Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Main stream

Çfarë tregojnë duart për shëndetin e tiroides? Shenjat paralajmëruese

By: gaze tare
27 January 2026 at 15:53

Tiroidja është një gjëndër në formë fluture, e vendosur në pjesën e përparme të qafës, e cila luan një rol kyç në funksionimin e organizmit. Ajo prodhon hormonet tiroide T3 dhe T4, të cilat rregullojnë metabolizmin, energjinë, temperaturën e trupit dhe funksionin e shumë organeve. Kur kjo gjëndër nuk funksionon siç duhet dhe prodhon më pak hormone se normalja, shfaqet hipotiroidizmi.

Hipotiroidizmi shoqërohet me një sërë simptomash, si lodhja e vazhdueshme, shtimi në peshë, kapsllëku, depresioni dhe përgjumja. Megjithatë, mjekët theksojnë se disa shenja të kësaj gjendjeje mund të vërehen lehtësisht edhe përmes duarve.

Një nga shenjat më të shpeshta janë duart vazhdimisht të ftohta, që lidhen me qarkullimin e dobët të gjakut. Aktiviteti i ulët i tiroides ndikon në rritjen e homocisteinës, një aminoacid që lidhet me probleme kardiovaskulare dhe rrjedhje të dobët të gjakut.

Po ashtu, lëkura e duarve mund të bëhet e thatë dhe e rrudhur. Rrudhat dhe vijat e holla në lëkurë janë më të dukshme te personat me hipotiroidizëm, për shkak të mungesës së hidratimit dhe ngadalësimit të proceseve metabolike.

Një tjetër shenjë dalluese është ngjyra e verdhë e lëkurës, veçanërisht në pëllëmbët e duarve, e cila vjen si pasojë e uljes së hormoneve tiroide. Ndryshime vërehen edhe në thonj, të cilët bëhen të brishtë, humbasin shkëlqimin dhe thyhen lehtësisht.

Në disa raste, hipotiroidizmi favorizon shfaqjen e onikomikozës, një infeksion mykotik i thonjve, i lidhur me qarkullimin e dobët të gjakut në gjymtyrë. Specialistët këshillojnë që çdo ndryshim i pazakontë të mos neglizhohet dhe të kërkohet konsultë mjekësore për diagnozë të saktë dhe trajtim në kohë.

The post Çfarë tregojnë duart për shëndetin e tiroides? Shenjat paralajmëruese appeared first on iconstyle.al.

Çfarë ndodhi? Anulohet televotimi, masa të rrepta për banorët!

By: gaze tare
27 January 2026 at 15:10

Produksioni i “Vëllait të Madh” ka marrë masa të menjëhershme, duke anuluar televotimin e planifikuar për ditën e sotme, ku ishin në nominim 10 banorë. Vendimi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e programit në Instagram.

Sipas postimit të shpërndarë, thuhet se janë marrë masa të posaçme, të cilat do të bëhen të ditura mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit.

“Njoftim zyrtar! Anulohet televotimi. Televotimi aktual anulohet, Vëllai i Madh ka marrë masa të cilat do të zbulohen mbrëmjen e sotme”- shkruhet në postim.

Televotimi i anuluar përfshinte 10 banorë të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Në nominim për këtë javë ishin: Angelo, Artan, Kelsi, Juela, Greta, Krusita, Rogert, Mal, Miri dhe Mateo. Me vendimin e “Vëllait të Madh” për anulimin e televotimit, mbetet e paqartë se si do të procedohet më tej me fatin e tyre në lojë, ndërsa sqarimet zyrtare pritet të jepen gjatë spektaklit të mbrëmjes.

Banorët ende nuk janë informuar për pasojat konkrete të këtij vendimi, ndërsa publiku pret me interes të mësojë nëse do të ketë rikonfigurim të nominimeve, penalizime apo ndryshime të tjera në rregullat e lojës.

The post Çfarë ndodhi? Anulohet televotimi, masa të rrepta për banorët! appeared first on iconstyle.al.

Rritet bilanci i viktimave, 34 të vdekur nga stuhia vdekjeprurëse “Fern” në SHBA

By: gaze tare
27 January 2026 at 14:32

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore “Fern” në Shtetet e Bashkuara është rritur në 34, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet tepër e rrezikshme për shkak të temperaturave ekstreme që pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës.

Stuhia ka përfshirë një territor të gjerë të vendit, nga Teksasi deri në Massachusetts, duke sjellë reshje të dendura bore, erëra të forta dhe të ftohtë ekstrem. Viktima janë raportuar në disa shtete, ndërsa shkaqet e vdekjeve lidhen kryesisht me hipoterminë, aksidentet rrugore, rrëzimin e pemëve, përdorimin e pasigurt të gjeneratorëve dhe incidente ajrore.

Një nga rastet më tronditëse është shënuar në New Jersey, ku një burrë 67-vjeçar u gjet i pajetë jashtë shtëpisë së tij, me lopatën e borës në dorë. Autoritetet dyshojnë se ai ka ndërruar jetë gjatë pastrimit të borës, si pasojë e kushteve ekstreme të motit.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat e ndjera për shkak të erërave të ftohta kanë zbritur deri në -50 gradë Fahrenheit, duke e bërë qëndrimin jashtë jashtëzakonisht të rrezikshëm edhe për disa minuta. Paralajmërimet për ngrirje dhe hipotermi janë në fuqi për miliona qytetarë.

Situata është përkeqësuar edhe nga ndërprerjet masive të energjisë elektrike. Mbi 525 mijë familje kanë mbetur pa drita, kryesisht në Tenesi, Misisipi dhe Luiziana. Në disa zona është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa transporti ajror është paralizuar me mijëra fluturime të anuluara ose të vonuara.

Meteorologët paralajmërojnë se një tjetër stuhi dimërore pritet të godasë bregun lindor gjatë fundjavës, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.

The post Rritet bilanci i viktimave, 34 të vdekur nga stuhia vdekjeprurëse “Fern” në SHBA appeared first on iconstyle.al.

“Emri im po përdoret pa leje” – Edi Tushe çon në gjykatë Eliona Pitarkën

By: gaze tare
27 January 2026 at 14:21

Debati publik mes blogeres Eliona Pitarkës dhe neonatologut dhe mjekut pediatër Edi Tushe ka përfunduar në dyert e gjykatës.

Ishte mjeku pediatër Edi Tushe, i cili përmes një reagimi zyrtar u shpreh se emri i tij po përdoret pa autorizimin e tij. Ai tha se nuk e ka autorizuar Pitarkën apo asnjë person tjetër të përdorë emrin e tij për të promovuar dieta për fëmijë, këshilla ushqimore apo përfitime personale të çfarëdo forme.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi nga vetë Pitarka, e cila u shpreh se postimet e saj ishin vetëm informacione të përgjithshme për të ndihmuar prindërit që nuk përballojnë dot klinikat private.

Tushe, i ftuar në podkastin “Shëndet me Almën” nga Alma Demiraj, ka thyer heshtjen duke dhënë detaje lidhur me këtë debat që mori përmasa të mëdha. Ai u shpreh se nuk ka bërë asnjëherë kompromise me profesionin e tij, teksa u bëri thirrje prindërve të mos u referohen rrjeteve sociale.

Ato janë shpesh herë çorientuese, sepse informacioni që japin është i ndryshëm. Çdo individ është i ndryshëm nga tjetri. Unë mendoj që rrallë një nënë dëmton fëmijën e vet. Nuk mendoj se të gjithë prindërit i referohen rrjeteve sociale; ata gjithmonë kanë një këshillues dhe i drejtohen mjekut. Informacionet e marra nga rrjetet sociale shpesh janë të gabuara dhe nuk duhet të përdoren si element orientues për fëmijën.

Unë, gjatë gjithë jetës sime, nuk kam bërë kompromise me profesionin tim, veçanërisht me ata që janë tregtarë. Kur jap një informacion, e jap për këdo. Natyrisht, kontakti me pacientin dhe rasti janë shumë individualë dhe nuk mund të përdoren apo, aq më tepër, të deformohen. Nuk mund t’i japësh informacion të njëjtë çdo personi. Unë dua ta neglizhoj këtë debat për diçka të kësaj natyre. Çdo njeri flet për ndërgjegjen e vet dhe kjo më shqetëson. Të përdorësh një informacion dhe më pas të vendosësh reklama të caktuara është gabim në këtë rast.

Prindërit nuk duhet të ndjekin gjëra të tilla; mjeku është ai që përcakton se çfarë duhet bërë. Australia i ka mbyllur rrjetet sociale, sepse ato shkaktojnë dëme në jetën e njeriut, ndërsa ligje të ngjashme po përpilohen edhe në Europë”, u shpreh Tushe./TCH

The post “Emri im po përdoret pa leje” – Edi Tushe çon në gjykatë Eliona Pitarkën appeared first on iconstyle.al.

A mund të përmirësojnë parfumet shëndetin tuaj mendor?

By: gaze tare
27 January 2026 at 13:28

Shumë kompani parfumesh po shfrytëzojnë fuqinë e aromave për të krijuar produkte që ndikojnë në mirëqenien e njerëzve. Por, cilësia e aromave dhe lidhja e tyre me emocionet janë më shumë se thjesht një përzgjedhje e aromave të këndshme. Ato kanë një ndikim të thellë në emocionet dhe shëndetin mendor të individëve.

Sipas Sandeep Robert Datta, profesor i neurobiologjisë në Universitetin e Harvardit, kur nuhasim një aromë të veçantë, ajo ndërvepron me epitelin e nuhatjes, një fletë neuronesh që ndodhet në hundë. Këto neurone, përmes receptorëve, zbulojnë kimikatet që lëshohen nga objektet që nuhasim, si parfumi, dhe dërgojnë sinjale elektrike në qendrën e përpunimit të aromave në tru. Ky proces aktivizon përgjigje emocionale dhe kujtesa të lidhura me ato aroma.

Rachel Herz, neuroshkencëtare dhe ekspertë e psikologjisë së nuhatjes, thotë se lidhja midis aromës dhe emocioneve është e theksuar për shkak të rrugëve nervore që përpunojnë këto stimuli. Ajo shpjegon se amigdala është përgjegjëse për përpunimin e emocioneve dhe kujtesës emocionale, ndërsa aromat mund të ngjallin ndjenja specifike dhe të krijojnë lidhje të forta me kujtimet.

Nëse parfumi mund të përmirësojë shëndetin mendor, mbetet një pyetje e hapur. Sidoqoftë, është e qartë se aromat luajnë një rol të rëndësishëm në mirëqenien tonë psikologjike dhe janë një pjesë e pandashme e jetës sonë.

The post A mund të përmirësojnë parfumet shëndetin tuaj mendor? appeared first on iconstyle.al.

Cristiano Ronaldo uron Georginën për ditëlindje: Gruaja e jetës sime

By: gaze tare
27 January 2026 at 13:07

Cristiano Ronaldo ka shprehur dashurinë e tij për bashkëshorten Georgina Rodriguez, duke e uruar për ditëlindje në mënyrën më të ngrohtë dhe romantike. Ylli i futbollit ka publikuar në Instagram një foto të bukur të çiftit, ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gruas së jetës sime! ❤”. Ky mesazh ka emocionuar ndjekësit e tij, të cilët kanë shpërthyer me pëlqime dhe komente pozitive, duke i uruar Georginës gjithashtu një ditëlindje të mrekullueshme.

Çifti, i njohur për dashurinë e tyre të fortë dhe momente të bukura familjare, ka ndarë shumë momente me fansat e tyre, përfshirë fotot me fëmijët e tyre. Ky urim për ditëlindjen e Georginës vjen në një periudhë të rëndësishme për çiftin, pasi ata pritet të bëhen edhe më të lidhur në vitin 2026, pasi është konfirmuar se do të martohen gjatë këtij viti.

Megjithatë, një pyetje e madhe që mbetet është se kur do të ndodhë kjo martesë. Deri tani, nuk ka një datë të caktuar për ngjarjen e madhe, por me siguri kjo është një prej momenteve më të pritura nga fansat e çiftit. Pasuria e dashurisë dhe e suksesit të Ronaldos dhe Georginës është një frymëzim për shumë të tjerë, dhe ata janë një nga çiftet më të pëlqyera në botë.

 

 

The post Cristiano Ronaldo uron Georginën për ditëlindje: Gruaja e jetës sime appeared first on iconstyle.al.

Familja e Malit kërkon përjashtimin e Rogertit nga “BBV”: Sulmet verbale janë dhunë psikologjike

By: gaze tare
27 January 2026 at 12:51

Familja e Mal Retkocerit ka shprehur shqetësimin e thellë për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur nga Rogert Sterkaj gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”. Ata kanë dërguar një letër publike zyrtare në produksionin e emisionit, ku e cilësojnë sjelljen e Sterkajt si një formë dhune psikologjike, që ka prekur jo vetëm familjen, por edhe identitetin dhe traumat personale të Malit.

Në letrën e dërguar, familja thekson se këto sulme verbale nuk janë pjesë e lojës apo debatit televiziv, por kanë kaluar kufijtë e respektit dhe kanë shkaktuar dëme emocionale të konsiderueshme. Ata kërkojnë që produksioni të marrë përgjegjësitë dhe të krijojë një ambient pa dhunë, duke kërkuar përjashtimin e Rogert Sterkajt nga shtëpia.

Letra e plotë e familjes së Mal Retkocerit drejtuar produksionit të Big Brother VIP Albania 5:

“Të nderuar Reagojmë me shqetësim të thellë ndaj gjuhës fyese, denigruese dhe bullizimit ndaj Mal Retkoceri nga Rogert Sterkaj në BBV.

Sulmi ndaj familjes, traumave personale dhe identitetit nuk janë debat, as lojë, por janë dhunë psikologjike dhe bullizim i pastër.

Ne si familje e Mal Retkocerit kërkojmë që të respekohet dinjiteti njerëzor dhe i bëjmë thirrje produksionit që të marrë me përgjegjësi të plotë detyrimet për të siguruar një ambient pa dhunë fizike, psikike dhe bullizuese dhe të veprojë me përjashtimin e Rogertit për veprimet e tij që shkaktojnë dhunë psikologjike dhe bullizim dhe që këto veprime prekin integritetin familjar dhe personal dhe janë të patolerueshme.

Veprimet e Rogertit të cilat i ka ndërmarrë me datë 25.01.2026 janë dhunë, nuk janë lojë, nuk janë debate, prandaj heshtja përballë dhunës e normalizon atë që padyshim është në kundërshtim të plotë me normat shoqërore.

Andaj bazuar në sjelljet dhe veprimet e Rogert Sterkaj kërkojmë që i njëjti të përjashtohet për shkak të sjelljeve denigruese, fyese dhe bullizuese të tij ndaj Mal Retkocerit.

Me respekt, familja e Mal Retkocerit”.

The post Familja e Malit kërkon përjashtimin e Rogertit nga “BBV”: Sulmet verbale janë dhunë psikologjike appeared first on iconstyle.al.

Debat i ashpër mes Klodit dhe Elijonës: Unë kam dikë jashtë!

By: gaze tare
27 January 2026 at 12:27

Pas spektaklit të mbrëmshëm, Elijona dhe Klodi kanë pasur një debat të fortë, ku duket se tensionet mes tyre kanë arritur kulmin. Klodi, i cili duket se ka humbur durimin, ka reaguar me fjalë të ashpra ndaj Elijonës, duke i bërë të qartë se nuk e ka më të lehtë të vazhdojë këtë marrëdhënie.

Elijona: “Unë thjesht nuk dua të jem më pjesë e kësaj loje. Është në rregull nëse ti do të vazhdosh kështu, unë të respektoj si shok. Në momentin që dikush vjen e më sulmon, ai është gabimi im, e kuptoj.”

Klodi: “Në gabim tendin unë po e ha, Elijona.”

Elijona: “Edhe ti boll fole, mor Klod.”

Klodi: “Jam lodhur, Elijona, jam lodhur.”

Elijona: “Prej kujt?”

Klodi: “Unë e kam dikë jashtë, e po dal këtu sikur po të bëj ty të biesh në dashuri me mua. Është shumë pa lidhje, edhe në dhomën e gjumit të kam thënë: ‘Elijona, pse je duke e pasur këtë bisedë?’”

Elijona: “Unë dashuri, në radhë të parë për askënd këtu s’kam, edhe e kam thënë shumë shpesh.”

Klodi: “Por reagimet që je duke i pasur nuk përputhen me një pëlqim, Elijona.”

Elijona: “Nëse mendon kështu, realisht ke nevojë të mendosh dhe të reflektosh pak.”

Ky debat ka nxjerrë në pah disa tensione të thella mes tyre, duke lënë të kuptohet se ndonëse ndodhen në një situatë të ngarkuar, ndjenjat mes tyre janë të pasqaruara. Diskutimi ka lënë hapësirë për dyshime dhe pyetje rreth marrëdhënies së tyre, që mund të bëhet një nga temat e nxehta në ditët në vazhdim.

The post Debat i ashpër mes Klodit dhe Elijonës: Unë kam dikë jashtë! appeared first on iconstyle.al.

Kur lodhja vjen pa arsye: Pse ndiheni të lodhur, edhe kur pushoni?

By: gaze tare
27 January 2026 at 11:54

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke fjetur mjaftueshëm dhe nuk ke pasur asnjë aktivitet të rëndë. E megjithatë, ndihesh pa energji dhe pyetja vjen vetvetiu: nga po vjen kjo lodhje? Në shumicën e rasteve, lodhja që ndiejmë nuk është fizike, por mendore. Jemi në një kohë kur truri nuk ndalon kurrë, i mbushur me mesazhe, njoftime, krahasime dhe pritshmëri, edhe kur trupi është në pushim.

Lodhja mendore është shpesh më e theksuar se ajo fizike. Jetojmë në një shoqëri që na kërkon të jemi gjithmonë më shumë: më të suksesshëm, më të fortë, më produktivë. Ky presion ndikon dhe na lë pa energji, duke e bërë edhe pushimin një moment të mbushur me faj. Edhe kur nuk bëjmë asgjë, mendja vazhdon të funksionojë, duke krijuar një ndjenjë lodhjeje të vazhdueshme.

Rrjetet sociale luajnë një rol të madh në këtë. Shumë herë shohim njerëz që duket se po ecin përpara, duke krijuar një krahasim të vazhdueshëm me jetën tonë. Ky fenomen përforcon ndjenjën e lodhjes dhe shqetësimit për atë që kemi arritur ose jo.

Në vend që të kërkojmë më shumë energji, ndoshta kemi nevojë për më shumë qetësi dhe për momente pa telefon, pa krahasime, pa presion. Lodhja mund të jetë thjesht një sinjal që na tregon se duhet të ndalojmë për pak, të marrë një frymë dhe t’i japim vetes pak më shumë mirëkuptim. Sepse pushimi i vërtetë është kur ndalojmë të kërkojmë gjithçka nga vetja për një moment.

The post Kur lodhja vjen pa arsye: Pse ndiheni të lodhur, edhe kur pushoni? appeared first on iconstyle.al.

Kur do ta vendosë Princesha Charlotte tiarën e saj të parë?

By: gaze tare
27 January 2026 at 11:18

Princesha Charlotte, e cila është vetëm 10 vjeç, ka shumë mundësi që të bëhet një ditë pjesë e trashëgimisë mbretërore të familjes, duke pasur mundësinë të veshë një nga tiarët e famshme të monarkisë britanike.

Sidoqoftë, shumë ekspertë mendojnë se ajo mund të jetë ende disa vjet larg debutimit të saj me një tiarë, pasi zakonisht ato janë veshur nga gratë mbretërore që kanë mbushur moshën e të rriturve.

Për të krahasuar, Princesha Kate bëri debutimin e saj me një tiarë në moshën 29 vjeçare, kur u martua me Princi William në prill të vitit 2011, dhe e kishte një tiarë të huazuar nga Mbretëresha Elizabeth, Cartier Halo Tiara. Edhe Mbretëresha Elizabeth dhe Princesha Diana veshën për herë të parë tiarën në ditët e dasmës së tyre, duke qenë një traditë e rëndësishme për gratë mbretërore.

Megjithatë, disa gra të tjera nga familja mbretërore kanë veshur tiarë për herë të parë para martese, duke mundësuar që Princesha Charlotte të mund ta bëjë këtë më herët se sa në moshën e të rriturve. Një shembull është Princesha Margaret, motra e Mbretëreshës, e cila vesh një tiarë në moshën 18 vjeçare për një ngjarje të madhe shtetërore në vitin 1948. Po ashtu, Princesha Anne, e bija e Mbretëreshës Elizabeth, debutoi me tiarë në moshën 17 vjeçare në hapjen solemne të Parlamentit në vitin 1967.

Nëse Princesha Charlotte do të ketë një rol aktiv si mbretëreshë në të ardhmen, ka mundësi që ajo të bëjë debutimin e saj me një tiarë më herët se sa pritet.

The post Kur do ta vendosë Princesha Charlotte tiarën e saj të parë? appeared first on iconstyle.al.

Dy shenjat e horoskopit që do të përballen me një ditë mjaft të vështirë sot!

By: gaze tare
27 January 2026 at 10:23

Sot, dy shenja të horoskopit do të përballen me sfida të mëdha, duke u ndjerë të tensionuara dhe të pasigurta. Disa do të ndihen të përfshirë në situata të paqartë, të cilat do t’i kërkojnë të bëjnë zgjedhje të vështira. Ja dy shenjat që duhet të jenë të kujdesshme sot:

Dashi: Dashi mund të përballet me disa pengesa të papritura në jetën profesionale dhe personale. Disa mund të ndihen të papërkrahur nga kolegët ose miqtë dhe kjo mund t’i shkaktojë stres. Ndonëse do të ketë mundësi për të zgjidhur disa çështje, Dashi duhet të shmangë reagimet impulsive dhe të përqendrohet në menaxhimin e emocioneve. Kjo ditë kërkon durim dhe reflektim për të marrë vendimet më të mira.

Peshorja: Peshorja mund të përballet me një ditë të vështirë, ku marrëdhëniet me të tjerët mund të përjetojnë tensione. Disa mund të ndihen të paqëndrueshëm emocionalisht, duke pasur vështirësi në komunikim. Kjo mund të ndikojë negativisht në punë ose në marrëdhëniet personale. Peshorja duhet të tregojë kujdes dhe të shmangë debatet e kota, duke u munduar të mbajë qetësinë për të kaluar këtë ditë të vështirë.

Të dyja këto shenja duhet të kenë kujdes gjatë ditës, të kontrollojnë emocionet dhe të përpiqen të menaxhojnë situatat me maturi.

The post Dy shenjat e horoskopit që do të përballen me një ditë mjaft të vështirë sot! appeared first on iconstyle.al.

Benita s’ka më ndjenja për Endrin, reagon këngëtari: Ku janë premtimet?!

By: gaze tare
27 January 2026 at 10:20

Mbrëmë pas “Prime”-it, Benita ka pasur një bisedë interesante me Klodin, ku ka shprehur pëlqimin për të, duke lënë të kuptohet se ka një interes për të. Ajo ka folur edhe për ish-të dashurin e saj, Endrin, dhe ka thënë se “sa për Endrin, e shkuar e harruar”. Kjo ka qenë një deklaratë që ka tronditur paksa, pasi Benita ka theksuar se është përqendruar te momenti aktual dhe ka lënë pas të kaluarën e saj.

Por, duket se këto fjalë nuk kanë kaluar pa reagime nga ana e Endrit. I prekur nga deklaratat e Benites, ai ka shpërndarë një postim në Instastory, ku shkruante: “Ku janë premtimet”. Ky mesazh duket se është një reagim ndaj asaj që Benita kishte thënë më parë, ku ai kishte premtuar se do ta mbështeste gjatë lojës dhe kishte bërë plane për të lansuar një këngë dedikuar asaj.

Megjithatë, Benita nuk ka treguar asnjë shenjë pendimi ose pasigurie dhe ka vazhduar përpara me planin e saj në shtëpinë e “Big Brother”, duke mos i dhënë shumë rëndësi reagimit të Endrit. Ajo është përqendruar në marrëdhënien e saj me Klodin, duke e konsideruar të kaluarën e saj me Endrin si një periudhë që tashmë nuk ka ndikim në jetën e saj.

The post Benita s’ka më ndjenja për Endrin, reagon këngëtari: Ku janë premtimet?! appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të jenë temperaturat?

By: gaze tare
27 January 2026 at 09:12

Për ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Pas një periudhe me mot të paqëndrueshëm, parashikohet që gjatë ditës, i gjithë territori të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve, por vranësira të përkohshme do të shfaqen më shumë përgjatë relieveve malore. Vranësirat do të sjellin reshje lokale shiu, por ato do të jenë të kufizuara kryesisht në jugperëndim të vendit dhe me intensitet të ulët. Këto reshje do të jenë të izoluara dhe nuk do të shkaktojnë probleme të mëdha për aktivitetet e përditshme.

Temperaturat pritet të mbeten të qëndrueshme gjatë ditës, me një periudhë më të ngrohtë pas mesditës, përveç zonave ku reshjet do të jenë më të shpeshta. Në pjesën më të madhe të vendit, do të ketë kushte për mot të qetë dhe të bukur, që mund të shfrytëzohen për aktivitete të jashtme. Edhe pse reshjet janë të pakta dhe të izoluara, ato mund të krijojnë kushte më të luhatshme për lëvizjet në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim verior-veriperëndimor, me shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Era më e fortë pritet të shfaqet përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ku shpejtësia mund të arrijë deri në 15 m/s. Kjo mund të krijojë kushte më të vështira për transportin dhe aktivitetet në këto zona, por nuk priten probleme të mëdha.

Për lundruesit, vala në det do të jetë e forcës 2-3 ballë, duke bërë që lundrimi të jetë i mundur, por në kushte të moderuara. Kjo është një mundësi për ata që dëshirojnë të shijojnë detin, por duhet të kenë kujdes për era dhe valët që mund të krijojnë kushte më të vështira për navigacion.

Në përgjithësi, dita do të ofrojë kushte të qëndrueshme për shumicën e vendit, përveç reshjeve të izoluara që mund të ndikojnë më shumë në jugperëndim.

The post Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të jenë temperaturat? appeared first on iconstyle.al.

Një tjetër skiator humb jetën në një ortek në Alpe, gati 20 të vrarë në një muaj

By: gaze tare
27 January 2026 at 09:06

Një skiator spanjoll ka humbur jetën në një ortek të ndodhur të hënën në rajonin e Tignes në Alpet franceze, ndërsa po bënte ski jashtë pistës. Helikopterët e shpëtimit u dërguan menjëherë në vendngjarje, ku gjetën burrin pa ndjenja. Pasi u nxor nga rrënojat e ortekut, ai u shpall i vdekur në vend. Ky është një rast tragjik që i shtohet valës së aksidenteve fatale që kanë ndodhur në Alpe këtë muaj.

Shërbimi meteorologjik i Francës kishte lëshuar paralajmërime të rrezikshme për orteqe në rajonin e Alpeve, duke cilësuar rrezikun në nivel “të konsiderueshëm” (kategoria 3) për Alpet veriore dhe “të lartë” (kategoria 4) për pjesën jugore të vargmalit dhe Pirenejtë. Rreth 20 skiatorë janë vrarë nga orteqet që nga fillimi i muajit, në Alpet e Francës, Zvicrës dhe Austrisë. Këto aksidente fatale janë një kujtesë për rrezikun e madh që përbëjnë orteqet për ata që praktikojnë sporte dimërore jashtë pistave të sigurta.

Kushtet e motit të pafavorshëm dhe terreni i pasigurt kanë shkaktuar një numër të madh aksidentesh, duke e bërë këtë sezon një nga më të rrezikshmit për skiatorët që vendosin të praktikojnë ski jashtë kufijve të zonave të shenjëzuara. Autoritetet kërkojnë kujdes të shtuar dhe ndihmojnë skiatorët të qëndrojnë brenda territoreve të siguruara për të shmangur rreziqet e mundshme.

The post Një tjetër skiator humb jetën në një ortek në Alpe, gati 20 të vrarë në një muaj appeared first on iconstyle.al.

Rikthehet çifti Alba-Limi, shkëmbejnë puthje në dhomën e rrëfimit!

By: gaze tare
27 January 2026 at 08:13

Në Prime-in e 21-të të “Big Brother VIP Kosova 4”, Limit dhe Alba kanë shënuar një moment të papritur dhe të ngrohtë për publikun, duke shkëmbyer një puthje pas disa ditësh tensioni. Gjatë qëndrimit në “Dhomën e Rrëfimit”, dyshja, e cila ka kaluar periudha të vështira në raportin e tyre, ka treguar se janë gati për të lënë pas të kaluarën dhe për t’u përqendruar në të tashmen. Puthja mes tyre ka qenë një shenjë e pajtimit dhe një moment që ka tronditur audiencën.

Alba, e cila gjatë ditëve të fundit ka shprehur hidhërim dhe pakënaqësi ndaj Limit, është shfaqur më e qetë pas këtij gjesti.

Ajo, e shoqëruar nga një buzëqeshje e lehtë, duket se ka vendosur të kalojë përtej tensioneve të kaluara dhe të hapë një kapitull të ri me Limit. Ky moment ka tërhequr vëmendjen e të gjithë fansave, që kanë ndjekur me kureshtje çdo hap të marrëdhënies së tyre dhe tani janë të etur të shohin se si do të zhvillohet historia mes këtyre dy personazheve në ditët në vijim.

Për më shumë, është e qartë se kjo histori do të zhvillohet më tej në episodet e ardhshme, ku fansat do të ndjekin me kuriozitet çdo detaj të marrëdhënies së Limit dhe Albës.

The post Rikthehet çifti Alba-Limi, shkëmbejnë puthje në dhomën e rrëfimit! appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Martë 27 janar 2026

By: gaze tare
27 January 2026 at 08:06

Dashi

Energjia juaj marsiane më në fund po kanalizohet në drejtimin e duhur. Është një ditë pozitive për ata që duhet të përballen me një intervistë apo një diskutim të rëndësishëm. Horoskopi tregon se në dashuri ka rikuperim: çiftet që kanë kaluar një periudhë tensioni do të gjejnë një pikë takimi konstruktive. Në punë, shmangni impulsivitetin dhe përdorni vendosmërinë tuaj me strategji. Yjet ju ftojnë të mos i shtyni vendimet që lidhen me shtëpinë ose familjen. Një zhvillim i mirë pritet në financa, ndaj tregohuni të vëmendshëm. Karizma juaj është e lartë.

Demi

Nevoja për stabilitet vihet në provë, por në mënyrë pozitive. Ky horoskop ju fton të mos keni frikë nga ndryshimet, sidomos në fushën profesionale, ku një projekt ose detyrë e re mund të hapë rrugë të papritura. Horoskopi për sot sugjeron kujdes në shpenzime, por pa hequr dorë nga një kënaqësi e vogël që ju ndihmon të rifitoni energjinë. Në dashuri, durimi shpërblehet: shmangni polemikat e panevojshme dhe fokusohuni te mirëqenia e përbashkët. Marsi është në aspekt sfidues, ndaj mos e teproni me lodhjen. Kujdesuni për trupin dhe mendjen.

Binjakët

Merkuri, planeti juaj sundues, ju bën veçanërisht të mprehtë dhe të shpejtë në mendim. Shfrytëzojeni këtë qartësi për të zgjidhur një problem që ju shqetëson prej kohësh. Marrëdhëniet shoqërore janë të favorizuara: një takim i rastësishëm mund të rezultojë i rëndësishëm për të ardhmen profesionale ose sentimentale. Kujdes vetëm të mos premtoni më shumë sesa mund të realizoni. Në dashuri, beqarët kanë mundësi të mira për njohje interesante, ndërsa çiftet rikthejnë dialogun e humbur. Dita nxit hapje dhe komunikim. Një ditë stimuluese dhe plot mundësi.

Gaforrja

Ky horoskop këtë të martë vë në plan të parë ndjenjat dhe familjen. Mund të ndjeni një dëshirë të fortë për të rregulluar shtëpinë ose për të zgjidhur një çështje të mbetur pezull me një familjar. Emocionet janë të forta; përdorini për t’u lidhur më thellë me partnerin, por shmangni reagimet e nxituara nga humorët e përkohshëm. Në punë, ritmi është i qëndrueshëm: nuk është koha për rreziqe, por për konsolidimin e arritjeve. Intuita është udhërrëfyesi juaj kryesor. Qetësi e brendshme në horizont.

Luani

Karizma juaj shkëlqen në këtë horoskop ditor. Jeni në qendër të vëmendjes dhe iniciativat tuaja vërehen e vlerësohen. Është momenti i duhur për të paraqitur kërkesa ose për të treguar vlerën tuaj, veçanërisht në aspektin profesional. Në dashuri, Venusi është në anën tuaj dhe ndez pasionin: lidhjet forcohen dhe njohjet e reja janë premtuese. Kujdes të mos tregoheni tepër autoritarë me të tjerët; përdorni ndikimin tuaj pozitiv. Horoskopi ju nxit të guxoni me elegancë. Suksesi është afër.

Virgjëresha

Ky horoskop ju fton drejt reflektimit dhe kujdesit ndaj detajeve, tipar karakteristik i shenjës suaj. Puna kërkon saktësi dhe organizim: mos lini asgjë rastësisë, pasi përpikmëria do të shpërblehet. Horoskopi sugjeron t’i kushtoni kohë kujdesit personal dhe mirëqenies fizike; stresi i akumuluar duhet menaxhuar. Në dashuri, mund të ndiheni më kritikë ndaj partnerit: përpiquni të tregoheni më tolerantë dhe më pak kërkues. Hëna ju shtyn të vendosni rregull në financa dhe dokumente të rëndësishme. Një pushim i shkurtër rigjenerues është i këshillueshëm.

Peshorja

Ekuilibri është fjala kyçe e kësaj dite. Yjet favorizojnë bashkëpunimet dhe marrëveshjet, duke e bërë këtë një moment shumë të mirë për nënshkrimin e kontratave ose për punën në ekip me persona të besuar. Në jetën sentimentale rikthehet qetësia: keqkuptimet zbehen dhe bashkëpunimi me partnerin forcohet. Beqarët kanë mundësi për njohje të këndshme dhe stimuluese. Në fushën profesionale, shprehja e ideve me diplomaci sjell rezultate pozitive. Dita fton drejt harmonisë në çdo aspekt të jetës dhe vlerësimit të bukurisë dhe ekuilibrit.

Akrepi

Qielli astrologjik tregon një fazë ndryshimesh të rëndësishme. Kjo ditë kërkon pranimin e transformimeve me guxim dhe qasje pozitive. Në punë mund të shfaqet një kthesë e papritur që kërkon riorganizim të planeve, por me përfitime afatgjata. Në jetën personale është e nevojshme çlirimi i emocioneve të mbajtura brenda, veçanërisht përmes komunikimit të qartë me partnerin, për të shmangur keqkuptime. Çështjet financiare kërkojnë kujdes dhe maturi. Këmbëngulja dhe vendosmëria ndihmojnë në kapërcimin e çdo pengese. Kjo është një periudhë rinovimi personal dhe profesional.

Shigjetari

Optimizmi dhe dëshira për veprim janë të theksuara. Energjia e ditës nxit iniciativa të reja dhe hapje ndaj eksperiencave, edhe në nivel idesh dhe planesh. Në punë, guximi shpërblehet dhe angazhimet e reja mund të sjellin përparim. Këshillohet një udhëtim i shkurtër ose një shkëputje nga rutina për të rifituar energjinë. Në dashuri mbizotëron një klimë e lehtë dhe pozitive, me shumë mundësi për njohje dhe argëtim. Kujdes vetëm që entuziazmi të mos kalojë në teprim. Qëndrimi realist mbetet i rëndësishëm.

Bricjapi

Pragmatizmi dhe qasja konkrete janë pikat më të forta të ditës. Përpjekjet e ditëve të fundit fillojnë të japin rezultate të prekshme, sidomos në fushën profesionale dhe financiare. Është një moment i përshtatshëm për planifikim afatgjatë dhe vendime të qëndrueshme. Në marrëdhëniet sentimentale ekziston rreziku i përqendrimit të tepruar te detyrimet; është e rëndësishme të gjendet kohë edhe për jetën personale dhe partnerin. Vetëkritika e tepërt nuk është e nevojshme. Një arritje ose vlerësim është pranë.

Ujori

Kjo është një fazë e pasur me kreativitet dhe ide origjinale. Dita favorizon shprehjen e mendimeve të reja, edhe nëse ato dalin jashtë kornizave tradicionale. Bashkëpunimet me miq ose grupe sjellin rezultate të papritura dhe pozitive. Është e rëndësishme të zgjidhet një çështje e mbetur pezull me një koleg ose mik, për të rikthyer qetësinë. Në dashuri, nevoja për liri duhet balancuar me kërkesën për afërsi emocionale. Një ide e papritur mund të sjellë avantazh të rëndësishëm.

Peshqit

Empatia është forca kryesore e ditës. Aftësia për të kuptuar të tjerët ndihmon si në marrëdhëniet personale ashtu edhe në ambientin profesional. Megjithatë, është e rëndësishme të ruhet një distancë emocionale e shëndetshme për të mos u ngarkuar me problemet e të tjerëve. Në aspektin financiar kërkohet kujdes dhe shmangie e rreziqeve të panevojshme. Në dashuri, lind nevoja për stabilitet, siguri dhe romancë. Shoqëria e personave që ofrojnë mbështetje emocionale është thelbësore. Ndjeshmëria është një vlerë e madhe, nëse përdoret me maturi.

The post Horoskopi ditor, e Martë 27 janar 2026 appeared first on iconstyle.al.

Bella Hadid dhe Adan Banuelos ndahen pas dy vitesh lidhjeje

By: gaze tare
26 January 2026 at 23:30

Bella Hadid ka dalë në pasarelë e vetme, pas ndarjes nga i dashuri i saj, Adan Banuelos.

Supermodelja 29-vjeçare dhe Adan Banuelos, ish-i dashuri i saj për dy vjet, kanë vendosur të ndahen. Kjo është konfirmuar nga një burim për revistën PEOPLE, ndërsa Entertainment Tonight e raportoi fillimisht këtë lajm më 26 janar.

Një burim për PEOPLE ka treguar se Bella po përpiqet të mbajë një qëndrim pozitiv dhe të shpërqendrohet pas ndarjes. “Ajo është duke u angazhuar me punën dhe kalon kohë me miqtë e saj të ngushtë. Akoma është duke procesuar ndarjen, pasi ishte një lidhje shumë serioze,” shtoi ai.

Në fund të vitit të kaluar, Bella dhe Adan ishin fotografuar bashkë në një ngjarje në Dallas për markën e saj të parfumeve, Orebella. Fotot e shpërndara nga British Vogue tregonin çiftin të afërt dhe të dashuruar, duke kaluar kohë të bukur së bashku në një ngjarje të markës së modeles.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Adan kishte bërë një koment të rrallë publik për marrëdhënien e tyre private, duke postuar disa foto romantike nga festa e ditëlindjes së Bellës dhe përvjetorin e tyre. Ai kishte shkruar: “Tetor ka bërë një muaj të veçantë. Është muaji kur Zoti të dërgoi. Edhe me gjithë kaosin dhe shëmtinë, ai na dha diçka të pastër dhe të bukur. Të dua, babe. Do të vazhdoj të të kujtoj çdo ditë sa shumë.”

Për momentin, përfaqësuesit e Bellës nuk kanë dhënë një koment lidhur me ndarjen.

The post Bella Hadid dhe Adan Banuelos ndahen pas dy vitesh lidhjeje appeared first on iconstyle.al.

Elijona tërheq pëlqimin për Klodianin, çfarë ka ndodhur mes tyre?

By: gaze tare
26 January 2026 at 22:57

Në një klip të dhënë gjatë Prime-t të sotëm të “BBVK”, Elijona Binakaj dhe Klodian Mihaj janë përfshirë sërish në një diskutim të nxehtë lidhur me marrëdhënien e tyre. Banorja e “Big Brother VIP” shprehu se ka tërhequr pëlqimin e saj për Klodin, duke theksuar se është një proces i gjatë. Sipas saj, është një situatë që nuk ka pasur kontroll të plotë, por ka qenë gjithmonë e sinqertë me ndjenjat e saj.

“Janë gjëra që nuk i kam pasur në dorë, kam qenë e sinqertë. Dua të them një gjë, dyshimet e mia nuk i kam hequr. Ne jemi sqaruar me Klodin. Unë e kam tërhequr pëlqimin edhe pse është proces,” u shpreh Elijona. Ajo po ashtu shtoi se tani e sheh marrëdhënien me Klodin si një miqësi dhe se nuk është më e interesuar për diçka më shumë, duke përmendur se shumë shikues kanë tendencë t’i ndajnë.

Ndërkohë, Klodi vazhdon të akuzohet për flirtime të shumta brenda shtëpisë, duke përfshirë Elijonën dhe Benitën. Kjo e fundit gjithashtu ka shprehur një pëlqim për Klodin, edhe pse ka një lidhje jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Ky fluks informacioni ka shtuar edhe më shumë dyshime dhe spekulime mbi marrëdhëniet e banorëve dhe ndihmën e mediave për të nxjerrë në pah dinamika që duket se nuk janë gjithmonë aq të qarta.

Kjo situatë, që përfshin ndjesitë e Elijonës dhe akuzat ndaj Klodit, ka nxitur shumë diskutime ndërmjet banorëve dhe audiencës.

The post Elijona tërheq pëlqimin për Klodianin, çfarë ka ndodhur mes tyre? appeared first on iconstyle.al.

Viti 2026, vit vendimtar për dashurinë e tre shenjave të zodiakut

By: gaze tare
26 January 2026 at 22:37

Viti 2026 duket se do të jetë një periudhë e rëndësishme për jetën dashurore të tre shenjave të zodiakut. Sipas astrologes Elizabeth Brobeck, ky vit do t’i sjellë atyre mundësinë e takimit me personin me të cilin janë të destinuar të ndajnë jetën. Pas disa dështimeve dhe marrëdhënieve që nuk çuan atje ku ishin shpresuar, tani është koha për një ndryshim të vërtetë.

Luani do të përjetojë zhvillime në marrëdhëniet e tij. Viti 2026 do të jetë periudha kur ato që kanë dëshiruar prej kohësh në dashuri do të fillojnë të materializohen. Por për të arritur sukses, Luanët duhet të veprojnë me kujdes, duke marrë kohë për të njohur më mirë partnerin dhe për të parë se sa të pajtueshëm janë. Ky vit premton energji pozitive, që do të ndikojë jo vetëm në jetën dashurore, por edhe në marrëdhëniet e tjera të rëndësishme.

Shigjetari gjithashtu do të shohë një përmirësim të dukshëm në jetën e tij dashurore. Ky vit mund të sjellë një ndryshim të madh në marrëdhëniet e tij, pasi do të takojë një person që do të ofrojë stabilitet dhe përkushtim. Kjo mund të çojë në një lidhje të qëndrueshme dhe, pse jo, deri në martesë.

Për Ujorin, 2026 do të jetë një vit me mundësi të reja dhe përvoja të freskëta. Dashuria mund të mos jetë gjithmonë përparësia e tyre, por ky vit do të sjellë mundësinë për të ndryshuar perspektivën dhe për të pranuar dashurinë. Do të ketë shumë njohje të reja dhe miqësi, ku një person do të dallohet dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në jetën e Ujorit.

The post Viti 2026, vit vendimtar për dashurinë e tre shenjave të zodiakut appeared first on iconstyle.al.

Çfarë po paralajmëron Ludo Lee për Londrimin: S’është aq engjull sa duket!

By: gaze tare
26 January 2026 at 22:10

Përplasjet mes Londrimit dhe Ludo Lee në “Big Brother VIP Kosova” kanë marrë një tjetër drejtim, duke u bërë një temë e nxehtë në Prime. Në një klip të publikuar, u përmbledhën disa prej konfrontimeve mes dy banorëve, duke zbuluar tensionet e vazhdueshme mes tyre që kanë shpërthyer me akuza të forta.

Ludo Lee e ka akuzuar Londrimin për disa veprime dhe sjellje, duke e cilësuar si një person që nuk është aq i pastër dhe i sinqertë sa duket. Ai theksoi se, në të ardhmen, do të habiten shumë njerëz për ato që do të dalin në dritë. “Keni me u habit se çfarë do të dalë, nuk është aq engjull sa duket, keni me e kuptu. False në shumë aspekte”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ka informacione që mund të tronditin më shumë audiencën.

Ludo Lee u shpreh se ka disa “bomba” që nuk i ka shpërndarë ende dhe që mund të sjellin më shumë tensione mes tij dhe Londrimit. “Do ta kuptoni shumë shpejt, nuk kam qejf të lëshoj të gjithë bombën”, u shpreh ai, duke lënë të hapur mundësinë që të ketë zhvillime të tjera dramatike në të ardhmen. Ende mbetet e paqartë se çfarë ka në plan Ludo Lee dhe si do të zhvillohen më tej përplasjet mes tyre, por kjo mund të jetë një nga zhvillimet më të ndjekura në këtë edicion të “Big Brother VIP Kosova”.

The post Çfarë po paralajmëron Ludo Lee për Londrimin: S’është aq engjull sa duket! appeared first on iconstyle.al.

❌
❌