Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –

By: 27
26 December 2025 at 11:56

Në mbrëmjen festive të 25 dhjetorit, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të moderuar nga Arbana Osmani, ku zhvilloi një intervistë të gjerë dhe të veçantë.

Në një rrëfim të hapur dhe reflektues, ai ndau me publikun aspekte nga jeta personale, filozofia e drejtimit dhe vizioni për zhvillimin e futbollit shqiptar.

Gjatë bisedës, Presidenti Duka u ndal te puna e përditshme në krye të Federatës, te progresi i futbollit kombëtar dhe ambicia për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Botëror, një objektiv që, sipas tij, mbështetet në punën e vazhdueshme dhe potencialin real të skuadrës.

A festohet në familjen tuaj festa e Krishtlindjes? – I shfrytëzojmë të gjitha festat, edhe Krishtlindjen bëjmë ndonjë gjë, por jo shumë. Në fakt nuk bëjmë pushime, festë për të pirë dhe për të ngrënë po, por kohë për të bërë pushime nuk kemi mundësi.

Kam dëgjuar që fle shumë pak dhe nuk pushon kurrë, është e vërtetë? – Që fle pak është e vërtetë. Nuk pushoj, pushoj pak.

Kur ka qenë hera e fundit që ke bërë pushime? – Në verë po, bëj pushime. Ndërsa pushime dimri, ose të shtunave dhe të dielave, pothuajse jo. Në verë mundohem të bëj, sepse më pëlqen deti dhe e shfrytëzoj pak.

Si duhet të të thërras sot, që ti të ndihesh sa më rehat dhe të jesh mirë? – Në familje më kanë thirrur Mondi, nëse do më thërrasësh Mondi, do më bësh një favor.

Nuk besoj se bëj gabim nëse them që duket se të pëlqen ushqimi? – Është konstrukti që tregon, jo vetëm që më pëlqen ushqimi, por unë nuk di nëse ka ndonjë ushqim që nuk e pëlqej. Jam klienti më i mirë për çdo lloj restoranti, sepse i ha të gjitha dhe i shijoj. Por në fakt, kjo që po shoh që po përgatitet më duket se e shijoj më shumë se të tjerat, sepse është më tradicionale dhe ne e kemi bërë në shtëpi tradicionalisht përsheshin.

Sa herë kam ardhur për të parë ndeshje në stadium, ushqimi më ka pëlqyer dhe e kam vlerësuar. A ka dikush që kujdeset që ushqimi të jetë cilësisht shumë i mirë atje? – E kemi prioritet ushqimin. Edhe kujdesi për t’u ofruar sa më shumë kualitet atyre që vijnë në stadium dhe, në fund të fundit, që e paguajnë atë vend, duhet të marrin të njëjtin shërbim. Më vjen mirë që të ka pëlqyer.

Ku jeton? – Ne jetojmë në Durrës prej 30 vitesh. Unë kam lindur dhe jam rritur në Shijak, ndërsa ime shoqe, Suela, ka lindur dhe është rritur në Durrës, është më qytetare se unë. Në korrik kishim 30-vjetorin që jemi bashkë dhe më kishte thënë që mbaron kontrata jonë këtu dhe do të shohim nëse do ta rinovojmë apo jo. Tani nuk e kemi rinovuar akoma dhe më ka thënë që ka rinovim automatik nëse do të shkojmë në Botëror. Kështu që Botërori është shumë i rëndësishëm për ne, jo vetëm për Federatën, por edhe për familjen.

Si e mendon, sa shanse kemi? – Për të qenë brenda kornizave të profesionit tim, ne kemi 25% probabilitet, sepse jemi katër skuadra me të njëjtin nivel dhe të katërta kemi nga 25%. Unë kam shumë besim dhe e kam pasur gjithmonë. Besimi im është real, nuk është thjesht dëshirë. Është real për nga niveli dhe skuadra që kemi, për atë çfarë ne kemi bërë, futbollistët në fushë i kanë të gjitha mundësitë.

Nëse e krahason me 2016-ën? – Botërori është diçka tjetër, është shumë më i vështirë se Europiani për t’u kualifikuar. Ndërsa, nëse shkon në turneun final, në Botëror është pak më e lehtë se në Europian, sepse skuadrat në Europian janë vërtet shumë të mira, pasi kualiteti i futbollit është në Europë. Në Botëror shkojnë vetëm 16 skuadra nga Europa dhe shkalla e vështirësisë është akoma më e madhe.

Në stadium mua më pëlqen më shumë atmosfera, në vitet e fundit mendoj që krijohet një atmosferë shumë e bukur. – Doje të thoje njerëz të kulturuar. Nuk jemi fiks në nivelin e duhur, por jemi përmirësuar shumë, sidomos në ndeshjet e ekipit Kombëtar. Krijohet një ambient i bukur, që ke dëshirë të jesh në shkallët e stadiumit. Pastaj, kur fiton, bëhet akoma edhe më e bukur. Jemi ende në luftë për të shkuar në Botëror. Është një gjë që nuk e kemi arritur, të gjithë shqiptarët duan ta prekin, aq më tepër që zhvillohet në Amerikë dhe ne duam të shkojmë atje, jo si tifozë, por me ekip.

Si ia del që të negociosh, të kesh sukses, të bindësh këdo? – Nuk e di nëse kam bindur këdo, sepse mund të ketë edhe ndonjë që nuk e kam bindur. Një nga ata që nuk e kam bindur shumë mirë është bashkëshortja ime. Nuk është shumë e lumtur, sepse siç të thashë, ende nuk e ka vendosur rinovimin e kontratës për vitet e ardhshme. Realisht, unë nuk kam pasur mundësi të jem një prind shumë i mirë për fëmijët e mi. E di që duhet të bëja shumë më tepër, jo vetëm për arsye të futbollit, por edhe për arsye biznesi dhe për shkak të impenjimeve të mia, kam shpenzuar shumë pak kohë.

Në njëfarë mënyre, ajo ka shpenzuar më shumë kohë dhe i ka edukuar fëmijët më shumë se unë. Por mendoj që edhe unë i kam edukuar, sepse sipas filozofisë sime, fëmijët nuk edukohen vetëm me fjalë, por edhe me shembull. Besoj që kanë parë një shembull pozitiv dhe janë edukuar mirë. Jam përpjekur të bëj çdo gjë mirë. Padyshim që kam qenë pjesë e të gjithë momenteve më të rëndësishme të edukimit të tyre apo të festave të tyre.

Siç e thashë, koha nuk ka qenë aq e mjaftueshme. Kështu që ajo nuk ma ka dhënë diplomën, por në fakt babai im më ka thënë që gruaja nuk ta jep diplomën kurrë, nuk e di nëse është e vërtetë apo jo. Nuk e di nëse ia ke dhënë ti Edit diplomën. Në rastin tim, mbase ka pak të drejtë, por thonë që kështu është në përgjithësi.

Si është raporti yt me nipat? – Te ndeshja me Anglinë ishim në drekë zyrtare dhe Presidentja e Federatës së Futbollit të Anglisë është grua. Edhe unë rrija duke treguar fotografitë e nipave. Ajo ka djalin 12 vjeç dhe i thashë, a e di si më shihni ju mua, më shihni çuditshëm, por kur ta provoni që të keni nipa, atëherë do të më kujtoni. Kjo i ndodh të gjithëve dhe më ndodh edhe mua.

Sipas meje, është një moshë tjetër, je më pak i përgjegjshëm kur bëhesh me fëmijë, sepse je shumë i ri, dhe je shumë më i përgjegjshëm kur bëhesh me nip apo mbesë. I shijon më shumë. Nuk e di, “mjaltë i mjaltit”, thonë. Kam tre nipa, 4 vjeç, 2 vjeç dhe 4 muajsh. Janë shumë të bukur.

Je njeri që i ruan marrëdhëniet me njerëzit? – Unë përpiqem të jem korrekt. Nuk jam një njeri, le të themi, vërtet “manjak” i mirëmbajtjes së marrëdhënieve, sepse ato janë një tip tjetër njeriu. Por jam korrekt, pavarësisht se mund të krijojmë distanca mes, le të themi, kontakteve apo marrëdhënieve të punës. Nuk është se njerëzit kanë pasur një vlerësim negativ nga kjo, përkundrazi.

Çfarë më këshillon nëse unë dua që karrierën time ta ruaj dhe ta zgjas sa më tepër? – Unë do të përsëris atë që të thashë, atë që unë mendoj gjithmonë, përkushtimi, puna dhe disiplina.

Kompromise duhen bërë? – Në përgjithësi, jeta është kompromis dhe në familje do bësh kompromis. Varet nëse kompromisi cenon gjënë kryesore apo jo. Ky lloj kompromisi nuk bëhet. Ndërsa kompromiset e tjera, për të mirën e punës, për të arritur objektivat, duhen bërë. Mendoj që janë kompromise pozitive dhe të pashmangshme. Kush thotë ndryshe, mendoj që gënjen.

Ka pasur shumë periudha kur ju jeni sulmuar dhe më bën shumë përshtypje që jeni shumë i qetë? – Nuk jam nga ata. Sot, në kohët moderne, kur njerëzit marrin një lajm, gjëja e parë që bëjnë është të kapin telefonin për të marrë dikë. Nuk jam nga ata që e kapin telefonin si reagim i parë. Por mundohem ta përpunoj, ta mendoj dhe pastaj të jap reagimin tim. Kështu që nuk kam qenë një njeri që, në përgjithësi, në jetën time të kem sulmuar dikë, por kam ditur të mbrohem mirë. Në kuptimin që ti je i qetë kur e gjykon që je në të drejtën tënde, kur nuk i ke rënë në qafë dikujt dhe nuk ke cenuar dikë. Kur je në paqe me veten, e gjen edhe qetësinë. Ndërsa kur ke bërë ndonjë gjë, është e vështirë ta ruash qetësinë.

A ka njerëz që të kanë zhgënjyer? – Që më kanë zhgënjyer, padyshim, nëse kam zhgënjyer, se di, mbase duhet të kem zhgënjyer edhe unë. Zhgënjimi vjen si rezultat i pritshmërisë që ti ke për dikë dhe dikush mund të ketë pasur pritshmëri më shumë nga unë, nuk i ka marrë ato pritshmëri dhe është zhgënjyer. A ka apo jo të drejtë, kjo është një tjetër lloj analize. Në këtë këndvështrim, edhe unë jam zhgënjyer me njerëz të ndryshëm, nga të cilët mund të kem pritur më shumë, qoftë edhe miqësi apo mirënjohje më shumë, të cilën se kam marrë.

Të gjitha intervistat e tua i kam parë, por kam vënë re që je shumë i kontrolluar. – Nuk e di nëse është e vërtetë. Në fakt, më bëhet qejfi që e paske vlerësuar, këtë takimin tonë. Edhe unë e kam vlerësuar shumë, i kam parë të gjitha emisionet e tua, për të dalë sa më mirë. Ky lloj formati tenton t’i zhveshë personazhet për të qenë ashtu siç janë realisht, por në praninë e kaq shumë kamerave dhe regjie, nuk është shumë e lehtë që të zhvishesh 100%. Mbase një pjesë e televizionit mund të jetë me kamera të fshehta dhe e zhvesh mirë personazhin.

A ke frikë nga gjykimi i njerëzve dhe nga mënyra si mund të interpretohen nga njerëzit apo media, fjalë të thëna pa dashakeqësi? – Padyshim që njeriu është i kujdesshëm kur flet në publik dhe pret të marrë një feedback pozitiv kjo e bën njeriun të jetë më i kontrolluar dhe mbase nuk është 100% vetvetja, ashtu siç duhet të jetë në një format emisioni si ky.

Unë në fakt përpiqem të jem vetvetja, nuk e di se sa e arrij. Por edhe kujdesem, jo gjithmonë e them në kokë atë që mendoj, kur ajo gjë prish ekuilibrat apo balancat, bëj një lloj diplomacie, edhe në jetën e përditshme, që mos t’i thyej marrëdhënie. Kujdesem, por nuk e shtrembëroj të vërtetën.

23 vite si President i FSHF. Cila ka qenë sfida më e madhe personale? – Unë sfidë personale në futboll është vështirë të të them, sepse sfida ime ka qenë e bashkuar me sfidën e institucionit.

Në kohën kur kam filluar si President i FSHF, vërtetë ka qenë një periudhë jo e mirë për Shqipërinë dhe akoma më e keqe për futbollin dhe për Federatën. Ka qenë një institucion minmalist, me të ardhura pothuajse zero, me aktivitete të cunguara, me përfaqësi pothuajse inekzistente dhe rezultate të ekipeve kombëtare, fatkeqësisht gjithmonë në vend të fundit.

Si u gjende ti në krye të Federatës 23 vite më parë? – Unë kam qenë në biznes, padyshim që jam marrë me sport, kam financuar në futboll, në qytetin tim të lindjes, në Shijak dhe Durrës ku unë jetoj tani. Kam qenë pjesë e të gjithë ambienteve sportive, aq më shumë që e gjithë familja ime është një familje sportive. Babai im ka qenë futbollist dhe trajner futbolli, vëllai im volejbollist, pavarësisht se shumë e njohin si politikan, por ai është më shumë sportist dhe ka qenë shumë i mirë.

Natyrshëm kam qenë në ambientet e futbollit, por realisht nuk kam pasur asnjëherë ambicie të jem drejtues i një institucioni sportiv, aq më tepër i Federatës së Futbollit. Duke qenë në këto ambiente, më është propozuar nga një miku im, i cili nuk jeton më, që ka qenë presidenti i Vllaznisë. Ai më donte dhe më respektonte shumë, sidomos për mënyrën si bëja biznes, sepse jemi njohur nëpërmjet biznesit. Më thoshte: Grup, duhet të bëhesh presidenti i Federatës, s’do humbasësh shumë kohë, ti i bën mirë Federatës. Përfundimisht më bindi, edhe pse nuk e kisha ndarë mendjen për të kandiduar për President. Është një fotograf, Fredi, ne i themi Oçalani, me mustaqe. Ai e thirri Fredin pa dijeninë time, më bëri fotografi dhe e pashë veten në gazetë si kandidat për President i FSHF.

Kështu, kandidova, u zgjodha President i Federatës, u ndodha në këtë situatë që të thashë, që faktikisht kur e preka dhe e pashë, mu duk shumë e vështirë për t’ia dalë dhe pastaj më ka rrëmbyer kjo punë dita ditës dhe nuk më duken si 23 vite, por si 23 ditë. Jam përfshirë vërtetë, nuk hyj në asgjë që nuk më pëlqen, kjo punë më ka pëlqyer, më ka pëlqyer edhe kur shoh zhvillime e rezultate pozitive, kur shoh fëmijë që luajnë futboll, aq pak sa mund të ndikojmë ne. Por futbolli sot ndikon shumë në shoqëri apo në kënaqësinë e njerëzve.

Ke ndonjë ekip të preferuar në Shqipëri? – Në fakt, e di e gjithë Shqipëria që unë kam qenë fans i Vllaznisë, para se të njihesha me Myftar Çelën apo që ai të më propozonte për të qenë President i Federatës. Kam filluar të ndjek Vllazninë, mbase i ndikuar dhe nga vëllai im, në një finale që është shumë e hershme, kur ju nuk kishit lindur akoma, finale e Kupës kur Vllaznia fitoi me penallti kundër Besës. Sot nuk jam ndonjë tifoz i thekur i asnjë klubi shqiptar, jo vetëm se dua të jem i paanshëm, po emocionet tani i kam për ekipin Kombëtar.

A je mik me futbollistët e Kombëtares? Dilni për dreka, komunikoni? – Kam raporte shumë të mira, kam pasur gjithë kohën, jam kujdesur që t’i kem të mira, i kam respektuar maksimalisht, por nuk i kemi tejkaluar kufijtë për të shkuar në atë raport që cenohet marrëdhënia institucionale e futbollistit me Presidentin e FSHF.

Gjatë grumbullimit nuk kemi shumë kohë për të dalë për dreka dhe darka, por unë padyshim i vizitoj dhe atje ku janë. Gjatë ditëve që ekipi Kombëtar është i grumbulluar unë jam gjithmonë i pranishëm aty. Padyshim që në momentet e pushimit dhe kohës së lirë, bëjmë biseda dhe lind një lloj raporti miqësor, por gjithmonë duke ruajtur balancat.

Pas ndeshjes me Andorrën qarkulluan video ku duket se nuk takove Armando Brojën… -E kam parë edhe unë atë video, nuk e kam kuptuar në momentin që ka ndodhur, pasi ishim shumë të gëzuar, duke festuar, ishte festim i paprogramuar, por i kam parë pamjet në rrjetet sociale.

Broja ishte i mërzitur me veten e tij, nuk ishte i kënaqur me atë që dha në fushën e lojës. Megjithëse unë nuk kam të njëjtin mendim me të, nuk është se dha maksimumin e tij, por ai e ndihmoi goxha skuadrën, po ta shohësh në mënyrë profesionale, e ndihmoi goxha skuadrën për ato minuta që ishte në fushë. Duke qenë se ishte i mërzitur me veten e vet, nuk e kishte me mua.

Të thashë që kam raporte të mira me të gjithë. Me Armandon kam komunikuar, jo vetëm pas asaj ndeshje padyshim, edhe pas ndeshjes me Anglinë, që ai ishte i dëmtuar dhe vazhdoj të komunikoj çdo ditë që ai të jetë sa më mirë dhe të jetë në formë për veten e tij dhe pse jo, edhe për të na ndihmuar neve. Unë kam shumë besim që ai mund të na ndihmojë shumë neve.

Si i përjeton ti sulmet e tifozëve ndaj futbollistëve kur gabojnë? – Kështu është kjo loja jonë, është diçka e pashmangshme, brenda 90 minutave mund të jesh hero dhe armik. Ne kemi një nga lojtarët më të mirë dhe që ka kontribuar më shumë me ekipin Kombëtar, me më shumë ndeshje në Kombëtare, Elseid Hysaj, i cili sipas tifozëve gaboi, që për mua bëri një veprim normal, gati-gati e persekutuan. Pas ndeshjes i kam thënë: Elsi, fiki rrjetet sociale dhe përqendrohu te ndeshja e radhës.

Unë jam i kujdesshëm dhe i mendoj kritikat për t’i korrigjuar, sepse të gjithë bëjmë gabime, mundohem që t’i kem parasysh për sa kohë gjykoj që qëndrojnë. Shoh edhe sharje, fyerje, baltosje, por nuk më ndikojnë shumë. Padyshim që nuk më vjen mirë, se nuk ka njeri dëshirë t’i shohë, por nuk më ndikojnë. Asnjë nga familjarët e mi nuk më komenton ndonjëherë sharjet dhe nuk më thonë gjë, edhe pse jam i sigurt që i shohin. Është diçka e pashmangshme, që vjen nga zhvillimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale.

Je një nga njerëzit më të rëndësishëm në botë, në pozicionin tuaj. Si ndihesh, si njeri i rëndësishëm i UEFA-s apo si përfaqësues i një vendi të vogël? – Paragjykimi ekziston, si term dhe fenomen, por mirë është që ti vetë mos ta përjetosh atë. Unë shoh paragjykimin si produkt i një niveli të kufizuar intelektual, sepse një njeri i kultivuar nuk e paragjykon dikë nga vendi që ka lindur apo nga ngjyra e lëkurës që ka, sepse nuk është meritë e imja që unë kam lindur një Shijak dhe ti në Paris, apo nëse kam lindur i bardhë e ti i zi, etj. Meritë e imja është nëse unë përdor aftësitë e mia për mirë, luftoj me veten time për t’u zhvilluar, për të bërë më mirë, për t’u përmirësuar. Në botën e qytetëruar, në perëndim, minimizohen këto.

Kur janë zgjedhjet e tjera? – Në Shqipëri janë në 2026-ën, ndërsa në UEFA janë në vitin 2027.

A do ketë kandidatë të tjerë veç jush në zgjedhjet e vitit 2026 – Nuk e di akoma, nuk kam parë që të ketë një kandidat tjetër.

Deri kur mendon të jesh President i FSHF? – Për aq kohë sa njerëzit që unë bashkëpunoj dhe drejtoj, klubet dhe akademitë e futbollit do të mendojnë që vërtetë mund t’i ndihmoj dhe bashkë ta çojmë përpara futbollin. Për aq kohë sa të kem energji dhe sfida apo objektiva për të realizuar. Nuk është pa kufij kjo gjë dhe mosha bën të vetën dhe do të kufizojë. Nuk e kam pasur objektiv për ta lëshuar apo jo.

Në politikë rëndom thuhet që u konsultova me këtë apo atë dhe vendosa të vazhdoj. Por unë realisht para çdo zgjedhje marr një lloj feedback-u dhe opinioni të atyre që janë vërtetë të interesuar për futbollin, ata që e bëjnë, ata që e luajnë, që e drejtojnë. Klubet, akademitë, trajnerët. Dhe nëse shoh vërtetë dëshirë apo kërkesë për ta vazhduar këtë bashkëpunim, e vazhdoj.

Zgjedhjet e kaluara, e dinit që do të ishte Shakohoxha? – Jo, nuk e dija që do ishte. E kam parë në media, jo vetëm atë, por edhe të tjerë. Nuk mendoj keq për një njeri që kandidon për një post. Mendon që mund ta bëjë mirë, që mund ta zhvillojë, ka një platformë dhe e shtron para njerëzve. Ndërsa ata që mendojnë të hyjnë në mënyrë artificiale nga dritarja apo ndryshe nuk i gjykoj pozitivisht.

Çfarë zhanri do ishte filmi i jetës tuaj – Do të ishte një serial në rritje, me emocion e aksion në rritje dhe deri në serinë e fundit të ishte me emocion.

Rubrika me foto

Çfarë të bën të ndjesh “Beogradi” – Ka qenë një nga ditët e mia më të vështira në futboll. Në momentin që ka hyrë ai flamur në stadium, nuk e kam kuptuar se si. Kam ndjerë frikë, jo për vete, por për përgjegjësinë që kisha dhe ndjeja frikë për të gjithë çunat që kisha aty.

Kampionatin Europian U-21 e shoh si një zhvillim shumë pozitiv, është aktiviteti i dytë më i rëndësishëm që zhvillon UEFA pas ekipeve të para. Shqipëria ka një shans të artë për ta zhvilluar këtë dhe është një shans historik. Ne do ta shfrytëzojmë dhe organizojmë shumë mirë dhe do t’i bëjmë të gjithë që të ndjehen shumë mirë dhe të shohin futboll.

Çfarë të bën të ndjesh “Rei Manaj” – Goli i Manajt është me shumë peshë. Akoma edhe më shumë se tre pikët. Ja kam thënë këtë edhe Reit. Dhe mënyra e festimit që ka bërë është fantastike. Këtë duhet ta mbajë në kornizë gjatë gjithë jetës tij. Nuk mendoj se do të bëjë diçka më të bukur se kjo. Uroj që po.

Çfarë të bën të ndjesh “përfaqësuesja e Kosovës“ – Ka një skuadër të mirë. Një pjesë e tyre ka luajtur edhe për Kombëtaren shqiptare. Rrahmani, Rashica, Muriqi.

Shqipëria apo Kosova? Ne jemi më të mirë se Kosova. Por Kosova ka futbollistë të mirë, është në play-off. Në një histori kaq të shkurtër, me kaq pak eksperiencë të shkosh në play-off është një sukses i madh dhe është një moment që duhet ta jetojnë dhe të vazhdojnë ta synojnë Botërorin.

A duhet të kemi një Kombëtare? – Ne duhet të kemi një Kombëtare. Por kjo nuk varet as nga unë dhe as nga ti. Unë kështu e mendoj, por nuk kemi gjë në dorë. Për sa kohë jemi dy shtete më një komb, do kemi dy ekipe, dy kampionate. Nëse jemi bashkë jemi një vend më i madh, kemi potencial më shumë, jemi treg më i madh. Në të gjitha këndvështrimet është më mirë mendoj, jo vetëm në futboll.

Çfarë të bën të ndjesh “Tifozat Kuqezi” – I kemi prishur pak marrëdhëniet kohët e fundit për arsye të pranisë së tyre në stadium. Kjo nuk ka të bëjë në marrëdhënien personale. Ka disa rregulla që ne duhet t’i respektojmë. Ne e vlerësojmë mbështetjen dhe kontributin e çdo tifozi që vjen në stadium. Por ne dëshirojmë një nivel dhe një ambient më të kulturuar në stadium.

Çfarë të bën të ndjesh “Gianni De Biasi” – Trajner shumë i mirë. Mik shumë i mirë. I dashur për ambientin shqiptar, e respektojnë shumë. Por edhe ai na respekton shumë. Është i pranishëm në të gjitha ndeshjet tona të Kombëtares dhe kam marrëdhënie shumë të mira me të. Gianni ka ngjitur shumë në Shqipëri. Edhe Silvinjon e duan shqiptarët. Janë dy trajnerët të cilët kanë çuar Shqipërinë në finalet e Europianit dhe pa dyshim që ne i jemi shumë mirënjohës.

Çfarë të bën të ndjesh “Edi Rama” – Kryeministri. Ky nuk është trajneri, ky është i pari i vendit. Kam marrëdhënie shumë të mira institucionale me të, me qeverinë. Jam përpjekur që të kem gjithmonë të njëjtën marrëdhënie, pavarësisht se qeveritë ndonjëherë nuk kanë pasur të njëjtën qasje me mua. Si trajner i qeverisë, më duket shumë i mirë. Por nuk jam unë ai që mund ta vlerësoj, sepse nuk e njoh shumë nga afër punën e qeverisë. Në lidhje me sportin, na ka ndihmuar. Ka edhe një gjë tjetër që duhet të na ndihmojë tani. Me ligjin e sponsorizimeve. Por kemi bashkëpunuar për ndërtimet e stadiumeve, për ndryshimin në infrastrukturës. Tani duhet të bashkëpunojmë për ndryshimin e infrastrukturës ligjore që na e ka premtuar dhe uroj e besoj që do të na e bëjë. Unë kam bashkëpunuar me katër kryeministra.

Nëse do ishit trajner, cila do ishte Kombëtarja më e mirë e të gjitha kohërave – Duhet ta mendoj gjatë, pasi jam shumë i sigurt që do gaboj. Ne kemi pasur shumë futbollistë të mirë. Është e vështirë të bëj 11-shen tani. Se duhet të mendohem gjatë.

A e mendon Igli Tare si President? – Çdo njeri mund të mendojë të bëjë çdo lloj pozicioni, jo veç president. Me eksperiencën që ka fituar në menaxhimin e futbollit atje, mund ta sjellë edhe në Shqipëri. Qoftë në federatë, në një klub apo kudo tjetër. Federata e Futbollit është një aktivitet shumë i gjerë. Duket vetëm si kampionat i Kategorisë Superiore, por sot FSHF organizon 600 ndeshje në javë, ku aktivizohen rreth 4000 zyrtarë. Por këta nuk menaxhohen vetëm me gishta, duhen edhe para. Duhen prodhuar para, duhet prodhuar një ekonomi. Sot FSHF është një institucion solid, me baza të shëndosha financiare dhe ka një të ardhme të sigurt. Unë e konsideroj si një nga gjërat më të mira të FSHF. Është një institucion që mund të vazhdojë të përballojë në të ardhmen.

Rëndësia e parasë – Pa para është e vështirë të ketë zhvillim. Është njësia matëse e vlerës së punës tënde. Që t’i japësh vlerë punës tënde, duhet ta këmbesh me para dhe ato para t’i kthesh në zhvillim.

Urimi për të gjithë ata që ndjekin Kombëtaren dhe të gjithë aktivitetet e FSHF-së – Jemi në periudhë festash dhe para se t’i uroj dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me ne, me FSHF, të gjithë ata që kanë kontribuuar për futbollin në Shqipëri. T’i kërkoj falje për gjërat që kemi gabuar, sepse pa dyshim kemi bërë gabime apo për mosrealizimin e pritshmërive. Por dua t’i garantoj që jemi munduar të bëjmë më të mirën.

Dua t’i uroj dhe t’i premtoj që do bëj më të mirën për vitin e ardhshëm. Të kalojmë festa sa më të mira, të kalojmë sot darkën e Krishtlindjeve në familje dhe të presim vitin 2026 me shëndet të plotë dhe me sa më shumë suksese. Urojmë që ekipi kombëtar të shkojë në Botëror. Besoj se kjo është dëshira e të gjithë shqiptarëve. Gjëja më e bukur që ne kemi sot është ekipi kombëtar.

Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë –

By: 27
26 December 2025 at 11:42

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në foltoren që po zhvillohet në Manzë ka kujtuar aferat e zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe pronat e saj marramendëse, duke u ndalur në 300 apartamente dhe 15 supermarkete.

“Këto që kanë dalë deri tani janë vetëm maja e ajsbergut. Kur dëgjoni që Lubi Balluku ka 300 apartamente të vjedhura, e di si i vidhte ajo apartamentet? I jepte rrugën njërit pa ta ndërtuar, jepte leje ndërtimi dhe i thoshte që katet e sipërme ishin të sajat. Paratë i ke tek rruga u thoshte.

Pensionistët nuk merrnin dot ilaçet numëronin kafshatën, ndërsa ajo me 300 apartamente, 15 supermarkete, 2 jahte ajo. Po Rama sa ka mendoni ju? Ju jap fjalën e nderit që ka 20-fishin e tyre”, tha ai.

 

SPAK kërkon ‘kokën’ e Ballukut/ Policia kontrolle për numrin dy të qeverisë –

By: 27
26 December 2025 at 11:38

Policia e Shtetit, po ushtron mëngjesin e kësaj të premte disa kontrolle, në kuadër të hetimeve ndaj numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Burime për mediat bëjnë me dije se kontrollet po kryhen me vendim të Gjykatës së Posaçme, pas kërkesës së SPAK.

Në kuadër të tyre janë përfshirë edhe disa biznesmenë, emrat e të cilëve mbeten të rezervuar.

Deri tani, nuk ka konfirmime për masa sigurie apo arrestime lidhur me këto kontrolle.

Numri dy i qeverisë Rama, akuzohet për paracaktimin e garës për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe për dosjen e Unazës së Madhe. Ajo është marrë e pandehur nga SPAK më 31 tetor të këtij viti, ndërsa pak ditë më parë Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj.

Dokumenti/ Avioni ‘dhuratë’ i Erdogan për Ramën, faturë 1 miliardë dollarë për shqiptarët –

By: 27
26 December 2025 at 11:18

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga lajmi i publikuar një ditë më parë në media, se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ka dhuruar një avion tip “Airbus” kryeministrit Edi Rama.

Mediat turke kanë publikuar ditën e sotme edhe dokumentet e kësaj dhuratë të beft , që me sa duket do t’ju kushtojë shtrenjtë taksapaguesve shqiptarë.

Sipas dokumentit Shqipëria si Përfitues i avionit detyrohet që për një periudhë 24-mujore pas dorëzimit, ose deri në kryerjen e rishikimit të madh teknik të parë (cilado që ndodh më herët), të mbajë në fuqi sigurimin e përgjegjësisë ligjore për avionin me kostot e veta.

Pra, sigurimi i avionit do të duhet të mbulojë një dëm deri në 1 miliard dollarë, çka do të thotë se në rast aksidenti, dëmi financiar ndaj palëve të treta mund të dëmshpërblehet deri në këtë shumë.

“Ky sigurim do të përfshijë dhuruesin dhe palët e mbrojtura nga përgjegjësia si persona të siguruar shtesë, me një limit të vetëm të kombinuar prej jo më pak se 1.000.000.000 dollarë amerikanë (një miliard USD)”,- thekson dokumenti.

Pjesë nga marrëveshja për sigurimit të avionit

KREU III

Sigurimi

NENI 14-Për një periudhë prej njëzet e katër (24) muajsh pas dorëzimit ose deri në rishikimin e madh të radhës të aeroplanit (cilado prej këtyre që ndodh e para), Përfituesi, me shpenzimet e veta, do të mbajë në fuqi (ose do të sigurojë që çdo blerës, qiramarrës apo operator pasardhës i aeroplanit të mbajë në fuqi) sigurimin e përgjegjësisë ligjore për aeroplanin, i cili mbulon përgjegjësinë ndaj palëve të treta, pasagjerëve, bagazheve, ngarkesës, postës, si dhe përgjegjësinë e përgjithshme ligjore ndaj palëve të treta (duke përfshirë mbulimin për përgjegjësinë ndaj produkteve).

Ky sigurim do të përfshijë Dhuruesin dhe Palët e mbrojtura nga përgjegjësia si persona të siguruar shtesë, me një limit të vetëm të kombinuar prej jo më pak se 1.000.000.000 dollarë amerikanë (një miliard USD), dhe Përfituesi do të heqë dorë nga çdo e drejtë e subrogimit kundrejt Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia. Përfituesi do t’i dorëzojë Dhuruesit certifikatat e sigurimit që vërtetojnë se mbulimi është në fuqi gjatë gjithë kësaj periudhe, dhe polica e sigurimit do të përmbajë dispozitat e mëposhtme:

a. Që sigurimi nuk do të anulohet dhe nuk do të ndryshohet në mënyrë të konsiderueshme para përfundimit të një periudhe prej tridhjetë (30) ditësh nga datu e njoftimit të anulimit ose ndryshimit nga ana e siguruesve, ose para përfundimit të një periudhe prej shtatë (7) ditësh në rastet që lidhen me rreziqe lufte dhe ngjarje të ndërlidhura me to

b. Mbulimi që ofrohet nga polica e sigurimit për secilën nga sët e mbrojtura nga përgjegjësia nuk do të shpallet i pavlefshëm për shkak të ndonjë veprimi apo mosveprimi (përfshirë deklarime të pasakta ose fshehje informacioni) të ndonjë personi ose pale tjetër që shkakton shkelje të ndonjë kushti, afati ose garancie të policës, me kusht që ky veprim apo mosveprim të mos jetë kryer, ndihmuar apo miratuar me dijeni nga ndonjë prej Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia.

c. Sigurimi duhet të sigurojë mbulim në shkallë botërore.

d. Palët e mbrojtura nga përgjegjësia nuk do të kenë asnjë përgjegjësi për pagesën e primeve të sigurimit, dhe siguruesit heqin dorë nga çdo e drejtë për zbritje, kundërkërkesë apo kompensim ndaj ndonjërës prej Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia.

e. Sigurimi për përgjegjësi do të përmbajë një klauzolë ndarjeje, me anë të së cilës përcaktohet se secili person i siguruar gëzon të njëjtin nivel mbrojtjeje sikur polica të ishte lëshuar individualisht për secilin, me përjashtim të kufirit maksimal të përgjegjësisë së siguruesit.

f. Sigurimi për përgjegjësi do të jetë sigurim parësor, pa të drejtë kontributi apo kompensimi nga ndonjë sigurim tjetër që mund të jetë në dispozicion të Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia.

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

By: 27
26 December 2025 at 11:06

Hetimet e SPAK kanë zbuluar asete të cilat i përkasin përsonave të dyshuar në dosjen qindra miliona eurosh të abuzimeve me tenderat e AKSHI-t. Këto asete besohet se janë përfituar nga paratë e dyshuara kriminale.

Hetuesit kanë zbuluar një jaht luksoz në pronësi të Ermal Beqirit, zbulim ky i ardhur nga kontrollet e BKH-së. Nga verifikimi rezulton se një shtetase e quajtur Xhenila Tamizi kishte emrin në dokumentet e zotërimit të mjetit lundrues “Pretador 50 sky fall”, që sipas SPAK-ut është blerë nga Ermal Beqiri.

Mjeti lundrues rezulton se ka vlerë të konsiderueshme, në rreth 950 mijë dollarë.

Foto ilustruese e mjetit lundrues që posedon edhe Ermal Beqiri
Foto ilustruese e mjetit lundrues që posedon edhe Ermal Beqiri

Hetimet e SPAK-ut po përqëndrohen edhe në prona të tjera të fituara nga kompania “Soft&Solution” dhe “EA Solution”, pasi sipas informacioneve janë përqëndruar në Tiranë, në sektorin e ndërtimit dhe në prona të paluajtshme në disa vende të Shqipërisë. Po ashtu, SPAK po kërkon informacion edhe tek bankat e nivelit të dytë për të gjurmuar paratë, si dhe hipotekat.

 

Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

By: 27
26 December 2025 at 10:54

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shfaqur në publik dhe ka postuar në rrjetet sociale, që pas marrjes zyrtarisht si e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Balluku ishte shfaqur vetëm duke hyrë në zyrën e Këshillit të Ministrave, ndërkohë që SPAK avancoi me akuzat ndaj saj, duke i kërkuar heqjen e imunitetit të deputetes në Parlament dhe hapjen kështu të rrugës për ta arrestuar.

Edhe pse publikimi i akuzave zyrtare të SPAK për vjedhje të 50 milionë eurove me tunelin e Llogarisë, apo abuzimi me të gjitha tenderat e loteve të Unazës së Madhe, ka trazuar opinionin publik dhe të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e saj, por zv.kryeministrja vazhdon të qëndrojë në zyrë.

Një ditë më parë Balluku ka postuar një mesazh dhe disa foto në Facebook, teksa thekson se ka festuar Krishtlindjen, duke bërë vizita në shtëpinë e disa familjeve në Lushnje.

Por ajo që bie në sy janë mesazhet e revoltës së komentuesve të Ballukut. Me herët në rrjetet e saj, “patronazhistët” e ministrisë nuk lejonin asnjë koment negativ ndaj numrit dy të qeverisë, por me gjasa tani situata u ka dalë jashtë kontrollit.

Revolta duket se është më e madhe dhe nuk menaxhohet dot as fshirja e komenteve që kërkojnë largimin e Belinda Ballukut. Në një vëzhgim të profilin e saj zyrtar, qytetarët kërkojnë largimin e saj duke i shkruar: “Dhurata më e bukur që do ti bëjë të gjithë Shqiptarëve do të kishte qenë të kishe dorëzuar mandatin e deputetit”

Një tjetër i shkruan “shfrytëzoji edhe këto festa se të është ngushtuar laku”.

“Pse mos të jesh e lumtur ti mi hajdute gjithë ato lekë që ke vjedhur ti, ah mos i honksh o femër me fjalor rrugaçe apo ashtu je rrugaçe. Ik mos zhgargavinë se na e ke shpifur me atë fjalor rruge, palloshin ku e ke o tip”, shkruan një tjetër komentues.

“Gëzimi më i madh është kur grabit lekët e shqiptarëve, ke surrat ti ordinere del e bën mora”, shkruan i irrituar një tjetër komentues.

“Je fiks si Ali Baba me 40 hajdutët, shpresoj që të kënaqen rojet e burgut të grave Ali Demi kur te vesh”.

“Dhurata më e bukur që do ti bëjë të gjithë Shqiptarëve do të kishte qenë të kishe dorëzuar mandatin e deputetit, të ishe në dispozicion të drejtësisë, atëherë do të besonim, po jeni soji i Enver Dullës, vetëm vazhdoni me e rrepur atë popull servil se gjithmonë do t’ju brohorasin parti Enver jemi gati kurdoherë”, shkruan komentuesi tjetër.

“Sikur ta kishe fjalorin korrekt edhe kur flet me bashkëpunëtorët në telefon do ishte një mrekulli”, i shkruan një ndjekës.

Screenshot_3

Screenshot_6

DISA NGA KOMENTET 

postime balluku komente ndjekesit facebbok (2)postime balluku komente ndjekesit facebbok (3)postime balluku komente ndjekesit facebbok (4)postime balluku komente ndjekesit facebbok (5)postime balluku komente ndjekesit facebbok (6)postime balluku komente ndjekesit facebbok (7)postime balluku komente ndjekesit facebbok (8)postime balluku komente ndjekesit facebbok (14)postime balluku komente ndjekesit facebbok (1)postime balluku komente ndjekesit facebbok (13)postime balluku komente ndjekesit facebbok (12)postime balluku komente ndjekesit facebbok (11)postime balluku komente ndjekesit facebbok (10)postime balluku komente ndjekesit facebbok (9)

 

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

By: 27
26 December 2025 at 10:28

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, në unazën e qytetit të Lushnjes.

Një makinë është përplasur me një motoçikletë, dhe për pasjë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i kësaj të fundit, Marjus Doksani.

Sipas raportimeve, Doksani është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore, në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje.

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

By: 27
26 December 2025 at 10:02

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Novoselë në Vlorë, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë një loje futbolli. Sipas informacionit të paraprak të policisë, shtetasi B. R., i cili jetonte në Vlorë dhe ishte rezident në Gjermani, është rrëzuar gjatë ndeshjes pasi topi e ka goditur në kraharor.

Ai u transportua menjëherë drejt spitalit të Vlorës, por nuk arriti të mbijetonte. Hetimet e para tregojnë se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një atak kardiak.

Njoftimi:

Më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –

By: 27
26 December 2025 at 09:48

Qarku i Korçës është zgjuar mëngjesin e kësaj të premte nga reshjet e para të dëborës.

Sipas raportimeve, reshjet kanë qënë të lehta kryesisht në fshatin turistik të Dardhës, në Shtyllë dhe Mashkullorë.

Deri më tani nuk raportohen për probleme në qarkullim, ndërkohë në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, autoritetet kanë ndërhyrë me borëpastruese dhe hedhje kripe për të mbajtur të hapur lëvizjen.

Temperaturat ditën e sotme do të shkojnë deri në -5 gradë celsius në zonat malore, ndërsa gjatë kësaj jave priten reshje dëbore me intensitet të lartë pasi temperaturat do të shkojnë deri në -10 grade celsius.

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

By: 27
26 December 2025 at 09:34

Për shkak të protestës së fermerëve në Greqi, aksi rrugor Kakavijë–Janinë nuk do të jetë funksional për qarkullimin e automjeteve nga ora 18:00 deri në orën 21:00, sipas orës shqiptare. Bllokimi do të ndodhë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq dhe lidhet me protestën që fermerët grekë po zhvillojnë gjatë ditës së sotme.

Policia Kufitare e Kakavijës bën me dije se informacioni është marrë nga Policia Kufitare Greke përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit. Gjatë këtij intervali kohor do të lejohet vetëm qarkullimi i automjeteve që kanë emergjenca shëndetësore, ndërsa mjetet e tjera nuk do të lejohen të kalojnë.

Autoritetet kufitare kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe i këshillojnë ata të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera.

Prej katër javësh, Greqia po përballet me protesta të vazhdueshme të fermerëve, të cilët kanë bllokuar akse kombëtare në shenjë kundërshtimi për vonesat në dhënien e subvencioneve të BE-së dhe kanë paralajmëruar intensifikimin e protestave nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –

By: 27
26 December 2025 at 09:02

Një tjetër situatë skandaloze raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në qytetin e Durrësit. Tubacionet e ujërave të zeza kanë shpërthyer natën e Krishtlindjes, duke vërshuar në rrugë dhe duke krijuar një situatë alarmante për shëndetin publik.

Sipas një qytetari, ndotja shtrihet përpara Komisariatit të Policisë së Durrësit, pranë Spitalit Rajonal dhe vijon deri në afërsi të shkollës “Dy Gjelat”, ndërsa bashkia e Emirjana Sakos, nuk ka marrë asnjë masë edhe pse kjo situatë është e përsëritur.

“O kryetare, i more frymën Durrësit, e mbyte me m*t, e mbyte. Ja përpara Komisariatit të Policisë. Data 25, për Krishtlindje, ora 11 e darkës, e mbyti m*ti. Shih si janë rrugët plot me m*t. Aman o kryetare, nuk duam as ujë e as drita, vetëm na liro m*tin, se na mbyti era. Live nga Durrësi, për Krishtlindje, e mbyti m*ti Durrësin”,- shprehet qytetari krahas videos së publikuar nga JOQ.

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

By: 27
26 December 2025 at 08:28

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, por edhe biznese.

Në sistem nuk shfaqen data të lira për rezervime, për shërbime si aplikime për pasaportë, shërbime konsullore, dhe procedura të lidhura me Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), si regjistrime, ndryshime të të dhënave apo dokumente zyrtare për kompani.

Zinxhir konfuzioni

Bllokimi i platformës e-Albania ka krijuar një zinxhir konfuzioni. Konsullatat thonë se aplikimet për ripërtëritjen e pasaportave bëhen vetëm përmes e-Albania, rrugë tjetër nuk ka.

Platforma e-Albania deklaron se oraret janë të mbushura ose sistemi është i bllokuar dhe i referon qytetarët te Ministria e Jashtme. Nga ana tjetër Ministria e Jashtme në Tiranë u kërkon qytetarëve të presin një “moment të dytë”, pa një afat konkret.

Ndërkohë vetë konsullatat kanë pranuar se sistemi është i ngrirë për shkak të një defekti teknik të paparashikuar, i cili nuk dihet sa zgjat.

I gjithë shteti online i bllokuar

Problemi kryesor nuk është vetëm defekti teknik, por mungesa e një plani alternativ: kur platforma e vetme bie, i gjithë shteti online bllokohet.

Rezultati: qytetarë që s’mund të rinovojnë dokumentet, dhe biznese që nuk kryejnë dot procedura ligjore bazë, me pasoja reale financiare dhe administrative.

Moment delikat

Ky bllokim vjen në një moment delikat për sistemet digjitale shtetërore, pas incidenteve të mëparshme që kanë goditur infrastrukturën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila administron platformat kryesore elektronike të shtetit, raste që kanë qenë objekt verifikimi edhe nga SPAK-u./DW

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

By: 27
26 December 2025 at 08:02

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.8 lekë dhe do shitet me 96.6 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.3 lekë dhe do shitet me 110.5 lekë.

Screenshot_1

 

Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

By: 27
26 December 2025 at 07:58

Nëse integrimi në BE do të ndodhë pa rritur cilësinë e ekonomisë dhe të vlerës së punës në Shqipëri, emigrimi do të përforcohet më shumë lajmëroi Fondi Monetar e Ndërkombëtar në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë.

Fondi vuri në dukje se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të individëve në Rajon që deklarojnë se kanë gjasa të emigrojnë në dekadën e ardhshme ose që synojnë të largohen brenda 12 muajve.

“Ky nivel i lartë i gatishmërisë për emigrim, krahasuar me vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, sugjeron një mungesë besimi në perspektivat ekonomike dhe sociale në vend, si dhe dobësi të tregut të punës për të ofruar mundësi cilësore dhe të qëndrueshme” referoi FMN.

Në të kundërt duke rritur vlerën e punës, integrimi i vendit tonë në BE do të sillte rritje të fortë të prodhimit për frymë dhe ulje të papunësisë, e për rrjedhojë do të zbuste valën e emigrimit, sugjeron Fondi.

Të ardhurat për frymë në Shqipëri janë sa 34% e mesatares së BE-së, një hendek shumë i thellë. Sipas Fondit Shqipëria përveç hendekut në të ardhura shfaq një prapambetje strukturore, që nuk lidhet vetëm me nivelin e investimeve, por edhe me efikasitetin e përdorimit të punës dhe kapitalit.  Kjo tregon se rritja ekonomike ka qenë më tepër e bazuar në faktorë sasiorë sesa në përmirësim real të produktivitetit.

Sipas FMN zhvillimet demografike në vend me emigrim të fortë te të rinjve dhe rënien të forcës së punës janë duke ndikuar negativisht perspektiven ekonomike të vendit.

Shqipëria ka përjetuar një rënie të ndjeshme të popullsisë në moshë pune, çka reflekton tkurrjen demografike dhe emigracionin masiv. Në krahasim me disa vende të tjera të rajonit, rënia popullsisë në Shqipëri është më e theksuar, duke sinjalizuar presion të vazhdueshëm mbi ofertën e punës dhe potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike.

Shqipëria ka prodhim për orë pune dukshëm më të ulët se mesatarja e BE-së dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që informaliteti mbetet i lartë. Edhe pse normat e punësimit dhe pjesëmarrjes në forcën e punës janë përmirësuar në vitet e fundit, ato nuk përkthehen në produktivitet të lartë, ndërsa përqindja e të rinjve as në punë dhe as në shkollë mbetet problematike. Kjo tregon se ekonomia po krijon vende pune, por jo vende pune me vlerë të shtuar të lartë.

Pagat më të larta në vendet e BE-së përbëjnë një faktor të fortë tërheqës, duke qenë se Shqipëria renditet  me nivelin më të ulët të pagave ndër vendet Europiane. Hendeku më i madh i pagave vërehet te punonjësit me arsim të lartë, ku pagat janë mbi trefish më të larta në ekonomitë e avancuara të BE-së dhe bëhen shkak për rritje të emigrimit. Anketat tregojnë se mangësitë në qeverisje dhe në sundimin e ligjit janë gjithashtu ndër nxitësit kryesorë të emigrimit, veçanërisht te punonjësit e kualifikuar.

Analizat e stafit e stafit të FMN tregojnë se një paketë gjithëpërfshirëse reformash që rrit produktivitetin është kyçe për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe zbutjen e efekteve negative të migracionit. Ndërsa përpjekjet e qeverisë për rritjen e pagave përmes rritjeve të përsëritura të pagës minimale mund të ofrojnë lehtësim afatshkurtër, ato nuk janë të qëndrueshme pa rritje përkatëse të produktivitetit./ Monitor

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

By: 27
26 December 2025 at 07:42

Dashi

Neptuni do ua qartësojë mendimet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do reflektoni edhe për disa gabime qe keni bere ne te kaluarën dhe do dini si te kërkoni falje. Beqaret do arrijnë me ne fund te krijojnë një lidhje serioze dhe te qëndrueshme. Situata financiare do jete mjaft e qëndrueshme nëse merrni masat e duhura dhe nuk tregoheni te nxituar.

Demi

Te gjithë planetët do e mbrojnë sot jetën tuaj ne çift dhe do krijojnë një klime sa me harmonike. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni. Beqaret nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë dhe do mbeten serish me te njëjtin status. Ne planin financiar çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Po shpenzuat kuturu do keni goxha probleme dhe vështirësi.

Binjaket

Do e forconi edhe me tepër lidhjen ne cit gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte te flisni hapur për gjithçka me partnerin tuaj. Nëse zemra juaj është e lire, ka mundësi qe sot te rrahe për dike. Sido qe te vijnë punët, nuk duhet te nxitoheni. Me financat mos luani sh7ume sepse situata mund te behet goxha problematike. Mos shpenzoni kuturi dhe mos jepni hua.

Gaforrja

Qëndrojini besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse nuk doni qe ta humbni atë përgjithmonë. Një gabim i vogël mund te kushtoje shtrenjte. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te princit te kaltër, por nuk do arrijnë ta gjejnë dot. Dita e sotme do jete shume e favorshme për financat. Ato do kenë edhe me shume përmirësime nga sa ju e prisnit.

Luani

Komunikimi ne çift do jete shume i forte gjate kësaj dite. Do merreni vesh shume mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do krijohen ne asnjë moment asnjë mosmarrëveshje. Beqaret duhet te tregohen akoma te duruar ne mënyrë qe te gjejnë personin e duhur. Financat do jene te çekuilibruara prandaj duhet shume maturi me çdo lëvizje qe do kryeni.

Virgjeresha

Sot do ketë darka romantike për te dashuruarit dhe emocionet do shtohen furishëm. Gjithçka do jete si ne një ëndërr kështu qe shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret nuk duhet te shohin sa njërin person personin tjetër, por te përqendrohen tek njeri. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes fale shtytjes qe do ju beje Saturni. Di jeni edhe shume te duruar.

Peshorja

Do jeni shume konfuze gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe nuk do dini çfarë te bëni. Edhe partneri do jete i ngarkuar me pune dhe nuk do iu kushtoje dot vëmendjen e duhur. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituar pa qene te sigurte pe rate qe do ndodhe. Financat do jene me te mira se disa dite me pare kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Akrepi

Urani do jete i pozicionuar keq gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe mosmarrëveshjet me partnerin do jene te njëpasnjëshme. Kujdes! Beqaret do kenë mundësi pafund për takime, por nuk do jene te vendosur te hedhin hapa me tej. Ne planin financiar do përballeni me probleme goxha serioze. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si e kishit menduar.

Shigjetari

Dite shume e bukur dhe me diell kjo e sotmja. Marrëdhënia me partnerin do jete e ngrohte dhe nuk do shfaqen aspak keqkuptime. Beqareve nuk do ju pëlqejë asnjeri nga personat qe do i joshe, kështu qe do mbeten serish te vetmuar. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë me pare. Gjendja do filloje te përmirësohet ne mënyrë te habitshme.

Bricjapi

Do keni shume pune gjate kësaj dite dhe do lodheni aq shume saqë nuk do mund t’i përkushtoheni dot partnerit. Nëse flisni me te hapur ai do iu kuptoje. Beqaret do mund te fillojnë veçse aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Gjendja e te ardhurave do jete goxha delikate. Ne disa momente mund te mbeteni edhe pa para ne xhep.

Ujori

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe e kane një lidhje. Ne disa momente mund te ketë debate goxha te forta te cilat do ju bëjnë te ndiheni me te vërtetë keq. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për te gjetur princin e kaltër. Financat do jene te mira nëse shpenzoni aq sa ua mban xhepi dhe tregoheni gjithë kohës te organizuar.

Peshqit

Dite shume e rëndësishme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merren vendime me te vërtetë shume te rëndësishme. Edhe beqaret do kenë ndryshime pozitive fale disa takimeve qe do realizojnë. Te ardhurat do përmirësohen ndjeshëm fale një shpërblimi te majme qe do merrni nga një pune qe keni kryer. Ia ka vlejtur lodhja.

Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025

By: 27
26 December 2025 at 07:34

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim, duke u përqendruar përgjatë maleve në zonën lindore, ndërsa pjesa tjetër e vendit me mot kryesisht të kthjellët.

Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët hera-herës në formën e shtrëngatave që në orët e para të 24-orëshit në jug e në qendër deri në mëngjes. Më pas reshjet mbeten prezente në mënyrë të izoluar përgjatë vijës bregdetare deri në ndërprerjen e tyre nga orët e mesditës në të gjithë territorin.

Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore. Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti pritet të ketë valëzimi forcës 1-2ballë.

 

The post Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025 appeared first on 27.

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

By: 27
25 December 2025 at 22:20

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së fundmi nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili, sipas tij, përbën jo vetëm buxhetin e ushtrisë amerikane, por themelin e politikës së jashtme të SHBA-së, veçanërisht për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në A2 CNN, ai tha se ky dokument i vendos në një emërues të përbashkët çështje kyçe si korrupsioni, demokracia, media, krimi kibernetik dhe siguria, duke i konsideruar faktorë vendimtarë për stabilitetin rajonal.

“Një javë më parë zoti Trump ka nënshkruar një dokument, një ligj i cili është jo vetëm buxhet për ushtrinë amerikane, por në fakt është themeli i politikës së jashtme amerikane dhe për zonën tonë, për Ballkanin Perëndimor. Ai fut në një emërues të përbashkët këto. Fut korrupsionin, fut demokracinë, fut median, fut krimin kibernetik, i fut të gjitha një emërues të përbashkët që janë kyç për stabilitet në rajon dhe më gjerë”, u shpreh Alimehmeti në A2 CNN.

Alimehmeti ngriti disa pikëpyetje mbi rolin e Shqipërisë brenda NATO-s, nëse vendi është një hallkë e fortë apo e brishtë e aleancës. Sipas tij, infiltrimi i kriminalitetit në institucione dhe projekte strategjike përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe për marrëdhëniet me aleatët.

“Jemi në shkallë shumë më të rëndësishme dhe pyetja kyçe këtu mbetet. Duke parë të gjitha këto, është Shqipëria vendi i NATO-s me të vërtetë apo jo? Është Shqipëria hallkë mjaftueshëm e fortë në këtë zinxhirin e NATOS apo jo? Është e mundshme të infiltrohet Shqipëria nga nivele të ndryshme? Unë s’jam person që merret me sigurinë. Po kjo pyetje lind natyrshëm”, tha ai në A2 CNN.

Ai paralajmëroi se kostoja për vendin do të jetë e lartë nëse problemet nuk adresohen, duke e krahasuar situatën me një sëmundje që kërkon ndërhyrje urgjente. Sipas tij, proceset politike dhe hetimet do të mbyllen, por ndërkohë Shqipëria do të paguajë çmimin e vonesave.

“Pra këtu paska njerëz që kanë certifikata sigurie të nivelit të lartë, se të merresh me tenderat e AKSHI-t do të thotë të kesh certifikata sigurie të nivelit të lartë, pikërisht që të tregosh që nuk je i kapur nga agjentë të huaj apo nga kriminaliteti. E nga krahu tjetër, shohim që është pikërisht kriminaliteti që i ka kapur. Pra këtu nuk ke më asnjë funksionim dhe do ribëhet nga fillimi. Sepse për karshi asaj aleance të nderuar ke detyrime dhe janë detyrime të rëndësishme, sepse gjithë këto gjëra, neve këtyre librave ja kemi lexuar faqen e parë dhe faqen e fundit. Ne e dimë si do shkojë kjo punë. E dimë si do shkojë çështja Balluku. E dimë si do shkojë çështja, i dimë të gjitha. Ndërkohë po shohim zhvillimin, po shohim shkrimin e kapitujve dhe po merremi me gjërat e parëndësishme. Janë të përfunduara të gjitha. Vite më parë ju kam thënë këtë çështja Veliaj është e mbyllur dhe u mbyll. Do mbyllet dhe çështja Balluku, njëjtë do mbyllet dhe çështja Rama. Të jeni të bindur. Thjesht ndërkohë neve do na shkaktojnë kosto. Pra është një sëmundje që kur ti pret shumë kohë për ta operuar, ajo të shkakton kosto në trup, por që duhet operuar, duhet operuar”, u shpreh Alimehmeti.

Sipas Alimehmetit, Shqipëria nuk perceptohet më si një vend i sigurt dhe se krimi, përfshirë krimin politik dhe korrupsionin në nivele të larta, janë arsyet kryesore pse qytetarët largohen dhe pse shpresa bie.

“Nuk është as shtet i sigurt dhe këto janë arsyet kyçe pse njerëzit na ikin, pse shpresa bie tek ne. Këto janë arsyet kyçe. Nuk bie njeri se është klima, kush e di se çfarë ose kemi ndonjë luftë neve. Këto janë arsyet pse njerëzit ikën. Dhe ky vit ka qenë emblematik në këtë drejtim. Pra, shumë qartë u pa niveli i krimit, shumë qartë u pa niveli i krimit politik, pra i krimit me kollare. Mund ta quajmë dhe shumë qartë u pa niveli demokratik”, theksoi ai në A2 CNN.

The post “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë appeared first on 27.

Yesterday — 25 December 2025Main stream

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

By: 27
25 December 2025 at 21:58

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka komentuar asnjëherë përmbajtjen e dosjeve hetimore apo veprimet e SPAK, pasi këto, sipas tij, janë kompetencë ekskluzive e drejtësisë.

Sipas Ndreut, qëndrimi i kryeministrit ka qenë strikt procedural dhe kushtetues. Ai nënvizoi se Kushtetuta i jep kryeministrit të drejtën për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të qeverisë, një parim që, siç tha, është konfirmuar edhe nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Në rast përplasjeje mes ligjit dhe Kushtetutës, zbatohet Kushtetuta. Çështja e pezullimit është sqaruar qartë nga Gjykata Kushtetuese dhe interpretimet e tjera bien poshtë,” u shpreh Ndreu.

Ai shtoi se Këshilli i Mandateve ka ndjekur procedurat përkatëse dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë në lidhje me mospezullimin e Ballukut nga detyra.

Duke folur për SPAK-un, Ndreu theksoi se krijimi i këtij institucioni ishte një proces i ndërgjegjshëm që do të prekte edhe politikën, një realitet që, sipas tij, Partia Socialiste nuk e ka mohuar asnjëherë. Ai kritikoi ata që në të shkuarën kanë sulmuar dhe penguar drejtësinë, duke vënë në shënjestër prokurorë dhe gjyqtarë.

“Sot Shqipëria ka arsye të ndihet e sigurt, sepse falë reformës në drejtësi, si qytetari i thjeshtë ashtu edhe funksionarët më të lartë përgjigjen njësoj përpara SPAK-ut dhe gjykatave,” deklaroi Ndreu.

Kryebashkiaku theksoi se ende nuk mund të thuhet me siguri nëse Balluku do të japë dorëheqjen, duke shtuar se kjo mbetet një mundësi e hapur.

“Kush tha që Balluku nuk do të japë dorëheqjen? Duhet durim. Edhe mund ta japë. Kam informacion që ajo e ka kërkuar disa herë dorëheqjen,” deklaroi Ndreu.

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

By: 27
25 December 2025 at 21:44

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të 89 shtetasve të Kosovës, pas dyshimeve se këto mund të jenë krijuar nga veprimtari kriminale.

Veprimet hetimore vijnë në zbatim të një letërporosie nga autoritetet kosovare, që po hetojnë 31 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në trafik droge dhe pastrim parash. Identifikimi i tyre u bazua në komunikime në aplikacionin SKY ECC dhe të dhëna nga autoritetet belge dhe franceze të drejtësisë.

Sipas SPAK, fitimet e gjeneruara nga aktiviteti kriminal dyshohet se janë transferuar në biznese të ndryshme dhe pasuri të luajtshme e të paluajtshme, përfshirë tokë, shtëpi, banesa dhe automjete, me qëllim fshehjen e burimit të vërtetë.

Pala kosovare ka kërkuar që hetimi të përfshijë jo vetëm pasuritë e personave të dyshuar, por edhe të 58 familjarëve të tyre, në emër të të cilëve mund të jenë regjistruar pasuri të paligjshme. SPAK do të verifikojë gjithashtu nëse këta persona kanë llogari bankare në Shqipëri, si pjesë e hetimit për pastrim parash dhe aktivitet të dyshuar kriminal.

gijotina.com/

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

By: 27
25 December 2025 at 21:22

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte një nga vitet më të suksesshme. Kualifikimi për herë të parë në “Play Off” të Botërorit, është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë me në krye trajnerin Silvinjo, i cili është padyshim një nga trajnerët më të suksesshëm.

Braziliani ka formuar një skuadër që pëson pak gola, cinike para portës, por që vetë braziliani nuk ka shumë dëshirë që të bëjë eksperimente me lojtarët, skuadrën apo edhe me listat e gurmbullimit. Në vitët e fundit, ai i ka qëndruar besnik thuajse të gjithë lojtarëve dhe që nga kualifikueset e Europianit, deri në Ligën e Kombeve e Botëror, kanë qenë thuajse të njëjtët lojtarë.

Paraqitjet e tyre, kanë qenë bindëse jo vetëm me Kombëtaren, por njëkohësisht edhe me klubet ku luajnë, si në Europë, ashtu edhe në Azi apo në Amerikë. Kështu, vlerat e disa prej futbollsitëve në dritaren e “Transfermarkt” janë rritur ndjeshëm, por ka edhe prej atyre që kanë pësuar rënie në treg apo edhe ato që nuk kanë pasur ndryshim. Rritjen më të madhe në treg, e ka pasur mesfushori i Leçes, Medon Berisha i cili nga 1.5 milionë euro vlerë të kartonit që kishte, tashmë vlerësohet me 6 milionë euro.

LOJTARËT ME RRITJE- Veç Berishës që ka pasur rritjen më të madhe me plot 4.5 milionë euro, rritje vlere kanë edhe disa futbollistë të tjerë. Kështu, Adrion Pajaziti ka kapur vlerën e 1.5 milionë eurove, nga 800 mijë që ishte vlera e tij para rivlerësimit. Rritje me 1 milionë euro në treg, ka edhe kartoni i Julian Shehut. Ish-mesfushori i Laçit vlerësohet aktualisht me 3.5 milionë euro, ndërkohë që deri më tani ishte 2.5 milionë. Me 1 milionë euro është rritur edhe kartoni i Arbër Hoxhës që e sheh veten tashmë në vlerën e 2.5 milionë eurove, ndërkohë që një rritje të lehtë ka pasur kartoni i Jasir Asanit. Sulmuesi u transferua te Esteghlali në verë dhe nga 1.2 milionë euro që ishte vlera e tij më parë, tashmë ka shkuar në 1.8 milionë. Lojtarët e tjerë nuk kanë pësuar rritje, por pritet që së shpejti edhe kartoni i Muçit të ndryshojë, gjithmonë nëse sulmuesi vazhdon me këto ritme te Trabzonspori, pasi së fundmi ka shënuar 7 gola në 5 ndeshje.

VLERAT E ULURA- Krahas lojtarëve që këtë periudhë kanë parë që kartoni i tyre ka pësuar rritje, ka edhe nga ato futbollistë vlera e të cilëve ka rënë. Kështu, rënien më të madhe e ka pësuar Armando Broja i cili me skuadrën e tij të Bërnleit po kalonte një moment të vështirë. Pavarësisht golit në ndeshjen e fundit, vlera e Brojës ka rënë në 10 milionë euro, ndërkohë që ishte 14 milionë euro para rivlerësimit të bërë së fundmi. Rënie të vlerës ka pësuar edhe Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares ka pasur kartonin me vlerë 6 milionë euro, ndërkohë që aktualisht vlera e kartonit të tij ka zbritur në 5 milionë. Në të njëjtën vlerë ka zbritur edhe kartoni i Uzunit, por ky i fundit ka ulje më të madhe. Vlera e sulmuesit të Austin ishte 7 milionë euro, ndërkohë që tani vlerësohet me 5 milionë. Ulje të lehtë ka pësuar edhe Ivan Balliu, kartoni i të cilit tashmë kushton 1.2 milionë euro, nga 1.4 që ishte më parë.

MË TË SHTRENJTËT- Ndryshimet e vlerave të kartonit, kanë ndryshuar edhe renditjen e lojtarëve më të shtrenjtë të Kombëtares. Kështu, Kristjan Asllani është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, me vlerën e tij që ka shkuar në 13 milionë euro. Pas Asllanit, renditen Broja dhe Daku, të cilët e kanë vlerën e kartonit nga 10 milionë euro. “Top 5” e mbyllin Ardian Ismajli me Medon Berishën, ku të dy lojtarët kushtojnë nga 6 milionë euro, me Berishën që e sheh veten për herë të parë në këtë klasifikim sa i përket vlerës së lojtarëve, pasi më parë vlera e tij ishte vetëm 1.5 milionë.

LOJTARËT MË TË LIRË- Lojtari me vlerën e kartonit më të lirë në Kombëtare, është Naser Aliji. Mbrojtësi i Dinamos e ka vlerën në treg 300 mijë euro dhe pak më të lartë e ka portieri i Egnatias, me vlerën në treg 400 mijë euro. Gjithashtu një tjetër portier është në listën e lojtarëve më të lirë dhe bëhet fjalë për Simon Simonin, i cili vlerësohet me kartonin që shkon në 600 mijë euro. Nga 700 mijë euro kushton kartoni i dy lojtarëve të tjerë, Arlind Ajetit dhe Klisman Cakes që mbyllin kështu pesëshen e lojtarëve me vlerën më të ulët në “Transfermarkt”. Ky i fundit, u afrua rishtazi te Shqipëria, pas dëmtimit që pësoi Marash Kumbulla në kampionatin spanjoll.

gijotina.com/

❌
❌