ka hyrë në territor negativ dhe i tillë pritet edhe në vitin 2026. Ikja e fuqisë punëtore, shtimi i kostove, rënia e Euros u janë shtuar problemeve strukturore dhe mungesës së ekonomisë së shkallës, që e shoqëronin prej dekadash. Për 9-mujorin 2025, aktiviteti i “Bujqësi, pyje dhe peshkim” ra me gati 2%.

Në vitin 2026, bujqësia shqiptare pritet të vijojë të përballet me vështirësi, duke reflektuar prirjen rënëse të vërejtur gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas ekspertit të sektorit, Nevion Telha, prodhimi po bëhet gjithnjë e më i ndjeshëm ndaj goditjeve klimatike, me humbje të përsëritura të shkaktuara nga ngricat, përmbytjet dhe paqëndrueshmëria e kushteve të motit, ndërkohë që mungesa e fuqisë punëtore po kufizon zgjerimin efektiv të sipërfaqeve të kultivuara.

Për pasojë, prodhimi në nivel kombëtar pritet të mbetet i dobët, pavarësisht përmirësimeve të izoluara që mund të shfaqen në disa kultura specifike.

Në anën tjetër, eksportet bujqësore parashikohen të jenë pozitive edhe gjatë vitit 2026, por kryesisht falë rritjes së sasisë së produkteve të shitura dhe jo si rezultat i çmimeve më të larta.

Eksportuesi Ruzhdi Koni vë në dukje se zgjerimi i eksporteve lidhet me profesionalizimin e mëtejshëm të segmentit eksportues dhe forcimin e lidhjeve me tregjet europiane, edhe në një kontekst ku çmimet ndërkombëtare kanë rënë ndjeshëm krahasuar me periudhën pas pandemisë.

Sipas tij, eksportet gjatë vitit 2026 do të mbështeten kryesisht te ferma më të mëdha dhe të specializuara, si dhe te kontrata më të strukturuara, ndërsa marzhet e fitimit pritet të mbeten të kufizuara.

Ndërtimi po hyn në një rreth vicioz

Ndërtimi është sektori i tretë më i rëndësishëm, duke kontribuar në rreth 12% të ekonomisë në vitin 2024. Ai filloi një cikël të ri rritjeje pas vitit 2018, i nxitur fillimisht nga bumi i ndërtimeve në kryeqytet dhe më pas nga orientimi i investimeve në bregdet, i tërhequr nga turizmi.

Por ritmet e tij po ngadalësohen së fundmi. Për 9-mujorin 2025, ky sektor u rrit me 3.1%, nga 6.4% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tashmë sektori ka hyrë në një rreth vicioz. Për herë të parë, agjencitë e pasurive të paluajtshme pranojnë se oferta po e tejkalon kërkesën në kryeqytet, ndërsa bregdeti mbetet ende i leverdishëm, pasi është më i lirë se rajoni.

Në kahun tjetër, ndërtuesit thonë se rritja e çmimeve do të vazhdojë si rrjedhojë e referencave më të larta në rrethe, që hyjnë në fuqi nga janari i këtij viti.

Sipas Erjon Harizit, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë (SHNSH), rritja e çmimeve të referencës pritet të përkthehet automatikisht në kosto më të larta për ndërtuesit, përmes shtimit të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Ai thekson se rritja e referencave shton në të njëjtën përqindje edhe barrën fiskale për ndërtimin, duke e bërë shtrenjtimin e kostos proporcional me çmimet.

Këto kosto shtesë, sipas tij, do të reflektohen te çmimet e shitjes së apartamenteve, veçanërisht në zonat bregdetare dhe në Bashkinë e Kamzës.

Një faktor tjetër presioni mbetet edhe rritja e kostos së fuqisë punëtore, ndërsa çmimet e materialeve të ndërtimit, deri tani, paraqiten relativisht të qëndrueshme dhe pa ndikim të fortë në çmimet finale.

Nga ana tjetër, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me rrezikun e krijimit të stoqeve të pashitura. Administratori i “Century 21 Albania”, Jonian Antoni, vëren se Tirana është kthyer në një treg shumë kompleks, me një gamë të gjerë ofertash që shtrihet nga prona elitare në qendër deri te zhvillimet periferike dhe suburbane.

Sipas tij, oferta dhe kërkesa kanë qenë të larta në të gjitha segmentet, ndonëse kërkesa aktuale është rreth 20% më e ulët krahasuar me dy vite më parë, por ende rreth 30% më e lartë se para pandemisë.

Në mungesë të të dhënave zyrtare mbi numrin real të njësive në shitje dhe transaksioneve, tregu mbetet i vështirë për t’u lexuar.

Antoni thekson se çmimet kanë qëndruar relativisht të pandryshuara nga fundi i vitit 2024 deri në fund të 2025, por paralajmëron se, nëse oferta nuk menaxhohet me kujdes gjatë vitit 2026, krijimi i stoqeve mund të sjellë probleme financiare për ndërtuesit dhe investitorët, duke e bërë të domosdoshëm monitorimin e vazhdueshëm të raportit kërkesë–ofertë.

Sinjalet e rënies së kërkesës në ndërtim

FMN dhe Banka e Shqipërisë kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin për rritjen e ekspozimit të sistemit bankar ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për pasuri të paluajtshme dhe blerje banesash ka arritur në 50% të totalit të stokut të huasë në tetor-nëntor, nga 35% që ishte ky tregues një dekadë më parë, ku kërcimi filloi në gjysmën e dytë të vitit 2023.

Megjithatë, muajt e fundit po shënohen shenja frenimi, në një sinjal se masat e Bankës së Shqipërisë që shtrëngoi rregullat e huamarrjes për banesa po japin efekt.

Burimi: INSTAT

“Zgjerimi i shpejtë i kreditimit, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme, përbën një burim rreziku, pasi një pjesë e konsiderueshme e kredive të reja hipotekore për familjet dhe e huave për pasuri të paluajtshme tregtare (CRE) karakterizohen nga raporte të larta kredi-vlerë (LTV – ky tregues mat sa e madhe është kredia krahasuar me vlerën e pronës që blihet) dhe shërbim kredie ndaj të ardhurave (sa pjesë e të ardhurave mujore shkon për pagesën e kredisë)”, thotë Anke Weber, shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë.

Industria nuk pritet të ngrejë kokë

Industria është aktiviteti tjetër, krahas bujqësisë, që nuk po ngre kokë katër vitet e fundit. Sektori, që kontribuon në 10.5% të ekonomisë, ka pasur ecurinë më negative në vitin 2025, duke rënë me 3.7% për 9-mujorin.

Pritshmëritë e operatorëve nuk janë pozitive as për vitin 2026. Disa nga prodhuesit e produkteve vendase vlerësojnë se viti 2026 mund të jetë edhe më sfidues për kostot e tyre të prodhimit.

Rritja e pagës minimale nga 40 në 50 mijë lekë dhe shtrenjtimi i përgjithshëm i fuqisë punëtore pritet të ushtrojnë presion të drejtpërdrejtë mbi marzhet e fitimit, veçanërisht për sektorët me intensitet të lartë pune.

Paralelisht, prodhuesit që varen nga importi i lëndëve të para mbeten të ekspozuar ndaj luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, duke shtuar pasigurinë për strukturën e kostove gjatë vitit të ardhshëm.

Alban Zusi, drejtues i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, thekson se në këtë klimë pasigurie, shumica e prodhuesve të produkteve bujqësore dhe agroushqimore pritet të tregojnë kujdes të shtuar ndaj investimeve për zgjerimin e aktivitetit.

Sipas tij, një sërë faktorësh po ndikojnë në hezitimin e bizneseve për të ndërmarrë investime të reja: forcimi i Lekut dhe rënia e Euros, që vijon të favorizojë importin e produkteve ushqimore me çmime më konkurruese; orientimi i burimeve ekonomike drejt sektorit të turizmit; si edhe mungesa e qartësisë mbi politikat mbështetëse dhe investimet e nevojshme për përmbushjen e standardeve të konkurrueshmërisë në prag të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Prodhuesit vendas përballen me një dilemë strukturore: nga njëra anë, presioni për të investuar në teknologji, certifikime dhe standarde cilësie për tregun europian po rritet; nga ana tjetër, mungesa e sigurisë mbi kthimin e këtyre investimeve dhe mbi mbështetjen institucionale po i bën shumë kompani të shtyjnë vendimmarrjen.

Për këto arsye, z. Zusi vlerëson se gjatë vitit 2026, investimet në sektorin agroushqimor pritet të mbeten në stanjacion, me fokus më shumë te mbijetesa dhe ruajtja e pozicioneve ekzistuese sesa te zgjerimi i kapaciteteve prodhuese.

Burimi: INSTAT

Eksportet priten të dobëta, ndikim do të ketë ecuria e Euros dhe aktiviteti i paqartë i dy kompanive të mëdha

Eksportet kanë qenë në territor negativ për 4 vjet radhazi. Për 11-mujorin 2025, ato u tkurrën me gati 8%, duke ngadalësuar gjithsesi ritmet e rënies në raport me vitin e mëparshëm (-14%).

Rënia e Euros, shtimi i kostove, kryesisht nga pagat dhe koniunktura e pafavorshme e çmimeve në tregjet ndërkombëtare vijojnë të jenë arsyet kryesore të kësaj tendence.

Për 11-mujorin 2025, vetëm dy grupe ishin në rritje të lehtë, “Ushqime, pije e duhan” dhe “Makineri, pajisje e pjesë këmbimi”, me përkatësisht 5.7 dhe 5.1%. Rënia e “Tekstileve e këpucëve” u ngadalësua në 1%.

Tkurrjen më të fortë e pësuan “Materiale ndërtimi e metale”, me -28%, të ndikuara nga ndërprerja e aktivitetit të përpunuesit të çelikut, Kurum. Edhe “Minerale, lëndë djegëse, energji”, ku një rol kryesor luan prodhuesi i naftës, Bankers Petroleum, ranë me gati 13%.

Ecuria e eksporteve mbetet pesimiste dhe për vitin 2026. Kurum, një nga dy eksportuesit më të mëdhenj në vend, nuk pritet të rifillojë aktivitetin, ndonëse njoftoi se do të investojë 150 milionë euro për prodhim çeliku të gjelbër në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan, në bashkëpunim me Danieli Officine Meccaniche S.p.A.

Burime nga kompania thanë se ky investim pritet të përfundojë në dy vjet.

Bankers Petroleum, eksportuesi tjetër më i madh në vend, sërish mbetet i paqartë, teksa kompania është në konflikt me qeverinë shqiptare për evazion e mospagim taksash dhe nuk dihet si do të vijojë fati i saj, ndonëse për momentin, shoqëria vazhdon eksportin.

“Tekstile e këpucë”, grupi më i madh eksportues në vend, pritet që të kenë ecuri të dobët edhe në vitin 2026. Sektori e ka humbur tashmë avantazhin konkurrues të kostos së lirë të fuqisë punëtore, ndërsa Euro i dha goditjen finale, duke bërë që shumë kontraktorë, që më parë prodhonin në Shqipëri, të zhvendosin prodhimin në Azi dhe Afrikë, në kërkim të kostove të lira.

Edhe pasiguria ekonomike në Europë, rritja e kostove operative dhe tensionet gjeopolitike po ushtrojnë presion mbi shitjet, porositë dhe qëndrueshmërinë e sektorit.

Eksportet e “Ushqime, pije e duhan” pritet të vazhdojnë rritjen në sasi, por me probleme për shkak të shtimit të kostove, të papriturave klimatike dhe rënies së çmimeve në tregjet globale.

Sektori i “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” është optimist, për shkak të rritjes së porosive, por do të vijojë të ndikohet nga rënia e Euros dhe mungesa e fuqisë punëtore.

 

Burimi: INSTAT

 

Ëndrra për në BE nuk është pa kosto

Shqiptarët renditen prej vitesh ndër popujt më pro-europianë në kontinent. Të dhënat e Eurobarometrit tregojnë se mbi 90% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, një nivel rekord në rajon.

Kjo mbështetje buron kryesisht nga pritshmëritë për lëvizje të lirë, mundësi studimi dhe punësimi në vendet e BE-së, por edhe nga shpresa se integrimi do të sjellë presion pozitiv për përmirësimin e qeverisjes, në një kontekst ku besimi ndaj politikës së brendshme ka rënë ndjeshëm.

Edhe institucionet ndërkombëtare e shohin procesin e integrimit si një shans të rëndësishëm ekonomik për vendin. Anke Weber, shefe e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, vë në dukje se përvojat e zgjerimeve të mëparshme të BE-së janë inkurajuese.

Sipas një studimi të FMN-së, vendet që u bënë anëtare fituan rreth 30% rritje të PBB-së për frymë brenda 15 viteve nga anëtarësimi, falë rritjes së produktivitetit dhe investimeve të huaja.

Për Shqipërinë, një ecuri e ngjashme mund të përgjysmojë hendekun e të ardhurave me Bashkimin Europian gjatë 15 viteve të ardhshme.

Megjithatë, znj. Weber thekson se këto përfitime nuk janë të garantuara dhe varen nga zbatimi i një agjende reformash ambicioze, të përqendruar te produktiviteti dhe konkurrueshmëria.

Në terren, megjithatë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se përafrimi me BE-në nuk është një proces pa kosto, sidomos për bizneset prodhuese.

Siç ka evidentuar edhe “Monitor”, për shumë ndërmarrje vendase, veçanërisht në sektorë si fasoneria dhe industria përpunuese, anëtarësimi do të thotë përballje me standarde të reja teknike, mjedisore dhe sociale, që kërkojnë investime të konsiderueshme financiare.

Certifikimet e detyrueshme, auditimet periodike, përmirësimet teknologjike dhe përshtatja me rregullat e tregut europian përbëjnë një barrë të rëndë për kompani që operojnë me marzhe të ulëta fitimi.

Florjan Zekja, nga Shoqata e Fasonit, paralajmëron se për një pjesë të madhe të fabrikave, këto kosto mund të jenë të papërballueshme.

Vetëm një certifikatë standardesh, sipas tij, kushton rreth 20 mijë euro dhe nuk është e vetmja kërkesë që duhet përmbushur.

Për prodhuesit shqiptarë, integrimi në BE nuk përkthehet automatikisht në rritje tregjesh apo fitimesh, por fillimisht në rritje shpenzimesh, në një kohë kur konkurrenca nga vendet e rajonit mbetet e fortë dhe mbështetja publike për tranzicionin është e kufizuar.

Kjo situatë nxjerr në pah një kontrast të fortë mes entuziazmit të lartë shoqëror për Bashkimin Europian dhe përgatitjes reale të ekonomisë për të përballuar standardet e tij.

Ndërsa integrimi shihet gjerësisht si një garanci për zhvillim dhe stabilitet, për shumë biznese shqiptare, ai mbetet një proces i vështirë, që kërkon jo vetëm reforma ligjore, por edhe politika konkrete mbështetëse për të shmangur përjashtimin e prodhuesve vendas nga tregu europian.

Shpejtësia me të cilën ekonomia dhe bizneset do të përshtaten dhe aftësia për të përfituar nga Plani i Rritjes së BE-së do të japë ndikim të ndjeshëm në ecurinë e Prodhimit Brendshëm Bruto në të ardhmen./Monitor-Ornela Liperi

Integrimi

 

Burimi: INSTAT, vlerësime të monitor për tendencën, bazuar në intervistat me operatorët e tregut

 

Klos/ Makina përfundon në përrua asnjë kontakt me drejtuesin vijojnë kërkimet –

By: 27
10 January 2026 at 09:06

Një automjet është gjetur mëngjesin e sotëm në shtratin e një përrua në qytetin e Klosit, ndërsa dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e ujit gjatë orëve të natës, si pasojë e reshjeve.

Sipas informacioneve paraprake, brenda mjetit nuk është gjetur asnjë person. Policia bën me dije se ka identifikuar drejtuesin e automjetit si shtetasin Jurgen Karaj, me të cilin kontaktet janë humbur që nga momenti kur dyshohet se mjeti ka rënë në ujë.

Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në terren dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e drejtuesit të automjetit, ndërsa po hetohen rrethanat e ngjarjes.

Këmbimi valutor 10 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro –

By: 27
10 January 2026 at 08:46

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.4 lekë dhe do shitet me 111.4 lekë.

kembi

Reshje shiu dhe stuhi bore, parashikimi i motit për sot –

By: 27
10 January 2026 at 08:44

Vendi pritet të përfshihet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike këtë të shtunë, me vranësira të shpeshta dhe reshje të vazhdueshme.

Që në orët e para të ditës, reshjet e shiut do të bien në pjesën më të madhe të vendit, herë pas here me intensitet mesatar dhe shtrëngata të shkurtra. Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore pritet që reshjet të arrijnë intensitet të lartë.

Gjatë ditës nuk do të mungojnë shkarkesat elektrike, ndërsa në veri dhe verilindje, mbi 100 metra lartësi, parashikohen reshje dëbore. Borë do të ketë edhe në jug-juglindje në zonat mbi 200-300 metra lartësi, ku intensiteti i saj pritet të jetë i moderuar. Në mbrëmje, flokë dëbore të lehta priten të shfaqen edhe në zona të tjera të vendit.

Pritet mjegull e dendur dhe shikim i reduktuar për shkak të shiut dhe dëborës.

Horoskopi ditor, e Shtunë 10 Janar 2026 –

By: 27
10 January 2026 at 08:40

DASHI

Ti dëshiron të bësh, të thuash dhe të pushtosh gjithçka, menjëherë. Por ki kujdes: jo të gjithë mund ta ndjekin ritmin tënd. Në dashuri, je i/e nxehtë, por impulsiv/e; në punë, fiton nëse mëson të numërosh deri në tre para se të flasësh.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 10 janar 2026), kërkohet stabilitet, por pa sakrifikuar kënaqësinë. Dashuri sensuale, darka të ngadalta, mesazhe që erë “qëndro”. Paratë dhe puna përmirësohen nëse ndaloni së shtyri punët.

BINJAKËT

Mendja juaj është e shpejtë, zemra juaj është kurioze. Flisni, flirtoni, ndryshoni mendje: është gjithçka normale. Në dashuri, keni nevojë për qartësi; në punë, keni nevojë vetëm për një përparësi (të paktën për sot). Keni nevojë për hapësirë, stimulim dhe risi. Dashuroni lirisht por sinqerisht dhe punoni në mënyrë krijuese nëse nuk ndiheni të mbyllur.

GAFORRJA

Je emocional, po, por me stil. Do mbrojtje dhe vlerësim, por edhe të ndihesh i dëshiruar. Familja është e mirë, dhe akoma më e mirë nëse vendos kufij të qartë. Ambicioz, i qetë, vdekjeprurës. Në dashuri, dukesh i ftohtë, por je tepër i thellë. Karriera jote është në ngritje.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 10 janar 2026), karizma juaj është marramendëse. Të gjithë po ju shikojnë, disa janë ziliqarë. Në dashuri, doni të zgjidheni çdo ditë; në punë, ju udhëheqni (edhe kur thoni jo).

VIRGJËRESHA

Ju analizoni gjithçka, por këtë herë lini instinktet tuaja të flasin vetë. Në dashuri, më pak kontroll, më shumë kontroll. Në punë, ju jeni të domosdoshëm, edhe nëse bëni sikur nuk po ndodh asgjë.

PESHORJA

Eleganca dhe diplomacia të shpëtojnë gjithmonë. Dashuria është në rrezik? Ti vendos ritmin. Puna është në rregull nëse ndalon së përpjekuri t’i kënaqësh të gjithë. Ti dëshiron të bësh, të thuash dhe të pushtosh gjithçka, menjëherë. Por ki kujdes: jo të gjithë mund ta mbajnë ritmin tënd. Në dashuri, je tërheqës, por impulsiv; në punë, fiton nëse mëson të numërosh deri në tre para se të flasësh.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 10 janar 2026), ju jeni të thellë, sensualë dhe të rrezikshëm simpatikë. Në dashuri, ose gjithçka ose asgjë. Në punë, ju i ndjeni lëvizjet e duhura para të tjerëve. Emocionale, po, por me stil. Ju dëshironi mbrojtje dhe vlerësim, por edhe të ndiheni të dëshiruar. Familja është e mirë, dhe akoma më e mirë nëse vendosni kufij të qartë.

SHIGJETARI

Ke nevojë për hapësirë, stimulim dhe risi. Dua lirisht por sinqerisht dhe puno në mënyrë krijuese nëse nuk ndihesh i mbyllur. Emocionalisht, po, por me stil. Ti dëshiron mbrojtje dhe vlerësim, por edhe të ndihesh i dëshiruar. Familja është e mirë, dhe akoma më e mirë nëse vendos kufij të qartë.

BRICJAPI

Je ambicioz, i qetë dhe vdekjeprurës. Në dashuri, dukesh i ftohtë, por je tepër i thellë. Karriera jote është në ngritje. Analizon gjithçka, por këtë herë, lër instinktet e tua të flasin vetë. Në dashuri, më pak kontroll, më shumë liri veprimi. Në punë, je i domosdoshëm, edhe nëse pretendon se nuk po ndodh asgjë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 10 janar 2026), karizma juaj është shumë e fortë. Të gjithë po ju shikojnë, disa janë ziliqarë. Në dashuri, doni të zgjidheni çdo ditë; në punë, ju udhëheqni (edhe kur thoni jo).

PESHQIT

Ju analizoni gjithçka, por këtë herë lejoni që instinktet tuaja të flasin vetë. Në dashuri, më pak kontroll, më shumë ndikim në lojë. Në punë, ju jeni të domosdoshëm, edhe nëse bëni sikur nuk po ndodh asgjë.

Më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë… –

By: 27
9 January 2026 at 23:16

Lamisha Musonda, një ish-lojtar i akademisë së Çelsit ka zbuluar se i kanë mbetur vetëm disa ditë jetë dhe se po lufton me një sëmundje të rëndë.

33 vjeçari, iu bashkua Çelsit nga Anderlehti në vitin 2012 së bashku me vëllezërit e tij Tika dhe Çarli, dhe kaloi dy vite në skuadrat e akademisë së klubit përpara se të kthehej në Belgjikë për të luajtur me Meçelen.

Mesfushori, i cili bëri nëntë paraqitje për përfaqësuesen U21 të Belgjikës mes viteve 2011 dhe 2013, më pas luajti për skuadra të ligave më të ulëta në Spanjë si Llagostera dhe Palamos, si edhe për ekipin kongolez Mazembe.

Ai u tërhoq nga futbolli profesionist në fund të të 20-ave. Pesë vite pas tërheqjes nga futbolli, Musonda ka publikuar një deklaratë prekëse për të konfirmuar se është i sëmurë rëndë dhe se nuk pret të jetojë edhe për shumë kohë.

“Teksa e kuptoj se më kanë mbetur vetëm disa ditë, kuptoj gjithashtu se kam pasur shumë njerëz pranë meje dhe gjithmonë do t’i çmoj kujtimet. Jeta është e vështirë, por pamja është e mrekullueshme.

Jeta përbëhet nga ngritje dhe rënie dhe askush nuk mund ta kuptojë vërtet dhimbjen që përjeton.

Këto dy vitet e fundit kanë qenë veçanërisht të vështira dhe sfiduese për mua. Me trishtim të madh njoftoj se po përpiqem të rikthej shëndetin tim.

Kjo është arsyeja pse kam munguar në rrjetet sociale. Duhet të përballem me faktet, shëndeti im është kritik dhe tani po luftoj për të mbijetuar.

Ndihma dhe lutjet tuaja do të jenë një mbështetje e madhe gjatë kësaj kohe. Familja ime dhe unë po luftojmë dhe nuk do të dorëzohem deri në frymën e fundit.

Kam pasur fatin të kem një fillim jete të bukur dhe ende kam shumë për të ofruar. Por ka kaq shumë njerëz të mrekullueshëm që do të kisha dashur t’i falënderoja personalisht dhe fakti që ndoshta nuk do ta kem këtë mundësi më trishton thellësisht”, ka shkruar Musonda në “Instagram”.

gijotina.com/

Po mbronin një ton hashash me pushkë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë –

By: 27
9 January 2026 at 22:52

Policia e Spanjës ka arrestuar dy shqiptarë në Cádiz, të cilët i kapën duke mbrojtur një depo prej një ton hashash me armë lufte. Sipas burimeve të hetimit,  dy shqiptarët mbanin pushkë të njohura automatike sulmuese të tipit kallashnikov (AK-47) dhe ishin në një shtëpi në zonën Pelayo, në Algeciras.

El Espanol shkruan se droga kishte mbërritur në Cádiz përmes plazheve të Algeciras dhe Tarifa, ku narko-anijet do të kishin mbërritur me ngarkesën e hashashit që mbanin shqiptarët e arrestuar.

Veprimi i policisë është rezultat i një hetimi të mëparshëm që bëri të mundur gjetjen e një prone të përdorur nga organizata kriminale si “çerdhe”, një term i përdorur në zhargonin policor për t’iu referuar vendeve që synojnë të fshehin dhe ruajnë sasi të mëdha droge.

Gjatë ndërhyrjes, agjentët arrestuan dy persona me origjinë shqiptare, përgjegjës për ruajtjen e cache-it, të cilët kishin tre pushkë kallashnikov me municion, në gjendje perfekte pune dhe me kapacitet të menjëhershëm për të hapur zjarr.

Të arrestuarit u vunë në dispozicion të Gjykatës së Gardës së Algeciras mëngjesin e 9 dhjetorit dhe u dekretua burgosja e tyre. Përdorimi i këtij lloji të armëve nga organizatat e trafikut të drogës është “veçanërisht serioz” në Campo de Gibraltar, një zonë “veçanërisht e ndjeshme” për shkak të natyrës së saj strategjike brenda rrugëve të trafikut të drogës.

Muajt e fundit, policia ka parë një rritje të dhunës dhe përdorimit të armëve të zjarrit nga këto rrjete kriminale për të mbrojtur depo të mëdha hashash dhe kokainë, si nga veprimet e policisë ashtu edhe nga bandat e mundshme rivale.

Për policinë vendase, ky veprim është një goditje e madhe për organizatat kriminale që veprojnë në zonë dhe riafirmon angazhimin e vendosur të këtij Korpusi në luftën kundër krimit të organizuar në Campo de Gibraltar.

gijotina.com/

BKH dhe SPAK trokasin tek Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani –

By: 27
9 January 2026 at 22:40

Me urdhër të SPAK dhe me miratim të GJKKO, hetuesit e BKH po kryejnë kontrolle në ambiente dhe tek disa shtetas të dyshuar për përfshirje në afera korruptive.

Ky kontroll po zhvillohet në kuadër të procedimit nr. 136 të vitit 2025, për dyshime mbi abuzimin e fondeve publike në projektet e infrastrukturës rrugore.

Lista e kompanive dhe administratorëve/drejtuesve teknik të përfshirë në hetime:

Pëllumb Salillari, administrator Bledar Starova; Eduart Çohadari (Drejtues Teknik)

2.1.: 4 A-M (Shoqeria e perthithur “”Lissus-Al”“ sh.p.k) administrator Ardit Metaliaj; Iljan Metaliaj (Drejtues Teknik) 4 A-M shpk

2.1. ED KONSTRUKSION, administrator Çuman Sejdiaj

2.2. I.D.K-KONSTRUKSION ( ish “I.D.K – KONSTRUKSION”) administrator Gramos Dalipi

3.ALB – STAR ( ish “”ALB-STAR’”‘; ish”ALBSTAR SH.P.K”) administrator Bledar Lloshi

4.1. Fituesit: EUROTEOREMA PEQIN, administrator Giovanni Pascale

4.2. PE – VLA – KU, administrator Vladimir Pjetërgjokaj

4.3. Nova Construction Group (ish “NOVA Construction 2012”), administrator Enea Kaçi, Basri Troci

5.1.: G. P. G. COMPANY (Ish G. P. G. Kompani), administrator Besmir Çako

5.2. Senka shpk, administrator Ervis Toska; Ergys Senka; Spartak Demiraj

GJOKA KONSTRUKSION (Ish GJOKA), administrator Rrok Gjoka

ALKO-IMPEX General Construcion, administrator Leonard Proko; Arbër Abazi

7.2. 2 T, administrator: Artan Sako

Hetuesit po vijojnë mbledhjen e informacionit dhe dokumenteve për të sqaruar përfshirjen e këtyre kompanive në dyshimet për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

gijotina.com/

BKH dhe SPAK trokasin tek Pllumb Salilari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani –

By: 27
9 January 2026 at 22:36

Me urdhër të SPAK dhe me miratim të GJKKO, hetuesit e BKH po kryejnë kontrolle në ambiente dhe tek disa shtetas të dyshuar për përfshirje në afera korruptive.

Ky kontroll po zhvillohet në kuadër të procedimit nr. 136 të vitit 2025, për dyshime mbi abuzimin e fondeve publike në projektet e infrastrukturës rrugore.

Lista e kompanive dhe administratorëve/drejtuesve teknik të përfshirë në hetime:

Pllumb Salillari, administrator Bledar Starova; Eduart Çohadari (Drejtues Teknik)

2.1.: 4 A-M (Shoqeria e perthithur “”Lissus-Al”“ sh.p.k) administrator Ardit Metaliaj; Iljan Metaliaj (Drejtues Teknik) 4 A-M shpk

2.1. ED KONSTRUKSION, administrator Çuman Sejdiaj

2.2. I.D.K-KONSTRUKSION ( ish “I.D.K – KONSTRUKSION”) administrator Gramos Dalipi

3.ALB – STAR ( ish “”ALB-STAR’”‘; ish”ALBSTAR SH.P.K”) administrator Bledar Lloshi

4.1. Fituesit: EUROTEOREMA PEQIN, administrator Giovanni Pascale

4.2. PE – VLA – KU, administrator Vladimir Pjetërgjokaj

4.3. Nova Construction Group (ish “NOVA Construction 2012”), administrator Enea Kaçi, Basri Troci

5.1.: G. P. G. COMPANY (Ish G. P. G. Kompani), administrator Besmir Çako

5.2. Senka shpk, administrator Ervis Toska; Ergys Senka; Spartak Demiraj

GJOKA KONSTRUKSION (Ish GJOKA), administrator Rrok Gjoka

ALKO-IMPEX General Construcion, administrator Leonard Proko; Arbër Abazi

7.2. 2 T, administrator: Artan Sako

Hetuesit po vijojnë mbledhjen e informacionit dhe dokumenteve për të sqaruar përfshirjen e këtyre kompanive në dyshimet për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

gijotina.com/

Yesterday — 9 January 2026Main stream

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve –

By: 27
9 January 2026 at 21:50

Kafshimi i një fëmije nga një qen rruge nuk është “incident i izoluar”. Është pasojë direkte e një kaosi të qëllimshëm, të ushqyer prej vitesh nga shoqata animaliste që flasin për humanizëm, por nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për pasojat.
Sa herë ndodh një sulm, faji shpërndahet në ajër: “qeni ishte i trembur”, “dikush e provokoi”, “nuk është faji i kafshës”. Askush nuk flet për fajin e atyre që këmbëngulin që qentë e rrugës të jenë kudo, përfshirë pranë shkollave, kopshteve dhe këndeve të lojërave.
Vullnetarë të varfër, donacione pa fund
Shoqatat na tregojnë histori prekëse për “vullnetarë të papunë” që ushqejnë qindra qen. Pyetja është e thjeshtë:
me çfarë parash?
Si shpjegohet që njerëz pa të ardhura menaxhojnë dhjetëra qen, ndërkohë që qarkullojnë vazhdimisht thirrje për donacione? Kush i kontrollon këto fonde? Ku shkojnë realisht paratë?
E vërteta e hidhur është se qeni i rrugës është kthyer në burim përfitimi emocional dhe financiar. Sa më shumë qen në rrugë, aq më shumë foto dramatike, aq më shumë klikime, aq më shumë donacione.
Një qen, pesë “mama adoptuese”
Abuzimi më absurd është fenomeni i “adoptimit virtual”. I njëjti qen shfaqet me:
disa mama adoptuese,
disa fushata ndihme,
disa postime emocionale.
Askush nuk verifikon asgjë. Nuk ka lista publike, nuk ka bilance, nuk ka auditim. Humanizëm pa transparencë është mashtrim.
Pse luftojnë shoqatat kundër institucioneve?
Sa herë që institucionet përpiqen të grumbullojnë qentë për t’i çuar në strehëza, shoqatat shpërthejnë në akuza për “masakër”. Por nuk ofrojnë asnjë zgjidhje reale.
Pyetja që nuk marrin guximin ta përgjigjen është kjo:
A e duan vërtet zgjidhjen e problemit, apo duan që problemi të vazhdojë?
Sepse një problem i zgjidhur nuk sjell më donacione.
A duhet të jetojnë qentë e rrugës mes fëmijëve?
Askush nuk po flet për zhdukje apo dhunë ndaj kafshëve. Po flasim për rregull.
Një qytet modern nuk mund të funksionojë me tufa qensh në çdo lagje, pa kontroll, pa përgjegjësi dhe pa pronar.
Siguria e fëmijëve është mbi çdo ideologji animaliste.
Heshtja pas kafshimit
Kur ndodh tragjedia, shoqatat heshtin. Nuk kërkojnë falje. Nuk marrin përgjegjësi. Nuk ofrojnë zgjidhje.
Vetëm postime të reja për donacione.
Koha për t’i thënë gjërat troç
Mbrojtja e kafshëve nuk është pronë private e shoqatave. Nuk është as biznes, as shantazh emocional ndaj shoqërisë.
Shteti duhet të vendosë rregull:
grumbullim të kontrolluar,
sterilizim real,
strehëza funksionale,
kontroll financiar mbi shoqatat.
Sepse humanizmi që rrezikon jetën e fëmijëve nuk është humanizëm – është papërgjegjshmëri kriminale.

gijotina.com/

Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli –

By: 27
9 January 2026 at 21:20

I riu shqiptar Dorian Puka, ‘ka trazuar’ sërish mediat angleze me stilin e tij të jetesës luksoze, që vetë e reklamon në rrjetet e tij sociale, të cilat janë publike dhe mund të aksesohen nga kushdo.

Prestigjiozja “The Telegraph”, ka shkruar sërish sot për të, duke thënë ndër të tjera se ai po tallet me autoritetet angleze të cilat nuk arrijnë dot ta ekstradojnë, e ndërsa ka kërkuar azil, tregon jetën që bën dhe sesi në klubet e natës i mbulon vajzat me para.

Por duket se këto shkrime nuk e shqetësojnë aspak të riun shqiptar, i cili këtë të premte ka postuar një video në Instagram ku shfaqet duke shëtitur me makinë e tij luksoze, e duke shijuar muzikë shqip.

I riu nga Lezha rezulton i dënuar dy herë për grabitje shtëpish në Angli, i dëbuar dy herë prej këtij shteti por sërish ka hyrë dy herë ilegalisht në shtetin ishull duke sfiduar ligjin.

Ja çfarë shkruan sot “The Telegraph”, e cila vetëm muajt e fundit ka shkruar më shumë se katër herë për të:

Një hajdut shqiptar që lufton kundër deportimit ka përdorur mediat sociale për të treguar një mbrëmje të kaluar në një klub nate, gjatë së cilës ai i mbulon vazjat me para.

Dorian Puka, 31 vjeç, është burgosur dhe deportuar dy herë për vjedhje me dhunë përpara se të kthehej fshehurazi në Britani, ku e ka kaluar vitin që lamë pas duke tallur Ministrinë e Brendshme me video në TikTok të stilit të tij luksoz të jetesës.

Ministria e Brendshme ka pranuar se është e pafuqishme ta largojë përsëri Pukën derisa kërkesa e tij për azil të jetë shqyrtuar plotësisht, por ka paralajmëruar se kriminelët e huaj nuk duhet të kenë “asnjë dyshim” për zbatimin e ligjit.

Në videon e tij të fundit, ai është filmuar duke shijuar një natë luksoze në klubin e natës London Reign në Mayfair të mërkurën në mbrëmje.

Kjo vjen vetëm një javë pasi ai u fotografua duke shijuar shampanjë në një seksion VIP me valltarë burleske në klubin Cirque le Soir në Mayfair.

Festa e kësaj jave përfshinte qindra paund kartëmonedha që u hodhën në ajër, ndërsa vazjat sillnin shishe shampanje të shtrenjtë me fishekzjarrë në tavolinën e tij.

Klubi, i përshkruar si një “botë luksoze dhe shkëlqimi sensual”, është i njohur për personazhet e famshëm.

Puka postoi videon në TikTok, ku më parë kishte shfaqur prova të pasurisë së tij, duke përfshirë një Lamborghini me vlerë 190,000 £ dhe gjashtë orët e tij Rolex me vlerë rreth 162,500 £.

Një burim i imigracionit tha: “Është e turpshme të shikosh një kriminel ‘me karrierë’, i cili ndodhet ilegalisht në Britani, të jetojë këtë stil jetese si personazh i famshëm. Të shohësh kartëmonedha me vlerë qindra paund të hedhura në ajër në shenjë feste është e neveritshme. Miliona britanikë punojnë shumë për një jetesë të ndershme dhe nuk mund ta përballojnë dot diçka të tillë.”

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Puka publikoi videon e tij të parë duke udhëtuar me një Ferrari të kuq. Kjo video u pasua menjëherë nga një foto e postuar në rrjetet sociale në të cilën ai tallte Nigel Farage pasi kreu ai e përshkroi atë si një “njeri të gabuar” që duhet të deportohet.

Puka iu kundërpërgjigj me një foto të tij, së bashku me një imazh të modifikuar në Photoshop të Farage duke i bërë dolli fotografit që po bënte “foto”. Ai gjithashtu postoi një video të tij në timon të Ferrarit me kritikat e Farage që dëgjoheshin në sfond.

Ai u burgos fillimisht për nëntë muaj në vitin 2016 dhe u deportua vitin pasardhës për përpjekje për të hyrë me forcë në një pronë. Pronari e kishte parë në një kamerë interneti ndërsa ishte me pushime në Francë.

Brenda një viti, ai arriti t’i shmangej kontrolleve kufitare dhe të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar, duke kryer një sërë vjedhjesh në periferi të Londrës.

Puka u kap përfundimisht nga oficerë të veshur civilë që patrullonin Surbiton, në jugperëndim të kryeqytetit. Ai mbante një orë të shtrenjtë që e kishte vjedhur. Ai u burgos për tre vjet e gjysmë dhe më pas u deportua në mars të vitit 2020.

Gjatë kohës që kaloi në një burg në Mbretërinë e Bashkuar, ai fitoi famë të keqe për përdorimin e një telefoni celular të futur ilegalisht në burg për të postuar foto të vetes në Instagram.

Ai pozoi përkrah udhëheqësit të një grupi të krimit të organizuar, i cili po vuante një dënim me 12 vjet për furnizim me kokainë dhe pastrim parash.

Pasi u kthye në Shqipëri për disa muaj, ai udhëtoi nëpër Gjermani, Belgjikë dhe Holandë përpara se të kalonte kontrollet kufitare për të hyrë përsëri në Britani në dhjetor 2020, sipas llogarisë së tij në Instagram.

Llogaria e tij në rrjetet sociale përfshin gjithashtu imazhe me makina të tjera luksoze, duke përfshirë një Porsche Cayenne, një Mercedes G-Wagon, një Bentley Bentayga, një BMW X5, një Mercedes AMG dhe një Jaguar XF.

Dorian Puka shfaqet duke mbajtur në dorë një orë Rolex Datejust të personalizuar me vlerë 13,500 £ (plotësisht të mbuluar me diamante).

Burimet e tij të financimit mbeten të panjohura, por raportet shqiptare sugjerojnë se ai ka qëndruar në një apartament me dy dhoma gjumi me vlerë 250,000 paund në Hounslow, në perëndim të Londrës.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Kjo qeveri nuk do të lejojë që kriminelët e huaj dhe migrantët e paligjshëm të shfrytëzojnë ligjet tona, prandaj po reformojmë ligjet e të drejtave të njeriut dhe po zëvendësojmë sistemin e prishur të apelimit, duke na lejuar të rrisim deportimet.”

gijotina.com/

 

KLP i zgjat edhe për 3 vjet mandatin Drejtuesit të Prokurorisë Tiranë, edhe Altin Dumani merr një rol të ri –

By: 27
9 January 2026 at 20:40

Altin Dumanit i përfundoi mandati tre vjeçar si kryeprokuror i SPAK dhe tani ai është prokuror i thjeshtë në këtë Prokurori si edhe drejtues i sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një kërkesë të ish kryeprokurorit i cili ka kërkuar miratim për të zhvilluar aktivitet jashtë funksioneve të prokurorisë.

Konkretisht, ish kryeprokurori i posaçëm ka marrë leje për tu angazhuar si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit të nivelit të lartë për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Nga ana tjetër gjatë ditës KLP ka vendosur emërimin e prokurorit Arens Çela në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë Tiranë. Mandati i zotit Arens Çela është 3- vjeçar dhe përfundon në datë 10.01.2029.

Prokurori Arens Çela, i cili ishte caktuar më herët si drejtues i përkohshëm i Prokurorisë së Tiranës, mori ne vitin 2022 nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP, mandatin zyrtarë për të drejtuar institucionin për tre vjet.

gijotina.com/

Shqipëria në bisedime për strehimin e të burgosurve nga Belgjika, ministrja e Azilit jep detaje –

By: 27
9 January 2026 at 20:02

Me sytë nga Shqipëria dhe Kosova, Belgjika po shqyrton mundësi të reja për të rritur numrin e migrantëve të paligjshëm që largohen nga vendi. Ministrja belge e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, ka deklaruar se qeveria po merr në konsideratë “çdo zgjidhje të mundshme”, përfshirë edhe marrjen me qira të hapësirave në burgje jashtë Belgjikës për të strehuar të burgosur të huaj.

Në një intervistë për Euronews, Van Bossuyt tha se Belgjika është e hapur për partneritete me vende të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, si pjesë e masave kundër migracionit të paligjshëm. Ajo konfirmoi se së fundmi ka qenë në Shqipëri dhe në Kosovë për të eksploruar mundësitë e strehimit të të burgosurve të huaj.

“Po shqyrtojmë çdo zgjidhje të mundshme për të rritur shkallën e kthimeve. Kjo është një nga opsionet që po diskutojmë me Ministrinë e Drejtësisë,” u shpreh ministrja belge.

E pyetur nëse Belgjika do të konsideronte zgjidhje të ngjashme edhe për migrantë që qëndrojnë ilegalisht në vend, por nuk janë të dënuar, ministrja u shpreh se kjo mund të shqyrtohet në kuadër të një marrëveshjeje të re të Bashkimit Evropian, e cila do të lejonte dërgimin e tyre në të ashtuquajturat “qendra kthimi” jashtë BE-së, në vende që konsiderohen të sigurta.

gijotina.com/

Protestuesit hedhin domate dhe kapsolla tek Bashkia, Forcat Shqiponja shoqërojnë të riun –

By: 27
9 January 2026 at 19:44

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë. Ata akuzojnë pushtetin vendor dhe kryebashkiaken Emirjana Sako për mosmarrjen e masave të nevojshme me qëllim shmangien e përmbytjes së qytetit, problem që ndodh sa herë ka reshje shiu të dendura dhe periodike.

Protestuesit hodhen domate dhe shpërthyen kapsolla drejt Bashkisë. Për shpërthimin e lëndëve pirotenike Forcat Shqiponja shoqëruan një djalë, në ndihmë të të cilit, përfaqësues të PD-së u nisën drejt rajonit të policisë.

Protestuesit kërkojnë vlerësimin e saktë dhe të plotë të dëmeve që u janë shkaktuar nga përmbytjet dhe menjëherë pas këtij procesi, shpërndarjen e dëmshpërblimit të merituar. Shumë prej tyre pretenduan se nuk kanë marrë ende dëshmpërblimet e humbjeve të shkaktuara nga moti i keq vitin e kaluar, por edhe më parë.

gijotina.com/

SPAK dërgon në gjykatë Maksim Ndocin dhe Julian Kollçakun, trafikonin kokainë nga Ekuadori –

By: 27
9 January 2026 at 19:24

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe më 8 janar 2026 ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal nr. 296/2021, ndaj të pandehurve Maksim Ndoci dhe Juljan Kollçaku.

Dy shtetasit akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprat “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal.

Origjina e hetimeve

Procedimi penal ka nisur pas një kërkese për bashkëpunim gjyqësor nga autoritetet italiane, konkretisht Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Firences – Drejtoria e Distriktit Antimafia, e cila po hetonte një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës.

Sipas autoriteteve italiane, grupi kriminal vepronte në disa shtete njëkohësisht, përfshirë Shqipërinë (Durrës, Tiranë), Amerikën Latine (Ekuador, Panama) dhe Italinë, kryesisht në provincat e Pizës, Piemontes dhe Trevizos.

Hetimet nisën pas një operacioni të Guardia di Finanza në Livorno, në mars të vitit 2021, ku u kapën në flagrancë shtetas me origjinë shqiptare gjatë nxjerrjes së një ngarkese kokaine të ardhur nga Amerika Latine.

Veprimet hetimore

Në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, autoritetet shqiptare dhe italiane përdorën metoda të avancuara hetimi, përfshirë përgjime telefonike dhe ambientale, gjurmim GPS, vëzhgime fizike, kontrolle dhe monitorim të mjeteve të transportit.

Nga hetimet rezultoi ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, i organizuar për importimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës në tregun italian, me përfshirjen e shtetasve shqiptarë, italianë dhe rumunë.

Sekuestrimet e dokumentuara

Gjatë hetimeve janë dokumentuar disa episode të rëndësishme sekuestrimi, ku përfshihen:

rreth 28 kg kokainë neto në Guasticce (korrik 2021);

mbi 70 kg kokainë neto në portin e Livornos (gusht 2021);

rreth 11.7 kg kokainë neto në kufirin tokësor të Gaggiolos (nëntor 2021);

mbi 140 kg kokainë në portin e Livornos (mars 2022);

mbi 400 kg kokainë në Frattamaggiore (prill 2022);

mbi 84.5 kg kokainë neto në Guidonia, Romë;

mbi 150 kg kokainë në Ekuador;

si dhe episode të tjera më të vogla të shpërndarjes.

Përgjegjësia penale

Sipas SPAK, për Maksim Ndocin është provuar përfshirja në rikuperimin e mbi 140 kg kokainë, si dhe në organizimin e importimit të një sasie tjetër prej rreth 120 kg.

Ndërsa për Juljan Kollçakun është dokumentuar përfshirja në trafikimin e mbi 489 kg kokainë bruto, si dhe në importimin dhe shpërndarjen e sasive të tjera të drogës në territorin italian.

Në kuadër të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar, autoritetet italiane kanë kërkuar ndjekjen penale në Shqipëri për dy të pandehurit, çështje e cila tashmë është dërguar zyrtarisht për gjykim.

gijotina.com/

 

Protesta në Durrës, qytetarët tentojnë të futen në Bashki, përplasen me policinë –

By: 27
9 January 2026 at 18:46

Edhe këtë mbrëmje, banorët në Durrës kanë dalë në protestë pas situatës problematike të krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit

Qytetarët janë mbledhur para bashkisë së Durrësit me pankarta në duar dhe kërkojnë mbështetje dhe transparencë për situatën e krijuar.

Ata kanë ngritur zërin kundër abuzimit me fondet publike dhe investime të pamenduara që përmbysin Durrësin, si dhe mungesën e mbështetjes në këtë situatë për banorët e prekur.

Protestës, ashtu si mbrëmjen e kaluar, i janë bashkuar dhe qytetarët e lagjeve të vjetra të Durrësit që preken nga projekti TID. Protestuesit po kërkojnë dhe dorëheqjen e kryetares së bashkisë.

gijotina.com/

❌
❌