Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Main stream

Korça destinacioni i preferuar, por bizneset kanë mungesë kapaciteti për akomodim dhe staf

By: melisa
18 January 2026 at 13:25

“Turizmi malor ka filluar që për Krishtlindje, sidomos në destinacionet e Korcës, Voskopojës dhe Dardhës, që janë më të preferuarat dhe ofrojnë disa shërbime turistike. Në Dardhë ka një pjesë për ski, e përshtatshme kryesisht për fillestarët, pasi nuk kemi qëndra të mëdha skijimi. Presim që vitet e ardhshme të rritet kapaciteti akomodues dhe të zhvillohen edhe vende të tjera si Puka…

Source

“Zarfi i zi”? Lot dhe emocione që preken Kiara Titon

By: melisa
18 January 2026 at 13:12

Në kufje, Kiara Tito u njoftua se në shtëpinë e Big Brother kishte mbërritur një “zarf i zi” dhe se momenti do të shfaqej në “Fan Club”. Por në të vërtetë, klipi ishte një surprizë e veçantë për të. Në video u shfaqën momentet më të bukura të Kiarës, ndërsa mesazhi i urimit i kujtoi sa e dashur dhe e vlerësuar është nga fansat dhe të afërmit e saj. Emocionet ishin të forta, dhe Kiara nuk mundi t’…

Source

Rama “zbulon” kartën energjetike, Tropoja në qendër të lojës

By: melisa
18 January 2026 at 13:02

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se projekti për ndërtimin e parkut të energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë do të thellojë ndjeshëm diversifikimin e portofolit energjetik të Shqipërisë dhe do të përforcojë sovranitetin energjetik të vendit. Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama u ndal te zhvillimet kryesore të javës, duke veçuar projektin madhor të parkut eolik në Tropojë si një nga hapat…

Source

Manchester City ka një problem, varësinë nga Erling Haaland

By: melisa
18 January 2026 at 12:41

Erling Haaland ka shënuar 26 gola në të gjitha kompeticionet, ndërsa sapo është mbyllur gjysma e sezonit. Sulmuesi norvegjez është një “monstër” përpara portave kundërshtare, por Manchester City po varet gjithnjë e më shumë nga ai, veçanërisht kur Haaland nuk luan në nivelin e tij më të mirë. Në këtë fillim të vitit 2026, Haaland ka zhdukur formën e tij karakteristike, dhe kjo ka përplasur…

Source

Shiu shkatërron shtëpinë, familja detyrohet të braktisë banesën në Gjirokastër

By: melisa
18 January 2026 at 12:37

Reshjet e dendura të shiut të datës 6 janar shkaktuan dëme të konsiderueshme në nënlagjen “Granicë e Sipërme” në qytetin e Gjirokastrës. Si pasojë e daljes nga shtrati të përroit të Cullos, u dëmtua rëndë rruga kryesore që lidh zonën me pjesën tjetër të qytetit, si dhe disa banesa përreth. Sipas të dhënave paraprake, 15 familje janë prekur drejtpërdrejt, ndërsa një prej më të dëmtuarave është…

Source

Për kë shkon mesazhi? SHBA kërkon institucione të forta në Shqipëri

By: melisa
18 January 2026 at 12:16

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, riktheu shqetësimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara mbi lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me kartelet e Amerikës Latine. Ajo i konsideron këto rrjete si kërcënim për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke kërkuar forcim të institucioneve të drejtësisë si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë. Mesazhi u përcoll gjatë…

Source

Trump kërcënon Evropën me tarifa, BE reagon menjëherë

By: melisa
18 January 2026 at 12:07

Ambasadorët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot për një takim urgjent, pas deklaratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për një valë të re tarifash ndaj aleatëve evropianë, në lidhje me planin e SHBA-së për të blerë Groenlandën. Reuters raportoi se Qiproja, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së me rotacion, ka njoftuar këtë mbrëmje thirrjen për…

Source

Mateta drejt Juventusit? Crystal Palace nën tension, largimet vazhdojnë

By: melisa
18 January 2026 at 11:50

Polemikat e shpërthyera së fundmi në Londër mund t’i buzëqeshin Torinos. Në ditët kur Juventusi ka intensifikuar ofensivën për Jean-Philippe Mateta, sulmuesin e Crystal Palace, situata brenda klubit anglez duket gjithnjë e më e tensionuar. Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, ka deklaruar publikisht se në fund të sezonit do të largohet nga klubi, pavarësisht ofertës për rinovim.

Source

Rama: Energjia e gjelbër do t’i japë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm strategjik

By: melisa
18 January 2026 at 11:29

Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se Shqipëria do të arrijë sovranitetin energjetik brenda këtij mandati qeverisës, duke e cilësuar zhvillimin e energjisë së gjelbër si një faktor kyç për të ardhmen strategjike të vendit. Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama informoi mbi pjesëmarrjen e tij në Javën e Qëndrueshmërisë 2026, e zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mori pjesë në disa…

Source

Telefonata e papritur nga i vëllai, Flori lë shtëpinë e BBV

By: melisa
18 January 2026 at 11:12

Një emergjencë familjare ka detyruar Florin të ndërpresë qëndrimin e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe të largohet përkohësisht nga gara. Gjatë mbrëmjes së praimit bashkëshortja e Florit ka kontaktuar produksionin e programit për të kërkuar komunikim me të, pasi një nga fëmijët e tyre ka shfaqur probleme shëndetësore. Nëpërmjet një telefonate, vëllai i Florit e ka informuar se…

Source

Von der Leyen: Tarifat e Trump rrezikojnë marrëdhëniet transatlantike

By: melisa
18 January 2026 at 08:14

Tarifat e paralajmëruara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndaj vendeve që dërgojnë trupa në Groenlandë, rrezikojnë të dëmtojnë seriozisht marrëdhëniet transatlantike dhe të cenojnë sovranitetin e Groenlandës. Paralajmërimi është bërë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa. Në një deklaratë të përbashkët gjatë…

Source

Before yesterdayMain stream

Bie niveli i ujërave në tokat e përmbytura në qarkun e Shkodrës

By: melisa
16 January 2026 at 14:36

Situata në territorin e qarkut Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe në përmirësim gradual. Sipas përditësimit të fundit të Prefekturës Shkodër, në zonën e Dajçit është vërejtur rënie e nivelit të ujit, ndërsa te “Urrelat e Shirqit” nuk ka më prani uji. Aksi rrugor i Obotit vijon të ketë prezencë uji rreth 20–30 cm, por me tendencë të vazhdueshme rënieje. Prefektura e qarkut Shkodër bën të ditur…

Source

Niinistö: Mosmarrëveshja për Grenlandën nuk duhet të kthehet në krizë të NATO-s

By: melisa
16 January 2026 at 12:23

Ish-presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö, ka deklaruar se tensionet e krijuara rreth Grenlandës nuk duhet të lejohen të çojnë në dobësimin apo shkatërrimin e NATO-s, duke paralajmëruar për pasojat serioze që do të kishte një përçarje brenda aleancës. “Askush nuk mund ta kishte imagjinuar që anëtari kryesor i NATO-s do të kërcënonte pushtimin e territorit të një vendi tjetër anëtar”…

Source

A do të sakrifikojë Evropa marrëdhëniet me SHBA-në për të mbrojtur Groenlandën?

By: melisa
15 January 2026 at 12:09

Kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për të marrë kontrollin e Groenlandës ka tronditur Danimarkën dhe ka vënë Evropën përballë një dileme serioze: të përballet me SHBA-në apo të përpiqet ta qetësojë atë. Pas ndërhyrjes amerikane në Venezuelë, deklaratat e Trump nuk shihen më si retorikë boshe, por si një projekt i lidhur me interesa strategjike dhe minerare. Gjashtë shtete evropiane…

Source

Fermerët në Greqi rikthejnë protestat, bllokohet rruga Kakavijë–Janinë

By: melisa
15 January 2026 at 11:51

Rruga nacionale Kakavijë–Janinë do të mbyllet sërish sot, duke nisur nga ora 12:30 sipas orës greke, në zonën e kryqëzimit të fshatit Kallpaq, për shkak të një proteste të paralajmëruar nga fermerët grekë. Sipas njoftimit të Policisë Kufitare të Kakavijës, autoritetet greke kanë informuar palën shqiptare përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit se bllokimi i aksit rrugor do të…

Source

Nafta e Venezuelës në duart e SHBA-së, fitore strategjike apo rrezik ligjor?

By: melisa
15 January 2026 at 10:45

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë finalizuar shitjen e parë të naftës venezueliane, me vlerë rreth 500 milionë dollarë, sipas një zyrtari të administratës që foli për CNN. Pritet që shitje të tjera të naftës të realizohen në ditët dhe javët në vijim. Kjo marrëveshje vjen pas zhvillimeve të fundit në Venezuelë, ku Presidenti Donald Trump deklaroi më parë se SHBA synon të ketë akses në rezervat…

Source

Tensione të reja në Lindjen e Mesme, evakuim i pjesshëm në bazën amerikane në Katar

By: melisa
14 January 2026 at 11:29

Situata në Lindjen e Mesme është rikthyer në një fazë alarmi të lartë pas deklaratave kërcënuese të Donald Trump ndaj Iranit dhe reagimeve të ashpra nga Teherani. Sipas tre burimeve diplomatike që kanë folur për Reuters, një pjesë e personelit të bazës ushtarake amerikane Al Udeid në Katar është urdhëruar të largohet nga objekti deri të mërkurën në mbrëmje. Ambasada e SHBA-së në Doha nuk ka…

Source

Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në disa bashki të qarkut Gjirokastër

By: melisa
14 January 2026 at 10:41

Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar probleme në disa bashki të qarkut Gjirokastër, ku strukturat vendore janë angazhuar në terren për pastrimin e inerteve, hapjen e rrugëve dhe vlerësimin e dëmeve. Në Bashkinë Gjirokastër, puna do të vijojë në njësinë administrative Qytet, kryesisht në lagjen “Granicë” e sipërme, përroin e Gjokanës në lagjen “Zinxhira” dhe në zonën pas Kalasë, në “Pazarin e…

Source

BBC ndërmerr veprime ligjore për të rrëzuar padinë 10 miliardë dollarëshe të Donald Trump

By: melisa
13 January 2026 at 15:08

Transmetuesi publik britanik BBC ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore për të rrëzuar padinë për shpifje prej 10 miliardë dollarësh të ngritur nga presidenti amerikan Donald Trump. Padia lidhet me një episod të emisionit Panorama, transmetuar në vitin 2024, i cili u kritikua nga Trump pasi, sipas tij, i ka dhënë përshtypjen se ai kishte inkurajuar mbështetësit e tij të sulmonin…

Source

Ndryshojnë tekstet shkollore, do të përshtaten sipas rekomandimeve të BE, në fokus dixhitalizimi

By: melisa
11 January 2026 at 15:45

Brenda pesë viteve të ardhshme, tekstet shkollore në Shqipëri pritet të ndryshojnë ndjeshëm në funksion të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ministria e Arsimit ka miratuar programet e reja mësimore, të cilat do të shërbejnë si udhërrëfyes për hartuesit e teksteve dhe për mësuesit në procesin e përditësimit të kurrikulave në nivele të ndryshme arsimore.

Source

❌
❌