Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Pas daljes nga burgu, Dani Alves blen klub dhe bëhet president

By: nilda
22 December 2025 at 12:44

Dani Alves ka finalizuar blerjen e klubit portugez São João de Ver, që garon në Liga 3, sipas raportimeve të ESPN Brasil. Marrëveshja është mbyllur me mbështetjen e një grupi investitorësh brazilianë, të cilët kanë ndihmuar në përfundimin e procedurave për shoqërinë sportive të klubit. Sipas burimeve, ish-mbrojtësi brazilian po shqyrton gjithashtu mundësinë e firmosjes së një kontrate si lojtar…

Source

Shifra dhe fakte nga finalja e Superkupës së Italisë

By: nilda
22 December 2025 at 12:06

Mbrëmjen e së hënës do të luhet në Riad të Arabisë Saudite (20:00) finalja e Superkupës së Italisë mes Napolit dhe Bolonjës, pasi eliminuan të dyja në gjysmëfinale respektivisht Milanin dhe Interin. Më poshtë do të keni mundësinë të shihni të gjitha shifrat dhe statistikat e kësaj përballjeje. ● Bolonja është e pamposhtur në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Napolit në të gjitha garat…

Source

Ikja e të rinjve, 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

By: nilda
22 December 2025 at 09:34

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i BE. Shumica e vendeve të BE, zhvilloi censet e popullsisë më 2021, nga të cilat u evidentua popullata e emigrantëve sipas vendeve të origjinës dhe mosha e saj. Në total 70% e shqiptarëve që jetojnë në BE, janë deri në 45-vjeç. Mbi 60% e emigrantëve shqiptarë janë në moshë pune aktive (15–49…

Source

Before yesterdayMain stream

Beci inspekton punimet në Urën e Bahçallekut, hyrja kryesore e Shkodrës

By: nilda
19 December 2025 at 09:54

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka nisur ditën me një inspektim në Urën e Bahçallekut, një nga pikat më të rëndësishme të hyrjes në qytet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci ka ndarë pamje dhe mesazhin “Mëngjes pune në Urën e Bahçallekut në hyrje të Shkodrës”, duke sinjalizuar vëmendjen e bashkisë ndaj kësaj nyje strategjike./J.H/

Source

Benet Beci: Projektbuxheti 2026, një hap i rëndësishëm për zhvillimin e Shkodrës

By: nilda
19 December 2025 at 09:52

Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar Projektbuxhetin e Bashkisë për vitin 2026, një dokument që, sipas kryebashkiakut Benet Beci, pasqyron punën dhe drejtimin e ndjekur gjatë dy viteve të fundit në administrimin vendor. Në një reagim publik, Beci theksoi se buxheti nuk përfaqëson vetëm një paketë shifrash, por është rezultat i një procesi pune të fokusuar në forcimin e administratës…

Source

Pezullohet pa afat lotaria amerikane, Trump shpall vendimin dhe arsyet

By: nilda
19 December 2025 at 09:06

Uashington D.C. – Presidenti Donald Trump pezulloi të enjten programin e lotarisë së kartës së gjelbër, i cili kishte lejuar të dyshuarin për të shtënat në Universitetin Brown dhe MIT të vinte në Shtetet e Bashkuara, raporton noa.al duke cituar AP. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, tha në një postim në platformën sociale X se, me urdhër të Trumpit, ajo po udhëzon Shërbimin Amerikan…

Source

Ilir Meta merret sot në pyetje nga SPAK për 21-Janarin

By: nilda
18 December 2025 at 09:55

Ish-presidenti Ilir Meta do të merret sot në pyetje nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Kreu i Partisë së Lirisë do të lerë për pak orë qelinë dhe do të shoqërohet nga forcat e Policisë për në ambientet e SPAK, ku do të pyetet në orën 10:00 si person që ka dijeni për çështjen. Ka qenë vetë Ilir Meta që i kishte kërkuar SPAK të pyetej mbi hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit…

Source

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

By: nilda
18 December 2025 at 09:24

Çdo vit, turistët amerikanë po dynden në destinacione turistike si Parisi dhe Roma për pushimet e tyre. Dhe ndërsa këto vende janë të njohura për turizëm, ekzistojnë edhe shumë destinacione të tjera në zhvillim që parashikohet të tërheqin më shumë turistë në të ardhmen, shkruan Caroline Bologna në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “Huffpost”. Nga Guatemala në Norvegji e deri…

Source

❌
❌