Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 January 2026Main stream

Vodhi makinë gjatë natës në Vlorë, Policia arreston 45-vjeçarin –

By: 27
25 January 2026 at 10:46

Një 45-vjeçar është arrestuar pas një vjedhjeje automjeti gjatë natës në Vlorë. Sipas njoftimeve zyrtare, personi i arrestuar është identifikuar si S. K., banues në Vlorë, ndërsa automjeti i vjedhur është sekuestruar.

Ngjarja ndodhi pasi një shtetase kallëzoi në polici se gjatë natës i ishte vjedhur automjeti. Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan punën për identifikimin e autorit.

Sakaq, materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.

Vodhi një automjet gjatë natës; falë reagimit të shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.

Gjendet edhe automjeti që 45-vjeçari vodhi gjatë natës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. K., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën edhe automjetin e vjedhur nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”.

gijotina.com/

Për tri orë u kërkua dorëheqja e Ramës dhe qeverinë teknike –

By: 27
25 January 2026 at 10:40

Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01) nga opozita shqiptare. Protestuesit hodhën bomba molotovë drejt Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit 11 efektivë u lënduan. Rreth 20 protestues u shoqëruan.

Për rreth tri orë, opozita përsëriti kërkesat e saj politike: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe ngritjen e një qeverie teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.

Berisha: Stina e rezistencës do të vijojë

“Opozita ka arritur në kilometrin e fundit, para triumfit të saj” – u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përpara protestuesve që ishin vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës qeveritare. Ai përsëriti akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se “sot shumica e shqiptarëve e ka të qartë se Edi Ramakryeson organizatën kriminale më të rrezikshme në Europë”. Fundi i fjalimit të tij, duke mbajtur në dorë një flamur kombëtar, shënoi edhe nisjen e hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarreve në drejtim te Kryeministrisë. Forcat e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë. Më pas protesta u zhvendos drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku pati përplasje të tjera mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Pas përfundimit të protestës, Berisha deklaroi se aksioni opozitar nuk do të ndalet me këtë tubim, pasi sipas tij “stina e rezistencës do të vijojë”.

Reagime për protestën

“Asgjë e re nga fronti i së keqes dhe keqbërësi Sali Berisha” – u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, menjëherë pas protestës kombëtare të Partisë Demokratike, në një status në rrjetet sociale. “Shpresoj që punonjësit e policisë të lënduar nga molotovët dhe mjetet apo lëndët e tjera të paligjshme të mos kenë dëmtime serioze” – shkruan më tej Balla.

Protesta e së shtunës u zhvillua në një moment të tensionuar politik, disa ditë pas një përplasjeje institucionale mes qeverisë dhe drejtësisë. Në qendër të debatit është vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një vendim që kryeministri Edi Rama e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit ende nuk ka marrë një vendim./ DW

SPAK të hetojë “21 janarin”! –

By: 27
25 January 2026 at 10:26

Një ditë pas protestës së opozitës ku u kërkua dorëheqja e tij dhe dorëzimi i zv.kryeministres Belinda Ballukut tek SPAK, në podcastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka rikthyer në vëmendje ngjarjen e 21 janarit 2011. Rama i ka bërë thirrje Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), e cila tashmë ka në dorë këtë çështje, që ta zbardhë sa më shpejt atë që ai e cilëson vazhdimisht si “krim shtetëror”.

Rama u shpreh se 21 janari mbetet një plagë e hapur jo vetëm për familjarët e viktimave, por edhe për moralin dhe themelet e drejtësisë në Shqipëri, ndërsa theksoi se, edhe 15 vite pas vrasjes së katër protestuesve të pafajshëm, hija e padrejtësisë vijon të rëndojë mbi këtë ngjarje.

Ai nënvizoi se drejtësia mund të vonojë, por nuk harron, duke shtuar se koha nuk mund ta fshijë këtë krim nga kujtesa e shoqërisë dhe e institucioneve të drejtësisë. Në këtë kontekst, kryeministri shprehu shpresën që SPAK, i cili prej gjashtë vitesh gëzon mbështetje dhe inkurajim për të vendosur barazinë para ligjit, të veprojë më në fund për të hetuar dhe zbardhur këtë çështje, që sipas tij përbën një njollë për drejtësinë shqiptare.

“Kjo ishte edhe java e trishtë e 21 janarit, 15 vjet pas krimit shtetëror, vrasjes së katër burrave të pafajshëm protestues, me pushkët e shtetit, në boulevard. Përsëri 21 janari erdhi me hijen përqeshëse të padrejtësisë. Kjo mbetet një plagë e hapur jo vetëm për familjarët e dëshmorëve, por edhe për moralin e drejtësisë dhe themelet e drejtësisë së shtetit shqiptar.

gijotina.com/

Akuzat për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku thellojnë krizën –

By: 27
25 January 2026 at 10:08

Media britanike “The Mirror” i ka kushtuar vëmendje protestës kombëtare të opozitës, duke raportuar se mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë në një demonstratë të thirrur nga opozita, në reagim ndaj akuzave të rënda për korrupsion që lidhen me nivelet më të larta të qeverisë.

Tubimi u mbajt përpara Kryeministrisë, ku protestuesit shprehën pakënaqësinë për thellimin e krizës politike në vend dhe kërkuan llogaridhënie si dhe drejtësi për aferat e dyshuara që përfshijnë kontrata të mëdha shtetërore.

“Demonstrata e organizuar nga Partia Demokratike në opozitë, u mbajt në përgjigje të akuzave për korrupsion kundër zëvendëskryeministres dhe tërhoqi mijëra njerëz”, shkruan The Mirror, duke iu referuar aferave të zbuluara nga SPAK për Belinda Ballukun.

“Një krizë politike është thelluar në Shqipëri që kur prokurorët antikorrupsion akuzuan zëvendëskryeministren Belinda Balluku për ndërhyrje në kontrata të mëdha shtetërore në fund të tetorit.

Ajo dyshohet se ka ndërhyrë në tenderët publikë për të favorizuar kompani specifike në projekte infrastrukturore, të tilla si Unaza e Madhe e Tiranës dhe Tuneli i Llogarasë. Balluku i ka mohuar akuzat kundër saj, duke i quajtur ato “insinuacione”, “gjysmë të vërteta” dhe “gënjeshtra”.

Pavarësisht se u shkarkua nga detyra në nëntor nga Gjykata e Posaçme e Shqipërisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK – Balluku u rikthye në pushtet nga gjykata kushtetuese muajin e kaluar, duke çuar në protesta të gjera. SPAK është përpjekur t’i heqë imunitetin parlamentar për të lejuar arrestimin e saj, por ky vendim është shtyrë deri më 28 janar.

Rama e ka mbrojtur Ballukun dhe tha se vendimi për shkarkimin e saj vendosi “një precedent unik dhe të rrezikshëm”, duke shtuar se “pezullimi është absurd si koncept”. Ai i tha Politico muajin e kaluar se ishte “normale” që agjencia antikorrupsion të bënte gabime pasi është një “institucion i porsalindur me një pushtet të pavarur të porsalindur” që ka bërë “shumë gabime”.

Udhëheqësit e opozitës kanë thënë se protestat antiqeveritare do të vazhdojnë”, vijon artikulli i The Mirror.

gijotina.com/

“Më goditën në furgon dhe në komisariat”/ 34-vjeçari nga Berati denoncon dhunë policore pas protestës –

By: 27
25 January 2026 at 09:54

Rexhino Pepaj është 34-vjeçari nga Berati që u dhunua mbrëmjen e djeshme nga policia në protestën e opozitës. Anëtar i degës së PD-së Berat, ai u nis pasditen e djeshme drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës së bashkuar para kryeministrisë.

Pas mbarimit të protestës, ai u mor zvarrë nga policia, e cila e ka futur në furgon dhe e ka dhunuar si aty edhe në ambientet e Komisariatit Nr.1 Tiranë, ku u mbajt 4-orë.

Pas mbërritjes në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Berat, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor, Rexhino tregon se gjatë protestës policia i hodhi gaz lotsjellës me piper në sy dhe ai ra në tokë, më pas e kishin dhunuar dhe e kishin futur në furgonin e policisë, ku e kishin goditur sërish.

Ai tregon se edhe në Komisariatin Nr.1 të Policisë Tiranë,ku e mbajtën mbi 4-orë e kanë dhunuar. Më pas, tregon ai, pasi e panë që gjendja e tij ishte përkeqësuar pasi ai vuan nga astma e kishin nxjerrë jashtë dhe i kishin thënë “Ik në spital se s’je mirë”.

Ai tregoi se ka probleme me shikimin dhe shprehet se u dërgua në spital nga miqtë e tij.

Dhunën që ka pësuar njëri nga anëtarët e Partisë Demokratike të degës së Beratit, e ka denoncuar nga ambjentet e Urgjencës së Spitalit Rajonal Berat edhe kryetari i kësaj dege, Kasion Hasimetaj.

gijotina.com/

11 efektivë të plagosur, 17 të arrestuar –

By: 27
25 January 2026 at 09:32

Policia e Tiranës ka dalë në njoftim zyrtar në lidhje me arrestimet e bëra dje në protestën e opozitës.

Sipas bluve të kryeqytetit, janë arrestuar 18 protestues, 17 janë proceduar dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë.

Gjatë tubimit u dëmtuan 11 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.01.2026, rreth orës 17:00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që ishin të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur drejt tyre lëndë djegëse (molotovë).

Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 37 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 19 vjeç, A. Ll., 26 vjeç, A. L., 24 vjeç, A. M., 30 vjeç, T. K., 25 vjeç, E. Sh., 24 vjeç, S. S., 21 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. T., 50 vjeç, R. H., 24 vjeç, B. S., 48 vjeç, E. H., 22 vjeç, A. T., 47 vjeç, L. Xh., 26 vjeç, B. B., 48 vjeç, E. H., 40 vjeç, R. B., 40 vjeç dhe H. C., 20 vjeç;
-nisi procedimi penal për shtetasit:B. N, E. V, A. P, K. K., F. P, M. K, D. B, R. K, A. Z, R. T, dhe 3 të mitur;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. D dhe E. Ll.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit L. B, K. B dhe G. B, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

11 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kënë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

U la i lirë pas ardhjes së prindit –

By: 27
25 January 2026 at 09:14

Mes të shoqëruarve në Komisariatin numër 1 ishte dhe një i mitur i moshës 14-vjeçare, që fillimisht dyshohej se ishte 10 vjeç, i cili sipas bluve gjatë protestës është konstatuar duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të shërbimeve të policisë.

“Theksojmë se shtetasi i mitur në asnjë moment nuk është mbajtur në ambiente të përbashkëta me persona të rritur të ndaluar apo të shoqëruar, por ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm dhe është trajtuar me kujdes, në përputhje me parimet dhe garancitë ligjore për të miturit. Ai është lënë i lirë menjëherë pas mbërritjes së përfaqësuesit ligjor”,- njofton policia.

Shoqërimi i 14-vjeçarit solli edhe reagime nga deputetët e PD-së, ndërsa disa prej tyre ishin edhe në Komisariatin numër 1 në Tiranë ku u përplasën me efektivët, si dhe kërkonin të takonin shefin e komisariatit, Elton Shani.

“Arrestimi i një fëmije vetëm për faktin se ndodhej në një protestë nuk ka asnjë bazë ligjore dhe tejkalon çdo kufi etik e moral. Ky nuk është zbatim i ligjit, por një keqpërdorim flagrant i autoritetit shtetërorKjo nuk është rend publik. Është dështim dhe degradim i institucioneve”,- shkroi në rrjete soociale deputeti Bardh Spahia.

“Arrestimi i një fëmije vetëm pse ndodhej në një protestë kalon çdo kufi ligjor, etik dhe moral. Kjo nuk është zbatim ligji, por abuzim i hapur me pushtetin”,- shkroi në rrjete sociale deputetja Jorida Tabaku.

“Një regjim që guxon të arrestojë një fëmijë 10-vjeç… Shtet horrash që mbron kriminelët dhe arreston fëmijët. Ky regjim ka kaluar çdo kufi, çdo moral, çdo njerëzi. Mjaft është mjaft! Fëmijët nuk preken”,- shkroi në rrjete sociale deputetja Elda Hoti.

Rasti po hetohet edhe nga Avokati i Popullit, i cili ka dërguar përfaqësues në Komisariatin nr. 1, por edhe në rajonet e tjeratë policisë ku ka pasur persona të shoqëruar.

PD pretendon se në protestë është përdorur gaz lotsjellës i skaduar. Në rrjete sociale po qarkullon një foto ku një nga bombolat e hedhura për të shpërndarë protestuesit duket se ka datë skadence vitin 2023.

gijotina.com/

Mercenarë të rekrutuar me lekë…ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë –

By: 27
25 January 2026 at 08:50

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm për protestën e dhunshme që Sali Berisha thirri dhe mbajti ditën e djeshme në Tiranë, ku pas disa fjalimeve në podiumin e ngritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, militantët e tij filluan të hedhin breshëri molotovësh dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, për t’u zhvendosur më vonë edhe para Kuvendit.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama për protestën e Sali Berishës: 

Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e shkatërruar prona…

Po qysh nga koha e partive famëkëqia të 100 vjetëve më parë në Gjermani e Itali, ka vetëm një parti parlamentare në Europë, që të ketë në programin e aktivitetit të saj si pjesë të pandarë të ekzistencës së vet qysh nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve, deri edhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve, që veshin maska apo fshehin fytyrën pas tabelave për  të mbaruar punë me hedhjen e molotovëve pa u identifikuar nga kamerat!

Tanimë këto farë protestash me pisllëkun që krijojnë në bulevard, ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon… Degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm!

Të shkuara punonjësve të policisë që u plagosën e lënduan nga kjo lukuni e verbër.

gijotina.com/

Parashikimi i horosokopit për sot, e diel 25 janar 2026 –

By: 27
25 January 2026 at 08:30

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Sot, marrëdhëniet romantike do të kërkojnë vëmendje të veçantë nga ana juaj. Nëse jeni në një lidhje, partneri juaj mund të tregojë nevoja të reja emocionale dhe është koha të jeni të hapur për dialog të sinqertë. Beqarët mund të takojnë dikë interesant gjatë një takimi miqësor ose event social. Në vendin e punës, mund të përballeni me sfida të vogla që kërkojnë durim dhe qetësi. Kujdesuni për shëndetin, pasi stresit i shtuar mund të ndikojë në energjinë tuaj. Financat do jenë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme. Një planifikim më i mirë do t’ju ndihmojë të ruani ekuilibrin ekonomik.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Dashuria sot mund të sjellë surpriza të këndshme, veçanërisht nëse jeni të hapur për kompromis. Mund të ndjeni një lidhje më të thellë me partnerin ose të diskutoni plane të rëndësishme për të ardhmen. Nëse jeni vetëm, një njohje e re mund të lindë në mënyrë të papritur. Në aspektin profesional, puna ekipore do të jetë çelësi i suksesit. Kushtojini vëmendje shëndetit të syve dhe shpinës. Në planin financiar, mund të merrni një lajm të mirë ose të arrini një marrëveshje të favorshme. Kujdes me investimet afatshkurtra, por mos hezitoni të shfrytëzoni mundësitë që ju ofrohen.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Sot do të ndiheni më të lidhur me familjen dhe miqtë, duke sjellë harmoni në marrëdhëniet tuaja. Partneri mund të kërkojë më shumë kohë me ju, ndaj përpiquni të ndani momente të veçanta së bashku. Beqarët do të kenë mundësi për njohje të reja gjatë aktiviteteve sociale. Në punë, priten lajme pozitive ose një propozim për një projekt të ri. Kujdesuni për gjumin dhe shmangni lodhjen e tepërt. Financat janë në përmirësim, por është e rëndësishme të mos rrezikoni me borxhe të panevojshme. Planifikoni shpenzimet dhe do të ndiheni më të sigurt.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Marrëdhëniet dashurore sot kërkojnë më shumë mirëkuptim dhe durim. Mund të lindin keqkuptime të vogla me partnerin, por një bisedë e hapur do të zgjidhë gjithçka. Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj njohjeve të reja, pasi sot mund të hasni dikë që ju tërheq. Në aspektin profesional, është dita ideale për të përfunduar detyrat e mbetura pezull. Kujdesuni për shëndetin mendor, mos e mbingarkoni veten me përgjegjësi të tepërta. Financat janë të qëndrueshme, por bëni kujdes me shpenzimet impulsive. Një këshillë nga një mik mund të jetë e vlefshme për situatën tuaj ekonomike.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Sot, ndjenjat do të jenë të forta dhe mund të ndiheni më të pasionuar ndaj partnerit. Një surprizë nga ana e tij/saj mund të sjellë gëzim dhe afrim. Beqarët mund të marrin një ftesë për një dalje interesante. Në punë, kreativiteti juaj vihet në dukje dhe kolegët do të vlerësojnë idetë tuaja. Kujdes me shëndetin e stomakut, shmangni ushqimet e rënda. Financat do të përmirësohen, veçanërisht nëse merrni iniciativë për të kursyer. Mund të merrni një pagesë shtesë ose shpërblim të papritur.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Në marrëdhënie, sot është dita ideale për të zgjidhur keqkuptime të vjetra dhe për të ndërtuar besim të ri. Partneri do të vlerësojë përpjekjet tuaja për të sjellë harmoni dhe mirëkuptim. Beqarët do të ndihen më të sigurt në vete dhe mund të nisin një flirt të ri. Në punë, mund të merrni përgjegjësi të reja që do të sjellin përfitime afatgjata. Kujdesuni për aktivitetin fizik, pasi do t’ju ndihmojë të largoni stresin. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të bëni plane për investime të ardhshme. Një këshillë nga një specialist mund të rezultojë e dobishme.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Sot, marrëdhëniet me partnerin do të jenë të mbushura me ndjenja të sinqerta dhe mirëkuptim. Një bisedë e thellë mund të forcojë më tej lidhjen tuaj. Beqarët do të kenë mundësi të takojnë dikë të veçantë përmes rrethit të miqve. Në punë, një koleg mund të ofrojë ndihmë të vlefshme në një projekt të rëndësishëm. Kujdesuni për shëndetin emocional, mos e lini stresin t’ju dominojë. Financat janë në kontroll, por rekomandohet të shmangni blerjet e mëdha sot. Një planifikim i mirë do t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Dashuria sot kërkon më shumë vëmendje dhe ndjeshmëri ndaj partnerit. Mund të jetë dita e duhur për të diskutuar plane të përbashkëta ose për të ndarë shqetësime. Beqarët duhet të jenë të kujdesshëm me personat e rinj që njohin, pasi jo të gjithë janë ashtu si duken. Në punë, do të keni mundësi të shfaqni aftësitë tuaja organizative dhe të fitoni vlerësim. Kujdesuni për shëndetin, sidomos për sistemin nervor. Financat janë të qëndrueshme, por është koha të mendoni për kursime afatgjata. Një investim i vogël sot mund të sjellë fitime nesër.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Sot do të ndjeni nevojën për më shumë intimitet dhe afërsi me partnerin tuaj. Një bisedë e sinqertë do të ndihmojë të zgjidhni çdo paqartësi të vogël që ka lindur së fundmi. Beqarët mund të tërhiqen nga dikush me interesa të përbashkëta. Në aspektin profesional, një marrëveshje ose kontratë e re mund të jetë në horizont. Kujdesuni për shëndetin e zemrës dhe bëni pak aktivitet fizik. Financat janë në përmirësim, por është e rëndësishme të shmangni shpenzimet për luks të panevojshëm. Një ndihmë nga një i afërm mund të jetë e dobishme për çështjet ekonomike.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Në dashuri, mund të përjetoni momente pasigurie, por është e rëndësishme të flisni hapur me partnerin. Komunikimi do të rigjallërojë lidhjen dhe do të ndihmojë të kapërceni çdo keqkuptim. Beqarët mund të ndihen të pavendosur, por një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka. Në punë, mund të jeni nën presion për të realizuar afate të rëndësishme, ndaj organizohuni mirë. Kujdesuni për shëndetin e lëkurës dhe pini më shumë ujë. Financat janë të stabilizuara, por shmangni huazimet sot. Një këshillë e mençur mund t’ju ndihmojë të merrni vendime më të mira financiare.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Sot, ndjenjat në çift do të jenë të thella dhe do të ndiheni të mbështetur nga partneri. Një surprizë e vogël ose një gjest i dashur do të forcojë lidhjen tuaj. Beqarët do të kenë mundësi për takime të reja në ambiente të ndryshme. Në punë, mund të merrni iniciativa të guximshme që do të vlerësohen. Kujdesuni për shëndetin e këmbëve dhe bëni pak ushtrime. Financat janë në ekuilibër, por një shpenzim i papritur mund të shfaqet. Bëni kujdes me buxhetin dhe planifikoni me kujdes për të ardhmen.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Në marrëdhënie, sot do të ndjeni nevojën për më shumë pavarësi, por mos harroni të ndani ndjenjat me partnerin. Dialogu do të sjellë harmoni dhe do të ndihmojë të kuptoni më mirë njëri-tjetrin. Beqarët mund të tërhiqen nga një person që ka një energji të veçantë. Në punë, mund të merrni një përgjigje pozitive për një kërkesë ose projekt të mëparshëm. Kujdesuni për shëndetin e traktit tretës. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni investimet e rrezikshme sot. Një këshillë nga një mik i vjetër mund të jetë shumë e dobishme.

gijotina.com/

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu –

By: 27
25 January 2026 at 08:10

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira të dendura, pas orëve të mëngjesit deri në orët e pasdites mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, në mbrëmje mot i vranët.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm në ekstremin verior dhe atë jugor të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet të ulët ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Në zonën e Alpeve, dhe në relievet malore në verilindje e juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim jug – juglindje, me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 22 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë.

gijotina.com/

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë –

By: 27
24 January 2026 at 23:06

Tension dhe përplasje fizike kanë shpërthyer në ambientet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku disa deputetë të Partisë Demokratike raportohet se janë dhunuar nga forcat e policisë. Ngjarja vjen pas protestës së opozitës, ndërsa deputetët kishin shkuar në komisariat për të kërkuar informacion mbi 16 qytetarë të shoqëruar gjatë tubimit.

Sipas përfaqësueses ligjore të PD-së, Eda Grimçi, situata eskaloi pasi kërkesa e deputetëve për të takuar shefin e komisariatit u refuzua në mënyrë të përsëritur.

Ajo e cilësoi ngjarjen si të paprecedentë dhe një akt kriminal. “Janë dhunuar deputetët. Janë goditur nga forcat e rendit,” deklaroi Grimçi, duke shtuar se deputetët kërkonin thjesht të interesoheshin për fatin e të ndaluarve, të cilët ishin mbajtur për rreth tre orë pa asnjë informacion.

Mes deputetëve të dhunuar, ajo përmendi Bledi Himçin, si dhe deputetë të tjerë të pranishëm. Grimçi solli në vëmendje edhe rastin e një fëmije 10-vjeçar, i cili sipas saj u arrestua dhe u dhunua nga punonjës policie civilë, edhe pse nuk ishte pjesë e protestës, por thjesht po kalonte pranë zonës. Prindërit e të miturit ndodheshin jashtë komisariatit për të denoncuar dhunën e ushtruar ndaj djalit të tyre.

Sipas përfaqësueses ligjore të PD-së, ky veprim i policisë nuk ishte i rastësishëm, por një strategji e mirë-studiuar për të instaluar frikë dhe për të terrorizuar qytetarët, me qëllim dekurajimin e protestave të ardhshme.

“Kur arrijnë të dhunojnë deputetët brenda komisariatit, atëherë çdo qytetar do ta mendojë dy herë para se të protestojë,” u shpreh ajo, duke konfirmuar se do të bëhen kallëzime penale për ngjarjen, pasi goditja e një deputeti përbën krim.

Incidenti vjen në një ditë të tensionuar, ku edhe më herët ishin raportuar raste të dhunës policore ndaj protestuesve dhe gazetarëve, siç është denoncuar edhe nga rrjeti “Safe Journalists Albania”, i cili ka shprehur shqetësim për goditjen e punonjësve të medias me gaz lotsjellës dhe ujë.

Yesterday — 24 January 2026Main stream

Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital –

By: 27
24 January 2026 at 22:12

Partia Demokratike ka reaguar duke e konsideruar si mashtrim dhe të pabazë deklaratën e policisë se janë plagosur 12 efektivë.

PD deklaron se, sipas informacioneve të tyre të grumbulluara në mënyrë operative në të gjitha spitalet e kryeqytetit, asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për ndihmë të parë.

“Përpjekja për të ngjyrosur me dhunë një protestë masive kundër narkoregjimit, nuk është gjë tjetër veçse frika e Ramës dhe shërbëtorëve të tij se zhvillimet politike në Shqipëri kanë arritur në ‘kilometrin e fundit’”– thuhet në deklaratë.

Partia Demokratike thekson se, jo vetëm nuk ka policë të plagosur, por ka dhjetëra protestues të lënduar dhe dhjetra të tjerë të arrestuar, shpesh në mënyrë të paligjshme nga patronazhistë të qeverisë, njerëz pa uniformë dhe pa simbolet e policisë.

“Çdo tejkalim i ligjit do të merret shënim dhe çdo abuzues do të mbajë përgjegjësi të plota.

Ky është fillimi i fundit për narkoregjimin dhe narkopolicinë.

Tërbimi i demonstruar sonte me përdorim gazrash helmuese dhe dhune të shpërpjestuar është dëshmi e kësaj.”- thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë

Partia Demokratike i konsideron mashtrime dhe të pabaza pretendimet e zëdhënësve të narkopolicisë se janë plagosur 12 efektivë policie.

Sipas informacioneve tona të grumbulluara në mënyrë operative në të gjitha spitalet e kryeqytetit, asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për ndihmë të parë.

Përpjekja për të ngjyrosur me dhunë një protestë masive kundër narkoregjimit, nuk është gjë tjetër veçse frika e Ramës dhe shërbëtorëve të tij se zhvillimet politike në Shqipëri kanë arritur në ‘kilometrin e fundit’.

Partia Demokratike thekson se, jo vetëm nuk ka policë të plagosur, por ka dhjetëra protestues të lënduar dhe dhjetra të tjerë të arrestuar, shpesh në mënyrë të paligjshme nga patronazhistë të qeverisë, njerëz pa uniformë dhe pa simbolet e  policisë.

Çdo tejkalim i ligjit do të merret shënim dhe çdo abuzues do të mbajë përgjegjësi të plota.

Partia Demokratike falenderon edhe njëherë të gjithë mbështetësit dhe protestuesit, dhe siguron të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se ata do të marrin çdo ndihmë ligjore dhe mbështetje.

Ky është fillimi i fundit për narkoregjimin dhe narkopolicinë.

Tërbimi i demonstruar sonte me përdorim gazrash helmuese dhe dhune të shpërpjestuar është dëshmi e kësaj.

Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre –

By: 27
24 January 2026 at 21:40

Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Fjodor Zeqo, banues në Vlorë, ka plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasin Ilir Suloti po ashtu banues në Vlorë.

I dëmtuari ndodhet në spitalin Vlorë duke marrë ndihmën mjekësore.

Autori i kësaj ngjarje është kapur nga shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Më kanë gjuajtur me shpullë… –

By: 27
24 January 2026 at 21:34

Një ngjarje e rëndë është raportuar gjatë protestës kombëtare të opozitës të zhvilluar sot në Tiranë, ku një fëmijë 10-vjeçar është shoqëruar nga policia dhe dyshohet se është dhunuar fizikisht.

Bëhet fjalë për Romeo Kora, 10 vjeç, i cili sipas deklarimeve nuk ka pasur komunikim me familjen e tij pas shoqërimit.

Raportohet se i mituri ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe është i traumatizuar nga ngjarja.

Sipas dëshmisë së dhënë, fëmija ka deklaruar se është goditur me shpullë në kokë, ndërsa ndodhej brenda një mjeti policie.

“Më kanë gjuajtur me shpullë këtu në kokë”, mësohet të ketë thënë i mituri.

Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper –

By: 27
24 January 2026 at 21:16

Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme, 24 janar, protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë e cila zgjati për rreth 3 orë mes fjalimeve dhe përplasjeve.

Pas fjalimit të Sali Berishës, protestuesit filluan të qëllonin me bomba molotovë dhe fishekzjarrë godinën e Kryeministrisë, ndërsa forcat e rendit iu kundërpërgjigjen me sasi të madhe gazi lotsjellës dhe ujë me piper.

Pas kësaj, protestuesit u zhvendosën drejt godinës së Kuvendit ku u përsërit i njëjti skenar.

Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë.

Nga demokratët u raportua se qytetarë dhe protestues u shoqëruan nga policia në mënyrë të padrejtë. Ndërsa nga policia u raportua se disa efektivë mbetën të lënduar.

Po ashtu, dhjetëra protestues kanë mbetur të lënduar nga dhuna policore e Ilir Prodës, mes tyre edhe të mitur.

I mituri që u plagos nga dhuna policore

Të lënduar nga përdorimi i gazit lotsjellës dhe uji me piper mbetën gjithashtu edhe grupet e xhirimit të medieve dhe gazetarët në terren që po ndiqnin protestën kombëtare.

Si para kryeministrisë edhe para Parlamentit zona u rrethua si skenë krimi, ku ekspertët e kriminalistikës mblodhën provat.

Berisha: U ngritëm si feniksi, plagosëm për vdekje bishën narko-diktaturë

Sali Berisha tha para protestuesve se ky është kilometri i fundit për të goditur qeverinë e Edi Ramës. Ai u shpreh se opozita që kanë bërë vitet e fundit, ka qenë maratonë jo e lehtë dhe e mbushur me dhunën e narko-shtetit.

Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion dhe bllokim të drejtësisë, ndërsa theksoi se zemërimi i qytetarëve është i drejtë dhe i ligjshëm.

“Sot ne jemi në kilometrin e fundit me ndihmën e Zotit, asgjë s’do të na ndalë drejt fitores tonë. Sot ne jemi para triumfit të madh. Shumëkujt triumfi mund t’i duket shumë larg, kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria. Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë vitet e fundit, ka qenë maratonë jo e lehtë. Një karvan maratonë e mbushur me dhunën e narko-shtetit. Por edhe një qëndresë stoike, sakrifica të dhimbshme nga ne. Ishin vite të një përballje të egër.

Përdori të gjitha mënyrat për realizimin e projektit të tij, Shqipëria pa opozitë. Përdori burgjet, trillimet, manipulimet, lubimet e korruptuara, por ja ku jemi sot, më të fortë se kurrë. Në rrugëtimin tonë, që në kilometrat e parë, ne i dëshmuam shqiptarëve dhe botës që Shqipëria pa opozitë ishte turpi i tyre.

Në këtë rrugëtim, ne u ngritëm si feniksi nga hiri dhe arritëm në kilometrin e fundit si partia më e mbështetur nga shqiptarët. Arritëm në kilometrin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narko-diktaruë. Zoti ju bekoftë.

Në rrugëtimin tonë epik, i provuam shqiptarëve dhe botës që jemi të pamposhtur dhe sot, në kilometrin e fundit, jemi më të vendosur se kurrë në objektivin tonë. Sot jemi mbledhur masivisht në këtë protestë madhështore. Secili nga ne duhet të rikujtojë ato që ne realizuam së bashku”, tha Berisha.

Protestuesit hedhin flakadanë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Menjëherë sapo mbaroi fjala e Sali Berishës, protestuesit hodhën bomba molotov dhe fishkezjarre drejt kryeministrisë.

Veprimi u krye në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga forcat e rendit.

Pas kësaj, protestuesit u nisën drejt godinës së Kuvendit ku edhe aty për më shumë se një orë pati tensione dhe përplasje mes policisë dhe militantëve demokratë.

protesta e opozites 24 janar perplasje policia (3)

protesta e opozites 24 janar perplasje policia (5)

Policia e Shtetit reagoi në mënyrë të ashpër duke përdorur sasi të madhe uji me piper dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit te Kryeministria.

Kjo situatë e paprecedentë ndodhi në një moment kur protestuesit po largoheshin pasi u ishte bërë thirrje nga organizatorët që të zhvendosen drejt Kuvendit.

Në një moment policia largoi kordonin policor dhe nga prapa kryeministrisë doli autoboti që hodhi ujë me piper drejt bulevardit dhe një tjetër gaz lotsjellës.

Më pas, forcat e rendit sulmuan sërish ashpër protestuesit te Kuvendi me sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe uji me piper, ku lënduan disa persona.

Në një moment, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi i doli përpara botit të ujit, i cili po shpërndante protestuesit.

Arrestime dhe të lënduar

Si pasojë e shpërthimeve me molotov para Kryeministrisë dhe para Parlamentit, policia njofton se janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.

Ndërkohë, dhjetëra protestues kanë mbetur të lënduar nga dhuna policore, mes tyre edhe të mitur, që siç duket është plagosur në kokë dhe sytë i ka plot me lot.

I mituri që u plagos nga dhuna policore

Luçiano Boçi u shpreh se qytetarët u dhunuan me urdhër të Ramës dhe drejtorit të kapur politikisht dhe nga krimi, duke iu referuar kështu Ilir Prodës.

Nga selia blu, Sali Berisha i kërkoi komisariateve të lironin 25 protestuesit e arrestuar.

“Duhet të betohemi se me këtë betejë, ky do të jetë kilometri ynë i fundit, do të jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë vetëm si akt urrejtjeje me urdhër të Edi Ramës. I kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë, të mos zbatojnë asnjë urdhër që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk mund kurrë, një popull me asgjë… Ju e patë gatishmërinë e atyre njerëzve, që ishin të gatshëm t’i jepnin Edi Ramës në 30 minuta atë që meriton. Ne kemi një mision dhe vetëm një mision, përmbysjen e këtij regjimi kriminal. Asgjë s’e shpëton më këtë. Fatin e Enver Hoxhës do ketë.

Beteja me diktaturën është një qëndresë e vazhdueshme, një betejë e pandërprerë, një betejë. Të pamposhturit opozitarë, ata që bëjnë të pamundurën të mundur. Për protestën e ardhshme do e njoftojmë.

Rama është një kufomë e pakallur. I përgëzoj të gjithë. Popull gjigand. Po përmbysni diktaturën e dytë të Shqipërisë.

Ai foli sikur ishte djali i Gaddafit. Kësaj radhe e përshkruaj siç është”, tha Berisha.

Berisha: Protesta e arriti qëllimin!

I pyetur nëse protesta e sotme e arriti qëllim, kryedemokrati Sali Berisha u përgjigj që “PO”.

“ Plotësisht. Beteja me diktaturën nuk është një ndeshje futbolli, jo. Mos e merrni kështu. Beteja me diktaturën është një qëndresë e vazhdueshme.  Është një betejë e pandërprerë. Është një betejë, të cilën të pamposhturit opozitarë, ata që bëjnë të pamundurat, të mundshme, do ta fitojnë.”, tha ai.

Protesta e radhës kur do jetë?

Berisha u përgjigj: “Do e njoftojmë protestën e radhës dhe variantet e saj. Por ne tani jemi në fushë betejë dhe absolutisht nuk ndalemi gjer në rrëzimin e tij.”

Renditja e Superiores, fitorja me Partizanin e ngjit Vllazninë në krye së bashku me Egnatian –

By: 27
24 January 2026 at 21:02

Sot u zhvilluan dy ndeshje të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Egnatia mbylli takimin ndaj Bylisit me një barazim 2-2, ndërsa Vllaznia shfrytëzoi ndalesën e kampionëve dhe triumfoi ndaj Partizanit me rezultatin 1-0.

Me këtë fitore, Vllaznia kryeson tabelën së bashku me Egnatian, por me avantazh në ndeshjet direkte ndaj rivalëve. Partizani rikthehet te humbjet, duke regjistruar katër në pesë ndeshjet e fundit, dhe mbetet vetëm 7 pikë larg zonës së ftohtë – një diferencë e barabartë me Dinamon, që ndodhet në vendin e katërt.

Bylisi, aktualisht në zonën e “play out”, ndodhet një pikë mbi Flamurtarin dhe pret rezultatin e ndeshjes Tirana-Flamurtari që zhvillohet nesër për të parë pozicionin e përfundimtar në renditje.

Dy ndeshje të tjera të interesit për këtë javë janë edhe Teuta-Vora dhe Elbasani-Dinamo, që mund të ndikojnë dukshëm në luftën për mbijetesë dhe renditjen e mesit të tabelës.

Image

 

Gazi lotsjellës kishte skaduar/ Policia gjen zgjidhjen, e hedh mbi protestuesit e opozitës –

By: 27
24 January 2026 at 20:50

Gjatë protestës së sotme të opozitës, gazetarët kanë vënë në dukje se, gazi lotsjellës i hedhur nga policia drejt protestuesve kishte skaduar prej më shumë se 2 vitesh.

Policia përdori në masë të madhe hedhjen e gazit lotsjellës drejt protestuesve si te Kryeministria ashtu edhe para ambienteve të Kuvendit, për të shpërndarë qytetarët.

Nga ana tjetër protestuesit u përgjigjën me sende të forta, përfshirë edhe gurët e trotuareve dhe hedhja e molotovit ndaj efektivëve të policisë.

33eaf9db Cb17 4373 Bed9 Ab09642c7a07

Nuk do të ndalemi deri në rrëzimin e Ramës, tani as vrimën e miut nuk do ta gjesh më –

By: 27
24 January 2026 at 20:40

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve, të cilët iu bashkuan protestës së opozitës dhe sipas tij, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke folur për mediat para selisë blu, Berisha tha se Edi Rama as në zyrë nuk qëndroi përkundër asaj që i kërkoi më herët.

“Së pari, mirënjohje të pakufishme guximtarëve, demokrateve e demokratëve, protestuesve, qytetarëve që sot në protestën më të fuqishme, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lebetitën narkodiktatorin.
Është kryekriminel.

Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës. Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Ia thashë dje, në rast se je burrë, qëndro në zyrë. Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur.

Tani, përkundrejt qëndrimit qytetar, guximtar të protestuesve, narkopolicia përdori në agresivitet absolut, mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaze helmuese, me topa uji dhe me mjete të tjera. Domethënë, Edi Rama kërkonte përleshjen e policisë, e demonstruesve me policinë. E garantoj që demonstruesit do të përleshen me Edi Ramën. Dhe i them këtu, mos ndërse policinë kundër protestuesve. U bëj thirrje policëve, mos u bëni ushtarë, shërbëtorë të një njerui që nuk ka ligj as moral.

Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur. Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. Sot duhet të ndjeheni krenarë për aktin tuaj. Duhet të betohemi se me këtë betejë, kilometri ynë i fundit do jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve të tjera. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute me të gjithë dokumentacionin, nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje me urdhër të Edi Ramës.

U kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë, të mos zbatojnë asnjë urdhër që vjen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Nuk mundet kurrë një popull me asgjë. Ju e patë vetë, ju ishit vetë aty. Ju e patë gatishmërinë e atyre njerëzve që ishin të gatshëm t’i jepnin Edi Ramës për 30 minuta atë që meritonte. Absolutisht kjo gatishmëri do vazhdojë. Ne këtë betejë do e vazhdojmë.

Ne kemi një mision dhe vetëm një mision, përmbysjen e këtij regjimi kriminal, e këtij narkoregjimi, e këtij armiku të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Asgjë nuk e shpëton më këtë. Asgjë nuk e shpëton. Fatin e Enver Hoxhës do ketë,” tha Berisha.

Protestuesi shkëputet nga turma dhe e ndjek me çadër në dorë, efektivi i policisë largohet me vrap (Video) –

By: 27
24 January 2026 at 20:16

Një moment i veçantë në protestë ishte dhe ai i një qytetari që shkëputet nga turma e protestuesve dhe me çadër në dorë ndjek një nga efektivët e policisë, që ndodhej para Kuvendit.

Siç shihet në këto pamje, protestuesit ndjek me çafër në dorë punonjësin e rendit, ndërsa ky i fundit ia mbath me vrap.

Qytetari ndjek disa metra policin, por një polic tjetër e ndalon duke tentuar ta godasë.

Me shami në fytyrë për të bllokuar gazin lotsjellës, Shkëlzen Berisha shfaqet në protestë –

By: 27
24 January 2026 at 20:14

Gjatë protestës së opozitës para Parlamentit, Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministrit Sali Berisha, u shfaq mes protestuesve me një shami mbi hundë dhe gojë, për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës që përdori policia për të shpërndarë turmën.

Shkëlzen Berisha u pa ndër qytetarët, duke mbështetur qëndrimin e tyre dhe duke marrë pjesë në aktivitetin e protestës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu theksoi se ndaj protestuesve, që aktualisht ndodhen para parlamentit, po hidhet gaz lotsjellës jashtë çdo limiti të lejueshëm.

Ai denoncon se efektivët po bëjnë dhunë shtetërore ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se një zonje e kanë dëmtuar në kokë, ndërsa një fëmijë e kanë tërhequr zvarrë.

“Është hedhur gaz jashtë çdo limiti të lejueshëm. A thua se jemi në luftë. Të gjithë këta këtu janë me urdhër të Ergys Agasit për të ndaluar qytetarët për protestë.

Kjo është dhunë shtetërore. Nuk është parë e dëgjuar të hedhësh gaz në këtë mënyrë. Një zonje ia kanë çarë kokën, 300 policë të çajnë kokën e një zonje nga dhuna, një fëmijë e kanë marrë zvarrë. “, tha ai.

 

❌
❌