Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 2026Main stream

Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend –

By: 27
31 January 2026 at 12:59

Kryetari i PD Sali Berisha ne bashkebisedimin me qytetaret eshte shprehur se më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë bisedë timen të përjavshme me ju në rrjetet sociale, kam kënaqësinë t’u adresohem ju pas suksesit të rëndësishëm që arritëm më 24 janar në protestën 3-orëshe, në të cilën në realitet brenda dhe jashtë vendit u dridhen themelet e kalbësirës Rilindje apo organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama.
Siç konstatoni, ka një panik të madh nga narko-nomenklatura, nga organizata kriminale dhe tellallët e saj në mediat e blera.
Kanë një javë që nuk pushojnë me tërbim kundër qytetarëve protestues, protestës dhe përpiqen me shiringa të mbajnë, t’i japin zemër Edi Ramës, i cili ç’është e vërteta është në kohërat e fundit të regjimit të tij të urryer për shqiptarët.
Siç e patë vetë, ai nuk dorëzon dot për asnjë rrethanë, asnjë mundësi imunitetin e Lubi Ballukut sepse e di se duhet të dorëzojë lëkurën e tij, karrigen e tij.
Dje u paraqit në Divjakë para fermerëve me Ballukun në krah, por i tronditur gjer në palcë, kërcënues dhe arrogant ndaj fermerëve që haptas i shprehnin pakënaqësitë e mëdha, denonconin politikat e tij kundër fermerëve shqiptarë.
Pra, mund të themi se regjimi po ecën drejt agonisë dhe gjithçka varet nga ne, nga opozita shqiptare.
Gjithçka varet nga kryengritja paqësore që nuk duhet të ndalet kurrë gjer në përmbysjen e Edi Ramës.
Pikërisht në këtë kuadër, ne thirrëm protestën tjetër me datën 10 shkurt, ditën e martë, në mënyrë që të marrim dhe njëherë paralajmërimin më serioz për largimin e tyre nga pushteti.
Miq, gjatë këtyre ditëve janë me qindra qytetarë dhe qytetare që kërkojnë me shumë të drejtë që në protestë të mos largohemi nga sheshi pa realizimin e qëllimit tonë.
Kjo është një kërkesë jashtëzakonisht e drejtë dhe është rruga e vetme efikase për të larguar këtë regjim nga pushteti.
Por kjo kërkon nga secili nga ne që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh për aq kohë sa ta largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë.
U garantoj se drejt asaj në mënyrë të pandalshme do të shkojmë.
Edi Rama të bëjë ç’të dojë, mbrapa diellit të shkojë, shpresë nuk ka, do shkojë aty ku e ka vendin, aty ku e kanë vendin hajdutët dhe kriminelët që qeverisin një vend me lidhje të forta me kartelet e drogës, krimin dhe farsë elektorale.
Ndaj dhe duke u falenderuar shumë për atë angazhim të jashtëzakonshëm që treguat më 24 janar, u ftoj të shumëfishojmë forcat dhe të bashkohemi në protestën e ardhshme.
Të tregojmë fuqinë tonë, të tregojmë vendosmërinë tonë, të tregojmë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend.

Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese –

By: 27
31 January 2026 at 12:45

Shkurti nis me mot të ashpër në Greqi, ndërsa meteorologët paralajmërojnë për një sistem të fuqishëm që do të sjellë reshje të dendura shiu, stuhi të forta, erëra ciklonike dhe reshje dëbore në disa zona të vendit.

Sipas parashikimeve, përkeqësimi i motit do të nisë nga pasditja e së shtunës dhe do të kulmojë gjatë së dielës, duke prekur pothuajse të gjithë territorin grek.

Meteorologu Thodoris Kolidas thekson se sistemi i presionit të ulët nuk është i zakonshëm, por “i fortë dhe i organizuar”, me qendër në Detin Jon që nga mëngjesi i së dielës.

Sipas tij, nga pasditja e së shtunës reshjet do të nisin nga jugperëndimi dhe gradualisht do të përhapen drejt lindjes, ndërsa të dielën në mëngjes fronti kryesor do të kalojë mbi Pellgun e Atikës me intensitet të lartë.

Kolidas nuk përjashton mundësinë e lëshimit të një buletini emergjence nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik për fenomene të rrezikshme.

Meteorologia Nicoletta Ziakopoulou paralajmëron se bëhet fjalë për një presion të ulët “me strukturë të plotë ciklonike”, i cili do të ushqehet nga ujërat e ngrohta të Mesdheut, duke sjellë erëra shumë të forta, deri në 9–10 Beaufort, sidomos në zonat detare.

Ajo identifikon gjashtë rajone me rrezik të lartë, ku priten reshje intensive dhe stuhi:

Atika pritet të preket gjatë gjysmës së parë të së dielës. Meterologu thekson se rajoni është tashmë i rënduar, pasi ka marrë reshje të konsiderueshme gjatë tre muajve të fundit të vitit.

Sipas parashikimeve të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, moti do të nisë të përmirësohet nga pasditja e së hënës, ndërsa të martën dhe të mërkurën priten intervale me kthjellime, reshje të lehta lokale dhe rritje graduale e temperaturave drejt vlerave normale për stinën.

“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri –

By: 27
31 January 2026 at 12:31

Një email i datës 25 maj 2012 tregon se Thorbjørn Jagland  , Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës në atë periudhë, i ka dërguar një mesazh    Jeffrey Epstein  një ditë pas një vizite zyrtare në Shqipëri. Në komunikimin elektronik, Jagland shkruan shkurt: “Kam qenë në Tirane , vajza të jashtëzakonshme”

Email-i është dërguar më 25 maj 2012, ndërsa vizita zyrtare e Jagland në Shqipëri është zhvilluar më 24 maj 2012, sipas axhendave dhe burimeve publike.

Sipas arkivave zyrtare, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Jagland ka zhvilluar takime institucionale me Edmond Haxhinaston, ministër i Jashtëm i kohës, Sali Berishën, kryeministër, Bamir Topin, president i Republikës. Vizita ishte pjesë e angazhimeve të Këshillit të Europës në Shqipëri.

Thorbjørn Jagland ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, institucioni paneuropian që mbikëqyr demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në 47 vende. Ai ka qenë gjithashtu ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Norvegjisë.

Email-i i publikuar nuk përmban detaje mbi takime private apo aktivitete jashtë axhendës zyrtare të vizitës në Tiranë. Komenti i bërë në këtë komunikim privat nuk shoqërohet me shpjegime apo kontekst shtesë dhe, deri më tani, nuk ka prova publike që të tregojnë për ndonjë vijimësi konkrete përtej këtij mesazhi.

Megjithatë, fakti që ky komunikim është zhvilluar me Jeffrey Epstein, një figurë e përfshirë më vonë në skandale të rënda ndërkombëtare, ngre pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënieve dhe kontakteve private me figura të larta institucionale, çështje që mbeten ende të paqarta dhe të hapura për sqarim.

Foto: Emaili që Thorbjørn Jagland i ka dërguar Jeffrey Epstein

Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës

By: 27
31 January 2026 at 12:15

Tregtarët e Vlorës dolën sërish sot në protestë para Teatrit “Petro Marko”, kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga zonat aktuale të tregtimit.

Sipas vendimit të miratuar, tregtarët e fruta-perimeve do të zhvendosen në tregun e Çoles, ndërsa tregtarët industrialë në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës.

Protestuesit shprehen se vendimi është marrë pa një konsultim real me ta dhe pa u ofruar garanci për kushtet minimale të punës.

“Vendimet po merren nga zyra, pa u pyetur ata që preken drejtpërdrejt. Ne nuk jemi kundër rregullit, por kundër një vendimi që na shkatërron punën”, shprehen tregtarët

Ata theksojnë se zhvendosja larg qendrës së qytetit i largon nga klientët dhe rrezikon seriozisht mbijetesën ekonomike të familjeve që jetojnë nga ky aktivitet.

The post Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës appeared first on 27.

Ndjekje e rrezikshme në Durrës/ Pranga 45-vjeçarit të droguar në timon, përplasi makinën e policisë –

By: 27
31 January 2026 at 11:59

Një 45-vjeçar është arrestuar në Durrës pas një ndjekjeje policore, gjatë së cilës ai përplasi automjetin e efektivëve ndërsa ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Operacioni i koduar ‘Përfshirja e shumëfishtë’ çoi në pranga shtetasin Julian Ismailaj, i akuzuar për një sërë veprash penale, përfshirë shitjen e drogave të forta dhe vjedhje.

Gjithçka nisi pas një denoncimi për kanosje, ku policia ndërhyri për të verifikuar shtetasin E. H., 36 vjeç, nga Kavaja. Ai dyshohet se kishte kanosur një person me një pistoletë lodër, e cila iu gjet dhe iu sekuestrua. Për 36-vjeçarin ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Në shoqërinë e E. H. ndodhej edhe shtetasi J. I., 45 vjeç, banues në Durrës. Sapo pa policinë, ky i fundit u largua me shpejtësi me një automjet, duke nisur ndjekjen nga forcat e rendit. Gjatë tentativës për t’i shpëtuar policisë, 45-vjeçari përplasi mjetin e tyre, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas ndalimit, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan sasi heroine dhe kokaine, si dhe një pajisje elektroshoku. Verifikimet zbuluan se J. I. po drejtonte mjetin nën efektin e narkotikëve.

Nga hetimet e mëtejshme, J. I. dyshohet se është gjithashtu autor i një vjedhjeje të ndodhur një ditë më parë. Në bashkëpunim me shtetasin V. K., 32 vjeç (i shpallur në kërkim), ai akuzohet se ka vjedhur bateri automjetesh dhe sasi nafte në një servis.

Policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasin B. M., 51 vjeç, i cili i kishte dhënë me qira automjetin 45-vjeçarit dhe dyshohet si bashkëpunëtor në shitjen e lëndëve narkotike. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të të arrestuarit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Sarandë/ Arrestohet 30-vjeçari shpërndante kanabis me makinë –

By: 27
31 January 2026 at 11:41

Një 30-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi u kap në flagrancë me doza kanabisit të ndarë, gati për shitje.

Shtetasi me iniciale A.M., e shpërndante drogën me makinë, ndërsa iu gjet dhe një sasi tjetër lëndë narkotike në banesë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Meantime”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-A. M., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në qytetin e Sarandës, dyshohet me qëllim shitjen e dozave të kanabisit.

Sasia e lëndës narkotike kanabis që iu gjet në automjet dhe një sasi tjetër që iu gjet në banesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 peshore elektronike.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm –

By: 27
31 January 2026 at 11:21

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me anije gjatë vitit 2025 ka arritur në rreth 1.7 milionë, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT. Shifrat tregojnë një rritje të dukshme të lëvizjes detare në krahasim me periudhat pararendëse, duke konfirmuar suksesin e plotë të sektorit turistik dhe transportit detar.

Në krye të listës qëndron Porti i Durresit, i cili ka përthithur 46.7% të gjithë pasagjerëve që kanë udhëtuar përmes porteve shqiptare. Ky port, i cili shërben kryesisht për linjat turistike me Italinë, ka regjistruar rreth 791 mijë pasagjerë gjatë vitit të kaluar, duke konfirmuar rolin e tij si porta kryesore e turizmit detar në vend, përveç se për mallra.

Nga ana tjetër, surpriza vijon të jetë Porti i Sarandes . Ky port, i cili shërben kryesisht për linjat turistike me Korfuzin, ka regjistruar gjithsej në vitin 2025 mbi 754 mijë pasagjerë, që përfaqësojnë 44.8% të totalit kombëtar. Rikujtojmë se përgjatë muajve të verës ky port dominontë më numrin më të lartë të pasagjërëve. Porti i Vlorës ndërkohë renditet i treti, me 150 mijë pasagjerë ose rreth 9% të totalit kombëtar.

Në krahasim me vitin 2024, rritjen më të madhe të pasagjerëve e ka shënaur Porti i Sarandës me 21.8%.

Në vitin 2025, transporti detar në Shqipëri funksionoi si një motor i heshtur, por jashtëzakonisht i qëndrueshëm i ekonomisë dhe lëvizjes njerëzore. Në total, portet shqiptare përpunuan rreth 8.2 milionë ton mallra gjatë vitit, një volum që e vendos detin si korridorin kryesor të furnizimit të vendit. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 5,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe zenë një peshë prej 94% ndaj totalit.

Referuar shifrave, ka rënë volumi i mallrave të transportuara përmes Portit të Sarandës me 5.9% përgjatë vitit 2025./ScanTv

I dënuar për terrorizëm në SHBA, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e familjarëve (EMRI) –

By: 27
31 January 2026 at 10:59

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e familjarëve të Sajmir Alimehmeti, i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg për akte terroriste.

Prokuroria sqaron se familjarët e Sajmir Alimehmeti i njohur ndryshe si A. Q., nuk justifikojnë dot transaksionet bankare. Prindërit e Alimehmetit kanë deklaruar se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente të provojnë këto deklarata dhe vlerat monetare objekt kërkese për konfiskim nuk kanë prejardhje të ligjshme si dhe faktin që këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion.

Llogaritë e shtetasit Z.A. me gjendje lekë 39.49, Usd 4.74, si dhe depozitat në vlerën USD 50,109.56 dhe Lekë 3,862,244.93;

Llogaritë e Shtetases V. A. me gjendje Eur 15,001.09; dhe

Llogaritë e shtetasve Z.A. dhe V.A. me gjendje Lek 11,734,250.00.

Njoftimi i Prokurorisë Tiran

Prokuroria Tirane kërkon konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit S.A. të dënuar në SHBA për vepra penale në fushën e akteve terroriste

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit S.A., i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg, për vepra penale në fushën e akteve terroriste, me akuzën se ka siguruar ose ka tentuar të sigurojë mbështetje materiale për individë apo grupe të përfshirë në aktivitet terrorist dhe ka bërë deklarim të rreme për t’u pajisur me pasaportë.

Aktualisht ky shtetas, i njohur ndryshe edhe si A.Q., në Shqipëri po hetohet për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndërsa hetimet mbi procedimin pasuror nr.8 të vitit 2025, nisën nga informacionet e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.

Ky shtetas, është i biri i shtetasve Z.A. dhe V.A. Nga verifikimi i bërë në lidhje me të dhe familjarët e tij, rezultoi se ka transaksione financiare në banka shqiptare të nivelit të dytë, apo veprime të tjera ekonomike në vlera të larta ekonomike të cilat nuk mund të justifikohen me të ardhurat e krijuara ndër vite. Këta shtetas deklaruan se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente të provojnë këto deklarata dhe vlerat monetare objekt kërkese për konfiskim nuk kanë prejardhje të ligjshme si dhe faktin që këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion.

Përfundimisht bazuar në hetimin e kryer vlerat monetare të mësipërme nuk justifikohen nga subjekti S.A. dhe pjestarët e tjerë të familjes së tij.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiran kërkon konfiskimin dhe kalimi në pronësi të shtetit të llogarive si më poshtë:

Llogaritë e shtetasit Z.A. me gjendje lekë 39.49, Usd 4.74, si dhe depozitat në vlerën USD 50,109.56 dhe Lekë 3,862,244.93;

Llogaritë e Shtetases V. A. me gjendje Eur 15,001.09; dhe

Llogaritë e shtetasve Z.A. dhe V.A. me gjendje Lek 11,734,250.00.

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar –

By: 27
31 January 2026 at 10:45

I jepet sot lamtumira e fundit pesë nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, ku furgoni me tifozë të PAOK-ut u përplas dhunshëm me një kamion.

Në Aleksandri të Imathias, atmosfera është e rënduar. Në orën 11:00, trupat e tre të rinjve mbërrijnë në Kishën e Ngjitjes së Virgjëreshës Mari, ku familjarë, miq dhe të afërm do t’u japin lamtumirën e fundit Vasilis Palos, Kostas Markopoulos dhe Dimitris Maronitis. Shërbesa mortore do të zhvillohet në orën 13:00.

Në Selanik, konkretisht në Efkarpia, në orën 12:00, do të mbahet ceremonia mortore për Giorgos Kesanidis në Kishën e Shën Irinit Chrysovalantou. Ndërkohë, në orën 13:00, në Stefaninë të komunës së Volvës, familjarët do t’i japin lamtumirën e fundit Thanasis Gouzouris, në Kishën e Shën Dimitrios.

Ndërkohë, ankthi mbetet për gjendjen shëndetësore të 20-vjeçarit të plagosur rëndë, i cili ndodhet i shtruar në Klinikën e Neurokirurgjisë të spitalit “Papageorgiou” në Selanik, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mjekëve, ai ka plagët më të rënda nga të mbijetuarit. Një tjetër i plagosur, 28 vjeç, u largua nga i njëjti spital ditën e djeshme, pasi shprehu dëshirën e fortë për të marrë pjesë në funeralet e shokëve të tij dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Lajme inkurajuese vijnë edhe nga Rumania për 20-vjeçarin tjetër të plagosur, i cili po trajtohet në spitalin e Timișoarës. Sipas APE-MPE, mjekët kanë ulur qetësimin dhe i riu ka qenë në gjendje të lëvizë gjymtyrët, përjashtuar krahun e thyer.

Ai do të mbetet i intubuar për arsye mjekësore, në mënyrë që të shmangen komplikacione në frymëmarrje pas ndërhyrjes kirurgjikale. Një bord mjekësor pritet të vlerësojë në ditët në vijim nëse dhe kur mund të kryhet riatdhesimi i tij.

SHBA-të japin dritën jeshile për shitjen e 30 helikopterëve sulmues Apache për Izraelin –

By: 27
31 January 2026 at 10:31

Qeveria Trump njoftoi të premten se ka miratuar shitjen e 30 helikopterëve sulmues AH-64E Apache, si dhe pajisje dhe shërbime shoqëruese, për Izraelin, aleatin më të ngushtë të Uashingtonit në Lindjen e Mesme.

Vlera e marrëveshjes parashikohet të arrijë në total 3,8 miliardë dollarë.

Marrëveshja vjen në një moment kur po respektohet një armëpushim i brishtë në Rripin e Gazës.

Shtetet e Bashkuara mbeten “të përkushtuara ndaj sigurisë së Izraelit dhe është jetike për interesat kombëtare të SHBA-së që Izraeli të mbështetet për të zhvilluar kapacitete të forta dhe të gatshme mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Në të njëjtën kohë, theksohet se Kongresi është njoftuar për miratimin e transaksionit, ashtu siç kërkohet nga legjislacioni amerikan për shitjet e mëdha të armëve.

Arrestohen tre persona, futën dy automjete me mallra “brand” kontrabandë (EMRAT) –

By: 27
31 January 2026 at 10:15

Tre persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, nën dyshimin se kontrabandonin veshje të markave të shtrenjta nga Kina dhe Turqia, të cilat më pas i shisnin në tregun e zi.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë:

Sofokli Bushi, 69 vjeç

Bilbil Llangozi, 72 vjeç

Ali Bushati, 57 vjeç

Ndërkohë, është nisur procedim penal për shtetasit me iniciale:

R. Ll., 45 vjeç

I. B., 39 vjeç

E. B., 23 vjeç

Z. M., 65 vjeç

Nga të dhënat paraprake, 7 shtetasit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, i magazinonin në Tiranë dhe më pas i shisnin pa i deklaruar në organet tatimore.

Ata janë kapur gjatë transportimit të mallrave me dy automjete, ku janë gjetur dhe sekuestruar 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe dy automjete.

Zhvlerësimi i euros, Tabaku paralajmëron: Bizneset dhe punësimi në rrezik

By: 27
31 January 2026 at 09:59

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat ekonomike që po sjell zhvlerësimi i euros, duke e cilësuar situatën si një goditje serioze për ekonominë shqiptare dhe për mirëqenien e qytetarëve.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se euro ka prekur nivelet më të ulëta historike të kursit të këmbimit, ndërsa në vitet e fundit vlera e saj ka rënë me rreth 40%.

Sipas saj, edhe pse për shumë qytetarë kursi i këmbimit mund të duket si një çështje teknike, pasojat tashmë janë të prekshme në jetën e përditshme.

Zhvlerësimi i euros po ndikon drejtpërdrejt në çmime, në eksporte, në punësim dhe në mbijetesën e bizneseve shqiptare.

Çdo retorikë e qeverisë për nxitjen e eksporteve është e pavlefshme, për sa kohë ekonomia po goditet nga ky fenomen”, shprehet Tabaku.

The post Zhvlerësimi i euros, Tabaku paralajmëron: Bizneset dhe punësimi në rrezik appeared first on 27.

Dimri nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë për turizmin, mungesë sigurie dhe infrastrukture –

By: 27
31 January 2026 at 09:45

Në kulmin e gushtit, bregdeti shqiptar gumëzhin si një qytet i përkohshëm. Durrësi, Vlora, Saranda me rrugë të ngjeshura, parkime të improvizuara dhe plazhe që e humbin dallimin mes rërës dhe turmave.

Në ato ditë të nxehta, turizmi kthehet në stres-test. Një vend që e do vëmendjen, por që shpesh i mungon kapaciteti për ta menaxhuar pa humbur dinjitetin e vet. Dhe pastaj vjen janari.

Fshatra malorë si Thethi apo Voskopoja mbulohen nga bora dhe qetësia, bujtinat hapin dyer kryesisht fundjavave, ndërsa pjesa tjetër e javës kalon me një lloj pritjeje të tipit “po ra borë mirë, po s’ra, prapë mirë”.

Kjo është panorama jonë: një verë e stërmbushur dhe një dimër i qetë, pothuaj i harruar. Statistikat e konfirmojnë kontrastin. Rreth 60% e vizitorëve hyjnë në vend gjatë tre muajve të verës (qershor–gusht), ndërsa në dimër (dhjetor–shkurt) mbërrijnë vetëm 12%.

Me fjalë të tjera, turizmi ynë punon në “modalitet piku” për disa javë dhe pastaj bie në heshtje për muaj të tërë. Dhe kjo heshtje përkthehet në dyer të mbyllura, të rinj që largohen nga fshatrat, ekonomi që nuk gjen dot ritmin, dhe një Shqipëri malore që mbetet jashtë kamerës pikërisht kur do të kishte më shumë ç’të tregonte.

Në një kohë kur turizmi europian po kërkon gjithnjë e më shumë udhëtime “slow”, përvoja natyre, dimër të butë, ecje, gastronomi lokale dhe aventura të vogla, edhe Shqipëria po shfaqet në radar si një “destinacion i ri” jo vetëm për verë, por edhe për dimër.

Por këtu nis pyetja: a jemi gati ta mbajmë këtë pritshmëri? Në verë, e dimë mirë se çfarë ndodh kur kërkesa rritet më shpejt se kapacitetet: infrastruktura lodhet, shërbimet tensionohen dhe mjedisi paguan faturën.

Dimri, nga ana tjetër, përtej një sezoni të dobët, do të ishte mundësia për ta shpërndarë ekonominë turistike në kohë dhe në territor dhe për t’u dhënë jetë zonave malore kur ato zakonisht fiken, dhe për të kaluar nga “turizmi i turmave” te “turizmi i përvojës”. Por dimri është një sfidë e madhe për vendin tonë.

Kërkon organizim, siguri, standard dhe një mënyrë zhvillimi që nuk e gërryen natyrën, sidomos tani kur ndryshimet klimatike po e bëjnë “borën e sigurt” një burim gjithnjë e më të paqëndrueshëm.

Pse turizmi shqiptar përqendrohet te vera?

Shqipëria e ka ndërtuar identitetin turistik historikisht mbi formulën “det-diell-rërë”. Investimet, marketingu dhe vetë kultura e pushimeve janë rreshtuar për dekada rreth bregdetit.

Është një logjikë e kuptueshme. Shqipëria ka klimë mesdhetare dhe një vijë bregdetare të gjatë, ndërsa tregu rajonal kërkon destinacione verore të afërta dhe me kosto të ulët.

Ndërkohë malet mbeten “sfond” i bukur, por jo produkt turistik. Dhe kur një vend e ndërton ekonominë turistike mbi një sezon të vetëm, ai kthehet automatikisht në vend të pikut me “gjithçka” të përqendruar në pak javë dhe “boshllëk” për pjesën tjetër të vitit.

Për vite me radhë, promovimi kombëtar e ka riprodhuar këtë model bregdetar, ndërsa mali ka mbetur kryesisht “sfond”. Loren Roço, themelues i “Adventure & Fun Albania” një operator turistik hyrës i specializuar në turizmin e aventurës në të tëra sezonet, dhe që punon me udhëtarë të huaj, si dhe instruktor për udhërrëfyes turistik hiking/trekking, na tregon se Shqipëria mbetet ende një destinacion i “virgjër” dhe i “egër” i turizmit dimëror, thuajse krejtësisht i pazbuluar nga udhëtarët vendas e të huaj.

Imazhi i Shqipërisë në panaire, broshura dhe fushata ka qenë kryesisht bregdetar, urban dhe kulturor; rrallë malor dhe asnjëherë si destinacion i turizmit dimëror. Kur oferta dimërore është e pakët, bizneset nuk investojnë sepse nuk ka klientë dhe klientët nuk vijnë sepse nuk ka ofertë.

Dhe kështu dimri mbetet “i bukur për një fundjavë”, por jo i strukturuar si produkt që prodhon ekonomi të qëndrueshme. Në këtë kuptim, problemi i dimrit nuk është se “nuk kemi çfarë t’u tregojmë njerëzve”, por se nuk e kemi bërë ende dimrin të funksionojë si sistem.

Çfarë i mungon dimrit shqiptar?

Mungesa e parë është ajo që s’duket në rrjete sociale: aksesueshmëria. Shumë zona malore me potencial dimëror mbeten të brishta kur bie dëbora. Segmente që bllokohen, akull që e kthen udhëtimin në një rrezik të panevojshëm, pastrim që vjen me vonesë.

Dhe kur destinacioni është i bukur, por i pasigurt për t’u arritur, ai mbetet për vizitorin një zgjedhje “me fat” e minutës së fundit dhe jo një sezon i planifikueshëm. Për vizitorin e huaj, sidomos ai që planifikon, rezervon dhe ka pritshmëri, mungesa e një aksesimi të qëndrueshëm është stop i menjëhershëm.

Hallka e dytë është besueshmëria e shërbimeve bazë. Në dimër, ndërprerjet e energjisë, ngrohja e paqëndrueshme dhe infrastruktura e vjetruar dhe me kapacitete të kufizuara e ujit dhe kanalizimeve i kthejnë destinacionet në një provë për bujtinën dhe jo në përvojë për turistin. Bujtinat shqiptare kanë bërë mrekulli me pak mundësi që kanë.

Kjo është pjesë e meritës së turizmit malor, por në një treg më të gjerë, “mrekullia” nuk mund të shitet si standarde. “Turisti, më shumë se luks, kërkon siguri: të mbërrijë pa stres në vendin e akomodimit, të ngrohet, të thajë rrobat e këpucët, të lahet me ujë të ngrohtë dhe të flejë mirë. Pra, të ketë një shërbim minimal të parashikueshëm”, thotë Loreni.

Mungesa e tretë është ekosistemi i shërbimeve dimërore. Dimri kërkon produkte specifike si shtigje të përshtatura dhe të informuara për kushtet, pajisje me qira, guida të specializuara, pika informacioni dhe një kulturë të menaxhimit të rrezikut.

Sot, shumë nga këto hallka ekzistojnë si nisma të vogla: disa agjenci aventurash, disa guida të motivuara, disa komunitete që e kanë kuptuar se dimri duhet kurorëzuar me aktivitet. Por për ta kthyer në sektor, duhet një sistem me informacion të qartë, standarde dhe organizim.

Ka edhe një mungesë të katërt, më pak teknike e më shumë kulturore. Ne e kemi normalizuar idenë që dimri në mal është “bujtinë + darkë + foto”, dhe kaq. Kjo është e vlefshme dhe e bukur sepse mikpritja dhe gatimet janë pjesë e identitetit tonë, por nuk mjafton për ta mbushur një sezon.

Dimri duhet të ketë arsye për të qëndruar edhe kur bora s’është e përsosur, edhe kur dita është e shkurtër, edhe kur turisti kërkon më shumë se një tavolinë të ngrohtë.

Verë vs. dimër: turistë të ndryshëm, ekonomi ndryshe

Turisti veror në Shqipëri vjen për detin dhe ritmin e shpejtë. Kërkon lëvizje të shpeshta, qëndrime të shkurtra, dhe një orientim që shpesh kërkon “më shumë për më pak”.

Ky profil mbush volumet, por rrit presionin mbi hapësirën, ujin, energjinë dhe mbetjet, pikërisht në periudhën kur shërbimet publike punojnë në kufijtë e kapaciteteve.

Turisti dimëror, edhe kur është i pakët, zakonisht kërkon përvojë si p.sh. natyrë, qetësi, aktivitete, kulturë lokale dhe një shërbim që të jep siguri. Ai udhëton për një arsye (ose disa arsye) dhe paguan për to.

Këtu pabarazia duket qartë edhe në shifra: turizmi ynë është i përqendruar në pak javë vere, ndërsa dimri mbetet i hollë dhe i paqëndrueshëm.

Të dhënat e mësipërme sugjerojnë se Shqipëria ka një sezonalitet të theksuar veror, me peshë të ulët në dimër. Një prirje të ngjashme kanë Mali i Zi dhe sidomos Kroacia, ndërsa Serbia dhe Bullgaria kanë shpërndarje më të balancuar, sepse dimri kontribuon më shumë përmes produkteve dimërore të strukturuara.

Kjo e bën dimrin potencialisht më “cilësor” në kuptimin ekonomik. Pra jo domosdoshmërisht më shumë njerëz, por më shumë vlerë për vizitë dhe më pak stres mbi territorin.

Dhe pikërisht për këtë, dimri nuk e “zëvendëson” verën, por e bën turizmin më të shpërndarë, më të menaxhueshëm dhe më pak të varur nga piku.

Dimri nuk është vetëm bujtinë

Bujtina dhe oxhaku janë zemra e dimrit shqiptar dhe duhet të mbeten. Por dimri mund të ketë edhe muskuj. Loreni na tregon që vitet e fundit, po shfaqet një rritje e interesit për ski touring dhe ecje dimërore, përfshirë snowshoeing (ecje me rrathë/raketa dëbore) në lugina e pyje ku peizazhi dimëror është spektakolar, përveçse për turizëm kulturor.

Kur kjo bëhet me guida, me pajisje dhe me ritëm të përshtatur, dimri në terrene malore nuk shihet si “rrezik i pakapërcyeshëm”, por si produkt.  Dhe produkti ka një avantazh të madh, nuk kërkon ndërtime masive; kërkon organizim, njohuri të specializuara dhe shërbim të përkryer.

Për aventurierët më të përgatitur, Shqipëria ka një aset të rrallë në rajon: terrene të virgjëra për ski touring dhe freeride, aty ku bora është e mjaftueshme dhe topografia e lejon.

Kjo është një përvojë për një treg të specializuar, por me vlerë të lartë; grupe të vogla, shërbime profesionale, ndikim relativisht i ulët në mjedis krahasuar me infrastruktura masive.

“Në një realitet klimatik ku bora nuk garantohet më nga vetë dimri, produktet fleksibël dhe të diversifikuara bëhen më të qëndrueshme.

Këtu bën pjesë edhe një dimension shpesh i nënvlerësuar: “mirëqenia”-i në natyrë. Banjat termale, shëtitjet dimërore, gastronomia lokale, eventet e vogla komunitare, të gjitha këto i japin dimrit arsye për të qenë sezon, jo thjesht një “muaj i ftohtë”.

Edhe Europa e ka nxjerrë këtë mësim, shumë destinacione që kanë humbur borën e sigurt kanë mbijetuar duke u bërë 4-sezonalë dhe jo duke e ndjekur borën me çdo kusht.

Infrastruktura dimërore: rrugë, shtigje, siguri

Zhvillimi i dimrit duhet të fillojë me gjëra konkrete si pastrim rruge, kripë, sinjalistikë, energji që nuk bie sa herë fryn era dhe një sistem i thjeshtë informacioni që t’i thotë vizitorit çfarë është e hapur dhe çfarë jo.

Në dimër, “të pyesësh në fshat” është shumë normale në Shqipëri. Ky improvizim është armiku i turizmit të qëndrueshëm.

Siguria është pjesa që nuk fal. Një shteg i mrekullueshëm veror mund të jetë i rrezikshëm në dimër për shkak të ortekëve, akullit, humbjes së orientimit apo hipotermisë, si ai i mirënjohuri ndërkombëtarisht “Valbonë-Theth”.

Për një dimër që duhet të rritet, duhet një minimum menaxhimi rreziku me paralajmërime të qarta, itinerare të rekomanduara, informim për kushtet, dhe protokolle emergjence.

Në një vend ku turizmi i aventurës po rritet, kërkim-shpëtimi malor është kusht i besueshmërisë. Shqipëria po fillon të ketë disa nisma pozitive në këtë fushë, por sfida e mëtejshme mbetet që këto kapacitete të forcohen e standardizohen me protokolle të unifikuara, të ketë një koordinim të qartë dhe informim publik të qëndrueshëm.

Ka edhe një dimension tjetër, po aq të rëndësishëm: mjedisi dhe parqet. Dimri i malit është stinë e brishtë për habitatet, për ekologjinë dhe për peizazhin. Nëse verës na del shpesh problem menaxhimi i mbetjeve dhe presioni mbi natyrën, dimri nuk duhet të jetë “sezoni i dytë” i të njëjtave gabime.

Ku jemi në raport me fqinjët?

Në rajon, dimri është kthyer prej kohësh në produkt, diku me resorte të mëdha, diku me modele më të vogla, por pothuaj kudo me një element që ne e kemi ende të brishtë: sistemin.

Fqinjët kanë traditë, kanë standarde, kanë shkolla, kanë marketing dimëror. Bullgaria për shembull e ka ndërtuar dimrin mbi modelin e resorteve të konsoliduara.

Shqipëria ka natyrën dhe autenticitetin, por ende është në fillesat e veta për të ndërtuar “paketën” që e bën dimrin të besueshëm për tregun.

Kjo është arsyeja pse shumë njerëz që duan ski, instruktorë, pista dhe siguri e kërkojnë ende jashtë: jo sepse nuk kemi male, por sepse nuk kemi produkt të plotë.

Të dhënat e tabelës së mësipërme na tregojnë qartë se dimri bëhet sezon vetëm kur ka sistem. Në Bullgari (Bansko, Borovets) dimri funksionon si industri e konsoliduar, me operim të parashikueshëm dhe produkt të qartë.

Në Serbi, Kopaoniku tregon se një resort kombëtar mund të mbajë peshë në ekonominë sezonale kur ka menaxhim dhe standard shërbimi. Edhe Mali i Zi ka investuar për ta zgjatur sezonin me modele më të vogla, por të strukturuara.

Ndërsa raste si Popova Shapka tregojnë një rrugë tjetër: produkt i specializuar (freeride/off-piste) që tërheq audiencë specifike edhe pa mega-resorte, kur reputacioni dhe oferta janë të qarta.

Profesionet e munguara: guidat dimërore dhe instruktorët

Nuk mjafton vetëm infrastruktura e mirë për një dimër të organizuar, duhen edhe burime njerëzore. Sot, “udhërrëfyes turistik i specialitetit të veçantë hiking/trekking” është një kategori shumë e gjerë, dhe jo gjithmonë mjaftueshëm i specializuar për të mbajtur përgjegjësinë e dimrit.

Loreni, i cili është gjithashtu instruktor për udhërrëfyesit turistikë të specialitetit të veçantë hiking/trekking, (me programe të akredituara nga “Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit”) na tregon se pse nuk mjafton një “guidë” e përgjithshme:

Dimri kërkon kompetenca specifike: orientim dhe navigim në kushte me fushëpamje shumë të kufizuar, menaxhim grupi në temperatura të ulëta e kushte të vështirësuara, njohje të shkëlqyer të kushteve të borës dhe rrezikut të ortekëve, si dhe aftësi reagimi në raste ortekësh apo emergjenca të tjera.

Nëse duam t’i shesim dimrin një turisti të huaj, nuk mjafton të themi “kemi guida”: duhet të dimë çfarë dinë të bëjnë këto guida dhe se çfarë standardesh ndjekin, dhe duhet ngritur një kulturë e fokusuar drejt sigurisë dhe që vendos në vend të parë jetën e individit.

Në shumë vende të BE-së dhe botës, këto role mbulohen nga profile të njohura ndërkombëtarisht si “International Mountain Leader” (Udhërrëfyes/Udhëheqës Turistik Malor për terrene jo-teknike), dhe “International Mountain Guide” (Guidë Alpine Turistike për terrene teknike).

Jo domosdoshmërisht nevojitet një guidë alpine e një niveli shumë të lartë, por minimalisht duhet një standard i qartë dhe i harmonizuar me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të BE-së, që u lejon profesionistëve të udhëheqin të sigurt grupe në terrene dimëror.

Paralelisht, nëse do të zhvillohet edhe ski në pistë, instruktorët nuk mund të mbeten në zonën gri të autodidaktimit. Duhen skema trajnimi, licencim dhe kulturë kontrolli cilësie.

Resort masiv apo model i butë?

Shqipëria nuk e ka pasur historikisht kulturën e resorteve dimërore të skive dhe, edhe sot, nuk ka një industri të mirëfilltë “ski-resort”. Pikërisht për këtë, kur dalim përballë dilemës së investimeve, “resort masiv” apo “model i butë”, vendimi bëhet edhe më i ndjeshëm.

Një resort “i rëndë” me infrastrukturë të kushtueshme dimri, mund të jetë e rrezikshme financiarisht, sidomos në një realitet ku dimrat po shkurtohen dhe bora po bëhet më e paqëndrueshme.

Edhe në vende të zhvilluara, resorte të tëra po riprofilizohen drejt turizmit 4-sezonal pikërisht sepse bora nuk është më “garanci”.

Modeli i butë me fshatra 4-sezonalë, aktivitete natyrore, produkte të diversifikuara është më elastik; me një kusht që s’e anashkalojmë dot: ruajtjen e parqeve dhe të peizazhit.

Nëse dimri ndërtohet vetëm me beton, atëherë krijojmë një zgjidhje që e gërryen vetë burimin e saj. Në Shqipëri, ku parqet kombëtare dhe peizazhi janë kapital turistik i pazëvendësueshëm, zhvillimi duhet të jetë i matshëm: sa më pak ndërhyrje, sa më shumë organizim. Kjo është logjika e turizmit modern të aventurës, me vlerë të lartë e gjurmë të ulët.

Dimri, prova e pjekurisë turistike

Dimri jep një shans të rrallë që zhvillimi turistik të bëhet më me mend, me standarde më të larta dhe me më shumë respekt për natyrën. Turizmi dimëror kërkon një qasje tjetër ndaj produktit.

Ndryshe nga turizmi kulturor apo ai i plazhit, dimri duhet të jetë i orientuar drejt sigurisë dhe cilësisë së shërbimit, duke iu afruar standardeve më të mira ndërkombëtare në çdo hallkë; që nga informacioni dhe logjistika, e deri tek udhëheqja dhe menaxhimi i rrezikut.

Gabime që në verë kalojnë pa pasoja, në dimër mund të kthehen në incidente serioze, madje deri në tragjedi.

Prandaj një treg që funksionon me improvizim rrezikon të dëmtojë shpejt reputacionin e Shqipërisë si destinacion, një reputacion që është ndërtuar me shumë punë nga profesionistët e sektorit dhe që mbështet një pjesë të rëndësishme të ekonomisë.

Nëse dimri kthehet në produkt të qëndrueshëm, do të thotë se kemi kaluar nga turizmi i rastit te turizmi i menaxhuar.

Do të thotë se malet krahas kartolinave të bukura dimërore, janë edhe ekonomi lokale që jetojnë edhe kur temperatura shkon nën zero. Dhe do të thotë se kemi kuptuar një gjë të thjeshtë: nuk ka mot të keq dhe stinë të keqe për të bërë turizëm./MONITOR

Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE? –

By: 27
31 January 2026 at 09:31

Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjekur kësisoj tendencën e vitit 2025. Vitin e kaluar monedha e SHBA-së shënoi humbjen më të fuqishme që prej gati një dekade.

Minusi kundrejt një grupi monedhash të tjera më 2025 përbënte rreth 10 përqind. Që nga fillimi i vitit 2026 rënia ka qenë edhe me minus 2,6 përqind të tjera.

Humbja e vlerës së dollarit ka pasoja ndaj euros dhe monedhave të tjera. Monedha e përbashkët europiane për herë të parë që nga viti 2021 ka arritur vlerën 1,20 dollarë të SHBA-së. Edhe paundi britanik dhe yeni japonez janë rritur kundrejt dollarit në nivelet më të larta.

Disa ekonomistë dhe analistë i shpjegojnë humbjet e vazhdueshme të vlerës së dollarit me mungesën e besimit të investitorëve tek monedha e SHBA-së, sepse paparashikueshmëria e politikës së presidentit Donald Trump vazhdon të japë shkas për shqetësime.

Ka edhe një tjetër këndvështrim, sipas të cilit vet Trump dhe shumë pjestarë të ekipit të tij për ekonominë e dëshirojnë një humbje vlere të dollarit,me shpresën, që eksportet nga SHBA të jenë me çmime më të favorshme dhe në këtë mënyrë të rritet aftësia e konkurrencës.

Trump nuk është përpjekur ta hedhë poshtë këtë hamendësim. Përkundrazi, kur e pyetën këtë javë, nëse shqetësohet për dollarin e dobët, ai u përgjigj: “Jo, kështu është shumë mirë.”

Stephen Miran, ish-kryetar i shtabit të këshilltarëve ekonomik të Trumpit dhe tani anëtar i këshillit administrativ të Bankës së Rezervave të SHBA-së, Fed, në nëntor 2024 publikoi një “Udhëzues për ristrukturimin e sistemit global të tregtisë”. Doganat dhe zhvleftësimi i dollarit u paraqitën si instrumenta të rëndësishme, për ta ulur deficitin tregtar të SHBA-së.

Përse e prek kjo Europën?

Dobësimi i dollarit ka efekt jo vetëm ndaj ekonomisë së SHBA-së, por ka edhe pasoja për ekonominë e eurozonës dhe për euron. Monedha e përbashkët në 2025 ka fituar 13 përqind vlerë kundrejt dollarit – rritja më e fuqishme që nga viti 2017.

Forcimi i euros luan “një rol të rëndësishëm për rendimentin ekonomik, tregun e punës dhe gjendjen financiare të buxheteve” në BE, thotë Jack Allen-Reynolds, zëvendës-kryeekonomist për eurozonën në Capital Economics.

“Një euro më e fuqishme ul aftësinë konkurruese të eksporteve, gjë që dëmton prodhuesit në rajon”, thotë për DW Allen-Reynolds. “Nga ana tjetër importet janë më të lira, gjë çon në uljen e çmimeve për konsumatorët.”

Ricardo Amaro, kryeekonomist për eurozonën në Oxford Economic tërheq vëmendjen, se një rritje e mëtejshme e euros kundrejt dollarit mund të prekë gjithnjë e më shumë aftësinë e konkurrencës të sipërmarrjeve europiane, të cilat eksportojnë në SHBA.

Kjo vërtetë kompensohet nga çmimi i favorshëm i produkteve të SHBA-së në Europë, sipas Amaros. Por në përgjithësi kursi aktual i këmbimit, nëse mbetet kështu, do të kishte efekt negativ ndaj rritjes ekonomike në Europë.

“Sipas llogarive tona produkti bruto në vend i eurozonës sivjet do të ishte rreth 0,2 përqind më i ulët, nëse kursi i këmbimit euro-dollar mbetet në nivelin aktual (1,20 USD), në vend të normës 1,16 dollar, që ka shërbyer si pikë reference në marrëveshjen e tregtisë BE-SHBA në fund të korrikut”, thotë Amaro për DW.

A duhet të ndërhyjë BQE?

Rritja e euros kundrejt dollarit ka nxitur spekulimet, nëse është e nevojshme ndërhyrja e Bankës Qendrore Europiane.

Martin Kocher, guvernator i Bankës Qendrore të Austrisë e konsideron rritjen aktuale të euros si të “moderuar”. Nëse vlera e euros do të vazhdojë të rritet, duhet të ndërhyjë BQE-ja.

Qysh tani BQE përpiqet të influencojë pritshmëritë e tregut, kur përfaqësuesit e nivelit të lartë të BQE-së deklarojnë, se “po e vëzhgojnë situatën, dhe shprehin rezerva lidhur me zhvillimet e fundit”, thotë Ricardo Amaro. “Kjo shtron temën e uljes së interesave për të frenuar rritjen e euros.”

Edhe Jack Allen-Reynolds mendon, se nuk është e nevojshme ndërhyrja me nivelin aktual të ndryshimeve në kurset e këmbimit. Por ai beson, se ndryshime të mëtejshme mund ta venë në lëvizje BQE-në që gjatë vitit të ulë interesat.

Ndërsa Zsolt Darvas argumenton, se pasojat aktuale lidhur me inflacionin janë gati zero dhe asnjë sektor nuk është veçanërisht i ndjeshëm. “Kurset e këmbimit dekadat e fundit kanë pasur luhatje të fuqishme. Sipërmarrjet janë përgatitur për të përballuar luhatje edhe më të forta se këto që shohim aktualisht”, vlerëson Darvas./DW

Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme –

By: 27
31 January 2026 at 09:05

Një valë e re reagimesh është shkaktuar në SHBA pas publikimit të mbi 3 milionë dokumenteve të deklasifikuara nga dosja e Jeffrey Epstein, ku përfshihen edhe fotografi të reja që lidhen me Princi Andrew.

Sipas përshkrimeve që shoqërojnë materialin, në disa prej pamjeve shihet një burrë që i ngjan ish-dukës së Jorkut në një situatë të diskutueshme me një grua të shtrirë në dysheme. Nuk është bërë e ditur se kur dhe ku janë realizuar fotografitë, ndërsa mungojnë edhe shpjegime shtesë mbi rrethanat.

Dokumentet janë publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, i cili njoftoi se janë hequr ose modifikuar të dhëna personale të viktimave, dosje mjekësore dhe informacione që lidhen me hetimet në vijim. Fytyrat e grave, me përjashtim të Ghislaine Maxwell, janë turbulluar për arsye mbrojtjeje.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Todd Blanche, deklaroi se deklasifikimi është bërë për të garantuar transparencë dhe për të mos cenuar hetimet aktive.

Interes të veçantë paraqesin edhe disa mesazhe elektronike të përfshira në dosje, që lidhen me komunikimin mes princit Andrew dhe Epstein në vitin 2010, pak ditë pas përfundimit të arrestit shtëpiak të këtij të fundit. Në to përmendet një ftesë për darkë në Pallatin Buckingham, pa qenë e qartë nëse takimi u zhvillua realisht.

Në dokumente ka gjithashtu referenca për figura të tjera të njohura publike, përfshirë Bill Gates, si dhe dëshmi të grave që kishin punuar për Epstein në fund të viteve ’90, të cilat shprehin shqetësime për kërkesa që, sipas tyre, tejkalonin kufijtë e një bashkëpunimi profesional.

Princi Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në veprime të paligjshme. Sipas një shënimi të brendshëm të FBI të përfshirë në dosje, autoritetet amerikane vlerësojnë se ai “nuk përbën një figurë qendrore” në hetimin penal.

princin Andrew epstein (3)

 

Këmbimi valutor 31 janar/ Me sa blihen e shiten euro dhe dollari sot –

By: 27
31 January 2026 at 08:49

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.8 lekë dhe do shitet me 111.8 lekë.

kembimi

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

By: 27
31 January 2026 at 08:47

Ditën e shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe karakter lokal, kryesisht përgjatë zonave malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim, ndërsa në orët e mbrëmjes do të kthehet nga verilindja, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të forcës 1–2 ballë.

The post Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot appeared first on 27.

Horoskopi, 31 janar/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë –

By: 27
31 January 2026 at 08:39

Dashi
Zgjoheni të përfshirë nga një valë e fortë vitaliteti dhe ndiheni gati për veprim. Energjia juaj është e lartë dhe dëshira për të marrë iniciativa nuk mungon, por Branko ju këshillon të frenoni instinktin, pasi mund t’ju çojë drejt zgjedhjeve të nxituara, sidomos në fushën profesionale. Në punë, mendoni dy herë përpara se të veproni. Në dashuri, një dialog i hapur dhe i sinqertë do t’ju ndihmojë të zgjidhni keqkuptimet dhe të riktheni harmoninë në marrëdhënie.

Demi
Dita paraqitet e qëndrueshme dhe mjaft e kënaqshme, ideale për të çuar përpara angazhimet tuaja me vendosmëri dhe durim. Branko ju fton t’i kushtoni më shumë kohë dhe vëmendje marrëdhënieve emocionale, duke i kultivuar ato me kujdes. Besnikëria dhe përkushtimi juaj do të shpërblehen me qetësi shpirtërore dhe siguri afatgjatë, si në dashuri ashtu edhe në jetën personale.

Binjakët
Gjatë këtyre 24 orëve do të përballeni me shumë stimuj, ide dhe mundësi të reja. Yjet ju sugjerojnë të përzgjidhni me kujdes prioritetet dhe të fokusoni energjinë vetëm tek objektivat që kanë vërtet rëndësi për ju. Shmangni debatet e kota dhe shpërndarjen e energjive në çështje dytësore. Një zgjedhje e mençur sot mund të sjellë rezultate pozitive në të ardhmen.

Gaforrja
Yjet ju ftojnë të ndaloni për një moment dhe të hyni në një fazë reflektimi të brendshëm, për të dëgjuar me kujdes zërin e zemrës suaj. Ky është momenti i duhur për të hapur një dialog të sinqertë me personat që doni, duke sqaruar keqkuptime dhe duke gjetur fjalët e duhura për të rikthyer qetësinë dhe mirëkuptimin në marrëdhënie.

Luani
Forca dhe karizma juaj natyrale ju shtyjnë të merrni rolin kryesor dhe të jeni në qendër të vëmendjes. Megjithatë, duhet të keni kujdes që një ton tepër i fortë apo autoritar të mos rëndojë mbi të tjerët. Për të arritur objektivat tuaja, përdorni takt, diplomaci dhe aftësinë për të bindur, duke treguar se jeni një lider bashkëpunues dhe jo imponues.

Virgjëresha
Mendja juaj është e kthjellët dhe analitike. Është një ditë ideale për të organizuar, sistemuar dhe për të vendosur plane të qarta. Kjo qartësi mendore do t’ju ndihmojë të përballoni me efikasitet situata komplekse dhe të merrni vendime të sakta, si në punë ashtu edhe në jetën personale.

Peshorja
Sfida e ditës është të gjeni ekuilibrin e duhur mes arsyes dhe ndjenjave. Aftësitë tuaja në komunikim dhe ndërmjetësim janë në plan të parë dhe duhet t’i përdorni për të krijuar mirëkuptim dhe harmoni, sidomos në jetën në çift. Një bisedë e sinqertë mund të forcojë lidhjet dhe të sjellë qartësi emocionale.

Akrepi
Po përjetoni një fazë emocionalisht të thellë dhe plot reflektime. Kjo është koha ideale për t’u kthyer nga vetja, për të lënë pas peshat e së shkuarës që ju kanë mbajtur të bllokuar dhe për të krijuar hapësirë për energji të reja. Lirimi emocional do t’ju japë një shtysë të fortë për një fillim më të balancuar.

Shigjetari
Energjia dhe entuziazmi juaj i zakonshëm ju shtyjnë drejt aventurave të reja dhe përvojave stimuluese. Optimzimi ju ndihmon të shihni përpara me besim, por yjet ju këshillojnë të mos neglizhoni aspektet praktike. Një kontroll i kujdesshëm i detajeve do t’ju mbrojë nga surpriza të pakëndshme dhe gabime të evitueshme.

Bricjapi
Vëmendja juaj është e fokusuar tek e ardhmja dhe objektivat afatgjata. Dita është e favorshme për të forcuar pozicionin tuaj dhe për të marrë vendime të menduara mirë, të cilat hedhin themele të forta për sukses të qëndrueshëm. Durimi dhe serioziteti juaj do të shpërblehen.

Ujori
Kreativiteti dhe origjinaliteti janë aleatët tuaj kryesorë këtë të shtunë me Hënën në Gaforre. Idetë dhe intuitat janë të shumta, por është e rëndësishme t’i lidhni ato me një plan konkret, në mënyrë që vizionet tuaja të shndërrohen në rezultate reale dhe të prekshme.

Peshqit
Ndjeshmëria dhe intuita juaj janë të theksuara. Kjo ju lejon të lidheni thellë me njerëzit përreth dhe të kuptoni më mirë emocionet e tyre. Kultivojeni këtë dhunti të çmuar, duke qëndruar njëkohësisht të ankoruar në realitet dhe në të tashmen, për të ruajtur ekuilibrin e brendshëm.

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë –

By: 27
30 January 2026 at 23:10

Kujtimi i poetit të mirënjohur shqiptar, Lasgush Poradeci do të nderohet me një pllakë përkujtimore në shtëpinë ku poeti ka banuar në Vjenë, me iniciativë të Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë.

Lajmin e ka dhënë ambasadori në Austri Fate Velaj, i cili njofton se ceremonia do të zhvillohet më 5 shkurt.

Edhe pse ceremonia për nderimin e figurës së poetit do të jetë zyrtare, vetë familjarët e Lasgush Poradecit nuk janë ftuar. Ka qenë vetë Marie Lasgush Poradeci, e bija, e cila ka thënë se nuk ka marrë një ftesë zyrtare, madje as dhe një njoftim nga kryebashkiaku u Pogradecit, i cili gjithashtu do të jetë i pranishëm në Vjenë.\

“Sapo me ardhi nje informacion nga Ambasadori yne ne Austri Fate Velaj. Une nuk kam asnje ftese dhe asnje njoftim nga Kryetari Bashkise Pogradec i cili do marre pjese ne kete ceremoni me nje delegacion zyrtar. NJOFTIM: Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, pas një pune intensive dhe këmbëngulëse, ka arritur që në shtëpinë ku ka banuar poeti ynë i madh Lasgush Poradeci të vendoset një pllakë përkujtimore. Ceremonia do të zhvillohet më 5 shkurt, në orën 14:30, në adresën: Klosterëiesgasse 74, Graz. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë: Elke Kahr – Kryetarja e Bashkisë së Graz-it, Ilir Xhakolli – Kryetari i Bashkisë së Pogradec, me një delegacion zyrtar, Fate Velaj – Ambasador i Shqipërisë në Vjenë”, shkruan Marie në postimin e saj.

gijotina.com/

Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk –

By: 27
30 January 2026 at 23:00

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka njoftuar publikimin e dokumenteve të reja mbi Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se ato përmbajnë “mbi tre milionë faqe”, duke përfshirë afërsisht 2,000 video dhe 180,000 foto (përfshirë pornografi me fëmijë). Dokumentet janë të disponueshme në faqen e Dosjeve Epstein në faqen e internetit të Departamentit të Drejtësisë, me një veçori të re: këtë herë, kërkohet akses sepse përmbajtja nuk është e përshtatshme për të miturit.

Midis miliona faqeve të paktën 3,200 prej tyre përmendin Presidentin e SHBA-së Donald Trump, raporton New York Times. Blanche përjashtoi mundësinë që departamenti i tij po mbronte Presidentin e SHBA-së Donald Trump, emri i të cilit përmendet disa herë në dosjet e Jeffrey Epstein, pedofilit që vdiq në burg në vitin 2019.

Por ai gjithashtu e bëri të qartë se faqet e reja të publikuara sot nuk do të zbulojnë asgjë rreth presidentit. “Ne nuk e kemi mbrojtur presidentin, nuk kemi mbrojtur askënd. Mendoj se ka një etje për informacion që nuk mendoj se do të shuhet nga këto dokumente”, tha ai për gazetarët.

Bill Gates dhe sëmundja pas marrëdhënieve intime me vajzat ruse

Ndër zbulimet e para që dalin nga dokumentet e reja janë ato që bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me gra ruse, është prekur nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme dhe ka kërkuar që ish-gruas së tij, Melindës, t’i jepen fshehurazi antibiotikë.

Epstein i bëri këto pretendime në lidhje me miliarderin në një email që i dërgoi vetes më 18 korrik 2013. Mesazhi i gjatë sulmonte Gates për ndërprerjen e miqësisë së tyre. “Për t’i shtuar fyerje lëndimit,” shkroi Epstein, “më luteni të fshij emailet në lidhje me sëmundjen tuaj seksualisht të transmetueshme, kërkesën tuaj që t’ju jap antibiotikë për t’ia dhënë fshehurazi Melindës.”

Musk: “Kur mund të vij në ishullin tuaj?”

“Do të jem në zonën e Ishujve të Virgjër Britanikë-Shën Barthélemy gjatë festave. A ka ndonjë kohë të mirë për të ardhur?” shkroi Musk. Epstein u përgjigj dy ditë më vonë, duke thënë se fillimi i vitit të ri do të ishte një kohë e mirë, duke shtuar: “Gjithmonë ka vend për ty”. Ditën e Krishtlindjeve, Epstein shkroi në një email tjetër: “Data 2 ose 3 do të ishte perfekte. Do të vij të të marr.”

Musk u përgjigj se kishte planifikuar të kthehej në Los Angeles natën e 2 janarit, përpara se të thoshte se mund ta shtynte nisjen e tij me një ditë. Nga emailet nuk është e qartë nëse Musk udhëtoi vërtet në ishull, por ato zbulojnë një nivel komunikimi midis të dyve që nuk ishte zbuluar më parë.

Musk gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me financuesin. Ishulli i përmendur në email ka të ngjarë të jetë Little Saint James, në Ishujt Virgjër, ku disa viktima kanë raportuar se janë abuzuar dhe përdorur si prostituta.

“Shoku i tij i qelisë iu lut të mos varte veten.”

Shoku i qelisë së Jeffrey Epstein në Nju Jork iu lut atij të mos të kyrente vetëvrasje në hapësirën që ndanin. Kjo është sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, të cilat përfshijnë gjithashtu një intervistë me Efrain Reyes disa ditë pas vdekjes së ish-financierit. Reyes ishte transferuar në një burg tjetër një ditë para vdekjes së Epstein. Transferimi i tij ishte rënë dakord më parë. Reyes i tha Epstein të mos varte veten në qelinë e tyre: “Nuk dua të zgjohem dhe të të gjej të vdekur”, tha ai, sipas CNN . “Mos u shqetëso, nuk do të të shkaktoj kurrë probleme”, u përgjigj Epstein.

“Lutnick e ftoi Epsteinin në një aktivitet për Hillary Clinton”

Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, e ftoi Jeffrey Epstein në një mbledhje fondesh që po organizonte për demokraten Hillary Clinton. Kjo është ajo që del nga dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë. Lutnick ishte fqinj i Epstein në New York dhe më parë ka thënë se në vitin 2005, ai dhe gruaja e tij vizituan shtëpinë e ish-financierit dhe u neveritën nga salla e masazhit që iu tregua.

Dokumentet e errëta

“Ne i kemi hequr të gjitha gratë e paraqitura në çdo imazh ose video, me përjashtim të Ghislaine Maxwell. Ne nuk i kemi redaktuar imazhet e asnjë burri, përveç nëse ka qenë e pamundur të redaktohet gruaja pa redaktuar edhe burrin”, sqaroi ai. “Megjithatë, për këtë qëllim dhe për të siguruar transparencë, nëse një Anëtar i Kongresit dëshiron të shqyrtojë ndonjë pjesë të prodhimit në një formë të paredaktuar, ai ose ajo inkurajohet të bëjë marrëveshje me Departamentin për ta bërë këtë.”

Blanche përsëristi edhe njëherë angazhimin e Departamentit të Drejtësisë për mbrojtjen e viktimave.

“Prokurori i Përgjithshëm, Drejtori i FBI-së dhe partnerët tanë në të gjithë administratën punojnë shumë çdo ditë për të mbrojtur më të dobëtit”, shpjegoi ai, duke pranuar megjithatë se “gabimet janë të pashmangshme.

Sigurisht, ne duam të korrigjojmë menjëherë çdo gabim censure që mund të ketë bërë ekipi ynë”. Ai njoftoi se Departamenti i Drejtësisë ka krijuar një adresë email-i dhe një kuti postare për viktimat “për çdo shqetësim”./La Repubblica

❌
❌