Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Main stream

Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve –

By: 27
27 December 2025 at 18:55

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur takimin e tij të paralajmëruar me demokratët në qytetin e Shkodrës, ku ka reaguar ashpër ndaj mesazheve të dërguara nga zyrat e PD-së, që u bënin thirrje anëtarëve të mos merrnin pjesë në këtë takim, me pretendimin se ai ishte i organizuar nga kryebashkiaku Benet Beci.

Në fjalën e tij përpara demokratëve, Salianji tha se mesazhi i shpërndarë është kthyer në një praktikë të zakonshme në çdo takim që ai zhvillon në qytete të ndryshme të vendit. “Gjatë ditës së djeshme, ju dhe pothuajse të gjithë demokratët keni parë një mesazh që vjen në emër të PD-së dhe që thotë se ky takim organizohet nga Benet Beci. Mesazhi vjen nga një numër që paguhet nga Partia Demokratike,” u shpreh Salianji.

Ai kritikoi drejtuesit e partisë për, sipas tij, mungesë komunikimi me bazën dhe përdorim të burimeve vetëm për të penguar takime të tilla. “Nuk ju kanë uruar as për Krishtlindje, as për Bajram, nuk kanë bërë thirrje për protesta, por bëjnë thirrje që të mos takohemi bashkë,” deklaroi Salianji, duke i cilësuar këto veprime si të kota dhe të motivuara nga frika për humbjen e pozicioneve drejtuese.

Salianji u ndal edhe te rasti i Benet Becit, duke theksuar se ai nuk është emëruar nga vetë ai apo nga demokratët, por nga drejtues të Partisë Demokratike në të shkuarën. “Siç e dini, Benet Beci nuk është një emërim i imi apo i juaji, por i emëruar nga drejtues të PD-së,” tha ai, duke shtuar se kjo çështje po ngrihet në çdo qytet si shembull i gabimeve të bëra ndër vite.

Salianji akuzoi drejtues të Partisë Demokratike se po përpiqen të ushtrojnë presion mbi bazën dhe të pengojnë mbledhjen e demokratëve të pakënaqur. “Rrogëtarët e PD nuk ju njohin dhe nuk duan t’i shohin sallat plot, që nuk mbushen prej nesh apo prej meje, por prej pakënaqësisë që ka çdo demokrat,” u shpreh ai, duke shtuar se kontributi, sakrifica dhe merita e anëtarëve të partisë po shpërfillen, ndërsa rregullat e përcaktuara në statut, sipas tij, “hidhen në kosh të plehrave”.

Salianji kritikoi ashpër atë që e quajti sjellje të “kolltukofagëve”, të cilët, sipas tij, janë të fiksuar pas karriges dhe mendojnë se mund të ushtrojnë presion përmes deklaratave publike. “Mendojnë se na bëjnë presion duke thënë çudira në publik, por e kanë gabim,” deklaroi ai.

Në vijim, Salianji theksoi se personalisht nuk i nënshtrohet presionit, duke sjellë si shembull edhe përballjet e tij me qeverinë. “Presionin nuk e njoh. Nuk më bëjnë dot presion as njerëz më të rëndësishëm se këta. Nuk më bëri presion as Rama në burg, ku më vendosi regjimi,” tha ai.

Salianji zhvillon foltore në Shkodër, pritje entuziaste nga demokratët –

By: 27
27 December 2025 at 18:43

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji është pritur në mënyrë entuziaste nga demokratët e Shkodrës para nisjes së takimit të tij në qytet.

Dhjetëra automjete janë parë në pritje të Salianjit në qytetin bastion të Partisë Demokratike.

Takimi i Shkodrës vjen pas aktiviteteve të ngjashme të organizuara nga Salianji në qytete si Durrësi, Elbasani e Gjirokastra.

Liverpool mbyll vitin me fitore, Florian Wirtz gjen golin e parë në Premier League –

By: 27
27 December 2025 at 18:13

Liverpool e mbylli vitin 2025 me një fitore të vlefshme 2-1 ndaj Wolverhampton Wanderers në Anfield, duke forcuar edhe më tej dominimin ndaj këtij kundërshtari në Premier League: 17 fitore në 18 takimet e fundit.

Ndeshja nisi me emocion, kur fëmijët e ish-lojtarit Diogo Jota hynë në fushë së bashku me Virgil van Dijk, ndërsa Liverpool-i kontrolloi takimin që në minutat e para. Liverpooli krijoi rastin e parë me Hugo Ekitike, i cili goditi shtyllën, ndërsa goditja e Mateus Mané, debutues në Premier League, u ndal nga Alisson.

Liverpooli gjeti golin e parë në minutën e 41-të, kur Jeremy Frimpong pasoi për Ryan Gravenberch, i cili shënoi. Një minutë më vonë, Florian Wirtz realizoi golin e tij të parë në Premier League, pas një asistimi të Ekitike, duke vulosur rezultatin 2-0 në pjesën e parë.

Wolves ngushtoi diferencën në minutën e 51-të me Santiago Bueno, pas një topi të kthyer nga Tolu Arokodare. Megjithatë, Liverpooli kontrolloi më pas lojën, duke mos lejuar barazimin dhe duke ruajtur avantazhin deri në fund.

Image

Aksident në Qafë Plloçë-Pogradec/ Makina përplas një person me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital –

By: 27
27 December 2025 at 17:59

Një aksident rrugor ka ndodhur mrëmjen e sotme në aksin Qafë Plloçë-Pogradec. Bëhet me dije se një mjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, personi në biçikletë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi i dëmtuar mund të ketë konsumuar alkol.

Tragjedi në Indonezi, humbin jetën trajneri i Valencias dhe tre fëmijët e tij –

By: 27
27 December 2025 at 17:49

Një ngjarje tragjike ka tronditur botën e futbollit spanjoll dhe klubin e Valencias. Fernando Martín, trajner 44-vjeçar i ekipit rezervë të femrave të Valencias, ka humbur jetën së bashku me tre fëmijët e tij pas mbytjes së një anijeje turistike në Indonezi. Ngjarja ndodhi pranë ishullit Padar, në zonën e Parkut Kombëtar Komodo, në lindje të Balit.

Sipas mediave lokale, familja Martín po e udhëtonte me anijen turistike KM Putri Sakinah, e cila transportonte gjithsej njëmbëdhjetë persona. Anija pësoi një defekt teknik dhe u përmbys gjatë natës të së premtes, dyshohet për shkak të dallgëve të forta. Shtatë persona u shpëtuan të gjallë, ndërsa Fernando Martín dhe tre fëmijët rezultuan të zhdukur. Mësohet se në këtë tragjedi kanë mbijetuar bashkëshortja dhe vajza shtatëvjeçare e Martin, si dhe katër anëtarë të ekuipazhit dhe guida turistike.

Autoritetet indoneziane konfirmuan se katër të zhdukurit janë shtetas spanjollë, anëtarë të së njëjtës familje. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan edhe ditën e dytë, të koordinuara nga agjencia kombëtare e emergjencave Basarnas, me mbështetjen e marinës dhe policisë detare. Në operacion janë angazhuar mjete detare dhe ekipe zhytësish, megjithëse kushtet e detit e kanë vështirësuar ndjeshëm kërkimin.

Valencia CF ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e trajnerit dhe familjes së tij. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe dhe pikëllim në komunitetin sportiv spanjoll.

Image

 

As të vdekurit nuk gjejnë qetësi! Plehrat pushtojnë varret në Tufinë –

By: 27
27 December 2025 at 17:15

Varrezat publike të Tufinës, një nga hapësirat më të ndjeshme dhe simbolike për qytetarët e Tiranës, ndodhen në një gjendje alarmante ndotjeje dhe braktisjeje. Pamjet e siguruara së fundmi tregojnë grumbuj mbetjesh urbane, plastikë dhe inerte të shpërndara pranë varreve, duke krijuar një situatë që bie ndesh me çdo standard minimal pastërtie dhe dinjiteti njerëzor.

Zona që duhet të shërbejë si vend kujtese dhe respekti për të ndjerët, është kthyer në një territor të ngjashëm me landfill të hapur, pa asnjë ndërhyrje të dukshme nga shërbimet e pastrimit apo strukturat përgjegjëse të Bashkisë së Tiranës.

Përgjegjësia politike dhe administrative për këtë situatë rëndon mbi kryetaren e bashkisë në detyrë, Anduela Ristani, e cila prej muajsh drejton institucionin vendor. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim publik, plan ndërhyrjeje apo shpjegim zyrtar lidhur me gjendjen e varrezave të Tufinës.

Banorë dhe familjarë të të ndjerëve shprehen të indinjuar, duke e cilësuar situatën si mungesë totale respekti nga ana e pushtetit vendor. “Nuk kërkojmë luks, por pastërti minimale dhe dinjitet,” shprehet një qytetar që viziton rregullisht varrezat.

Ndërkohë që Bashkia e Tiranës promovon projekte urbane, evente dhe fasada publike, realiteti në Tufinë tregon një tjetër fytyrë të qeverisjes vendore: mungesë kontrolli, mungesë shërbimi dhe indiferencë ndaj hapësirave publike që nuk prodhojnë imazh, por kërkojnë përgjegjësi.

Qytetarët presin ndërhyrje të menjëhershme, pastrim të zonës dhe transparencë nga Bashkia e Tiranës për mënyrën se si menaxhohen varrezat publike dhe fondet e destinuara për mirëmbajtjen e tyre.

Ambientalisti publikon fotot skandaloze nga varrezat e Tufinës e shkruan:

Ambientalisti publikon fotot skandaloze nga varrezat e Tufinës e shkruan:

Manchester City pa “frena”, triumfon ndaj Nottingham dhe rrëzon nga kreu Arsenalin –

By: 27
27 December 2025 at 16:49

Manchester City ka fituar në transfertë përballë Nottingham në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “City Ground”, përfundoi me shifrat 1-2.

Golat për “djemtë” e Pep Guardiolës u shënuan nga Tijjani Reijnders dhe Ryan Cherki. Në krahun tjetër, golin e vetëm për ekipin humbës e realizoi sulmuesi anglez, Omari Hutchinson.

Kështu, “qytetarët” shkojnë në vendin e parë me 40 pikë. Ndërsa, Nottingham Forest me 18 pikë të grumbullara pas 18 ndeshjesh, mbetet në vendin e 17-të të renditjes.

Falë këtij triumfi City zgjati rekordin e pamposhtur të Pep Guardiolës kundër Sean Dyche në 17 ndeshje në Premier Ligë, me 15 fitore dhe 2 barazime të spanjollit.

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm –

By: 27
27 December 2025 at 16:41

Banorët e lagjes nr. 4 në qytetin e Laçit po përballen me një situatë alarmante, pasi ujërat e zeza kanë pushtuar rrugët e zonës, duke e bërë lëvizjen thuajse të pamundur dhe duke rrezikuar seriozisht shëndetin e komunitetit.

Një banor, i cili prej më shumë se 40 vitesh jeton në këtë lagje, shprehet se një situatë e tillë nuk është përjetuar më parë.

Sipas tij, rrugët janë mbuluar nga ujërat e zeza, ndërsa era e rëndë dhe ndotja kanë kthyer përditshmërinë në një sfidë të vërtetë për banorët.

“Gjendja po përkeqësohet çdo ditë. Ujërat e zeza kanë pushtuar gjithë zonën dhe askush nuk po ndërhyn. Kjo nuk është më vetëm çështje komoditeti, por rrezik serioz për shëndetin,” shprehet ai.

Sipas banorëve, mungesa e ndërhyrjes nga institucionet përkatëse ka krijuar një ndjenjë braktisjeje dhe pasigurie.

Ata theksojnë se situata përbën një kërcënim për përhapjen e infeksioneve dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm nga Bashkia e Laçit dhe strukturat përgjegjëse.

Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit –

By: 27
27 December 2025 at 16:21

Janë të paktën 54 kontrolle nëpër banesa zyra dhe biznese që po kryen nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të prokuroreve të SPAK.

Kontrollet po bëhen si pjesë të hetimit për dosjen me akuzat ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe bashkëpunëtorëve të saj, një pjesë e të cilëve janë në masë arresti.

Janë të paktën 34 kontrolle të urdhëruara nga SPAK që janë kryer deri më tani dhe shumica ndaj stafit të ministrisë së infrastrukturës autoritetit të rrugëve dhe korporatës elektroenergjite shqiptare. Po ashtu është ushtruar kontroll ndaj shefes së kabinetit Sindi Dushku.

Mësohet se me vendim të gjyqtarit Erjon Çela do të procesohen në ditët në vijim edhe 20 kontrolle të tjera, ndaj biznesmenëve dhe punonjësve të institucioneve. Pothuajse i gjithë aksioni deri më tani është kryer nga agjentët e byrosë kombëtare të hetimit duke u kujdesur që Policia e Shtetit të mos marrë pjesë gjatë kontrolleve të ambienteve të brendshme dhe mbledhjes së provave.

Më herët mësohet se u kontrollua banesa e Sajmir Kuçi, ish-punonjës i Autoritetit të rrugëve, Erald Elezit ish-drejtor i KESH, i pandehur dhe në ‘arrest shtëpie’ për dosjen e tunelit të Llogarasë, Gentian Gjylit, ish-kreu i ARRSH i pandehur dhe në ‘arrest shtëpie’, Marsel Hoxhës, Jonida Çeços, Viola Haxhihademit, ish-sekretare e përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtuese e KESH. Kësaj të fundit  i është sekuestruar për herë të dytë telefoni celular, ndërsa janë marrë gjithashtu pajisje elektronike dhe dokumente nga banesa e saj.

Kontrollet janë bërë për të vijuar procesin e hetimit për dosjen hetimore ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku për të cilën SPAK ka kërkuar nga kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për heqjen e lirisë.

 

Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij –

By: 27
27 December 2025 at 15:57

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka njoftuar se do të zhvillojë sot në orën 18:00 një takim me demokratët në Shkodër.

Lidhur me këtë takim ka pasur reagime të shumta, një ndër to edhe dega lokale e PD-së në Shkodër. Me anë të një mesazhi të shpërndarë strukturave dhe mbështetësve të saj, dega lokale thotë se takimi i Salianjit organizohet nga Benet Beci, kryebashkiak i Shkodrës. Në njoftim thuhet gjithashtu se ky takim i shërben vetëm Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

“I dashur anëtar i PD Shkodër. Sot, duke spekuluar në emër të PD-së, po tentohet të organizohet një takim me një axhendë tërësisht private, pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky takim organizohet nga Benet Beci dhe falanga e tij dhe për më keq, me mbështetjen edhe të elementëve kriminalë. Dega e PD Shkodër ju bën thirrje ju, si anëtarë të degës, të distancoheni, pasi ky takim i shkon për shtat axhendës së Edi Ramës”, thuhet në njoftim.

PD është distancuar nga Salianji për këto takime, teksa më herët kryetari Sali Berisha ka deklaruar se “ish-deputeti është vetëpërjashtuar nga PD” me këto lëvizje të fundit që po kryen jashtë strukturave partiake.

Njëkohësisht, Berisha dhe PD kanë njoftuar se po sot në orën 18:00 (e njëjta orë me takimin e Salianjit), do të mbajnë takimin e radhës të Foltores, me strukturat e partisë në qytetin e Korçës.

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –

By: 27
27 December 2025 at 15:35

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga një festë e fundvitit me stafin e ministrisë, ku vihet re një atmosferë e theksuar euforie, shoqëruar me performanca artistike dhe balerina.

Gjithë ky gëzim i madh veprim vjen në një moment kritik për qeverinë.

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij ndodhen në pozicionin më të vështirë politik dhe ligjor të viteve të fundit, nën presionin e drejtpërdrejtë të SPAK-ut.

Paralelisht, qeverisja digjitale është thuajse e paralizuar, me shumicën e shërbimeve online jashtë funksioni, duke prekur drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset.

Në të njëjtën kohë, opozita është derdhur në rrugë, duke e konsideruar situatën aktuale si një krizë të thellë funksionimi të shtetit. Në këtë sfond, pamjet festive nga ministria e Kulturës kanë krijuar një kontrast të fortë dhe kanë ngritur pikëpyetje serioze.

Kjo lloj ekstaze nuk është parë më parë nga asnjë ministër tjetër.

FOTO/ Festë me balerina, ç’është gjithë kjo

Pse duhet të paraqitet stafi si në katalog nëse është festë për stafin?

Një tjetër pikëpyetje lidhet me burimin e fondeve për një aktivitet të tillë.

Nga buron gjithë kjo para dhe nën çfarë zëri buxhetor është financuar ky event?

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë –

By: 27
27 December 2025 at 15:21

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale u përfshi nga flakët ditën e djeshme në Bajzë. Pronare e magazinës është shtetase F. B., 54 vjeçe.

Sipas policisë, zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale dhe dyshohet se ka qenë aksidental, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

By: 27
27 December 2025 at 15:01

Një 34 vjeçar, i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të shtunë në Shkodër.

Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale A.A., banues në Tiranë, ishte dënuar me 3 vite burg për veprën penale ‘Mashtrimi’.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. P., 62 vjeç, banues në fshatin Omaraj.

62 vjeçari duke drejtuar automjetin tip kamion në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë kamioni ka dalë nga rruga, ku janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. C., 47 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm dhe K. L., 57 vjeç, banues në Shirokë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Specialistët e Policisë Kufitare ndaluan shtetasin A. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Kukës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një subjekt mobilerie për të vendosur një reklamë në tarracën e subjektit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme në Bajzë, në një magazinë për grumbullimin e bimëve medicinale, në pronësi të shtetases F. B., 54 vjeçe, ka rënë zjarr ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –

By: 27
27 December 2025 at 14:45

Në prag të festave të fundvitit, në Vlorë janë konstatuar dhe sekuestruar 179 copë lëndë piroteknike të ndaluara për tregtim, ndërsa pronarja e një subjekti tregtar është proceduar penalisht.

Njoftimi:

Vlorë/Vijojnë kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit.

Sekuestrohen 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të ndaluara për tregtim.

Procedohet penalisht pronarja e subjektit tregtar.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë intensifikuar kontrollet në subjekte tregtare.

Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar me aktivitet ushqimore, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, u konstatuan 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe ngq specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet në Prokurorinë dhe nisi procedimi penal pë shtetasen D. K., 31 vjeçe, banuese në Vlorë.

Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve gjatë festave të fundvitit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Allegri ndryshon sulmin për Veronën –

By: 27
27 December 2025 at 14:31

Rafa Leao nuk është i sigurt për të startuar ndeshjen kundër Veronës. Ekziston një mundësi serioze që në sulm të luajnë Pulisic dhe Nkunku. Leao pësoi një dëmtim muskulor në aduktorin e djathtë më 8 dhjetor në Torino. Kanë kaluar 18 ditë dhe portugezi ende nuk është në formën e tij më të mirë, 100%. Ai ka munguar në ndeshjet kundër Sassuolos dhe Napolit, dhe me gjasë do të kishte humbur edhe një finale të mundshme të Superkupës.

Trajneri Allegri do të marrë vendimin përfundimtar nesër, gjatë stërvitjes së fundit para ndeshjes. Milani do të luajë të dielën në orën 12:30, duke mos lënë kohë për teste të minutës së fundit. Plani B është mjaft i qartë: Nkunku dhe Pulisic së bashku, ashtu siç luajtën kundër Napolit në Riad. Një zëvendësim i Leaos do të konfirmonte “mallkimin 10-11”, pasi Rafa dhe Pulisic, në më shumë se katër muaj futboll, kanë luajtur së bashku vetëm në një ndeshje të Kupës së Italisë dhe në derbin me Interin.

Allegri ka edhe disa zgjedhje të tjera për të përcaktuar në 24 orët e ardhshme. Në mbrojtje, pa Gabbian, logjika sugjeron konfirmimin e De Winter, pavarësisht performancës së dobët në Superkupë. Alternativa, Odogu, praktikisht nuk ka luajtur kurrë, ndërsa Pavlovic nuk ka luajtur asnjëherë si qendërmbrojtës. Në mesfushë, me Rabiot dhe Modric të sigurt, mbetet vetëm një vlerësim i fundit për Fofana, i cili u kthye për pak më shumë se 20 minuta në Superkupë.

Çdo ndeshje vendoset nga detajet –

By: 27
27 December 2025 at 14:15

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje europiane, një kontrast me Brazilin e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Kjo ka tërhequr vëmendje në Brazil, ku futbolli konsiderohet pjesë e identitetit kombëtar.

Në një intervistë ekskluzive për podcast-in e ESPN Brasil, trajneri i kombëtares shqiptare ka folur për planet e ekipit dhe për mundësinë historike që Shqipëria ka për të siguruar pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ekipin dhe për të gjithë vendin. Që nga Europiani kemi pasur shorte të forta, por sfidat janë pjesë e rrugës që duhet për të arritur objektivat,” tha Sylvinho. “Nga janari do të monitorojmë më nga afër lojtarët tanë dhe do të jemi të pranishëm në disa ndeshje për të ndjekur performancat e tyre.”

Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në gjysmëfinalen e “playoff”-it më 26 mars në Varshavë, një hap kyç drejt Botërorit. Në rast fitorja, Shqipëria do të luajë më 31 mars finalen vendimtare kundër fituesit të çiftit Ukrainë–Suedi.

Sylvinho thekson se ndeshjet e këtij niveli vendosen nga detajet më të vogla. “Poloninë e njohim mirë, kemi luajtur me ta kohët e fundit. Kanë ndërruar trajner, por lojtarët mbeten të njëjtë dhe të cilësisë së lartë. Ata janë në fazë rindërtimi, ndërsa ne po kalojmë një periudhë zhvillimi. Nuk ka avantazh të dukshëm, gjithçka mund të ndryshojë brenda 90 minutash.”

Në përfundim, trajneri brazilian shprehu besim te skuadra: “Lojtarët tanë janë mësuar me sfida të forta. Do të mbështetemi te cilësitë tona dhe te puna që kemi bërë deri tani.”

Një përballje e madhe, një mundësi historike dhe një Shqipëri që synon Botërorin. Rruga kalon nga Varshava, ku çdo detaj do të jetë vendimtar.

Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar –

By: 27
27 December 2025 at 13:59

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasen Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në aksin Katund Sukth–Fllakë.

Si pasojë e përplasjes me biçikletën që drejtohej nga R. B., 69 vjeç, ky i fundit humbi jetën gjatë trajtimit në spital. Policia po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Dosja AKSHI-t/ Hetimet e SPAK, grupi “Çopja” i lidhur me pengmarrjen e biznesmenit Geron Meçe –

By: 27
27 December 2025 at 13:45

Makina tip LandRover me targe AC121JJ  ku u mor peng për disa orë biznesmeni Gerond Meçe rezulton të jëtë në pronësi të shoqërisë “Merkaj 3 shpk” që e administron Endri Merkaj.

Ky i fundit bashkë më të vëllain Klajdin jane lidhje me interes e shtetasve Arjan Ormenaj dhe Arben Lamce, pjese e grupit kriminal Çopja.

Prokuroria në dosjë hetimore evidentohen faktin se gjatë kontrollit që i është bërë në banesë Ergys Agasit ndër të tjera ka gjetur kontrata shitjesh të pasurive të paluajtshme me rezerve kalimi pronësie Arjan Ormenaj që  rezulton perfaqesues i njeres prej paleve kontraktore.

Dyshimi se pas pengamrrjes së Gerond Meçes janë pikërisht antaret e këtij grupi kriminal nga Elbasani përforcohen edhe më shumë nga dëshmia e vetë bisnesmenit.

Sipas tij dy nga personat që e kishin rrembyer kishin dialekt nga zona e Elbasanit, madje njeri prej tyre i kishte dhënë se po ta shihte në Elbasan, do ta përshendeste.

Prokuroria e posacme ka kryer disa kontronlle në zonë e Elbasanit, por pa rezuluat.

Hetimi për dosjet korruptive të AKSHI po përqëndrohen edhe të përsona të tjerë të cilët dyshohen se janë përfituas të drejtpërdrejt të parave publikë.

Ndërkohë për këtë dosje që po hetohet nga dy prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani në kërkim vijojnë të jënë dy kokat e grupit Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Mos shkoni nuk përfaqëson Partinë Demokratike –

By: 27
27 December 2025 at 13:29

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar publikisht lidhur me spekulimet e ditës së sotme mbi organizimin e një takimi që, sipas saj, po tentohet të paraqitet në emër të Partisë Demokratike, pa pasur asnjë lidhje zyrtare me strukturat e saj.

Në një njoftim drejtuar anëtarëve dhe mbështetësve, PD Shkodër thekson se takimi në fjalë ka një axhendë tërësisht private dhe nuk përfaqëson interesat apo qëndrimet e Partisë Demokratike. Sipas deklaratës, organizimi i këtij takimi i atribuohet Benet Becit dhe grupimit që e mbështet atë.

Më tej, dega e PD-së në Shkodër shprehet se ky aktivitet, sipas saj, po zhvillohet me mbështetjen e elementëve që ajo i cilëson si problematikë dhe se një veprim i tillë i shërben axhendës politike të kryeministrit Edi Rama.

“Dega e PD-së Shkodër u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të saj të distancohen nga ky takim, pasi ai nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe i shkon për shtat axhendës së Edi Ramës”, thuhet në reagimin zyrtar.

PD Shkodër riafirmon angazhimin e saj për veprimtari politike transparente dhe në përputhje me interesin e demokratëve dhe qytetarëve të Shkodrës.

Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës” –

By: 27
27 December 2025 at 13:15

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos, për veprat penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Shtetasi dyshohet se ka kryer ndërhyrje të paligjshme dhe ka ndërtuar një objekt pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës” pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ndërsa monitorimi i territorit për goditjen e paligjshmërive vijon.

❌
❌