Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Main stream

Tre makina të aksidentuara dhe 3 të plagosur në Cërrik –

By: 27
14 January 2026 at 11:52

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan–Cërrik ditën e sotme si pasojë e baltës në rrugë.

Sipas informacioneve, tre automjete janë përfshirë në aksident dhe për pasojë 3 persona janë plagosur dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Dëshmitarët thonë se zona ku ka ndodhur aksidenti ndodhet pranë një kantieri privat, ku po kryhen punime ngjitur me rrugën, të cilat vazhdojnë edhe gjatë natës.

Sipas tyre rreth orës 12:00 të mesnatës, rruga ishte pothuajse e pakalueshme për shkak të baltës nga kamionet qe po mbush lumin Shkumbin për qëllime të zaptimit, duke rrezikuar seriozisht sigurinë rrugore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Pasuria e Ilir Metës është zero”, avokati publikon analizën financiare të ish-Presidentit –

By: 27
14 January 2026 at 11:48

Avokatët mbrojtës të Ilir Metës kanë dalë me një deklaratë ku kanë bërë publike një analizë financiare të Presidentit të PL-së nga viti 1995 deri në 2023.

Mbrojtja e tij theksoi se ndaj Metës është hedhur nje me mal me akuza, duke pretenduar se “pasuria e tij është zero”.

Cakrani theksoi se në procesin ndaj Ilir Metës duan transparencë dhe minimumin e standardit të shtetit të së drejtës.

“Kemi bërë një kërkesë për zëvendësimin e masës dhe kjo kërkesë ishte bazuar për ti dhënë pamjen e një drejtësie që funksionon. Por gjyqtarja Irena Gjoka nuk e pranoi kërkesën, por ne do të vazhdojmë. Kjo është betejë ligjore. Meta është në paraburgim dhe ka kaluar cdo standard.

Kur sillet drejtësia me një personazh që ka historinë politike në 34 vite, imagjinoni çfarë bëjmë me qytetarët këta.

Ne nuk kemi ardhur të bëjmë viktimën, por ne jemi në të drejtën tonë. Ndaj zotit Meta është hedhur baltë, e sulmuan me reformën në drejtësi, me gjykatën kushtetuese dhe nuk mbeti gje tjetër veçse ta mbanin në burg. Kjo po cënon të drejtat dhe liritë e njeriut.

Ne kërkojmë minimumin e standardeve. Standardin minimal të shtetit të së drejtës. Balta që është hedhur mbi Metën është për pasurinë e tij.

Pasuria e zotit Meta është zero, qoftë e luajtshme qoftë e paluajtshme sepse ka punuar me dinjitet dhe pastërti”, tha avokati.

Screenshot_1

 

Futbolli rikthehet në Vorë! Impianti modern gati për sfida kombëtare dhe ndërkombëtare –

By: 27
14 January 2026 at 11:40

Stadiumi i Vorës do të hapë zyrtarisht dyert nesër, në prag të ndeshjes së javës së 20-të të kampionatit “Abissnet Superiore” mes Vorës dhe Partizanit. Pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit, skuadra e Vorës rikthehet në impiantin e saj për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të këtij edicioni futbollistik.

Tashmë i transformuar në një impiant modern, stadiumi i Vorës i shtohet infrastrukturës së futbollit shqiptar si rezultat i bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Vorës. I certifikuar si stadium i Kategorisë së 2-të, impianti përmbush standardet e UEFA-s dhe është i gatshëm të presë edhe ndeshje ndërkombëtare, sipas fazave të përcaktuara nga rregulloret përkatëse.

Projekti i rikonstruksionit ka përfunduar me sukses duke përfshirë ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike, si edhe përmirësimin e hapësirave të tjera funksionale. Ky investim garanton kushte bashkëkohore dhe standarde të larta, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe rritjen e futbollit në vend.

 

E rëndë në Lezhë/ 34-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, ja çfarë dyshohet –

By: 27
14 January 2026 at 11:08

Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Lezhë. Sipas policisë dyshohet se i riu ka konsumuar fotoksinë.

Si pasojë ka humbur jetën në spital në Tiranë.

Ndërkohë, po punohet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Tre mijë euro leja për në shtëpi, 1 mijë për një celular! –

By: 27
14 January 2026 at 11:00

Ish deputeti i PD-së, sot avokat, Asllan Dogjani ka denoncuar skemën korruptive që ndodh brenda sistemit të burgjeve, aty ku grupet kriminale, sipas tij, janë fuqizuar si rezultat i kapjes së sistemit dhe korrupsionit brenda në burgje

“Çfarë ndodh në sistemin e burgjeve, si avokat dhe eksperiencën që ka ndër vite situata në burgje është shumë e rëndë.

Aq shumë janë fuqizuar grupet sa ndonjë ditë mund të sulmojnë dhe burgjet me ndonjë dron, minë me sahat. Korrupsioni në burgje është i jashtëzakonshëm. Për  të futur një celular në burg duhet të paguash 1 mijë euro tek drejtuesit, 500 euro në muaj të mbash telefonin në burg, 3 mijë euro për një leje për të shkuar në shtëpi.

Ka raste kur drejtorët e burgjeve apo shefat marrin persona me rrezikshmëri, të dënuar me burgim të përjetshëm dhe për interesa të grupeve kriminale i nxjerrin nga burgu pa leje, mund të kryejnë ndonjë vrasje e i kthejnë sërish në burg.

Apo personat që nuk kanë plotësuar kushtet e kriteret i nxjerrin pa regjistruar. Grupet kriminale brenda në burgje janë të grupuar të armatosur me thika. Kishim një rast para disa ditësh që në Shkodër u ther në burg një i burgosur. Shitet drogë e kokainë në burgje.

Kemi një situatë shumë të rëndë si rezultat i kapjes së sistemit dhe korrupsionit brenda në burgje. Policët e burgjeve kanë frikë të hyjnë të kontrollojnë kur shefi i tyre i lejon të hyjë thika”

Kemi sekuestruar tonelata me drogë, po godasim mafien shqiptare –

By: 27
14 January 2026 at 10:20

Ministri i Brendshëm i Venezuelës doli dje në një konferencë për të lajmëruar se vendi i tij ka intensifikuar goditjen e grupeve të trafikut të drogës, raportojnë mediat venezuelase. Diosdado Cabello përmendi edhe mafien shqiptare mes të tjerash. Ndërkohë ky reagim i Venezuelës vjen pas arrestimit të drejtuesit të ktij vendi, Nicolas Maduro, pas një operacioni spektakolar të SHBA.

QUE PASA

Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Paqes, Diosdado Cabello, njoftoi këtë të martë sekuestrimin e një ngarkese masive prej 6.850 kilogramësh drogë.

“Me këtë rezultat, shteti venezuelas arrin shifrën e 7.148 kilogramëve të sekuestruar, vetëm gjatë 13 ditëve të para të muajit janar”.

Gjatë fjalës së tij, Cabello sqaroi se “ngarkesa kryesore përbëhej nga 238 thasë, të cilët përmbanin gjithsej 14.280 pako”.

Cabello theksoi se operacioni përfundoi me sekuestrimin e 6.850 kilogramëve substanca të paligjshme. Sipas ndarjes së ngarkesës, ajo përbëhej nga 14.199 pako marijuanë (6.758 kg) dhe 81 pako kokainë (91 kg).

“Është një goditje shumë e fortë ndaj narrativës që thotë se Venezuela lehtëson trafikun. Nga këtu nuk do të kalojë as kokainë, as marijuanë, asnjë lloj droge që shteti mund ta ndalojë në rrugën e saj”, deklaroi Cabello, duke nënvizuar se çdo sekuestrim përfaqëson “heqjen e një këmbë nga tryeza” e strukturës logjistike kriminale.

Operacionet në Zulia

Cabello bëri të ditur se edhe në shtetin Zulia janë zhvilluar operacione, shumica e të cilave të lidhura me sekuestrime droge.

Procedura e parë që përmendi ishte arrestimi i tre personave që posedonin 75 pako marijuanë, me peshë totale 39 kilogramë të së njëjtës substancë.

Operacioni i dytë përfshiu arrestimin e tre personave të tjerë që kishin 50 pako dhe 50 kilogramë marijuanë në shtetin Zulia.

Ai sqaroi se të përfshirët në të dy rastet janë të lidhur me “mafien shqiptare që operon nga Ekuadori” dhe se ai, si ministër, po zhvillon “një luftë reale kundër narkotrafikut”.

Cabello shpjegoi se, duke bllokuar rrugët detare dhe ajrore, mafiet detyrohen të përdorin rrugë tokësore, ku janë më të ekspozuara ndaj mbikëqyrjes shtetërore.

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

By: 27
14 January 2026 at 10:00

Tetë persona janë arrestuar pas arratisjes spektakolare të të dënuarit të rrezikshëm Altin Ndocit ditën e djeshme nga spitali Rajonal i Durrësit.

Mes 8 personave të arrestuar janë edhe zëvendës shefi i komanduar i policisë dhe kryeinfermieri.

Si ndodhi arratisja?   

Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip Audi i bardhë me të cilin është larguar.

Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore.

Rrëshqitje dherash në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi në një korsi –

By: 27
14 January 2026 at 09:48

Rruga nacionale Herbel–Peshkopi, pjesë e Rrugës së Arbrit, gjatë orëve të natës ka pësuar rrëshqitje të skarpatës. Si pasojë, një korsi e rrugës është bllokuar nga balta dhe inertet që kanë përfunduar në asfalt.

Pavarësisht se për këtë segment rrugor janë shpenzuar miliona lekë, sa herë ka reshje shiu në këtë zonë, situata përsëritet me rrëshqitje të vazhdueshme, duke krijuar vështirësi serioze në qarkullimin e mjeteve, si në drejtim të Tiranës, ashtu edhe nga Tirana drejt Peshkopisë.

Në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore, e cila po orienton drejtuesit e mjeteve të lëvizin me kujdes.

Ndërkohë, mungojnë tabelat paralajmëruese që sinjalizojnë bllokimin e një korsie, çka rrit rrezikun për aksidente.

Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO –

By: 27
14 January 2026 at 09:24

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion zhvillohet sot seanca për dosjen “Gërdeci”, ku një ndër të akuzuarit është edhe ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në seancën e kaluar Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka depozituar në GJKKO provat për gjyqin në ngarkim të ish-ministrit.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.

Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023.

 

Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –

By: 27
14 January 2026 at 09:12

Babai i Altin Ndocit ka bërë një reagim ditën e sotme për emisionin “Kafe shqeto” në lidhje me atë që ndodhi ditën e djeshme në burgun e Durrësit.

Altin Ndoci i cili ndodhej në burgun e Durrësit, u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit teksa ishte duke marrë mjekim.

Sa u përket akuzave për 4 vrasje ndaj Altin Ndocit, babai i tij deklaroi se është akuzuar nga Nuredin Dumani. Babai i Altin Ndocit tha se Dumani ka deklaruar që e do të vdekur djalin e tij.

Në prononcimin e tij, ai tha se djali i tij ka marrë pafajësi në dy shkallët e Gjykatës së Posaçme.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Altin Ndoci ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, Nikoll Ndoci pohoi se ai ishte ndaluar vetëm një herë për posedim të një sasie hashashi.

Ai mohoi kategorikisht çdo lidhje të djalit me masakrën e Bradasheshit.

“Kjo është një histori dështim i plotë i SPAK. U akuzua për 4 vrasje, mori pafajësi në Shkallën e Parë dhe në Apelin e GJKKO-së. Një provë të vetme të më sjellin dhe jam i gatshëm ta dorëzoj në SPAK. Nuk mund ta akuzojnë për vrasje gazetarët për interesin e tyre.

Në asnjë mënyrë nuk ka qenë kriminel dhe s’ka për t’u bërë. Ka pasur precedent penal, për hashash.

I vetmi person që e akuzon për Bradasheshin e akuzoi dhe për 4 vrasjet në Durrës, Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë. Pretendohet gjoja një rrahje e vëllait të tij. Dumani e ka deklaruar vetë se e do të vdekur.

Djalin tim e ruajtë Zoti nga gazetarët, të gjitha studiot dalin dhe e quajnë kriminel.

Nuredin Dumani e ka kërcënuar me jetë drejtpërdrejt në seacnë avokaten tonë”, tha babai i Altin Ndocit.

Nga Ballshi në Elbasan e Shkodër, njihuni me ndeshjet e para të vitit 2026 në Superiore –

By: 27
14 January 2026 at 09:06

“Abissnet Superiore” ditën e sotme rikthehet në fushë për herë të parë për vitin 2026.

Gjashte ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 19-të, e cila ësht edhe java e parë e fazës së 3-të të kampionatit.

Takime delikate janë në program për t’u zhvilluar në dy orare të ndryshme. Gjithçka do të startojë në orën 13:30 me përballjen Bylis – Tirana, ku ekipet do të sfidohen në “Adush Muça”.

Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Elbasan dhe Shkodër. Në “Elbasan Arena” do të sfidohen mes tyre Elbasani dhe Flamurtari, ndërsa në “Loro Boriçi” përplasin “brirët” mes tyre Vllaznia e Egnatia.

Nga Ballshi në Elbasan e Shkodër, njihuni me NDESHJET e para të

 

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë –

By: 27
14 January 2026 at 08:38

Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shkroi më 23 prill 2025 një letër emocionale senatorit të Shteteve të Bashkuara, Dick Durbin, një demokrat i zgjedhur në Ilinois, në të cilën e përshkruante veten si viktimë të një persekutimi të ngjashëm me atë që mijëra shqiptarë pësuan gjatë regjimit komunist.

“Kjo më kujton taktikat e vjetra komuniste në Shqipëri, kur në mënyrë të paarsyeshme shënjestrohej ‘viktima’ dhe nxitej histeria për ta dehumanizuar, ndërkohë që shënjestra mbahej e izoluar në burg, pa akuza”, shkroi Veliaj, duke i kërkuar Durbin që të bëhej “një flamurtar” i përballjes së tij me sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Letra për senatorin amerikan është pjesë e një fushate të gjerë të lobimit të Veliajt në Shtetet e Bashkuara, e cila i ka kushtuar kryebashkiakut dhe vëllait të tij gati 220 mijë dollarë vetëm në vitin 2025.

Dokumentet e publikuara pranë njësisë së regjistrimit FARA nga zyra e avokatisë së kontraktuar nga Veliaj, Kasowitz LLP, prezantojnë pretendime të hiperbolizuara për një persekutim të tij nga sistemi i drejtësisë, ndërkohë që shoqërohen nga artikuj në favor të Veliajt, të publikuara nga mediat në Shqipëri.

Dokumentet u mëshojnë gjithashtu pretendimeve të padokumentuara se Veliaj po hetohet nga një prokuror në konflikt interesi apo që përdor ofendime ndaj tij në sallën e gjyqit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua në shkurt të vitit të shkuar nga Prokuroria e Posaçme me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Bashkë me Veliajn akuzohet bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka dhe 15 persona të tjerë, mes tyre biznesmenë dhe bashkëpunëtorë. Veliaj dhe të tjerët i kundërshtojnë akuzat e Prokurorisë.

Fushata e lobimit në SHBA

Kasowitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon de Reya në Londër janë dy studio ligjore të kontraktuara nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut, për të ndërmarrë një fushatë të kushtueshme PR-i në mbrojtje të tij.

Studioja amerikane Kasowitz Benson Torres ka depozituar së fundmi në FARA aktivitetin e kryer për llogari të Veliajt – i cili përbëhet kryesisht nga letra dhe mesazhe drejtuar politikanëve amerikanë dhe kontakteve të tjera ndërkombëtare.

Përmes kompanisë së lobimit, Veliaj u kërkon atyre që të jenë “zëri i tij” si dhe të kontaktojnë qeveritë e tyre, Parlamentet, Komisionin Europian si dhe organizatat e të drejtave të njeriut për të ushtruar presion publik për lirimin e tij.

Sipas dokumenteve të depozituara, Kasowitz Benson Torres është paguar 220 mijë dollarë dhe ka dërguar 75 emaile në adresën e 24 senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë, në Departamentin e Drejtësisë si dhe Departamentin e Shtetit. Gjithashtu, deklarohet të jenë bërë 11 telefonata si dhe të jenë organizuar pesë takime.

Letrat dhe mesazhet përmbajnë thuajse të njëjtat ankesa, përfshirë edhe një mori pretendimesh të padokumentuara kundër prokurorit të çështjes, Ols Dado. Për shembull, në emailet dërguar senatorëve dhe kongresmenëve, Dado paraqitet si “anëtar aktiv i partisë autoritare në opozitë, Partia Demokratike”.

Po ashtu, Veliaj ngre vazhdimisht pretendime se Dado është në konflikt interesi dhe paraqitet si ndërtues, të cilit bashkia i ka refuzuar pjesërisht kërkesën për ndryshimin e një lejeje ndërtimi. Në materiale nuk jepet asnjë provë për akuzat, ato thjesht listohen në letrat që u janë dërguar përfaqësuesve në SHBA.

Ndër të tjera, në dosje përfshihen edhe riprodhime të shkrimeve në media shqiptare, ku prokurorët e SPAK akuzohen për “linçim” dhe u atribuohen pa prova fjalë fyese ndaj Veliajt, të supozuara të thëna në sallën e gjyqit.

Pjesë e dosjes së lobimit është edhe raporti i firmave Kasowitz LLP dhe Mishcon de Reya i datës 24 qershor 2025, që e paraqet paraburgimin e Veliajt si “të padrejtë” dhe si problem që duhet të shqetësojë partnerët perëndimorë. Masa e arrestit ndaj Veliajt është vlerësuar e drejtë në të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

PR në media

Fushata ndërkombëtare e PR-it të ndërmarrë nga Veliaj, përveç çfarë është deklaruar në FARA, përfshin edhe një seri artikujsh në mbrojtje të tij, të publikuar në media periferike ndërkombëtare dhe të ripublikuara masivisht nga mediat në Shqipëri.

Vetëm në dhjetor, menjëherë para fillimit të shqyrtimit të kërkesës paraprake për gjykimin e dosjes së tij, u publikuan të paktën tre artikuj, në të cilët ngrihej shqetësimi për një proces të padrejtë ligjor ndaj kryebashkiakut. Artikujt u përkthyen dhe ripublikuan masivisht në shqip.

Një prej artikujve u publikua nga Independent Policy Digest – një faqe interneti me qendër në Richmond, Virxhinia – e cila raportonte se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe mbajtja e tij në paraburgim, kishte probleme procedurale. Shkrimi për Veliajn në IPD ishte firmosur nga Kristopher O’Brien, një autor pa biografi dhe pa gjurmë të tjera botimesh në internet, për të cilin përdorej një foto stoku e përdorur edhe për një mori profilesh të ngjashme.

Më 4 dhjetor 2025, vetëm një ditë përpara seancës gjyqësore të Veliajt për masën e sigurisë në GJKKO, një media në Bruksel e quajtur “EUReporter” botoi gjithashtu një shkrim që mbështeste Veliajn dhe vinte në dyshim procesin ndaj tij. Shkrimi u publikua pa autor dhe media në fjalë i tha BIRN se i referohej raportit të zyrave të avokatisë.

Ndërkohë, në 11 dhjetor, Neil Watson, i cili nënshkruan si gazetar britanik dhe që njihet kryesisht për shkrimet dhe qëndrimet në mbështetje të presidentit autoritar të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, shkroi i shqetësuar se procesi ndaj Veliajt cënonte rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Watson figuron vazhdimisht në median shtetërore në Azerbajxhan dhe në shkurt 2024, agjencia shtetërore e lajmeve publikoi urimin që ai i dërgonte Aliyevit, pasi ky fitoi zgjedhjet me 92 për qind të votave me nënshkrimin: “I juaji besnikërisht”./BIRN

Do marrim masa shumë të forta –

By: 27
14 January 2026 at 08:18

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin “masa shumë të forta” kundër Iranit nëse autoritetet iraniane ekzekutojnë protestuesit e arrestuar gjatë demonstratave masive antiqeveritare. Paralajmërimi vjen mes raporteve të grupeve për të drejtat e njeriut se mbi 2,400 demonstrues janë vrarë në një shtypje të dhunshme nga autoritetet iraniane.

Të afërmit e Erfan Soltanit, një 26-vjeçar i arrestuar javën e kaluar, i kanë thënë BBC Persian se ai pritet të ekzekutohet të mërkurën. Një përfaqësues i Organizatës Hengaw për të Drejtat e Njeriut i tha BBC-së se “nuk kishin parë kurrë një çështje që të lëvizte kaq shpejt”, duke theksuar se dënimi me vdekje ishte dhënë “në një proces jashtëzakonisht të përshpejtuar, brenda vetëm dy ditësh”.

Duke folur për CBS News, Trump deklaroi: “Nëse i varin, do të shihni disa gjëra… Do të ndërmarrim veprime shumë të forta nëse e bëjnë një gjë të tillë.” Ai tha gjithashtu se po kërkonte “shifra të sakta” mbi numrin e viktimave dhe se SHBA-të do të vepronin “në përputhje me rrethanat”.

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), me seli në SHBA, njoftoi se deri më tani ka konfirmuar vrasjen e 2,403 protestuesve, përfshirë 12 fëmijë, pavarësisht ndërprerjes pothuajse totale të internetit në Iran. Sipas HRANA-s, rreth 150 persona të lidhur me qeverinë janë vrarë gjithashtu, ndërsa mbi 18,434 protestues janë arrestuar.

Nga ana tjetër, një zyrtar iranian i tha Reuters se rreth 2,000 persona kanë humbur jetën, duke ia atribuar vdekjet “terroristëve”. Qeveria iraniane ka akuzuar SHBA-të se po përpiqen të “shpikë një pretekst për ndërhyrje ushtarake”, duke paralajmëruar se “ky manual ka dështuar më parë”.

Trump ka bërë të ditur se ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë dhe ka paralajmëruar masa të mëtejshme, përfshirë tarifa 25% për çdo vend që tregton me Iranin. Në platformën e tij Truth Social, ai shkroi se autoritetet iraniane do të “paguanin një çmim të lartë” për vrasjet dhe u bëri thirrje qytetarëve të “vazhdojnë të protestojnë”.

Protestat, të cilat thuhet se janë përhapur në rreth 180 qytete dhe qyteza në të 31 provincat e Iranit, nisën për shkak të rënies së monedhës dhe rritjes së kostos së jetesës, por shpejt u shndërruan në kërkesa për ndryshime politike. Ato përfaqësojnë një nga sfidat më serioze për establishmentin klerikal që nga revolucioni islamik i vitit 1979.

Për shkak të kufizimeve të rënda dhe mbylljes së komunikimeve, është e vështirë të vlerësohet shkalla e vërtetë e dhunës. Megjithatë, pamje të publikuara në internet tregojnë dhjetëra trupa në Qendrën Mjekësore Kahrizak në Teheran, ndërsa aktivistët flasin për një nivel dhune të paprecedentë gjatë shtypjes së protestave.

Këmbimi valutor 14 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

By: 27
14 January 2026 at 07:48

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 103.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.5 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.

Screenshot_3

 

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Janar 2026 –

By: 27
14 January 2026 at 07:34

DASHI 

Je përsëri në qendër të vëmendjes. Marsi të bën luftarak, por ki kujdes të mos e shndërrosh këtë energji në impulsivitet. Sa i përket punës, mund të marrësh ndonjë konfirmim të rëndësishëm, veçanërisht nëse ke ecur mirë muajt e fundit. Në dashuri, ke nevojë për qartësi: nëse diçka nuk po funksionon, tani është koha të flasësh pa frikë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 14 janar 2026), Saturni ju fton të jeni më të përgjegjshëm, veçanërisht financiarisht. Kjo është një kohë e mirë për të rregulluar llogaritë, projektet dhe madje edhe marrëdhëniet familjare. Ka disa dyshime në dashuri. Ata që janë beqarë mund të kujtojnë një person nga e kaluara.

BINJAKËT

Mendja juaj është në garë dhe mundësitë janë të shumta. Mërkuri gjatë kësaj ore të janarit ju bën të shkëlqyer dhe komunikues, perfekt për ata që punojnë me fjalë, kontakte dhe udhëtime. Është koha perfekte për të propozuar ide, për të bërë kërkesa dhe për të sqaruar çështje të pazgjidhura. Energjia po rritet.

GAFORRJA

Hëna gjatë këtyre orëve të janarit 2026 amplifikon ndjesitë tuaja dhe ju bën më të ndjeshëm se zakonisht. Sa i përket punës, mund të ndiheni të sfiduar, por kjo nuk është koha për t’u dorëzuar: ajo që po ndërtoni kërkon durim.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 14 janar 2026), ky është një qiell që ju rikthen forcën dhe dëshirën për t’u shfaqur. Lidhur me punën, ju presin njohje ose përgjegjësi të reja: pranojini ato me guxim. Thjesht kini kujdes nga përplasjet me figura autoriteti. Beqarët janë të favorizuar në takime, veçanërisht në mjedise të reja.

VIRGJËRESHA

Po riorganizoni gjithçka: punën, emocionet, projektet. Është një fazë rishikimi të thellë. Diçka duhet të lihet pas dore për t’i bërë vend të resë. Ka nevojë për lehtësi në dashuri: më pak analizë, më shumë zemër. Ata që janë beqarë mund të bëjnë një takim diskret, por premtues.

PESHORJA

Nuk mund ta shtyni më marrjen e një vendimi të rëndësishëm, veçanërisht në vendin e punës. Venusi ju ndihmon në marrëdhënie, por vetëm nëse jeni plotësisht të sinqertë. Në dashuri, është koha të kuptoni se çfarë dëshironi vërtet: stabilitet apo liri?

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 14 janar 2026), asgjë nuk është sipërfaqësore, gjithçka është intensive. Për sa i përket punës, mund të mbyllni një kapitull dhe të filloni një të ri, por do të duhet guxim. Në dashuri, pasionet janë të forta. Energji të fuqishme.

SHIGJETARI

Ky qiell favorizon udhëtimet, studimet dhe horizonte të reja karriere. Është një kohë për të besuar më shumë në veten tuaj. Në dashuri, nevojitet ndershmëria. Çiftet që ndajnë qëllime bëhen më të forta. Optimizmi po rritet.

BRICJAPI

Jeni të fortë, por të lodhur. Keni dhënë kaq shumë dhe tani qielli po ju kërkon të ngadalësoni për një moment për të kuptuar se ku po shkoni. Në punë, jeni të besueshëm dhe konkretë, por mos merrni përsipër gjithçka vetë. Në dashuri, keni nevojë për më shumë emocione.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 14 janar 2026), qielli ju shtyn drejt ndryshimit. Ide të reja, projekte alternative, dëshirë për të thyer modelin. Lidhur me punën, mund të bëni zgjedhje të guximshme. Energji e mirë mendore.

PESHQIT

Jeni në harmoni me emocionet dhe intuitën tënde. Ky është një qiell që flet për ëndrra, por edhe për konkretësi: duhet të mësosh t’i japësh formë asaj që ndjen. Lidhur me punën, mbërrijnë konfirmimet, edhe të vogla, por të rëndësishme.

 

Parashikimi i motit për sot, 14 janar 2026 –

By: 27
14 January 2026 at 07:28

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të territorit.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet prezencë e mjegullës dhe mjegullinës, kryesisht në zonat luginore, çka mund të ndikojë në shikueshmëri.

Era do të fryjë nga verilindja në juglindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat detare, valëzimi do të jetë i ulët, i forcës 1 deri në 2 ballë.

Screenshot_1

Screenshot_2

 

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

By: 27
13 January 2026 at 23:36

momentin kur Altin Ndoci shoqërohet për në spitalin e Durrësit.

Në video duket mungesa e masave të sigurisë në këtë shoqërim në ambientet e spitalit për kontroll mjekësor.

Pa pranga dhe i shoqëruar nga vetëm një efektiv, ndërsa efektivi tjetër shoqëron të dënuarin tjetër që bashkë me të do të kryenin kontroll mjekësor në ambientin e posaçëm për ta në katin e tretë të Infektivit.

Ndërkohë sipas burimeve nga Burgu që nga viti 2022 Ndoci ka kryer 6 vizita mjekësore në spital, kryesisht për problemet që ka me gurët në veshka. Automjeti tip Audi me të cilin u largua e priste në dalje të parkimit, në rrugë.

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

By: 27
13 January 2026 at 22:44

Ky është momenti që Altin Ndoci mbërrin në oborrin e Spitalit të Durrësit, i shoqëruar me ambulancë.\

Në video Ndoci shfaqet duke dalë nga ambulanca i lirë dhe pa pranga, dhe më pas shoqërohet në drejtim të godinës së spitalit.

Shoqërimi i tij bëhet në kundërshti me rregulloren, pasi duhej të ishte i prangosur për shkak të rrezikshmërisë.

Altin Ndoci u arratis ditën e sotme nga spitali rajonal i Durrësit, duke shmangur policinë, ndërsa u prit nga një automjet me të cilin më pas u largua.

Në videon e dyte shfaqet momenti kur Ndoci vrapon me shpejtësi në parkingun e spitalit, për të shkuar drejt makinës që e priste për të kompletuar arratisjen e tij.

Sipas raportimeve të tjera Ndoci është parë për herë të fundit në autostradën Tiranë-Durrës dhe dyshohet se fshihet në kryeqytet.

Yesterday — 13 January 2026Main stream

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

By: 27
13 January 2026 at 21:30

“Unë nuk e kam njohur më parë shtetasin Pavlin Preka.

Ajo që di është se 2 apo 3 vitë më parë ai ka ardhur bashkë me xhaxhain e tij në banesën tonë ku është pritur nga babai im. Unë në atë kohë nuk kisha dijeni për arsyen e kësaj vizite. Motivin e mësova një vit më vonë, kur babai më pyeti nëse ky person më kishte dalë ndonjëherë përpara, gjë që unë e mohova. Unë me këtë shtetas nuk kam komunikuar kurrë as në rrjetet sociale. Lidhur mbi vrasjen e tij unë kam parë një postim në ‘Instagram; nga një prej djemve të dajës që shkruante: U ndave nga jeta kusho’. Por unë nuk kam dijeni për ndonjë konflikt të babait tim apo të kushërinjve të mi, me të ndjerin.

Dhe as në familje nuk është diskutuar kjo ngjarje. Në lidhje me Klaudio Lisaj njihemi pasi ai është kushëriri dhe kemi marrëdhënie shumë të mira, por nuk di të them për njohjen e tij shoqërore me viktimën. Përsa i përket babait tim, në shumicën e kohës ai rri në shtëpi, por për shkak të profesionit si shofer ambulance i urgjencës, ai largohet vetëm kur ka thirrje urgjente për të ndihmuar persona të sëmure.

Nga hetimet del se ditën e ngjarjes ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë midis viktimës dhe të dyshuarit Klaudio Lisaj”, thuhet në dëshminë e saj.

Por ndërsa dha këtë dëshmi, përgjimet ambientale sidomos midis të bijës dhe nënës së saj, dhanë një tjetër panoramë të ngjarjes. Ndërsa sipas grupit hetues Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, nuk patën asnjë komunikim në vazhdim midis tyre.

Dosja Hetimore

Gjatë përgjimit ambiental të shtetasve Vasel Koçeku, Age Koçeku, dhe vajzës së tyre Arsina Koçeku si dhe Klaudio Lisaj, janë përftuar biseda me interes midis shtetaseve Age Koçeku dhe A. Koçeku për autorët e dyshuar, si dhe për rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Ndërsa, midis të  dyshuarëve Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, nuk ka pasur asnjë  komunikim.

Do të ishin këto fakte dhe dyshime të arsyeshme që 10 muaj pas ndodhjes së krimit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksioni Shkodër, të nxirrte një urdhër ndalimi për shtetasin Vasel Koçeku, babain e vajzës që pretendonte viktima Pavlin Preka.

Si edhe për shokun e tij të ngushtë dhe njëkohësisht kushërirën e vajzës, Klaudio Lisaj.

Të cilët akuzohen për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’, e kryer në bashkëpunim.

Shtetas të cilët gjatë ndalimit të tyre refuzuan të jepnin sqarime mbi akuzën që iu atribuohet.

Dosja Hetimore

Nga hetimi i deritanishëm, nuk rezulton asnjë  konflikt dhe pistë  tjetër që  mund të  çojë në  vrasjen e shtetasit Pavlin Preka, përveç përpjekjeve të  tij për të  qenë  me vajzën e të  dyshuarit Vasel Koçeku dhe refuzimit të  këtij të  fundit për t’i dhënë dorën e vajzës.

Nga hetimet del se ditën e ngjarjes ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë midis viktimës dhe të dyshuarit Klaudio Lisaj.

Komunikim që ky i fundit nuk e ka deklaruar duke u shprehur se kishte folur me viktimën katër ditë para ngjarjes.

Po kështu Klaudio Lisaj ka shmangur deklarimin mbi raportin që viktima kërkonte të krijonte me vajzën e Vasel Koçekut.

Pavarësisht se ekziston lidhje gjinore e drejtpërdrejtë e tij me familjen Koçeku si dhe marrëdhënia shumë e ngushtë shoqërore me viktimën, i cili emrin e vajzës e kishte të tatuazhuar në qafë, fakt i njohur ky në rrethin shoqëror.

Në këto kushte, Gjykata çmon se është objektivisht e pamundur që Klaudio LISAJ të mos kishte dijeni për këtë raport të tentuar dhe për refuzimin e familjes së vajzës.

Por po kështu Gjykata çmoi në masën e ndalimit edhe provat që implikojnë babain e vajzës.

Si edhe kundërthëniet e tyre.

Të cilat kanë çuar Prokurorinë në dyshimin e arsyeshëm se Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në vrasjen e 19 vjeçarit, Pavlin Preka, mbrëmjen e datës 26 Shkurt 2025 në fshatin Guci e Re në Shkodër në oborrin e banesës së tij.

Dosja Hetimore

Nga tabulatet telefonike rezulton se ditën e ngjarjes, datë 26 Shkurt 2025, i dyshuari Vasel Koçeku ka qenë i loguar në zonën e Dukagjinit, Njësia Administrative Pult dhe më pas është kthyer pasditen e të njëjtës ditë në Shkodër.

Gjë për të cilën as ai, as familjarët e tij nuk japin të dhëna të sakta dhe të verifikueshme.

Po kështu nga përgjimi ambiental pranë IEVP Kukës, ku ndodhet vëllai i të dyshuarit Klaudio Lisaj, janë përftuar biseda me interes hetimor, të cilat nga përmbajtja dhe konteksti, dyshohet se i referohen drejtpërdrejt vrasjes së viktimës Pavlin Preka.

Ku krijohet dyshimi i arsyeshëm se: ‘Shtetasi Vasel Koçeku ka luajtur rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të viktimës Pavlin Preka për shkak të informacioneve që kishte se viktima donte ti ‘rrëmbete’ vajzën e tij, duke qenë se ata e kishin refuzuar për fejesë.

Dhe me ndihmën e Klaudio Lisaj dhe lidhjes së ngushtë që ai kishte me viktimën, i cili e ka thirur me telefon në momentin para ngjarjes, gjatë kësaj kohe ekzekutori ka shkuar në banesë dhe e ka gjetur viktimën në oborr ku e ka qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas janë larguar, duke fshehur edhe provat e ngjarjes.’

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

By: 27
13 January 2026 at 21:24

Klaudio Lisaj: ‘Po’

Klaudio Lisaj: Axhi..

Flori Lisaj: Ma mori menja,..a kjet me foristradën e tij?

Klaudio Lisaj: ‘Po’. Asht i papam e ka vra jasht në verand… e ka vra në sy”, thuhet në dosjen hetimore.

Njëkohësisht në pyetje nga grupi hetues u morën edhe prindërit e vajzës që duket ishte kthyer në mollë sherri midis viktimës Pavlin Preka dhe tyre.

I pari që u pyet ishte Vasel Koçeku, i cili tha se vrasjen e Pavlinit e kishte mësuar nga televizori.

Dhe se kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të të riut, ditën e varrimit. Lidhur mbi kërkesën e Pavlinit për t’u martuar me vajzën e tij, ai pranoi se i riu kishte ardhur disa herë te ai, por ai si baba e kishte refuzuar këtë lidhje me pretendimin se vajza ishte e vogël dhe duhet të mbyllte shkollën njëherë.

Ndërkohë që Pavlini kishte mohuar që ai dhe vajza të kishin pasur ndonjë kontakt me njëri-tjetrin.

“Në lidhje me ngjarjen unë atë e kam mësuar nga televizori dhe kam qenë e pranishëm edhe në ceremoninë mortore të varrimit.

Pavlinin e njoh pasi  rreth 2-3 vite më parë, ai ka ardhur në banesën time në fshatin Pog, bashkë me xhaxhai e tij Nikollën, ku ky i fundit më shprehu dëshirën për miqësi dhe për t’ë marrë vajzën time nuse për nipin.

Por unë i thashë se vajza është shumë e vogël, rreth 13 vjeçe.

Por vetëm disa muaj më vonë, Pavlini më kontaktoi sërish në telefon, ku më kërkoi që të takoheshim.

Takim që ndodhoi pranë banesës time dhe biseda u zhvilluar nga makina, ku ai sërish insistoi, por unë ia bëra të qartë se vajza është ende e mitur dhe i kërkova të dija nëse kishte pasur ndonjë kontakt me të, gjë që  ai ma mohoi”, thuhet në dëshminë e babait të 13-vjeçares, pas së cilës ishte marrosur viktima.

Por në mëdyshje për sinqeritetin e Pavlinit, Vasel Koçeku, tha se me t’u kthyer në banesë atë ditë, ai pyeti edhe vajzën nëse kishte kontakte me të riun.

Gjë të cilën edhe ajo sipas tij e mohoi.

Ndërsa ndryshe nga dëshmitarët e tjerë ai mohoi po kështu të kishte më komunikime me Pavlin Prekën.

Apo që ky i fundit t’i kishte sjellë njerëz në shtëpi, apo të kishte ardhur me ta, për t’i kërkuar dorën e vajzës.

Siç është edhe një nga dëshmitë që flet për vajtjen e Pavlinit bashkë me dajën e vajzës, për të kërkuar dorën.

Pasi ishte refuzuar herën e parë, kur kishte shkuar në familjen Koçeku, bashkë me xhaxhain e tij.

“Unë nuk kam dijeni për autorët e ngjarjes.

Pas bisedës që bëmë në rrugë, unë nuk pata më kontakte me Pavlinin.Pasi u ktheva në banesë, unë e pyeta vajzën nëse kishte folur ndonjëherë me Pavlin Prekën, por ajo ma mohoi një gjë të tillë. Në lidhje me vendndodhjen time në datat 26-27 Shkurt 2025, unë nuk e kujtoj me saktësi itinerarin, por besoj se kam qenë në banesën time, në Hot të Ri.

Ndërsa ajo që dua të theksoj është se Pavlini kishte marrëdhënie të mira me nipin e gruas time, Klaudio Lisaj, por vetë personalisht nuk kam marrëdhënie të shpeshta me familjarët e gruas”, thuhet në dëshminë e tij.

Të njëjtin qëndrim mohues mbajti edhe bashkëshortja e Koçekut, Age, e cila u kujdes të theksonte se pasi mësoi mbi vrasjen e Pavlinit, bashkëshorti i saj, kishte marrë pjesë në gjamë.

Ndërsa mohoi që familjarë të saj të kishin njohje të ngushtë me viktimën, Pavlin Preka.

“Unë nuk kam dijeni që Pavlin Preka të ketë njohje shoqërore me ndonjë nga familjarët e mi.

Përsa i përket Klaudio Lisaj, ai është djali i vëllait, por nuk jam takuar shpesh me të.

Ndërsa bashkëshorti im ka marrëdhënie normale me familjarët e mi, por nuk ka afrimitet të madh.Përsa i përket vajzës ajo është fejuar që në muajin gusht të këtij viti dhe gjithçka është bërë me dëshirën e saj, pasi ka njohur një djalë”, thuhet në dëshminë e gruas.

Por me interes për grupin hetues, ishte edhe dëshmia e vajzës, dorën e së cilës pretendonte viktima Pavlin Preka.

❌
❌