Tepelenë, humb gjurmët një bari 65-vjeçar pranë lumit Vjosë
Një burrë 65-vjeçar nga fshati Mezhgoran në Tepelenë rezulton i zhdukur dhe autoritetet policore janë vënë në kërkim të tij. Ylli Dine është denoncuar nga familjarët e tij si i humbur tre ditë më parë, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Pas denoncimit, policia ka nisur menjëherë operacionin për gjetjen e tij. Aktualisht, aksioni i kërkim-shpëtimit përqendrohet kryesisht në lumin Vjosë.