Rrudhet foltorja para Kryeministrisë, protesta e Berishës me pak njerëz –
Foltorja e 6-të e opozitës ka nisur ditën e sotme. Protestës së PD-së i është bashkuar edhe lideri i opozitës, Sali Berisha. Qëllimi i protestave është largimin i Edi Ramës nga pushteti. Nga pamjet me dron duket pjesëmarrje e ulët.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar ditën e sotme se Rama ka ndërtuar një narkoshtet dhe se meriton fatin e Maduros. Gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës të vendosur para Kryeministrisë, Boçi tha se Rama ka ndërtuar mbretërinë e së keqes, si parajsën e vet dhe ferrin e qytetarëve. Ai tha se SHBA-ja në vend të urimit i kujtuan kryeministrit se ka ndërtuar në mes të Evropës një narkoshtet.
“Të dashur qytetar, nuk jemi këtu për spektakël politik, as numrash e as fjalimesh. Jemi këtu për të kërkuar llogaridhënie, për të transmetuar dhe mbrojtur të vërtetat tona se janë të vërtetat e atyre qytetarëve që ndjejnë thikën e mjerimit t’i ngulet çdo ditë e më thellë nga kjo qeverisje dhe për këtë shkak 46% janë në rrezik varfërie apo përjashtimi social dhe të atyre që mbajnë mbi supe peshën e korrupsionit, grabitjeve dhe vjedhjeve nga Llogara deri te porti i Durrësit, nga inceneratorët e laboratorët, nga pjesa e unazës deri te Qafë Plloça.
Është e vërteta e atyre qytetarëve që shohin para syve të tyre me grushta të mbledhur talljen që i bën Rama me shpurën e tij, që bën me pensione qesharake, me tigra, me satelitë orbitalë dhe parlament banal. E vërteta e atyre që deri tani degdisën të afërmit ndërsa sot kërkojnë të shkatërrojnë familjet. Ky Rama ka ndërtuar këtu atje mbretërinë e së keqes, si parajsën e vet dhe ferrin e qytetarëve. Ai dhe shpura e tij, Ballukët e Agasët hedhin vallen e vdekjes mbi fatet e shqiptarëve, ndërsa vet notojnë në luks të shfrenuar. Të vërtetat tona janë të Berishës, e vilët i mbrojti dhe i përballoi me durim, vullnet e qëndresë. Shba në vend të urimit i kujtuan kryeministrit se ka ndërtuar në mes të evropës një narkoshtet”, tha ai.
![]()
gijotina.com/