Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Gjykata e Tiranës liron katër protestues të PD-së, vendos detyrim paraqitje –

By: 27
24 December 2025 at 13:59

Gjykata e Tiranës ka liruar katër protestuesit e Partisë Demokratike, të cilët u arrestuan në protestën e 22 dhjetorit te Kryeministria.

Ndaj tyre gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, masë e cila ishte kërkuar edhe nga Prokurori.

Policia njoftoi një ditë më parë se kishte vënë në pranga 4 protestuesit (A. K., 39 vjeç, E. S., 36 vjeç, Xh. D., 38 vjeç dhe A. H., 38 vjeç,)  pasi hodhën molotov drejt Kryeministrisë dhe kundërshtuan uniformat blu.

Po ashtu u proceduan në gjendje Ervin Minarolli, me detyrë sekretar organizativ i PD-së dhe 7 të tjerë: B. F., E. M., M. M., Sh. D., K. P., R. B. dhe një 16-vjeçar.

Nga protesta mbetën të lënduar tre punonjës policie, të cilët morën mjekim në spital, si edhe një mbështetës i PD-së, i cili u përfshi nga flakët e lëndës djegëse.

Fatura fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq tre zyrtarët e bashkisë (EMRAT) –

By: 27
24 December 2025 at 13:37

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy drejtoreshat e Bashkisë Fier dhe drejtorin e DVKT-së Rajoni Jugor, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Bëhet fjalë për: Adela Hysenaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës; Anisa Cjapi, Drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore; si dhe Vasil Çeku, Drejtor i DVKT-së Rajoni Jugor.

Sipas organit të akuzës, hetimet kanë zbuluar se drejtoresha e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës me inicialet A.H, nuk ka marrë masat për vendosjen e kasës fiskale në sistemin e parkimit të Bashkisë, duke lejuar shmangien e detyrimeve tatimore në vlera të konsiderueshme.

Gjithashtu, ajo akuzohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të realizuar faturime fiktive dhe për të ulur vlerat e taksave për disa subjekte, përfshirë edhe manipulimin e përllogaritjes së taksave të një subjekti privat.

Ndërsa, Anisa Cjapi, ka lëshuar fatura mbi vlerën reale për disa subjekte dhe, pas ankesave të këtyre të fundit, ka ulur vlerat e taksave edhe më shumë se parashikimet e vendosura nga Këshilli Bashkiak. Ajo gjithashtu nuk ka marrë masat për fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve në administrimin e Bashkisë.

Ndërkohë, Vasil Çeku, ka detyruar inspektorët të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar pa urdhër pune nga DPT, nuk ka kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe nuk ka mbikëqyrur fushatën sensibilizuese për subjektet e tjera.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dërgoi çështjen në gjyq në ngarkim të të pandehurve:

-Adela Hysenaj, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 245/1 prg.3 të Kodit Penal;

-Anisa Cjapi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

-Vasil Çeku, i akuzuar për veprën kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ergys Agasi u fut në biznes me 1 mijë euro dhe ka dalë pas 4 muajsh me 234 milionë euro –

By: 27
24 December 2025 at 13:13

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për mediat se Ergys Agasi, është futur në biznes më 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro fitime.

Berisha u shpreh se kjo pasuri e pazakontë lidhet me dosjen e AKSHI-t, të cilën e cilësoi si “kopsht privat” të kryeministrit Edi Rama.

Ai përmendi si protagonistë në hije baxhanakun e Ramës, Armand Frangu, dhe bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama, duke thënë se roli i tyre është i faktuar me dokumente.

Sipas Berishës, AKSHI varet drejtpërdrejt nga kryeministri dhe është përdorur për skema korruptive përmes kompanive me emra të ndryshëm. Ai theksoi se këto janë para të vjedhura nga qytetarët shqiptarë dhe kritikoi mediat që, sipas tij, shmangin përmendjen e emrave kryesorë.

Deklarata

Po flisja për imunitetet, por nuk është më pak e zezë, përkundrazi edhe më e zezë është dosja e AKSHI-t, ku në të vërtetë kopshti privat i Edi Ramës ka pasur si protagonist kryesor në hije baxhanakun, peshkaqenin Armand Frangu.
Dhe natyrisht patronazhisten e AKSHI-t, Linda Ramën, siç është faktuar me dokumente.
Armand Frangu, ky mafioz i denoncuar para jush dhe në parlament me dhjetëra e dhjetëra herë, dhe që për fat të keq mediat e qeverisë ngurojnë t’ia përmendin emrin, pacaka e dinë se më mirë se unë se Ermal Beqiri është Armand Frangu, se Gerond Meçe është Armand Frangu, se Daniel Shima është Armend Frangu, por atë nuk e përmendin.
Mos harroni një gjë.
Duhet të mbani parasysh, AKSHI është agjenci që varet direkt nga kryeministri. Nga Edi Rama.
Së dyti, duhet t’u rrëfej këtu se njeriu më intim, përveç baxhanakut i të gjithë zyrtarëve në Shqipëri, është Ergys Agasi.
I faktuar. I faktuar. I faktuar.
Ndaj dhe ky intim-Agasi na rezulton në librat e shtetit me fitime përrallore që nuk i ka njohur njeriu në historinë e njerëzimit. Fitime të cilat tejkalojnë brenda 5 muajve kapitalin fillestar 22 milionë herë.
Është futur në 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro.
Intim-Agasi, ta quajmë këtë mafioz për ta kuptuar njerëzit më mirë se çfarë ka ndodhur.
Pra, ky Intim-Agasi ka vënë aty 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 22 milionë herë më shumë.
A mund të kuptohet kjo?
A mund të ndodhë kund në botë kjo përveçse me Intim-Agasin?
Të gjitha këto para të vjedhura qytetarëve shqiptarë në kopshtin privat të Edi Ramës, për Edi Ramën.
Dhe mediat rrinë dhe merren me Ermal Beqirin, Gerond Meçen, Ervina Gjanën që shkoi drejtoreshë e kiber-hetimit, etj, etj.
Pra, a mundet një njeri të futet në shtator me 1 mijë euro të regjistrojë EA Solutions, se të gjitha këto të Armand Frangut janë me Solutions, se ky i ka zgjidhjet ky mafioz që u ka rrëmbyer qindra e qindra milionë euro shqiptarëve.
Me këto emra, me Ermal Beqirin, me Gerond Meçen, duke legalizuar një proces ultra-mafioz në konkurrencë.
Duke paraqitur oferta fake vetëm për t’i çuar në ankime, për t’i anuluar nëse ndonjëri kishte sjellë ndonjë ofertë më të përshtatshme.

 

Uroj që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin –

By: 27
24 December 2025 at 13:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat përcolli urimet e tij për besimtarët e krishterë shqiptarë me rastin e Krishtlindjeve.

Ai vlerësoi figurën e Krishtit dhe ndikimin e mësimeve të tij në qytetërimin perëndimor dhe njerëzimin.

Berisha shprehu mirënjohje të veçantë për klerikët e krishterë për kontributin e tyre në lartësimin e vlerave hyjnore. Gjithashtu, ai uroi që Krishtlindjet e ardhshme të festohen në liri, dinjitet, shpresë dhe besim në të ardhmen, pa “kolerën e zezë” që, sipas tij, ka pllakosur vendin.

Urimi:

Së pari, urimin më të përzemërt besimtarëve të krishterë shqiptarë, që kremtojnë sonte ditën e lindjes së burrit, hyjit, që me moralin e tij, mësimet dhe udhëzimet e tij, ndikoi më shumë se kushdo tjetër në vlerat e qytetërimit perëndimor dhe mbarë njerëzimit, ditën e lindjes së Krishtit Mbret.

Uroj përzemërsisht të gjithë klerikët e besimit të krishterë me shumë mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në lartësimin e vlerave hyjnore.

Uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin.

T’i festojmë në liri, në dinjitet, në shpresë dhe besim tek e ardhmja.

Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt

By: 27
24 December 2025 at 12:41

Ndërkohë që SPAK po heton skandalin e AKSHI-t, ku drejtoresha Linda Karçanaj me kompani dyshohen si “grup i strukturuar kriminal”, vazhdon vjedhja e tenderave.

Dy ditë më parë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar një tjetër kontratë të dyshimtë, që me sa duket është firmosur nga Linda para vendosjes në arrest shtëpiak. Dhe protagonisti që denoncon është sërish Gerond Meçe, bizenesmeni që mor peng deri sa tërhoqi ankimimet në KPP për tenderat e Lindës që ia jepte Ermal Beqirit.

Fitues i tenderit që po raportojmë, është një pjesëtar i grupit të biznesmenëve që bashkëpunojnë me Beqirin, KREATX shpk me administrator Enor Nakuçi, por që ka pronar në hije një eksponent të PS-së (në media është raportuar se kompania “Kreatx” është në pronësi të pjesëshme të z.Panajot Gjiknuri).

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Përmirësim i platformës së shërbimit konsullor online” me kohëzgjatje 33 muaj dhe fond limit 205,106,800 Lekë pa TVSH ose 2,089,302 Euro pa TVSH.

Tenderi ka nisur qysh në muajin maj 2025, por Linda Karçanaj e kishte “harruar” në sirtar dhe u kujtua të bënte vlereësimin e ofertave në muajin tetor. Eshtë një procedurë tipike fiktive, ku fituesi është i paracaktuar.

Sipas dokumenteve, në tender kanë marrë pjesë 5 kompani, ku dy pre j tyre kanë bërë oferta me vlerë 0 lekë duke mos ngarkuar në sistem asnjë dokument. Kështu, operatori ekonomik NAOL SHPK dhe pjesëmarrësi tjetër “INSTANT.AL” SHPK.

Bashkimi i operatoreve ekonomik “Advanced Business Solutions-ABS” shpk dhe “DATA LOG” shpk ka bërë ofertën me vlerë 154,000,000 Lekë pa TVSH.

Bashkimi i operatoreve ekonomik: Kreatx sh.p.k. (86%) dhe HardTech sh.p.k (14%) ka bërë propozimin 190,454,780 lekë pa TVSH si dhe 228,545,736 Lekë me TVSH.

Në fund renditet “Communication Progress SHPK” me ofertë 197,749,000 dhe 237,298,800 Lekë me TVSH. Komisioni i ka skualifikuar të gjitha ofertat, përvec KREATX shpk.

Denoncimi në KPP i Gerond Meçes

Më 22 tetor 2025, kompania ABS është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për skualifikimin.

Më 17 nëntor 2025, KPP mori vendim në dukje në favor të kompanisë së Gerond Meces, duke e pranuar ankesën pjesërisht dhe dukë rekomanduar të bëhet rivlerësimi i ofertës.

Komisioni i Prokurimit Publik, i përbërë nga Fiorent Zguro Nënkryetar dhe anëtarët Kreshnik Ternova, Anila Malaj, Gjergj Mersini, në mbledhjen e datës 5 dhjetor 2025, konstatoi se kërkesa është rishikuar dhe vendosi: Të lejojë autoritetin kontraktor për vijimin me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.

Beteja për 10 milionë euro të sistemit të KLGJ

Paralelisht me procedurën e mësipërme, një betejë për 10 milion euro është zhvilluar mes kompanive Advanced Bussines Solution dhe bashkimit të kompanive “Kreatx” dhe “Soft and Solution” të Ermal Beqirit në lidhje me mega tenderin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për Sistemin e Integruar i Menaxhimit te Çeshtjeve Gjyqesore (ICMIS).

Kompania Advanced Bussines Solution është ankuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik në lidhje me shpalljen fituese të ofertës së kompanive “Kreatx” dhe “Soft and Solution” disa ditë më parë nga kontraktori, i cili në rastin konkret është KLGJ.

Advanced Bussines Solution kërkon nga KPP vlerësimin e procedurave të shpalljes fituese të ofertës me vlerë 924.375.000 lekë të reja të bashkimit të kompanive “Kreatx” dhe “Soft and Solution”, e cila nuk ishte edhe oferta më e ulët në këtë tender, pavarësisht se u shpall fituese.

Oferta më e ulët në këtë tender, me vlerë  818 800 000 lekë ishte pikërisht nga Advanced Bussines Solution.

 

Tenderi me objekt “Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS)” u shpall nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) në 21 shkurt të këtij viti dhe fondi limit për këtë procedurë u caktua 1 025 905 001 lekë të reja ose mbi 10 milionë euro.

Rezulton se në këtë tender kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë, ku oferta fituese u shpall pikërisht ajo e “Kreatx” dhe “Soft and Solution”.

“Soft & Sulution” është në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili rezulton të jetë një ndër lojtarët kryesorë për tenderët që kanë të bëjnë me tenderët për teknologjinë e informacionit, të shpallur nga AKSHI.

Deklarata në SPAK Gerond Meçes për anëtarin e KPP

Rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht ka zbuluar një rrjet të mundshëm manipulimi në procedurat e prokurimeve publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Dosja e SPAK tregon se pengmarrësit e detyruan Meçen të tërhiqej nga të gjitha ankimimet ndaj tenderave, ndërsa lidhja e tyre me disa anëtarë të Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP) ka hedhur dyshime për ndikim të brendshëm në vendimmarrjet administrative.

Sipas deklarimeve të biznesmenit, për të verifikuar në kohë reale një tërheqje nga procedurat e ankimimit ishte e nevojshme të ketë një autoritet brenda KPP-së.

Emri i përmendur ishte Kreshnik Tërnova, i cili dyshohet të ketë lidhje me biznesmenin Ermal Beqiri. Për më tepër, dosja zbulon se vendimet për ndërprerjen e procedurave administrative janë firmosur nga nënkryetari i KPP, Fiorent Zguri, ndërsa pjesë e vendimeve kanë qenë edhe anëtarët Kreshnik Tërnova, Anila Malaj dhe Gjergji Mersini.

Dosja e SPAK tregon se kërkesa për pezullimin e “njoftimit të tërheqjes” nga kompania ‘ABS’ u refuzua nga KPP, duke lënë të hapur dyshimet për ndërhyrje dhe mbështetje të pengmarrësve brenda institucioneve. Hetimet nxjerrin në pah një skemë të mundshme bashkëpunimi mes biznesmenëve dhe disa anëtarëve të KPP për të manipuluar proceset e tenderave në AKSHI, duke treguar implikimin e drejtpërdrejtë të disa funksionarëve publikë.

Për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat “arrest me burg”.

GJKKO ka dhënë masë pezullimi nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Raportohet se GJKKO ka dhënë masa sigurie edhe për zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesave.

Sipas burimeve, tenderat nën hetim nga SPAK kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e thesarit të shtetit dhe me administrimin e dosjeve gjyqësore

Së pari është tenderi për mirëmbajtjen e thesarit të shtetit, ka dyshime të forta se grupi i strukturuar kriminal, ku bëjnë pjesë biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri kishin në dorë të gjitha të dhënat, transaksionet brenda dhe jashtë vendit për të gjitha të dhënat për shtetas shqiptarë e të huaj, kompanitë, por edhe njerëz të ekspozuar politikisht,

Dhe së dyti, tenderi që lidhet me administrimin e dosjeve gjyqësore konkretisht ky grup i strukturuar kriminal, sipas SPAK, dyshohet se kishte në dorë të gjitha të dhënat që lidheshin me dosjet gjyqësore, caktimin e gjyqtarëve, mbi ecurinë e seancave.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Kush janë deputetët “hallexhinj” që marrin bonus qiraje dhe karburant me lekët e shqiptarëve të varfër –

By: 27
24 December 2025 at 12:37

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët u futën menjëherë në ritmin e punës parlamentare, sidomos në atë pjesë të punës që lidhet me faturat personale. Mandati, përveç përgjegjësisë për qytetarët, ka sjellë edhe një paketë të plotë lehtësish financiare: karburant, telefon, dieta, qira dhe madje edhe pasaporta diplomatike, të gjitha të mbuluara nga buxheti i shtetit. Ndërkohë që paga bazë e një deputeti shkon mbi 2 250 euro neto, shtesat e çojnë lehtësisht në 3 000–3 500 euro, sërish Kuvendi gjen arsye për rimbursime të tjera “jetike”.

Vetëm për pasaportat diplomatike, 10 deputetë të rinj, si Ani Dyrmishi, Arian Ndoja, Eno Bozdo, Erion Mile, Klevis Balliu, Marjana Koçeku, Skënder Pashaj, Zegjine Çaushi dhe Zija Ismailaj janë rimbursuar me nga 75 euro secili.

Paralelisht, 13 deputetë paguajnë qiranë në Tiranë me para publike: Niko Peleshi dhe Agron Gjekmarkaj nga 350 euro, Zegjine Çaushi 361 euro, ndërsa emra të tjerë si Antoneta Dhima, Fadil Nasufi, Hatixhe Konomi, Erion Mile, Genti Lakollari, Ramion Kurti apo Gerta Bardeli përfitojnë shuma nga 116 deri në 350 euro. Në anën tjetër të qytetit, pensionistët bëjnë llogaritë me laps për të parë nëse pensioni mjafton për ilaçet e muajit, ndërsa qiraja apo dritat mbeten “lukse”.

Bilanci i vetëm një muaji, tetorit, është 44 mijë euro për karburant, 19 mijë euro për telefoninë, 139 mijë euro për dieta udhëtimesh, 4 mijë euro për qira dhe 750 euro për pasaporta diplomatike, pa llogaritur pagat. Në të njëjtën kohë, qytetarët dëgjojnë se nuk ka fonde për rritje dinjitoze pensionesh apo ndihmë reale për familjet në nevojë. Një Kuvend që nis punën duke u kujdesur me përpikëri për komoditetin e vet, ndërsa pensionistëve u kërkohet durim dhe mirëkuptim se buxheti, siç duket zgjedh gjithmonë pushtetarët që vetëm ngrohin karriget në Kuvend.

 

Ta pastrojmë zemrën nga çdo ligësi dhe ta mbushim me dashuri ndaj njerëzve –

By: 27
24 December 2025 at 12:19

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani ka shpërndarë një mesazh urimi për besimtarëtme rastin e festës së Krishtlindjes

Kryepeshkopi Joani shprehet se duhet të mbushim zemrat me përulësi dhe dritën e Krishtit.

“Festa e gëzuar dhe plot dritë e Krishtlindjes vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje. Është detyra e çdo të krishteri të bashkë ndajë këtë dritë, ndryshe ajo do të errësohet. Tashmë më shumë se kurrë bota ka nevojë për dritën e Krishtit. Vetëm prania e tij ndriçon zemrat e shpirtrat tanë.”

Urimi i plotë:

Të dashur vëllezër e motra, kujdesemi të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e kësaj dhurate hyjnore, duke mbushur zemrat me përulësi, veçanërisht atyre në nevojë sëmundje dhe dëshpërim”

Këto fjalë e përmbledhin dhe e shprehin kuptimin festës së Krishtlindjes në mënyrën më të thellë dhe më të përsosur. Nëse do të përqendrohemi për të kuptuar rëndësinë e këtij misteri të madh, në të cilin Biri dhe Fjala e Atit u mishërua dhe u bë njeri, atëherë do të mund të marrim pjesë në festimin dhe gëzimin shpirtëror dhe do të ndiejmë brenda nesh fuqinë transformuese të përjetimit të kësaj ngjarjeje. Mishërimi nuk është thjesht një mrekulli apo një mister i denjë për t’u admiruar; është dhurata më e madhe që mund t’i jepej njerëzimit. Biri dhe Fjala e Perëndisë mishërohet dhe ulet pranë vuajtjes njerëzore, prek shtrembërimin e natyrës sonë për ta drejtuar, duke na zbuluar thellësinë e dhembshurisë dhe të përulësisë së thellë, që lind nga dashuria e Tij e pafund për të gjithë botën. Shën Athanasi i Madh e  shpreh këtë të vërtetë tronditëse në mënyrë lakonike: Biri i Perëndisë u bë njeri, që ne të bëhemi perëndi.

Ndërsa vazhdojmë të përgatitemi për festimin e Krishtlindjes, na ndihmon të kujtojmë se kjo festë e madhe nuk ka të bëjë me lindjen e një mësuesi, profeti apo ligjvënësi. Perëndia i përjetshëm ndërhyn në histori dhe bëhet njeri, pa pushuar së qenuri Perëndi i plotë, për të na sjellë në shenjtërinë e Tij, për të na bërë pjesëmarrës të natyrës hyjnore (2 Petr. 1:4), për të shëruar, ringritur dhe përmbushur njerishmërinë tonë të rënë dhe të deformuar. Nëpërmjet pranisë së energjisë së Tij hyjnore, Krishti, Perëndinjeriu, aktivizon, fuqizon dhe gjallëron natyrën tonë njerëzore dhe na bashkon me Perëndinë, gjë që asnjë mësues, profet apo ligjvënës nuk mund ta bënte dot kurrë.

Krishtlindja na fton të marrim pjesë në thirrjen e engjëjve, për ta lavdëruar edhe ne bashkë me ta: Lavdi Perëndisë në më të lartat, dhe mbi dhenë paqe dhe në njerëzit mirëdashje (Llk. 2:14). Por, lajmërimi i Lindjes së Krishtit, nuk u bë në të njëjtën mënyrë për të gjithë: te barinjtë e përulur erdhi një engjëll, sepse zemra e tyre ishte e përulur dhe e hapur. Dijetarëve të Lindjes, që kishin etje për kërkim, iu dha një yll dhe përsëri një engjëll për t’i udhëhequr. Kurse sundimtarëve krenarë dhe dinakë, lajmi nuk u solli gëzim, por frikë, errësirë dhe refuzim, dhe deshën të vrasin foshnjën e porsalindur. Ngjarja u ofrohet të gjithëve, por jep fryt vetëm tek  ata që kanë dëshirë, përulësi dhe qëllim të mirë. Erdhi tek të vetët dhe të vetët nuk e pranuan; por të gjithëve atyre që e pranuan… u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë – shkruan Shën Joani (Jn. 1:11-12).

Për çdo njeri që kërkon paqen e brendshme, të vërtetën dhe plotësinë, festa e gëzuar dhe plot dritë e Krishtlindjes vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje. Në një predikim të tij, Shën Joan Gojarti thotë: Atëherë, çfarë mund të jetë e barabartë me këto lajme të mira? Zoti në tokë, njeriu në Qiell; dhe të gjithë u bashkuan… dhe u bë pajtim midis Zotit dhe natyrës sonë… vdekja u shkatërrua, parajsa u hap, mallkimi u fshi, mëkati u hoq nga rruga, gabimi u dëbua, e vërteta u kthye, fjala e perëndishmërisë u mboll kudo dhe lulëzoi në rritjen e saj, shoqëria e Qiellit u transferua në tokë, ose më saktë, gjërat në tokë u lidhën me ato në Qiell (Predikim për Krishtlindjen).

Të dashur vëllezër dhe motra! Duhet ta shpallim me gëzim këtë lajm të mirë dhe të dëshmojmë me zell dhe pa u lodhur se tashmë Perëndia banon ndër ne. Një dëshmitar i vërtetë shpëton jetë – thotë Solomoni i ditur (Fj. Urt. 16:6). Është detyra e çdo të krishteri ta përhapë dhe ta bashkëndajë këtë dritë me të gjithë botën, sepse vetëm duke e ndarë atë me të tjerët, drita mund të ruhet dhe të rritet, përndryshe ajo do të zbehet dhe përfundimisht do të zhduket. Tani, më shumë se kurrë, bota ka nevojë për dritën e Krishtit. Është e nevojshme, sepse një jetë pa praninë e Zotit bëhet e mjerueshme, kthehet në një jetë pa dashuri, pa gëzim, pa dritë: një jetë në errësirë. Vetëm prania e Tij mund të ndriçojë zemrat dhe shpirtrat tanë dhe mund t’i japë jetës sonë dritë e gëzim. Ai është drita në errësirën tonë dhe mësimi i Tij, thotë psalmisti, është një llambë për udhëtimin tonë në këtë jetë.

Për të festuar shpirtërisht Lindjen Krishtit, le të kujdesemi gjatë këtyre ditëve festive të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e kësaj dhurate hyjnore. Këtë mund ta realizojmë duke e pastruar zemrën tonë nga çdo ligësi dhe duke e mbushur atë me dashuri dhe përulësi ndaj të gjithë njerëzve, sidomos ndaj atyre që janë në nevojë – në varfëri, në sëmundje, në dëshpërim dhe në vetmi. Zoti e identifikon Veten e Tij me njerëzit në nevojë, duke na thënë: Sepse pata uri e më dhatë të ha; pata etje, e më dhatë të pi; i huaj isha, e më morët brenda; i zhveshur, e më veshët; u sëmura, edhe erdhët të më shihni; isha në burg, edhe erdhët tek unë…. Me të vërtetë po ju them juve, gjithë sa i bëtë njërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, ma keni bërë mua (Mt. 25:35-40). Vetëm duke bërë këto, Krishtlindja do të ketë kuptim të vërtetë dhe gjithçka te ne do të ndriçohet nga Fjala e bërë mish.

+ Joani

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

100 milione Euro nga xhepat tanë për bankën e qeverisë, FMN: Rrezik financiar! –

By: 27
24 December 2025 at 12:01

Qeveria ka regjistruar Bankën Shqiptare të Zhvillimit, një bankë shtetërore e krijuar me ligj të posaçëm dhe pa licencim nga Banka e Shqipërisë, me kapital fillestar 10 miliardë lekë (100 milionë euro) nga buxheti i shtetit. Banka do të jetë shoqëri aksionere me 51% të aksioneve shtetërore dhe do të drejtohet nga Silvio Pedrazzi, ish-CEO i Intesa Sanpaolo Bank Albania, ndërsa synon të japë kredi me interesa më të ulëta, të administrojë grante dhe të financohet edhe përmes obligacioneve dhe produkteve të kursimit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur shqetësime serioze për këtë institucion, duke theksuar se pa një kuadër të fortë qeverisjeje, standarde prudenciale dhe transparencë të plotë, Banka Shqiptare e Zhvillimit mund të kthehet në rrezik fiskal dhe financiar. FMN kërkon që aktiviteti i bankës të jetë i kufizuar dhe i orientuar vetëm drejt projekteve që korrigjojnë dështimet e tregut, për të shmangur konkurrencën me bankat private dhe ekspozimin e shtetit ndaj humbjeve.

Në raportin e fundit, FMN vlerëson se sistemi bankar shqiptar mbetet i qëndrueshëm, me raport kapitali 19.3% dhe likuiditet rreth 275%, por paralajmëron për rritjen e rreziqeve, veçanërisht nga kreditë për pasuri të paluajtshme që janë rritur me 14% dhe nga ekspozimi i lartë ndaj titujve sovranë, rreth 28% e aktiveve. FMN kërkon forcim të mbikëqyrjes nga Banka e Shqipërisë dhe institucione të tjera, duke e cilësuar Bankën e Zhvillimit si një test kritik për stabilitetin financiar të vendit.

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

By: 27
24 December 2025 at 11:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi disa pamje që tregojnë se Ergys Agasi udhëtonte së bashku me Edi Ramën. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se pengmarrësi Agasi lëvizte së bashku me eskortën e kryeministrit.

Postimi i Plotë:

Pengmarrësi dhe Inspektori i Përgjithshëm i narkoshtetit Ergys Agasi, udhëtonte së bashku me Ramaduron. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon dhe foton e qytetarit dixhital.

Doktor kjo video eshte bere kete vit ne Tirane. Eshte eskorta e Edi Rames ku makina e dyte eshte makina zyrtare e kryeministrit dhe nderkohe bashke me te leviz edhe ergys agasi me makinen e tij private. Makina Range Rover, e 5 ne rradhe, ngjyre vishnje, eshte makina e Ergys Agasit me targa GG 444 AA dhe makina tjeter pas tij e fundit ne rradhe eshte makina e rojeve personale te Ergys Agasit po me targe GG 444 AA e modelit Defender.

Ergys Agasi ruhej me roje personale dhe nderkohe kur takonte Ramen, e shoqeronte dhe policia e shtetit dhe futej ne eskorten e kryeministrit Keto te dyja jane makinat e ergys agasit te cilat shfaqen dhe ne fund te videos qe te nisa doktor.

Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

By: 27
24 December 2025 at 11:31

Në pikën kufitare të Kapshticës është shënuar një rritje e numrit të personave, të cilët kanë hyrë në territorin vendas. Ky fluks vjen në prag të vigjiljeve të Krishtlindjes.

Fluksi më i madh është në hyrje të territorit shqiptar. Kjo pasi shumë emigrantë kanë zgjedhur të kthehen pranë familjeve, për të festuar festat e fundvitit.

Sipas informacioneve nga autoritetet doganore, po punohet me tre sportele në hyrje dhe dy sportele në dalje, ndërsa për autobusët janë në funksion dy sportele enkas për ta.

Bazuar në të dhënat zyrtare ka nisur regjistrimi me procedurë të përshpejtuar për mjetet me targa greke. Policia Kufitare është angazhuar me qëllim shamngien e rradhëve të gjata dhe përshpejtimin e procedurës për udhëtarët.

Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

By: 27
24 December 2025 at 11:15

Udhëzimi i ndryshuar i ministrit të Financave “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, tregon një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve, duke shënuar një shtrëngim të qartë të politikës së vlerësimit doganor në këtë sektor. Nëse në udhëzimin e vitit 2018 theksi ishte te përdorimi i buletineve tradicionale dhe vendosja e pragjeve relativisht të ulëta minimale, udhëzimi i ri jo vetëm që zgjeron burimet e referencës, por edhe rrit në mënyrë të drejtpërdrejtë bazën mbi të cilën llogariten detyrimet doganore.

Për autoveturat, rritja e çmimeve minimale është e dukshme në të gjitha kategoritë e cilindratës.

Në udhëzimin e vitit 2018, për automjetet deri në 1400 cc vlera minimale e zhdoganimit ishte 130 mijë lekë, ndërsa me udhëzimin e ri kjo vlerë rritet në 162.5 mijë lekë, ose rreth 25% më shumë. Për kategorinë mbi 1400–1900 cc, pragu minimal kalon nga 200 mijë lekë në 250 mijë lekë, duke reflektuar sërish një rritje prej rreth 25%. E njëjta logjikë vijon edhe për cilindratat më të larta: nga 325 mijë lekë në 406 mijë lekë për segmentin 1900–2500 cc, nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë për 2500–3000 cc, nga 500 mijë lekë në 625 mijë lekë për 3000–4500 cc dhe nga 800 mijë lekë në 1 milion lekë për automjetet mbi 4500 cc.

Në të gjitha rastet, rritja është konsistente dhe tregon një indeksim të qartë të vlerave minimale, në përputhje me çmimet aktuale të tregut.

E njëjta tendencë vërehet edhe për kamionçinat, furgonët dhe kamionët.

Në udhëzimin e vitit 2018, për mjetet deri në 1.5 tonë pragu minimal ishte 400 mijë lekë, ndërsa udhëzimi i ri e çon këtë vlerë në 500 mijë lekë. Për segmentin 1.5–3.5 tonë, vlera minimale rritet nga 600 mijë lekë në 750 mijë lekë, ndërsa për mjetet 3.5–10 tonë nga 850 mijë lekë në rreth 1.06 milion lekë.

Për kamionët 10–15 tonë, pragu rritet nga 1 milion lekë në 1.25 milion lekë dhe për ata mbi 15 tonë nga 1.2 milion lekë në 1.5 milion lekë. Edhe këtu, rritjet janë të konsiderueshme dhe në disa raste i afrohen ose tejkalojnë nivelin 25%.

Në terma praktikë, kjo do të thotë se zhdoganimi i automjeteve, veçanërisht i atyre të përdorura dhe me vit prodhimi më të hershëm, bëhet mbi baza më të larta vlerësimi krahasuar me udhëzimin e vitit 2018. Ndërsa më parë ekzistonte një hapësirë më e madhe për deklarime pranë kufijve minimalë, udhëzimi i ri e ngushton ndjeshëm këtë hapësirë, duke e afruar vlerën doganore me çmimet reale të tregjeve evropiane.

Në këtë mënyrë, rritja e çmimeve të zhdoganimit nuk është thjesht nominale, por përfaqëson një ndryshim të qartë të filozofisë së vlerësimit, me synim forcimin e kontrollit fiskal dhe uljen e nënvlerësimit në importin e automjeteve./ekofin.al

Si ishte: 

Si ndryshon: 

 

Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

By: 27
24 December 2025 at 10:51

Do zhvillohet sot seanca e masës së sigurisë ndaj protestuesve në protestën kombëtare opozitare ditën e hënë. Të pranishëm në Gjykatën Penale edhe disa nga deputetët e opozitës, për të mbështetur protestuesit.

Nga pamjet shikohen deputetët e PD-së, si Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati, jashtë ambienteve të gjykatës. Kujtojmë që diten e djeshme u arrestuan 4 demonstrues, ndërsa 7 të tjerë u proceduan penalisht.

Berisha tha një ditë më parë në daljen për mediat se dy nga protestuesit ishin turistë nga Kosova dhe se sipas tij nuk kishin asnjë lidhje me protestën.

Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –

By: 27
24 December 2025 at 10:31

Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen e kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, duke dënuar në total me 17 vite e 8 muaj burg tre persona të marrë të pandehur. Vendimi lidhet me një aktivitet të strukturuar të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike, të zbuluar nga autoritetet gjatë kontrolleve në këtë zonë.

Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, u shpall fajtor dhe u dënua me 4 vite e 4 muaj burg. Gjykata e gjeti atë përgjegjës për përfshirjen në aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Ndërkohë, dy të pandehurit e tjerë, Elvis Shpellzaj dhe Armel Nikdukaj, u dënuan secili me nga 6 vite e 8 muaj burg. Ata u shpallën fajtorë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, duke çuar në një dënim të rëndë për secilin prej tyre.

Ja pse Rama nuk e lëshon Ballukun –

By: 27
24 December 2025 at 10:29

Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka komentuar ditën e sotme, hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe qëndrimin që ka bajtur Edi Rama për çështjen.

Sipas Vokshit, Edi Rama ka rënë në hall të madh me Ballukun dhe nuk ja heq dot imunitetin pasi, ka frikë se kjo e fundit i zbulon bisedat dhe e merr me vete.

Ajo shton se, Edi Rama nuk po mbron Ballukun, por veten e tij. Ajo e ka cilësuar situatën aktuale si një “deja vu”, duke kujtuar periudhat e mëparshme të protestave dhe përjashtimeve, ku PD kërkonte komisione hetimore dhe interpelanca.

“Edi Rama e përsëriti historinë, por për fat të keq ka filluar ta përsërisi në mënyrë më të përkeqësuar. Juve ju kujtohen disa prej protestave që ne kemi bërë para rreth një viti e pak kur kërkonim të drejtat për të folur, për komisione hetimore, për interpelanca e kështu me radhë. Në fakt, në nisje të këtij sesioni të ri, pavarësisht se ky parlament nuk përcjell pra vullnetin e qytetarëve, nuk personifikon vullnetin e votuesve, menduam që duke pasur këtë supermaxhorancë, Edi Rama nuk do kishte nevojë as për të të prerë fjalën, as për, as për të refuzuar interpelancat, as për të refuzuar komisionet hetimore e kështu me radhë.

Po përkundrazi, që ditën e parë, që në seancën e parë, kur do të diskutohej programi i qeverisë dhe përbërja e qeverisjes, ju kujtohet që na e hoqi të drejtën e fjalëve të gjithve, nxori diellën, në mënyrë antikushtetuese, antiproceduriale, duke u tall me të gjithë deputetët, duke u tall me të gjithë qytetarët, dhe e mbylli seancën për më pak se gjysëm ore. Që nga ai moment nuk ka pasur më jetë normale parlamentare. Shto këtu edhe skandalet e njëpasnjëshme. Shto që do me çdo kusht ta mbrojë Belinda Ballukun, që të mos vijë pra për në në parlament për t’u diskutuar heqja e imunitetit, sepse nuk e ka gjetur, ka rënë në hall të madh. Nuk di si t’ia bëjë Belindës, sepse Belinda e merr me vete edhe Edi Ramën. Pra, nëse Edi Rama po refuzon që Belinda Balluku të vijë në parlament, të bëjë transparencë për gjithë vjedhjet e saj, të t’i heqi imunitetin e ta çojë para drejtësisë, ai nuk po e mbron Belindën, ai po mbron veten e tij….”,- është shprehur Vokshi.

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona –

By: 27
24 December 2025 at 10:15

Prokuroria Tiranë pas mbylljes së hetimeve ka dërguar për gjyq shtatë persona, për veprën penale ‘Mashtrimi’. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i.

Brenda kësaj veprimtarie, ata kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj. Ata u kërkonin shuma të ndryshme monetare, shtetasve të huaj për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdhaja në këmbim.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë persona, shtetasit B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R., dhe L.Sh., për veprën penale ‘Mashtrimi’ parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.8500 të vitit 2023, të nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, mbi subjektet e licensuara dhe të palicensuara në lidhje me veprimtarinë ‘Forex’, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i. Brenda kësaj veprimtarie, të pandehurit në fjalë, kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj, mes tyre shtetasit italianë L.C. dhe S.S., duke kontribuar në funksionimin normal të mekanizmit të mashtrimit dhe në sigurimin e vijimit të tij.

Nga ky procedim janë veçuar aktet dhe vijojnë hetimet në një procedim të ri me numër 8500/1 për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 K.Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, parashikuar nga neni 287 i K.Penal ndaj viktimave të tjera në bashkëpunim me autoritetet e huaja .

Nga këqyrja e aplikacionit “ëhatsApp” të telefonave të sekuestruar, u konstatuan biseda me persona të ndryshëm, shtetas të regjistruar me emra italianë, të cilët kanë dërguar foto të kartave të identitetit, të kërkuara nga përdoruesi i telefonit. Nga bisedat rezultoi se këtyre shtetasve u kërkoheshin shuma të ndryshe monetare për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdhaja në këmbim.

Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘ëhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer trasfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29.11.2023, ai ka kryer tranfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje. Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13.12.2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë.

Në rastin konkret të aktivitetit mashtrues të zhvilluar në ambientet e call center-it, rezulton se të pandehurit kanë vepruar me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror. Ata kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën mashtruese të veprimtarisë, që konsistonte në kontaktimin e klientëve të huaj për investime të rreme në Forex dhe kanë ndjekur në mënyrë të përsëritur të njëjtin mekanizëm për të përfituar shuma parash pa qëllim kthimi.

Shtetasi Gj.R i punësuar në “Ozar” shpk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve. Ndërsa shtetasi L.Sh, ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj. Në këtë skemë, shtetasi E.A., figuron si administrator ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k. dhe përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme. Shtetasi A.Ll ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari.

Ndërsa shtetasit B.B., dhe K.D. kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente dhe J.J. personi kryesor i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve. Nga sa më sipër, rezulton e provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe më shumë se një herë, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE (Emrat) –

By: 27
24 December 2025 at 09:49

Një shtëpi bari është zbuluar nga Policia në Shkodër, ndërsa është vënë në pranga një 22-vjeçar dhe 1 punonjës i OSHEE-së.

Sipas policisë, shtëpia e barit është zbuluar në një ambjent në Velipojë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 308 bimë të dyshuara kanabis, 85 gramë të kësaj lënde të tharë, 122 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Si rezultat janë vënë në pranga Gjovalin Binaku, 22 vjeç dhe Robert Vata 25 vjeç (punonjës i OSHEE-së). Gjithashtu ka nisur procedimi penal për shtetasit A. U., 50 vjeç, dhe Gj. T., 59 vjeç, po ashtu punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Robert Vatës, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 3 llamba dhe një përforcues grushti.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

 

I shkuan në banesë 65-vjeçarit dhe e dhunuan, shpallen në kërkim babë e bir –

By: 27
24 December 2025 at 09:43

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar, babë e bir, për dhunë fizike ndaj bashkëfshatarit të tyre. 67-vjeçari me iniciale, R.Ll, dhe 39-vjeçari, A.Ll., banues në fshatin Treblov, kanë shkuar në banesën e 65-vjeçarit K,Ll dhe kanë ushtruar dhunë me mjete të forta.

Uniformat blu, bëjnë me dije se, autorët e dyshuar janë në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tyre. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për hetime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë:

Policia shtetit shpalli në kërkim shtetasit R. Ll., 67 vjeç dhe A. Ll., 29 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Treblov, pasi më datë 22.12.2025, në fshatin Treblov, kanë shkuar në banesën e shtetasit K. Ll., 65 vjeç dhe kanë ushtruar dhunë fizike dhe me sende të forta ndaj tij. Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI nga xhepat e taksapaguesve –

By: 27
24 December 2025 at 09:11

Në 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36 vjeç, themeloi një kompani me kapital 1 mijë lek (10 euro) me aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit. Nën emrin EA Solutions, kompania pati një aktivitet të vrullshëm.

Në bilancin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania në fjalë deklaroi të ardhura në masën 242.4 milionë lekë dhe fitime para tatimit mbi fitimin në masën 232.1 milionë euro, për aktivitetin e kryer nga data e themelimit, 15 shtator 2023, deri në mbylljen e vitit fiskal, 31 dhjetor 2023.

Me një normë fitimi përkundrejt të ardhurave në masën 95.7%, një normë kthimi mbi kapitalin themeltar në masën 220 mijë herë, ose Kthim nga Investimi në masën 22 milionë përqind, brenda një periudhe prej më pak se katër muajsh, kjo mund të jetë kompania absolutisht më fitimprurëse në historinë e njerëzimit. Sa për krahasim, investitorët fillestarë të gjigandit të teknologjisë, Apple, kanë nxjerrë një fitim mesatar vjetor prej 20% që kur kompania u bë publike në vitin 1982.

Në pamje të parë, është e paqartë se nga erdhën paratë që financuan të ardhurat dhe as nuk ka një shpjegim bindës se për çfarë arsyeje kësaj kompanie iu paguan shuma kaq të mëdha parash, supozohet përkundrejt shërbimeve që i kanë kushtuar kompanisë më pak se 4.3 lekë për çdo 100 lekë të ardhura.

Prokuroria e Posaçme thotë se në fakt, suksesi i paimagjinueshëm financiar i EA Solutions dhe pronarit të saj, Ergys Agasi, nuk i dedikohet ndonjë shpikjeje teknologjike si Apple apo Iphone, por rrjedh nga një mekanizëm tradicional: manipulim prokurimesh publike, dhunë dhe pengmarrje përkundrejt konkurrentit.

Agasi, sot 38 vjeç, u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme nën akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë, konkurrencë e paligjshme përmes dhunës dhe pastrim i produkteve të veprës penale, vepra penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Heqja e paligjshme e lirisë është vepra e dytë më e rëndë në legjislacionin penal të vendit dhe mbart dënim në masën minimale 10 dhe maksimale 20 vjet burg. Kjo është hera e parë që proceset e prokurimit publik në Shqipëri trajtohen nga prokuroria si operacion i strukturave të krimit të organizuar.

Mirlinda Karçanaj, drejtoresha jetëgjatë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe personi që ka menaxhuar qindramilionë euro nga taksat e qytetarëve, u mor e pandehur dhe u vendos nën masën e sigurisë arrest shtëpie, bashkë me zëvendësdrejtoreshën Hava Delibashi. Tre biznesmenë, Andis Papa, Gëzim Hoxha e Rogers Rryta, u lanë në masë sigurie ndalim të largimit nga  vendi.

Fitime marramendëse

Normat shumë të larta të fitimeve neto në raport me të ardhurat janë në fakt tipar dallues i subjekteve ekonomike që kanë fituar prokurime publike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, një zyrë nën varësinë e kryeministrit, e cila merret me infrastrukturën digjitale të shtetit.

Drejtoresha e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal, krahas Agasit dhe Ermal Beqirit, një biznesmen tjetër fitues i prokurimeve të AKSHI-t, kompania e të cilit SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024.

SOFT & SOLUTION është themeluar në vitin 2011 dhe deri në vitin 2020, ishte një kompani programimi me të ardhura që luhateshin nga 1 në 6 milionë euro në vit, por fitimet e saj ishin në shkallë jo të jashtëzakonshme, nga thuajse zero në maksimumi 28% mbi të ardhurat. Kompania njohu sukses të jashtëzakonshëm nga viti 2021 e më pas, dhe kjo duket se lidhet me ndryshimin e pronarit. Kompania, e themeluar në vitin 2011, u ble nga Beqiri në korrik të vitit 2021, ndërsa në vitin 2023, i dyfishoi të ardhurat, ndërsa në vitin 2024, i trefishoi në krahasim me vitin 2021.

Edhe në rastin e Soft & Solution, ashtu si në rastin e EA Solution, çelësi i suksesit nuk qëndronte aq shumë në një novacion se sa në metodat më tradicionale të dhunës dhe të rrëmbimit të konkurrentit. Fitimet u realizuan falë manipulimit të proceseve të prokurimeve publike, të cilat u realizuan me çmime të fryra shumëfish në raport me kostot normale, në kurriz të tatimpaguesve.

Procesi i prokurimeve publike duket që në themel i destinuar për të prodhuar abuzime. Sipas praktikës aktuale, zyrtarët, për të llogaritur “fondin limit” për një proces prokurimesh, pyesin një numër kompanish, të cilat japin një opinion mbi koston e përafërt. Mesatarja e çmimeve të mbledhura në këtë mënyrë përbën “fondin limit”. Duke qenë se kompanitë që pyeten për fondin limit janë të njëjtat që marrin pjesë në procedurat e prokurimit, interesi i tyre normal është që t’i fryjnë këto kosto, duke prodhuar fitime anomalisht të larta për kontraktorët e fondeve publike, në kurriz të taksapaguesve.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme që caktoi masë sigurie arrest me burg në mungesë për Ergys Agasin, pronarin e EA Solution dhe Ermal Beqirin, pronarin e Soft & Solution, vëren se oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbuluan se zyrat e EA Solution, të vendosura në një apartament në rrugën Hoxha Tahsin në Tiranë, në fakt ishin zyrat e një kompanie me emrin INGW-T, e cila gjithashtu merret me programime kompjuterësh, ndërsa punonjësit që gjetën në të i thanë se punëdhënësi i tyre ishte Soft & Solution. Ata ishin duke u marrë me Regjistrin e Çështjeve të Policisë së Shtetit.

Analiza që prokurorët i bënë librave të llogarive të kompanisë së Agasit doli në konkluzionin se në fakt, EA Solution nuk ekziston realisht si entitet fizik por është një kompani e cila, në aktivitetin e saj të deritanishëm, ka arkëtuar afro 8 milionë euro dhe ka blerë një automjet në Gjermani me vlerë 280 mijë euro.

“Mungesa e faturave të blerjes mund të mos jetë problematike, nisur nga lloji i veprimtarisë së shoqërisë, megjithatë, për shkak të volumit të konsiderueshëm të shitjeve që kjo shoqëri ka, duhet të kishte disa zëra apo blerje pajisjesh elektronike, programe etj.,” vërejnë prokurorët.

“Nisur nga të dhënat […], krijohet dyshimi se “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi,” shkruhet më tej në vendimin e gjykatës.

Krahas faturimeve të dyshuara fiktive për Soft & Solution, EA Solution ka faturuar dy subjekte të tjera, First dhe Fastech, pronarët e së cilave, Gëzim Hoxha dhe Andis Papa, paguan sipas Prokurorisë Agasin për shërbime joreale.

Tenderë sekretë dhe dhunë

Përveç Agasit, njeriu tjetër kyç në historinë e grupit të strukturuar kriminal të dyshuar në prokurimet e AKSHI-t është Ermal Beqiri. Të dhënat e dosjes tregojnë se ai e ka nisur karrierën si punonjës i Ministrisë së Brendshme në pozicion drejtues për teknologjinë e informacionit. Ky është përshkrimi që bën për të Andis Papa, pronari i Fastech, e cila shiste kompjuterë.

Sipas vendimit të gjykatës, Papa dhe Beqiri kanë blerë përmes kompanive të tyre Fastech dhe Soft & Solution shërbime me vlerë 10 milionë euro përmes një kompanie që shiste çokollata dhe mallra të tjera konsumi të importuara nga Turqia, të gjitha para vitit 2020. Pas kësaj, Beqiri shfaqet në qendër të një rrjeti kompanish super të sukseshme me prokurimet publike në fushën e teknologjisë së informacionit.

Ai raportohet se ishte ndërmjetësi që futi Agasin në rrjetin e vogël të kontraktorëve të AKSHI-t dhe, në prokurime të shumta publike, të kryera ne procedurat e shpallura “sekret shtetëror”. Avantazhi i tij ishte posedimi i Cerfitikatës së Sigurisë, një dokument që lëshohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, supozohet institucioni që garanton që shteti shqiptar nuk infiltrohet nga agjentë të huaj apo eksponentë të krimit të organizuar.

Prokurorët vërejnë se një arsye e preferuar e zyrtarëve të AKSHI për klasifikimin e një procedure sigurimi si “sekret” ishte në këtë mënyrë kufizimi i konkurrencës mes kandidatëve që potencialisht disponojnë certifikata sigurie. Në më shumë se një procedurë, prokurorët konkludojnë se kërkesa për certifikatë sigurie është bërë në mënyrë të paarsyeshme, qëllimisht për të kufizuar konkurrencën dhe paracaktuar fituesin, pasi prokurimet janë bërë në fusha ku nuk ekziston informacion i klasifikuar sipas ligjit në fuqi. Kështu,  në një procedurë prokurimi për llogari të Autoritetit të Aviacionit Civil, mes kritereve u caktua që punonjësit e kontraktorit të dispononin certifikatë sigurie. Tenderi u fitua nga Communication Progress, një kompani që SPAK e cilëson si të lidhur me Beqirin, për shkak se aksioneri i saj Gentian Likaj është bashkëjetues i motrës së Beqirajt. (Mbi Likajn dhe mbi kompaninë Communication Progress nuk ka akuza).

“…edhe në këtë procedurë vihet re futja e kriterit të pajisjes së Aviacionit  me CSP e cila është e pavend, pasi të dhënat e prodhuara dhe komunikuara nga Autoriteti i  Civil nuk janë të klasifikuara, si dhe vendndodhja e infrastrukturës nuk është e klasifikuar,” shkruhet në vendimin e gjykatës.

Numri i procedurave të fituara me hilenë e kriterit të Certifikatës së Sigurisë është i lartë.

Suksesi i Beqirit dhe Agasit nuk i dedikohet tërësisht vetëm manipulimit të kritereve dhe diskrecionit në gjykimin e plotësimit të kritereve nga kompania  fituese, zakonisht Soft & Solution, dhe skualifikimit të kompanive konkurrente për mosplotësim kushtesh, kur këto të fundit bënin ofertë me çmim më të ulët. Një nga kompanitë që nuk dispononte certifikata sigurie për punonjësit ishte ajo e biznesmenit Gerond Meçe. Ai jo vetëm që konkurroi në procese të prokurimeve me çmime konkurruese, por në mënyrë të përsëritur ankimoi kriteret e vendosura nga AKSHI apo rezultatet.

Më 12 gusht 2025, rreth orës 10.30 të mëngjesit, persona të paidentifikuar u paraqitën te ai të prezantuar si oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ata e rrëmbyen biznesmenin dhe e dërguan në zonën e njohur si Kilometri 26 në rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan, ku e kërcënuan dhe e detyruan të tërhiqet nga procedurat e ankimimit, duke lejuar eventualisht fitimin e tenderëve nga Beqiri.

Prokurorët kanë arritur të identifikojnë se një nga automjetet e përdorura në rrëmbimin e Meçes është nën pronësinë e kompanisë Merkaj 3, e cila besohet se është përdorur si mjet për qarkullimin e parave të pista të grupit famëkeq kriminal të Çopjave. Grupi Çopja u godit nga SPAK në vitin 2024 por kreu i grupit dhe shumë eksponentë të tij vijojnë të mbeten në arrati. Rrëmbimi i Meçes nga eksponentë të dyshuar të këtij grupi në gusht të këtij viti, sugjeron se grupi është në formë të plotë dhe në gjendje operative të shkëlqyer. Jo vetëm kaq, por aksesi i tyre në informacion shtetëror duket në nivele drithëruese.

Në një përmbysje të çuditshme të Sindromit të Stokholmit, në të cilin, personi i rrëmbyer zhvillon simpati për rrëmbyesin, në rastin në fjalë, një nga pengmarrësit, pasi siguroi atë që kishte në plan të siguronte përmes kërcënimeve me armë për vrasje dhe paralajmërimeve për vrasje të familjarëve të personit të rrëmbyer, hoqi maskën dhe i tha: “Po të të shoh në Elbasan unë do të të flas, nuk e di për ty, por unë do të të flas. /BIRN

E rëndë në Greqi! 13-vjeçarja përdhu*ohet nga një grup djemsh, 3 prej tyre shqiptarë –

By: 27
24 December 2025 at 09:03

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Selanik të Greqisë, ku një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një grup djemsh, mes tyre edhe 3 shtetas shqiptarë. Sipas mediave greke, viktima është me origjinë nga Filipinet, ndërsa të përfshirët janë të moshave nga 14 deri në 19 vjeç.

Sipas dëshmisë së të miturës, ngjarjet kanë ndodhur në periudhën shkurt–prill, duke përfituar nga një marrëdhënie miqësore që ajo kishte me një 15-vjeçar. Ajo është çuar në ambiente të përbashkëta pallatesh dhe hapësira publike, ku dyshohet se është abuzuar, ndërsa veprimet janë regjistruar me telefona celularë.

Mediat raportojnë se një pjesë e materialeve është shpërndarë në rrjete sociale. Autoritetet greke kanë ngritur akuza ndaj gjashtë të rinjve për vepra të rënda penale, përfshirë përdhunimin, aktet seksuale me të mitur, pornografinë me fëmijë, pornografinë për hakmarrje dhe shkeljen e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

13-vjeçarja në Greqi përdhu*ohet nga një grup djemsh, 3 prej tyre shqiptarë –

By: 27
24 December 2025 at 09:01

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Selanik të Greqisë, ku një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një grup djemsh, mes tyre edhe 3 shtetas shqiptarë. Sipas mediave greke, viktima është me origjinë nga Filipinet, ndërsa të përfshirët janë të moshave nga 14 deri në 19 vjeç.

Sipas dëshmisë së të miturës, ngjarjet kanë ndodhur në periudhën shkurt–prill, duke përfituar nga një marrëdhënie miqësore që ajo kishte me një 15-vjeçar. Ajo është çuar në ambiente të përbashkëta pallatesh dhe hapësira publike, ku dyshohet se është abuzuar, ndërsa veprimet janë regjistruar me telefona celularë.

Mediat raportojnë se një pjesë e materialeve është shpërndarë në rrjete sociale. Autoritetet greke kanë ngritur akuza ndaj gjashtë të rinjve për vepra të rënda penale, përfshirë përdhunimin, aktet seksuale me të mitur, pornografinë me fëmijë, pornografinë për hakmarrje dhe shkeljen e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

❌
❌