Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet në seancën e sotme miratoi unanimisht propozim-vendimin për zgjedhjen e Kryetarit, Zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
"Në përputhje me nenin 27, paragrafi 4 i Kodit Zgjedhor, nga kandidatët në listën e propozuar, partitë politike propozojnë një Kryetar dhe dy anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa partitë në pushtet propozojnë një Zëvendëskryetar dhe tre anëtarë të KSHZ-së", tha Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjorgjija Sajkoski.
OBRM-PDUKM propozoi tre anëtarët Aleksandar Dashtevski, i diplomuar në drejtësi nga Shkupi, Angelço Ristov, i diplomuar në drejtësi dhe magjistër në të drejtën administrative dhe administratë publike nga Dellçeva, dhe Svetlana Karapetrova, ekonomiste dhe magjistër në ekonomi, financa, kontabilitet dhe auditim nga Tetova.
LSDM propozoi ish-ministrin dhe ish-zëvendëskryeministrin, Bojan Mariçiq, për kryetar të KSHZ-së, ndërsa Boris Kondarko, i cili më parë ishte pjesë e KSHZ-së, për anëtar të saj.
BDI propozoi Ditmire Shehun, e diplomuar në drejtësi nga Gostivari, për anëtar të KSHZ-së. Lëvizja Besa, e cila është pjesë e koalicionit VLEN, propozoi Abdush Demirin, ekonomist i diplomuar dhe magjistër në ekonomi dhe financa nga fshati Neproshten – Komuna e Tearcës, për nënkryetar të KSHZ-së.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përbëhet nga shtatë anëtarë (kryetar, nënkryetar dhe pesë anëtarë të tjerë)./Telegrafi/
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme i konfirmoi emrat e Valbon Limanit dhe Isen Shabanit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Oner Jakullovskit nga koalicioni “Maqedonia Juaj” dhe Arian Ibrahimit nga Partia Demokratike e Turqve, për kryetarë të rinj të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë.
Zëdhënësi i KSHZ-së, Abdush Demiri tha se Komisioni i obligon komisionet zgjedhore komunale të veprojnë sipas Kodit zgjedhor dhe menjëherë t’i publikojnë rezultatet përfundimtare nga votimi i mbajtur më 11 janar.
Angellço Ristov nga KSHZ-ja u përqëndrua në vendvotimin në Gostivar, ku nuk u realizua votim.
“Para se Komisioni të publikojë rezultatet përfundimtare, KSHZ-ja duhet të marrë vendim për moszbatimin e votimit në vendvotimin 0782 për Komunën e Gostivarit, me ç’rast në këtë vendvotim më 11 janar në pajtim me nenin 104, paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor, për shkak të motit të keq, nuk u zbatua votimi”, sqaroi Ristov në fillim të seancës.
Ai tha se në këtë vendvotim janë regjistruar vetëm 23 persona me të drejtë vote, ndërsa ka mundur të konstatohet se në numrin e votuesve të regjistruar, nuk ndikon – në bazë të rezultateve të arritura ndaj kandidatëve për kryetar të komunës.
Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet në seancën e sotme konfirmoi listën e kandidatëve të regjistruar për shpalljen e Parlamentit për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).
Nga kandidatët e regjistruar, gjashtë janë nga përbërja aktuale - Boris Kondarko, Abdush Demiri, Aleksandar Dashtevski, Ditmire Shehu, Svetlana Karapetrova dhe Angelço Ristov.
Sipas listës së përcaktuar, janë regjistruar 16 kandidatë, shtatë prej tyre për pozicionin e Kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilët në kandidaturat e tyre kanë treguar edhe mundësinë e zgjedhjes si nënkryetar ose vetëm si anëtar i KSHZ-së./Telegrafi/
Deri në orën 17:00 dalja e votuesve në katër komunat ku mbahen zgjedhjet lokale është 25.55%.
Në Gostivar kanë votuar 25.25% ose 20.887 qytetarë, ndërsa në Vrapçisht 30% ose 8184 qytetarë, Mavrovë Rostushë 29.33% dhe Qendër Zhupë 12.35%.
Procesi ka vijuar i qetë dhe pa ndonjë problem.
Sipas Komisioneve Komunale Zgjedhore, dalja në orët e mëngjesit ka qenë më e ulët për shkak të kushteve klimatike, por gjatë pasdites është shënuar rritje e pjesëmarrjes.
Deri në orën 15:00, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 23.298 votues, përkatësisht 18.18 %.
Vrapçisht, kanë votuar 5730 votues, përkatësisht 21.01 %.
Gostivar, kanë votuar 14770 votues, përkatësisht 17.85 %.
Qendër Zhupë, kanë votuar 831 votues, përkatësisht 10.99%.
Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 1967 votues, përkatësisht 18.60 %.
Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 15:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna, dhe atë:
Deri në orën 13:00, në gjithsej 209 vendvotime, nga gjithsej 215 vendvotime ku zhvillohen zgjedhje në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, dalja është 11.217 votues apo në përqindje, jehona e votuesve është 8.90 %.
Vrapçisht, kanë votuar 2.613 votues, përkatësisht 9.58 %.
Gostivar, kanë votuar 7.043 votues, përkatësisht 8.74 %.
Qendër Zhupë, kanë votuar 500 votues, përkatësisht 6.61%.
Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 1.061 votues, përkatësisht 10.03 %.
Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 13:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna, dhe atë:
Vrapçisht, e rritur për 2.35 %.
Gostivar, e zvogëluar për 2.92 %.
Qendër Zhupë, e zvogëluar për 5.36 %.
Mavrovë dhe Rostushë, e zvogëluar për 4.42 %.
Në vendvotimin 0782 në Qafë në Komunën e Gostivarit nuk ka votime, shkaku i kushteve atmosferike.
Deri në orën 11:00, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 3553 votues, përkatësisht 3.32 %.
Vrapçisht, kanë votuar 834 votues, përkatësisht 3.02 %.
Gostivar, kanë votuar 1937 votues, përkatësisht 3.14 %.
Qendër Zhupë, kanë votuar 168 votues, përkatësisht 2.22%.
Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 624 votues, përkatësisht 5.90 %.
Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 11:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna. Rritja ka vetëm në Vrapçisht, ndërsa në Komunat e tjera ka dalje më të vogël.
Dalja deri në orën 9:00 në të gjitha vendvotimet e hapura është 1,11 %.
Në Vrapçisht kanë votuar gjithsej 272 votues ose 1%. në Komunën e Gostivarit është 0,93 ose 651 votues.
Në Mavrovë dhe Rostushë 2,89%, ndërsa në numër 306 votues. Në Qendër Zhupë, jehona e votuesve është 0,75% ose 57 votues.
Tëgjithavendvotimet u hapënnëkohë, përveç 05/71 nëQendërZhupëkupativonesë me 40 minuta, nëKomunën e Gostivaritnëvendvotimit 5/03, 5/12, 5/13, 5/29, 5/33 gjithashtupativonesë.
Në vendvotimin 782 në Qafë nuk është hapur vendvotimi dhe nëse nuk hapet tre orë pas hapjes së rregullt në orën 7:00, këtu nuk do të zhvillohen votime. Më tej do të shihet nëse numri i votuesve do të ndikojë në rezultat dhe KSHZ do të marrë vendim.
Qytetarët e katër komunave në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, sot po i mbajnë zgjedhjet e përsëritura lokale.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor, njoftoi se materiali zgjedhor është shpërndarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe më pas u është dorëzuar Këshillave Zgjedhor nëpër vendvotime.
Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen më 19:00, teksa gjatë ditës do të jepen dhe informacionet kryesore për mbarëvajtjen e procesit të votimit si dhe jehonën e votuesve.
Sipas KSHZ-së për ditën e sotme, të drejtë vote për këto katër komuna kanë gjithsej 128.286 qytetarë. Edhe atë, 82.870 qytetarë në Gostivar, 27.279 në Vrapçisht, 10.575 në Mavrovë Rostushë dhe 7.562 qytetarë në Qendër Zhupë.
Për dallim prej zgjedhjeve komunale të 19 tetorit kur sipas Kodit Zgjedhor nevojiten që së paku një e treta e listës së votuesve të dalin për të votuar që të zgjidhet kryetar, në zgjedhjet e përsëritura nuk ka census.
Në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë kanë votuar personat e pafuqishëm dhe të burgosurit për zgjedhjen e kryetarëve të komunave pasi që më 19 tetor të vitit të kaluar dështoi procesi zgjedhor për shkak se nuk u arrit censusi. Nga KSHZ informojnë se procesi i votimi ka kaluar pa probleme dhe se kutit e votimit janë mbyllur.
Gjatë ditës së sotme 249 persona të sëmurë kishin të drejtë për të votuar. Prej tyre, 146 persona në Gostivar, 32 në Vrapçisht, 69 në Mavrovë Rostushë dhe 2 persona në Qendër Zhupë. Gjithashtu në gjithsej 7 ente përmirësuese, 94 persona patën të drejtën e votimit.
Sipas procedurës, kutitë e votimit ku kanë votuar të sëmurët dhe të burgosurit do të hapen nesër pas orës 19 pasi të ketë mbaruar tërësisht votimi.
Ndërkohë nga KSHZ informuan se për ditën e nesërme gjithçka është gati. Materiali i besueshëm zgjedhor është shpërndarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe më pas u është dorëzuar Këshillave Zgjedhor nëpër vendvotime. Për ditën e nesërme, të drejtë vote për këto katër komuna kanë gjithsej 128.286 qytetarë. Edhe atë, 82.870 qytetarë në Gostivar, 27.279 në Vrapçisht, 10.575 në Mavrovë Rostushë dhe 7.562 qytetarë në Qendër Zhupë.
Për dallim prej zgjedhjeve komunale të 19 tetorit kur sipas Kodit Zgjedhor nevojiten që së paku një e treta e listës së votuesve të dalin për të votuar që të zgjidhet kryetar, në zgjedhjet e përsëritura nuk ka census.
Për shkak zgjedhjeve në këto katër komuna në mbarë vendin sot është heshtje zgjedhore e cila mbaron nesër në ora 19, kur edhe mbyllen kutitë e votimit.
Me mbarimin e këtyre zgjedhjeve, mbaron edhe mandati i përbërjes së KSHZ-së, të cilët do të jenë në funksion derisa të zgjidhen anëtarët e rinj.
Në komunën e Gostivarit, nesër do të mbahen zgjedhjet e përsëritura, ndërsa gjatë ditës së sotme në këtë qytet kanë votuar 146 persona të sëmurë.
“Nëkomunën e Gostivarit, numri i kërkesavepërpersonat e sëmurëishte 146 dhetëgjitha u pranuan. Kishimnjëkërkesëpërnjë person qëështënëparaburgimshtëpiak; atijiurefuzuakërkesa, pasitëdhënatdheemrat e personaveqëgjendennëparaburgimshtëpiak i dërgonKomisioniShtetëror i Zgjedhjeve. Personiqëbërikërkesënukishtenëatëlistë, dhepërkëtëarsyeiurefuzuakërkesa. Procedurënnëvazhdim, personimund ta vazhdojë duke parashtruarkundërshtimnëKomisioninShtetëror, pasikjoështë e drejta e tij”, thaAjshe Osmani ngaKomisioniKomunalZgjedhorGostivar.
Në Gostivar, në listën zgjedhore janë regjistruar 82.870 qytetarë me të drejtë vote, nga të cilët 78.185 janë banorë të përhershëm të komunës.
Në listën e veçantë zgjedhore për persona që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar 4.604 votues, ndërsa 81 persona ndodhen në burg ose në paraburgim.
Në Komunën Qendra Zhupë, të drejtën e votës në kushte shtëpiake sot e shfrytëzuan dy persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, aq sa ishin regjistruar.
“Kërkesë në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve dërguan dy persona dhe të njëjtat u pranuan, ndërsa sot votuan. Në zgjedhjet më 19 tetor të vitit të kaluar që ta realizojnë të drejtën e tyre të votës ishin regjistruar 12 persona, sa edhe u pranuan, ndërsa votuan 11 persona”, deklaroi për Agjencionin e Lajmeve, Nexhip Iljaz, kryetar i komisionit.
Në këtë komunë zgjedhja për kryetar komune përsëritet për shkak se nuk ishte siguruar pjesëmarrja prej 1/3 ose 33,33 për qind të trupit votues, ndërsa në garë ishin tre kandidatë.
Tani në fletën e votimit është vetëm një kandidat dhe siç dihet nuk nevojitet census. Por, duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të votuesve që dalin në votim (50% + 1 votë).
“Do të votohet në 16 vendvotime ndërsa në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 7562 persona, që është për 11 më shumë nga 19 tetori, kur këtë të drejtë e realizuan 21,49 për qind nga gjithsej 7551 votues të regjistruar. Materiali zgjedhor është shpërndarë dhe presim që procesi i nesërm zgjedhor të kalojë si më mirë”, tha Iljaz.
Komuna Qendra Zhupë, e cila njihet sipas migrimit masiv pas regjistrimit të fundit ka 3720 banorë.
Sot po zhvillohet votimi i personave të sëmurë ose të paaftë dhe personave që vuajnë dënime me burg për zgjedhjet e përsëritura për kryetarë të komunave Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
"Gjithsej 249 persona të sëmurë ose të paaftë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në këto zgjedhje. Nga këta, 146 persona janë regjistruar për të votuar në Gostivar, 32 persona të sëmurë ose të paaftë kanë të drejtë vote në Vrapçisht, 69 persona mund të votojnë për kryetar të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe 2 persona mund të votojnë për kryetar të komunës Qendër Zhupë. Duke filluar nga ora 7:00 e mëngjesit në 7 institucione ndëshkuese dhe korrektuese, 94 persona që vuajnë dënime me burg ose paraburgim mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës", tha KSHZ.
Ata shtojnë se votimi deri më tani ka shkuar pa probleme dhe pa probleme.
Për zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, sot komisionet zgjedhore do t’u mundësojnë personave të sëmurë dhe të pafuqishëm ta ushtrojnë të drejtën e votës në shtëpitë e tyre, ndërsa do të votojnë edhe të burgosurit, banorë të këtyre komunave.
Në Gostivar janë paraqitur për votim 146 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa në burgje duhet të votojnë 81 persona.
Në Mavrovë Rostushë janë pranuar kërkesat e 69 personave të sëmurë për votim, si dhe dy të burgosur. Në Vrapçishtë janë paraqitur 32 persona të sëmurë, ndërsa në burgje duhet të votojnë 11 banorë të kësaj komune. Në Qendër Zhupë janë paraqitur vetëm dy persona të sëmurë.
Në Gostivar të drejtë vote kanë 82.870 qytetarë; prej tyre 78.185 janë banorë të përhershëm të komunës, ndërsa në Listën e Veçantë Zgjedhore për persona që jetojnë jashtë shtetit janë të regjistruar 4.604 votues.
Në Mavrovë Rostushë në Listën Zgjedhore janë të regjistruar 10.575 votues, prej të cilëve 9.622 banorë të komunës dhe 951 jashtë shtetit.
Në Vrapçisht janë të regjistruar 27.279 qytetarë me të drejtë vote, 26.318 banorë të komunës dhe 950 në Listën e Veçantë për votuesit jashtë shtetit.
Numri i votuesve në Qendër Zhupë është 7.562, prej të cilëve 6.305 në komunë dhe 1.257 në Listën e Veçantë për votuesit jashtë shtetit.
Zgjedhjet për kryetar komune në këto katër komuna po përsëriten sepse në Zgjedhjet Lokale 2025 nuk pati numër të mjaftueshëm votuesish që dolën në votim.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori disa vendime që lidhen me menaxhimin financiar dhe organizimin teknik të zgjedhjeve lokale të ardhshme, të caktuara për 11 janar 2026.
Komisioni miratoi propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve avanscuese për të punësuarit në KSHZ dhe për personat e angazhuar për transportin e materialeve zgjedhore konfidenciale. Me këtë vendim rregullohen shpenzimet për personat që do të kryejnë dorëzimin e materialeve në komunat Mavrovë dhe Rostushë, Qendër Zhupë, Gostivar dhe Vrapçishtë.
Anëtari i KSHZ-së, Angellço Ristov, ka dhënë detaje për këto vendime.
‘’Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve merr vendim me të cilin u caktohen mjete avansuese personave të punësuar në KSHZ, personave të angazhuar nga KSHZ, me rastin e organizimit të zgjedhjeve lokale të ardhshme në komunat Mavrovë dhe Rostushë, Qendër Zhupë, Gostivar dhe Vrapçishtë, si dhe të gjithë personave të tjerë të përfshirë që do të angazhohen nga KSHZ në procedurën e transportit dhe dorëzimit të materialeve zgjedhore konfidenciale, përfshirë edhe pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme’’.
Ristov deklaroi se mjetet janë të destinuara për shpërndarjen e materialeve zgjedhore konfidenciale, dhe se përkatësisht fletëvotimet dhe ekstraktin nga Lista Zgjedhore, si dhe për dorëzimin e pajisjeve për identifikimin biometrik të votuesve.
Gjithashtu në rend dite ishte edhe plani Financiar i KSHZ-së për vitin 2026, sipas të cilit Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjatë këtij viti kalendarik do të disponojë me një buxhet të përgjithshëm prej 153.196.000 denarësh.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 165-të njëzëri i miratoi vendimet për përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura lokale të planifikuara për 11 janar 2026 në katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushe.
Në seancë, KSHZ miratoi edhe raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale të vitit 2025, të cilin duhet ta dorëzojë në Kuvend.
“Ne e dorëzojmë këtë raport, si gjithmonë, pas të gjitha zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor në Kuvend dhe raporti publikohet publikisht, ai përmban të dhënat e nevojshme për aktivitetet zgjedhore të kryera nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, aktivitetet e ndërmarra janë të renditura kronologjikisht, kompetencat dhe gjithçka që është ndërmarrë nga ne gjatë procesit zgjedhor. Ai gjithashtu përmban të gjitha aspektet financiare që lidhen me zbatimin e zgjedhjeve, shpenzimet e bëra nga KSHZ-ja që janë të destinuara për të gjithë punën dhe shpenzimet e përgjithshme për të gjitha aktivitetet zgjedhore që lidhen me Zgjedhjet Lokale të zhvilluara”, tha kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko.
Përmes këtij raporti, KSHZ-ja, përmes të dy dokumenteve, ofron shqyrtim dhe llogaridhënie për veprimet e ndërmarra, aktivitetet për zgjedhjet lokale të zhvilluara, do ta paraqesë në Kuvend dhe do të shpallet publikisht.
Në seancën e sotme u miratua edhe një propozim-vendim për krijimin e një grupi pune përgjegjës për përgatitjen, verifikimin e materialit zgjedhor konfidencial dhe jo-konfidencial dhe dorëzimin e tij në komisionet komunale zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 11 janar. Grupi i punës ka të njëjtat kompetenca si grupet e punës për zgjedhjet lokale, por është në një format më të vogël, të destinuar për zgjedhjet në katër komunat. KSHZ-ja miratoi një vendim për angazhimin e personave në grupin e punës për mirëmbajtjen e infrastrukturës së serverit dhe rrjetit, mirëmbajtjen e bazave të të dhënave dhe përpunimin e listës së votuesve, si dhe për përcaktimin e kompensimit të personave të angazhuar. Siç shpjegoi Kondarko, sipas Kodit Zgjedhor, KSHZ-ja ka autoritetin për të marrë një vendim të tillë, duke pasur parasysh nevojën për zhvillimin e zgjedhjeve.
“Ne e morëm këtë vendim edhe në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Duke pasur parasysh që vlefshmëria e këtij vendimi është deri më 31 dhjetor të këtij viti, e për shkak të zgjedhjeve të përsëritura lokale në janar 2026, ne duhet të angazhojmë këta individë që do të kryejnë të njëjtat funksione, do të kenë të njëjtat përgjegjësi si për zgjedhjet lokale dhe në këto zgjedhje të përsëritura. Angazhimi i tyre do të kufizohet vetëm në një muaj gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të përsëritura, domethënë në janar 2026, duke përfunduar më 31 janar”, tha Kondarko.
Në seancën e sotme, u mor gjithashtu vendimi për krijimin e një grupi pune për një organ koordinues ndërinstitucional për çështje të TIK-ut dhe sigurisë. Ky grup pune angazhon gjithashtu profesionistë, ekspertë nga fusha e IT-së dhe sigurisë për zhvillimin e qetë të zgjedhjeve, kompetencat dhe përgjegjësitë e të cilëve nuk ndryshojnë, por janë të përcaktuara posaçërisht për periudhën e nevojshme kohore për nevojat e zgjedhjeve të ardhshme.
Në rendin e ditës të seancës së 165-të të sotme, u emëruan një koordinator, një zëvendëskoordinator dhe anëtarë të organit koordinues ndërinstitucional për çështjet e TIK-ut dhe sigurisë, të cilët do të angazhohen për këtë periudhë të kufizuar kohore gjatë muajit janar për të zhvilluar zgjedhjet për kryetar komune në katër komuna.
“Këta individë ishin tashmë të angazhuar për zgjedhjet lokale dhe e kryenin punën e tyre në mënyrë profesionale dhe eksperte, kështu që këta individë janë absolutisht të nevojshëm, ne po i mbajmë ata me një mandat të kufizuar duke marrë këtë vendim në mënyrë që ata të kenë qasje formale dhe autorizim për të kryer aktivitetet zgjedhore në fushën e IT-së në punën e KSHZ-së”, tha Kondarko.
KSHZ-ja vazhdon të ndërmarrë aktivitete të rregullta ligjore në përputhje me orarin për organizimin dhe përgatitjen e të gjitha aktiviteteve zgjedhore që lidhen me zgjedhjet e 11 janarit.
Pas emërimit të Bekim Sali, për zëvendëskryeministër është liruar një mandat në Kuvend.
Në vend të tij funksionin do ta marrë Zeqirja Tairi. KShZ-ja ka vërtetuar mandatin e Tairit, duke e dorëzuar për miratim në Kuvend.
“Bekim Sali deputet në Kuvend, i zgjedhur nga lista e kandidatëve për deputetë në njësinë e parë zgjedhore, e dorëzuar nga Koalicioni VLEN, iu ndërpre mandati i deputetit. Sipas procedurës së zbatuar, konstatojmë se deputeti i Kuvendit bëhet kandidati Zeqirja Tairi nga lista e kandidatëve për deputetë në Kuvend në njësinë e parë zgjedhore të Koalicionit VLEN. KShZ-ja në përputhje me kodin zgjedhor jep vërtetimin për deputet, i cili iu dha kandidatit Tairi. Vendimi i tillë i dorëzohet Kuvendit për ta vërtetuar mandatin e deputetit për kandidatin në fjalë.”, deklaroi kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) sot ka mbyllur listën e votuesve për zgjedhjet e përsëritura për kryetarë në komunat Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe QendërZhupë. Zgjedhjet do të mbahen menjëherë pas festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, më 11 janar 2026.
Në Gostivar, në listën e votuesve janë regjistruar 82.870 qytetarë me të drejtë vote, prej të cilëve 78.185 janë banorë të përhershëm të komunës, 4.604 janë në listën e veçantë për personat që jetojnë jashtë vendit, ndërsa 81 persona ndodhen në burg ose në paraburgim.
Në Mavrovë-Rostushë, në listën e votuesve janë regjistruar 10.575 persona, prej të cilëve 9.622 në listën për banorët e komunës, 951 jashtë vendit, dhe 2 në burg ose në paraburgim.
Në Vrapçisht, janë regjistruar 27.279 votues, prej të cilëve 26.318 janë banorë të komunës, 950 jashtë vendit, dhe 11 në burg ose në paraburgim.
Në Qendër Zhupë, lista përfshin 7.562 votues, prej të cilëve 6.305 janë banorë të komunës, dhe 1.257 jashtë vendit. KShZ gjithashtu ka miratuar Udhëzimin për votimin në vendvotime me më pak se dhjetë votues. Të tilla janë dy në Gostivar: 0480 (7 votues) dhe 0154 (3 votues), dhe pesë në Mavrovë-Rostushë: 0463 (6), 0482 (5), 0484 (5), 0485 (8) dhe 0485 (5).
Kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko, theksoi se Komisionet Komunale Zgjedhore në këto katër komuna duhet të organizojnë votimin në mënyrë që këta persona të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në vendvotimet më të afërta.
Sot përfundoi konkursi për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit dhe pesë anëtarëve të KSHZ-së. Janë gjithsej 15 kandidatë të regjistruar.
Vetëm ish-ministri i Drejtësisë dhe zv/kryeministri për Eurointegrime ka kandiduar ekskluzivisht për president, ndërsa disa të tjerë për anëtar dhe njëri për nënkryetar.
Siç informon TV 24, për postin e kryetarit dhe të anëtarit është regjistruar Marija Mitanovska Dimvska, e punësuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe bashkëshorte e ish-shefit të policisë së ndërhyrjes nga koha e Zoran Zaev, Primislav Dimovski.
Për dy pozicione është regjistruar edhe ish-zëvendësministrja e Drejtësisë Viktoria Madiç, ndërsa kryetari aktual Boris Kondarko është regjistruar vetëm për anëtar.
TV 24 ka siguruar listën e plotë të kandidatëve që aplikuan në konkurs:
Bojan Mariçiq – aplikim për kryetar ose anëtar (jurist, nga Shkupi) Aleksandar Dashtevski – aplikim për anëtar (jurist, nga Shkupi) Angelço Ristov – aplikim për anëtar (magjistër i drejtësisë, nga Delçevo) Viktoria Avramovska Madiç – aplikim (magjistër i shkencave juridike, nga Shkupi) Fezu Xhaferi – aplikim për kryetar, nënkryetar dhe anëtar (jurist, nga f. Çajle, Gostivar) Svetlana Karapetrova – aplikim për anëtar (magjistër i ekonomisë-financave, kontabilitet dhe auditim, nga Tetova) Boris Kondarko – aplikim për anëtar (jurist me provim gjyqësor, nga Shkupi) Marija Mitanovska Dimvska – aplikim për anëtar (juriste, nga Shkupi) Ditmire Shehu – aplikim për anëtar (juriste, nga Gostivari) Daniela Markoska – aplikim për kryetar (juriste, nga Shkupi) Elita Shuki – aplikim (juriste, me provim gjyqësor dhe noterial, nga Shkupi) Dobre Jançev – aplikim për kryetar dhe anëtar (jurist, me provim gjyqësor, nga Shkupi) Beti Gjorgjeska – aplikim (inxhinier elektro, nga Shkupi) Ivana Kostadinoska – aplikim për anëtar (juriste, nga Shkupi) Blagoja Gjeshoski – aplikim (doktor i shkencave defektologjike, nga Prilepi)