Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

By: 27
24 December 2025 at 11:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi disa pamje që tregojnë se Ergys Agasi udhëtonte së bashku me Edi Ramën. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se pengmarrësi Agasi lëvizte së bashku me eskortën e kryeministrit.

Postimi i Plotë:

Pengmarrësi dhe Inspektori i Përgjithshëm i narkoshtetit Ergys Agasi, udhëtonte së bashku me Ramaduron. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon dhe foton e qytetarit dixhital.

Doktor kjo video eshte bere kete vit ne Tirane. Eshte eskorta e Edi Rames ku makina e dyte eshte makina zyrtare e kryeministrit dhe nderkohe bashke me te leviz edhe ergys agasi me makinen e tij private. Makina Range Rover, e 5 ne rradhe, ngjyre vishnje, eshte makina e Ergys Agasit me targa GG 444 AA dhe makina tjeter pas tij e fundit ne rradhe eshte makina e rojeve personale te Ergys Agasit po me targe GG 444 AA e modelit Defender.

Ergys Agasi ruhej me roje personale dhe nderkohe kur takonte Ramen, e shoqeronte dhe policia e shtetit dhe futej ne eskorten e kryeministrit Keto te dyja jane makinat e ergys agasit te cilat shfaqen dhe ne fund te videos qe te nisa doktor.

Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

By: 27
24 December 2025 at 11:31

Në pikën kufitare të Kapshticës është shënuar një rritje e numrit të personave, të cilët kanë hyrë në territorin vendas. Ky fluks vjen në prag të vigjiljeve të Krishtlindjes.

Fluksi më i madh është në hyrje të territorit shqiptar. Kjo pasi shumë emigrantë kanë zgjedhur të kthehen pranë familjeve, për të festuar festat e fundvitit.

Sipas informacioneve nga autoritetet doganore, po punohet me tre sportele në hyrje dhe dy sportele në dalje, ndërsa për autobusët janë në funksion dy sportele enkas për ta.

Bazuar në të dhënat zyrtare ka nisur regjistrimi me procedurë të përshpejtuar për mjetet me targa greke. Policia Kufitare është angazhuar me qëllim shamngien e rradhëve të gjata dhe përshpejtimin e procedurës për udhëtarët.

Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

By: 27
24 December 2025 at 11:15

Udhëzimi i ndryshuar i ministrit të Financave “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, tregon një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve, duke shënuar një shtrëngim të qartë të politikës së vlerësimit doganor në këtë sektor. Nëse në udhëzimin e vitit 2018 theksi ishte te përdorimi i buletineve tradicionale dhe vendosja e pragjeve relativisht të ulëta minimale, udhëzimi i ri jo vetëm që zgjeron burimet e referencës, por edhe rrit në mënyrë të drejtpërdrejtë bazën mbi të cilën llogariten detyrimet doganore.

Për autoveturat, rritja e çmimeve minimale është e dukshme në të gjitha kategoritë e cilindratës.

Në udhëzimin e vitit 2018, për automjetet deri në 1400 cc vlera minimale e zhdoganimit ishte 130 mijë lekë, ndërsa me udhëzimin e ri kjo vlerë rritet në 162.5 mijë lekë, ose rreth 25% më shumë. Për kategorinë mbi 1400–1900 cc, pragu minimal kalon nga 200 mijë lekë në 250 mijë lekë, duke reflektuar sërish një rritje prej rreth 25%. E njëjta logjikë vijon edhe për cilindratat më të larta: nga 325 mijë lekë në 406 mijë lekë për segmentin 1900–2500 cc, nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë për 2500–3000 cc, nga 500 mijë lekë në 625 mijë lekë për 3000–4500 cc dhe nga 800 mijë lekë në 1 milion lekë për automjetet mbi 4500 cc.

Në të gjitha rastet, rritja është konsistente dhe tregon një indeksim të qartë të vlerave minimale, në përputhje me çmimet aktuale të tregut.

E njëjta tendencë vërehet edhe për kamionçinat, furgonët dhe kamionët.

Në udhëzimin e vitit 2018, për mjetet deri në 1.5 tonë pragu minimal ishte 400 mijë lekë, ndërsa udhëzimi i ri e çon këtë vlerë në 500 mijë lekë. Për segmentin 1.5–3.5 tonë, vlera minimale rritet nga 600 mijë lekë në 750 mijë lekë, ndërsa për mjetet 3.5–10 tonë nga 850 mijë lekë në rreth 1.06 milion lekë.

Për kamionët 10–15 tonë, pragu rritet nga 1 milion lekë në 1.25 milion lekë dhe për ata mbi 15 tonë nga 1.2 milion lekë në 1.5 milion lekë. Edhe këtu, rritjet janë të konsiderueshme dhe në disa raste i afrohen ose tejkalojnë nivelin 25%.

Në terma praktikë, kjo do të thotë se zhdoganimi i automjeteve, veçanërisht i atyre të përdorura dhe me vit prodhimi më të hershëm, bëhet mbi baza më të larta vlerësimi krahasuar me udhëzimin e vitit 2018. Ndërsa më parë ekzistonte një hapësirë më e madhe për deklarime pranë kufijve minimalë, udhëzimi i ri e ngushton ndjeshëm këtë hapësirë, duke e afruar vlerën doganore me çmimet reale të tregjeve evropiane.

Në këtë mënyrë, rritja e çmimeve të zhdoganimit nuk është thjesht nominale, por përfaqëson një ndryshim të qartë të filozofisë së vlerësimit, me synim forcimin e kontrollit fiskal dhe uljen e nënvlerësimit në importin e automjeteve./ekofin.al

Si ishte: 

Si ndryshon: 

 

Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

By: 27
24 December 2025 at 10:51

Do zhvillohet sot seanca e masës së sigurisë ndaj protestuesve në protestën kombëtare opozitare ditën e hënë. Të pranishëm në Gjykatën Penale edhe disa nga deputetët e opozitës, për të mbështetur protestuesit.

Nga pamjet shikohen deputetët e PD-së, si Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati, jashtë ambienteve të gjykatës. Kujtojmë që diten e djeshme u arrestuan 4 demonstrues, ndërsa 7 të tjerë u proceduan penalisht.

Berisha tha një ditë më parë në daljen për mediat se dy nga protestuesit ishin turistë nga Kosova dhe se sipas tij nuk kishin asnjë lidhje me protestën.

Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –

By: 27
24 December 2025 at 10:31

Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen e kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, duke dënuar në total me 17 vite e 8 muaj burg tre persona të marrë të pandehur. Vendimi lidhet me një aktivitet të strukturuar të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike, të zbuluar nga autoritetet gjatë kontrolleve në këtë zonë.

Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, u shpall fajtor dhe u dënua me 4 vite e 4 muaj burg. Gjykata e gjeti atë përgjegjës për përfshirjen në aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Ndërkohë, dy të pandehurit e tjerë, Elvis Shpellzaj dhe Armel Nikdukaj, u dënuan secili me nga 6 vite e 8 muaj burg. Ata u shpallën fajtorë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, duke çuar në një dënim të rëndë për secilin prej tyre.

Ja pse Rama nuk e lëshon Ballukun –

By: 27
24 December 2025 at 10:29

Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka komentuar ditën e sotme, hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe qëndrimin që ka bajtur Edi Rama për çështjen.

Sipas Vokshit, Edi Rama ka rënë në hall të madh me Ballukun dhe nuk ja heq dot imunitetin pasi, ka frikë se kjo e fundit i zbulon bisedat dhe e merr me vete.

Ajo shton se, Edi Rama nuk po mbron Ballukun, por veten e tij. Ajo e ka cilësuar situatën aktuale si një “deja vu”, duke kujtuar periudhat e mëparshme të protestave dhe përjashtimeve, ku PD kërkonte komisione hetimore dhe interpelanca.

“Edi Rama e përsëriti historinë, por për fat të keq ka filluar ta përsërisi në mënyrë më të përkeqësuar. Juve ju kujtohen disa prej protestave që ne kemi bërë para rreth një viti e pak kur kërkonim të drejtat për të folur, për komisione hetimore, për interpelanca e kështu me radhë. Në fakt, në nisje të këtij sesioni të ri, pavarësisht se ky parlament nuk përcjell pra vullnetin e qytetarëve, nuk personifikon vullnetin e votuesve, menduam që duke pasur këtë supermaxhorancë, Edi Rama nuk do kishte nevojë as për të të prerë fjalën, as për, as për të refuzuar interpelancat, as për të refuzuar komisionet hetimore e kështu me radhë.

Po përkundrazi, që ditën e parë, që në seancën e parë, kur do të diskutohej programi i qeverisë dhe përbërja e qeverisjes, ju kujtohet që na e hoqi të drejtën e fjalëve të gjithve, nxori diellën, në mënyrë antikushtetuese, antiproceduriale, duke u tall me të gjithë deputetët, duke u tall me të gjithë qytetarët, dhe e mbylli seancën për më pak se gjysëm ore. Që nga ai moment nuk ka pasur më jetë normale parlamentare. Shto këtu edhe skandalet e njëpasnjëshme. Shto që do me çdo kusht ta mbrojë Belinda Ballukun, që të mos vijë pra për në në parlament për t’u diskutuar heqja e imunitetit, sepse nuk e ka gjetur, ka rënë në hall të madh. Nuk di si t’ia bëjë Belindës, sepse Belinda e merr me vete edhe Edi Ramën. Pra, nëse Edi Rama po refuzon që Belinda Balluku të vijë në parlament, të bëjë transparencë për gjithë vjedhjet e saj, të t’i heqi imunitetin e ta çojë para drejtësisë, ai nuk po e mbron Belindën, ai po mbron veten e tij….”,- është shprehur Vokshi.

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona –

By: 27
24 December 2025 at 10:15

Prokuroria Tiranë pas mbylljes së hetimeve ka dërguar për gjyq shtatë persona, për veprën penale ‘Mashtrimi’. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i.

Brenda kësaj veprimtarie, ata kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj. Ata u kërkonin shuma të ndryshme monetare, shtetasve të huaj për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdhaja në këmbim.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë persona, shtetasit B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R., dhe L.Sh., për veprën penale ‘Mashtrimi’ parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.8500 të vitit 2023, të nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, mbi subjektet e licensuara dhe të palicensuara në lidhje me veprimtarinë ‘Forex’, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i. Brenda kësaj veprimtarie, të pandehurit në fjalë, kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj, mes tyre shtetasit italianë L.C. dhe S.S., duke kontribuar në funksionimin normal të mekanizmit të mashtrimit dhe në sigurimin e vijimit të tij.

Nga ky procedim janë veçuar aktet dhe vijojnë hetimet në një procedim të ri me numër 8500/1 për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 K.Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, parashikuar nga neni 287 i K.Penal ndaj viktimave të tjera në bashkëpunim me autoritetet e huaja .

Nga këqyrja e aplikacionit “ëhatsApp” të telefonave të sekuestruar, u konstatuan biseda me persona të ndryshëm, shtetas të regjistruar me emra italianë, të cilët kanë dërguar foto të kartave të identitetit, të kërkuara nga përdoruesi i telefonit. Nga bisedat rezultoi se këtyre shtetasve u kërkoheshin shuma të ndryshe monetare për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdhaja në këmbim.

Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘ëhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer trasfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29.11.2023, ai ka kryer tranfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje. Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13.12.2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë.

Në rastin konkret të aktivitetit mashtrues të zhvilluar në ambientet e call center-it, rezulton se të pandehurit kanë vepruar me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror. Ata kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën mashtruese të veprimtarisë, që konsistonte në kontaktimin e klientëve të huaj për investime të rreme në Forex dhe kanë ndjekur në mënyrë të përsëritur të njëjtin mekanizëm për të përfituar shuma parash pa qëllim kthimi.

Shtetasi Gj.R i punësuar në “Ozar” shpk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve. Ndërsa shtetasi L.Sh, ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj. Në këtë skemë, shtetasi E.A., figuron si administrator ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k. dhe përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme. Shtetasi A.Ll ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari.

Ndërsa shtetasit B.B., dhe K.D. kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente dhe J.J. personi kryesor i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve. Nga sa më sipër, rezulton e provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe më shumë se një herë, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE (Emrat) –

By: 27
24 December 2025 at 09:49

Një shtëpi bari është zbuluar nga Policia në Shkodër, ndërsa është vënë në pranga një 22-vjeçar dhe 1 punonjës i OSHEE-së.

Sipas policisë, shtëpia e barit është zbuluar në një ambjent në Velipojë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 308 bimë të dyshuara kanabis, 85 gramë të kësaj lënde të tharë, 122 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Si rezultat janë vënë në pranga Gjovalin Binaku, 22 vjeç dhe Robert Vata 25 vjeç (punonjës i OSHEE-së). Gjithashtu ka nisur procedimi penal për shtetasit A. U., 50 vjeç, dhe Gj. T., 59 vjeç, po ashtu punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Robert Vatës, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 3 llamba dhe një përforcues grushti.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

 

I shkuan në banesë 65-vjeçarit dhe e dhunuan, shpallen në kërkim babë e bir –

By: 27
24 December 2025 at 09:43

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar, babë e bir, për dhunë fizike ndaj bashkëfshatarit të tyre. 67-vjeçari me iniciale, R.Ll, dhe 39-vjeçari, A.Ll., banues në fshatin Treblov, kanë shkuar në banesën e 65-vjeçarit K,Ll dhe kanë ushtruar dhunë me mjete të forta.

Uniformat blu, bëjnë me dije se, autorët e dyshuar janë në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tyre. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për hetime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë:

Policia shtetit shpalli në kërkim shtetasit R. Ll., 67 vjeç dhe A. Ll., 29 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Treblov, pasi më datë 22.12.2025, në fshatin Treblov, kanë shkuar në banesën e shtetasit K. Ll., 65 vjeç dhe kanë ushtruar dhunë fizike dhe me sende të forta ndaj tij. Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI nga xhepat e taksapaguesve –

By: 27
24 December 2025 at 09:11

Në 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36 vjeç, themeloi një kompani me kapital 1 mijë lek (10 euro) me aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit. Nën emrin EA Solutions, kompania pati një aktivitet të vrullshëm.

Në bilancin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania në fjalë deklaroi të ardhura në masën 242.4 milionë lekë dhe fitime para tatimit mbi fitimin në masën 232.1 milionë euro, për aktivitetin e kryer nga data e themelimit, 15 shtator 2023, deri në mbylljen e vitit fiskal, 31 dhjetor 2023.

Me një normë fitimi përkundrejt të ardhurave në masën 95.7%, një normë kthimi mbi kapitalin themeltar në masën 220 mijë herë, ose Kthim nga Investimi në masën 22 milionë përqind, brenda një periudhe prej më pak se katër muajsh, kjo mund të jetë kompania absolutisht më fitimprurëse në historinë e njerëzimit. Sa për krahasim, investitorët fillestarë të gjigandit të teknologjisë, Apple, kanë nxjerrë një fitim mesatar vjetor prej 20% që kur kompania u bë publike në vitin 1982.

Në pamje të parë, është e paqartë se nga erdhën paratë që financuan të ardhurat dhe as nuk ka një shpjegim bindës se për çfarë arsyeje kësaj kompanie iu paguan shuma kaq të mëdha parash, supozohet përkundrejt shërbimeve që i kanë kushtuar kompanisë më pak se 4.3 lekë për çdo 100 lekë të ardhura.

Prokuroria e Posaçme thotë se në fakt, suksesi i paimagjinueshëm financiar i EA Solutions dhe pronarit të saj, Ergys Agasi, nuk i dedikohet ndonjë shpikjeje teknologjike si Apple apo Iphone, por rrjedh nga një mekanizëm tradicional: manipulim prokurimesh publike, dhunë dhe pengmarrje përkundrejt konkurrentit.

Agasi, sot 38 vjeç, u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme nën akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë, konkurrencë e paligjshme përmes dhunës dhe pastrim i produkteve të veprës penale, vepra penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Heqja e paligjshme e lirisë është vepra e dytë më e rëndë në legjislacionin penal të vendit dhe mbart dënim në masën minimale 10 dhe maksimale 20 vjet burg. Kjo është hera e parë që proceset e prokurimit publik në Shqipëri trajtohen nga prokuroria si operacion i strukturave të krimit të organizuar.

Mirlinda Karçanaj, drejtoresha jetëgjatë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe personi që ka menaxhuar qindramilionë euro nga taksat e qytetarëve, u mor e pandehur dhe u vendos nën masën e sigurisë arrest shtëpie, bashkë me zëvendësdrejtoreshën Hava Delibashi. Tre biznesmenë, Andis Papa, Gëzim Hoxha e Rogers Rryta, u lanë në masë sigurie ndalim të largimit nga  vendi.

Fitime marramendëse

Normat shumë të larta të fitimeve neto në raport me të ardhurat janë në fakt tipar dallues i subjekteve ekonomike që kanë fituar prokurime publike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, një zyrë nën varësinë e kryeministrit, e cila merret me infrastrukturën digjitale të shtetit.

Drejtoresha e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal, krahas Agasit dhe Ermal Beqirit, një biznesmen tjetër fitues i prokurimeve të AKSHI-t, kompania e të cilit SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024.

SOFT & SOLUTION është themeluar në vitin 2011 dhe deri në vitin 2020, ishte një kompani programimi me të ardhura që luhateshin nga 1 në 6 milionë euro në vit, por fitimet e saj ishin në shkallë jo të jashtëzakonshme, nga thuajse zero në maksimumi 28% mbi të ardhurat. Kompania njohu sukses të jashtëzakonshëm nga viti 2021 e më pas, dhe kjo duket se lidhet me ndryshimin e pronarit. Kompania, e themeluar në vitin 2011, u ble nga Beqiri në korrik të vitit 2021, ndërsa në vitin 2023, i dyfishoi të ardhurat, ndërsa në vitin 2024, i trefishoi në krahasim me vitin 2021.

Edhe në rastin e Soft & Solution, ashtu si në rastin e EA Solution, çelësi i suksesit nuk qëndronte aq shumë në një novacion se sa në metodat më tradicionale të dhunës dhe të rrëmbimit të konkurrentit. Fitimet u realizuan falë manipulimit të proceseve të prokurimeve publike, të cilat u realizuan me çmime të fryra shumëfish në raport me kostot normale, në kurriz të tatimpaguesve.

Procesi i prokurimeve publike duket që në themel i destinuar për të prodhuar abuzime. Sipas praktikës aktuale, zyrtarët, për të llogaritur “fondin limit” për një proces prokurimesh, pyesin një numër kompanish, të cilat japin një opinion mbi koston e përafërt. Mesatarja e çmimeve të mbledhura në këtë mënyrë përbën “fondin limit”. Duke qenë se kompanitë që pyeten për fondin limit janë të njëjtat që marrin pjesë në procedurat e prokurimit, interesi i tyre normal është që t’i fryjnë këto kosto, duke prodhuar fitime anomalisht të larta për kontraktorët e fondeve publike, në kurriz të taksapaguesve.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme që caktoi masë sigurie arrest me burg në mungesë për Ergys Agasin, pronarin e EA Solution dhe Ermal Beqirin, pronarin e Soft & Solution, vëren se oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbuluan se zyrat e EA Solution, të vendosura në një apartament në rrugën Hoxha Tahsin në Tiranë, në fakt ishin zyrat e një kompanie me emrin INGW-T, e cila gjithashtu merret me programime kompjuterësh, ndërsa punonjësit që gjetën në të i thanë se punëdhënësi i tyre ishte Soft & Solution. Ata ishin duke u marrë me Regjistrin e Çështjeve të Policisë së Shtetit.

Analiza që prokurorët i bënë librave të llogarive të kompanisë së Agasit doli në konkluzionin se në fakt, EA Solution nuk ekziston realisht si entitet fizik por është një kompani e cila, në aktivitetin e saj të deritanishëm, ka arkëtuar afro 8 milionë euro dhe ka blerë një automjet në Gjermani me vlerë 280 mijë euro.

“Mungesa e faturave të blerjes mund të mos jetë problematike, nisur nga lloji i veprimtarisë së shoqërisë, megjithatë, për shkak të volumit të konsiderueshëm të shitjeve që kjo shoqëri ka, duhet të kishte disa zëra apo blerje pajisjesh elektronike, programe etj.,” vërejnë prokurorët.

“Nisur nga të dhënat […], krijohet dyshimi se “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi,” shkruhet më tej në vendimin e gjykatës.

Krahas faturimeve të dyshuara fiktive për Soft & Solution, EA Solution ka faturuar dy subjekte të tjera, First dhe Fastech, pronarët e së cilave, Gëzim Hoxha dhe Andis Papa, paguan sipas Prokurorisë Agasin për shërbime joreale.

Tenderë sekretë dhe dhunë

Përveç Agasit, njeriu tjetër kyç në historinë e grupit të strukturuar kriminal të dyshuar në prokurimet e AKSHI-t është Ermal Beqiri. Të dhënat e dosjes tregojnë se ai e ka nisur karrierën si punonjës i Ministrisë së Brendshme në pozicion drejtues për teknologjinë e informacionit. Ky është përshkrimi që bën për të Andis Papa, pronari i Fastech, e cila shiste kompjuterë.

Sipas vendimit të gjykatës, Papa dhe Beqiri kanë blerë përmes kompanive të tyre Fastech dhe Soft & Solution shërbime me vlerë 10 milionë euro përmes një kompanie që shiste çokollata dhe mallra të tjera konsumi të importuara nga Turqia, të gjitha para vitit 2020. Pas kësaj, Beqiri shfaqet në qendër të një rrjeti kompanish super të sukseshme me prokurimet publike në fushën e teknologjisë së informacionit.

Ai raportohet se ishte ndërmjetësi që futi Agasin në rrjetin e vogël të kontraktorëve të AKSHI-t dhe, në prokurime të shumta publike, të kryera ne procedurat e shpallura “sekret shtetëror”. Avantazhi i tij ishte posedimi i Cerfitikatës së Sigurisë, një dokument që lëshohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, supozohet institucioni që garanton që shteti shqiptar nuk infiltrohet nga agjentë të huaj apo eksponentë të krimit të organizuar.

Prokurorët vërejnë se një arsye e preferuar e zyrtarëve të AKSHI për klasifikimin e një procedure sigurimi si “sekret” ishte në këtë mënyrë kufizimi i konkurrencës mes kandidatëve që potencialisht disponojnë certifikata sigurie. Në më shumë se një procedurë, prokurorët konkludojnë se kërkesa për certifikatë sigurie është bërë në mënyrë të paarsyeshme, qëllimisht për të kufizuar konkurrencën dhe paracaktuar fituesin, pasi prokurimet janë bërë në fusha ku nuk ekziston informacion i klasifikuar sipas ligjit në fuqi. Kështu,  në një procedurë prokurimi për llogari të Autoritetit të Aviacionit Civil, mes kritereve u caktua që punonjësit e kontraktorit të dispononin certifikatë sigurie. Tenderi u fitua nga Communication Progress, një kompani që SPAK e cilëson si të lidhur me Beqirin, për shkak se aksioneri i saj Gentian Likaj është bashkëjetues i motrës së Beqirajt. (Mbi Likajn dhe mbi kompaninë Communication Progress nuk ka akuza).

“…edhe në këtë procedurë vihet re futja e kriterit të pajisjes së Aviacionit  me CSP e cila është e pavend, pasi të dhënat e prodhuara dhe komunikuara nga Autoriteti i  Civil nuk janë të klasifikuara, si dhe vendndodhja e infrastrukturës nuk është e klasifikuar,” shkruhet në vendimin e gjykatës.

Numri i procedurave të fituara me hilenë e kriterit të Certifikatës së Sigurisë është i lartë.

Suksesi i Beqirit dhe Agasit nuk i dedikohet tërësisht vetëm manipulimit të kritereve dhe diskrecionit në gjykimin e plotësimit të kritereve nga kompania  fituese, zakonisht Soft & Solution, dhe skualifikimit të kompanive konkurrente për mosplotësim kushtesh, kur këto të fundit bënin ofertë me çmim më të ulët. Një nga kompanitë që nuk dispononte certifikata sigurie për punonjësit ishte ajo e biznesmenit Gerond Meçe. Ai jo vetëm që konkurroi në procese të prokurimeve me çmime konkurruese, por në mënyrë të përsëritur ankimoi kriteret e vendosura nga AKSHI apo rezultatet.

Më 12 gusht 2025, rreth orës 10.30 të mëngjesit, persona të paidentifikuar u paraqitën te ai të prezantuar si oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ata e rrëmbyen biznesmenin dhe e dërguan në zonën e njohur si Kilometri 26 në rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan, ku e kërcënuan dhe e detyruan të tërhiqet nga procedurat e ankimimit, duke lejuar eventualisht fitimin e tenderëve nga Beqiri.

Prokurorët kanë arritur të identifikojnë se një nga automjetet e përdorura në rrëmbimin e Meçes është nën pronësinë e kompanisë Merkaj 3, e cila besohet se është përdorur si mjet për qarkullimin e parave të pista të grupit famëkeq kriminal të Çopjave. Grupi Çopja u godit nga SPAK në vitin 2024 por kreu i grupit dhe shumë eksponentë të tij vijojnë të mbeten në arrati. Rrëmbimi i Meçes nga eksponentë të dyshuar të këtij grupi në gusht të këtij viti, sugjeron se grupi është në formë të plotë dhe në gjendje operative të shkëlqyer. Jo vetëm kaq, por aksesi i tyre në informacion shtetëror duket në nivele drithëruese.

Në një përmbysje të çuditshme të Sindromit të Stokholmit, në të cilin, personi i rrëmbyer zhvillon simpati për rrëmbyesin, në rastin në fjalë, një nga pengmarrësit, pasi siguroi atë që kishte në plan të siguronte përmes kërcënimeve me armë për vrasje dhe paralajmërimeve për vrasje të familjarëve të personit të rrëmbyer, hoqi maskën dhe i tha: “Po të të shoh në Elbasan unë do të të flas, nuk e di për ty, por unë do të të flas. /BIRN

E rëndë në Greqi! 13-vjeçarja përdhu*ohet nga një grup djemsh, 3 prej tyre shqiptarë –

By: 27
24 December 2025 at 09:03

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Selanik të Greqisë, ku një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një grup djemsh, mes tyre edhe 3 shtetas shqiptarë. Sipas mediave greke, viktima është me origjinë nga Filipinet, ndërsa të përfshirët janë të moshave nga 14 deri në 19 vjeç.

Sipas dëshmisë së të miturës, ngjarjet kanë ndodhur në periudhën shkurt–prill, duke përfituar nga një marrëdhënie miqësore që ajo kishte me një 15-vjeçar. Ajo është çuar në ambiente të përbashkëta pallatesh dhe hapësira publike, ku dyshohet se është abuzuar, ndërsa veprimet janë regjistruar me telefona celularë.

Mediat raportojnë se një pjesë e materialeve është shpërndarë në rrjete sociale. Autoritetet greke kanë ngritur akuza ndaj gjashtë të rinjve për vepra të rënda penale, përfshirë përdhunimin, aktet seksuale me të mitur, pornografinë me fëmijë, pornografinë për hakmarrje dhe shkeljen e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

13-vjeçarja në Greqi përdhu*ohet nga një grup djemsh, 3 prej tyre shqiptarë –

By: 27
24 December 2025 at 09:01

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Selanik të Greqisë, ku një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një grup djemsh, mes tyre edhe 3 shtetas shqiptarë. Sipas mediave greke, viktima është me origjinë nga Filipinet, ndërsa të përfshirët janë të moshave nga 14 deri në 19 vjeç.

Sipas dëshmisë së të miturës, ngjarjet kanë ndodhur në periudhën shkurt–prill, duke përfituar nga një marrëdhënie miqësore që ajo kishte me një 15-vjeçar. Ajo është çuar në ambiente të përbashkëta pallatesh dhe hapësira publike, ku dyshohet se është abuzuar, ndërsa veprimet janë regjistruar me telefona celularë.

Mediat raportojnë se një pjesë e materialeve është shpërndarë në rrjete sociale. Autoritetet greke kanë ngritur akuza ndaj gjashtë të rinjve për vepra të rënda penale, përfshirë përdhunimin, aktet seksuale me të mitur, pornografinë me fëmijë, pornografinë për hakmarrje dhe shkeljen e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Shifrat e INSTAT/ Gjysma e të punësuarve në vend paguhen më pak se 52 mijë lekë në muaj –

By: 27
24 December 2025 at 08:45

Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për pagën mediane në tremujorin e tretë.

Mediana e pagës është niveli i pagës që ndan punëmarrësit në dy grupe të barabarta, ku 50% e të punësuarve paguhen më pak se kjo vlerë dhe 50% më shumë. Ndryshe nga paga mesatare, e cila llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve, mediana nuk ndikohet nga pagat shumë të larta ose shumë të ulëta.

Paga mediane është më përfaqësuese për pagën tipike që merr shumica e punonjësve, veçanërisht në ekonomi si e jona ku ekzistojnë diferenca të mëdha mes pagave.

Sipas të dhënave të INSTAT ka një diferencë të fortë mes pagës mediane dhe pagës mesatare. Paga mesatare mujore ishte rreth 83,300 lekë në tremujorin e tretë ose 31% më e lartë se paga mediane.

Sipas tabelës, mediana e pagës mujore bruto ka ndjekur një rritje të qëndrueshme për shkak të rritjes së pagës minimale. Në fillim të vitit 2021 ajo arrinte në 40,605 lekë, duke reflektuar rritje graduale të të ardhurave, por edhe efektet e inflacionit dhe ndryshimeve strukturore në tregun e punës.

Nga viti 2021 në 2022, mediana vijon të rritet nga 40,810 lekë në mbi 46,233 lekë, me një stabilizim të përkohshëm gjatë tremujorëve të vitit 2022. Rritja u bë e dukshme në vitin 2023, ku mediana kalon nga 49,600 lekë në tremujorin e parë, në 52,880 lekë në tremujorin e tretë.

Në vitin 2024, mediana rritet më tej, nga 55,200 lekë në 58,000 lekë, ndërsa në vitin 2025 arrin në mbi 63,000–63,456 lekë, duke treguar një përshpejtim të ritmit të rritjes së pagave në segmentin e mesëm dhe sidomos në administratën publike.

Nëse paga mesatare rritet për shkak të rritjes së fortë të pagave të një grupi të vogël (p.sh. menaxherë, sektorë të paguar mirë) shumica e punonjësve nuk përfitojnë. Ndërsa rritja e medianës tregon se përfitimet po prekin realisht pjesën qendrore të punonjësve.

Teksa pagat po rriten fuqia blerëse sidomos në qytete është përkeqësuar nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve të qirave dhe të ushqimeve. Për herë të parë në vitin 2024 Shqipëria kishte çmimet mesatare për ushqimet më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian./Monitor

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët –

By: 27
24 December 2025 at 08:27

Turizmi ka vijuar të ketë një ecuri pozitive edhe gjatë muajit nëntor edhe pse me ritëm më të ngadaltë si efekt i kohës.

Kosova mbetet vendi kryesor nga erdhën vizitorët gjatë këtij muaji. Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve treguan se 39 për qind e totalit të hyrjeve ishin shqiptarë të Kosovës.

Në muajin e 11 të vitit hynë në vend 245 mijë shtetas nga Kosova teksa një vit më parë 6.4 për qind më pak. Pas Kosovës, Italia mbajti peshën e dytë më të madhe me mbi 79 mijë vizitorë me një rritje me 7.7 për qind në raport me një vit më parë.

Hyrjet nga Greqia ishin mbi 52 mijë gjatë nëntorit me një rritje prej 5.7 për qind në raport me nëntorin 2024, ndërkohë që grekët zënë një peshë prej 8.3 për qind ndaj totalit. Këtë peshë mbajnë edhe hyrjet nga Maqedonia e Veriut që në nëntor ishin 52 mijë.

Grupe të tjera me rritje janë gjermanët me 9.5 për qind, spanjollët me 38 për qind, Izraeli me gati 5 herë më shumë se një vit më shumë së nëntori i një viti më parë.

Turoperatorët konfirmojë se ka një tendencë në rritje të të huajve për turet kulturore diçka që është nxitur nga linjat me kosto të ulët të fluturimeve por edhe fluturime direkte të dedikuara siç ishte rasti me Izraelin që ishte menduar si një linjë sezonale por u shty përtej verës.

Ecuria e 11 mujorit

Në fund të nëntorit numri i të huajve që hynë në Shqipëri shënoi shifrën 11.7 milionë me një rritje 6.6 për qind në raport me 11 mujorin 2024. Tuoperatorët kishin pritshmërinë për një rritje të moderuar këtë vit ashtu sikurse rezultoi duke nënvizuar se e njëjta tendencë pritet të jetë dhe vitin e ardhshëm.

Ndër grupet që kanë mbajtur peshën kryesore të vizitorëve dominon turizmi patriotik ku hyrjet nga Kosova shënuan 4.4 milionë me një rritje5.2 për qind në raport me 11 mujorin e një viti më parë. Kosova mbajti 37.4 për qind të peshës në totalin e vizitorëve dhe pas saj Italia me 10.1 për qind të këtij totali.

Italianët vijojnë të frekuentojnë Shqipërinë edhe pse më shumë të shpërndarë përgjatë gjithë vitit dhe më pak në sezonin veror ndryshe nga tendenca e dy viteve më parë. Rritja e çmimeve në bregdet i ka bërë që fqinjët të mos ta shohin më si ekonomik pushimin e verës në Shqipëri por të preferojnë kryeqytetin për jetën dinamike të natës dhe qytetet e tjerë për kulinarinë dhe koston e ulët të akomodimit.

Në rritje këtë vit kanë qenë edhe hyrjet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi por edhe ato nga Greqia.

Gjermanët shënuan një rritje me 21 për qind në raport me 11 mujorin 2024 ndërkohë që Franca një rritje me 35 për qind. Të dy këto grupe tashmë po vendosen me kontrata garancie ku të fundit ishin francezët në Golem për vitin e ardhshëm.

Polonia shënoi rënie këtë vit me 8.6 për qind në raport me 11 mujorin 2024 ku sipas turoperatorëve kjo lidhet me shumë me një ulje të vizitorëve që vijnë individualisht teksa kontratat me garanci janë respektuar dhe kanë qenë në nivele më të larta. Në rënie ishin edhe spanjollët me 2.7 për qind.

Çekia e cila gjithashtu vjen me kontrata garancie në një pjesë të mirë të saj shënoi rritje 6 për qind këtë 11 mujor në raport me të njëjtën periudhë të 2024./ Monitor

Rriti çmimin e biletës së autobusit, ‘Shpresa.al’ merret nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës –

By: 27
24 December 2025 at 08:07

Autoriteti i Konkurrencës ka bërë të ditur se ka nisur një hetim ndaj kompanisë SHPRESA – AL SHPK, pas rritjes së çmimit të biletës në transportin publik për linjat “Kamëz – Tiranë – Kamëz” dhe “Paskuqan – Babrru – Tiranë”. Sipas një vendimi të Këshillit Bashkiak Kamëz, çmimi i biletës për pasagjerët që udhëtojnë me autobusët e SHPRESA – AL SHPK, e cila është operatori i vetëm i licencuar në këto linja, ka arritur në 50 lekë, duke shënuar një rritje prej 10 lekësh krahasuar me dy muaj më parë.

Po ashtu, Bashkia Kamëz ka rritur edhe çmimin e abonesë mujore, në 1400 lekë, ndërsa çmimi i abonesë së përgjithshme është caktuar 1600 lekë.

Vlen të theksohet se tarifa e transportit publik qytetas në Bashkinë Kamëz është aktualisht më e larta në rang kombëtar. Autoriteti i Konkurrencës sqaron se arsyeja e nisjes së hetimit lidhet me faktin se, nga vlerësimi paraprak, rezulton mungesa e analizave ekonomike dhe financiare që do të justifikonin rritjen e tarifave.

Njoftimi:

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin urban në Kamëz

Pas ankesave dhe shqetësimeve publike për rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e hetimit paraprak ndaj SHPRESA – AL SHPK.

Linjat e përfshira

  • Kamëz – Tiranë – Kamëz
  • Paskuqan – Babrru – Tiranë

SHPRESA – AL SHPK rezulton operatori i vetëm i licencuar, duke zotëruar pozitë dominuese në treg.

Nga vlerësimi paraprak, mungojnë analiza ekonomike dhe financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave.

Periudha e hetimit: 1 janar 2025 – 12 dhjetor 2025

Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

By: 27
24 December 2025 at 08:01

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.5 lekë dhe do shitet me 110.6 lekë.

Screenshot_4

 

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Dhjetor 2025 –

By: 27
24 December 2025 at 07:49

DASHI

Pas një periudhe në të cilën ju është dashur të përmbaheni ose të ndërmjetësoni më shumë se zakonisht, tani ndjeni nevojën për të qenë përsëri në qendër të vëmendjes. Energjia juaj rritet dita-ditës dhe ju shtyn të zgjidhni çdo çështje të pazgjidhur, veçanërisht në punë. Në dashuri, do t’ju duhet më shumë durim: ata përreth jush kanë nevojë për vlerësim, jo ​​vetëm entuziazëm. Projektet e reja janë një gjë e mirë, por shmangni vendimet impulsive.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 24 dhjetor 2025), nuk është një kohë stanjacioni, por riorganizimi. Në punë, po kuptoni se çfarë ia vlen vërtet të ndiqet dhe çfarë duhet të lihet pas. Në dashuri, ekziston një dëshirë për stabilitet: ata që janë në një lidhje kërkojnë siguri, ndërsa ata që janë vetëm mund të shikojnë prapa përpara se të hapen ndaj diçkaje të re. Kujdesuni për trupin tuaj dhe pushoni.

BINJAKËT

Idetë janë të shumta dhe mendja juaj po vërshon me shpejtësi – ndoshta shumë shpejt. Kini kujdes të mos e shpërndani energjinë tuaj në shumë drejtime. Marrëdhëniet janë thelbësore: sqarime të rëndësishme, telefonata që ndryshojnë humorin, takime që ringjallin kuriozitetin. Në punë, mund të jeni më të guximshëm, por zgjidhni bashkëpunëtorët tuaj me kujdes.

GAFORRJA

Një ndjeshmëri e thellë po ju shoqëron këto ditë. Emocionet janë intensive dhe ju shtyjnë të bëni një bilanc, veçanërisht në çështjet familjare dhe romantike. Kjo është koha e duhur për të folur nga zemra, pa frikën se do të jeni të prekshëm. Kujdesi është i nevojshëm në punë: jo të gjithë e meritojnë besimin tuaj. Projektet krijuese janë një gjë e mirë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 24 dhjetor 2025), pas një faze disi të zbehtë, ndjeni një dëshirë në rritje për shpengim. Puna ofron sfida dhe mundësi të reja për të vërtetuar vlerën tuaj. Në dashuri, ka pasion, por edhe nevojë për t’u dëgjuar: shmangni gjithmonë dëshirën për të pasur fjalën e fundit. Kjo është një javë e favorshme për ata që duan të rikthehen në lojë ose të bëjnë një zgjedhje të guximshme.

VIRGJËRESHA

Një qiell që kërkon rregull dhe qartësi, pikërisht ashtu siç ju pëlqen. Po kërkoni zgjidhje praktike për çështjet që ju kanë grabitur qetësinë. Në punë, mund të zgjidhni një situatë komplekse, por mos e ngarkoni veten me përgjegjësi që nuk i meritoni. Në dashuri, nevojitet më pak kontroll dhe më shumë spontanitet: lëreni veten të befasoheni.

PESHORJA

Yjet flasin për gjetjen e ekuilibrit. U ke dhënë kaq shumë të tjerëve dhe tani ndjen nevojën të mendosh pak më shumë për veten. Marrëdhëniet janë nën shqyrtim: disa kanë nevojë për forcim, të tjera ndoshta për t’u zvogëluar. Një ofertë interesante pune mbërrin, por duhet të vlerësohet me kujdes. Kjo është një kohë e mirë për të sqaruar një keqkuptim.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 24 dhjetor 2025), është një periudhë intensive, pikërisht ashtu siç ju pëlqen. Emocionet janë të forta dhe ju shtyjnë të shikoni thellë, pa kompromis. Në dashuri, nevojitet e vërteta: s’ka më gjysmëfjalë. Në punë, mund të bëni një lëvizje të madhe strategjike, por mbajini sytë hapur. Energjia po rritet, por kini kujdes nga stresi.

SHIGJETARI

Dëshira për liri është më e fortë se kurrë. Ju dëshironi një ndryshim peizazhi, idesh dhe perspektivash. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të planifikuar një udhëtim ose një kurs të ri studimi ose karriere. Në dashuri, ju dëshironi qetësi, por ata që ju duan kërkojnë prani. Gjeni ekuilibrin e duhur.

BRICJAPI

Qielli ju mbështet në projektet tuaja afatgjata. Edhe nëse rezultatet nuk janë të menjëhershme, ju po ndërtoni diçka të fortë. Në punë, po merrni konfirmim ose përgjegjësi shtesë. Në dashuri, jeni më të menduar se zakonisht: mos u mbyllni shumë në vetvete, ndani mendimet tuaja. Gjendja juaj fizike do të jetë e mirë nëse e menaxhoni më mirë axhendën tuaj.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 24 dhjetor 2025), kreativiteti dhe dëshira për të thyer modelin janë thelbësore. Ndihesh ndryshe, dhe kjo është në rregull. Kjo është një kohë e favorshme për ide origjinale dhe zgjedhje jokonvencionale. Në dashuri, mund të surprizohesh ose të habitesh: gjithçka varet nga sa je i gatshëm të tregosh veten. Ki kujdes me shpenzimet impulsive.

PESHQIT

Një qiell i thellë dhe emocional. Intuita juaj është e fortë dhe mund t’ju udhëheqë drejt zgjedhjeve të duhura. Në dashuri, ka ëmbëlsi, por edhe nostalgji: mos qëndroni të bllokuar në të kaluarën. Në punë, ndiqni instinktet tuaja, por pa humbur kontaktin me realitetin. Lejojini vetes momente heshtjeje dhe kreativiteti.

 

Parashikimi i motit për sot, 24 Dhjetor 2025 –

By: 27
24 December 2025 at 07:35

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800 metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4ballë.

Screenshot_2

Screenshot_3

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

By: 27
23 December 2025 at 23:10

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën brenda opozitës, duke u ndalur veçanërisht te largimi i Ervin Salianjit nga lidershipi i PD.

Sula u shpreh kritik ndaj mënyrës se si po vepron opozita, duke e cilësuar të pakuptimtë përjashtimin e figurave nga partia, në një kohë kur PD pretendon të përfaqësojë opozitën e vërtetë. “A bën sens që pas gjithë asaj proteste që u bë dje, sapo shkuan te selia të përjashtonin Salianjin për t’u vetëshpallur opozita e vërtetë? Të kesh luksin të përjashtosh njerëz nga partia nuk bën sens,” tha Sula.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për izolimin ndërkombëtar të PD-së gjatë viteve të fundit. Sipas tij, që nga prilli i vitit 2022 e deri më sot, nuk ka pasur asnjë delegacion të Bashkimit Evropian apo përfaqësues ndërkombëtar që të vizitojë selinë e Partisë Demokratike. “Më gjeni një delegacion ndërkombëtar që ka shkuar në selinë e PD-së. Mirë apo keq, Basha ka qenë imazhi i marrëdhënies me ndërkombëtarët,” u shpreh ai.

Sula theksoi se partnerët ndërkombëtarë kanë dhënë sinjale të qarta për nevojën e rinovimit të opozitës. “Gjëja e parë që u thuhet është se, nëse nuk rinovoheni, do vazhdoni kështu. Ky është problemi,” tha ai.

gijotina.com/

Yesterday — 23 December 2025Main stream

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

By: 27
23 December 2025 at 22:36

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Studio24” nëNews24, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe protestën kombëtare të PD-së, të cilën e cilësoi si një “sfilatë”.

“Protesta dje ishte sfilatë për mendimin tim. Edhe një sfilatë ka pjesëmarrje. E quaj sfilatë sepse pritshmëritë u ngritën shumë lart; ka militantë të PD që besonin se do rrëzohej qeveria, dhe shkuan, dhe mirë bënë. Më shumë duhet të ishin, sepse protestat janë të rëndësishme. Por problemi është pse u organizua protestë. Për deklarata?” tha Sula.

Ai shtoi se ideja e një qeverie teknike është e vjetër dhe nuk ka siguri se kush do ta udhëheqte atë. “Të besosh se pas 35 vitesh do e sjellë Sali Berisha ndryshimin, nuk e sjell dot më. Nuk kam asgjë personale me Berishën, por dëgjoj çfarë thonë njerëzit: 10 njerëz, 7 thonë do votoj Ramën sepse edhe pse është e korruptuar, qeveria e Berishës ka vrarë njerëz. Unë si qytetar dua që në Shqipëri të funksionojë demokracia, të ndërrohen elitat dhe të vetëpastrohen,” tha Sula.

Ish-deputeti kritikoi gjithashtu strategjinë e PD-së dhe lidershipin e Berishës, duke theksuar mungesën e bashkimit të opozitës. “Opozita e vërtetë fatkeqësisht është SPAK dhe GJKKO. PD dhe Berisha nuk mendojnë të bashkojnë gjithë vagonat e opozitës, mbajnë vetëm lokomotivën e vetë. Sa kohë PD vijon me këtë lidership, shanset janë zero,” theksoi ai.

Sula theksoi gjithashtu se opozita duhet të ofrojë një alternativë reale për qeverinë, por aktualisht nuk ka një figurë të besueshme që mund të sfidojë fuqinë dhe llogaritë e mazhorancës. “Edhe dje, mund të thuash se ka rënë qeveria, por ka rënë opozita,” përfundoi ish-deputeti.

❌
❌