Qeveria dĂ«shton, ShqipĂ«ria nĂ« kolaps energjetik, rrezikon pĂ«rjashtimin nga Traktati i EnergjisĂ« â
Shqipëria ka marrë një paralajmërim të fortë nga Ministriali i Komunitetit të Energjisë për mundësinë e përjashtimit nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, një institucion ky i rëndësishëm i financuar nga Bashkimi Evropian. Lajmin e bëri të ditur deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, në një deklaratë për media.
Sipas Bozdos, ky paralajmërim lidhet me dështimin e Shqipërisë për të përmbushur detyrimet bazë të përafrimit të legjislacionit me BE-në, ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe realizimin e reformave të dakorduara për sektorin e energjisë. Problemet përfshijnë sigurinë e furnizimit me energji elektrike, tregtinë ndërkufitare, sigurinë kibernetike, trajtimin e emergjencave dhe një sërë detyrimesh teknike të sektorit.
Bozdo thekson se Komuniteti i Energjisë ndihmon vendet e rajonit të përafrijnë legjislacionin dhe kapacitetet institucionale për integrim të plotë në BE, ndërsa mosveprimi i qeverisë shqiptare tregon gjendjen reale të përgatitjes së vendit për standardet evropiane.
Deputeti opozitar denoncon se sektori i energjisë, i cili ka përfituar investime prej rreth 1.5 miliard euro në 12 vitet e fundit, sot është në krizë të thellë financiare, me tre kompani publike që kanë borxhe ndaj njëra-tjetrës dhe palëve të treta rreth 1.7 miliard euro. Ai thekson keqmenaxhimin e OSHEE-së dhe patronazhistët që kanë zëvendësuar specialistët e sektorit.
Sipas Bozdos, shqiptarët sot paguan energjinë elektrike më shtrenjtë se vendet e rajonit dhe shumë më shumë sesa në Gjermani, Holandë dhe Francë, ndërkohë që gazifikimi i vendit dhe funksionimi i bursës së energjisë mbeten vetëm premtime, ndërsa tenderat dhe blerjet jashtë bursës për vitin 2025 shënojnë shkelje flagrante të ligjit.
Deputeti opozitar përfundon deklaratën duke theksuar se sektori i energjisë simbolizon situatën e gjithë sektorëve të vendit, dhe se vizioni i qeverisë për Shqipërinë 2030 është i largët nga standardet evropiane. Ai përfundon me thirrjen që shqiptarët të ngrihen dhe të marrin fatet e vendit në dorë.
Â
Deklaratë për media e deputetit të PD, Eno Bozdo:
Shqipëria ka marrë zyrtarisht nga Ministriali i Komunitetit të Energjisë një paralajmërim të fortë për përjashtimin e saj nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, një institucion ky shumë i rëndësishëm i financuar nga BE.
Kjo ndodh për shkak se Shqipëria ka dështuar të përmbushë detyrimet e saj themelore lidhur me përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, ngritjen e kapaciteteve institucionale, realizimin e reformave të dakorduara për tregun e energjisë, sigurimin e furnizimit me energji elektrike, tregtinë ndërkufitare të energjisë, sigurinë kibernetike, trajtimin e emergjencave energjetike, si dhe një sërë çështjesh të tjera teknike që përfshihen si detyrime për palën shqiptare në përafrimin e Direktivave dhe Rregulloreve specifike të këtij sektori kaq të rëndësishëm.
Komuniteti i EnergjisĂ« Ă«shtĂ« njĂ« institucion qĂ« ndihmon vendet e rajonit tĂ« pĂ«rafrijnĂ« legjislacionin dhe kapacitetet e tyre institucionale pĂ«r tâu integruar mĂ« pas plotĂ«sisht nĂ« Bashkimin Evropian.
Ky dështim i rëndë i Shqipërisë, fakti që qeveria shqiptare nuk ka raportuar për dy vjet, sipas detyrimeve të saj ndaj Traktatit të Energjisë, dhe nuk ka marrë asnjë masë për këtë çështje, tregon qartë gjendjen reale të qeverisë në procesin e përafrimit me BE-në.
Sektori i energjisë, i propaganduar fuqishëm nga qeveria si një ndër më të suksesshmit dhe më të reformuarit, është sot një sektor në krizë të thellë dhe të paralajmëruar.
Ky sektor, i cili ka përfituar investime direkte gjatë 12 viteve të fundit me vlerë rreth 1.5 miliard euro, kontrollohet nga tre kompani publike që kanë borxhe ndaj njëra-tjetrës dhe palëve të treta rreth 1.7 miliard euro. Të tre kompanitë janë në krizë financiare dhe karakterizohen nga keqmenaxhim i thellë. Veçanërisht OSHEE, me gjithë zinxhirin drejtues të saj në ndjekje penale për megakorrupsion, është mbushur me patronazhistë duke përzënë specialistët e vërtetë të sektorit.
Sot shqiptarët paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë në rajon pas Malit të Zi, dhe nëse llogarisim çmimet në bazë të fuqisë blerëse, shqiptarët paguajnë më shumë se vendet si Gjermania, Holanda dhe Franca.
Asgjë nuk është bërë për gazifikimin e vendit, një prioritet absolut ekonomik dhe industrial, edhe pse gazsjellësi TAP është aty. Qeveria ka pasur kohë dhe mundësi financiare për të paguar 90 milion euro për dy anije të vjetra ndotëse, Tigrat 1 dhe 3, por jo për të riparuar TEC-in e Vlorës dhe për ta lidhur atë me gazsjellësin TAP.
Bursa e energjisë, e premtuar që në vitin 2016, ende nuk funksionon: vetëm për vitin 2025 janë blerë 230 milion euro energji elektrike pa TVSH, jashtë bursës, edhe pse është detyrim ligjor që të blihet vetëm aty. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit! Për më tepër, kjo energji është blerë me 39 procedura ose 87 lote, një numër rekord procedurash dhe lotesh, vetëm për shkak të korrupsionit që ka kapluar sektorin!
Reforma pĂ«r liberalizimin e tregut dhe nxjerrjen nĂ« treg tĂ« lirĂ« tĂ« 7,500 bizneseve qĂ« furnizohen nĂ« tension tĂ« mesĂ«m 6, 10 dhe 20 kV ekziston vetĂ«m nĂ« letĂ«r. Praktikisht, kĂ«tyre bizneseve u Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« çmim 22 lekĂ« me TVSH, duke u thĂ«nĂ« se kanĂ« kaluar nĂ« treg tĂ« lirĂ«, njĂ« tallje kjo, sepse mĂ« parĂ« i furnizonte OSHEE me 11 lekĂ« deri nĂ« vitin 2013, duke iu faturuar tĂ« njĂ«jtĂ«n energji sot me 22 lekĂ« â dyfishim çmimi nĂ« emĂ«r tĂ« njĂ« reforme qĂ« nuk funksionon, sepse tregu nuk Ă«shtĂ« realisht i liberalizuar.
ĂfarĂ« po ndodh me sektorin e energjisĂ«, po ndodh me tĂ« gjithĂ« sektorĂ«t e tjerĂ« tĂ« vendit. Vizioni i RamĂ«s pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030 nuk ka asnjĂ« lidhje me EuropĂ«n e vlerave dhe ekonomisĂ« sĂ« fortĂ«. Ai ka lidhje me krimin e organizuar, megakorrupsionin, shkatĂ«rrimin e ekonomisĂ«, rrezikimin e sigurisĂ« kombĂ«tare dhe shpopullimin e vendit.
Kjo qeveri ka përfunduar misionin dhe kohën e saj. Tashmë i takon shqiptarëve të ngrihen dhe të marrin fatet e vendit në dorë!