Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 January 2026Main stream

Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital –

By: 27
24 January 2026 at 22:12

Partia Demokratike ka reaguar duke e konsideruar si mashtrim dhe të pabazë deklaratën e policisë se janë plagosur 12 efektivë.

PD deklaron se, sipas informacioneve të tyre të grumbulluara në mënyrë operative në të gjitha spitalet e kryeqytetit, asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për ndihmë të parë.

“Përpjekja për të ngjyrosur me dhunë një protestë masive kundër narkoregjimit, nuk është gjë tjetër veçse frika e Ramës dhe shërbëtorëve të tij se zhvillimet politike në Shqipëri kanë arritur në ‘kilometrin e fundit’”– thuhet në deklaratë.

Partia Demokratike thekson se, jo vetëm nuk ka policë të plagosur, por ka dhjetëra protestues të lënduar dhe dhjetra të tjerë të arrestuar, shpesh në mënyrë të paligjshme nga patronazhistë të qeverisë, njerëz pa uniformë dhe pa simbolet e policisë.

“Çdo tejkalim i ligjit do të merret shënim dhe çdo abuzues do të mbajë përgjegjësi të plota.

Ky është fillimi i fundit për narkoregjimin dhe narkopolicinë.

Tërbimi i demonstruar sonte me përdorim gazrash helmuese dhe dhune të shpërpjestuar është dëshmi e kësaj.”- thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë

Partia Demokratike i konsideron mashtrime dhe të pabaza pretendimet e zëdhënësve të narkopolicisë se janë plagosur 12 efektivë policie.

Sipas informacioneve tona të grumbulluara në mënyrë operative në të gjitha spitalet e kryeqytetit, asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për ndihmë të parë.

Përpjekja për të ngjyrosur me dhunë një protestë masive kundër narkoregjimit, nuk është gjë tjetër veçse frika e Ramës dhe shërbëtorëve të tij se zhvillimet politike në Shqipëri kanë arritur në ‘kilometrin e fundit’.

Partia Demokratike thekson se, jo vetëm nuk ka policë të plagosur, por ka dhjetëra protestues të lënduar dhe dhjetra të tjerë të arrestuar, shpesh në mënyrë të paligjshme nga patronazhistë të qeverisë, njerëz pa uniformë dhe pa simbolet e  policisë.

Çdo tejkalim i ligjit do të merret shënim dhe çdo abuzues do të mbajë përgjegjësi të plota.

Partia Demokratike falenderon edhe njëherë të gjithë mbështetësit dhe protestuesit, dhe siguron të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se ata do të marrin çdo ndihmë ligjore dhe mbështetje.

Ky është fillimi i fundit për narkoregjimin dhe narkopolicinë.

Tërbimi i demonstruar sonte me përdorim gazrash helmuese dhe dhune të shpërpjestuar është dëshmi e kësaj.

Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre –

By: 27
24 January 2026 at 21:40

Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Fjodor Zeqo, banues në Vlorë, ka plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasin Ilir Suloti po ashtu banues në Vlorë.

I dëmtuari ndodhet në spitalin Vlorë duke marrë ndihmën mjekësore.

Autori i kësaj ngjarje është kapur nga shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Më kanë gjuajtur me shpullë… –

By: 27
24 January 2026 at 21:34

Një ngjarje e rëndë është raportuar gjatë protestës kombëtare të opozitës të zhvilluar sot në Tiranë, ku një fëmijë 10-vjeçar është shoqëruar nga policia dhe dyshohet se është dhunuar fizikisht.

Bëhet fjalë për Romeo Kora, 10 vjeç, i cili sipas deklarimeve nuk ka pasur komunikim me familjen e tij pas shoqërimit.

Raportohet se i mituri ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe është i traumatizuar nga ngjarja.

Sipas dëshmisë së dhënë, fëmija ka deklaruar se është goditur me shpullë në kokë, ndërsa ndodhej brenda një mjeti policie.

“Më kanë gjuajtur me shpullë këtu në kokë”, mësohet të ketë thënë i mituri.

Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper –

By: 27
24 January 2026 at 21:16

Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme, 24 janar, protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë e cila zgjati për rreth 3 orë mes fjalimeve dhe përplasjeve.

Pas fjalimit të Sali Berishës, protestuesit filluan të qëllonin me bomba molotovë dhe fishekzjarrë godinën e Kryeministrisë, ndërsa forcat e rendit iu kundërpërgjigjen me sasi të madhe gazi lotsjellës dhe ujë me piper.

Pas kësaj, protestuesit u zhvendosën drejt godinës së Kuvendit ku u përsërit i njëjti skenar.

Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë.

Nga demokratët u raportua se qytetarë dhe protestues u shoqëruan nga policia në mënyrë të padrejtë. Ndërsa nga policia u raportua se disa efektivë mbetën të lënduar.

Po ashtu, dhjetëra protestues kanë mbetur të lënduar nga dhuna policore e Ilir Prodës, mes tyre edhe të mitur.

I mituri që u plagos nga dhuna policore

Të lënduar nga përdorimi i gazit lotsjellës dhe uji me piper mbetën gjithashtu edhe grupet e xhirimit të medieve dhe gazetarët në terren që po ndiqnin protestën kombëtare.

Si para kryeministrisë edhe para Parlamentit zona u rrethua si skenë krimi, ku ekspertët e kriminalistikës mblodhën provat.

Berisha: U ngritëm si feniksi, plagosëm për vdekje bishën narko-diktaturë

Sali Berisha tha para protestuesve se ky është kilometri i fundit për të goditur qeverinë e Edi Ramës. Ai u shpreh se opozita që kanë bërë vitet e fundit, ka qenë maratonë jo e lehtë dhe e mbushur me dhunën e narko-shtetit.

Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion dhe bllokim të drejtësisë, ndërsa theksoi se zemërimi i qytetarëve është i drejtë dhe i ligjshëm.

“Sot ne jemi në kilometrin e fundit me ndihmën e Zotit, asgjë s’do të na ndalë drejt fitores tonë. Sot ne jemi para triumfit të madh. Shumëkujt triumfi mund t’i duket shumë larg, kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria. Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë vitet e fundit, ka qenë maratonë jo e lehtë. Një karvan maratonë e mbushur me dhunën e narko-shtetit. Por edhe një qëndresë stoike, sakrifica të dhimbshme nga ne. Ishin vite të një përballje të egër.

Përdori të gjitha mënyrat për realizimin e projektit të tij, Shqipëria pa opozitë. Përdori burgjet, trillimet, manipulimet, lubimet e korruptuara, por ja ku jemi sot, më të fortë se kurrë. Në rrugëtimin tonë, që në kilometrat e parë, ne i dëshmuam shqiptarëve dhe botës që Shqipëria pa opozitë ishte turpi i tyre.

Në këtë rrugëtim, ne u ngritëm si feniksi nga hiri dhe arritëm në kilometrin e fundit si partia më e mbështetur nga shqiptarët. Arritëm në kilometrin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narko-diktaruë. Zoti ju bekoftë.

Në rrugëtimin tonë epik, i provuam shqiptarëve dhe botës që jemi të pamposhtur dhe sot, në kilometrin e fundit, jemi më të vendosur se kurrë në objektivin tonë. Sot jemi mbledhur masivisht në këtë protestë madhështore. Secili nga ne duhet të rikujtojë ato që ne realizuam së bashku”, tha Berisha.

Protestuesit hedhin flakadanë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Menjëherë sapo mbaroi fjala e Sali Berishës, protestuesit hodhën bomba molotov dhe fishkezjarre drejt kryeministrisë.

Veprimi u krye në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga forcat e rendit.

Pas kësaj, protestuesit u nisën drejt godinës së Kuvendit ku edhe aty për më shumë se një orë pati tensione dhe përplasje mes policisë dhe militantëve demokratë.

protesta e opozites 24 janar perplasje policia (3)

protesta e opozites 24 janar perplasje policia (5)

Policia e Shtetit reagoi në mënyrë të ashpër duke përdorur sasi të madhe uji me piper dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit te Kryeministria.

Kjo situatë e paprecedentë ndodhi në një moment kur protestuesit po largoheshin pasi u ishte bërë thirrje nga organizatorët që të zhvendosen drejt Kuvendit.

Në një moment policia largoi kordonin policor dhe nga prapa kryeministrisë doli autoboti që hodhi ujë me piper drejt bulevardit dhe një tjetër gaz lotsjellës.

Më pas, forcat e rendit sulmuan sërish ashpër protestuesit te Kuvendi me sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe uji me piper, ku lënduan disa persona.

Në një moment, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi i doli përpara botit të ujit, i cili po shpërndante protestuesit.

Arrestime dhe të lënduar

Si pasojë e shpërthimeve me molotov para Kryeministrisë dhe para Parlamentit, policia njofton se janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.

Ndërkohë, dhjetëra protestues kanë mbetur të lënduar nga dhuna policore, mes tyre edhe të mitur, që siç duket është plagosur në kokë dhe sytë i ka plot me lot.

I mituri që u plagos nga dhuna policore

Luçiano Boçi u shpreh se qytetarët u dhunuan me urdhër të Ramës dhe drejtorit të kapur politikisht dhe nga krimi, duke iu referuar kështu Ilir Prodës.

Nga selia blu, Sali Berisha i kërkoi komisariateve të lironin 25 protestuesit e arrestuar.

“Duhet të betohemi se me këtë betejë, ky do të jetë kilometri ynë i fundit, do të jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë vetëm si akt urrejtjeje me urdhër të Edi Ramës. I kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë, të mos zbatojnë asnjë urdhër që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk mund kurrë, një popull me asgjë… Ju e patë gatishmërinë e atyre njerëzve, që ishin të gatshëm t’i jepnin Edi Ramës në 30 minuta atë që meriton. Ne kemi një mision dhe vetëm një mision, përmbysjen e këtij regjimi kriminal. Asgjë s’e shpëton më këtë. Fatin e Enver Hoxhës do ketë.

Beteja me diktaturën është një qëndresë e vazhdueshme, një betejë e pandërprerë, një betejë. Të pamposhturit opozitarë, ata që bëjnë të pamundurën të mundur. Për protestën e ardhshme do e njoftojmë.

Rama është një kufomë e pakallur. I përgëzoj të gjithë. Popull gjigand. Po përmbysni diktaturën e dytë të Shqipërisë.

Ai foli sikur ishte djali i Gaddafit. Kësaj radhe e përshkruaj siç është”, tha Berisha.

Berisha: Protesta e arriti qëllimin!

I pyetur nëse protesta e sotme e arriti qëllim, kryedemokrati Sali Berisha u përgjigj që “PO”.

“ Plotësisht. Beteja me diktaturën nuk është një ndeshje futbolli, jo. Mos e merrni kështu. Beteja me diktaturën është një qëndresë e vazhdueshme.  Është një betejë e pandërprerë. Është një betejë, të cilën të pamposhturit opozitarë, ata që bëjnë të pamundurat, të mundshme, do ta fitojnë.”, tha ai.

Protesta e radhës kur do jetë?

Berisha u përgjigj: “Do e njoftojmë protestën e radhës dhe variantet e saj. Por ne tani jemi në fushë betejë dhe absolutisht nuk ndalemi gjer në rrëzimin e tij.”

Renditja e Superiores, fitorja me Partizanin e ngjit Vllazninë në krye së bashku me Egnatian –

By: 27
24 January 2026 at 21:02

Sot u zhvilluan dy ndeshje të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Egnatia mbylli takimin ndaj Bylisit me një barazim 2-2, ndërsa Vllaznia shfrytëzoi ndalesën e kampionëve dhe triumfoi ndaj Partizanit me rezultatin 1-0.

Me këtë fitore, Vllaznia kryeson tabelën së bashku me Egnatian, por me avantazh në ndeshjet direkte ndaj rivalëve. Partizani rikthehet te humbjet, duke regjistruar katër në pesë ndeshjet e fundit, dhe mbetet vetëm 7 pikë larg zonës së ftohtë – një diferencë e barabartë me Dinamon, që ndodhet në vendin e katërt.

Bylisi, aktualisht në zonën e “play out”, ndodhet një pikë mbi Flamurtarin dhe pret rezultatin e ndeshjes Tirana-Flamurtari që zhvillohet nesër për të parë pozicionin e përfundimtar në renditje.

Dy ndeshje të tjera të interesit për këtë javë janë edhe Teuta-Vora dhe Elbasani-Dinamo, që mund të ndikojnë dukshëm në luftën për mbijetesë dhe renditjen e mesit të tabelës.

Image

 

Gazi lotsjellës kishte skaduar/ Policia gjen zgjidhjen, e hedh mbi protestuesit e opozitës –

By: 27
24 January 2026 at 20:50

Gjatë protestës së sotme të opozitës, gazetarët kanë vënë në dukje se, gazi lotsjellës i hedhur nga policia drejt protestuesve kishte skaduar prej më shumë se 2 vitesh.

Policia përdori në masë të madhe hedhjen e gazit lotsjellës drejt protestuesve si te Kryeministria ashtu edhe para ambienteve të Kuvendit, për të shpërndarë qytetarët.

Nga ana tjetër protestuesit u përgjigjën me sende të forta, përfshirë edhe gurët e trotuareve dhe hedhja e molotovit ndaj efektivëve të policisë.

33eaf9db Cb17 4373 Bed9 Ab09642c7a07

Nuk do të ndalemi deri në rrëzimin e Ramës, tani as vrimën e miut nuk do ta gjesh më –

By: 27
24 January 2026 at 20:40

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve, të cilët iu bashkuan protestës së opozitës dhe sipas tij, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke folur për mediat para selisë blu, Berisha tha se Edi Rama as në zyrë nuk qëndroi përkundër asaj që i kërkoi më herët.

“Së pari, mirënjohje të pakufishme guximtarëve, demokrateve e demokratëve, protestuesve, qytetarëve që sot në protestën më të fuqishme, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lebetitën narkodiktatorin.
Është kryekriminel.

Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës. Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Ia thashë dje, në rast se je burrë, qëndro në zyrë. Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur.

Tani, përkundrejt qëndrimit qytetar, guximtar të protestuesve, narkopolicia përdori në agresivitet absolut, mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaze helmuese, me topa uji dhe me mjete të tjera. Domethënë, Edi Rama kërkonte përleshjen e policisë, e demonstruesve me policinë. E garantoj që demonstruesit do të përleshen me Edi Ramën. Dhe i them këtu, mos ndërse policinë kundër protestuesve. U bëj thirrje policëve, mos u bëni ushtarë, shërbëtorë të një njerui që nuk ka ligj as moral.

Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur. Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. Sot duhet të ndjeheni krenarë për aktin tuaj. Duhet të betohemi se me këtë betejë, kilometri ynë i fundit do jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve të tjera. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute me të gjithë dokumentacionin, nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje me urdhër të Edi Ramës.

U kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë, të mos zbatojnë asnjë urdhër që vjen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Nuk mundet kurrë një popull me asgjë. Ju e patë vetë, ju ishit vetë aty. Ju e patë gatishmërinë e atyre njerëzve që ishin të gatshëm t’i jepnin Edi Ramës për 30 minuta atë që meritonte. Absolutisht kjo gatishmëri do vazhdojë. Ne këtë betejë do e vazhdojmë.

Ne kemi një mision dhe vetëm një mision, përmbysjen e këtij regjimi kriminal, e këtij narkoregjimi, e këtij armiku të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Asgjë nuk e shpëton më këtë. Asgjë nuk e shpëton. Fatin e Enver Hoxhës do ketë,” tha Berisha.

Protestuesi shkëputet nga turma dhe e ndjek me çadër në dorë, efektivi i policisë largohet me vrap (Video) –

By: 27
24 January 2026 at 20:16

Një moment i veçantë në protestë ishte dhe ai i një qytetari që shkëputet nga turma e protestuesve dhe me çadër në dorë ndjek një nga efektivët e policisë, që ndodhej para Kuvendit.

Siç shihet në këto pamje, protestuesit ndjek me çafër në dorë punonjësin e rendit, ndërsa ky i fundit ia mbath me vrap.

Qytetari ndjek disa metra policin, por një polic tjetër e ndalon duke tentuar ta godasë.

Me shami në fytyrë për të bllokuar gazin lotsjellës, Shkëlzen Berisha shfaqet në protestë –

By: 27
24 January 2026 at 20:14

Gjatë protestës së opozitës para Parlamentit, Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministrit Sali Berisha, u shfaq mes protestuesve me një shami mbi hundë dhe gojë, për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës që përdori policia për të shpërndarë turmën.

Shkëlzen Berisha u pa ndër qytetarët, duke mbështetur qëndrimin e tyre dhe duke marrë pjesë në aktivitetin e protestës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu theksoi se ndaj protestuesve, që aktualisht ndodhen para parlamentit, po hidhet gaz lotsjellës jashtë çdo limiti të lejueshëm.

Ai denoncon se efektivët po bëjnë dhunë shtetërore ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se një zonje e kanë dëmtuar në kokë, ndërsa një fëmijë e kanë tërhequr zvarrë.

“Është hedhur gaz jashtë çdo limiti të lejueshëm. A thua se jemi në luftë. Të gjithë këta këtu janë me urdhër të Ergys Agasit për të ndaluar qytetarët për protestë.

Kjo është dhunë shtetërore. Nuk është parë e dëgjuar të hedhësh gaz në këtë mënyrë. Një zonje ia kanë çarë kokën, 300 policë të çajnë kokën e një zonje nga dhuna, një fëmijë e kanë marrë zvarrë. “, tha ai.

 

Me shami në hunds për të bllokuar gazin lotsjellës, Shkëlzen Berisha shfaqet në protestë –

By: 27
24 January 2026 at 20:06

Gjatë protestës së opozitës para Parlamentit, Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministrit Sali Berisha, u shfaq mes protestuesve me një shami mbi hundë dhe gojë, për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës që përdori policia për të shpërndarë turmën.

Shkëlzen Berisha u pa ndër qytetarët, duke mbështetur qëndrimin e tyre dhe duke marrë pjesë në aktivitetin e protestës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu theksoi se ndaj protestuesve, që aktualisht ndodhen para parlamentit, po hidhet gaz lotsjellës jashtë çdo limiti të lejueshëm.

Ai denoncon se efektivët po bëjnë dhunë shtetërore ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se një zonje e kanë dëmtuar në kokë, ndërsa një fëmijë e kanë tërhequr zvarrë.

“Është hedhur gaz jashtë çdo limiti të lejueshëm. A thua se jemi në luftë. Të gjithë këta këtu janë me urdhër të Ergys Agasit për të ndaluar qytetarët për protestë.

Kjo është dhunë shtetërore. Nuk është parë e dëgjuar të hedhësh gaz në këtë mënyrë. Një zonje ia kanë çarë kokën, 300 policë të çajnë kokën e një zonje nga dhuna, një fëmijë e kanë marrë zvarrë. “, tha ai.

 

Deputeti Luçiano Boçi përplaset me policinë, hidhet gazlotsjellës dhe ujë me piper ndaj protestuesve –

By: 27
24 January 2026 at 19:48

Protesta e opozitës u zhvendos nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit. Përplasjet nuk kanë munguar me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda në godinë.

Gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë.

Situata para Parlamentit u tensionua edhe më shumë kur deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u përplas me forcat e rendit.

“Policia duhet të bëjë detyrën jo të godasë qytetarët dhe të hedhë gaz lotësjellës. Sjellja e tyre në disporpocion, dhe shtoi tensionin që u reflektua para Kuvendit. Do të vijojmë të qëndrojmë këtu”, tha Boçi teksa komentoi përplasjen qe ai pati me uniformat blu.

Pas kësaj, forcat e rendit hodhën sasi të madhe gazi lotsjellës dhe ujë me piper për të shpërndarë protestuesit.

luciano boci policia (2)

luciano boci policia (1)

Protestuesit tentojnë të futen brenda Kuvendit, policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me piper –

By: 27
24 January 2026 at 19:42

Protesta e opozitës u zhvendos nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit. Përplasjet nuk kanë munguar me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda në godinë.

Gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë.

Situata para Parlamentit u tensionua edhe më shumë kur deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u përplas me forcat e rendit.

Pas kësaj, forcat e rendit hodhën sasi të madhe gazi lotsjellës dhe ujë me piper për të shpërndarë protestuesit.

luciano boci policia (2)

luciano boci policia (1)

“Plehra!” Deputeti demokrat përplaset me efektivët civilë: Mos i prekni çunat…

By: 27
24 January 2026 at 19:22

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, në drejtim të kryeministrisë u hodhën bomba molotov, ndërsa policia shpërndau turmën me ujë dhe gaz lotsjellës.

Ndërkohë një incident është shoqëruar mes deputetit të PD, Besat Xhaferri dhe forcave të rendit, ku raportohet se janë shoqëruar tre të rinj.

Deputeti Xhaferri  degjohet duke i thenë efektivëve të policisë që të “mos i prekë çunat”.

“Mos i prek çunat, o plehra. Mos më preku mua. Ca të qetësohem o plehra, jeni cuna të rinj, por jeni plehra. Këta ta dini. Plehra”, dëgjohet të thotë deputeti i PD, Besart Xhaferri.

The post “Plehra!” Deputeti demokrat përplaset me efektivët civilë: Mos i prekni çunat… appeared first on 27.

Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar me çdo lloj force –

By: 27
24 January 2026 at 19:12

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar sot gjatë protestës para Kryeministrisë se do të jetë gjithmonë me protestuesit. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se është e nevojshme revolta kundër qeverisë, teksa shtoi se kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar në çfarë do lloj force.  I pyetur për takimet e tij me demokratët, që Berisha e ka cilësuar si axhendë personale, Salianji theksoi se janë në të mirë të PD-së dhe shoqëria kërkon që PD të jetë parti fituese.

Salianji: Kam qenë në çdo protestë opozitare. I jam bashkuar PD dhe opozitës, kam qenë denoncues i çdo afere korruptive të qeverisë. Nga lidhjet me krimin te aferat korruptive te denoncimet për keqqeverisjen. Sot është një ditë ku të gjithë qytetarët duhet të dalin për larguar qeverinë e Edi Ramës për shkak të korrupsionit dhe të rrënimit ekonomik dhe shkretimit të Shqipërisë.

Ekspozimi që i ka bërë SPAK dhe dy dosjet e fundit, të zëvendës kryeministres dhe AKSHI, ku janë ekspozuar lidhjet e krimit me pushtetin dhe përdorimi i pushtetit politik për të fuqizuar dhe pasuruar njerëzit e lidhur me qeverinë, tregon se kjo qeveri nuk ka legjitimitet moral për të qeverisur. Kjo është arsyeja. Qytetarët kërkojnë të njëjtën gjë pavarësisht se shumë prej tyre nuk dalin në shesh pavarësisht nga shqetësimet e tyre të përditshme dhe besojnë te demokratët që kanë dalë në shesh.

Sot dua të respektoj protestën, por duhet të jemi në revoltë. Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar në çfarëdo lloj force. Janë vjedhur miliona euro. Kemi parë se çfarë po ndodh edhe në rrugë, që janë kthyer si Qukës-Qafë Plloça apo tuneli i Llogarasë, dhe elementë të tjerë që e bëjnë të domosdoshme revoltën. E rëndësishme është se qytetarët po protestojë dhe është në formë reagimi për të mos pranuar gjendjen e keqe që e ka zhytur Shqipërinë kjo qeverisje.

Axhenda ime është axhendë publike, në të mirë të shoqërisë dhe PD. Shoqëria kërkon që PD të jetë parti fituese. Padiskutim që ripërtërija e PD i shërben vetëm opozitarëve dhe shoqërisë. Do të jemi në komunikim për t’u përgjigjur të gjithë elementëve. Nëse personalisht ndërmarr një nismë për ta bërë PD fituese më nderon pavarësisht se janë mijëra demokratë në çdo sallë qytetesh ku kanë qenë plot, Kjo tregon diçka.

Berisha mbaron fjalën, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadane në drejtim të Kryeministrisë –

By: 27
24 January 2026 at 18:56

Menjëherë sapo mbaroi fjala e Sali Berishës, protestuesit hodhën bomba molotov dhe flakadanë drejt kryeministrisë, në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Më pas protestuesit janë drejtuar drejt ndërtesës së parlamëntit shqiptar.

U ngritëm si feniksi dhe plagosëm për vdekje bishën narko-diktaturë –

By: 27
24 January 2026 at 18:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur para mijëra shqiptarëve në protestën madhështore në Bulevard, është shprehur se, demokratët, opozitarët sot janë në kilometrin e fundit dhe asgjë nuk i ndal drejt fitores.

Berisha theksoi se, mediat e kapura nga pushteti, këtë javë tentuan që ta fshehin këtë mesazh, por ai kumbon në çdo shtëpi të shqiptarëve.

Pjesë nga fjala:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, opozitarë dhe opozitare, të pranishëm në këtë shesh dhe kudo që jeni sonte. Të dashur shqiptare dhe shqiptarë kudo që ndodheni sonte. Përshëndetjet e mia më të përzemërta për ju, misionare dhe misionarë të pamposhtur dhe guximtarë të kombit shqiptar, të pranishëm sonte në këtë shesh beteje dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Të nderuar drejtues të PD, partive aleate, të nderuar deputetë të pranishëm në këtë protestë.
Vëllezër dhe motra. Do ta nis këtë fjalë me një mesazh që këtë javë, të tmerruar nga protesta jonë e kaluar, mediat e qeverisë bënë gjithçka ta vendosin në harresë. Mesazhi im është ky, sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë drejt fitores tonë.

Sot ne jemi para triumfit të madh, shumëkujt triumfi mund t’i duket ende larg kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria. Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë së bashku vitet e fundit ka qenë pa dyshim maratonë jo e lehtë. Thuaj një kalvar maratonë e mbushur me dhunën e narkoshtetit, presione dhe izolime oruelliane ndaj nesh, por edhe një qëndresë stoike, sakrifica të dhimbshme nga ne.

Ishin vitet e një përballje të egër me regjimin e narko-diktatorit Ramaduro, biri i një xhelati që firmoste varjen e kundërshtarëve politikë dhe që përdori të gjitha mënyrat për realizimin e projektit të tij, Shqipëria pa opozitë.
Ai bëri gjithçka, përdori burgjet, manipulimet, lobimet e korruptuara, por ja ku jemi sot, më të fortë se kurrë.
Në udhëtimin tonë, që në kilometrat e parë, ne u dëshmuan shqiptarëve dhe botës, se projekti i Shqipërisë pa opozitë apo kallp opozitë, ishte turpi i tyre, ishte turpi i historisë, që ne kurrë nuk do ta pranonim kurrë, të gatshëm

Në këtë udhëtim ne u ngritëm si Feniksi nga hiri dhe nga izolimi më i thellë arritëm në kilometrin e fundit si forca politike më e mbështetur nga shqiptarët dhe partitë simotra në mbarë botën. Arritëm në kilometrin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narkodiktaturë dhe u dëshmuam shpresa e vetme e shqiptarëve.
Zoti u bekoftë!

 

Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë –

By: 27
24 January 2026 at 18:34

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke folur në protestën Kombëtare të Partisë Demokratike, theksoi se liria fitohet me guxim dhe kurajë. Blushi u shpreh se guximin e protestuesve nuk e ndal dot një regjim sipas tij i kalbur, teksa shtoi se zgjedhja para qytetarëve është e qartë, dinjitet përballë skllavërisë. Blushi tha ndër të tjera para mbështetësve opozitarë, se opozita duhet ti prijë sakrificës së çdo qytetari.

“Mirëmbrëma, motra dhe vëllezër! Të dashur qytetarë! Liria na thërret, vdekja nuk na tund! Regjimet bien vetëm kur vendosim të paguajmë çdo çmim për lirinë! Kur e ndajmë mendjen të veprojmë dhe të mos pranojmë kurrën e kurrës vjedhjen, dhunën dhe gënjeshtrën, si normalitet. Liria fitohet vetëm me guxim, me kurajë dhe përballje.
Guximin dhe zemërimin tuaj nuk ka fuqi në botë që e ndal dhe jo më një regjim kalbësirë si ky i Ramaduros.
Bashkimi ynë sot po trondit në themel çdo mur që Narkoregjimi ka ngritur përballë jush.

Po trondit çdo narkopolic, çdo patronazhist, çdo strukturë kriminale, që Edi Rama ka krijuar për t’u mbrojtur nga revolta dhe zemërimi juaj. Ky regjim i mbaruar nuk ka më asnjë shpresë t’i mbijetojë ortekut të popullit që ka vendosur të jetojë i lirë. Sot, vendimi ynë është i qartë dhe i padiskutueshëm. Mirëqenie dhe jo varfëri! Dinjitet dhe jo skllavëri! Komb dhe jo shkombëtarizim! A vdekje, a liri! Ky është misioni ynë. Kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin dhe lirinë e Shqipërisë. Loti i çdo nëne, që Edi Rama me axhendën antikombëtare të shpopullimit ia dëboi djalin dhe vajzën në emigrim, është borxhi ynë.

Sakrifica e përditshme e çdo prindi që lufton çdo ditë për bukën e gojës së familjes është detyrimi ynë. Vuajta e çdo të sëmuri me tumor në Onkologjik, që lufton me jetën për mungesën e ilaçeve, është thirrje për drejtësi. Poshtërimi i çdo pensionisti, prindi dhe gjyshi tonë, që nuk shtyn dot muajin me pensionin mizerabël, na detyron të reagojmë. Mundi dhe djersa e çdo fermeri që hedh produktet e veta në kanal dhe që sheh se si Edi Rama i vjedh edhe ndihmat e BE, na detyron një reagim. Prodhuesit “Made in Albania” që nuk gjejnë treg për prodhimet e tyre sepse importuesit klientelistë e kanë shkatërruar tregun, u detyrohemi një përgjigje për pyetjen edhe sa duhet t’i durojmë këta banditë?

Të rinjtë që bëjnë dy-tre punë dhe nuk blejnë dot shtëpi, por që shohin Belinda Ballukun me 300 apartamente, meritojnë një rrugëzgjidhje. Tirana, Vlora, por edhe gjithë qytetet dhe fshatrat që ende thahen për ujë të pijshëm ndërkohë që Kreu i Organizatës lag gurmazin me verë 33 mijë euro shishja, i kanë sytë nga ne. Kurrë nuk mund të pranojmë që nevoja e Edi Ramës për të pirë mall të helmojë nga droga edhe fëmijët tanë. Ky regjim që ruan Edi Ramën dhe çetën e tij të kusarëve me qindra badigardë, por që nuk cakton një polic për të ruajtur sigurinë e fëmijëve në shkolla, që theren me thika e humbin jetën, nuk do të lejojmë më asnjë minutë më shumë të qëndrojë në pushtet.

Durrësi, Lezha, Gjirokastra dhe çdo zonë e përmbytur nga korrupsioni në javët e fundit duhet ta dinë se dallga gjigande e këtij reagimi popullor do ta përmbysë përgjithmonë këtë regjim. Se nga flakët që Edi Rama ndezi për të djegur pasuritë e biznesmenëve të ndershëm te 5 Majit për të ndërtuar kulla krimi dhe droge, do të përvëlohet vetë. Shqipëria jonë nuk mund të jetë kurrë më Narkoshtet, as pronë e krimit të organizuar, as plaçkë e një grushti oligarkësh dhe as e mafias ndërkombëtare. Kurrë nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet në një Soros-land dhe as të pranojmë që toka e shqiponjave të kthehet në fermë për internacionalen e surogacisë. Ne nuk kërkojmë hakmarrje.

Ne kërkojmë liri, demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Ky regjim, që mbron interesat mafioze të pakicës dhe i harron, i braktis dhe i dhunon qytetarët, nuk mund të përfaqësojë më Republikën e Shqipërisë. Ne do t’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve! Republika e Shqipërisë duhet të jetë e sovranit dhe e ligjit, kurrë e një Kryebanditi dhe një grupi të strukturuar kriminal qeveritar, që vjedh shtetin, taksat dhe grabit të ardhmen tonë. Sakrificat dhe vuajtjet tuaja këto 13 vite kërkojnë shpagim. Por “Drejtësia e Re” u kthye në armën dhe patericën e Ramaduros për ta mbrojtur atë nga ndëshkimi ligjor për korrupsionin dhe krimet e tij duke ndëshkuar qytetarët e thjeshtë dhe duke ua vështirësuar më shumë jetën atyre.

Shumë prokurorë e gjyqtarë janë kthyer sot në kamikazë të Edi Ramës. Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë, që rrëmbeu në mënyrë mafioze Ilir Metën dhe e mban sot padrejtësisht në burg, që izoloi për 333 ditë Sali Berishën, që rrëmben jo vetëm drejtues të opozitës, por edhe qytetarë dhe biznesmenë të ndershëm, siç faktoi afera familjare e AKSHIT-t e Edi Ramës. Fuqia jonë nuk qëndron te dhuna, por te vendimi ynë për të jetuar të lirë, të sigurt dhe me dinjitet në Atdheun tonë. Unë përulem me mirënjohje për sakrificat dhe qëndresën e gjithësecilit prej jush. Por kjo nuk mjafton.

Ne, opozita, duhet t’i prijmë me çdo sakrificë guximit tuaj! Ta kthejmë lirinë në misionin tonë kombëtar. Të shembim këtë mur të hajdutërisë dhe krimit të organizuar të shkrirë njësh me shtetin. Të shembim ligjin antifamilje, të lartësojmë figurën e nënës dhe babait, dhe të mbrojmë vatrat tona nga ky sekt mafioz pa fe dhe pa Atdhe! T’i kthejmë popullit çdo qindarkë dhe pasuri të grabitur nga organizata kriminale dhe kryetari i saj. Të rikthejmë votën e lirë dhe të mbrojmë si sytë e ballit demokracinë, në themelet e së cilës është gjaku dhe sakrificat sublime të shqiptarëve që dhanë jetën në përballje me diktaturën.

Të shkërmoqim dhe ta shkulim nga rrënjët këtë regjim të kalbur narko-mafioz! Ne do të ndërtojmë një Shqipëri të drejtë dhe të dhembshur, që mendon, kujdeset dhe që u shërben të gjithëve, ku drejtësia dhe mundësitë janë të barabarta për çdo shqiptar. Ky është shteti dhe Republika që meritoni ju. Republika e shqiptarëve të ndershëm që jetojnë me djersën e ballit. Nuk do të lejojmë që ajo të bëhet NarkoRepublika e Edi Ramës. Për lirinë ja vlen çdo sakrificë! A vdekje, a Liri! Fitore!” tha Blushi.

“Vllazën, demokracia në rrezik”, protestuesi tërheq vëmendjen me veshjen e pazakontë –

By: 27
24 January 2026 at 18:16

Një formë e pazakontë proteste ka tërhequr vëmendjen mbrëmjen e sotme ku një qytetar është shfaqur i veshur tërësisht me të bardha, duke përcjellë mesazhe të forta politike përmes mbishkrimeve në veshje.

Në pjesën e pasme të bluzës së tij lexohej thirrja: “Vllazën, demokracia në rrezik. Ta shpëtojmë”, ndërsa në pantallona ishte shkruar “Poshtë diktatura”.

Protestuesi mbante në kokë një plis, simbol tradicional shqiptar, të kombinuar me një shall të zi, elemente që i shtonin peshë simbolike paraqitjes së tij.

Ervin Salianji i bashkohet protestës para kryeministrisë, e shoqëron edhe Ilir Vrenozi –

By: 27
24 January 2026 at 18:02

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Demokrati është i shoqëruar nga disa mbështetës të tij. Pranë Salianjit qëndrojnë Valbona Mëhilli, Ilir Vrenozi, por edhe persona të tjerë që mbështesin kauzën e tij.

Kujtojmë se prej disa muajsh mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës ka një krisje të marrëdhënieve të tyre.

Salianji organizon herë pas here takime me demokratët, ku kritikon lidershipin e PD. Kreu i PD, Sali Berisha thotë se Salianji është vetëpërjashtuar nga partia.

Surprizë e madhe në Bundesligë, Bayerni pëson në shtëpi humbjen e parë të sezonit –

By: 27
24 January 2026 at 18:00

Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon të Bundesligës, duke u mposhtur 2-1 në shtëpi nga Augsburgu në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit gjerman.

Te skuadra e Augsburgut u aktivizua edhe mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, i cili zhvilloi një paraqitje solide dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 75-të.

Bavarezët hynë në këtë përballje me një seri mbresëlënëse prej 16 fitoresh dhe dy barazimesh, por këtë herë nuk arritën të ruanin ritmin dominues.

Hiroki Ito zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, duke i dhënë epërsinë Bayern.

Megjithatë, Augsburgu reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Arthur Chaves barazoi shifrat në minutën e 75-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, mesfushori francez Han-Noah Massengo shënoi golin vendimtar, duke kompletuar përmbysjen e madhe.

Pavarësisht kësaj disfate, Bayern Munich mbetet në krye të renditjes me 50 pikë.

Ndërkohë, kjo fitore rezulton jetike për Augsburgun, i cili ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe largohet nga zona e rrezikut, duke marrë një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës në elitën e futbollit gjerman.

❌
❌